20 000 Ufo kanė zbritur nė Tokė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20 000 Ufo kanė zbritur nė Tokė

Mesazh  FM prej 06.12.08 18:06

20 000 UFO kanė zbritur nė Tokė

Ufologjia ėshtė njė realitet dhe njė fushė kėrkimesh e mbushur plot me informacione, hamendje dhe, sigurisht, me keqkuptime.

Kjo ndodh para sė gjithash nga keqin-fromimi dhe nga njė coverup (mjegullnajė), sepse ka 50 vjet qė informacioni ufologjik ndikon nė opinionin publik pėrmes mass-mediave, si dhe nga fakti qė ufologjia qė nė hapat e para tė saja u fut nė kurthin e makinacioneve politiko - ushtarake.

Ufologjia moderne zė fill nga qershori i vitit 1947, nė ShBA, mbas pėrshquarjes tashmė historike tė pilotit amerikan Keneth Arnold.

Ai ishte duke fluturuar mbi malet Rainer nė shtetin e Uashingtonit, kur befas dalloi 9 objekte tė ndritshme nė formė tė shtypurpetėzake, diskoidale, qė fluturonin nė formacion, tė vendosur nė shkallėzim afėr tij dhe pa shkaktuar asnjė zhurmė. Keneth pati mundėsinė qė t’i vėzhgonte pėr disa sekonda, e mė pas ato objekte, “sapo e didktuan”, u larguan me njė shpejtėsi tepėr tė madhe.

Aviacioni amerikan prej vitit 1947 u mor seriozisht me kėtė problem duke e quajtur madje “Project Sign” dhe “Project Grudge”, pėr t’i pėrmbledhur mė vonė nė “Project Blue Book” qė e pėrballoi prob-lemin e ufo-ve nė pėrcaktime konkrete.

Sipas procesverbaleve, fillimisht sekrete, tė Komisionit Robertson, i cili grumbullonte sinjalet e panumėrta qė vinin nga hapėsira qiellore, merrte dhe analizonte sinjalet e UFO-ve qė regjistroheshin nė atė kohė, nė kapėrcyell tė vitit 1953 u fut nė veprim edhe CIA (Central Intelligence Agency).

Kjo u angazhua jo vetėm si shėrbim sekret i vendit, por edhe si e interesuar direkt nė pėrdorimin e lajmeve sipas interesit tė saj. Megjithatė, problemi i ufo-ve nuk u quajt i tillė pėr sigurimin kombėtar, ndonėse ishin 10.000 raste, nga tė cilat mė tepėr se 700 shkencėrisht tė pashpjegueshme, tė regjistruara nė “Project Blue Book”, tė cilat u lanė mė-njanė, por edhe vetė “Project Blue Book” u pezullua.

Astrofizika moderne vlerėson rreth 400 miliardė trupa qiellorė nė Galaktikėn tonė, dhe si tek e kona ka me miliarda trupa tė tjerė nė galaktikat e tjera tė panumėrta, pra, nuk jemi i vetmi dimension fizik i gjithėsisė qė ka veē tė tjerave edhe energjinė jomateriale tė Krijuesit.

Nė fund tė fundit ēdo popullatė ka tė drejtė tė informohet pėr realitetin qė na rrethon, evolucionet qė ndodhin dhe qė janė argumente studimi.

Babai i ufologjisė moderne ėshtė astrofizikani i shquar amerikan me origjinė polake Joseph Allen Hynek, i cili fillimisht drejtonte “Project Blue Book”, por mė vonė u shkėput nga ky dhe themeloi nė vitet gjashtėdhjetė Qendrėn UFO Studiuese tė tij sė bashku me kolegė tė tjerė. Punoi me pasion deri nė fund tė vitit 1986, kur vdiq.

Nė Zvicrėn italiane ekziston prej vitit 1995 CUSI (Centro Ufologico della Zvizera Italiana) edhe ky ent privat qė ka president znj. Kandida Mamoliti, docente gjuhe me angazhim tė vazhdueshėm shkencor.

Simpoziumi i 9 - tė Botėror mbi UFO - t u mbajt nė mars tė vitit 2001, nė Republikėn e San Marinos, e cila prej vitit 1998 i ka paraqitur zyrtarisht njė apel OKB - sė.

E ashtuquajtura “Kartė e San Marinos” i kėrkon shtetit tė kėsaj Republike tė Titanit, qė t’ia paraqesė OKB - sė themelimin e njė Agjensie ose dikasteri tė Kombeve tė Bashkuara pėr tė pėrballuar, bashkėrenditur dhe popullarizuar e botuar rezultatet e kėrkimeve lidhur me objektet fluturuese tė paidentifikuara dhe me dukuritė e pėrafėrta, ashtu siē ka kėshilluar edhe Vendimi 33/426 i marrė gjatė Mbledhjes Plenare tė Sesionit tė 87 - tė tė OKB - sė mė 17 dhjetor 1978, me propozim tė delegacionit tė Grenadės.

Por ai u bllokua 20 vjet mė parė, sepse pikėrisht sapo OKB - ja do ta zyrtarizonte, nė Grenadė ndodhi njė grusht shtetit (!), qė pėrfshiu edhe Karaibet.

Inisiativa sot mund tė merret dhe tė zbatohet nė Republikėn e San Marinos dhe kėrkuesit kanė rėnė dakord pėr:

a) mundėsinė e natyrės teknologjike jotokėsore tė UFO - ve nė gjysmėn e fundit tė shekullit qė sapo shkoi;

b) rritjen e interesimit tė publikut nė tė gjithė botėn pėr kėtė ēėshtje;

c) nevojėn e njė studimi shkencor ndėrdisiplinor tė hapur ndaj kėrkesave civile ndėrkombėtare

Pėr OKB - nė ėshtė parashikuar Qendra Ndėrkombėtare e Pėrhershme e Dokumentimit mbi UFO - t e San Marinos me mbėshtetjen e njė Komiteti Ndėrkombėtar me pjesmarrjen e personaliteteve tė shquara botėrore.

Mbledhja e San Marinos, qė zgjati prej 16 deri me 18 mars 2001 dhe ku vėrshuan studiues dhe akademikė nga 15 vendet mė tė civilizuara nė botė, ishte ngjarje e rėndėsishme pėr tė gjithė ufologėt.

Dita e parė e simpoziumit iu kushtua Projektit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės SETI (Search for Extraterestrial Intelligence) pėr kėrkimin e jetės inteligjente nė hapėsirė, pioner i sė cilės ka qenė astronomi Frank Drake.

Me kėtė rast pėrmendim radioteleskopėt gjigantė e shumė tė kushtueshėm tė ARECIBO - s, me tė cilėt qė prej disa vjetėsh po pėrpiqen tė kapin radiovalė qė vijnė nga hapėsira e gjerė, tė cilėt do tė dėshmonin pėr ekzistencėn e jetės inteligjente.

Ky projekt padyshim ėshtė ambicioz dhe i vėshtirė, sepse nėse qytetėrimet e tjera tė gjithėsisė do transmetonin radiovalė, do tė ishte i vėshtirė komunikimi me ta me sistemin metodologjik tė sotshėm.

Pėr shembull, po tė ekzistonte njė qytetėrim 100 vjet dritė larg tokės, dhe t’i duhej tė transmetonte gjithandej sinjale me radio, do tė nevojitej njė fuqi prej 66.000.000.000 vatėsh pėr tė mundėsuar marrjen e sinjalit nė tokė nga njė antenė me diametėr 300 metra (!)

Gjurmė tė shumta e tė pashpjegueshme dallohen nė zona tė ndryshme tė globit tė cilat tė habisin me simetrinė e tyre.

Ndonėse na vijnė kumte nga lashtėsia si dhe nga tekstet antike tė popujve tė Mesopotamisė, duke filluar nga shumerėt, keltėt, asiro - babilonasit, egjiptianėt, nga esenėt e Lindjes sė Mesme, nga popujt e Amerikės Qendrore, si: inkasit, maja - t, astekėt, nga tribuja Hopi etj, pėrsėri USAF me gjakftohtėsi i quan UFO, pikėrisht ata vizitorė qė dikur i quanin krijesa tė ardhura nga qielli.

Fizikani holandez Altjo Haselhoff ka shpjeguar rezultatet e kėrkimeve tė veta duke u nisur nga crop - circles ose ato qė quhen piktograme tė shtypura nė grurė.

Qė prej 20 vjetėsh numri i zbulimit tė tyre po rritet gjithnjė e mė shumė, duke arritur kėshtu, nė mbi 20 mijė raste nė 20 vende tė botės. Tė shpeshta janė nė Anglinė e Jugut, pikėrisht ku shtrihej dikur mbretėria e mbretit legjendar Artur dhe e kalorėsve tė tij, pra aty ku dikur ndodhej Graali i Shenjtė.

Kėto vizatime kanė tė bėjnė me simbolizmin universal me fenė qė i thonė “religio”, pra lidhje me origjinėn. Shkencėtari Haselhoff ka shpjeguar se kėto nuk mund tė relizohen me mjetet tona, por kanė tė bėjnė me vibracionet e shkaktuara nga sferat energjetike qė ēlirojnė UFO - t, qė lėkunden mbi grurė duke u lakuar sipas njė programi tė caktuar.

Nuk dėmtojnė asgjė, por ndryshojnė strukturėn e kokrrave nė ridimensionimin e tyre. Pra nuk kanė qenė dy pensionistė britanikė Dave Chorley dhe Doug Bower qė me kosė (!) i kanė krijuar kėto figura gjeometrike me njė pėrsosmėri tė lartė vizatimore, siē dezin-formohej nga ata qė nuk besojnė nė asgjė!

Surpriza e simpoziumit ėshtė fotografi meksikan Carlos Diaz, i cili arriti tė shpjegojė me fakt tė fotografuar me njė hark kohor prej 20 vjetėsh nė Tepoztlan tė Meksikės rastet tė kontakteve tė tij me qeniet e dritės qė udhėtojnė nėpėr hapėsira kozmike shumėdimensionale dhe qė prej 500 vjetėsh zbresin nė luginėn e Tepoztlan - it.

Kontakti i tij i parė ka qenė nė 1981, kur nė afėrsi tė pyllit Ajusko fotografonte natyrėn i ngarkuar nga firma ku punonte si fotograf. Buzė rrugės, ku po bėnte gati aparatin fotografik, ai dalloi njė dritė tė fuqishme ngjyrė portokalli qė i krijoi dyshimin se kishte rėnė zjarr.

Mė pas konstatoi se drita kishte formė disku. Drita reflektohej mbi Guard - rail dhe mbi mbulesėn e makinės sė tij. Carlos bėri edhe fotografi tė tjera dhe mė vonė u kthye shpejt tek ai vend deri sa arriti tė ketė njė kontakt tė plotė e tė vėrtetė, ose siē pėrshkruhet nė ufologji, njė kontakt tė pėrafruar tė tipi 4.

Brenda 20 vjetėsh vazhduan shumė kontakte tė tjera, pėrmes tė cilave Carlos pati mundėsinė tė fliste me tė mistershmet krijesa tė dritės, qė ishin ulur gjatė shumė shekuj udhėtimesh pėr eksplorimin e planetit tonė, dhe zbuloi bukurinė e jashtėzakonshme dhe dallimin biologjik tė tyre.

Nė fakt ata e duan shumė planetin tonė, nuk janė agresivė dhe na kėshillojnė qė ta respektojmė dhe ta riekuilibrojmė natyrėn tonė, florėn dhe faunėn sė cilės i kemi shkaktuar dėme tė jashtėzakonshme.

Ata na kėshillojnė qė tė mos humbasim kohė, sepse nga ndotjet qė bėhen ēdo ditė do vijė njė kohė qė planeti ynė tė bėhet i pabanueshėm.

I gjithė materiali fotografik dhe filmik i Carlos Diaz u analizua nė detajet mė tė vogla nga ana e prof. Viktor Quezada dhe grupi i tij kėrkimor pranė Universitetit Meksikan, si dhe nga shumė shkencėtarė tė nivelit botėror, tė cilėt nuk gjetėn as mė tė voglin manipulim.

Mė shumė se 60 % e popullsisė sė Tepoztlanit i ka parė ato objekte misterioze dhe i ka pėrshėndetur pėrzemėrsisht e me respekt kėta fqinj tė largėt qė vijnė nga hapėsirat shumėdimensionale. Carlos u ftua nė anijen kozmike dhe pranoi tė shndėrrohej nė dritė, nė energji drite.

Nė rrėfimin e tij ai tregoi se gjatė kohės sė shndėrrimit tė tij nė dritė, ai pati ndijimin e njė dashurie tė pafund qė e bėri mė tė ndjeshėm pas kontaktit. Qeniet e dritės i thanė qė edhe ata vetė e kishin kaluar atė shndėrrim duke kaluar njė evolucion transformimi nga materia solide e atomit nė pjesėza drite.

Kjo ka rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr njerėzit, sepse njė ditė njerėzimi mund tė tejkalojė kufinjtė e jetės duke e kaluar pragun e vdekshmėrisė aktuale, e cila shkaktohet nga shkalla jo plotėsisht e zhvilluar e ndėrgjegjes.

Dr.Candida Mammoliti
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi