Funksioni i Artit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Funksioni i Artit

Mesazh  Luli prej 26.03.14 23:29



Arti

Nė kuptimin mė tė gjerė, arti ėshtė kristalizimi i vlerave arketipore. Ai pėrbėn tė kėrkuarit dhe tė zbuluarit e qendrės brenda dhe pėrreth nesh.

Arti ėshtė veprimtari, eksteriorizim, dhe kėsisoj varet me pėrkufizim nga nje dije qė e tejkalon dhe i jep atij njė rend; veēmas njė dijeje tė tillė, arti nuk ka pėrligjje: ėshtė dija ajo qė pėrcakton veprimin, manifestimin dhe formėn – e jo anasjelltas.

Arti autentik dhe normativ:

Arti autentik dhe normativ priret gjithmonė tė kombinojė vėzhgimin inteligjent tė natyrės me stilizime fisnike e tė thella, nė mėnyrė qė: pikėsėpari, t’ia asimilojė veprėn modelit tė krijuar nga Zoti nė natyrė dhe, sė dyti, ta ndajė atė nga kontingjenca fizike, duke i dhėnė njė vulosje shpirti tė kulluar dhe sintezė tė thelbėsores.

Funksioni thelbėsor i artit tė shenjtė:

Funksioni thelbėsor i artit tė shenjtė ėshtė tė shndėrrojė Substancėn, e cila ėshtė si e vetme ashtu edhe e pashterueshme, nė botėn e aksidencės dhe ta rikthejė vetėdijen aksidenciale te Substanca. Mund tė thuhet se arti i shenjtė e zhvendos Qenien drejt botės sė ekzistencės, veprimit ose bėrjes; apo qė ai e zhvendos tė Pafundmen drejt botės sė tė fundmes, apo Esencėn tek bota e formave, duke sugjeruar kėsisoj njė vazhdimėsi qė vijon nga njėra tek tjetra, njė shteg qė nis nga aparenca ose aksidenca dhe hapet drejt Substancės ose kumbimeve tė saja qiellore.

Funksioni i artit:

Arti ka njė funksion qė ėshtė si magjik, ashtu edhe shpirtėror: magjik sepse bėn tė pranishėm parime, fuqi si dhe gjėra qė i tėrheq falė njė “magjie bashkėndjerėse”; shpirtėror sepse eksteriorizon tė vėrteta dhe bukuri nė kuadėr tė brendėsimit tonė, kthimit tonė nė “mbretėrinė e Zotit qė ndodhet brenda jush.” Parimi bėhet manifestim nė mėnyrė qė manifestimi tė mund tė ribėhet Parim, apo qė “uni” tė mund t’i rikthehet Vetes; ose thjeshtė, qė shpirti njerėzor tė mundet – pėrmes dukurish tė caktuara – tė kontaktojė arketipet qiellore dhe sė andejmi arketipin e vet.

Arti pėrgjithėsisht:

Arti ėshtė, nė pėrgjithėsi, si mjet shprehjeje ashtu edhe asimilimi: shprehje e personalitetit tonė cilėsor e jo arbitrar e kaotik, dhe asimilim i arketipeve tė projektuara kėshtu. Kėsisoj, ai pėrbėn njė lėvizje nga vetja jonė tek vetja jonė, apo nga Vetja imanente tek Qenia transhendente, dhe anasjelltas. Njė “vete jonė” empirike e kulluar nuk do tė thotė asgjė, pasi tė gjitha vlerat i kanė rrėnjėt tek Absolutja.

Misioni i Artit:

Heqja e lėvozhgave pėr tė zbuluar bėrthamat; distilimi i materialeve gjersa tė nxirren esencat. Fisnikėria nuk ėshtė tjetėr veēse njė prirje e natyrshme pėr kėtė alkimi – nė tė gjitha rrafshet.

Konceptimi modern i artit:

Konceptimi modern i artit ėshtė i rremė nė atė qė ai vė pėrfytyrimin krijues – ose thjesht impulsin pėr tė krijuar – nė vendin e formės cilėsore; ose nė atė qė njė vlerėsim subjektiv dhe hamendėsues i zė vendin njė vlerėsimi objektiv dhe shpirtėror. Tė bėsh kėtė do tė thotė tė zėvendėsosh me talent – qoftė real apo iluzor – atė zotėsi dhe mjeshtėri qė duhet pėrfshirė patjetėr nė pėrkufizimin e artit, thua se talenti mund tė ketė kuptim i shkėputur nga konstantet normative qė janė kriteret e tij.

Arti i pėrsosur:

Arti i pėrsosur mund tė njihet nėpėrmjet tre kritereve kryesore: fisnikėrisė sė pėrmbajtjes – qė pėrbėn njė kusht shpirtėtor veēmas kujt arti s’ka tė drejtė tė ekzistojė; pastaj pėrpikmėrisė sė simbolizmit ose tė paktėn, nė rastin e veprave profane tė artit, harmonisė sė kompozimit; dhe sė fundi pastėrtisė sė stilit ose elegancės sė linjės dhe ngjyrės. Me anė tė kėtyre kritereve mund tė shquajmė cilėsitė dhe tė metat e cilėsdo vepre arti, qoftė ky i shenjtė apo jo.

Arti piktorial – figurativ dhe dekorativ:

Nė kuptimin mė tė gjerė, arti piktorial, me tė cilin nėkuptojmė animacionin e syprinave nėpėrmjet ngjyrave, qoftė me piktura tė mirėfillta, vizatime, gdhendje apo qėndistari implikon nė thelb dy pėrmasa apo modalitete: figurativen dhe dekorativen, ku qė tė dyja shfaqen me raste nė artin e veshjeve tė indianėve si dhe nė dekorimin e tendave tė tyre. Modaliteti i parė ekzekutohet nga burrat, i dyti nga gratė, ēka ėshtė mjaft kuptimplotė: efektivisht, arti figurativ i referohet tė pėrcaktuarės – ose qendrores nė njėfarė kuptimi – kurse arti dekorativ tė papėrcaktuarės dhe tė gjerėsishmes apo gjithmundėsisė; dhe kjo nė mėnyrė tė pavarur nga kuptimet e veēanta qė mund tė kenė vizatimet dekorative apo motivet gjeometrike. Ose sėrish: arti figurativ shpreh pėrmbajtjen e vetėdijes sonė, kurse dekorativi substancėn tonė; kėshtu, burri pėrfaqėson nje ide kurse gruaja mishėron njė mėnyrė tė qenuri, njė materia ekzistenciale nė tė cilėn ideja mund tė fiksohet dhe zgjerohet; kjo ėshtė ndėrplotėsueshmėria midis sė Vėrtetės dhe Virtytit.

Qėllimi i Artit:

Qėllimi i artit nuk ėshtė a priori tė induktojė emocione estetike, por tė pėrēojė, bashkė me to, njė mesazh pak a shumė tė drejtpėrdrejtė shpirtėror, dhe kėsisoj sugjerimet qė burojnė nga dhe rishpiejnė tek e vėrteta ēliruese.

Arsyeja e qenies sė artit:

Arsyeja e qenies sė artit – si a fortiori e udhėve shpirtėrore – ėshtė kalimi nga aksidentaliteti tek substanca, ose nga bota e lėvozhgave tek ajo e arketipeve.

Arti i shenjtė:

Arti i shenjtė ėshtė forma e Mbiformales, imazhi i sė Pakrijuarės, gjuha e Heshtjes. Arti i shenjtė ėshtė Qielli i zbritur nė tokė, para se tė jetė toka nė ngjitje drejt Qiellit. Arti i shenjtė … pėrcjell jo vetėm tė vėrteta abstrakte qė pėrēohen nga simbolizmi, por gjithashtu – pikėrisht nėpėrmjet bukurisė sė tij – kundėrmimet njėherėsh rigjallėruese dhe paqėtuese tė Dashurisė Hyjnore.

Njė art ėshtė i shenjtė, jo pėrmes qėllimit personal tė artistit, por pėrmbajtjes, simbolizmit dhe stilit tė tij, pra pėrmes elementesh objektive. Pėr nga pėrmbajtja: subjekti i pėrfaqėsuar duhet tė jetė siē u tha ose kur ndjek njė model kanonik ose nė njė kuptim mė tė gjerė; por gjithmonė i pėrcaktuar kanonikisht. Pėr nga simbolizmi: personazhi i shenjtė, ose simboli antropomorfik, duhet veshur ose stolisur nė njė mėnyrė tė caktuar e jo ndryshe dhe mund tė bėjė gjeste tė caktuara por jo tė tjera. Pėr nga stili: imazhi duhet tė shprehet nė njė gjuhė hieratike tė posaēme formale e jo nė ndonjė stil tė huaj apo tė pėrfytyruar. Shkurt, imazhi duhet tė jetė i shenjtė nė pėrmbajtje, simbolik nė detaj dhe hieratik nė trajtim; pėrndryshe do t’i mungojė e vėrteta shpirtėrore, cilėsia liturgjike dhe – pėr mė tepėr – karakteri sakral. Me ēmimin e humbjes sė tė drejtės pėr tė ekzistuar, arti nuk ka tė drejtė t’i shkelė kėto rregulla dhe as qė i leverdis diēka e tillė, pasi kėto kufizime nė pamje tė parė i dhurojnė, me anė tė sė vėrtetės intelektuale dhe estetike, cilėsitė e thellėsisė dhe fuqisė, tė cilat artisti individual ka shanse fare tė pakta t’i nxjerrė nga vetja.

Njė art qė nuk shpreh tė pandryshueshmen dhe s’don tė jetė vetė i pandryshueshėm nuk ėshtė art i shenjtė.

Arti i shenjtė/profan:

Arti i shenjtė ėshtė i bėrė si mjet pėr pranitė shpirtėrore, ai ėshtė i bėrė njėkohėsisht pėr Zotin, engjėjt dhe njeriun; arti profan nga ana tjetėr ekziston vetėm pėr njeriun dhe nga vetė ky fakt e tradhėton atė.

Arti i shenjtė e ndihmon njeriun tė gjejė qendrėn e tij, atė bėrthamė natyra e sė cilės ėshtė dashuria pėr Zotin.

Detyra e vetme e artit:

Nuk ėshtė detyra e vetme e artit qė tė zbresė drejt njerėzve tė thjeshtė; ai duhet t’i mbetet besnik tė vėrtetės sė brendėsishme nė mėnyrė qė t’i lejojė njerėzit tė ngjiten drejt saj.

Vlera mbinatyrore e artit:

Vlera mbinatyrore e artit tė shenjtė buron nga fakti se ai pėrēon dhe komunikon njė inteligjencė qė i mungon kolektivitetit. Sikurse natyra e virgjėr, ai zotėron njė cilėsi dhe funksion inteligjence tė cilėn e shpalos nėpėrmjet bukurisė, sepse nė thelb ai i pėrket rendit formal; arti i shenjtė ėshtė forma e Mbiformales, imazhi i sė Pakrijuarės, gjuha e Heshtjes.

Arti / Bukuria:

Sigurisht arti i pėrket me pėrkufizim rendit formal, dhe kush thotė pėrsosje forme thotė bukuri; pretendimi se arti nuk ka tė bėjė fare me bukurinė, me pretekstin se qėllimi i tij imediat ėshtė shpirtėror, ėshtė po aq i rremė sa edhe pohimi i kundėrt: se bukuria ėshtė qėllimi i vetėm i veprės artistike. Nė thelb, bukuria nėnkupton njė mbajtės dhe njė pėrmbajtje: sa i pėrket mbajtėsit, ai pėrfaqėsohet nga konformiteti ndaj ligjeve tė harmonisė, ose rregullsisė sė strukturės, ndėrsa pėrmbajtja ėshtė shpalosje e “Qenies” apo e “Dijes” ose prapė e “Lumtunisė” (Beatitude) – ēka na rikthen tek aspekti i trefishtė i Atmas – apo mė saktė te njė kombinim i larmishėm i tre elementeve; pėr mė tepėr, janė pikėrisht kėto pėrmbajtje ato qė e pėrcaktojnė a priori mbajtėsin.

“Art pėr hir tė artit”:

Gabimi nė tezėn “arti pėr hir tė artit” qėndron nė tė vėrtetė tek supozimi se kėto janė relativitete qė kanė pėrligjjen e tyre tė mjaftueshme brenda vetes, nė natyrėn e tyre relative, dhe se pėr pasojė ekzistojnė kritere vlere qė i janė inaksesibėl inteligjencės sė kulluar dhe tė huaja sė vėrtetės objektive. Ky gabim pėrfshin heqjen e pėrparėsisė sė shpirtit dhe zėvendėsimin e tij ose nga instikti ose nga shija, pra nga kritere qė janė ose krejtėsisht subjektive ose arbitrare. Kemi parė tashmė se pėrkufizimi, ligjet dhe kriteret e artit nuk mund tė nxirren nga vetė arti, pra nga kompetenca e artistit si i tillė; themelet e artit qėndrojnė tek shpirti, tek dituria metafizike dhe mistike, jo tek vetėm njohja e zanatit dhe as tek gjenialiteti, sepse ky mund tė jetė ēfarėdo. Me fjalė tė tjera, parimet e brendėsishme tė artit i nėnshtrohen nė thelb parimeve tė brendėsishme tė njė rendi mė tė lartė.

Artisti / Mistiku:

Eksteriorizimit krijues, qė vazhdon nga qendra drejt periferisė, i pėrgjigjet njė brendėsim iniciues ose mistik, qė vazhdon nė kahjen e kundėrt duke patur si parafigurim psikologjik virtytin. Nė tė vėrtetė, virtyti priret nga aksidencialja drejt substanciales ose nga forma kontingjente drejt arketipit, “idesė”, thelbi i tė cilės ėshtė E Mira Sovrane, Agathoni. E njėjta vlen pėr artin, qėllimi i tė cilit ėshtė shndėrrimi i arketipit nė kontingjencė; dhe ky ėshtė “realizėm” i vėrtetė, ngase realja qėndron mbi ne, e jo nėn ne – siē ua ka ėnda modernistėve. Vetkuptohet qė shprehja artistike s’ėshtė asgjė mė tepėr se parafigurimi i alkimisė shpirtėrore, lėnda e tė cilės ėshtė shpirti dhe e cila realizon – pėr sė brendmi dhe nė mėnyrė themelore – atė qė arti demonstron dhe premton nė nivelin e perceptimeve dhe emocioneve imediate. Artisti sjell Hyjnoren nė botė; mistiku e riintegron botėn – shpirtin e tij – tek Hyjnorja; gjithmonė me ndihmėn e Qiellit, sepse “pa Mua nuk mund tė bėni asgjė.”
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

929


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi