Zhdukjet mė tė mistershme tė njerėzimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tė zhdukur ne mėnyrė misterioze

Mesazh  Jon prej 05.11.08 18:51

Tė zhdukur ne mėnyrė misterioze, pėr tu gjetur mė pas me kujtesė krejtėsisht tė fshirė

Ne Kazan te Rusise, nje ekonomist u zhduk ndersa kthehej nga puna per ne shtepi, per tu shfaqur pas gjashte muajsh, nje mije kilometra larg, nderkohe qe nuk arrinte te mbante mend asgje per veten.

Nje 15-vjeqar nga Lipetseki, i zhdukur teksa shkonte ne shkolle u gjet ne nje pyll prane Moskes, dhe nuk arrinte te kujtonte absolutisht asgje. Nje ushtar u zgjua ne nje spital dhe u tha mjekeve se nuk kujtonte dot as emrin e tij.

Ekonomisti, studenti e ushtari jane pjese e nje grupi prej 31 vetash, viktima te amnezise, qe gjate pese vjeteve te fundit u nenshtrohen rregullisht kurave ne Institutin Psikiatrik Serbski te Moskes.

Ndokush prej tyre ka arritur te rigjeje “kujtesen autobiografike”, por askush nuk ka as idene me te mjegullt per ate qe mund t’i kete ndodhur gjate kohes kur eshte zhdukur. Eksperimente te sherbimeve secrete me psikofarmake te fuqishem?

Thjesht Mitomanė? Rrembime aliene?”

I kemi shqyrtuar te gjitha hipotezat”, thote profesori Zurab Kekelidze, nendrejtori I institutit, gjate nje interviste per “Moskvski Komsomolets”.

“Nuk vuajne nga asnje shqetesim mendor, nuk njoh asnje psikofarmak aq te fuqishem qe arrin ta beje kete efekt. Asnje e dhene nuk na ben te mendojme se behet fjale per ndonje trillium. Alienet. Fillimisht duhet provuar qe ekzistojne”.

Edhe nje tjeter detaj i pashpjegueshem, thuajse te gjithe jane gjetur pa asnje fije kujtese prane nje hekurudhe. Edhe nje detaj tjeter i rendesishem: fenomeni eshte vene re thuajse vetem te meshkujt (vetem 3 femra).

Pacientet kane shume pak gjera te perbashketa me njeri tjetrin : mosha nga 16 ne 66vjet dhe te gjithe vijne nga shtresa te ndryshme shoqerore.

Instituti ( I njohur ne epoken sovjetike, pasi aty trajtoheshin disidentet politik ) mes te shtruarve ka edhe nje gjermano-rus, i zhdukur ndersa drejtonte makinen ne Gjermani dhe i zgjuar pa billet ne nje tren prane qytetit Vologda, i vendosur rreth 500km larg Moskes.

“Nuk e di kush jam, nuk e kam idene se ku po shkoj” – vetem keto fjale diti te thoshte. Me pas u zbulua se nuk qe ne gjendje te thoshte asnje fjale ne gjermanisht, gjuhe qe e njihte ne menyre te persosur. Ne koke i kishte mbetur vetem rusishtja qe fliste kur jetonte ne Kazakstan.

Gjermani u kthye ne Gjermani, ku iu desh te mesonte nga zeroja gjuhen e Getes, per te mundur te komunikonte me gruan dhe femijet.

Ndersa ushtari u dashurua me nje infermiere, me te cilen edhe u martua, nderkohe qe nuk pranon ne asnje menyre te kthehet ne shtepi, ku thote se “ka vetem te huaj”.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zhdukje misterioze

Mesazh  Estilen prej 23.03.10 10:21

Zhdukje misterioze

Kur behet fjale per zhdukje,menjehere mendja na shkon ne zhdukjen e nje objekti,apo personi.

Dhe pikerisht ne ate vend, psh, buze liqenit, kur personi eshte pare per here te fundit, fillon hetimi i eksperteve.
Por zhdukja ne fjale nuk ben fjale per person apo objekt, por per nje liqen te tere, qe u zhduk brenda nje nate.

Me misteriozja qendron se nuk u zhduk vetem uji i liqenit, por e gjithe permbajtja e tij, si gure, bime, peshq si dhe te gjitha kafshet qe jetonin ne te.

Askush deri me sot, qe nga 10 janari, nuk ka dhene nje pergjigje, se c'ka ndodhur me liqenin O'Hire ne Irlanden e veriut.
Eshte nje fenomen kaq i paspjegueshem, sa qe te gjithe ngrejne supet nga ''injoranca''e momentit

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zhdukjet mė tė mistershme tė njerėzimit

Mesazh  Agamemndon prej 14.03.14 9:55


Zhdukjet mė tė mistershme tė njerėzimit




Prej disa ditėsh ka humbur njė avion me 239 njerėz nė bord cili ende nuk ėshtė zbuluar
Derisa tė zbulohet kjo ēėshtje mbetet mister.

Por kjo nuk ėshtė e para zhdukjeve e ēuditshme. Mė poshtė do t’ju paraqesim 10 zhdukjet mė tė mistershme tė njerėzimit

D.B Cooper

Asnjėherė nuk ėshtė identifikuar formalisht rrėmbyesi i aeroplanit, D.B Cooper. Por vetėm nga mediat ishte quajtur vetėm, D.B. Sipas tė dhėnave ėshtė lėshuar me parashutė nga aeroplani, por trupi i tij nuk ėshtė gjetur kurre.

Bishuteritė e kurorės irlandeze kanė humbur nė kėshtjellėn e Dublinit nė vitin 1907 dhe hajdutėt nuk u kapėn asnjėherė duke mbetur tė pazbuluara.

 Fėmijėt Sodder
Brenda nė nate u zhduken Maurice Antonio, Martha Lee, Louis Erico, Jennie Irene dhe Betty Dolly Sodder. Ishte viti 1945 kur kėta vėllezėr dhe motra nga Virgjinia Perėndimore, e SHBA-sė, nuk u gjetėn kurrė. Shtėpia e tyre u dogj pėr shkak tė  njė problemi nė instalimin elektrik.

 “The Fort Worth Three”
Ata nuk u panė kurrė mė, ishte dhjetor 1974. Bėhet fjalė pėr tri vjaza nga familje tė ndryshme qė u dėrguan nė njė udhėtim pėr blerje nė qendrėn tregtare nė qytetin Fort Worth tė SHBA-ve. Qė nga ajo ditė kėto tri vajza nuk ishin parė kurrė.

 Ekuipazhi i Sarah Joe
Benjamin Kalama, Scott Moorman, Patrick Woessner, Peter Hanchett dhe Ralph Malaiakini qė tė gjithė u zhdukėn nė vitin 1979. Ata ishin duke lunduruar me barkėn e tyre. Ky rast i trembi njerėzit anė e kėnd botės.

 Henry Hudson
Kishte tentuar shumė herė pėr tė gjetur kalimin nga SHBA-ja drejt lindjes. Bėhet fjalė pėr ekploruesin e detit Henry Hudson. Por nė vitin 1610 ekspedita e tij e funidt e njohur si “zbulimi” ishte realizuar, por ata mbeten tė bllokuar nė gjirin e Hudsonit nė kushte tė ftohta atmosferike.

 Aeroplanėt nė trekėndėshin e Bermudės
Njihet gjerėsisht legjenda e trekėndėshit tė Bermudės. A e dini se si ka nisur? Nė mesditėn e 5 dhjetorit tė vitit 1945 u zhdukėn 5 aeroplanė nė ajėr. Kėta aeroplanė u zhdukėn mbi njė sipėrfaqe me sasi tė madhe uji, e njohur edhe si “Trekėndėshi i Bermudės”, nė pjesėn perėndimore tė Oqeanit Atlantik Verior.

Lord Lucan – u deklarua i vdekur, por trupi nuk i ėshtė gjetur
Mė 8 nėntor 1974, Richard John Bingham ose i njohur si Lord Lucan ishte zhdukur nė momentin qė dadoja e fėmijėve tė tij ishte gjetur e vrarė. Sipas tė dhėnave Lucan kishte qėlluar pėr vdekje kujdestaren e fėmijėve tė tij, Sanda Rivett, nė shtėpinė e tyre nė Londėr. Nė vitin 1990 ai u shpall i vdekur, por nė shkurt tė vitit 2012 ishte parė duke fluturuar pėr nė Afrikė.

 Amelia Earhart
Ndėr femrat e para pilote ka qenė Amelia Earhart. Por ajo u zhduk nė mėnyrė tė msitershme  mė 2 korrik tė vitit 1937, pasi ishte duke tentuar tė fluturonte rreth globit. Pas kėrkimeve ajo u shpall e vdekur, por fundi i saj misterioz ka ngjallur shumė teori konspirative.


 Ekuipazhi i Mary Celestes
Nė vitin 1872 nė Oqeanin Paqėsor njė anije kanadeze e ndėrtuar nga tregtarėt ishte zhdukur. Pjesėtarė tė kėsaj anijeje ishin kapiteni, familja dhe ekuipazhi. Thuhet se kapiteni i anijes, Benjamin Briggs kishte marrė gruan e tij Sarėn dhe vajzėn e tyre 2-vjeēare Sofiėn pėr tė ikur jashtė shtetit. Kjo anije u gjend nė rregull, kurse pjestarėt e ekuipazhit mungonin.
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


231


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zhdukjet mė tė mistershme tė njerėzimit

Mesazh  Zattoo prej 19.04.14 1:12

Zhdukjet misterioze



Njerėzit zhduken pėr arsye tė ndryshme. Disa arratisen, disa humbasin nė aksidente, disa rrėmbehen dhe vriten, por pjesa mė e madhe janė gjetur. Kjo nuk ka ndodhur me zhdukjet vėrtet tė mistershme.

Qė nga ekuipazhi i Marie Celeste te Jimmy Hoffa, Amelia Earhart, dhe Natalee Holloway, disa njerėz janė zhdukur pa lėnė gjurmė.Kur personat e humbur janė gjetur, ka ndodhur gjithmonė pėrmes punės kėrkimore tė policisė, dėshmive ose aksidenteve, kurrė prej detektivėve psikikė. Por kur provat mungojnė dhe udhėheqėsit kanė humbur, as policia dhe as shkenca tradicionale nuk mund tė zgjidhin krimin.

1872, Mary Celeste: anija u nis pėr lundrim nga porti i Nju Jorkut drejt Xhenovės nė Itali mė 5 nėntor. Anija britanike “De Gratia” e zbuloi anijen tė braktisur nė 5 dhjetor.Tė gjithė nė bordin e Mary Celeste-s ishin zhdukur: kapiteni, familja e tij dhe 14 burrat e ekuipazhit. Anija ishte krejtėsisht nė rregull me furnizim tė bollshėm dhe nuk kishte asnjė shenjė dhune. Fati i ekuipazhit mbetet mister edhe sot e kėsaj dite.

1918, Ciklopi, Bashkim Sovjetik: flota detare me qymyr duhej tė shpėrndante karburant dhe lėndė tė tjera nė luftanijen nė Shtetet e Bashkuara gjatė Luftės sė Parė Botėrore. Ajo u zhduk gjatė rrugės nga Brazili pėr nė Baltimorė.Anija ankoroi pėr pak kohė nė ishujt Barbados mė 3-4 mars. Meqenėse nuk arriti nė datėn e paracaktuar, 13 mars, nė Baltimorė, filluan kėrkimet, por as rrėnojat e saj dhe asnjė nga 309 personat nė bord nuk u gjetėn kurrė. Shkaku i humbjes mbetet ende i panjohur.

1928, Köbenhavn: anija trajnuese e lundrimit me ekuipazh prej 75 vetash, duke pėrfshirė edhe 45 kadetė, lundronte nga River Plate drejt Melburnit, Australi mė 14 dhjetor.Kontakti i fundit me radio me anijen u bė mė 22 dhjetor dhe gjithēka dukej mirė. Köbenhavn-i dhe ekuipazhi i saj u zhdukėn pa asnjė gjurmė dhe askush nuk e di se ēfarė u ka ndodhur.

Sipas njė shkrimtari paranormal John Keel, shumė zhdukje paranormale mund tė jenė rezultat i vrimės nė fabrikėn e realitetit, ku njerėzit apo objektet kalojnė pėrmes njė vrime jashtė sė njohurės, duke lėvizur nė njė dimension tjetėr, duke mbetur jashtė botės sonė nė terma tė kohės dhe hapėsirės, duke iu shkaktuar zhdukjen.

Njė numėr i konsiderueshėm zhdukjesh implikojnė UFO-t, si rasti i Frederick Valentich, njė pilot 20-vjeēar, i cili u zhduk nė njė fluturim nga King Island nė ngushticėn australiane mes Viktorias dhe Tasmanisė mė 21 tetor 1978. Trekėndėshi i Bermudave i njohur gjithashtu si trekėndėshi i djallit ėshtė njė zonė nė veriperėndim tė Oqeanit Atlantik, nė tė cilin njė numėr avionėsh dhe anijesh lundruese janė zhdukur nė ato tė ashtuquajtura rrethana pėrtej kufijve tė gabimit njerėzor apo veprimtarive tė natyrės.

Disa prej tyre i atribuohen paranormales: njė pezullim i ligjeve tė  Fizikės ose aktivitet i qenieve jashtėtokėsore. Edhe pse incidente tė shumta janė raportuar pa saktėsi ose janė zbukuruar nga autorėt e vonshėm, shumė tė tjera mbeten tė pashpjeguara.
Intuita

Megjithėse e quajmė ndjesi tė brendshme, “shqisė tė gjashtė” etj., tė gjithė e kemi pėrjetuar intuitėn nė njė situatė apo nė njė tjetėr. Sigurisht, ndjenjat e brendshme shpeshherė janė tė gabuara, por ato duken se janė tė vėrteta nė shumicėn e rasteve. Shumė njerėz besojnė se intuita ėshtė njė formė fuqie psikike, njė mėnyrė pėr tė futur misterin apo njohuritė e veēanta rreth botės sė tė ardhmes.Psikologėt vėrejnė se njerėzit nė mėnyrė tė pavetėdijshme marrin informacion rreth botės qė na rrethon, duke na udhėhequr nė njė skenė tė dukshme ose informacion tė njohur, pa e kuptuar saktė se si apo pėrse e dimė.

Por rastet e intuitės janė tė vėshtira pėr t’u provuar apo studiuar dhe psikologjia mund tė jetė vetėm njė pjesė e pėrgjigjes. Nga pėrkufizimi, intuita nuk ka vlefshmėri objektive. Gjithsesi ėshtė shumė e pėrhapur si njė fenomen i dukshėm. Pėr kėtė arsye ėshtė bėrė subjekt i studimeve nė Psikologji, si edhe ēėshtje e interesit pėr tė mbinatyrshmen. Intuita supozohet tė jetė njė formė e hyrjes sė drejtpėrdrejtė.

Por, hyrje e drejtpėrdrejtė nė ēfarė? Ndoshta intuita ėshtė mėnyra e mendjes pėr tė ndėrvepruar drejtpėrdrejt me idealet platonike apo esencat fenomenologjike. Kanti ka thėnė se si hapėsira, ashtu dhe koha janė tė lidhura me intuitėn. Me fjalė tė tjera, ai mendonte se shqisat ndėrveprojnė me intuitat tona transshendente pėr tė prodhuar njė njohuri sintetike a priori. Seria e tė dhėnave tė pėrftuara nga shqisat tona apo pėrvojat shqisore pėrbėjnė intuitėn.

Dikush mund tė argumentojė se intuita ėshtė e pavarur nga shqisat tona. Kėshtu qė kėto mund tė mos jenė pasojė e informacioneve shqisore tė llogaritjes apo tė procedimit dhe manipulimit tė sė njėjtės. Bergson-i e pėrshkruan si njė lloj intuite empatike instiktive, e cila percepton objekte dhe njerėz, identifikohet me ta dhe nė kėtė mėnyrė derivon njohuri rreth absolutes. Spinoza mendonte se njohuria intuitive ėshtė mė superiore (si njohuri empirike dhe njohuri shkencore).

Ajo bashkon mendjen me qenien e pėrjetshme dhe zbulon atė nė njė univers tė lashtė e tė shenjtė. Por a janė intuitat me tė vėrtetė a priori apo zhvillohen si pėrgjigje tė njė realiteti relativisht tė qėndrueshėm nė ndėrveprim me tė? A kemi pasur intuita nė njė univers kaotik, kapriēioz, tė paparashikueshėm dhe tė parregullt?
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi