Qenia dhe qeniet imagjinare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Qenia dhe qeniet imagjinare

Mesazh  Magus prej 17.03.14 22:23



Me mėsymjen drejt qyteteve, pėrveē tė tjerash, njerėzit lanė pas krahėve besimet dhe besėtytnitė, ose u dhanė forma utopike. Kėto tė fundit mund t’i fusim nėn njė ēati tė pėrbashkėt, qė nga studiuesit njihet si mitologjia popullore (Ēabej), ose edhe qenie imagjinare (Borges).

Ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktohet se si mund tė kundrohet kjo lėnie mėnjanė e kėtyre besėtytnive, si ēlirim prej tyre dhe, sė kėndejmi, si shenjė emancipimi (siē bien dakord nė kėtė pikė ideologji si komunizmi dhe demokracia), apo si njėfarė dalje nga rrėnjėt dhe, qė kėtej, si njė metamorfozė qė i tėhuajėson drejt njė zone tė rėndė gri, qė ka si pasojė harresėn e tė shkuarės dhe paralizimin nė raport me tė ardhmen? – sepse nė qytet, tė ardhmen e bėjnė tė ardhurit, ose ardhacakėt.

Ndėr kėto figura tė besėtytnive, Ēabej rreshton edhe kėto:

Abé – “hije e fantazmė”, kuptimi i parė “pėlhurė”; Balozi i detit; tė Bardhat – “lloj shtojzovallesh”, emri i tyre i krahasueshėm me albile, “tė bardhat” tė arumunėve, e mė anė tjetėr me leukai korai – “vashat e bardha” nė Delfi tė Greqisė sė vjetėr; Buba; e Bukura e Dheut, figurė e pėrhapur nė mbarė Gadishullin Ballkanik, si dhe te turqit, kurdėt, sirėt e mė anė tjetėr edhe nė Itali, emėrtimi i saj sipas P. Kretschmer-it me burim prej botės arabe; Divi, me gurrė orientale; Dragojtė; tė Errėtat e Dheut; Dhampiri; Dhamsuta, pėrfytyruar nė Veri si njė pelė pėrrallore, me nė shpinė kalorėsin e quajtur Dhevėshtruesi; Fata, tek arbėreshėt e Italisė; tri Fatitė; Ferriēka, njė lloj vashe e bukur, nė gojėdhėnat e Pėrmetit; Flana; Floēkat, pėrfytyruar si vasha tė bukura me flokė tė gjatė, qė mendohej se rrinin nė ujėra e nė puse, tė ngjashme me to ishin Kshetrat ose Kshetzat; Gegu; Sanagogu; Gjysmagjeli, figurė e pėrrallave popullore; Herri, pėrfytyruar si njė lloj xhuxhmaxhuxhi; Hijet, sipas Joklit tė quajtura kėshtu edhe te tė tjerė popuj ballkanikė; Hyjria e Detit, lloj sirene; tė Jashtėsmet, quajtur nė kėtė mėnyrė edhe nė greqishten e re; Jelini, lloj vigani nė besėtytnitė e Sasajt tė Sarandės, kuptimi i mirėfilltė “grek, helen”; Judi, Xhullitė, quajtur kėshtu si nė anėt e Veriut, si edhe te bullgarėt dhe rumunėt, Jidov; Kacelmici, lloj gjysmėgishti i pėrrallave; Karkanxholi, prej turq. karakoncoles; Katallani, vigani me njė sy i pėrrallės popullore, qė e ka emrin prej rrogėtarėve (mercenarėve) katalanas tė Spanjės, tė cilėt shkretuan Gadishullin Ballkanik aty nga viti 1302, nė Labėri me emėr shqip Syqėnhenjerķ; Katraveshi, lloj vigani antropofag nė pėrrallat e Jugut, te fjalori i Pano Tases; Koret, nė besėtytni zana dėmtare, qė nė Kelmend mendohej dikur se i digjnin me flakadanj nė netėt e festave popullore; Kukudhi, figurė e mitologjisė popullore tė Jugut e tė elementit shqiptar tė Greqisė; Kulshedra, figurė e njohur mirėfilli; Ligat, fata tė kėqija nė besėtytninė e dikurshme tė Siqelisė1; Lopėlara, figurė e pėrrallave, e pėrfytyruar si njė lopė larushe; Lubia, qenie e mitologjisė popullore, e njohur mirėfilli me emėr tė karakterit eufemistik; Lugati, lloj vampiri i besėtytnive.2

Gjithė sa mė sipėr, besoj pėrvijohet si njė kėngė e moēme pėr tė ardhurit, fjalėt dhe refreni i sė cilės thjesht u kujton diēka nė trajtė tė zbehtė. Kurse pėr pasardhėsit e ardhacakėve, ėshtė vetėm “interesante” ose lėndė e parė pėr gallatė.

Vetė fakti qė kėtyre figurave mitike u ka ardhur vakti tė tubohen nė letėr tregon shumė.

Edhe Borges-i, mbase fort i mahnitur nga ky subjekt, ka mbledhur me ėndje dhjetėra figura tė tilla, qė ai quan si “qenie imagjinare”.


Ndėr tė tjera, Borges-i pėrcjell rrėfenjėn pėr Gjarprin Tetė Herė tė Bigėzuar:

“Gjarpri Tetė Herė i Bigėzuar i Kosh-it spikat nė kozmogoninė mitike tė Japonisė. Ai kishte tetė kokė dhe tetė bishta; kish sy tė kuq si qershi dimri, mbi shpinė i rriteshin pisha e lėmashk, kurse nė secilėn prej krenjve i mugullonin bredha. Kur gjarpėronte, shtriqej nėpėr tetė lugina dhe tetė kodrina, me mes tė njollosur gjithnjė me gjak. Nė shtatė yjet kjo bishė pėrlau shtatė virgjina, bija mbreti, tė quajtur Princesha-Kreshtė-Orizore. Princesha u shėlbua nga zoti me emrin Mashkulli-Trim-i Shpejtė-me Fletė. Ky kalorės shestoi njė rrethojė qarkore prej druri me tetė porta dhe tetė platforma nė ēdo portė. Nė secilėn platformė vuri nga njė tinar tė mbushur gjer nė buzė me birrė orizi. Gjarpri Tetė Herė i Bigėzuar u afrua dhe, duke kredhur nė secilin tinar njė kokė, e piu birrėn dhe ra zhyt nė gjumė. Atėherė Mashkulli-Trim-i Shpejtė-me Fletė i shkurtoi kokėt. Njė lumė gjaku rrodhi prej qafave tė cunguara. Nė bishtin e Gjarprit u gjet njė shpatė qė nderohet edhe sot nė Hijeroren e Madhe tė Atsuta-s. Kėto ngjarje u zhvilluan nė Malin e Gjarprit, sot Mali i Tetė Reve. Numri tetė nė Japoni ėshtė numėr magjik dhe pėrdoret pėr tė thėnė shumė, ashtu sikundėr se pėrdorej dyzeta (“Kur dyzet dimra do tė ngrysin ballin tėnd”3) nė Anglinė elizabetiane. Kartėmonedha japoneze kremton ende vrasjen e Gjarprit.

Ėshtė e tepėrt tė vėmė nė dukje se shpėtimtari i martua me tė shėlbuarėn, ashtu si nė mitin grek Perseu martohet me Andromedėn.

Nė pėrkthimin e tij tė kozmogonive dhe teogonive tė Japonisė sė vjetėr (Shkrimet e Shenjta tė Japonezėve), Post Weeler-i mban shėnim, gjithashtu, legjendat analoge tė Hidrės sė mitit grek, tė Fafnirit tė mitit gjerman dhe tė hyjneshės egjiptiane Hator, tė cilėn njė zot e dehu me birrė tė kuqe si gjaku, qė tė mos asgjėsonte njerėzimin.”4

Merret me mend qė japonezėt sot, duke qenė njerėz modernė tanimė, tė civilizuar nga ndėrmarrja zulmėmadhe e njeriut pa ngjyrė, as qė duan t’ia dinė pėr Gjarprin Tetė Herė tė Bigėzuar, qė, po tė mos e harronin, mbase do ruheshin nga Gjarpri qė hėngri kokat e samurajėve.

Borges-i tregon se edhe Kafka kishte njė pėrfytyrim pėr kafshė imagjanre:

“Ėshtė kafsha me bisht tė madh, si bisht dhelpre, disa jardė tė gjatė. Sa do tė mė kėndej tė shtrija duart mbi kėtė bisht, por ėshtė e pamundur, sepse kafsha lėvrin paprerė pėrqark, dhe tėrhidhet sa andej kėndej. Kafsha shėmbėllen me njė kangur, por jo pėr nga fytyra, qė e ka tė sheshtė, ment si fytyra e njeriut, tė vogėl dhe vezake; veē dhėmbėt e saj kanė fuqi shprehjeje, si kur i fsheh, ashtu edhe kur i zdath. Nganjėherė mė duket sikur kafsha orvatet tė mė ngashėnjejė. Ē’qėllim tjetėr mund tė ketė kur tėrheq bishtin, teksa orvatem ta prek, pasandaj sėrish pret e qetė, e kur unė tundohem edhe njė herė, ajo e mbėshtjell?
Franz Kafka: I dashur baba”5

Edhe Kafka del tė jetė njė prapanik i pandreqshėm, sepse nuk pranoi qė nuk pranoi njė herė tė pinte nga helmi i Gjarprit qė gėlltiti kokat e samurajėve, qė tė shėrohej njė herė e mirė nga tė tilla zakone prapanike tė kohėve tė errėta.

Figurat dhe personazhet mitike qė ndėrmendėm mė lart, nė fakt, janė njė dėshmi e paasgjėsueshme e “ngjyrosjes” ose e braktisjes sė monoteizmit ndėr ata qė jetonin me to dhe ndėr ata pak qė i mbajnė tė gjalla akoma nė kujtesė dhe nė botėkuptim.

Ato duhen mbajtur nė kujtesė, sepse gjithnjė, nga njėra anė ėshtė Njė-shi, dhe nga ana tjetėr shumė-si. Pra, nėse dimė tė dallojmė, dimė edhe tė ndėrtojmė raportet e duhura.

(1) Sicilisė.

(2) Ēabej, E. (2011) “Diana dhe zana”, f. 135-136. Tiranė: Ēabej.

(3) Nga njė sonet i Shakespeare-t.

(4) Borges, H. L. (2005) “Libri i qenieve imagjinare”, f. 78-79. Pėrkth.: Azem Qazimi. Tiranė: Zenit.

(5) Po aty, f. 92.
avatar
Magus

Kėrkoni tė vėrtetėn nė praktikė dhe jo me spekulime.
Ēfarėdo qoftė niveli i teorive qė ju mund tė zhvilloni, ato do tė mbeten gjithmonė masturbim intelektual.



180


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Qenia dhe qeniet imagjinare

Mesazh  Hagel prej 23.03.14 14:05

Ne jemi te gjithe ne Universin e Shpirterave por ne nivele te ndryshme te vetedijes.
avatar
Hagel

95


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi