Ciudad Blanca,Qyteti i humbur i floririt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ciudad Blanca,Qyteti i humbur i floririt

Mesazh  Agamemndon prej 13.03.14 13:07

Mendohet se eshte zbuluar Ciudad Blanca me thesaret e humbura





Imazhe tė reja qė mendohet tė jenė tė njė qyteti tė humbur, tė fshehur pėr shumė vjet nga pyjet nė Honduras, janė shfaqur dhe kanė shtuar kureshtjen e shumė arkeologeve nėpėr bote. Nė kėtė imazhe shfaqet ajo qė mendohet tė jetė themeli e ndėrtimeve dhe grumbuj gurėsh tė Ciudad Blanca, qė nė fakt ka qenė njė metropol legjendar qė nuk ėshtė konfirmuar asnjėherė deri tani si i vėrtetė.

Arkeologet dhe prodhuesit e filmave Steven Elkins dhe Bill Benenson, deklaruan vitin e kaluar qė ata kishin zbuluar rrėnoja tė mundshme nė rajonin Mosquitia nė Honduras me anė tė njė metode tė re. Nė thelb tė kėsaj metode ėshtė qė avionė qė fluturojnė ulet dėrgojne pulsime konstante lazer drejt tokės, ndėrkohė qė ato kalojnė mbi pyje, duke krijuar imazhin e topografisė nėn kanapenė e trashė tė pyllit.

Ajo ēfarė gjetėn arkeologėt, dhe ajo ēfarė shfaqin imazhet e reja, janė disa tė dhėna qė tė bėjnė tė mendosh pėr rrėnoja antike, duke pėrfshire kėtu edhe kanale, rrugė, themele ndėrtesash dhe tarraca pėr tokė agrokulturore.Arkeologet e universitetit tė Hjuston, tė cilėt janė edhe ata qė drejtuan ekspeditėn,do tė shfaqin publikisht imazhet e reja dhe do i diskutojnė ato nė Takimin e Bashkimit Amerikan Gjeofizik tė kontinenteve amerikane nė Kankun.

Ciudad Blanca, qė e pėrkthyer nga spanjishtja ėshtė “Qyteti i Bardhe”, ka qenė njė legjendė qė nė ditėt e konkuizitorėve, tė cilėt besonin qė pyjet e Mosquitia fshihnin njė metropol tė mbushur me flori. Shumė e kanė kėrkuar kėtė qytet tė famshėm nė vitet 1700.

Pėrgjatė viteve 1900, nė fakt, arkeologet dokumentuar grumbuj gurėsh dhe shenja tė tjera qė tė bėnin tė mendojė qė mund tė kishte pasur njė civilizim antik nė rajonin Mosquitia, por megjithatė asgjė tjetėr nuk u gjend. Legjenda e qytetit shkėlqyes tė artė mbeti e tille, vetėm njė legjendė. Nėse arkeologet e sotėm me zbulimin e tyre, kanė gjetur pikėrisht tė njėjtin qytet tė mbushur me flori tė cilin e kėrkuan pėr aq shumė kohė konkuizitorėt, ėshtė ende e debatueshme duke qene se nuk ka tė dhėna tė mjaftueshme pėr tė mbėshtetur kėtė teori.

Por megjithatė diēka ėshtė e sigurt; neper imazhe duken disa lloj shenjash tė njė civilizimi tė humbur antik. “Ne pėrdorem teknikėn e re pėr tė pėrcaktuar se ku janė strukturat e ndėrtuara nga dora e njeriut duke kėrkuar pėr forma lineare dhe drejtkėndėsha.” – tha kėrkuesi i Universitetit tė Shtetit tė Kolorados, Stephen Leisz, nė njė deklarate. Arkeologet kanė nė plan qė tė shkojnė vetė gjatė kėtij viti qė tė eksplorojnė dhe tė mėsojnė mė shumė nė lidhje me misterin e atyre ēfarė kanė parė nėpėr imazhet e reja.

C'mendojne hkencėtarėt

Shkencėtarėt besojnė se qyteti ndodhet nė Honduras. Vendi ėshtė gjetur duke pėrdorur skanerė tė teknologjisė sė avancuar, tė cilėt lejojnė “shikimin” nėn pyjet e dendur.  Shkencėtarė nė Universitetin e Hjustonit dhe Qendra Nacionale pėr hartat ajrore me laser, NCALM, kanė fluturuar mbi rajonin Moskuitia me njė avion tė vogėl, duke fotografuar miliarda pulse laserėsh nė tokė pėr tė krijuar njė hartė dixhitale 3D tė topologjisė poshtė xhunglės. Analizat treguan njė qytet tė humbur tė zbukuruar me piramida tė mbuluara nga xhungla.

 Sipas legjendės, Ciudad Blanca  ėshtė plot me florinj dhe ėshtė kėrkuar nga eksploruesit dhe gjahtarėt e thesareve qė nga zbulimi i letrės pėr mbretin spanjoll Karl V nga pushtuesi Hernando Kortes nė vitin 1526, ku raportohej vendi i lindjes sė zotit aztek, Quetzalcoatl dhe ishujt e pafund prej floriri nė qytetine ndėrtuar me gurė tė gdhendur tė bardhė.

Nga kjo u mor emri 'Qyteti' i bardhė”, por nuk ka pasur asnjė konfirmim shkencor mbi ekzistencėn e tij, i frymėzuar nga kjo legjendė, kinematografi dhe entuziasti i “Ciudad Blanca', Stiven Elkins, ka kėrkuar investitorė privatė pėr tė financuar ekipin e NCLAM pėr tė zbuluar ēfarė ka nėn Moskuitia.

Nėse konfirmohet, zbulimi i Ciudad Blanca do tė krahasohej me popullarizimin e qyteteve tė harruara si Maēu Piēu, qė kanė qėndruar tė rrėnuar pėr qindra vjet deri kur janė zbuluar nga historianėt. Dhe, nėse gjendet qyteti i bardhė, ka gjasa tė ēojė nė zbulimin e Qytetit tė humbur tė artė, El Dorado.
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


231


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi