Burimi i Rinisė sė pėrjetshme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Burimi i Rinisė sė pėrjetshme

Mesazh  Neo prej 14.12.08 13:13

Burimi i Rinisė sė pėrjetshme - thjeshtė njė dėshirė?

MISTERE TE LASHTESISE

Gjatė kohės kur po i afrohej ditėve tė tij tė fundit tė jetės, shkrimtari amerikan Mark Tuein thoshte se "jeta do tė ishte pėrfundimisht shumė mė e lumtur nėse ne do tė kishim lindur nė moshėn 80 vjec, dhe mė pas nė mėnyrė graduale do i afroheshim tė tetėmbėdhjetave".

Kjo lojė fjalėsh e zakonshme pėr Tuejnin ka qenė njė prej ankesave tė shumta nė lidhje me pleqėrimin e njeriut, qė janė rregjistruar pėr po aq kohė sa qeniet njerėzore i janė frikėsuar tatėpjesėtės sė njė jete tė gjatė. Poeti i lashtėsisė greke, Homeri e quante moshėn e vjetėr "tė urryer, tė neveritshme" ndėrkohė qė Uilliam Shekspir e quante "dimėr i tmerrshėm".

Kėshtu qė, nuk ėshtė e vėshtirė tė imagjinohet pėrse gjithmonė ka patur shpresa dhe zėra tė ndryshėm, sipas tė cilėve dicka do tė zbulohet shumė shpejt - ujėra magjikė, le tė thei, apo kėrkimet nė qelizat nejrėzore - qė do tė na bėnte tė hiqnim qafe pleqėrinė.

Aleksandri i Madh, i cili pushtoi pjesėn mė tė madhe tė botės s ėnjohur pėrpara se tė vdiste diku rreth vitit 323 para erės sė re, gjithmonė ishte nė kėrkim tė njė lumi i cili tė shėronte rrėnimin dhe plagėt qė shkaktonte pleqėrimi. Gjatė shekullit tė dymbėdhjetė tė erės sė re, njė mbret qė pėr evropianėt njihej si Prester Xhon, thuhet se mbretėronte nė njė tokė qė kish njė lumė floriri dhe burimin e rinisė sė pėrjetshme.

Por emri i cili ėshtė i lidhur mė ngushtėsisht me kėrkimin pėr burimin e rinisė sė pėrjetshme ėshtė eksploratori spanjoll i shekullit tė gjashtėmbėdhjetė, Huan Pons de Leon, i cili sipas gojėdhėnave mendonte se ky burim mund tė gjendej nė Florida.

Nė Shėn Agustin, qyteti mė i vjetėr nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ekziston njė vend i cili tėrheq njė numėr shumė tė madh turistėsh dhe qė pretendohet - ndonėse nė mėnyrė disi ironike dhe sarkastike - se ėshtė burimi i rinisė sė pėrjetshme qė Pons de Leon zbuloi shumė shpejt pasi mbėrriti nė vitin 1513 nė atė qė sot ėshtė Florida.

Nė fakt ka disa problem qė nuk tė lejojnė tė etiketosh burimin natyror tė Shėn Agustinit si burimin e famshėm tė Pons de Leonit, ose burimin e rinisė sė pėrjetshme. Vizitorėt e moshuar qė pijnė ujin e burimit qė mban erė squfur nuk ndodh qė tė kthehen nė rini.

Dhe ndoshta Pons de Leon nuk ishte nė kėrkim tė njė burimi tė tillė dhe ai mund mos tė ketė vėnė fare kėmbė nė Shėn Agustinin e kohėve moderne. Shumė historianė sot mendojnė se ai mbėrriti nė breg 225 kilometra mėnė jug, pran Melburnit tė kohėve tė sotme.

Kėrkimi

Por, legjenda e kėrkimit tė njė burimi tė rinisė sė pėrjetshme ėshtė kaq tėrheqėse, saqė mbijeton gjithėsesi, thotė Rajan K. Smith, profesor i historisė nė Universitetin e Riēmondit. "Njerėzit janė mė tė intriguar nga njė histori ku kėrkohet dhe nuk gjendet gjė, se sa nga ideja qė burimi mund tė jetė diku", thotė ai.

Asnjė dokument origjinal nuk ka mbijetuar nga ekspedita e Pons de Leon. Historianė spanjollė qė kanė shkruajtur shumė kohė pas vdekjes sė tij nė 1521, mund tė kenė sajuar historinė qė ai po kėrkonte burimin, pėr ta tallur sepse ai qe njė burrė i moshuar qė dėshironte tė rikthente energjinė e vet seksuale, thotė Smith.

Sidoqoftė, disa copėza tė vėrteta kanė nidhmuar pėr tė mbajtur nė kėmbė kėtė histori. Ketlin Degan, njė profesoreshė arkeologjie nė Universitetin e Floridas si dhe studiuese nė shoqėrinė e National Geographic, thotė se janė zbuluar njė varrezė si dhe mbetjet e njė misioni spanjoll qė daton pas nė kohėn e Shėn Agustinit.

Dhe tė gjitha janė zbuluar shumė pranė tė tė ashtuquajturit burim i rinisė sė pėrjetshme. "Ka qenė gjithmonė interesante dhe ironike qė vendi ėshtė, nė fakt, njė prej mė historikėve nė Florida", thotė Degan.

Mikele Reina, njė zėdhėnės i Parkut Arkeologjik tė Burimit nė Shėn Agustin thotė se burimi ka qenė njė vend tėrheqės pėr turistė qė tė paktėn prej vitit 1901.

Willie Drye

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1428


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi