Zhdukja misterioze e avionit tė Malajzisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Zhdukja misterioze e avionit tė Malajzisė

Mesazh  Trigon prej 11.03.14 14:08

A mendoni se avioni i Malajzise ka ngecur nė ''humbje ose shtrembėrim kohe'' ?

Sipas disa portaleve shkruan se tė afėrmit e tė zhdukurve pohuan se tė hėnėn ata e patėn tė mundur t’i telefononin mė tė dashurit e tyre tė humbur, por ata nuk pėrgjigjeshin.

https://www.gazetaexpress.com/lajme/pasagjereve-te-zhdukur-u-punojne-telefonat-dhe-jane-pare-online-2587/
avatar
Trigon

Ėshtė mė mirė qė tė mos dish diēka qė tė shtyn ta dish se sa tė dish diēka qė tė bėn ta harrosh.



359


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zhdukja misterioze e avionit tė Malajzisė

Mesazh  Ruhan prej 11.03.14 16:04

Kjo nuk eshte edhe aq e sigurt, pasi qe disa telefonata te bera nuk kane cingeruar fare ne telefonat e personave qe gjendeshin ne aeroplan. Ekspertet e kesaj fushe kane thene se nese telefonat do te cingeronin panderprere atehere aeroplani ndodhet ne toke dhe jo nen uje. Por, duke pasur parasysh se kur gjendesh ne aeroplan duhet kthyer telefonin ne airplane mode, eshte veshtire te konirmohet qe telefonat kane cingeruar. Lidhur me kete qeshtje eshte nje informacion I gjer ne : http://www.dailymail.co.uk/news/article-2578020/Why-cellphones-missing-Malaysian-Airlines-passengers-ringing-Family-members-claim-loved-ones-smartphones-active.html
Sa I perket asaj se aeroplani ka pesuar "Shtremberim te kohes", nuk mund te besojme ne kete edhe pse, doren ne zemer, e tera ende eshte mister dhe nuk perjashtohet asnje opsion. Per kete lloj dukurie eshte folur shume here dhe ka shume pak njohuri shkencore.
Nderkohe pritet te zbardhet misteri I gjithe kesaj dhe te shihet se qfare ka ndodhur me aeroplanin e kompanise ajrore te Malajzise.
avatar
Ruhan

43


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zhdukja misterioze e avionit tė Malajzisė

Mesazh  Agamemndon prej 11.03.14 16:42

Ne se celularet kane qene e jane ne gjendje pune,nuk ka asnje mister,avioni eshte rrezuar ne toke dhe jo ne det.dhe nepermjet celulave te antenave eshte 100 % e mundur te gjindet.Ndryshe te gjitha jane fantazi me konspiracion per te mos pranuar kurre nga drejtuesit e kompanise demin dhe viktimat qe kane shkaktuar...
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


261


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zhdukja misterioze e avionit tė Malajzisė

Mesazh  Ruhan prej 11.03.14 16:46

Si ka mundur qė aeroplani thjesht vetėm tė jetė zhdukur?
Pse nuk ka kontakt me kutinė e zezė?
Pse telefonat e udhėtarėve ende cingėrojnė? Dhe pse ata duken sikur tė jenė onlajn nė rrjetin social kinez QQ?
Pse nuk ka mbeturina tė aeroplanit?
Pse aeroplani do tė bėnte njė kthesė drejt Kuala Lumpurit pasi qė ishte nisur drejt Pekinit?
Nėse do tė ishte akt i terrorizmit, pse deri mė tash nuk ėshtė lajmėruar asnjė organizatė?
Pse kompania ajrore e Malajzisė raporton pėr kohė jokonsistente pėr zhdukjen e fluturakes?
Fluturakja ėshtė zhdukur nė mesnatė, njė orė pas nisjes nga Kuala Lumpuri. Nė atė kohė nuk kishte mot tė lig dhe lidhjet thjesht janė zhdukur. Kjo aludon se ka ndodhur njė rėnie e pėrnjėhershme e sistemit elektronik nė aeroplan, ose qė mund tė ketė ndodhur njė shpėrthim i pėrnjėhershėm duke mos i dhėnė kohė pilotėve tė lajmėrojnė pėr sinjal rreziku. Aeroplani Boing 777 ka histori tė sigurisė sė lartė dhe nuk mund tė zhduket thjesht midis ajrit. Ai ėshtė i pajisur edhe me aparatura tė sofistikuara, tė cilat nė raste tė aksidenteve duhet tė ishin aktivizuar. Tė ashtuquajturat kuti t zeza bėjnė regjistrimin e tė dhėnave tė fluturimit. Kėto kuti janė tė pashkatėrrueshme, por deri mė tash ende nuk ka kontakt me to.
Opsioni i shpėrthimit nė ajėr mund tė vihet nė dukje nėse pėrdoret infrasound, pėrmes tė cilit do tė konfirmohej nėse ka pasur shpėrthim apo jo.
Nė “lojė” ka hyrė edhe vrima e zezė aeronautike. Nėse nė rajonin ku ėshtė zhdukur aeroplani ekzistojnė vrima tė tilla, atėherė ka gjasa qė aeroplani tė ndodhet qindra, madje edhe mijėra kilometra larg vendit ku po zhvillohen kėrkimet.
avatar
Ruhan

43


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zhdukja misterioze e avionit tė Malajzisė

Mesazh  Trigon prej 12.03.14 22:42

Njė menaxher i IT-sė, nga Chikago, ka zbuluar njė fotografi intriguese nė imazhet satelitore.

Mike Seberger, pasi ka shikuar pamjet satelitore nga kompania amerikane DigitalGlobe ka gjetur kėtė fotografi.

"Nė fillim, e kam injoruar, duke menduar se nuk ka mundėsi tė gjejė diēka kaq shpejtė pėr kėtė. Por kur e shikova mė hollėsisht, mendova me vete: Kjo i pėrngjanė aeroplanit", ka thėnė ai pėr CNN.

Fluturimi i MH370 i "Malaysia Airlines", u zhduk mėngjesin e sė shtunės njė orė pas nisjes.

Ndėrkohė qeveria kineze nė kėrkimet pėr aeroplanin e "Malaysia Airlines', thanė se kanė gjetur "njė vend tė dyshuar nė det" ku mund tė ketė rėnė aeroplani.

Administrata shtetėrore pėr Shkencė, Teknologji, dhe Industri e Kinės, thanė se kishin zbuluar pamje, tė asaj qė mendohet tė jenė "tre objekte tė dyshuara".

"Objektet nuk janė tė vogla rreth 13 dhe 18 metra njėri, tjetri 14 dhe 19 metra dhe i treti 24 dhe 22 metra", thuhet nė njoftim.

Imazhet ishin kapur mė 9 mars, njė ditė, pas zhdukjes sė aeroplanit, por nuk u publikuan deri sot.

Kjo nuk ėshtė hera e parė qė autoritetet kanė lėshuar njoftime pėr objekte tė tilla, tė cilat dolėn tė pavėrteta.

Burimi:https://www.gazetaexpress.com

avatar
Trigon

Ėshtė mė mirė qė tė mos dish diēka qė tė shtyn ta dish se sa tė dish diēka qė tė bėn ta harrosh.



359


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zhdukja misterioze e avionit tė Malajzisė

Mesazh  Odin prej 12.03.14 23:16

Thellohet misteri/ Dyshime pėr rrėmbim nga aljenėt tė avionit Malesian Airline. Zhduken edhe kutitė e zeza pa sinjal



Teori tė shumta janė duke u shpikur rreth ēėshtjes sė fluturimit “MH370”. A ishte rrėmbyer prej aljenėve apo ėshtė marr peng dhe dėrguar nė njė territor tė panjohur nga aeroplanėt luftarak tė vietnamezėve apo thjesht ndoshta njėri nga pilotėt kishte vendosur ta shkatėrronte tėrėsisht atė fluturim?

Pyetje tė shumta janė shtruar edhe rreth ēėshtjės sė lidhjeve telefonike qė nisėn e pėfunduan pa pėrgjigjie. Si ėshtė e mundur qė telefonat e tyre mobil tė hynė nė lidhje?

1.Si nuk po mund tė gjendet vendndodhja e aeroplanit tė zhdukur.

Nėse telefonat po cingėrojnė atėherė kjo do tė thotė se ata mund tė ndodhen nė njė ambient tokėsor dhe afėr njė pėrcjellėsi tė valėve telefonike. Nėse puna qėndron kėshtu atėherė duket e ēuditshme se si askush nuk ka mundur ta vėrej aterimin e aeroplanit. Megjithatė, ekspertėt dyshojnė rreth kėsaj gjėje.

“Padyshim se telefonat nuk mund tė punojnė. Kėto momente ata gjenden nėn ujė, larg hapėsirave tė valėve dhe pa bateri”, thotė profesori e Ingjinierisė, William Webb.

2.Njė teori thotė se aeroplani ishte pėrcjellė nė njė destinacion tė fshehtė nga aeroplanėt luftarak tė Vietnamit. A ka mundėsi tė jetė kėshtu?

“Boeing 777” ėshtė njė aeroplan i madh. Mendimi se njė avion i asaj madhėsie tė aterojė diku ku njerėzit nuk mund ta vrojtojnė ėshtė i pazakontė.
“777”-it i nevojitit njė pistė aterimi prej 2 mijė metrash e gjatč. Nuk mund ta ndalėsh aeroplanin shumė lehtė”, thotė piloti me eksperiencė tė madhe, Robin Durie.

3.Pse mjeti incizues i aeroplanit nuk po mundet ta zbulojė vendndodhjen e tij?

Grumbulluesi i tė dhėnave rreth fluturimit pėrfshin informacione duke pėrfshirė edhe bisedat e pilotėve. Ato kuti incizuese janė thuajse tė pathyeshme dhe elastike.
“Njė pajisje e tillė nuk e bėn fluturimin mė tė sigurt. Ajo mund tė iu tregojė vetėm copat e mbetura tė aeroplanit, por jo tė gjithė aeroplanėt e kompanive tė fluturimeve janė tė pajisura me kėto lloje pajisjesh”, shtoi Durie.

4.Duket e pazakontė tė mos gjendet asnjė gjurmė e njė aeroplani tė asaj madhėsie.

“Njė fakt i tillė mė habit edhe mua. Aeroplanėt nuk janė tė ndėrtuar vetėm nga metali, nė ta ka edhe shumė bagazh qė mund tė merret si gjurmė”, shton Robin Durie.

5.A ka shumė hapėsira nė botė ku aeroplani ka mundur tė dalė nga radari?

Ka shumė tė tilla, siē janė pėr shembull rrėnojat e Afrikės dhe xhunglat e Malajzisė.
Kompanitė moderne ajrore pėrdorin mjetin nėpėrmjet tė cilit automatikisht pranohet sinjali i dhėnė nga njė vend tjetėr. Nėse ky mjet ndalon dhėnien e kėtij sinjali, atėherė kjo nėnkupton se ai ėshtė ndalur pėr shkak tė njė aksidenti katastrofik, gjė qė rezulton se ka mundėsi qė aeroplani tė zhduket nė ndonjė pjesė tė globit ku kontrolluesit e trafikut ajror nuk mund ta dirigjojnė mė.

6.Pse nuk u dėrgua asnjė sinjal?

“Nėse paraqitet ndonjė rast emergjent, atėherė gjėja e parė qė piloti bėn ėshtė ndėrrimi i mjetit transportues tė sinjalit. Nėse kodi i kėtij sinjali ndėrrohet nė “7500” atėherė kjo nėnkupton se aeroplani ėshtė rrėmbyer. Nė kėtė rast ajo qė mė vjen nė mendje ėshtė se gjithēka qė ka mundur tė ndodh, ka ndodhur shumė shpejt, kjo nėnkupton ndonjė shpėrthim”, thotė Durie.

7.A mund tė jetė e mundur qė ndonjė pasagjer me probleme mendore ka dalė nga kontrolli dhe ka shkaktuar ndonjė ēmenduri?

Dera e kabinės ėshtė e mbyllur dhe mund tė hapet vetėm nga brenda. Megjithatė, kompanitė e mėdha ajrore mbajnė nga njė sėpatė nė njė vend tė fshehtė tė aeroplanit. Ndonjė pasagjer i ēmendur qė ka zbuluar vendin e asaj sėpate ka mundur ta marrė dhe ka shkaktuar shqetėsime brenda aeroplanit, por kjo duket e pamundur pasi qė sėpata nuk mund tė merret pa dijeninė e ekipit qė qėndron nė kabinė.
avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zhdukja misterioze e avionit tė Malajzisė

Mesazh  xhimi ejm prej 12.03.14 23:28

Fluturimi i nisur nga Kuala Lumpur drejt Pekinit thjeshtė ėshtė zhdukur nga faqja e dheut dhe pas pesė ditė kėrkimesh, asnjė gjurmė nuk ėshtė gjetur qė tė mund tė tregojė vendndodhjen e tij apo atė qė ngjau me kėtė fluturim.

Disa ekspertė britanikė tė aviacionit i dhanė pėrgjigje pyetjeve kyēe tė "Daily Mail".

1. Pėrse tė afėrmit dėshmojnė qė telefonat vazhdojnė tė bien?

"Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, ėshtė e sigurt qė ata janė nė tokė dhe se avioni nuk ka rėnė nė ujė", tha njeri nga ekspertet. "Megjithatė, dyshoj qė kjo tė jetė e vėrtetė, pasi nė rastin e njė aksidenti, forca e impaktit, zjarri dhe elementėt e tjerė do tė shkatėrronin pėrfundimisht pajisjet".

2. Njė teori thotė se avionėt janė rrėmbyer nga dy gjuajtės vietnamezė, qė i kanė dėrguar nė njė destinacion tė panjohur nė vend. A mund tė jetė e vėrtetė?

"Boeing 777 ėshtė njė ndėr avionėt mė tė mėdhenj dhe me ato pėrmasa, ai nuk mund tė ulet kudo dhe aq mė pak nė mes tė asgjėsė. Njė avion i tillė kėrkon njė pistė dy kilometra pėr t'u ulur, nuk mund tė fshihet nė xhungėl", u pėrgjigj eksperti.

3. Pėrse kutia e zezė nuk tregon ku ndodhet avioni?

"Kutia e zezė dėrgon njė sinjal qė ndihmon nė lokalizimin e avionit, por sinjali kapet vetėm nė 1-2 mijė metra distancė, e nėse ka pėrfunduar nė ujė kjo reduktohet. Duhet tė ndodhesh pranė pėr tė kapur kėtė sinjal".

4. Pėrse nuk ėshtė gjetur asnjė mbetje, asnjė pjesė e avionit?

"Kjo mė duket shumė e ēuditshme edhe mua", tha njėri nga ekspertėt. "Avionėt nuk pėrbėhen vetėm nga metali. Nė njė pjesė tė madhe ata kanė plastikė dhe madje edhe valixhe qė do tė pluskonin mbi ujė. Edhe kur "Air France" ra nė Atlantik nė 2009-n, njė pjesė e madhe e bishtit u gjet e paprekur nė sipėrfaqe".

5. A ka zona ku njė avion thjesht mund tė zhduket nga radari?

"Ka plot zona tė tilla. Pjesė tė Afrikės, shumė pjesė tė brendshme tė Rusisė apo xhungla e Malajzisė, sa pėr tė dhėnė njė shembull. Pėr kėtė arsye avionėt modernė pėrdorin njė teknologji tjetėr, tė quajtur "transponder", e cila transmeton gjthmonė njė sinjal tė vendndodhjes, shpejtėsisė dhe lartėsisė sė avionit".

6. Pėrse nuk u dėrgua njė kėrkesė pėr ndihmė?

"Kur njė pilot ka njė emergjencė nė bord, gjėja e parė qė bėn ėshtė ndėrrimi i sinjalit tė transponderit. Fakti qė kodi i transponderit nuk u ndryshua tregon se gjithēka qė ndodhi, ka qenė shumė, shumė e shpejtė dhe e befasishme".

7. Njė pilot i njė avioni tjetėr tha se u lidh me "MG370" pak pėrpara se tė zhdukej dhe se mund tė dėgjonte vetėm pėshpėrima. Ēfarė do tė thotė kjo?

"Tė gjithė pilotėt kanė frekuenca nė tė cilat flasin. Por, edhe kompania ka frekuencat e saj dhe shpesh pilotėt i ndryshojnė pėr tė folur mes tyre nė fluturim. Teknikisht ėshtė e jashtėligjshme, por kjo ėshtė njė praktikė e pėrhapur nė aviacion. Pėshpėrimat mund tė ndodhin pasi tė dy flasin nė tė njėjtėn frekuencė, nė tė njėjtėn kohė dhe kjo krijon njė problem tė njohur radiofonik, por mund tė tregojė edhe qė nė bord pilotėt po asfiksoheshin nga mungesa e oksigjenit apo qė veshja e jashtme mund tė ishte shpuar, duke nxjerrė jashtė oksigjenin dhe krijuar njė vorbull tė fortė ere.

8. Sa mundėsi ka qė njė pasagjer me probleme mendore apo i frymėzuar nga ndonjė ideologji e mundshme tė ketė marrė kontrollin e avionit, duke shkaktuar katastrofėn.

"Kabina e pilotėve ėshtė e mbyllur dhe mund tė hapet vetėm nga brenda. Megjithatė, linjat e mėdha mbajnė tė fshehur diku nė avion nga njė sopatė pėr ēdo rast. Njė fanatik mund tė ketė gjetur sopatėn dhe tė ketė hyrė nė kabinė, por kjo ka shumė pak gjasa dhe ėshtė shumė e vėshtirė qė sopata tė gjendet pa dijeninė e stafit".

9. A mund tė ketė shkaktuar aksidentin qėllimisht piloti?

"Raste tė tilla ka pasur. Njė pilot mund tė fikė transponderin, duke e shndėrruar avionin tė padukshėm pėr radarin. Nėse merr kontroll tė plotė, njė pilot mund tė bėjė ēfarė tė dojė, por kjo ka gjasa ekstremisht tė ulta tė ndodhė".

10. Avioni ndėrroi drejtim, pėrpara se tė zhdukej. A mund qė njė pilot thjesht tė ndryshojė drejtimin e tij nėse verifikohen probleme?

"Pilotėt nuk mund tė ndėrrojnė drejtim pa u konsultuar me kullėn e kontrollit. Kjo u lejohet vetėm nė rast tė ndonjė urgjence ekstreme, kur janė nė njė korridor kur poshtė tyre ka avionė tė tjerė. Nė kėtė rast duhet tė devijojnė 90 gradė nė tė majtė ose tė djathtė".

11. Nėse ka pasur njė shpėrthim. Pėrse nuk ėshtė kapur nga satelitėt?

"Asnjė vend nė botė, as SHBA-tė, nuk kanė aftėsinė pėr tė ndjekur me satelitė gjithēka qė ndodh nė botė nė ēdo sekondė. Madje nė rastin e njė shpėrthimi, do tė ishte njė ēudi qė ai moment tė kapej ekzaktėsisht nga satelitėt", komentoi njėri prej ekspertėve tė panelit.

Burimi: Top Channel
avatar
xhimi ejm

Mosbesimi ėshtė shenjė zgjuarėsie dhe zhvillimi, jo besimi.

8


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zhdukja misterioze e avionit tė Malajzisė

Mesazh  benardi prej 13.03.14 11:16

Misteri i aeroplanit i “Malaysa Airlines” vazhdon tė thellohet akoma mė tepėr pasi tė afėrmit e pasagjerėve, tregojnė se zilja e telefonave tė tyre vazhdonte tė binte pėr njė kohė tė gjatė edhe pas zhdukjes sė avionit.

Pasi mėsuan pėr zhdukjen e fluturimit 370 tė shtunėn, e 8 marsit, familjarėt e pasagjerėve tregojnė se provuan pėr njė kohė tė gjatė pėr t’i telefonuar tė afėrmit e tyre dhe dėgjonin qė zilja shkonte por pa marrė pėrgjigje.

Spekulimet e “telefonatave fantazmė” u pėrhapėn me shpejtėsi nė rrjetet sociale, duke pretenduar se avioni nuk ėshtė pėrplasur, siē ėshtė supozuar geėrėsisht.
avatar
benardi

67


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zhdukja misterioze e avionit tė Malajzisė

Mesazh  Agamemndon prej 13.03.14 15:20

Misteri vazhdon



Hetuesit amerikanė mendojnė se avioni i Malaysian Airlines fluturoi edhe pėr katėr orė tė tjera pasi u zhduk nga radari.


Zyrtarėt i kanė ngritur kėto dyshime bazuar mbi tė dhėnat qė shkarkohen nė mėnyrė automatike nga motorrėt Rolls Royce tė avionit Boeing 777 dhe dėrgohen nė tokė si pjesė e njė programi rutinė tė monitorimit.


Skuadrat amerikane tė anti- terrorit janė duke studiuar tashmė mundėsinė qė avioni me 239 persona nė bord ėshtė devijuar nė njė destinacion tė panjohur, me qėllimin pėr t’u pėrdorur mė vonė.


Lajmin e bėri tė ditur Wall Street Journal, pasi bisedoi me dy burime pranė grupit amerikan tė hetuesve.


Avioni i kėsaj linje u zhduk tė shtunėn nė orėt e para tė mėngjesit, ndėrsa udhėtonte nga Kuala Lumpuri nė drejtim tė Pekinit.


Ekspertėt qeveritarė mendojnė se piloti, ose dikush tjetėr, e ka fikur qėllimisht transmetuesin, pėr tė shmangur qė tė pikaseshin nė radar.


Nėse ka fluturuar kaq shumė, avioni mund tė ketė arritur edhe kufijtė e Pakistanit.


Skenari i rrėmbimit tė avionit ėshtė diskutuar edhe mė parė nė media, por vetėm si teori konspirative.


Deri mė tani nuk ka asnjė gjurmė tė avionit nė ujė, edhe pse ėshtė raportuar nė tė paktėn tre raste qė janė gjetur pjesė tė tij.


Mė pėrpara ka pasur konfuzion nė lidhje me faktin nėse motorrėt Rolls Royce kanė transmetuar tė dhėna nė tokė apo jo.


Zyrtarėt e Malaysian Airlines kanė deklaruar se transmetimi u ndėrpre sapo avioni u zhduk nga radarėt.



Burimi http://www.asianaviation.com/
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


261


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zhdukja misterioze e avionit tė Malajzisė

Mesazh  Agamemndon prej 14.03.14 21:05

Ngrihet pista e piratėve/ BBC: Avioni fluturoi pėr mė shumė se 5 orė pasi u zhduk



Avioni i linjės Malaysia Airlines mund tė ketė fluturuar mė shumė se pesė orė qė kur u zhduk, ka mėsuar BBC.


Besohet se avioni ka dėrguar sinjale automatikė tek njė sistem satelitor pėr njė kohė tė gjatė pasi u zhduk kontakti me tė.


Kjo do tė thotė se avioni mund tė ketė fluturuar mė shumė se 1600 kilometra pėrtej pozicionit tė fundit tė konfirmuar.


Tė premten, ekipet e mbikėqyrjes sė SHBA janė dėrguar nė Oqeanin Indian, shumė mė larg nga vendi ku u bėnė kėrkimet e para.


Fluturimi MH370 u zhduk tė shtunėn me 239 persona nė bord.


Kur pati kontaktin e fundit me kontrollin e trafikut ajror, avioni ishte nė lindje tė Malajzisė.


Por BBC raporton se njė sistem satelitor me bazė nė Londėr ka marrė sinjale automatike nga avioni tė paktėn pesė orė pasi u raportua i humbur.


Korrespondenti i BBC thotė se kjo shpjegon arsyen se pėrse ekipet e kėrkimit tani janė zhvendosur nė Oqeanin Indian.


Njė zėdhėnės i Shtėpisė sė Bardhė konfirmoi se amerikanėt po kėrkojnė tashmė nė Oqeanin Indian, por nuk dha detaje tė reja.


Ka raportime se avioni i ėshtė drejtuar ishujve Andaman.


Kjo ka ngritur njė tjetėr pistė, atė tė rrėmbimit nga piratėt.


Dy burime pranė hetimeve i thanė Reuters se njė avion i paidentifikuar, qė mendohet se ėshtė MH370, po fluturonte mes korridoreve ajrore.


Kjo tregon se avioni ose po drejtohej nga pilotėt, ose nga dikush qė njeh mirė korridoret ajrore.


Njė zyrtar malajzian tha nė kushtet e anonimatit se ata vazhdojnė akoma qė tė kenė nė pistat kryesore atė tė rrėmbimit.


avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


261


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zhdukja misterioze e avionit tė Malajzisė

Mesazh  Trigon prej 18.03.14 12:28

Dy pista tė reja hetimi pėr avionin e zhdukur malajzian

Hetuesit qė po zhvillojnė kėrkime pėr avionin e zhdukur malajzian tashmė kanė ngritur dy hipoteza mbi rrugėn qė mund tė ketė ndjekur ai.

Ata thonė se Boeing-u 777 ose mund tė ketė fluturuar drejt veriut pėr nė Azinė Qendrore, ose mund tė ketė ecur drejt Oqeanit Indian nė orėt pas zhdukjes misterioze me 8 mars.

Malayzia tha sot se kėrkimet pėr aeroplanin e zhdukur po vazhdojnė nė korridorin jugor dhe verior, ku besohet se avioni mund tė ketė shkuar qėllimisht.

Ministri i Mbrojtjes Hishammuddin Hussein thotė se janė 26 vende qė po marrin pjesė nė kėrkimet nė tokė dhe oqean nė 11 shtete.

“Mund tė konfirmoj se operacionet e kėrkimit nė korridorin jugor dhe verior kanė filluar. Shtete si Malajzia, Australia, Kina, Indonezia dhe Kazakistani kanė nisur operacionet e kėrkim shpėtimit. Forcat ajrore dhe detare malajziane janė dislokuar nė korridorin jugor.”

Operacionet e kėrkimit tashmė kapin njė sipėrfaqe prej disa miliona kilometra katerore. Hetuesit besojnė se aeroplani Boeing 777 fluturoi drejt veriut pėr nė Azinė Qendrore, ose shkoi nė jug, drejt Oqeanit Indian nė orėt pas zhdukjes misterioze. Sot, Australia pranoi nė merrte pėrsipėr operacionet nė seksionin jugor tė kėrkimeve, me kėrkesė tė kryeministrit tė Malajzisė.

Ndėrkohė, hetuesit malajzianė janė mė pranė ekzaminimit tė minutave tė fundit, para se aeroplani tė zhdukej nga radari.

Shefi i linjės ajrore malajziane Ahmad Jauhari Yahya tha se mesazhi i fundit nga aeroplani besohet se ka qėnė nga piloti i dytė, i cili ka thėnė me qetėsi “natėn e mirė”. Tani, hetuesit thonė se nuk ėshtė e qartė nėse transmetimi me radio erdhi para, apo pasi sistemi i sinjalizmit ishte fikur, apo neutralizuar, gjė qė ka bėrė tė pamundur zbulimin e vendndodhjes sė avionit.

Burimi: http://publiku.net
avatar
Trigon

Ėshtė mė mirė qė tė mos dish diēka qė tė shtyn ta dish se sa tė dish diēka qė tė bėn ta harrosh.



359


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pse akoma mediat e ndryshme mirren me ''zhdukjen e aeroplanit MH370''?

Mesazh  Trigon prej 23.03.14 18:15

1. Zhvendosjen e vėmendjes nga problemet e ndryshme globale si ekonomike dhe sociale.

2. Apo qėndron problemi diku tjetėr....
avatar
Trigon

Ėshtė mė mirė qė tė mos dish diēka qė tė shtyn ta dish se sa tė dish diēka qė tė bėn ta harrosh.



359


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zhdukja misterioze e avionit tė Malajzisė

Mesazh  elektronika prej 23.03.14 22:24

Nje avion I humbur nuk arrin te zhvendose vemendjen e botes nga problemet ekonomoke dhe sociale   "TRIGON".
Por mediat meren sepse ate pune kane, ai eshte nje lajm qe terheq vemendje dhe mbush varferine e lajmeve te momentit sidomos kur e mbulon misteri dhe trillet qe thuhen rreth tij. Ska asgje tjeter
avatar
elektronika

Pervoja me e bukur qe na eshte dhene per te jetuar eshte vete misteri i jetes.....
Kur linde, po qaje, dhe gjithe te tjeret rreth teje po qeshnin.....
Jetoje jeten, ne menyre te tille, qe kur te vije momenti i fundit,
ti te jesh duke qeshur dhe gjithe te tjeret rreth teje te jene duke qare..........



109


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

A ėshtė miliarderi Rothschild, fajtor pėr zhdukjen e aeroplanit tė Malajzisė?

Mesazh  Trigon prej 28.03.14 16:54

                     

Misteri rreth aeroplanit tė zhdukur Malajzisė po rritet dita-ditės duke pėrfshirė edhe heshtjen misterioze.

Ndėrsa, spekulimet e fundit nė qendėr tė vėmendjes kanė vėnė miliarderin Jacob Rothschild.

Edhe pse aktualisht pyetja kryesore ėshtė ku dhe si ra aeroplani, pak kush i kushton rėndėsi asaj se kush fluturoi me tė.

Kur e shikon pėrbėrjen e udhėtarėve, shihet se nė mesin e udhėtarėve ishin 20 inxhinierė tė kompanisė amerikane tė teknologjisė, Freescale Semiconductor, i cili pėr 50 vite merret me mikroprocesorė, sensorė dhe teknologji tjera, transmeton Telegrafi.

Njė teori e re ndėrlidhet me ata 20 inxhinierė dhe Jacob Rothschildin, i cili me vdekjen e tyre bėhet pronar i vetėm i patentės sė mikroēipit KL-03, qė thuhet se do tė pėrdoret pėr luftė elektronike.

Jacob Rothschild (77) ėshtė miliarder britanik, anėtar i dyshuar i masonerisė dhe lider sekret i botės. Disa media thonė se Rothschild e pėrdori kompaninė e Malajzisė pėr ta bėrė kėtė ēip tė vetin.

Pas kėsaj deklarate, menjėherė filluan pyetjet: Pse aq shumė inxhinierė tė kompanisė Freescale Semiconductor udhėtuan bashkė? Ku shkuan? A janė ata shkaku i zhdukjes sė aeroplanit? A kishin informacione tė vlefshme? A dinin sekrete teknologjike?

Pas tė gjitha kėtyre pyetjeve, gjithēka ngjan me njė film Hollywoodi. Por, a ėshtė kjo e vėrtetė apo teori komploti, kėtė askush nuk e di derisa nuk gjendet aeroplani!?

Burimi: http://www.indeksonline.net
avatar
Trigon

Ėshtė mė mirė qė tė mos dish diēka qė tė shtyn ta dish se sa tė dish diēka qė tė bėn ta harrosh.



359


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zhdukja misterioze e avionit tė Malajzisė

Mesazh  Luli prej 29.03.14 9:00

Trigon shkruajti:
Njė teori e re ndėrlidhet me ata 20 inxhinierė dhe Jacob Rothschildin, i cili me vdekjen e tyre bėhet pronar i vetėm i patentės sė mikroēipit KL-03, qė thuhet se do tė pėrdoret pėr luftė elektronike.

Nga te gjitha teorite rreth zhdukjes se avionit, kjo teoi duket te jete me e besueshmja.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zhdukja misterioze e avionit tė Malajzisė

Mesazh  gjilanasi prej 18.05.14 10:34

Sipas disa medieve aeroplani i Malajzisė ėshtė viktimė e parė e cyber rrėmbimit nė botė.

Pas rėnies sė aeroplanit malajzian, multimiliarderi, anėtar i aluminatit dhe udhėheqėsi sekret i botės Jakob Rotshild ėshtė bėrė pronari i vetėm, respektivisht ka marrė komplet patentėn e KL-03 mikroēipit qė shėrben pėr luftė elektronike.

Si? Me aeroplan janė zhdukur tė gjithė njerėzit qė me Rotshild kanė ndarė patentėn.

Rrėfimi “zyrtar” pėr fatin e boingut 777, Malaysia Airlines 370 assesi nuk qėndron dhe tani ėshtė bėrė e qartė se fjala ėshtė pėr fshehjen e tė vėrtetės dhe hapave tė caktuara. Pas shumė demonstrimeve dhe paraqitjes sė paaftėsive tė plota tė ushtrisė malajziane dhe qeverisė, duke qenė qė regjistrimi i aeroplanit t zhdukur, qeveria malajziane mashtron tėrė botėn duke thėnė se aeroplani ka rėnė nė Oqeanin indian dhe se tė gjithė ata qė kanė qenė nė aeroplan kanė vdekur.

Qeveria e Malajzisė pėrveē qė ėshtė shėrbyer me SMS pėr tė njoftuar botėn pėr fatin e aeroplanit, ka pėrdorė tė vetmen fjalė “supozojmė”.
Ata supozuan se aeroplani ka rėnė atje dhe se tė gjithė janė tė vdekur. Dhe pėrnjėherė ka heshtur tėrė bota.

Rrėfimi i tyre qė nga fillimi ėshtė e dyshimtė, tani edhe shumė sepse fjala “supozojmė” e kanė pėrdor si dėshmi absolute, duke ndėrprerė hetimet dhe kėshtu i kanė heshtur mediet tė cilat nė pėrgjithėsi nuk pyesin, qė po ashtu ėshtė e dyshimtė.

Vetėm ėshtė thėnė se ekziston pamundėsia e gjetjes sė mbetjeve, cingėrima e telefonave celular, nuk ka kufoma, mbetje dhe gjėra tjera qė tė mund tė dėshmohet se aeroplani ka rėnė nė det.

Nė zhdukjen misterioze tė aeroplanit, kanė udhėtuar edhe 20 tė punėsuar, respektivisht anėtar tė shėrbimit tė kompanisė amerikane Freescale Semiconductor, tė cilėt tė drejtat e tyre i kanė ndarė me Roshtildin, ndėrsa rastėsisht ajo firmė njė ditė para zhdukjes sė aeroplanit ka lancuar njė mjet pėr luftimin elektronik, si pjesė e sistemit tė radarit.

Me zhdukjen e kėtyre 20 tė punėsuarve, Jakob Rotshild ėshtė bėrė pronari i vetėm i patentės sė mikrocipit qė shėrben pėr luftė nė tė ardhmen. Firma Freescale Semiconductor merret me zhvillimin e mikroprocesorėve, senzorėve dhe teknologjive tė tjera, pėrfshirė gjysmė pėrcjellės qė kryejnė funksione llogaritėse.
avatar
gjilanasi

414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zhdukja misterioze e avionit tė Malajzisė

Mesazh  Zattoo prej 19.05.14 9:11

Teoria e re pėr zhdukjen e avionit: Mund tė jetė qėlluar, qeveria fshehu tė vėrtetėn



Nė kohėn kur zhdukja e mistershme e fluturimit ‘MH370’ filloi tė mbulohet nga harresa, njė teori e re del nė dritė mbi fatin e avionit malajzian, pėr tė cilin nuk dihet mė asgjė qė prej zhdukjes nga radarėt nė 8 Mars.

Pretendimet se Boeing- u 777, i nisur nga Kuala Lumpur drejt Pekinit, me 239 persona nė bord mund tė jetė qėlluar gabimisht dhe ky fakt tė jetė fshehur nga autoritetet, pėrbėjnė boshtin e librit tė publikuar sė fundi mbi ngjarjen e ēuditshme.

Tė afėrmit e pasagjerėve dhe anėtarė tė ekuipazhit vazhdojnė tė jetojnė me makthin e pyetjes: Ēfarė ndodhi? Si ėshtė e mundur qė pas 71 ditė pėrpjekjesh globale e kėrkimit tė pareshtur, askush sot nuk e di ēfarė pėsoi avioni i Malaysian Airlines.

Dhe si tė mos mjaftonte halli qė kanė, tani del papritur nė treg njė libėr i shkruar, duket me shpejtėsi rekord, i cili ka prekur njė pikė nevralgjike pėr ta.

Libri i titulluar “Misteri” e bėn tė besueshėm pretendimin se avioni u qėllua aksidentalisht gjatė njė stėrvitje tė pėrbashkėt ushtarake amerikano-tajlandeze dhe se kėrkimet qėllimisht u spostuan nė pjesėn e gabuar tė oqeanit, si pjesė e tentativave pėr ta mbuluar ēėshtjen.

“Familjarėt e personave nė bord me tė gjithė gjasat nuk do ta mėsojnė kurrė tė vėrtetėn e fatkeqėsisė sė fluturimit ‘MH370’”, thotė autori Nigel Caėthorne.

“Asnjėherė nuk do ta dinė , shton ai, nėse njerėzit e tyre tė dashur vdiqėn pa dhimbje e pa qenė tė ndėrgjegjshėm pėr fatin e vet, apo gjetėn vdekjen nė njė avion qė rrėzohej i mbuluar nga flakėt”.

Nė libėr, Caėthorne pėrmend njė punėtor tė njė platforme nafte shumė pranė vendit ku zhvillohet stėrvitja ushtarake tė thotė se ka parė njė avion qė digjej.

Fakti qė nė manovra kishte personel ushtarak nga disa vende tė botės, ai e lidh me pretendimin tjetėr se pikėrisht kėto shtete i kanė dėrguar ekipet e kėrkimit nė drejtim tė gabuar, pasi siē thotė dhe vetė: Nė Oqeanin Indian nuk u gjet as edhe njė pjesė, sado e vogėl, e atyre qė duhet tė ishin mbetjet e avionit, e njė gjė e tillė, ėshtė mjaft e dyshimtė.

TopChannel
avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zhdukja misterioze e avionit tė Malajzisė

Mesazh  Odin prej 15.06.14 9:07

Zhdukja e aeroplanit tė Malajzisė, ishte planifikuar me kujdes!



Njė pilot dhe njė gazetar, autorė tė librit "Natėn e mirė Malajzi: E vėrteta pėr zhdukjen nė fluturimin 370”, me muaj tė tėrė kanė analizuar nė detaje tė gjitha provat nė lidhje me zhdukjen e aeroplanit.

Zhdukja e aeroplanit tė Malajzisė, fluturimi MH370, ishte planifikuar me kujdes dhe aspak i rastėsishėm, pohojnė piloti Ewan Wilson dhe gazetari Geoff Taylor.

Wilson tha se libri i tyre ka pėr tė tronditur tė gjithė ata qė udhėtojnė me aeroplanė, raporton Daily Mail.

"Pėr herė tė parė paraqesim njė analizė tė detajuar tė fluturimit tė tėrė, rrugėn e pabesueshme nė tė cilėn ka fluturuar e pėr ēka besohet se ėshtė rrėzuar nė Oqeanin Indian”, tha Wilson.
Libri fillon nė Kuala Lumpur, mė 8 mars 2014, nė aeroportin nga i cili 239 pasagjerėt dhe ekuipazhi nisen pėr nė Pekin.

Wilson, i cili shėrbeu si shef i dy kompanive ajrore dhe qė njihet si ekspert nė sigurinė e trafikut, thotė se janė analizuar tė gjitha dėshmitė dhe skenarėt dhe se me njė sistem eliminimi kanė arritur nė rezultatet tė pabesueshme.

Autorėt biseduan nė Malajzi me tė gjitha autoritetet dhe anėtarėt e familjes sė pilotit qė drejtonte aeroplanin, Zaharia Ahmad Shah. Taylor thotė se ėshtė e qartė se autoritetet nė Malajzi nuk dua ta themi tė vėrtetėn nė lidhje me zhdukjen e aeroplanit, i cili kėrkohet pėr mė shumė se tre muaj.

"Zhdukja nuk ishte e rastėsishme. Ishte planifikuar me kujdes dhe nuk ėshtė dashur tė ndodhė”, thonė autorėt e librit tė cilėt sugjerojnė njė sistem tė ri me tė cilin fluturaket mund tė ndiqen nė ēdo moment.
avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi