Historia e fshehtė e krizės financiare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Historia e fshehtė e krizės financiare

Mesazh  Luli prej 10.03.14 12:22



Romani i madh i Balzakut, “Iluzionet e humbura”, merr fund me njė ekspoze tė dallimit mes “historisė zyrtare”, e cila ėshtė “plot gėnjeshtra” dhe “historisė sė fshehtė” – domethėnė, historisė sė vėrtetė. Dikur ka qenė e mundur tė fshihje tė vėrtetat skandaloze tė historisė pėr njė kohė tė gjatė – ndonjėherė edhe pėrgjithmonė. Jo mė.

Askund nuk ėshtė kjo gjė mė e dukshme, se sa nė rrėfimet pėr krizėn financiare globale. Nė historinė zyrtare, paraqiten Rezerva Federale e SHBA (FED), Banka Qendrore Europiane, si dhe banka tė tjera tė mėdha, sikur kanė kryer njė aksion tė koordinuar pėr tė shpėtuar sistemin financiar global nga katastrofa. Por, botimi kohėt e fundit i diskutimeve nė mbledhjet e zhvilluara nė vitin 2008, tė Komitetit Federal pėr Tregun e Hapur nė vitin 2008, qė ėshtė organi vendim-marrės i FED, zbulojnė qė FED ka dalė praktikisht nga kriza si banka qendrore e botės, ndėrkohė qė ka vazhduar t’u shėrbejė pikėsėpari interesave amerikanė.

Mbledhjet mė tė rėndėsishme ndodhėn nė 16 shtator dhe 28 tetor – pas kolapsit qė pėsoi banka amerikane e investimeve, Lehman Brothers – dhe u fokusuan nė krijimin e marrėveshjeve dypalėshe tė shkėmbimit tė monedhave, qė synonin garantimin e sasisė sė duhur tė likuiditeteve. FED do i jepte kredi nė dollarė njė banke tė huaj nė kėmbim tė monedhės sė saj, dhe qė banka e huaj ra dakord ta riblejė pas njė periudhe tė caktuar, me tė njėjtėn normė kėmbimi, plus interesat. Kjo u dha bankave qendrore – sidomos atyre nė Europė, qė u pėrballėn me njė mangėsi tė menjėhershme nė dollarė pas largimit tė investitorėve amerikanė – dollarėt qė u nevojiteshin pėr t’u dhėnė hua institucioneve financiarė vendas, qė ishin tashmė nė telashe.

Nė tė vėrtetė, Banka Qendrore Europiane ka qenė njė ndėr tė parat banka qė arriti njė marrėveshje me FED-in, e ndjekur nga tė tjera banka qendrore tė vendeve tė pėrparuar, pėrfshirė edhe Bankėn Kombėtare Zvicerane, Bankėn e Japonisė, dhe Bankėn e Kanadasė. Nė mbledhjen e tetorit, katėr ekonomi tė rėndėsishme nė zhvillim, nga pikėpamja “diplomatike dhe ekonomike” – Meksika, Brazili, Singapori dhe Korea e Jugut – hynė dhe ato nė veprim, teksa FED ra dakord pėr marrėveshje kėmbimi prej 30 miliardė dollarė me secilėn prej bankave tė tyre qendrore.
Ndonėse FED veproi si njė lloj banke qendrore globale, vendimet e tij u formėsuan, pikėsėpari, mbi interesat e SHBA.

Si fillim, FED refuzoi aplikimet nga disa shtete – emrat e tė cilėve janė fshirė nė dokumentat e botuar – pėr tė hyrė nė skemėn e kėmbimit tė monedhave.

Por c’ėshtė mė e rėndėsishmja, pėrkėmbimet u vendosėn limite. Thelbi i funksionit tė bankės qendrore si “huadhėnėsi i fundėm, kur nuk ka mė tė tjerė”, ka qenė tradicionalisht sigurimi i fondeve tė pakufi. Pėr arsye se nuk ka limit nė sasinė e dollarėve qė FED mund tė krijojė, asnjė spekulant nė treg nuk mund tė marrė njė pozicion spekulues kundėr tij. Ndryshe nga FED, Fondi Monetar Ndėrkombėtar, pėr shembull, ka burime jo tė pafundme qė vijnė prej shteteve kontribues.

Roli nė rritje qė ka marrė FED nė skenėn ndėrkombėtare qė prej vitit 2008 pasqyrin njė ndryshim themelor nė qeverisjen monetare botėrore. FMN u krijua nė njė kohė kur shtetet viktimizoheshin shpesh prej supozimeve rastėsorė tė bankierėve tė Nju Jorkut, si pėr shembull vlerėsimi i J.P. Morgan nė vitet njėzetė se gjermanėt ishin “nė thelb njė popull i dorės sė dytė”. FMN ishte njė vecori e rėndėsishme e rendit botėror tė pas Luftės sė Dytė, qė kish pėr qėllim tė krijonte njė mekanizėm universal garancie – jo njė qė mund tė shfrytėzohet pėr tė cuar pėrpara interesat diplomatikė bashkėkohorė.

Sot, sic e tregojnė qartė dokumentat e FED, FMN ėshtė margjinalizuar, edhe pėr shkak tė procesit tė vet joefektiv tė politikėbėrjes. Nė tė vėrtetė, nė fillimin e krizės, FMN, duke supozuar qė kėrkesa pėr burimet e vet do tė mbetej pėrgjithmonė e ulėt, kish filluar procesin e tkurrjes.
Nė vitin 2010, FMN bėri njė pėrpjekje pėr t’u “ringjallur”, duke u paraqitur si institucion qendror pėr zgjidhjen e krizės sė euros – duke filluar nga roli pėr financimin e shpėtimit tė Greqisė. Por, edhe kėtu ėshtė zbuluar njė histori e fshehtė, njė histori qė tregon se sa shumė shtrembėrim ka pėsuar qeverisja monetare globale.

Fakti ėshtė qė vetėm SHBA dhe shtetet e prezantuar me tepri tė Bashkimit Europian e mbėshtetėn shpėtimin e Greqisė. E vėrteta ėshtė qė ekonomitė e mėdha nė zhvillim e kundėrshtuan fort, teksa brazilianėt e quajtėn njė “shpėtim tė huadhėnėsve privatė tė grekėve, kryesisht institucione financiarė europianė”. Edhe pėrfaqėsuesi i Zvicrės e dėnoi kėtė masė.

Teksa frikėrat pėr njė kolaps tė papritur tė eurozonės i kanė hapur rrugė njė debati tė zgjatur se si do tė pėrballohen kostot e paketave tė shpėtimit dhe shlyerjeve tė borxheve, pozicioni i FMN do tė jetė gjithnjė e mė i kokolepsur. Ndonėse FMN supozohet qė tė jetė mė lartė se kredidhėnėsit e tjerė, do tė ketė kėrkesa pėr tė ulur vlerėn e aseteve pėr hua qė ka FMN ka dhėnė. Vendet mė tė varfėr tė ekonomive nė zhvillim do i rezistonin njė lėvizjeje tė tillė, duke argumentuar se qytetarėt e tyre nuk kanė pse pėrballojnė faturėn pėr shthurjen financiare nė nė vende shumė mė tė pasur.

Edhe ata qė mbėshtesnin pėrfshirjen e FMN nė fillim tashmė po kthehen kundėr Fondit. Zyrtarė tė BE janė tė zemėruar prej pėrpjekjes sė hapur tė FMN-sė pėr tė siguruar mbėshtetje nė vendet huamarrės tė Europės, duke bėrė thirrje pėr zerim tė tė gjithė borxheve qė ajo nuk i ka dhėnė. Dhe Kongresi i SHBA ka refuzuar tė mbėshtesė zgjerimin e burimeve tė FMN – pjesė e njė marrėveshje ndėrkombėtare tė arritur nė samitin e G20 nė vitin 2010.

Ndėrkohė qė zemėrimi qė pasoi emėrimin e njė tjetėr europianeje si Drejtore e FMN nė 2011 ka gjasa tė garantojė qė kreu i ardhshėm nuk do tė vijė nga Europa, roli qė po zbehet me shpejtėsi i FMN nėnkupton se kjo nuk do tė ketė shumė rėndėsi. Sic na tregon historia e fshehtė e 2008-ės, e rėndėsishme ėshtė se kush ka akses nė FED.

* Harold James ėshtė Profesor i Historisė dhe Cėshtjeve Ndėrkombėtare nė Universitetin e Princeton
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

924


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi