Miti dhe historia e vėrtetė e Robin Hood-it

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Miti dhe historia e vėrtetė e Robin Hood-it

Mesazh  Odin prej 29.03.14 19:25

Cilat janė faktet historike mbi legjendėn e Robin Hoodit? Ai ishte ai njė hero i vėrtetė qė jetonte nė pyllin Shervud, apo ishte njė krijesė mitike e projektuar pėr tė shprehur pakėnaqėsitė ndaj ligjeve tė padrejta? Dr. Mike Ibeji na zbulon Robin Hoodin e vėrtetė.



Kush ka mbetur pa dėgjuar, parė ose lexuar pėr Robin Hoodin? Asnjė. Kush e ka lexuar versionin origjinal tė Robin Hoodit? Asnjė. Nė njė formė ose njė tjetėr, tregimet pėr tė i janė treguar fėmijėve nga tė rriturit, tė cilėve vetė ua kanė treguar tė tjerė kur kanė qenė tė vegjėl. Kjo ka vazhduar pėr rreth 200 vitet e fundit, mbase edhe mė shumė. Thuhet se legjendat pėr Robin Hoodin janė ndryshuar vazhdimisht por gjithsesi i kanė rezistuar kohės.

Legjendat e Robin Hoodit bėjnė pjesė nė tregimet qė datojnė qysh nė kohėn e sundimit tė Mbretit Xhon. Ka figura tė tjera historike qė spikatėn nė atė kohė si ‘Fulk Fitzuarin’ dhe ‘Eustace the Monk’, por Robin Hoodi njihet dhe identifikohet si figura mė problematike.
Por ajo qė ėshtė mė goditėse nė kėtė histori, ėshtė se nė njė kohė kur ligjet respektoheshin si bazė e qeverisjes mė tė mirė, ata qė dilnin jashtė rregullave bėheshin heronj popullorė. Kjo bie nė kontrast tė plotė me perceptimet publike nė fillim tė sundimit tė Mbretit Henri tė Dytė sepse shiheshin si abuzime tė ligjit.

Nėse rendi ekzistues u themelua nga njerėz tė kėqinj qė shfrytėzonin ligjin pėr nevojat e tyre, atėherė ishte detyra e njerėzve tė tjerė tė kėrkonin drejtėsinė nėpėrmjet mjeteve tė tjera. Gjatė kėsaj kohe, mjetet qė pėrdoreshin ishin tė dhunshme. Robin Hoodi dhe bashkėkohėsit e tij ishin tė pamėshirshėm dhe shpesh brutal, por pėr popullin e tyre ata ishin edhe tė nderuar njėkohėsisht.

• Legjenda e pyllit

Nė tė gjitha pėrrallat, pyjet janė pjesė e tyre. Pyjet nė Mesjetė pėrfshinin zona me tokė tė kultivuara si dhe zona drusore dhe mbeturinash. Kėto zona ishin nė mbikėqyrjen e mbretit dhe oficerėve tė tij, dhe mbroheshin nga njė sėrė ligjesh tė ashpra pyjore.
Ligjet pyjore ishin aspak popullore, nė tė gjithė sektorėt e shoqėrisė. Por mbreti i pėrdorte kėto toka edhe pėr gjueti. Pyjet ishin vendet perfekte pėr t’u fshehur pėr tė arratisurit.

Origjina mbi legjendėn e Robin Hoodit ėshtė shumė e errėt. Tregimet e para pėr Robin Hoodin janė gjetur qysh nė shekullin e 15. Bėhet fjalė pėr njė libėr qė pėrmban tre tregime.

Por pavarėsisht kėtyre referencave letrare, asgjė nuk na e vėrteton se Robin Hood daton me kohėn e Mbretit Xhon.

• Robini i vėrtetė?

Memorandumi i Mbretit nė vitin 1262 fali prijėsin e Sandleford-it pėr marrjen e pronave tė tė arratisurit Uilliam Robehod, pa mandate.  Kjo ngjarje lidhej edhe me krijimin e njė bande tė jashtėligjshme ku ishte i pėrfshirė edhe Uilliam, djali i Robert le Fevere. Edhe pronat e kėtij tė fundit ishin marrė nga prijėsi i Snadleford-it.

Uilliami, djali i Robert-it dhe Uilliam Robehod ishin i njėjti person, por disa nėpunės i kishin ndryshuar emrin gjatė transkriptimit. Kjo do tė thotė se personi i cili ndryshoi emrin e njihte legjendėn e Robin Hoodit.

Bandat e hershme si Robenhods, ose Robynhods janė tė dobishme pėr tė treguar ekzistencėn e legjendės sė Robin Hoodit qė para vitit 1261. Por shpesh emri i tij ėshtė keqpėrdorur, dhe nuk ka njė arsye pse tė surprizohemi pėr diēka tė tillė. Ka shumė raste kur pas sulmeve tė jashtėligjshme ndaj kėshtjellave nė Skoci fshihej emri dhe pseudonimi Robin Hood.

• Dėshmitė historike

Ėshtė pothuajse e pamundur tė tregosh me siguri kohėn e ekzistencės sė Robin Hoodit. Korpusi letrar ka lokalizuar aktivitetet e tij tė jashtėligjshme nė veri rreth zonės Barnsdale dhe Pyllit Shervud.

Me shumė mundėsi kjo tregon se legjenda e Robin Hoodit siē e njohim rrjedh nga dy burime tė ndryshme. Historiani skocez John Major, nė njė shkrim nė vitin 1521, tha se Robin Hoodi ka qenė aktiv qė nė vitin 1193. Mė 25 korrik 1225 nė Jork u mbajt njė gjyq kundėr tij. Gjyqi zgjati mė shumė se njė vit, dhe ai kėrkonte tė njihej me nofkėn ‘Hobbenhod’, e tregoi se kishte qenė qiramarrės tek kryepeshkopi i Jorkut.

Kjo ėshtė e vetmja mundėsi pėr prejardhjen e emrit Robin Hood. Njė epitaf i regjistruar nga Thomas Gale mė 1702-shin tregonte pėr varrin qė pretendohet tė jetė i Robin Hoodit, ku dhe legjenda u vra nė vitin 1247.

Falė kėtyre dėshmive, ėshtė e mundur tė ndėrtohet njė kronologji: Robin Hood bėhet aktiv nė vitet 1190, kryen veprime tė jashtėligjshme nė vitet 1220, vdes nė vitin 1247 dhe bėhet legjendė nė vitin 1261. Por duket se tė dhėnat e John Major-it janė arbitrare. Tė vetmet tė dhėna qė duken se janė nė pėrputhje me ato tė Major-it janė gjyqet e bėra nė vitet 1225 dhe 1261. Prandaj kjo e justifikon faktin qė Robin Hood ka qenė aktiv gjatė sundimit tė Mbretit Xhon, por kurrė nuk mendohej qė do tė kishte kaq famė dhe popullaritet.



• Romanca e Robin Hoodit

Pėrveē fakteve historike dhe tė thyerjeve tė ligjit, flitet edhe pėr njė romancė tė mrekullueshme nė njė kronikė anglo-franceze qė daton nė shekullin e 13. E njėjta gjė ndodhi me ‘Eustace the Monk’ njė tjetėr rebel historik qė mori kontrollin e ishullit Sard nė vitin 1205 dhe terrorizoi me piraterinė e tij derisa u vra nė 1217-n. Si Robin Hoodi ashtu dhe Eustace kanė histori tė ngjashme me njėri-tjetri. Ata e fshehin veten si poēarė nė mėnyrė qė tė ngatėrrojnė armiqtė e tyre. Fulk vishet si qymyr-djegės. Ai placket tregtarėt e mbretit dhe shpenzimet e tij, dhe i detyron ata tė ulen tė darkojnė me tė. Ashtu si Robin Hoodi me sherifin e Notingamit, Fulk grabit mbretin, duke e ftuar atė pėr darkė dhe mė pas e le tė shkojė. Kėto paralelizma nuk janė thjesht koincidenca, por janė analogji ekzakte dhe kanė pothuajse tė njėjtėn bazė mitologjike dhe pėrdorin tė njėjtat dredhi.  Nėse tė dhėnat tona pėr Robin Hoodin janė korrekte, atėherė kėto tregime janė bashkėkohore.

Gjatė regjimit tė Henrit tė 2, rebelėėt konsideroheshin tė kėqinj. Uarin de Uolcote ishte njė parazit nė shoqėri dhe Henri i bėri tė gjithėve nga njė nder kur atė e dėbuan nė Pyllin Shervud, e tėrhoqėn zvarrė nė Northampton dhe vunė kokėn e tij nė portat e qytetit.
Mbase Fulk Fitzuarin, Eustace the Monk dhe Robin Hood nuk grabisin tė pasurit pėr tė ushqyer tė varfrit, por ata mundin tė fortėt pėr tė ndihmuar tė dobėtit. Kjo shpjegon popullaritetin e Robin Hoodit si njė legjendė e vėrtetė.

Heroi i folklorit anglez

Robin Hood ėshtė banditi hero i folklorit anglez. Shquhej nė pėrdorimin e harkut dhe shpatės. Ėshtė i njohur pasi ai u vidhte pasurinė tė pasurve dhe ua shpėrndante tė varfėrve i ndihmuar nga njė grup banditėsh qė njiheshin me emrin “Shokėt e Lumtur” (Merry Men). Robin Hood u bė njė figurė popullore folklorike duke filluar qė nė kohėt e mesjetės e nė vazhdim pėrmes letėrsisė moderne, filmave dhe televizionit. Nė burimet e hershme Robin Hood ėshtė njė njeri i thjeshtė, por ai mė vonė ėshtė shpesh i portretizuar si njė aristokrat i shpronėsuar padrejtėsisht nga toka e vet dhe qė mė pas u kthye nė bandit tė paskrupullt.

Miti

Robin Hood dhe banda e shokėve tė lumtur sipas baladave mė tė hershme jetonte nė Pyllin Sherud (Sherwood Forest). Kėshtu thotė edhe poezia e parė pėr Robin Hoodin e shekullit XV “Robyn hode in scherewode stod” (Robin Hood ndodhet nė Sherwood), njė lojė fjalėsh shumė tė pėrdorura nė atė kohė, pėr tė treguar diēka tė qartė. Sidoqoftė pėrfytyrimi i pėrgjithshėm qė tė krijohet na baladat dhe burimet e hershme ėshtė se Robin Hood mund tė ketė jetuar nė Barnsdale (sot Jorkshajėri Jugor South Yorkshire) Origjina e legjendės sė Robin Hoodit ėshtė e turbullt. Referenca e parė letrare vjen nga poema Piers Plowman, shkruar nė 1377.

Nė gjithė referencat letrare nuk ekziston asnjė fakt qė tė tė bėjė tė besojsh se Robin Hood daton qė nga koha e Mbretit Xhon nė fakt mbreti i vetėm i pėrmėndur ėshtė ‘Eduardi’ kjo ndoshta ngaqė autorėt i referohen vizitės sė Mbretiti Eduardi II nė Nottingham mė 1324.

Hipoteza mbi vėrtetėsinė e tij

Studiuesi i parė i cili mendon se ka zbuluar Robin e “vėrtetė”, ishte Joseph Hunter, rojtar i zyrės sė dokumenteve publike tė Londrės, nė vitin 1838. Kishte gjetur njė dokument qė fliste pėr njė farė Robyn Hode, shigjetar nė ushtrinė e Edoardo-s II dhe qė u likuidua nga mbreti nė vitin 1324. Problemi ishte se ky Hode nuk ishte njė bandit.

Megjithatė, historianė tė tjerė pohojnė se ngjarjet e Robin Hood shfaqen mė vonė, duke parė se legjenda e banditit duket sikur ėshtė e gjallė nė vitin 1200. Nė kėtė kėndvėshtrim, njė kandidat shumė i duartrokitur, zbuluar nga Davis Owen nė vitin 1936, duket sikur ėshtė njė farė “Robert Hod, i arratisur”, cituar nė disa dokumente tė “Oborrit Assise” tė Yorkshire qė datojnė mė 1225. I njėjti bandit shfaqet edhe nė dokumente tė tjera pasardhėse, ndonjėherė me nofkėn e “Hobbehod”. Siē nėnvizon studiuesi i madh modern i Robin Hood-it, sir James C. Holt, profesor i historisė mesjetare nė Kembrixh dhe autor i “Robin Hood”-it. “Historia e hajdutit zotėri” (Mondadori) bėn fjalė pėr Robin Hood-in e vetėm, origjinalin e vetėm qė ėshtė zbuluar deri tani dhe qė dihej se ishte njė bandit.

Nė njė dokument tė vitit 1422, pėr shembull, flitet pėr njė “pus tė Robin Hood”-it nė zonėn e Skelbrooke, XVII km nė veri tė Doncaster. Ai pus ka qenė njė tėrheqje ndaj turistėve pėr mė shumė se 4 shekuj. Udhėtarėt ndalonin, paguanin njė peni dhe pranoheshin simbolikisht nė anėn e banditit. Nė shekullin e XVIII, arkitekti John Vanbrugh dizenjoi pėr pusin njė veshje me gurė, me harqe tė lartė 3 metra. Po kur nga ato anė u ndėrtua njė autostradė, pusi u mbulua dhe monumenti i Vanbrugh u spostua nė anėn tė “Great North Road”, ku gjendet edhe sot i braktisur. Por pusi nuk tregon asgjė pėr ekzistencėn e vėrtetė tė Robin. Pylli i Sherwood krenohet me njė numėr tė madh drurėsh lisi shekullorė, tė njohura si “major oak”. Ėshtė treguar si ai poshtė tė cilit Robin Hood rrinte gjithmonė me bandėn e tij.

Por sot e dimė se nuk ishte Sherwood pylli ku Robin vepronte dhe veēanėrisht ai lis nuk kishte tė bėnte fare me tė. Nė fakt ėshtė llogaritur se pema ėshtė 800-vjeēare, qė do tė thotė se nė vitin 1200, kur u zbuluan ndodhitė e Robin Hood, pema ishte pak mė shumė se njė rrėnjė e vogėl. Nė Kirkless (180 km nė veri tė Nottingham-it) ndodhet ende manastiri, njė kanonik antik ku Robin do tė vdiste. Sipas Trimėrive, Hood, duke vdekur, do tė kishte hedhur me fuqi njė shigjetė jashtė nga dritarja e dhomės sė tij duke i kėrkuar Little John-it ta varroste nė pikėn ku do tė kishte rėnė shigjeta. Rreth 550 metra nga ajo dritare (jo keq pėr tėrheqjen e njė burri i cili po vdiste) bie nė sy menjėherė njė varr i vjetėr me njė nėnshkrim qė dėshmon se Robin Hood ėshtė varrosur aty qė nga 21 dhjetori i vitit 1247. “Nė fakt, nėnshkrimi ėshtė i shekullit tė 18″, thotė David Hepworth, ekspert i Robin dhe pronar i terreneve ku gjenden manastiri dhe varri. “Pėrzien njė pseudo dialekt vendas me disa fjalė tė vjetra angleze. Ishte njė nga trajtat e vjetra turistike. Njė rrugė e vjetėr kalonte kėtu pranė dhe udhėtarėt shkėpusnin pjesė gurėsh nga varri si souvenir. Duke arritur nė kėtė pikė, ajo u mbyll me hekura. Por gėrmimet qė u bėnė pothuajse 1 metėr nė thellėsi nuk nxorėn nė dritė asgjė”.

Personalitete tė ngjashėm

Emri “Robin Hood” ėshtė bėrė sinonim me lidhje me njerėzit tė cilėt kanė grabitur tė pasurit dhe pasurinė ua shpėrndajnė tė varfėrve dhe pėr kėtė arsye ka gėzuar popullaritet tė madh nė mesin e njerėzve. Nė histori ka personalitete qė nė jetė kanė kryer tė njėjtėn gjė si Robin Hoodi mitik: Salvatore Xhuliano (ITAL. Salvatore Giuliano) – bandit dhe separatist sicilian, luftėtar legjendar pėr pavarėsinė e Siēilisė nga Italia. U bė jashtėzakonisht popullore nė Siēili pėr shpėrndarjen e ushqimit dhe tė hollave pėr popullatėn.

Filmat pėr Robin Hood

Robin Hood, heroi qendror i ciklit te baladeve angleze, nuk ka sesi te qėndroj jashtė industrisė sė filmit.
Filmi i parė i kushtuar kėtij legjendari i pėrket vitit 1912, 30 minuta film pa zė nėn interpretimin e aktorit amerikan Robert Frazer.
Filma te tjerė pa zė, me zė, seriale vizatimorė pėr fėmijė e tė rritur, nuk janė reshtur sė prodhuari ne vitet e mėvonshme.
“The Adventures of Robin Hood” prodhuar mė 1938 me aktorin australiano-amerikan Errol Flynn. Filmi ėshtė vlerėsuar me dy ēmime Oscar.

“The Prince of Thieves” realizuar me 1948 nėn interpretimin e Jon Hall
Nė 1951 shfaqet filmi i ri “Tales of Robin Hood” me Robert Clarke.

Ne vitet 1955-1960 ne ekranin anglez e me pas atė amerikan shfaqet seriali “The Adventures of Robin Hood” me aktorin Richard Greene

Nė 1973 Walt Disney prodhon version mė tė njohur tė animuar.

“Robin And Marian” ėshtė realizuar nė 1976. Rolet kryesore janė luajtur nga njė ēift i njohur i kinemasė botėrore, Sean Connery dhe Audrey Hepburn

Pothuajse ēdo dhjetėvjeēar do te kishte si program realizime tė ndryshme me nė qendėr Robin Hood. Viti 1991 solli njė sukses te jashtėzakonshėm pėr Kinematografinė.

“Robin Hood: Prince of Thieves” do tė kurorėzonte aktorin Kevin Costner si Robin Hoodi me i suksesshėm i te gjithė kohėrave. Nė kėtė film rreshtohen dhe aktorė tė tjerė me famė si Morgan Freeman nė rolin e Azemit, Mary Elizabeth Mastrantonio ne rolin e Marian etj. Filmi ėshtė vlerėsuar shumė pėr skenat e realizuara, lojėn e aktorėve si dhe muzikėn e tij. Po nė vitin 1991 ėshtė prodhuar njė tjetėr “Robin Hood” me aktorėt Patrick Bergin dhe Uma Thurman. “Gwyn” ėshtė prodhim i vitit 2001. Aktorja angleze Keira Knightley luan rolin e vajzės 18-vjeēare tė mbretit tė hajduteve, Robin Hood.

Nė vitin 2010 u mbajt premiera e filmit “Robin Hood”, ku Russell Crowe luante rolin e banditit legjendar. Xhirimet e kėtij filmi u realizuan nė Anglinė Veriore, nė Northumberland (kufi me Skocinė), nė kėshtjellėn Alnuik (Alnwick Castle).

Nga Dr. Mike Ibeji / BBC
avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi