Drejtues tė SHISH paralajmėrojnė rrėzim qeverie nė muajin prill

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Drejtues tė SHISH paralajmėrojnė rrėzim qeverie nė muajin prill

Mesazh  Agamemndon prej 10.03.14 11:24

Drejtues tė SHISH paralajmėrojnė rrėzim qeverie nė muajin prill, tritoli bėn kėrdinė, Visho Lika zhvillon kampionat ping-pongu





Drejtuesit e Shėrbimit Informativ Shtetėror, nė njė linjė dhe gjatėsi vale me kėrcėnimet e Sali Berishės, paralajmėrojnė pėrmbysjen e qeverisė “Rama” nė muajin prill. Njė funksionar i lartė i Shėrbimit Informativ Shtetėror, me inicialet K. P., pėrkatėsisht bashkėpunėtor i ngushtė i Visho Likės, ka deklaruar se qeveria “Rama” do tė pėrmbyset nė muajin prill, ndėrsa nė pushtet do tė vijė partia, pėr tė cilėn punon shėrbimi.

Drejtori i departamentit mė tė rėndėsishėm nė SHISH, i njohur edhe pėr tė shkuarėn e tij tė dyshimtė, ka paralajmėruar rrėzimin e qeverisė sė 1 milion shqiptarėve nė muajin prill tė kėtij viti, ndėrsa do tė ndėshkohen tė gjithė ata qė kanė sulmuar Visho Likėn kohėt e fundit. Tė marrosur pas iluzioneve dhe histerive tė Sali Berishės nė Facebook dhe Parlament, drejtuesit e SHISH janė mobilizuar dhe pėrgatitur pėr rrėzimin e qeverisė, ku rol tė rėndėsishėm dhe shpėtimtar pėr Berishėn, do tė luajė edhe Shėrbimi Informativ Shtetėror.

 "Prisni se erdhi prilli dhe do e shihni qeverinė. Do bjerė dhe ku do shkojnė kėta qė merren me Vishon?", ka deklaruar drejtuesi i lartė i SHISH. Vetėm disa ditė mė parė, ish-kryeministri Sali Berisha ka kėrcėnuar se do tė bėnte pluhur qeverinė me 5 mijė militantė. Kjo thirrje duket se ėshtė marrė seriozisht nga drejtuesit e SHISH. Me sa duket, kupola e re e Shėrbimit Informativ Shtetėror, kryesisht pa arsim, pa certifikatė sigurie dhe me probleme tė rėnda me drejtėsinė, po e pėrjeton dramatikisht ngushtimin e lakut pėr shefin e spiunazhit shqiptar, Visho Ajazi Lika.

Denoncimi i serive tė skandaleve nė media, tė pasur me paralajmėrimet e Ilir Metės dhe tė Komisionit tė Sigurisė Kombėtare pėr shkarkimin e Visho Likės, janė reflektuar me tension, panik dhe nervozizėm nė kupolėn e SHISH, e cila mė shumė se kurrė ndjehet e rrezikuar nga transparenca dhe shteti ligjor. Aktualisht kupola e institucionit kryesor tė spiunazhit shqiptar ėshtė kthyer nė njė ēerdhe nepotizmi dhe paaftėsie, ku janė strehuar militantė tė PD, miq tė Visho Likės, familjarė tė figurave tė PD, ish-drejtorė tė SHIK ’96 etj. Pėrgjimi i krerėve tė policisė dhe i drejtuesve tė mazhorancės, pėr llogari tė Berishės, e nė edhe mė tė plotė degradimin e SHISH. 
 
Visho Lika pėr Ramėn

Nisur nga situata e rėndė qė u krijua nė vend, si pasojė e shpėrthimeve tė tritolit, Kryeministri Rama thirri pėrpara disa ditėsh nė zyrė nė njė takim kokė mė kokė shefin e SHISH Visho Ajazi, me qėllimin qė pavarėsisht mėnyrės sesi ai u emėrua nė detyrė dhe aludimit mbi lidhjet e tij tė fshehta me ish kryeministrin Berisha, ata tė komunikonin pėr hir tė ngjarjeve qė ishin bėrė sfidė e kėsaj qeverie dhe me mėnyrėn e zbulimit tė akteve terroriste qė ishin bėrė shumė aktive nė vend.

 Me mbarimin e kėtij takimi, burime tė sigurta brenda SHISH sqarojnė se Visho Ajazi ka thirrur nė njė kafe brenda institucionit rrethin mė tė ngushtė tė bashkėpunėtorėve tė tij, me funksione tė larta nė departamentet kryesore. Ky rreth personash pėr shkak tė sė kaluarės sė tyre njihen si militant tė thekur tė Partisė Demokratike dhe bisedat midis tyre vėrtiten me nota shumė nostalgjike vetėm rreth mundėsisė sė rikthimit tė PD sė nė pushtet.

 Nė takimin mė kėta tė fundit, shefi i SHISH fillimisht foli pėr konsiderata tė pėrgjithshme rreth takimit me Kryeministrin Rama dhe nė fund ju pėrmendi kolegėve tė tij njė batutė tė tij, sipas tė cilės z. Rama i kishte kėrkuar qė linjėn e komunikimit ta mbante vetėm me Kryeministrin dhe jo me opozitėn. Kjo batutė kaloi me tė qeshura midis kolegėsh, por Visho Lika ju tėrhoqi vėmendjen atyre pėr shkak se nuk kishin kuptuar thelbin e mesazhit tė Z. Rama.

 Sipas tij, mesazhi ishte se Kryeministri kishte pėrmendur termin opozitė, pasi ai ka frikė tė thotė emrin e ish Kryeministrit Berisha. Me anė tė kėsaj bisede, Visho Lika kėrkoi t’ju jepte kurajo kolegėve tė tij mė tė afėrt se ata nuk duhet tė frikėsohen nga sulmet politike, pasi udhėheqėsi i tyre shpirtėror vijon tė mbetet I fuqishėm dhe garant pėr vijimin normal tė detyrės sė tyre nė organin e inteligjencės shqiptare.

Adriatik Doēi 
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


271


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Drejtues tė SHISH paralajmėrojnė rrėzim qeverie nė muajin prill

Mesazh  Ciroi82 prej 12.03.14 22:35

vertete?
avatar
Ciroi82

26


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi