Triumfi i krimit te organizuar ne Shqiperi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Triumfi i krimit te organizuar ne Shqiperi

Mesazh  Agamemndon prej 18.03.14 13:50

Triumfi i krimit te organizuar ne Shqiperi




Krimi i organizuar ne Shqiperi ka lindur me fillimin e viteve 90-te. Ne fillim me krime te tilla si vjedhje, shkaterrime,  trafiqe, vrasje, kontrabande dhe narkotiket. Organizimi i tij ishte modest. Gradualisht u perfeksionua deri ne fenomene te avancuara si ai i firmave piramidale, si shfaqje tipike te krimit te organizuar financiar.

Forcimi dhe pasurimi fillestar i organizatave kriminale dhe mosmarrja e masave te duhura deri ne shdukjen e tyre ne periudhen 97-2005 solli vazhdimesine dhe pasurimin gradual te krimineleve, te cilet aktivitetin e tyre e shtrine edhe ne shtetetet e tjera, ku emigruan shqiptaret, duke u shnderruar ne nje aktiviet te organizuar me te sofistikuar me te ardhura te larta.

Organizatat kriminale shqiptare orientuan veprimtarine e tyre ne fushat e kultivimit e trafikimin te lendeve narkotike, trafiqeve te  ndryshme te tjera lloji, prostitucionin, trafikimi i mjeteve motorike, grabitjeve, larjes se parave etj. Ato vleresohen si organizata me rrezikshmeri te shtuar.

Sipas statistikave te agjensive kryesore nderkombetare rezultojne disa dhjetra ton drogash te forta me vlera marramendese e qe jane trafikuar nepermjet Shqiperise[OKB Vjene]. Nivel i larte i trafikut te qenieve njerezore, kontrabande etj. Gradualisht, shohim lindjen dhe avancimin e krimit ekonomik, si larja e parave, rrembimi i pasurive me manovra te paligjshme,perfitimi i vlerave te medhe monetare e materjale nepermjet veprimeve kriminale ne prokurimet e pasurive publike dhe shkeljet ne zbatimin e tenderave shteteror, demtimi i konkurences se lire dhe krijimi i monopoleve, shmangia ne tatime e dogana, sidomos ne fushen e mallrave me aksize, krimet ne fushen e lojrave te fatit, monopolizimi i inkriminuar ne sherbimeve publike te kushtueshme etj.

Keto fenomene jane shoqeruara gjithmone me nje korrupsion masiv ne rritje, i cili perdoret si mbulese e krimeve te renda.

Ato kane ēuar dhe do te cojne akoma me shume  ne shkaterrimin dhe varferimin e Shqiperise, kolapsin financiar, rritjen e borxheve etj. Ky shqetesim pasqyrohet ne te gjitha konkluzionet e strukturave me te larta te luftes kunderkrimit ne Evrope e SHBA, e deri ne drejtuesit kryesore politike te ketyre shteteve. Keto fenomene jane pengesa kryesore per aderim ne Evrope.

 Kapja e shtetit

Organizatat kriminale shqiptare, krahas realizimit te perfitimeve nepermjet krimeve, ashtu si kudo, tentojne kapjen, kompromentimin dhe inkriminimin e nepunesave te administrates publike deri ne kapjen e shtetit. Oranizata prestigjoze Amnisty Internetional ne SHBA thekson se shkalla me e larte e kapjes se shtetit nga organizatat kriminale ndodh ne ato vende ku parlamentet kalojne e miratojne ligje qe u sherbejne pasurimit te ketyre organizatave.

Ne Kuvendin e Shqiperise, pervec te tjerave kane kaluar ligje te kesaj natyre, si ligjet per armatimin dhe municionet, per lojrat e fatit, perpunimin e plehrave, ligjet e doganave, te aksizes, ligjet e hidrokarbureve, ligjet per adminstrimin, dhenien me koncesion dhe shitjen e pasurise publike etj. Njihen inisiatoret dhe relizuesit e proceseve ligjformues. Pasojat e tyre i dime te gjithe, gjithashtu dime edhe kush ka perfituar, duke shfrytezuar poziten. Te gjitha jane bere objekt analizash e kritikash, te pakten ne median e pavarur.

Po te shohesh veprimtarine e strukturave te policise, prokurorise e gjykates, ne vendet me te zhvilluara verehet se detyre numur nje qe ndjekin me paresi jane ato te shkeljes se rregullave per prokurimet publike, tenderimin apo sherbimet publike.  Sa te tilla deri te hapura kane ndodhur ne Shqiperi, sa procese policore, ne prokurori e gjykata ka patur, sa para te vjedhura i jane kthyer arkes se shtetit? Pothuajse asgje. Kjo tregon jo vetem paaftesi, por ngre edhe dyshime serioze per korrupsion e kapje nga krimi te strukturave qe paguhen per ta luftuar.

Ēdo shtetas i cfardo niveli, ne administrate apo jo, duhet ta dije mire se po te kene perfituar padrejtesisht, qofte dhe 100000 lek nga pasuria publike, ka kryer qartėsisht nje krim. Ky krim duhet te jete dhe do jete objekt i ndjekjes policore te prokurorise dhe gjykates, pa kufizim kohe.

Organizatat kriminale tek ne sigurojne te ardhura maramendese nga keto krime. Ato mundohen ti formalizojne dhe ti investojne keto te ardhura ne veprimtari “legale “ me qellim per te rritur fitimet. Keto investime dhe fitimet e nxjera pre tyre jane produkt i aktivitetit kriminal dhe keshtu do te mbeten deri ne momentin e sekuestrimit.

Nje pjese e mire e te erdhurave nga keto ndermarje kriminale, kalon detyrimisht ne riorganizim e  forcimin e strukturave kriminale, paisjen e tyre me mjetet e duhura e te kushtueshme si arme te ndryshme te sofistikuara, eksplozive te cilesise se larte, paisje elektronike, per mbrojtjen ligjore, kompromentimin e policeve, prokuroreve e gjyqtareve etj. Veprime te domosdoshme qe sigurojne jetegjatesine e organizates kriminale.

Krimi i specializuar pėrballė njė shteti amator

Situata aktuale e kriminalitetit ne Shqiperi eshte e rende. Gjate 10 viteve, krimi avancoi, ndersa kundervenia e policise dhe e SHISH-it ndaj krimit te organizuar dhe korupsionit ka qene pothuajse zero. Keto institucione nuk kane kryer detyren, gje qe shihet hapur e qe nuk mund te fshihet.

Njekoheshit elementet kriminale kane ndryshuar taktike. Krimet jane ashpersuar. Po perdoren arme dhe metoda te rrezikut te shtuar, si eksplozive, paisje te perparuara etj. Eshte regull i thjeshte qe organizatat kriminale pas kundervenieve te para do ta ashpersojne reagimin dhe fanomenet kriminale ne Shqiperi do te shtohen dhe ashpersohen.

Kriminelet, nga dita ne dite po i shpetojne arrestimit, duke marre masa efikase per zhdukjen e provave,e duke e shoqeruar kete me nje lufte groteske politike. Keto aksione dhe masa quhen te perfunduara vetem atehere kur shumat qe i korrespondojne demit jane futur ne arken e shtetit, si  dhe duke iu shmangur deklaratave pompoze ne  media, pa filluar mire aksioni policor. Nuk ka me siguri per zbulimin te krimit financiar, kur ekonomistet e vertete ne policine e shtetit mund te numurohen me gishtat e nje dore. Pjesa me e mire e drejtuesave  nuk di te lexoje e te kuptoje nje fature me TVSH.

Ndryshimet totale e domosdoshme ne SHISH dhe polici duhet e mund te realizohen ne nje kohe te shkurter. Shembujt e ndryshimit te tyre ne bote jane te shumte, por kryesisht, keto ndryshime duhet te kene ne baze te tyre pervojen dhe karakteristikat e shqiptareve, qe jetojne ne nje vend te tille me siperfaqe, numur popullsie, formim, tradita dhe mentalitet qe ndryshon shume nga ai i vendeve te zhvilluara,duke e shrytezuar dhe eksperiencen e ndihmen e tyre. Keto ndryshime te domosdoshme do te rritin efikasitenin ne lufte kunder krimit, pa shtuar numurin e efektivave te kushtueshme per nje ekonomi modeste.

Drejtimi politik i Policisė sė Shtetit

Me ndryshimin e sitemit politik ne 1992, ndryshimet e menjehereshme ne polici, SHISH etj, ishin te domosdoshme dhe jetike. Keto ndryshime u shfrytezua nga forca fituese per qellime politike te shtrembera, mbase edhe antishqiptare. U mbajten ne keto struktura punonjesit me te dobet profesionalisht dhe me vese te trasheguara nga organet e diktatures se proletariatit.

Produkti  i veprimtarise se  tyre ishte zbulimi i armiqve dhe bandave kriminale imagjinare te rrezikshme, shkelja e ligjeve, falsifikimete i proceseve dhe provave, shoqeruar me arrestime hapur te padrejta, zhdukje e vrasje, qe cuan ne  kolapsin dhe shkaterimi i vendit ne vitin 1997. Ne kete vit u shkaterua totalisht policia e SHISH-i. Qeveria e ardhur ne pushtet pas 97 veproi drejt, me doza te pakta politizimi; policia, SHISH dhe infrastruktura e tyre totalisht te shkaterruara u ringriten dhe filluan nje funksionim normal. Krimi filloi te goditet dhe u realizuan shume arrestime  qe sollen nje rimekembje te sigurise ne jeten e qytetareve.

Kjo veprimtari u dobesua pas vitit 2000, kur fenomenet negative filluan te njohin  zhvillim  perseri. Gjithmone me politizim, tarafe personale, duke i krijuar krimit  te organizuar e korrupsionit nje ambjent te pershtatshem per te rimare vehten e organizuar duke ritur vazhdimisht fitimet. Keshtu u arrit ne ditet tona. Emerimet ne strukturat e nivelit te pare dhe te dyte ishin teresisht politike dhe personal, familjaree krahinore, duke larguar specialistet dhe oficerat me me rendiment ne luften kunder krimit te organizuar ne Policine e Shtetit, SHISH, Policine Ndertimore, energjitike, doganore, tatimore e pyjore.

Ne te gjitha strukturat antikrim e antikurrupsion efektivat teje te politizuara, kane  vepruar si nje tribu mesjetare qe i ka sherbyer vetem atij qe i ka vendosur dhe vehtes se vet, duke lene fushe te lire krimit. Kjo fillon me caktimin e kraut.

Ne kujtesen e shqiptareve do te mbeten emblematike figurat e Gazidedes, Koplikut, Shehut, Burgajt, Bares, Kocit, Rames, Toskes, Yzeirit, Bashes, Shaqirit, Nokes etj. Nuk bejme asnje gabim po te pohojme se pothuajse te gjithe jane aty afer. Me perjashtime minimale te gjithe drejtuesit kryesore dhe aktuale te ketyre sektoreve jane katapultuar ne keto vende pa merite minimale profesionale me mangesi te theksuara ne formim arsimor professional, qofte dhe ate te pergjithshem juridik. Ata nuk kishin  realizuar ne jeten e tyre asnje zbulim, analize te elementeve kundershtare, nuk kishin  marre asnje procesverbal kallzimi apo deshmi per aktivitet kriminal: Pa realizuar me pare asnje veprim inteligjent te thjeshte zbulues, si mud te organizohen e zbatohen keto aksione ne shkalle vendi? Personaliteti i tyre ka qene mesatar, duke mos pasur mundesi te realizojne mbrekullira te mbinatyreshme ne drejtimin e sektoreve.

Thene shkurt…Nuk mund te zgjidhe ekuacion diferencial ai qe nuk ka mesuar e perdorur me pare tabelen e shumezimit. Nuk mund te drejtohet nje sherbim inteligjent i nje shtetit, apo policia kriminale etj, nga nje person qe nuk di dhe nuk ka provuar me pare te vere ne sherbim nje person i cili duhet dhe ka mundesite te informoje per veprimtarine kriminale. Keta drejtues kryesore te tille i zgjodhen edhe vartesit ne nivelin e dyte te komandimit e me poshte.

Mosndėshkueshmėria pėrmes politizimit tė krimit

Ne periudhen 92-97, policia e SHISH-i, vecanerisht sektoret e punes se mbyllur, u devijuan nga detyra kryesore. Ata” punuan” ne drejtim te krimeve inekzistente fantazmagorike, kunder te ashtuquajtureve armiq te demokracise, duke krijuar armiq dhe kriminele qe nuk lidheshin me krimet qe kishin ndodhur ne vend. Ishin te detyruar duke shkelur ligjet  e te drejtat e shtetasve te arrestojne, torturojne deri te zhdukin te ashtuquajturit armiq. Ky devijim la pas dore zbulimi i krimineleve te vertete qe kishin kryer krime. U la pas dore zbulimi, frenimi dhe nderprerja e aktivitetit kriminal te organizuar ne formen e firmave piramidale.

Ky aktivitet e coi ekonomine ne kolaps duke vene ne dyshim edhe ekzistencen e vete shetit shqiptar. Pas 97 deri ne fillim te viteve 2000 pati nje riorganizim dhe normalizim te strukturave dhe veprimtarise se efektivave, krimi po ndeshkohej, bashkepunimi me homologet nderkombetare u permiresua etj. Pas kesaj me nderhyrjen e politikaneve shohim se ky process u frenua. Fillimisht u  gjalleruan proceset korruptive dhe krimet  ne fushen e doganave, tatimeve, prokurimeve publike, kultivimit te droges etj.

Keto sollen renien ekonomike, evazionin fiskal dhe lindjen e krimeve te reja per prokurimet e pasurise publike e tendera. Keto fenomene te devijmit ne politiken e goditjes se krimit, sidomos atij te organizuar vazhduan te forcohen e te dalin hapur ne skene. Politika e kohes, deri ne 2013 ka nderhyre hapur duke e asgjeruar nderhyrjen deri tek prokuroria e tek gjyqesori.

Keshtu, pandeshkushmeria, ky fenomen mesjetar ne Shqiperi “moderne” qe kerkon te futet ne bashkesine evropiane, ka fituar qyetarine.Si mund te mos denohen organizatoret e masakres se Gerdecit dhe te perfitimeve maramendese ne import-eksportin e armatimeve dhe municioneve; te shkaterrimit prej 1500000 euro te rrethrotullimit ne hyrje te Tiranes, te megashperdorimit te fondeve ne rrugen per Kosove, zhdukjes se fondit te garancise te Albetrolit, koncesionet dhe tenderat hapur te kundraligjshem,veprimet kriminale ne import eksportin e tregetimit te hidrokarbureve, shkeljet flagerante antitrust etj.Po vrasjet politike me karakter te theksuar terrorist te Trebickes, Fatmir Xhindit, Aleks Kekes, Remzi Veselit, Perjet Abazit, Skerdilaid Konomit dhe Isa Copes pse nuk jane zbuluar, cfare ka bere struktura e SHISH-it, po policia kriminale pse nuk kane zbuluar e cuar ne gjyq asnje autor. Por nderhyrjet e politikes kane shkuar me tej,deri ne shkeljen flagrante te Kushtetutes si ne rastin ekundershtimit flagrant te vendimit te Prokurorise per te arrestuar te dyshuarit e 21 janarit?

Eshte obligim thuajse ligjor i drejtuesve kryesor te shtetit dhe ministrave, spastrim te ketyre strukturave ne te gjitha nivelet  menjehere.

Pas reformimit qe nuk duhet te zgjate me shume se nje vit. Urgjentisht duhet te filloje goditja e krimeve te 2o vjeteve nderprerje e cila jo vetem te shoqerohet me denime penale, por demin e shkaktuar vendit qe mund te arije vlerat e disa milarda  Eurosh,ti rikthehet shqiptareve dhe vendit te tyre. Kjo eshte obligim ligjor i te gjitha efektivave te policies, SHISH, drejtuesit kryesore te dikastereve, policise, SHISH dhe ekzekutivit. Mosrelizimi  pervec pasojave politike, ngarkon edhe me pergjegjesi penale, sepse nuk ka parashkrim dhe falje per organizatat apo personat qe kane kryer veprimtari ne formen e Krimit te Organizuar. Eshte rjedhim logjik edhe mundesie se faktori politik,po nuk veproi keshtu; ka rene ne hulline e krimit te organizuar personalisht dhe nuk u intereson goditja e tij, njesoj si ata qe zevendesuan.

Materiali i botuar eshte pjese e nje raporti te nje OJF mbi krimin e organizuar ne Shqiperi.
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


231


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi