Mevlana Xhelaledin Rumi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mevlana Xhelaledin Rumi

Mesazh  Neo prej 27.03.14 0:07



Rumiu ka lindur mė 13 shtator tė vitit 1207 nė rajonin e Balkh tė Perandorisė Perse (nė Taxhikistanin e sotėm). Ai la pas tri vepra tė mėdha 1- Divani i Shamsi Tabrizit, 2- Masnavi, 3- Fihi Ma Fihi.

“Divani i Shamsi Tabrizit”, me emėrin e njė dervishi shėtitės, poet i talentuar dhe mik i Rumiut, i cili u zhduk nė rrethet e Konjės nė mėnyrė misterioze. Ky poet ndikoi tek Rumiu dhe Rumiu e ēmoi atė lart.

“Masnavi” (vargjet). Ky libėr pėrmbledh pjesėn mė tė madhe dhe mė me interes tė Rumiut me tema epike, lirike, didaktike dhe religjioze-mistike dhe pėr kėtė ėshtė quajtur Kur’ani persian.

“Fihi Ma Fihi” (biseda). Pjesėt qė zgjodha nga ai libėr nė kėtė pėrkthim, janė meditime filozofike sufizmi, rrymė islamike e shek. XII-XIII, me bazė filozofinė e gnostikėve tė shek. II tė Aleksandrisė, dhe kėta, nė pėrgjithėsi, i kundėrviheshin Krishtėrimit, sipas filozofisė sė Platonit: Zoti mistik ekziston brenda sendeve tė botės. Ky panteizėm vijoi pėr njė kohė tė gjatė nė Evropė dhe nė Lindje, deri nė shek. XIX.

Tekstet nė fjalė, janė mė tepėr didaktike dhe janė mėsime edhe pėr nxėnėsit e shkollave tė atėhershme.

Mevlana Xhelaludin Rumiu vdiq mė 17 dhjetor 1273. Dervishėt Mevlevi pėr  kujtim tė tij caktuan njė natė festivale qė quhet Sebul Arus, d.m.th. Nata e bashkimit.

Brendia e poezive tė Rumiut dallohet qartė nga tone epike-lirike, shpesh thjesht lirike, tė pėrshkruar nga filozofia e sufinjėve qė donin tė pajtonin botėn materiale me shpirtin. Shpesh kėto tema ai i mori direkt nga folklori, nga kėngė, anektoda, rrėfime e pėrralla popullore, ose edhe nga gojėdhėnat e vjetra mbi shenjtorėt, disa me bazė Dhjatėn e vjetėr, si vjersha e gjatė: “Moisiu dhe Faraoni“, etj.

Nota religjioze nė kėtė pėrkthim mund tė hasni nė disa poezi, mė e bukura e tė gjithave nga kėto mu duk “Omari dhe lahutari“, ngjarje qė zhvillohet nė varrezat e Medinės.

Nė rrėfimet e tij nė vargje Rumiu dallohet si njė poet i madh me talent, i denjė pėr t’u renditur pranė Firdusiut, Omar Khajamit, Xhamiut, Attarit, Sunait e shumė tė tjerėve, poetė tė pėrlindjes persiane, deri tek Saadiu i papėrsėritshėm. Tė gjithė kėta janė poetė tė mėdhenj botėrorė.

Xhelaludin Rumiu u shpėrngul nga Irani pėr nė Konje, kur nga Lindja u sulėn hordhitė mongole, tė prira nga Xhingis Khani.

Ndjenjat e syrgjynit tė detyruar, ai i shpreh qartė tek “Kėnga e fyellit” tė cilėn pjesėrisht e ka pėrshtatur nė shqip poeti ynė i madh kombėtar, Naim Frashėri.

Koha, kur Rumiu u gjend nė Konje, ishte ajo e princave Selxhukė, tė cilėt mė vonė u luftuan ashpėr nga Sulltanėt Otomanė. Princat Selxhukė e pranonin harmoninė, bashkimin dhe miqėsinė qė predikonin sufinjtė persianė, tė cilėt u dolėn nė mbrojtje edhe tė krishterėve, kur ata u sulmuan nga osmanėt.

Kur Otomanėt sulmuan tė krishterėt armenė, ishin sufinjtė myslimanė qė i strehuan nė shtėpitė e tyre.

Nė vjershat dhe Rrėfimet e Rumiut shprehet qartė ndjenja e mėshirės ndaj tė varfėrve, lypsarėve ose atyre qė janė nė pozita tė vėshtira. Edhe Naimi qė e donte shumė Rumiun thoshte: “Ėpuni pa u ep Zoti”.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1469


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mevlana Xhelaledin Rumi

Mesazh  Neo prej 27.03.14 0:16

Xhelaledin Rumiu (Jalal ed din Rumi) ėshtė njė emėr i ndritur i kulturės klasike perse dhe njė prej gjenive krijuese tė kėsaj kulture. Nė vendin e tij tė lindjes emri i tij qendron nė njė lartėsi tė tillė, qė edhe sot e kėsaj dite, tetė shekuj nga koha kur jetoi e krijoi, njerėzit nuk ia lejojnė vetes t’i drejtohen thjesht nė emėr, sepse u duket sikur ia errėsojnė lavdinė.

Nė Iran atij i drejtohen me ndajshtimin pėrjashtimor “Mevlana” (“moulana”, “molana”, nė njė shqiptim mė tė saktė), qė bashkon nderimin filozofik, teozofik, poetik, kulturor e letrar tė tė gjitha kontributeve tė tij tė jashtėzakonshme. Si nė ēdo gjuhė tjetėr, edhe nė iranishte ka shumė emra tė tillė nderimi, por “Mevlana” ėshtė quajtur vetėm njėri, vetėm Xhelaledin Rumiu.

Nė tė vėrtetė “Mevlana” shpreh thelbin e gjithė trashėgimit tė shkėlqyer qė kemi prej Rumiut. Mbėshtetur mbi kėtė trashėgimi pas vdekjes sė Mevlana-s u krijua urdhėri i “dervishėve fluturues”, qė kudo nė botė njihen si “dervishėt mevlevinj”, domethėnė pasues tė Mevlana-s, tė cilėt, me vallet e tyre rituale, me semah-nė e famshme qė i priu njėherė vetė Mevlana, synojnė paqen dhe ekuilibrin shpirtėror, afrimin me tė lartėn hyjnore dhe tretjen nė dritėn e besimit.

Xhelaledin Rumiu nuk i vuri qėllim vetes tė krijonte ndonjė besim tė ri, por ata qė erdhėn mė pas gjetėn tek ai njė reformues epokal tė mendėsisė njerėzore, tė botėkuptimit tė njeriut, tė raporteve tė tij me hyjnoren, me tokėsoren, me jetėn dhe vdekjen, me pavdekėsinė dhe amshimin.

Rumiu e pa botėn nė njė mėnyrė thuajse tė pangjashme me mendimtarėt paraardhės. I mbėshtetur nė shkollėn “peripato” tė akademikėve klasikė grekė, nė traditėn e besimit dhe mendimit sufist, nė vlerat mė tė arrira tė dijetarėve gnostikė, ai u shfaq si fenomen i ri. Kėtė vėshtrim tė ri mbi botėn, qė e shihte njeriun si bir tė hyjnisė, tė njė hyjnie tė vetme e tė pėrbashkėt, jashtė ndarjeve fetare tė vjetra e tė reja, jashtė kufijve doktrinarė tė njėrės dhe tjetrės fe, tė njėrės dhe tjetrės gjuhė a kulturė, tė njėrės dhe tjetrės filozofi mendimi, ai e shprehu pėrmes “Masnavive”, poezive mistike-shpirtėrore qė ai krijoi dhe qė njėri prej dy djemve tė tij, edhe ky poet, mė pas i mblodhi e i tejshkroi nė libra si tė tashmit. Sot ato janė tė renditura dhe kodifikuara nė 6 vėllime, tė cilat nė terminologjinė e Perėndimit tė krishterė shpesh quhen “Six sermons”.

Emri i Mevlana-s dhe emri i masnavive janė fjalė tė pandashme. Pėrveē gjuhės sė vendit tė lindjes, thuajse asnjė gjuhė tjetėr duket se nuk ėshtė nė gjendje ta japė nė mėnyrė tė plotė kuptimin e termit “masnavi”. Nė ish-perandorinė osmane ato quheshin “mesnevi” dhe nė arabishte “mathnavi”. Nė pėrkthimet e shumta nė gjuhėt perėndimore ato quhen mė shpesh kuplete shpirtėrore (“spiritual couplets”). Por mė tė shumtėn e rasteve ato janė krahasuar me “odet” e poetėve tė mėdhenj humanistė europianė, sidomos me odet e Shekspirit dhe tė Shilerit. Zakonisht studiuesit e Perėndimit masnavitė i quajnė “odet e Lindjes”. Ky ndoshta ėshtė termi mė i afėrt pėr tė paraqitur terminologjikisht kuptimin e masnavive, sepse ato nė tė vėrtetė janė njėherėsh poezi, kėngė, filozofi, urtėsi, predikim, porosi e kėshillė, rit, besim e fe.

Nuk ėshtė aspak e rastit qė “Masnavitė” e Mevlana-s nė gjithė botėn njihen edhe si “Kur’an-i pers”. Duket si e papajtueshme qė libri i njė reformatori tė madh tė kuptimit mbi njeriun dhe Perėndinė, qė ėshtė thelbi i ēdo besimi, siē ishte Mevlana, njėherėsh tė marrė si krahasim nderues emrin e njė libri tė shenjtė si “Kur’an-i”. Por pikėrisht kėtu qendron madhėshtia e Rumiut: me veprėn e vet ai po aq sa e reformoi besimin njerėzor, po aq dhe e lartėsoi atė, me devotshmėrinė e njė besimtari qė e sheh veten njeri tė lirė nė atė masė qė e sheh veten edhe tė lartėsuar pėrmes tretjes filozofike nė rrugėn e pėrkryerjes drejt hyjnores.

Kur Rumiu shprehej se nuk ishte as zoroastrian, as musliman, as i krishterė, as hebre, njė slogan i denjė pėr botėn e sotme aq shumė tė trazuar prej kundėrvėnies fetare, nuk kishte nė mendje refuzimin e ēdo besimi dhe aq mė pak tė tė gjitha besimeve tė marra sė bashku. Ai kėrkonte nga vetja dhe nga pasuesit e vet afrimin me Perėndinė pėrmes njohjes sė thellė. Rumiu mendonte se besimi ishte pėr njerėzit e menēur dhe jo pėr ata me mendje tė mpirė.

Rumiu mendonte se besimet nuk janė tė largėt e me kufij doktrinarė mes tyre: mjaftonte thellimi nė dijen teozofike pėr tė parė afėrinė e tyre. Edhe “Masnavitė” e tij janė shprehje e kėsaj konvergjence qė Rumiu e kėrkonte midis gjithė njerėzve tė kėsaj bote. Prirjen e konvergjencės ai e shprehu edhe me gjuhėt qė pėrdori nė krijimtari. Shkroi persisht, qė ishte gjuha e vendlindjes. Shkroi po ashtu osmanisht, qė ishte gjuha e perandorisė ku gjeti kushte tė krijonte. Por shkroi edhe greqisht, sepse jetoi e krijoi nė Konya, mė saktė nė Ikonya, domethėnė nė qytetin e ikonave tė kishės bizantine, qė kishte luajtur njė rol kulturor metropolitan pėr disa shekuj me radhė.

Filozofia e Rumiut ėshtė mospėrjashtimi si parim dhe pėrafrimi si tentim. Ai paracaktoi fatin dhe rrugėn e shumė zhvillimeve tė mėvonshme shpirtėrore jo vetėm nė Lindje, por edhe nė Perėndim. Kėto zhvillime janė edhe sot tė pranishme nė jetėn e popujve.

Rruga e Rumiut drejt njerėzimit nė Perėndim nuk ka qenė aq fatlume sa e klasikėve tė tjerė persė. Kjo ka ardhur jo pėr ndonjė refuzim letrar apo shpirtėror nė kėtė pjesė tė njerėzimit. Mė shumė kjo ka ardhur nga karakteri jashtėzakonisht sinkretik i poezisė sė tij. “Masnavitė” nuk mund tė lexohen nė mėnyrė drejtvizore. Kuptimi i shqiptuar i tyre ėshtė kuptimi mė i sipėrfaqshėm. Kuptimet mė tė thella gjenden tė mbuluara prej fjalės sė jashtme. Poezitė e Rumiut kanė ngjashmėri me rrėfimet parabolike tė Ungjillit dhe tė Kur’an-it. Kuptimi i tyre kėrkon kulturė letrare e fetare, njohje tė historisė sė qytetėrimeve dhe tė besimeve, njohje tė stileve klasikė tė ligjėrimeve tė kultivuara. Kjo ėshtė arsyeja qė zakonisht thuhet se Rumiu lexohet nė mėnyra tė ndryshme nė mjedise kulturore tė ndryshme.

Dihet mirė se para dy vjetėsh libri “Fjalėt e parajsės” (“Word of Paradise”), qė pėrmban masnavitė e Rumiut anglisht, i botuar nė SHBA, arriti tė jetė libri mė i shitur i vitit. Rumiu e tronditi botėn letrare atlantike. Kėngėtarė dhe artistė tė mirėnjohur tė Hollivudit, si Madonna, Demi Moore, Goldie Hawn, nxituan tė prodhojnė disqe me kėngė e recitale, qė janė sot shumė tė suksesshme nė atė pjesė tė botės dhe mund t’i gjesh nė ēdo shtėpi, madje dhe nė ēdo veturė. Rumiu shoqėron njeriun amerikan nė ēdo hap qė hedh.

Edhe nė Shqipėri Rumiu erdhi me njė vonesė relative.  Nė tė vėrtetė shpirti i Rumiut mbėrriti nė mjediset letrare shqiptare bashkė me Rilindjen Kombėtare, bashkė me vjershėrinė e Naimit, dhe kjo ėshtė njė shenjė shumė e rėndėsishme pėr afėrinė e tij me ndjenjat afirmuese tė ēdo populli qė hyn nė rrugėn e pėrtėritjes dhe ringjalljes shpirtėrore. Me botimin e tanishėm, tė realizuar me mjeshtėri nga poeti lirik dhe pėrkthyesi i talentuar Dhori Qiriazi, nėn kujdesin e posaēėm tė poetit tjetėr tė njohur shqiptar Xh. Spahiu.


Yj pas Yjesh



Ka yj pas yjesh, ata nuk rrezikohen

Nė flakė, kur digjen, dhe kur copėtohen.



Kur arratisen nė qiej tė tjerė, tė lartė,

Dhe admirohen, kur janė nė qiell tė shtatė,



Qėndrojnė atje dhe Zotit i ndriēojnė,

As nuk bashkohen, as ndahen, bashkė rrojnė.



Kur njeri ēohet, mes yjesh si nishan,

Si shpirt me flakė, me zhurm’ psherėtimė  shpėrndan3.



Nuk shpreh inat si Mars qė dhimbje pret

Dhe ulet poshtė, natyrės i thėrret.



Njė dritė shenjtori i mbron tė gjithė kėrthinjtė

Nga Zoti larg tė jetė sa dy gishtėrinjtė.



Po Zoti vetė ndan dritėn, i jep tjatrit

Dhe kush ka fat, i ndih dhe mė tė varfėrit.



Ata e dinė se kush e ndau dritėn,

Ndaj faqen kthejnė drejt Zotit natėn, ditėn.



Ndokush nė trup s’ka dashurinė mbulesė,

Nga ajo dritė, kuptohet, nuk ka pjesė.



Njė ngjyrė tė zezė nė sheh ndonjėherė jashtė,

Ti nuk pranon; tė kuqen do, tė verdhėn tė ngresh lart.



Tė mirat ngjyra janė shfaqje pastėrtije,

Ngjyr’ e shpėlarė, e zeza, nuk ka hije.



Emri i njė ngjyre tė pastėr ėshtė shkėndi

ajo tregon njė shteg nga shkon Ai.



Kush ėshtė nė det, nė ujra udhėton,

nga vende kthehet, nga viset nga kalon;



Uritur kthehet, nga malet nė rrėzohet,

dhe shpirti ynė me dashuri bashkohet.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1469


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mevlana Xhelaledin Rumi

Mesazh  Neo prej 27.03.14 0:23

Vizioni, fjalet dhe jeta e Rumiut na meson se si te arrijme paqen dhe lumturine brenda nesh, duke pushuar se jetuari ne armiqesi e urrejtje dhe duke zgjedhur te jetojme ne paqe dhe harmoni. Gjate nje periudhe 25- vjecare Rumiu hartoi 70.000 vargje poetike, poezi kushtuar dashurise hyjnore, pasionit mistik, si dhe poezi per ekstazen. Studiuesit e sotem besojne se Rumiu eshte nje nga poetet me te medhenj te koherave dhe se veprat e tij mund te krahasohen me ato te Dantes dhe Shekspirit. Veprat e Rumiut jane te pashoqe ne letersine persiane per cilesine dhe pasurine ideore dhe figurative qe ato mbartin.

Kompleksiteti i Rumiut qendron ne mendimin mistik ne lirshmerine dhe ne shkujdesjen e tij gjate te shkruarit, centrifugal, sheronjes dhe indiferent gjate gjuhes tradicionale, ku ne sy te bie nje gjuhe e lemuar dhe jo e lehte per ta kuptuar. Veprat e tij permbajne njekohesisht dhe shume histori, qe karakterizohen nga nje sharm i holle, ne te cilat levizin paragrafe plot pasion.

Bota e shprehur ne to eshte ajo e sufiteve dhe jo bota hindu apo e krishtere, bota e qenies, e zhvillimit dhe e transformimit te saj. Metafizika islame, kozmologjia, psikologjia tradicionale dhe njohurite ezoterike do te perbejne ne vepren e Rumiut dhe boshtin qendror te ideve te tij.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1469


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mevlana Xhelaledin Rumi

Mesazh  Neo prej 27.03.14 0:28

Mund tė themi padyshim se nė botė pothuajse tė gjithė kanė dėgjuar apo lexuar diēka pėr Rumiun. E cila na qenka ajo fjalė e re, qė nuk ėshtė pėrdorur mė parė pėr tė shprehur madhėshtinė e tij? Ai, mbi tė gjitha, ėshtė ngrohtėsia e dashurisė. Dhe pavarėsisht se i zotėronte tė gjitha shkencat e asaj kohe, Mevlana fliste me gjuhėn e ndjenjave. “Ne jemi lindur nga dashuria... Dashuria ėshtė nėna jonė”, thoshte ai. A nuk dinte edhe Rumiu tė shkruante disa libra akademikė e tė mburrej me njohuritė e tij?! Por jo, ai kishte zgjedhur oratorinė e ndjenjės, atė qė buronte nga zemra dhe shpirti. Nė vend tė largimit, izolimit nga jeta, ai kėshillonte pushtimin, pėrqafimin e saj me plot dashuri. Mevlana nuk u ngjante aspak dijetarėve, qė uleshin mėnjanė gjithė pėrtaci. Ai shėtiste brenda jetės sikur vallėzonte, madje rekomandonte qė jetės dhe dashurisė t'i jepej haku.

Njė ditė, duke shėtitur nė njė nga ēarshitė e Konjės, ai ndaloi papritur pėrpara dyqanit tė farkėtarit dhe nisi tė dėgjojė me vėmendje tė madhe zėrat, tingujt e tjerė, qė vinin nga pazari. Sa i pėrsosur ishte rendi ritmik dhe harmonia, me tė cilėn jeta vazhdonte?! Sa mė fortė qė godiste ēekani i farkėtarit, aq mė thellė e ndjente nė zemėr Mevlana ritmin e jetės. Dhe atje ku ndodhej, ai ia dorėzoi veten kėtij ritmi. Filloi tė rrotullohej rreth vetes me dashuri. Ja pra, kjo ngjarje ėshtė edhe pikėnisja e valles hyjnore, tė famshmes “sema”. Rumiu e kishte mbėrthyer jetėn nga zemra.

Vallja rituale e dervishėve rrotullues, e shoqėruar me tingujt e fyellit (nej), ėshtė mjet i tė njohurit frymėzues, i cili e ringjall shpirtin dhe tejkalon kohėn aktuale duke paraqitur vdekjen para vdekjes fizike. Ekstaza mistike e riaktualizon parakrijimin me flakjen e gjendjes ėndėrruese dhe botės sė epsheve, nė tė cilėn ėshtė i mbytur besimtari me natyrėn e vet trupore, pėrkatėsisht ndodhet nė gjendjen e shpėrfilljes (gaflet).

Ky dijetar, poet dhe filozof i shquar, qė veprėn e tij tė famshme “Masnavi” e emėrtonte si “dyqani i bashkimit”, nė atė ēast arriti “bashkimin”, sekretin e jetės. Dhe gjatė gjithė jetės pulsi i tij rrahu gjithnjė me entuziazmin e kėtij “bashkimi”. Ishte pikėrisht kjo ndjenjė “bashkimi” ajo, qė i lidhte ngushtė ndjekėsit e tij me tė dhe vet atė me gjithėsinė.

Padyshim qė numri i nxėnėsve, ndjekėsve tė tij ishte tepėr i madh. Rumiun e donin si sulltanėt, ashtu edhe bujqit; atė e admironin qoftė intelektualėt e artistėt, qoftė edhe tė pashkollėt. Parimet e tij frymėzuan shumė dijetarė, rapsodė, poetė, muzikantė, piktorė dhe skulptorė. Madhėshtia e Mevlanės nuk kuptohet vetėm nga veprat e tij, por edhe nga masat qė vazhdojnė ta ndjekin edhe qindra vite mė vonė.

Rumiu, siē e dini edhe ju, njihet si poeti i dashurisė. Dashuria hyjnore nėnkupton dashurinė e dyanshme: Dashurinė e Perėndisė ndaj njeriut dhe tė njeriut ndaj Tij. Afėrsia dhe gjithėprania e Zotit ndaj robit dėshmohet nė Kuran. Mevlana thotė: “Dashuria ėshtė veti e Krijuesit, prandaj s’ka mangėsi – hija qė hedh mbi tjetėr gjė, nuk duhet marrė pėr dashuri. Tė tjerėt bukurinė e kanė si tė bukurėn inxhi: Nga jashtė shkėndija rrezaton, por brenda ka veē tym e hi”.

Njė dashuri e kėtillė, e dyanshme, ndėrmjet Perėndisė (mashuk) dhe njeriut (ashik), ka njė natyrė tė pėrbashkėt, ajo ėshtė dritė qė ndriēon gjithkund dhe gjithmonė, ajo paraqet dritėn e sinqertė tė ekzistencės dhe tė ftesės pėr ekzistencė nė realitet. Dashuria e Perėndisė ndaj njeriut nė literaturėn sufiste shprehet me simbolin e verės.

Mevlana ishte dijetar i lartė, qė u shndėrrua nė poet, prej poetit kaloi nė shkallėn e tė sprovuarit, mė pas u deh pėr mos t'u zhdehur nga vera e kulluar e burimit tė dashurisė, nė fund ishte shpirt i ndritur, i cili u tret nė verėn e dritės pėr tė ndriēuar rrugėtimin e tė dashuruarve. Duke falėnderuar fuqinė transfigurative tė dashurisė, ēdo krijesė nė vete mbart dėshirėn e papėrmbajtur, qė tė gjithė qenien e vet ta shkrijė nė burimin prej nga edhe ka zanafillėn, kur i dashuri dhe i dashuruari kanė qenė njė. Gjendja parakrijuese ka qenė ideale nė krahasim me gjendjen e ekzistencės, tė cilėn njerėzit e kanė fituar me aktin e krijimit. Larmia e formave tė krijimit, perceptohet si vet zbulim hyjnor.

E drejta dhe rruga e ashikėve ishte Perėndia, pėrtej kėsaj nuk kishte asgjė. Sipas Rumiut, rrugėt, qė tė ēojnė te Krijuesi, janė tė hapura pėr tė gjithė ata, qė pėrpiqen mjaftueshėm. E vetmja gjė qė duhet bėrė ėshtė tė flaken tutje thesaret e kėsaj bote pėr t'u pasuruar me dashurinė e Hyjit. Ashtu siē ai theksonte gjithmonė, njeriu ka nevojė pėr dy gjėra: “Dashuri dhe dy sy tė pėrlotur.”

“U mėrzita nga kėta shokė qullashė”. thoshte ai. Dhe padyshim ajo qė Mevlana linte tė kuptohej ishin personat, qė pėrpiqeshin tė bėheshin dijetarė pa u lodhur aspak. Mirėpo vallė a mund tė bėhesh dijetar vetėm duke ngrėnė, pirė dhe fjetur? Kjo ėshtė njė punė mundi, pėrpjekjeje dhe dashurie. Dashuria; pra njė ēėshtje besnikėrie dhe vetėsakrifikimi... Bota nuk ėshtė as njė vend statik! As jeta nuk ėshtė e tillė. Ka gjithnjė njė lėvizje, njė krijim. Dhe Rumiu e dinte shumė mirė kėtė gjė. Prandaj u vu nė kėrkim tė sekreteve tė gjenezės dhe ato, qė arriti t'i zbulojė, ua transmetoi edhe njerėzve...

Mevlana u bė shėrim pėr zemrat dhe melhem pėr hidhėrimet.

Meqenėse e dinte shumė mirė prirjen e njeriut pėr ty zhytur nė gjumin e shpėrfilljes, Rumiu ka pėrdorur gjithnjė njė stil tronditės. Ēdo fjalė e tij ėshtė njė shpatė “plot perla ribashkimi”. Njė shpatė kjo qė i ringjallė njerėzit.

Ai i fton tė gjithė “tė vdesin pėrpara vdekjes fizike”. Ja pra, nė kėtė thėnie fshihet njė nga inxhitė mė rrezatuese dhe njė nga temat mė tė thella tė Detit tė diturisė sė Anadollit. Sepse ai, qė e vret nė zemrėn e tij botėn, e cila nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė fushė loje, do tė lejė nė njė jetė krejtėsisht tė re. “Kjo botė ėshtė njė zindan (burg), thyeji prangat dhe ēliroje veten”, thotė Mevlana. Njeriu do tė rizgjohet dhe do tė fitojė gjallėrinė e vėrtetė vetėm kur tė ketė mposhtur nefsin, pra botėn e tij tė brendshme. E thėnė ndryshe, njeriu qė fiton betejėn me botėn e tij tė brendshme, do tė ketė njė diell, qė do tė ndriēojė me risi botėn e vjetėr.

Kjo thėnie nuk ėshtė njė fjalė boshe; prova e saj ėshtė vet Mevlana.

Pas njė jete relativisht tė gjatė dhe jashtėzakonisht tė frytshme nė fushėn e edukimit tė nxėnėsve tė tij, e mbi tė gjitha pas njė prodhimtarie tė begatshme tė veprave tė shkruara nė prozė dhe poezi, Mevlana Xhelaledin Rumiu mė datė 17 dhjetor 1273 kaloi nė amshim, e cila nė tėrė botėn njihet si Shebi Arus-Nata e Martesės. Ai u varros nė Konja dhe varri i tij mban emrin Tyrbja Jeshile, ashtu si edhe xhamia pranė.

E megjithatė, saktėsisht siē e kishte parashikuar ai vet, thėniet e tij nuk mbetėm vetėm si fjalė. Ato u bėnė ēelėsa, qė hapin porta tė panumėrta nė Lindje, Perėndim, Veri dhe Jug. Hartat, paralelet dhe meridianėt e humbasin vlerėn kur dėgjohet njė fjalė e tij. Sot, si nė Lindje tė Mesme ashtu edhe nė Amerikėn Veriore, brenda librave mė tė lexuar ka gjithnjė vepra tė tij. Madje disa vargje tė tij kumbojnė edhe nė veshėt e atyre, qė nuk e kanė njohur fare Rumiun:

“Eja, prapė eja, pėrsėri eja,
Si do qė tė jesh,
I pafe qofsh, zjarradhurues qofsh,
Njėqind herė nė ke bėrė pendim,
Njėqind herė nė e ke prishur pendimin,
Kjo nuk ėshtė portė e pashpresės,
Si do qė tė jesh, ashtu eja!...”
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1469


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mevlana Xhelaledin Rumi

Mesazh  Neo prej 27.03.14 0:29

Jetoja nė buzė tė
ē'mendurisė
Duke kėrkuar arsyet
Trokitja nė derė.
U hap.
Po Trokitja pėr nga Brenda

Rumi
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1469


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mevlana Xhelaledin Rumi

Mesazh  Neo prej 27.03.14 0:30



Kur shpirti pėr herė tė parė veshi rrobat e trupit,

Oqeani ngriti lart tė gjitha dhuratat.

Kur dashuria pėr herė tė parė shijoi buzėt

E tė qenurit njeri, filloi tė kėndojė.

Ne jemi nga njė vend pėrtej kėtij universi,

Por prap supozojmė se jemi nga toka dhe hiri.

Ne shkojmė duke trokitur tek dyert e tė panjohurve tė kuptojmė se kush jemi.

Ne e kėrkojmė kėtė botė pėr zgjidhjen e madhe

Tė asaj qė u martua me ne gjatė lindjes

Dhe shkurorėzohet nė vdekje.


Rumi
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1469


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mevlana Xhelaledin Rumi

Mesazh  Neo prej 16.04.14 12:31

Osho per Jalaluddin Rumi-n

Rumi nuk do tė thotė asgjė, ėshtė emri i njė vendi, pėr shkak se ai erdhi nga Rum ai u quajt Rumi . Mesazhi i tij ėshtė dashuria dhe ai i pėrket kategorive mė tė larta tė Budave . Ai ishte njeriu qė krijoi njė metodė tė re meditimi, whirling ose duke u vėrtitur, rrotulluar.

Ka pasur qindra metoda, Rumi ka kontribuar me njė metodė tė veēantė. Ai u bė i ndriēuar jo duke u ulur nė heshtje si njė Buddha, ai u bė i ndriēuar duke vallėzuar. Dhe vallėzimi i  tij ėshtė i veēantė. Ju rrotulloheni e rrotulloheni, si njė rrotė qė lėviz  shpejt e mė shpejt, ju jeni edhe boshti edhe rrota. Fėmijėt e vegjėl e pėlqejnė atė shumė. Pothuajse nė tė gjithė botėn prindėrit i ndalojnė fėmijėt e tyre qė ta bėjnė at, sepse ata janė tė frikėsuar se mund ti  merren mendtė, por ata nuk e dinė se fėmijėt janė duke shijuar diēka shumė tė veēantė .

Kur njė fėmijė i vogėl rrotullohet ai humb ndjenjėn e tė qenit njė trup, ai fillon tė rrijė pezull mbi trupin e tij, ai mund tė shohė vetėrrotullimin e trupit tė tij - dhe kjo ėshtė mrekullia e metodės. Por ne ndalemi nga prindėrit tanė shumė herėt .

Jalaluddin futi kėtė metodė. Ai vetė u bė i ndriēuar nga tridhjetė e gjashtė orė rrotullimi tė vazhdueshėm. Ai kishte hipur mbi njė re, ai nuk mund tė ndalej deri sa ai ra poshtė. Por, kur ai hapi sytė dhe u ngrit ai ishte njė njeri krejtėsisht tjetėr, i vjetri ishte zhdukur. Njerėzit ishin mbledhur pėr ta parė atė, mijėra njerėz - sepse ai ishte njė mistik i njohur. Ēfarė i kishte ndodhur atij ? Ishte ēmendur apo ēfarė. Ai i kishte thėnė dishepujve tė tij se ai nuk duhej tė shqetėsohej.

Pėr tridhjetė e gjashtė orė ai val;lėzoi dhe vallėzoi derisa u zhduk nė atė vallėzim, vallėzimi ngeli por vallėzuesi u zhduk - ego vdiq. Dhe ai mund tė shihte trupin e tij nga njė plan mė i lartė duke vcallėzuar diku nė tokė . Ai u bė njė vrojtues nė kodėr, kurse trupi ndodhej nė luginėn e thellė tė errėt. Dhe kėshtu ai ia dha metodėn dishepujve tė tij. Mesazhi i tij ishte i dashuri dhe vallėzim. Dashuroni tėrė ekzistencėn kėshtu qė ju tė mund tė vallėzoni dhe vallėzoni pėr tė braktisur nė mėnyrė qė ju tė mund tė dashuroni.

Shumė pjesė tė Rumit janė kthyer nė njė muzikė tė mrekullueshme nga Deepak Chopra dhe shumė artistė si Madona, Demi Moore etj


Kuptimi i Dashurisė


Drita dhe hija sė bashku

janė vallėzimi i Dashurisė.

Dashuria nuk ka shkak;

ėshtė astrolab i sekreteve tė Zotit.

Ai qė dashuron dhe vetė Dashuria

janė tė pandashėm e tė pėrjetshėm.

Ndonėse pėrpiqem ta pėrshkruaj Dashurinė,

kur e provoj atė mbetem pa fjalė.

Ndonėse pėrpiqem tė shkruaj rreth

Dashurisė asgjė s’mė ndih;

pena ime thyhet dhe fleta

rrėshqet drejt vendit pa emėr

ku Dashuria, i dashuruari dhe

kush dashurohet janė njė.

Ēdo ēast bėhet i lavdishėm

nėn dritėn e dashurisė.



Privilegj i tė dashuruarve


Hėna ėshtė shndėrruar nė njė valltare

nė kėtė festival dashurie.

Kjo valle drite, Ky bekim i shenjtė,

Kjo dashuri hyjnore, Na thėrret drejt njė bote

pėrtej sė cilės vetėm tė dashuruarit

mund tė vėshtrojnė me sytė e tyre qė digjen flakė pasioni.

Ata janė tė pėrzgjedhurit qė iu nėnshtruan kėsaj ndjenje.

Dikur ishin grimca drite,

Tani vetė dielli rrezatues.

E lanė mbrapa botėn e lojrave mashtruese.

Ata janė brenda privilegjit tė tė dashuruarve qė krijojnė

njė botė tė re me sytė e tyre qė digjen flakė pasioni.



A mė do?

Njė i dashuruar e pyeti tė dashurėn e tij

A e do veten mė shumė se mua?

E dashura iu pėrgjigj,

Unė kam vdekur pėr vete dhe jetoj pėr ty.

Unė jam zhdukur ndaj vetes dhe cilėsive tė mia.

Unė jam e pranishme veē pėr ty.

Unė kam harruar gjithė ēka kisha mėsuar,

por duke tė njohur ty jam bėrė e ditur.

Unė e kam humbur tėrė forcėn,

por falė fuqisė tėnde mund tė veproj.

Nėse dua veten tė dua dhe ty.

Nėse tė dua ty e dua dhe veten.



Njė ēast lumturie, ti dhe unė tė ulur nė verandė,

dukemi dy, por jemi njė shpirt, ti dhe unė.

Ne ndiejmė rrjedhėn e ujit tė jetės kėtu,

ti dhe unė, me bukurinė e kopshtit

dhe zogjtė qė kėndojnė.

Yjet do tė na vėshtrojnė, dhe ne do t’i tregojmė atyre

ēfarė do tė thotė tė jesh njė hėnėz e re.

Ti dhe unė, zhveshur nga vetja, do tė jemi bashkė,

Indiferentė ndaj spekullimeve tė kota, ti dhe unė.

Papagajtė e qiellit do tė jenė tė lumtur

Ndėrsa ne qeshim sė bashku, ti dhe unė.

Me njė formė mbi kėtė tokė,

dhe me njė tjetėr formė nė njė tokė jashtė kohės.


Vdiqa si gur dhe linda sėrish si bimė;

Vdiqa si bimė dhe linda si kafshė;

Vdiqa si kafshė dhe u linda si njeri;

Pse duhet tė kem frikė? Ēfarė humba prej vdekjes?


Gjatė gjithė pėrjetėsisė

Bukuria zbulon formėn e Tij tė pėrkryer

nė vetminė e asgjėsė

Ai mban njė pasqyrė para fytyrės sė Tij

dhe sheh bukurinė e Tij.

ai ėshtė njohėsi dhe e njohura,

ai qė sheh dhe ajo qė shihet;

Asnjė sy tjetėr pėrveē syrit tė Tij

Nuk ka parė ndonjėherė mbi kėtė Univers.


Ēdo cilėsi e Tij e gjen njė shprehje:

Pėrjetėsia bėhet fushė e gjelbėruar e kohės dhe hapėsirės;

Dashuria, kopshti jetė-dhėnės i kėsaj bote.

Ēdo degė, gjethe dhe frut

Zbulon njė trajtė tė pėrsosmėrisė sė Tij-

Kėta qiparisa tregojnė madhėshtinė e Tij,

Trėndafili kumton bukurinė e Tij.


Sa herė qė Bukuria shikon pėrtej,

Atje ndodhet dhe Dashuria;

Sa herė qė bukuria tregon njė faqe tė skuqur

Dashuria ndez zjarrin e Saj prej kėsaj flake.

Kur bukuria pushton shtresat e errėta tė natės

Dashuria vjen dhe gjen njė zemėr

Tė ngatėrruar mes flokėsh.

Bukuria dhe Dashuria janė si trupi dhe shpirti.

Bukuria ėshtė miniera, Dashuria ėshtė diamanti.

Ato janė bashkė. Qė prej fillimit tė kohės

Krah mė krah, hap pas hapi.


Ēdo jetė e shpenzuar pa parė mjeshtrin

Ėshtė njė vdekje e maskuar ose njė gjumė i thellė.

Uji qė ju ndot ėshtė helm;

Helmi qė ju pastron ėshtė ujė.


Ēdo shpirt qė piu nektarin e pasionit tuaj u ngrit.

Prej kėtij uji tė jetės ai ėshtė nė gjendje ngazėllimi.

Vdekja erdhi, mė nuhati, por ndjeu aromėn tėnde.

Prej atij ēasti, vdekja humbi ēdo shpresė mbi mua.



Eja e dashur

Le ta adhurojmė njėri-tjetrin

Para se tė mos jemi mė as unė as ti.


Njė pasqyrė tregon tė vėrtetėn

Shikoje fytyrėn tėnde tė ngrysur,

Ndritu dhe largoje tutje

Buzėqeshjen tėnde tė hidhur.


Njė mik zemėrgjerė jep jetė pėr njė mik

Le tė ngrihemi pėrmbi kėtė sjellje kafshėrore

Dhe tė jemi tė sjellshėm me njėri-tjetrin.


Pasi tė mė mendosh

tė vdekur e tė ikur

Do tė pajtohesh me mua

Do tė tė marrė malli pėr mua

Ndoshta edhe do tė mė adhurosh.


Pse tė adhurosh njė tė vdekur?

Mendo pėr mua si njė tė ikur

Eja tė pajtohemi tani.


Nė vend qė tė vish

E tė derdhėsh puthje

Mbi varrin tim mė vonė

Pse nuk mi jep ato tani?


Ky jam unė

I njėjti njeri.


Mėria e errėson miqėsinė

Pse tė mos e largojmė

Tė keqen nga zemra jonė


Unė mund tė flas shumė

Por zemra ime ėshtė e heshtur.

Ēfarė mund tė bėj tjetėr?

Unė jam i dėnuar ta jetoj kėtė jetė.



Asgjė nuk zgjat pėrgjithmonė

Askush nuk jeton pėrgjithmonė

Mbaje mend, dhe dashuro

Jeta jonė nuk ėshtė e njėjta peshė e vjetėr

Rruga jonė nuk ėshtė i njėjti udhėtim i gjatė

Lulja venitet dhe vdes

Duhet tė ndalemi tė thurim pėrsosmėrinė nė muzikė

Mbaje mend, dhe dashuro

E dashur, tek ti gjej strehė

Dashuria ulet drejt perėndimit tė saj

Pėr t’u zhytur nėn hijet e arta

Dashuria duhet tėrhequr prej lojės sė saj

E duhet tė lindė sėrish pėr tė qenė e lirė

Mbaje mend, dhe dashuro

E dashur, tek ti gjej strehė

Pa tė parė,  nuk mund tė fle    

Le tė nxitojmė tė mbledhim lulet tona

Pėrpara se tė na i rrėmbejė era

Dashuria na e nxit ndez gjakun dhe  i shkėlqen sytė tanė

Pėr tė rrėmbejmė puthje qė mund tė zhduken

Nėse arrijmė vonė

Jeta jonė ėshtė e paduruar

Dėshirat tona tė gjalla

Sepse koha kalon

Mbaje mend, dhe dashuro

E dashur, tek ti gjej strehė

Bukuria ėshtė e ėmbėl pėr njė kohė tė shkurtėr

Pastaj ikėn

Dituria ėshtė e ēmuar

Por ne kurrė nuk do tė kemi kohė

ta realizojmė atė tėrėsisht

Gjithēka ka pėrfunduar tashmė

Nė qiellin e pėrjetshėm

Por jeta jonė kėtu ėshtė e freskėt pėrherė

Mbaje mend, dhe dashuro.




Ai:

Dua tė tė jap diēka, e dashur

Sepse do tė lėvizim nė rrjedha

tė ndryshme tė kėsaj bote

Jetėt tona do tė largohen dhe

dashuria jonė do tė harrohet

Por nuk jam aq i marrė, sa tė shpresoj

tė blej zemrėn tėnde me dhurata

Jeta jote  ėshtė e re, rruga jote ėshtė e gjatė e ti pi

veē njė herė nga dashuria ime dhe ikėn

Nuk kam lojra as shokė loje,  as buzėqeshjen

dhe sjelljen tėnde tė shpenguar

Ti je si lumė qė turret me shpejtėsi

duke kėnduar e mposhtur ēdo pengesė

Unė jam mali, unė qėndroj e kujtoj e ndjek me zemėr

Unė jam mali, unė qėndroj e kujtoj e tė ndjek ty me dashuri


Ajo:

Dashuria ime, zemra ime, le tė jetė kjo kohė

ndarjeje e ėmbėl

Le tė mos jetė vdekje, por plotėsim

Lejoje dashurinė tė shkrihet nė kujtesė

dhe dhembjen nė kėngė

Le tė fillojė fluturimi yt pėrmes qiellit

duke hapur krahėt

Le tė jetė delikate si lulja e natės

prekja jote e fundit  

Ndalu, o dashuri e bukur, pėr njė moment

Dhe thuaji fjalėt e fundit nė heshtje

Tė falem ty dhe mbaj lart qiririn qė

tė ndriēojė fluturimin tėnd drejt lirisė

Dashuria ime, zemra ime, le tė jetė e ėmbėl

kjo kohė ndarjeje

Le tė mos jetė vdekje, por plotėsim

Lejoje dashurinė tė shkrihet nė kujtesė

dhe dhembjen nė kėngė

Le tė fillojė fluturimi yt pėrmes qiellit

duke hapur krahėt

Le tė jetė delikate si lulja e natės

prekja jote e fundit  

Ndalu, i dashur, pėr njė moment

Dhe thuaji fjalėt e fundit nė heshtje

Nė fluturimin tėnd… drejt lirisė



avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1469


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi