Teoritė mė tė famshme tė konspiracioneve

Shko poshtė

Teoritė mė tė famshme tė konspiracioneve

Mesazh  Admin prej 25.11.08 23:19

Teoritė mė tė famshme tė konspiracioneve

Vrasja e presidentit tė famshėm amerikan, George F. Kennedy, sulmet terroriste mbi Kullat Binjake tė New Yorkut mė 11 shtator 2001, vdekja misterioze e princeshės Diana: interneti nuk ka bėrė tjetėr veēse i ka shumėfishuar teoritė mbi komplote tė mundshme tė organizuara e tė vėna nė jetė nga qeveritė e shteteve tė mėdha, apo nga shoqėri tė fshehta.

Pyetja sė cilės i duhet gjetur pėrgjigje ėshtė ajo e pėrhershmja: bėhet fjalė pėr aksidente, fatkeqėsi e katastrofa natyrore, apo gjithēka u duhet atribuuar konspiracioneve tė fshehta, qė shohin tė pėrfshira sferat mė tė larta tė politikės e ekonomisė sė gjithė rruzullit?

Pėr “komplotistėt”, siē quhen ata qė besojnė teoritė nga mė piktoresket, sektorėt ku mund tė aplikohen “teoritė e komploteve”, janė nga mė tė ndryshmet.

Sipas psikologėve, kėto teza ngacmojnė imagjinatėn kolektive, teksa kėrkojnė tė zbardhin (vetėm nė aparencė) episode tė vėshtira pėr t’u shpjeguar. E pėrditshmja britanike “Telegraph” ka renditur nė njė listė teoritė mė tė pėrfolura, nga mė tė besueshmet deri tek ato produkte tė imagjinatave mė tė shfrenuara. Nė listė zėnė vend disa vdekje tė famshme.

11 Shtator 2001


Ekziston njė teori konspirative, sipas sė cilės, qeveria amerikane kishte dijeni pėr sulmet e 11 Shtatorit, por nuk bėri sa duhet pėr t’i parandaluar. Ka teori tė tjera konspirative, sipas tė cilave administrata e Bushit mbylli njė sy ndaj kėrcėnimeve, sepse donte njė pretekst pėr tė filluar luftėn nė Lindjen e Mesme.

Vrasja e John F. Kennedyt

Dyshimet mbi shpjegimin zyrtar se Oswald ishte personi i vetėm pėrgjegjės pėr vrasjen e presidentit amerikan, vazhdojnė sot e kėsaj dite tė diskutohen. Ekzistojnė njė sėrė teorish konspirative, asnjė prej tė cilave s’ėshtė provuar. Nė vitin 1979 doli teoria se ndaj Kennedyt kishte pasur tė paktėn katėr tė shtėna nga drejtime tė ndryshme.

Incidenti “Roswell”

Incidenti “Roswell” pėrfshin gjetjen e materialeve tė njė objekti tė paidentifikuar nė Roswell, New Mexico nė SHBA, nė vitin 1947. Qė prej asaj kohe, ky rast ėshtė kthyer nė objekt spekulimesh e hipotezash nga mė tė ndryshmet. Forcat ushtarake tė SHBA-sė pretendojnė se mbetjet qė u zbuluan nė vendin e aksidentit ishin ato tė njė balone top-sekrete qė ishte pėrplasur. Sidoqoftė, shumė ithtarė tė UFO-ve vazhduan tė besojnė se objekt i pėrplasjes ishte njė UFO.

Iluminati dhe Rendi i Ri Botėror

Kjo ėshtė njė teori konspirative, sipas sė cilės grupe tė fuqishme dhe sekrete (Iluminati, Grupi i Bilderbergut etj.) po planifikojnė tė udhėheqin njerėzimin me anė tė njė qeverie tė vetme botėrore. Sipas teorisė, shumė prej ngjarjeve historike janė projektuar nga kėto grupe me njė qėllim tė vetėm, krijimin e Rendit tė Ri Botėror.

Princesha Diana ėshtė vrarė

Pavarėsisht hetimit zyrtar, sipas tė cilit nuk ėshtė gjetur asnjė e dhėnė e njė komploti tė mundshėm nga MI6, apo njėsi tė tjera pėr vrasjen e princeshės dhe Dodi Fayed nė vitin 1997. Sidoqoftė, spekulimet vazhdojnė. Sipas teorisė konspirative, elementė nė shėrbimet sekrete britanike vendosėn se lidhja e Dianės me Fayedin ishte kėrcėnim pėr monarkinė dhe si rezultat, pėr qeverinė britanike.

Elvis Presley nuk ka vdekur
Ekziston njė teori konspirative, sipas sė cilės Elvis Presley nuk ka vdekur nė vitin 1977. Shumė fansa kėmbėngulin se ai ėshtė akoma gjallė dhe se ai ėshtė fshehur pėr arsye tė ndryshme. Ka pasur raste kur dy tabloide kanė botuar artikujt mbi “jetėn” e Presley-t pas vdekjes nė detaje, duke pėrfshirė njė kėmbė tė thyer nga njė aksident me motor e deri te “vdekja e vėrtetė” nė mes tė viteve ’90.

Operacioni “Northwoods”

Kjo teori konspirative pėrfshin njė plan tė Shefave tė Stafit pėr tė krijuar njė fushatė sulmi ndaj njerėzve si nė Miami, ku njerėzit do tė qėlloheshin nė rrugė, varkat qė vinin me emigrantė nga Kuba tė mbyteshin, tė hidheshin nė erė anije amerikane dhe avionė dhe tė fajėsohej Kastro dhe Kuba, pėr tė krijuar kėshtu justifikimin e sulmit ndaj kėtij vendi. Sipas teorisė, refuzimi i Kennnedyt pėr ta aprovuar kėtė plan, ka ēuar nė vrasjen e tij.

Bashkimi i Amerikės Veriore

Bashkimi i Amerikės Veriore ėshtė njė bashkim teorik rajonal i Kanadasė, Meksikės dhe SHBA-sė, i njėjtė nė strukturė me Bashkimin Evropian, qė mund tė pėrfshijė njė valutė tė pėrbashkėt tė quajtur “amero”. Sipas teorisė konspirative, tri vendet po planifikojnė tė themelojnė diēka tė quajtur Rendi i Ri Botėror. Tri vendet e kanė mohuar kėtė teori nė mėnyrė tė vazhdueshme.

Paul McCartney ka vdekur

“Paul ka vdekur” ėshtė njė legjendė urbane, sipas sė cilės Paul McCartney ka vdekur nė njė aksident automobilistik nė vitin 1966 dhe ėshtė zėvendėsuar nga njė sozi me zė tė ngjashėm. Sipas atyre qė e besojnė kėtė teori, tė dhėnat pėr njė fakt tė tillė gjenden nė vargjet e errėta tė kėngėve dhe imazhet e dyfishta nė kopertinat e albumeve. Mė e njohura prej tyre ėshtė kopertina ku Paul ėshtė i vetmi qė ecėn zbathur dhe pak jashtė rreshtit.

Bombardimi i apartamenteve nė Moskė

Ish-oficeri i GRU-sė, Aleksey Galkin, dhe ish-oficeri i FSB-sė qė nuk jeton mė, Alexander Litvinenko, si dhe disa personazhe tė tjera tė qeverisė ruse dhe shėrbimeve sekrete, kanė pohuar se bombardimet e apartamenteve ruse nė vitin 1999 ishin kryer nga FSB-ja, agjencia pasardhėse e KGB-sė, pėr tė justifikuar luftėn e dytė ruse kundėr Ēeēenisė.

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi