Ėndrrat gjatė shtatzėnisė

Shko poshtė

Ėndrrat gjatė shtatzėnisė

Mesazh  Luli prej 29.03.14 21:18



A janė ėndrrat gjatė shtatzėnisė paraqitje normale?

Paraqitja e ėndrrave ėshtė normale gjatė shtatzėnisė dhe kjo ėshtė pėr shkak se trupi dhe truri juaj, po kalojnė nėpėr ndryshime tė mėdha. Ėndrrat parimisht pėrbėjnė gjendjen tuaj emotive, prandaj ėshtė plotėsisht normale ti ndjeni mė intensivisht se sa zakonisht. Fajtorėt kryesorė pėr kėtė janė hormonet, pėr tė cilat faza REM nė tė cilėn ėndėrrojnė zgjat mė shumė, por edhe pėr shkak tė shqetėsimeve dhe frikės sė madhe nga lindja, foshnja, prindėrimi…

Pėr ēfarė ėndėrrojnė zakonisht nėnat e ardhshme?

Zakonisht nėnat e ardhshme kanė tema tė ngjashme tė ėndrrave. Mė sė shpeshti pėr gjininė e foshnjės, lindjen, paraqitja e papritur e foshnjės, ikja nga diēka, rrėzimi…Mos u ēuditni nėse ėndrrat nuk janė tė gjitha tė kėndshme, sepse ju po ballafaqoheni me stres dhe ankth, dhe ėndrrat janė njė nga mėnyrat se si luftoni ndaj brengave dhe frikės. Gjithashtu, ėshtė e mundur qė diēka qė ju po planifikoni t`ju paraqitet nė ėndėrr, dhe kjo do jetė edhe mė intensive nėse jeni shtatzėnė.

Ēfarė domethėnie kanė ėndrrat e caktuara?

Ndoshta do tė ndjeni panik gjatė ėndėrrimit nė tė cilin lini foshnjėn pa mbikėqyrje, e humbisni apo nuk mund ti pėrmbushni ndonjė kėrkesė, nuk dini ta vishni, ta lani – kėto lloj ėndrrash janė shenja qė ju po brengoseni se si do kujdeseni pėr foshnjėn, mė saktėsisht brengoseni se a do tė jeni njė nėnė e mirė. Ėndrrat nė tė cilat ikni, rrėzoheni nga lartėsi tė larta apo jeni tė robėruara nė hapėsira pėrmbajnė frikėn pėr humbjen e lirisė. Janė tė shpeshta ėndrrat tė cilat reflektojnė brengėn pėr dukjen pas lindjes, pamjen e foshnjės, ndryshimet nė martesė….Edhe pse deri diku do tė shqetėsoheni, shikoni nė to sikur njė edukim tė frikės me tė cilėn mund ti konfrontoheni kur e dini se ēfarė ju mundon.

A duhet tė brengosem pėr ankthet nė lidhje me lindjen?

Ėndrrat e kėqija nė lidhje me lindjen, janė tė shpeshta tek nėnat e ardhshme dhe ėshtė normale tė ndjeni shqetėsime sepse lindja ėshtė plotėsisht e panjohur pėr ju. Paralajmėrimet nga ėndrrat nuk duhet ti kuptoni si reale, por nėse ju shqetėsojnė shumė do tė duhet tė bisedoni me mjekun i cili do tė ju qetėsojė.

A duhet tė shqetesohem sepse ėndėrroj shpesh dhe nė mėnyrė intensive?


Shumė gra kėnaqen me ėndrrat, pėrderisa tjerat shqetėsohen dhe brengosen. Mundohuni qė tė mos shqetėsoheni, sepse shkaku i frikės nga ndryshimet nė jetė, keni ankthe. Zakonisht nė tremujorin e tretė, shtatzėnat kanė ėndrra tė tmerrshme nė lidhje me foshnjėn dhe kėtė duhet parė si njė mundėsi qė tė luftoni kundėr frikės nga lindja, amėsia apo brenga e humbjes sė lirisė, mė saktėsisht nga e panjohura.

Kėshilla pėr ėndrra tė bukura


Mundohuni tė liroheni nga gjithēka qė ju pengon gjatė natės, TV, kompjuteri, makina pėr larjen e rrobave…Shmangni pirjen e ujit para se tė shkoni nė krevat, sepse do zgjoheni shpesh pėr tė shkuar nė tualet, nga kjo mund tė ndodh edhe tė ėndėrroni mė shumė se njė ėndėrr gjatė njė nate. Mundohuni qė tė relaksoheni kur tė shkoni nė krevat, shtrihuni, bėni ushtrimet e frymėmarrjes tė cilat iu ndihmojnė tė pastroni trurin nga brengat dhe frika.

Ėndrrat nė tremujorin e parė

Nė shtatzėninė e hershme nėnat zakonisht ėndėrrojnė pėr disa gjėra nga e kaluara, shtėpinė e prindėrve, lidhjet e mėparshme….Nė kėtė mėnyrė mundohen tė pastrohen me disa gjėra nga e kaluara. Gjithashtu, dobėsia mė e madhe projektohet gjatė ėndrrave nė tė cilat jeni lakuriq dhe kur dikush mundohet tė ju lėndojė.

Ėndrrat nė tremujorin e dytė

Gjatė mesit tė shtatzėnisė, gruaja fillon tė bėhet e vetėdijshme pėr jetėn tė cilėn bart. Nė kėtė periudhė janė mė tė shpeshta ėndrrat me tema si uji dhe kafshėt. Gjithashtu, kjo ėshtė faza kur brengoseni mė shumė se a do tė jeni njė nėnė e mirė, prandaj dhe shpesh ėndėrroni se e keni humbur foshnjėn apo qė diēka nuk ėshtė nė rregull me tė, ku nė kėtė mėnyrė nė fakt vėrtetohet se sa jeni e brengosur.

Ėndrrat nė tremujorin e tretė

Nė tremujorin e tretė, natyra ėshtė temė e shpeshtė e ėndėrrimit, tė cilat janė mė goditėse – shpėrthime vullkanesh dhe batica tė mėdha, dhe disa madje ėndėrrojnė tėrė procesin e lindjes. Kėto lloj ėndrrash natyrisht paraqesin pritjen e lindjes, gjė qė mė sė shumti brengos gruan shtatzėnė nė kėtė periudhė.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi