Medea ose njė tragjizėm universal!

Shko poshtė

Medea ose njė tragjizėm universal!

Mesazh  Agamemndon prej 12.03.14 10:11

Medea ose njė tragjizėm universal!


Ky studim ėshtė realizuar gati diēka mė shumė se 10 vite mė parė. Me qė keto dite ėshtė hapur njė diskutim lidhur me vrasjen e tre fėmijėve nga njė nėnė shqiptare e cila paraprakisht konsiderohet si jo normale mėndėrisht, dhe pėrmendet dhe Medea e Euripidit, e gjej me vend ta ndaj me cilindo lexues shqiptar...

 

Nėse raporti jetė vdekje do tė ishte vetėm individual, vdekja nuk do tė ishte institucion dhe jeta nuk do te ndėrtohej si kryeinstitucion!

Nėse tragjizmi do tė ishte pjesė e jetės tė njė njeriu, tė njė familje apo tejet mė gjėrė tė njė komuniteti antropologjik apo popullėsie , ai nuk do tė merrte strukturėn e funebritetit njerėzor, qė ka si kredo grishjen nga jeta dhe humanizimi i saj, duke fituar betejėn me verėbrinė dhe gjithė derivatet qė mban honi i vetėdijes dhe thellėsia e saj psiqika, ku instikti i shpagimit bėn komandėn dhe kėndon njė muzikė qė i ngjan ulurimės..

Nėse jeta njerėzore nuk do tė bekohej qė nė krye tė fillesės ekzistenciale me dashurinė njerėzore , atėhere dy gjasa do tė pllakosnin, institikti i lėnies sė pasardhėseve ose grupimi ne kopene e deleve ku unifikim pėr shkak tė ngjashmėrisė nuk do tė lejonte emrin individual dhe lindjen e individit si institucion.

Nėse morali do tė mbetej tabu individuale dhe nuk do tė shėndrohej nė mardhėnie komunitare ku opinioni nėm po aq sa ligji( fillimisht ligji u quajt nomos/mallkim kėshtu e pėrdori edhe Soloni hartuesi i Kushtetutės sė parė nė Greqi ), atėhere nuk do tė kishte struktura antropologjike si familja, breza njerėzor brenda saj, komunitet, opinion publik, gjykim nė njėsinė ku je i strehuar .

Nėse ato qė ndodhin nuk pėrjetohen jo vetėm nga ata qė e pėsojnė por edhe nga ata qė viktimizohen nė klimėn e krijuar si pėrjetim, si pėrgjegjėsi, dhe si bashkėjetesė, atėherė, njeriu do tė mund tė mos kujtonte, dhe kryemuza “Kujtesa”, arshiva e parė dhe kodi i parė i kujdesit dhe pasurisė nuk do tė kishte lindur.
Njerzit do tė mbeteshin tė verbėr me sy, tė shurdhėr me veshė, tė mangėt me mėndje dhe endacak pa histori. Do tė mungonte harta e rrugės dhe busulla e arsyes,drita e medjes dhe vetkontrolli.

Nė kėtė kuptim tragjizmi i antikitetit ėshtė njė anatomi e kozmogonisė njerėzore dhe jo njė pėrshkrim ngjarjesh tė identifikuara thjesht si histori tė disa individėve qė kanė emrin konkret, Medea apo Jason, Orest apo Klitemestra.
Antikiteti duket sikur njėherė e mirė e voli frutin e tragjizmit dhe e vuri tė vinte si musht universal, qė tė zjente pijen e veēantė tė dhimbjes njerėzore dhe kupėn e saj ēdo njėri nga ne, nė tė gjitha kohėrat ta pinte me pika tė vogla, pėr tė mos u helmuar, pėr tė mos helmuar tė gjallėt dhe pėr tė mos fuzuar nė damar njė helm mė tė fortė, vdekjen universale.
Ja pėrse brenda tragjedisė sė Euripidit “Medea”, e gjen tragjedinė nė shumė planėsi rrėnqethėse dhe makabre, por tė besueshme pėr dy arsye themelore.

E para se ajo ėshtė e pėrzjerr edhe me jetėn, pra edhe me humanizmin. E dyta sepse ajo duket sikur pafton rrugėn drejt krimit vdekjendjellės nė tė gjitha format e shpėrfaqjes dhe ekstremiteteve ku edhe mund tė shkojė shpagimi njerėzor por me atributin e njė paralajmėrimi, “mos, nuk duhet tė shkojmė deri kėtu”, ndaj njerėz mos e vrisni jetėn.
Nė ndryshim nga Eskili tek Orestia, ngasja e Medeas ėshtė njerėzore vetėm toksore, dhe nuk lidhet mė ndonjė porosi nga lart, nga hierarkia mitike. Tragjizmi i saj vjen si njė shpagim nga fyerja e asaj qė ėshtė mė e shtrėnjtė pėr familjen dhe gruan, besnikėria bashkėshortore.Por tharmi dhe mekanizmi ėshtė “njė zemėr gruaje me brenga”.

Tek Euripidi cdo gjė ėshtė antropologjike, edhe si moral, edhe si gjykim e paragjykim, edhe si vendosmėri edhe si lėkundje, edhe si kėnaqėsi edhe si zbrasje njerėzore. Euripidi ėshtė produkt i shkollės sė Anaksagorės dhe ka brenda vetes recitimin logjik tė Perikliut, ndaj ai ėshtė racional dhe argumentues dhe jo metaforik dhe hamėndėsor.

Ai karakterizohet nga njė realizėm rėqethės, por operon si strukturalist antropologjik sepse materiali i tij njerėzor nuk zbukurohet artistitikisht. Pėr Euripidin artistikja ėshtė e thjeshtė e drejtėpėrdrejtė si antropomendim,antropondjenjė, antropopasion dhe antroposhpagim. Struktura e tij bazė ėshtė “njeriu ėshtė masė pėr ēdo gjė”.
Ky kryeinstitucion vesh me materien njerėzorė ēdo institucion tjetėr. Ai mat dhe modulon ēdo marrėdhėnie, ēdo ndjenjė,ēdo ėndėrim,ēdo pėrgjegjėsi, ēdo detyrim,ēdo urrejtje, ēdo krim.

Pra njėsia strukturore ėshtė antropoinidividi me universalitetin e vlerave tė tij tė mirfillta, autentike. Kur del jashtė vetes nė treg, nė kuptimin e gjėrė tė fjalės ai tjetėrsohet, ndaj ikja nga vetja pa kontroll, prodhon jo ndjenja, humanizėm dhe dashuri, por intersa, posedim, kamje.

Euripidi ėshtė nga tė parėt qė me figurėn e Jasonit dhe jasonizmin njerėzor, paralajmėron pėr sėmundjen gjithkohore qė sot ėshtė njė patollogji inherente e individit me emrin e tregut: “Unė jam ēfarė unė kam”.
Kėto dy veēori thelbėsore euripidiane regjizori i pjesės Mikel Kalemi, i ka rokur mjeshtėrisht dhe i ka projektuar si shinat ku lėviz materiali dramaturgjik, edhe si veprim edhe si fjalė, edhe si gjest edhe si segment trupor, apo vektor i fjalės sė thėnė qė nuk kthehet pas, (pavarėsisht nga dyshimi i hamėndėsimit), sepse bart shpagimin.
Edhe mbreti ėshtė njeri dhe vjen ai tek Medea dhe nuk shkon ajo tek ai.

Bile duket shumė “i vogėl” kur thotė :
“E dua atdheun,por mė shumė se atdheun dua fėmijėt e mijė”. E sinqertė dhe ēmitizuese kjo thėnie qė e bėn Medean tė kuptojė se edhe autoritarėt kanė pika tė dobėta dhe pushteti i tyre nuk ėshtė gjithėfuqi.
Vdekja nuk vjen si njė fatalitet sa hap e mbyll sytė, por si njė mekanizėm mbi tė cilin arsytohet dhe bėhen llogari dhe qė herė shihet e veēuar, herė e lidhur me pjesėn tjetėr tė jetės, e cila sado e poshtėr tė jetė, sado e shpėrdal apo tradhėtore, ėshtė jetė dhe i bartė tė gjitha dhe tė gjithė. Kėtė elementė e gjejmė tė realizuar mjeshtėrisht tek Jasoni.Vasian Lami qė e interpreton rolin e Jasonit, ėshtė pėr mua nė rolin e tij mė tė mirė.
Ai ėshtė mė pranė anės filozofike euripidiane, pasi vepron nė mėnyrė shumė tė sakt me fjalėn dhe pėrjetimin kuptimor e emocional tė saj, si dhe me funksionin mardhėnie qė ka fjala.

Lami ėshtė i pėrkryer nė emocionin pėrmbyllės tė dramės pėrball vdekjes sė djemėve. Klithma e tij nė fund ėshtė njė buēim njerėzore por dhe njė gjest i shkėlqyer dramatik, kur ecėn kėmba dorės si ata fėmijėt qė ende nuk janė ngritur nė kėmbė. Duket se paralajmėron nga 2400 vjet mė parė se ende si adult, burra, prindėr apo dhėndurė, nuk jemi ritur pėrtej zvaritjes fėmijnore, e gjithė kjo nė planin moral.

Tė rritur nė moral kjo ėshtė jeta e antropologjisė me njė homosapjens qė ka ende udhė pėr tė baritur.
Ai dhe Ema Andrea(Medea) fiksohen si nė njė stop kamera dhe tė kujtojnė impresinonizmin primitiv tė skulpturės njerėzore tė antikitetit.

Tė katėr aktorėt e Teatrit Kombėtar, Anagnosti,Toēi, Lami dhe Pasha, spikasin pėr pėrdorimin e fjalės pėr shqiptimin dhe pėrjetimin e saj.Aktorėt e rinj dallojnė nė pantomimė, dansing, heshtje dhe veprim, por fjala e tyre lyp pėrmirėsim si nė kuptimin e saj ashtu edhe nė tė shprehur. Forca e kėsaj fjale qė herė vinte si bashkėbisedim, herė si korr dhe herė si polifoni, do tė ndihmonte nė rritjen e ngarkesės emocionale dhe nė zbėrthimin nga jashtė tė histerisė medeiane.
Euripidin e quajnė filozof tė skenės, sepse ai operon me mendimin, arsyen, monologun, vetdialogun, dialogun, polifoninė mendore, me koralitetin tė gjitha kėto forma, shmangin aksionin dhe virtualisht sikur tė izolojnė nga realiteti, duke i bėrė atij njėkohėsisht njė anatomi logjike pėr vlerat dhe ligėsitė.

Ne nuk e shohim vdekjen e bijės sė mbretit dhe tė vetė mbretit Keront, por rėfenja e shėrbėtorit e gdhėndur me fjalėt e filozofit Euripid tė llahatėrisin mė shumė se akti i pėrjetuar drejtėpėrsėdrejti.
Heroina e dramės Medea e interpretuar nga Ema Andrea tė emocionon pa masė, pasi aspekti tragjik i Medeas ėshtė pėrthithur gati nė mėnyrė qelizore. Andrea tė “merr pėr dore” dhe tė shpie nė honet e llahtarit, tė himnotizon me marėzinė ku tė shpie hakmarrja dhe shpagimi kur ndjehesh e fyer, e zhgėnjyer, e pėrdorur. Ajo ėshtė nė njė aksion logjik dhe jo logjik pėrtej limiteve tė konceptueshme, por ėshtė reale.Vrasja qė ajo i bėnė nė fund dy fėmijėve tė saj ėshtė vrasja me dorėn e saj, vrasje qė ne e shohim, vrasje qė ajo e justifikon me mbrojtjen e tyre, por qė shumė kush mund tė thotė kjo nuk mund tė ndodhė.

Po ju sjell nė vėmėndje se jo mė larg se para disa dekadash nė Francė, kur ende ekzistonte dėnimi me vdekje dhe pėrdorej gijotina, gruaja e fundit qė shkoi nė njė dėnim tė tillė ishte njė grua qė vrau tė dy fėmijėt e saj, vetėm pėr tu hakmarrė ndaj bashkėshortit qė e kishte tradhėtuar me njė grua tjetėr, duke braktisur me divorc nėnėn e fėmijėve.
Por kjo anė gjithėautoritare e Medeas ėshtė aq joshėse pėr Andrean sa qė ajo ka lėnė si pak mė njėanė ato momente dhe fjalė, dialogje apo vetbisedė, ku shpėrfaqet ana humane e Medeas, arsyeja e tė qėnit kaq e ngarkuar. Fjalėt pėr ligėsinė, pėr trajtimin e gruas si njė masė trupore, pėr shtratin dhe epshin ,pėr paritetin dhe sakrificėn, pėr sinqeritetin dhe ndjenjėn njerėzore, duket sikur rėshkasin sepse proi i emocionit e merr rrjedhėn plotėsisht tek tragjizmi. Andrea ėshtė sot njė personalitet i fjalės sė ndjerė.

Jo mė shumė se para pak ditėsh e pashė tė recitonte nė njė mbrėmje tė fjalės poetike, poezitė e njė poeti romatik gjerman me njė muzikalitet gurgullues.
Por fjala e skenės dramatike, do tė duhet tė artikulohet mė lartė mė pastėr dhe me tė tre aspektet funksionale, kuptim, ndjenjė dhe marrėdhėnie.

Gjithėsesi Andrea po ēan njė rrugė qė i mungon dramaturgjizmit skenik shqiptar. Personalitetet e antikitetit tragjik janė universitete tė dinjitetit profesional dhe Ema Andrea me Medean, tregoi jo vetėm vlera apsolute por edhe njė gen tragjik tonin si shqiptar, qė vjen qė nga kohėt pellazgjike.
Magama njerėzore ėshtė e vednosur nė ambjentin shtet sespe flitet pėr mbretėrinė Korinthit, pra njė njė atmosferė ku ka ligje institucione dhe moral, opinion dhe ndėshkim.

Ėshtė vendosur gjithēka nė familje pra, nė qelizėn antropinstitucionale dhe brenda saj shpėrfaqet martesa nė ēift dhe ndarja(divorci themi ne sot) e drejta pėr t’u rimartuar dhe kjo ėshtė njė e drejtė civile.
Medea braktisi familjen pra gjakun nga lisi dhe nga mjalti familjar dhe pėr hirė tė dashurisė sė penguar me Jasonin, dalldisi deri nė krim ndaj njerėzve tė saj, vetėm e vetėm qė tė ishte e tij, dhe nė kėtė martesė sjell nė jetė dy fėmijė, njė frut kuptimplotė pėr qėllimet qė ka jeta dhe misionin qė ka familje.

Por Medea nuk kishte paramenduar se njė grua qė dashuron ėshtė edhe njė femėr, se njė femėr ėshtė edhe njė materie seksuale, se njė femėrgruaseksuale, ėshtė nė qėndėr tė ekzistencės, ėshtė AND e jetės dhe e lumturisė, por se tė gjitha kėto nuk mjaftojė, sepse jashtė saj dhe mardhėnieve qė ajo mund tė prodhojė, ėshtė edhe tregu, konvertimi, interesi, pasuria, instikti dhe veset me gjithė pushtetin e tyre.

Euripidi ky filozof i tragjedisė na paralajmėron pėr tė gjitha kėto ndaj jo mė kot, nė qėndėr vė gruan qė quhet Medea por mund tė marrė nė gjithėkohėsi ēdo lloj emri. Edhe regjizori i ri dhe i talentuar Kalemi, i cili me “Studjo 31” po e vė nė skenė prej disa ditėsh kėtė kryevepėr tė tragjizmit universal, me mjaft llogjikė, edhe ideore edhe si aksion dramarurgjik por edhe si mardhėnie e vetmardhėnie(monologjet) e ka vėnė nė qėndėr Medean.

Ngritja dhe ulja e skenės qė lėvizet nga korri i vajtocave dhe konsultuesve morale(gratė e Korintit) qe herė psherėtijnė herė heshtin, herė dancojnė herė kėndojnė, herė qajnė dhe herė paralajmėrojnė, krijon pėrshtypjen viziuale dhe konceptuale tė dallgėve tė jetės, nga ku edhe buron aksioma fundamentale e dramatizmit njerėzor, “gabojmė pėr tė mėsuar”, “regjistrojmė pėr tė mos haruar”, ‘rėfejmė pėr tu pastruar”.

Mjeshtri i dekorit dhe korografi kanė realizuar njė ambjent dramatik tė mrekullueshėm dhe kanė zgjeruar mundėsinė e shprehjes megjithėse ka vetėm njė skenė. Atje ėshtė edhe izolimi fizik i gruas si dhe ndodhte nė Athinė nė atė kohė, por edhe lėvizja, si ajo individuale dhe ajo komunitare, si ajo reale ashtu edhe ajo virtuale.Ka momente qė personazhet tė duken si skulptura qė flasin rėnkojnė qajnė dhe heshtin.

Tragjizmi dhe vdekja kanė kėtė mision qysh nga tragjizmi pellazgjik dhe kulmoi artistikisht me treshen e artė Sofokliu, Euripidi dhe Eskili. Ėshtė misioni qė na mėton ēdo ditė tek leksioni i parė i humanizmit, “jemi tė gjithė tė vdekshme pavarėsisht nga posti apo pasuria”, ndaj lumturia gjėndet tek jeta e vdekshme pėr gjithėsejcilėn dhe pėr tė gjithė ne. Sa mė larg vdekja e parakohėshme dhe e pamerituar si edhe mund tė jetė vdekja e fėmijėve.


Dr. Pėrparim Kabo
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi