Kronika Akasha

Shko poshtė

Kronika Akasha

Mesazh  Admin prej 02.12.08 22:43

Kronika Akasha

Kronika Akasha (nga sanskritja Akasha = "qiell", "hapėsirė", apo "eter") apo kronika akashike nė teozofi ėshtė njė emėrtim qė tregon njė pėrmbledhje tė diturisė mistike tė shkruar nė njė rrafsh ekzistence jolėndore.

Kronika quhet shpesh edhe "Libri i Jetės" apo "Kujtesa botėrore", hamendėsohet tė pėrmbajė gjithė diturinė, duke pėrfshirė mbarė pėrvojėn njerzore, tė ruajtur (mbajtur) nė gjithėsi.

Kronika e Akashės pėrshkruhet metaforikisht si njė librari e stėrmadhe dhe krahasohet edhe si njė kompjuter gjithėsinor i ' Mendjes sė Perėndisė '.

Kronika mendohet se pėrditėsohet vazhdimisht.

Nė tė kaluarėn kishte disa persona qė pohonin se ata ishin tė aftė qė tė lexonin nė kėtė kronikė nėpėrmjet njė lloji "brendashikimi", njė prej tyre ishte antropozofi Rudolf Shtajner.

Koncepti rrjedh nga lėvizjet teozofike tė qindvjeēarit tė 19, dhe ėshtė i mirėnjohur nė diskutimet e Nju Ejxhs (Epokės sė Re).

Ky koncept i njė kujtese tė kėtillė gjithėsinore botėrore apo astrale gjendet poashtu nė traditėn e krishterė, nė fetė aziatike si edhe nė ezoterikė.

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Akasha

Mesazh  Fakiri prej 08.04.12 13:15

Akasha



Valėt pėrdredhėse janė tė veēanta,sepse ato nuk shuhen asnjėherė,ato pėrhapen deri nė skajet mė tė largėt tė universit pa e humbur forcėn e tyre; nė kėtė kuptim,ato janė tė pėrjetshme.Valėt pėrdredhėse,ndėrsa lėvizin pėrmes vakumit fizik,nuk pėsojnė asnjė lloj fėrkimi dhe pėr kėtė arsye,ato e ruajnė pa humbje energjinė e tyre.

Ndėrsa pėrshkojnė universin,kėto valė interferojnė me valė tė tjera pėrdredhėse dhe me kalimin e kohės ato thurin njė pėlhurė tė historisė tė tė gjitha ngjarjeve qė kanė ndodhur brenda universit,nga lėvizja e grimcės mė tė vogėl nėnatomike, tek rrotullimi i planetėve dhe zgjerimi i galaktikave.

Duhet tė kujtojmė se valėt pėrdredhėse lindin prej fenomeneve tė ndryshėm,si vibrimi apo zhvendosja e materis,energjia elektromagnetike dhe mendimet tanė tė ndėrgjegjshėm.

Pėr kėtė arsye,valėt pėrdredhėse janė fusha informacioni,sepse ato pėrmbajnė tė koduar gjithēka qė ka lenė gjurmėn e saj nė formėn e kėtyre valėve nė univers.Ky informacion shkon deri tek mendimi mė i hollė qė ėshtė menduar dhe lėvizja mė e vogėl qė ėshtė bėrė ndonjėherė.Modelet e interferencės sė valėve pėrdredhėse formojnė njė hologramė gjigande qė pėrshkron krejt universi.

Ashtu si valėt e detit formojnė njė tablo interference,e cila,nė teori,na mundėson tė deshifrojmė lėvizjen e anijeve qė lėvizin nė sipėrfaqen e tij,po kėshtu,valėt pėrdredhėse teorikisht na mundėsojnė tė deshifrojmė historinė e universit tonė.I vetmi ndryshim nga valėt e detit ėshtė se,kėto tė fundit,e humbin energjinė e tyre kur prekin bregun,ndrėsa mbivendosja e valėve pėrdredhėse dhe e kapacitetit tė kujtesės sė tyre ėshtė e pakufizuar dhe e pėrjetshme.

Valėt pėrdredhėse bėjnė tė mundur transferimin e informacionit pėrmes universit,duke lidhur ēdo atom me atomet e tjerė; duke qenė se kėto valė lėvizin me shpejtėsin mbidritore, ato mund tė jenė shpjegimi i efekteve jolokalė tė parashikuar nga teoria dhe tė zbuluar nė rrugė emiprike nga fizika kuantike.

Fusha e informacionit e krijuar nga valėt pėrdredhėse bėn tė mundur njė univers koherent,duke lidhur secilin atom nė tė me materien tjetėr tė universit dhe duke dhėnė informacion mbi lėvizjen dhe veprimtarinė e kėsaj materieje.

Nė fakt,shkencėtarėt po zbulojnė tani njė gjendje shumė tė lartė koherence nė universin tonė fizik,gjendja qė nuk shpjegohet dot lehtėsisht nėse universi do tė ishte njė bashkėsi e atomeve,molekulave,planetėve dhe yjeve tė shkėputur,qė kanė kontak vetėm me anė tė forcave qė veprojnė mbi ta,si graviteti.

Grimcat me lidhje kuantike i mbajnė marrėdhėneit e tyre koherente pėrjetėsisht dhe nuk shuhen nga asnjė largėsi qė i ndan ato,largėsia qė mund tė jetė disa milimetra,ose sa distanca ndėrmjet galaktikave.Kjo lidhje koherente mund tė shpjegohet vetėm nėse njė fushė e padukshme e pėrshkon krejt universin dhe bėn ndėrlidhjen e gjithēkaje nė tė.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kronika Akasha

Mesazh  Fakiri prej 08.04.12 13:17

Fusha e informacionit pėr tė cilėn folėm ėshtė quajtur nga prof. Ervin Laszlo A-Fushė. Laszlo,nė katėr dekadat e fundit,ka ndėrtuar njė teori integrale mbi gjithēka; nė vend qė tė specializohet nė njė fushė rė caktuar,Laszlo ka studiuar shumė fusha tė shkencės dhe mė nė fund ndėrtoi teorinė e tij.Sipas tij,A- Fusha ėshtė mė e themelore nga energjia dhe materia e universit.

Ajo ėshtė fusha primordiale e informacionit,e cila pėrbėn bazėn e universit tonė,ndėrlidh gjithēka me gjithēka dhe e bėn tė pavlefshėm pikėshikimin tonė tė entiteteve tė veēanta nė kėtė univer.Nė teorinė e Laszlos nuk ka entitetet tė veēantė; entitetet e “veēantė” qė shikojmė ne nė univers,janė tė gjitha tė ndėrfutur nė njė rrjet lidhjesh.

A-Fusha e valėve pėrdredhėse mund tė jetė njė gjė e re pėr shkencėn,por ekzisteca e saj ka qenė njohur qysh para mijra viteve nė Lindje.E vetmja gjė e re ėshtė se ajo po rizbulohet nga shkenca perėndimore.Tradita spirituale lindore e ka quajturn kėtė fushė Akasha.

Akasha ėshtė njė fjalė sankrishte qė do tė thotė “qė rrezaton” apo “qė ndriēon”, njė sinonim pėr eterin.Akasha ėshtė barku i krijimit,prej tė cilit lind ēdo aspekt fizik qė mund tė kapet me anė tė shqisave.

Nė spiritualitetin e lashtė lindor,historia e shkruajtur brenda fushės Akasha ėshtė quajtur kronikat akashike,libri i jetės,i cili tregon gjithēka qė ka ndodhur nė univers. Kronikat akashike,apo tregimet akashikė,pėrmbajnė historinė e ēdo shpirti qė ka jetuar ndonjėherė nė kėtė planet.

Tregimet akashike janė fusha pėrdredhėse holografike tė individėve,tė cilat ndėrthuren nė njė hologramė mė tė madhe tė grupeve tė individėve,si pėrshembull kombet. Hologramet e kombeve endin hologramėn e njerėzimit mbi Tokė dhe pėrbėjnė atė,tė cilėn Karl Jung e quajti mendje kolektive e njeriut.

A- Fusha,apo fusha Akasha,mund tė shpjegojė aftėsitė psikike tė raportuara nga plotė njerėz pėr tė shikuar nė tė shkuarėn dhe pėr tė njohur ngjarjet qė kanė ndodhur nė kėtė botė nė kohėn kur mbi tė nuk kishte asnjė njeri qė t’i shikonte dhe asnjė ndėrgjegje individuale qė t’i pėrjetonte.

Tregimet akashike janė biblioteka e informacionit tė cilėn e kanė shfrytėzuar tė gjithė profetėt e mėdhenjė nė kohra tė ndryshme,pėrfshi kėtu edhe Edgar Kejsin.Jan Wicherink dėshmon personalisht,se njerėzit qė kanė aftėsi psikike,janė tė aftė tė lexojnė shkrimet akashikė.Kohė mė parė unė kam kosultuar njė praktikues paranormal pėr njė kohė tė gjatė.

Fillimisht shumė mosbesues,unė fillova tė besoj kur u pėrballa me njė numėr tė madhė mjekimesh tė pazakontė,tė cilėt unė nuk mund t’i shpjegoja.kam shkėmbyer gjithashtu plotė pėrvoja me klientė tė kėtij praktikuesi gjatė orėve tė gjata nė dhomėn e tij tė pritjes. Nė njė nga konstultimet,unė i dhashė atij njė fotografi tė dikujt qė kisha afėr,por pa i treguar asnjė hollėsi mbi njeriun e fotografisė.E pyeta nėse mund ta ndihmonte kėtė njeri.

Ai mbajti dorėn mbi fotografi dhe filloi tė mė zbulont me hollėsi dhe qartė se ē’i kishte ndodhur kėtij njeriu dhe nė ēfarė situate ishte ai tani.Kjo gjė mė tronditi,sepse e dija qė ai ishte i saktė dhe se ai nuk dinte mė pėrpara asnjė gjė mbui presonin nė fjalė.Nga ky ēast, unė mėsova se mė mungonte diēka themelore nė atė qė unė besoja se ishte realiteti im materialist.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kronika Akasha

Mesazh  Fakiri prej 08.04.12 13:18

Kjo pėrvojė personale ndryshoi mosbesimin tim mbi fenomet paranormalė.

Pas kėsaj,kam takuar dhe kam biseduar me njė numėr njerėzish me aftėsi paranormale; kėshtu,nga pėrvoja ime vetjake,mund tė dėshmoj se aftėsitė psikike pėr tė lexuar shkrimet akashike janė tė vėrteta dhe se gjithēka qė ka ndodhur ndonjėherė nė kėtė botė shkruhet nė materialin e vakumit tė hapėsirės dhe kohės.Ndėrgjegja njerėzore ėshtė e aftė ta lexojė kėtė libėr tė jetės.

Sot,unė besoj qė nuk ka asnjė grua qė tė tregojė mė bindshėm aftėsitė e saj psikike nga mediumja e famshme amerikane,Ker Margolis.Ajo mund tė shikojė shpirtrat,tė lexojė mendimet dhe tė parashikojė ngjarjet duke lexuar shkrimet akashike.

Misioni i saj ėshtė t’u tregojė njerėzve qė vdekja nuk ėshtė fundi,por fillimi i njė ekzistence tė re. Ajo, gjithashtu, na thotė qė secili prej nesh e ka kėtė aftėsu tė brendshme njėlloj si ajo.

Mendoj qė secili prej nesh ka patur tė paktėn njė pėrvojė ku ka njohur papritur njė informacion qė nuk kapet nga shqisat.Ajo qė ne e quajmė intuitė,njė shikim apo ndjenjė e papritur qė na informon mbi njė situatė,mund tė shpjegohet me anė tė ēasteve tė lidhjes sė pandėrgjegjshme me fushėn Akasha dhe hyrjen nė njė informacion,tė cilin nuk mund ta shpjegojmė logjikisht!

Binjakėt,tė cilėt janė emocionalisht shumė tė afėrt,shpesh mbajnė kontakte telepatikė dhe nė mėnyrė tė pavetėdijshme dinė mbi njėri – tjetrin kur njeri prej tyre ka probleme. Binjakėt, shpesh kanė aftėsinė e quajtur dhimbje-binjake,ata janė tė aftė tė ndjejnė dhimbjen e tjetrit,pėrshembull kur njerit prej tyre i dhemb dhėmbi.

Ata qė kanė qenė,e dinė se shpesh kėto kafshė kanė aftėsinė misterioze tė ndjejnė qė i zoti po kthehet nė shtėpi.Nga natyra,kafshėt janė tė afta tė ndjejnė njė termet qė po vjen; isa orė pėrpara tij,kafshėt fillojnė tė sillen nervoze,sikur tė ndjejnė se do tė ndodhė diēka e tmerrshme.

Tėrmetet shoqėrohen me ēlirimin e val[ve tė fuqishme pėrdredhėse qė lindi nga fėrkime nė koren e Tokės pėrpara tėrmetit.Kėto valė ka shumė tė ngjarė qė tė ndjehen nga kafshėt dhe mund tė shpjegojnė sjellen e tyre nervoze pėrpara tėrmetit. Njerėzit i kanė humbur aftėsitė e tyre paranormale,aftėsi qė akoma janė tė zakonshme tek kafshėt.

Gjatė ngjarjeve tragjike tė cunamit qė ndodhi mė 26 dhjetor 2004,skuadrat e shpėtimit u habitėn nga fakti se,pothuaj asnjė kafshė e egėr nuk ishte vrarė, ndonėse viktimat nė njerėz ishin shumė tė mėdha.Arsyja mund tė jetė se kafshėt pėrdorėn shqisėn e gjashtė tė tyre,e ndjenė katastofėn dhe shkuan nė vende mė tė sigurtė nė lartėsi.

Duket sikurr,mė nė fund,ne kemi filluar tė kuptojmė aftėsitė psikike dhe paranormale. Shpjegimet pėr aftėsitė psikike kanė hyrė tani nė zonėn e shkencės pėr aftėsitė psike kanė hyrė tani nė zonėn e shkencės,e cila deri pak kohė mė parė i ka injoruar,pėrqeshur dhe mospėrfillur pėr njė kohė tė gjatė.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kronika Akasha

Mesazh  Fakiri prej 08.04.12 13:20

Pėrmbledhje

Pėr herė tė parė nė histrinė e dukementuar tė njerėzimit, ne mund tė jemi duke arritur teorinė mbi gjithēka,teori qė shpjegon jo vetėm universin tonė fizik,por edhe lidhjen e tij me ndėrgjegjen,duke mbushur kėshtu njė herė e mirė,300 vjet pas Dekratit,humnerėn ndėrmjet shkencės dhe spiritualitetit.

Hapėsira boshe e universit nuk ėshtė aspak bosh.Ajo pėrmban energji siprituale tė cilėn shkenca moderne e ka rizbuluar si eter,por kjo energji ka qenė njphur mijra vjet pėrpara nė shumė tradita spirituale,me emra si Ki dhe Prana,apo enerigjia ashkakike e universit.

Kjo energji,jo vetėm qė i jep formė botės fizike ēast pas ēasti,por ajo lidhet edhe me ndėrgjegjen.Shkenca bashkohore po zbulon qė besimi nė njė ndarje ndėrmjet botės materiale dhe asaj siprituale ėshtė i gabuar.

Nuk ka dualitet,universi ėshtė i ndėrtuar vetėm prej njė lėnde dhe si bota fizike,ashtu dhe ajo mendore,lindin prej kėsaj lėnde tė vetme tė quajtur eter.Amit Gosvami, Deniel Uintėr dhe Dejvdi Uillkok janė vetėm disa prej shkencėtarėve qė kanė hedhur urėn lidhėse ndėrmjet shkencės dhe spiritualitetit dhe qė tani besojnė se energjia e ndėrgjegjėshme primordiale e univerzit ėshtė shkaku i parė i krijimit.

Energjia eterike mund tė organizohet nė valė me format gjeometrike bazė,forma tė emėrtuara sipas Platonit,trupat platonike,nė mėnyrė qė tė formojė materien.Pothuaj 2.500 vjet mė parė,Platoni shkruajti se bota fizike ishte ndėrtuar nga trupat platonikė,tė cilėt organizohen nė ata qė teoria e kaosit i quan modele fraktalė dhe qė endin njė mjedis nė hapėsirė,mjedis i cili ndėrlidh atomet me yjet.

Pėrmasat e trupave platonike janė tė ndryshme,por raporti ndėrmjet tyre mbetet i njejtė (duke ndjekur parimin hermetik;si lart,poshtė).Sugjerimi qė vjen nga shkenca kuantike,se valėt probabėl janė valė reale,tani besohet se ėshtė i vėrtetė,ēka zgjidh mė nė fund enigmėn e dualitetit valė-grimcė tė shkencės kuantike. Nuk ka grimca nė univers,ka vetėm valė.Ato qė ne i shikojmė si grimca janė nė fakt pikat qendrore tė vibrimeve.

Ideja se Zoti ėshtė dritė dhe dashuri e kėsaj bote,siē pėrmendet nga shumė besime,tani, pas studimeve tė Deniel Uintėr,mund tė pranohet fjalė pėr fjalė.Materia ėshtė e krijuar nga drita e kulluar(energjia e valėve elektromagnetike dhe atyre pėrdredhėse) dhe siē e kemi treguar, ka njė marrėdhėnie tė dallueshme ndėrmjet dashurisė dhe pėrpjestimit tė tė mesmes sė artė, marrėdhėnie qė ėshtė e nevojshme pėr ekzistencėn e materies.

Duke qenė se pika qendrore e kėtyre valėve krijon vetėdijen e ndėrgjegjes,ēdo atom i Universit ėshtė i ndėrgjegjėm dhe vet universi ėshtė Njė ekzistencė e ndėrgjegjshme. Ndėrgjegja universale,Zoti,ėshtė gjithēka qė ekziston,Ai ėshtė i kudondodhur dhe i gjithė - pushtetshėm.Ai i di tė gjitha ngjarjet qė ndodhin nė univers sepse Ai ėshtė ndėrgjegja universale.

Materia nė univers tėrhiqet me anė tė gėrshetimit tė valėve tė tė mesmės sė artė drejt pikės zero,alfės dhe omegės sė krijimit.Ėshtė dashuria nė kėto valė,ajo qė krijon granitetin. Legjendari R.Bekminstėr Fėller,ai qė shkruajti kėngėn e Bitėllsave “Ful on the hill” dhe qė zbuloi gjeometrinė e shenjtė ,e ka thėnė kėtė fakt me fjalėt: “Dashuria ėshtė graviteti metafizik”.

Nėse nė valėt qė u japin formė materies nuk do kishte dashuri,ato do tė fillonin tė interferonin nė mėnyrė asgjėsuese dhe universi do tė pėrfundonte nė njė boshllėk gjigand. Zoti ėshtė G-forca nė dinamikėn e e eterit dhe tėrheqėsi fraktal nė teorinė e kaosit,ai qė tėrheq tė gjitha valėt drejt qendrės ku gjithēka bėhet Njė.

Shkencėtarėt rusė rizbuluan llojin e ri tė energjisė joelektromagnetike tė Teslės, energji qė lėviz me anė tė valėve spirale dhe qė ata i quajtėn valė pėrdredhėse. Shkenctarėt tani besojnė se valėt pėrdredhėse mund tė shikohen si valė informacioni, mė shumė se ai valė energjie.

Ėshtė provuar qė valėt pėrdredhėse lidhen me ndėrgjegjen njerėzore dhe krijohen nga mendimet dhe ndjenjat njerėzore.Valėt pėrdredhėse janė ndėrlidhėset midis botės mendore dhe asaj fizike; ne duhet tė mbajmė mend se ndėrmjet kėtyre dy botėve nuk ka dualitet.

Fizika e fushės pėrdredhėse ėshtė fizika premtuese e psikokinezis dhe e telepatisė; ajo na tregon se si universi krijon njė hologram e cila pėrmban fushėn e lashtė tė informacionit tė eterit,e njohur si fusha Akasha.Kjo fushė ėshtė libri i jetės,i cili pėrmban shkrimet e tė gjitha ngjarjeve qė kanė ndodhur nė kėtė univers dhe ato qė do tė ndodhin nė tė ardhmen.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kronika Akasha

Mesazh  Admin prej 31.10.12 23:33

Kronika Akasha janė njė regjistrim energjik i ēdo veprimi, mendimi, emocioni dhe pėrvoje qė kanė ndodhur nė kohė dhe hapėsirė.Gjithashtu mund tė kuptohet si regjistrim i tė gjitha pėrvojave tė tė gjitha jetėve nė tė gjitha realitetet (dimensione).

Energjia qė mbledh Kronika Akasha ėshtė energjia e Dashurisė!

Njohuria qė pėrfshihet nė analet Akasha ėshtė e shtypur nė njė substancė subtile tė quajtur Akasha, e cila pėrfaqėson energjinė e dashurisė qė pėrshkon dhe krijon ēdo gjė nė univers.

Kronika akasha nuk ėshtė njė vend. Kjo ėshtė thjesht njė shprehje qė i referohet diturisė sė njerėzimit dhe mė gjerė.

Akse nė kėtė "bibliotekė" mund tė ketė secili dhe nė ēdo moment.Shpesh, njerėzit kanė qasje nė Kronikėn akasha me intuitė, lutje, meditim, dhe flashe por ekzistojnė edhe metoda tjera se si tė arrihet kjo.

Qasja nė tė dhėnat Akasha na mundėson tė kuptojmė se ku jemi, pėr tė gjetur disa pėrgjigje pėr pyetjet qė ne kėrkojmė, por mė e rėndėsishmja, kjo na mundėson tė pėrparojmė shpirtėrisht.

Kėshtu ėshtė e qartė se sa mė i lartė qė ėshtė niveli juaj shpirtėror, aq mė lehtė ėshtė qasja nė tė.

Ėshtė iluzore tė mendohet se ka njohuri ku njerėzit kurrė nuk do tė arrijnė.


Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kronika Akasha

Mesazh  Fjori prej 01.11.12 14:30

Informacion i mrekullueshem.Per me teper se si perhapen valet e terthorta dhe si nderthuren me te mesmen e arte,lexoni librin "Rizgjimi i dijes se lashte".
avatar
Fjori

39


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kronika Akasha

Mesazh  Arsenic prej 18.11.13 23:13

Shenimet Akashike i ngjane nje kompjuteri, mund te sherbehemi me te pa e kuptuar realisht funksionimin e sistemit operativ apo cdo gje vepron pavetedijshem nga vullneti i tij, por nese duam te ndryshojme ate per qellime te vecanta, atehere duhet shkuar deri te kodi i burimi te tij.
avatar
Arsenic

70


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kronika Akasha

Mesazh  Hagel prej 25.02.14 13:46

Vete Universi eshte nje forme e stokazhit holografik ku ēdo pjese e saj memorizon vibrimet.
avatar
Hagel

86


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kronika Akasha

Mesazh  gjilanasi prej 27.03.14 13:20

Pershkrimi i Akashes si biblioteke eshte vulgare por nese ne do te flasim ketu me nje person qe  nuk ka aftesine per ti perceptuar gjerat subtile, atehere mund te perdorim kete pershkrim per ti dhene atij nje pamje materialiste qe ēdo gje mund te gjeni atje: ajo ēfare ishte, ēfare eshte, ēfare do te jete, dhe gjithashtu ajo qe kurre nuk ka qene dhe kurre nuk do te jete.
avatar
gjilanasi

383


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kronika Akasha

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi