Perse nuk e ndjejme rrotullimin e Tokes ?!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Perse nuk e ndjejme rrotullimin e Tokes ?!

Mesazh  SWAT prej 01.03.14 15:01



Ne nuk e ndjejme rrotullimin e Tokes, sepse, Ne, Atmosfera, Qielli, dhe cdo gje tjeter rrotullohen se bashku me Token ne te njejten shpejtesi konstante.

Eshte e njejta ndjesi me ate, kur ne jemi ne nje makine apo duke fluturuar ne Avion. Nje Avion fluturon me rreth 800 kilometra ne ore - pothuajse sa gjysma e shpejtesise se rrotullimit te Tokes ne ekuator.

Kur mbyllim syte, ne nuk e ndjejme fare qe jemi duke levizur. Kur nje stjuardese vjen per te na mbushur filxhanin me kafe, kafja nuk fluturon mbrapa avionit. Kjo ndodh per shkak se kafja, filxhani dhe ne levizim te gjithe ne te njejtin rritem si Avioni.

Toka leviz ne nje norme fikse - gjithashtu edhe ne te gjithe levizim se bashku me te. Tani imagjinoni sikur jeni perseri ne nje avion, dhe imagjinoni cfar ndodh nese piloti papritur e rrit ose e ngadaleson shpejtesine e Avionit. Ju menjehere do e ndjeni kete ndryshim sikur po ndodh ne sedilen tuaj. Ne te njejten menyre, nese Toka papritur do ta rriste ose ngadalesonte shpejtesine e saj, ju pa tjeter do ta ndjenit ate.

Per aq kohe sa Toka rrotullohet ne menyre te qendrueshme, dhe leviz ne nje norme konstante ne orbite rreth Diellit, ne si pasagjer te Tokes levizim se bashku me te.

Ne qofte se Toka papritmas do te shtonte shpejtesine, ne do te rrezoheshim prapa. Nese Toka do tu pershpejtonte mjaftueshem, pershembull (1 rrotullim ne 1 ore e 20 min) kundrejt 24 oreve (momentalisht), athere ne do te fluturonim jashte siperfaqes saj.

Njerezit e lashte vune re se Yjet, Dielli dhe Hena leviznin te gjitha mbi toke. Per shkak se keta njerez nuk mund ta ndjenin levizjen e Tokes, ata logjikisht e interpretuan kete fenomen duke thene se Toka ishte e palevizshme dhe Qielli ne te vertete leviz fizikisht lart nesh.

Ideja e shkencetearit te lashte Greek, Aristarku, ishte propozimi i nje modeli heliocentrik (Dielli ne qender) te universit. Aristarku ishte shkencetari i pare qe propozoi dicka te tille, por ideja e modelit gjeocentrik (Toka ne qender), u la ne fuqi per nje kohe te gjate. Ishte Nicola Koperniku ai qe bindi boten ne shekullit e 16 duke propozuar modelin heliocentrik (Dielli ne qender), dhe duke i treguar te gjitheve se Toka rrotullohet rreth vetes, dhe gjithashtu rreth Diellit.
avatar
SWAT

Njerezit mendojn se e vrasin kohen, per derisa koha ne heshtje i vret ata.

10


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi