'Sindroma e Stokholmit' dhe historia e saj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

'Sindroma e Stokholmit' dhe historia e saj

Mesazh  Agamemndon prej 01.03.14 9:23

'Sindroma e Stokholmit' dhe historia e saj




Nė gusht tė vitit 1973, njė tentativė e dėshtuar pėr tė grabitur bankėn “Kreditbankėn” nė Stokholm tė Suedisė pėrfundoi nė marrjen peng tė katėr nėpunėsve nga grabitėsit e armatosur. Pas gjashtė ditė tratativash tė policisė suedeze me pengmarrėsit, kriza u zgjidh kėnaqshėm dhe pengjet u liruan tė padėmtuar – po tė pėrjashtojmė sjelljen e tyre tė ēuditshme nė ditėt, javėt dhe muajt pas kėtij incidenti.

Viktimat e kėtij akti tė rėndomtė terrorist, ndėrsa mbaheshin tė burgosur nė njė bodrum tė bankės, u lidhėn shpirtėrisht me kriminelėt qė i mbanin peng, deri nė atė pikė sa tė tregonin mirėkuptim pėr arsyet e kėtij akti e mė pas, tė pėrpiqeshin tė siguronin ndihmė financiare pėr tė paguar mbrojtjen ligjore tė ish-xhelatėve tė tyre dhe tė dilnin nė gjyq pėr tė dėshmuar nė favor tė kusarėve.




Psikologėt qė e studiuan kėtė reagim nė dukje absurd, e quajtėn “sindroma e Stokholmit”. Menjėherė u vu re se kjo sindromė ndeshej rėndom nė situata pengmarrjeje, por edhe nė situata tė tjera ku njėra palė mund tė ushtronte lirisht dhunė ekstreme ndaj palės tjetėr: nė burgje e kampe pėrqendrimi, nė marrėdhėniet midis shfrytėzuesve dhe prostitutave, ose edhe nė familje ku burri keqtrajtonte gruan ose fėmijėt. Sipas disa autorėve, sindroma e Stokholmit shfaqet nė shumė rrethana tė ndryshme:


-Njė person kėrcėnohet se do ta vrasė njė person tjetėr, dhe duket se ėshtė nė gjendje qė ta bėjė kėtė.


-Personi i kėrcėnuar nuk mund tė largohet nga kjo situatė, prandaj e percepton jetėn e vet si nė duart e abuzuesit.


-Personi i kėrcėnuar ėshtė i izoluar nga mjedisi rrethues, nė kuptimin qė e vetmja perspektivė qė ka lidhet ngushtė me atė tė personit kėrcėnues.


-Personi kėrcėnues, herė pas here, tregon njėfarė dhemshurie ndaj viktimės.


Sipas disa autorėve, mjaftojnė tre-katėr ditė nė kėtė lloj situate, qė viktima tė fillojė tė ndjejė simpati ose mirėkuptim pėr xhelatin. Kjo ėshtė shpjeguar me adoptimin nga ana e viktimės e njė strategjie pothuajse instinktive pėr tė mbijetuar, duke ia bėrė qejfin personit qė i ka jetėn nė dorė dhe duke u identifikuar me kėndvėshtrimin e tij ndaj botės. Gjithashtu, nė viktimat, frika fillestare nga xhelati shndėrrohet gradualisht nė mirėnjohje, qė ky po ua “shpėton” jetėn.


Janė bėrė shumė studime mbi dėmet psikologjike tė dhunės totalitare ndaj tė arrestuarve dhe tė burgosurve, ose edhe ndaj popullsisė nė pėrgjithėsi, qė bashkėjetonin me kėtė regjim. Ėshtė fakt qė katėr rrethanat e lartpėrmendura qė gjenerojnė njė pėrgjigje psikologjike tė tipit tė Sindromės sė Stokholmit kanė qenė tipike pėr jetėn nėn regjimin policor tė diktatorėve dhe kanė ndikuar nė masė tė madhe nė “dashurinė” e popullit pėr xhelatėt totalitarė.


Nė mėnyrė tė veēantė, krijimi i rrethanave tė izolimit tė plotė nga mjedisi i jashtėm dhe tė reduktimit tė kontakteve ndėrpersonale nė njė njeri tė vetėm: hetuesin, kanė qenė tipike gjatė marrjes nė pyetje tė personave tė arrestuar pėr motive politike. Siē ėshtė vėnė nė dukje nė mėnyrė tė pėrsėritur nga tė gjithė ata historianė qė kanė studiuar dhunėn totalitare nė Bashkimin Sovjetik gjatė viteve 30, njė pjesė e tė arrestuarve pėr motive politike kanė pranuar tė nėnshkruajnė deklarata tė rreme inkriminuese tė shokėve, familjarėve e tė afėrmve thjesht tė bindur pėr “nevojėn” e akteve tė tilla, ose “dobinė” e tyre pėr kauzėn e madhe tė revolucionit.


Mes tė marrėve nė pyetje, ka pasur edhe raste qėndrimesh tė forta dhe heroike pėrballė dhunės personale dhe institucionale. Por kėto kanė qenė raste tė veēanta, pėrjashtime, nė individė psikologjikisht tė fortė ndaj presioneve, ose me njė profil moral tė veēantė, ose me vullnet jashtėzakonisht tė fortė, nė disa raste edhe psikopatė ose jo tė ndėrgjegjshėm ndaj rrezikut.

Metodat e torturės psikologjike dhe fizike, tė kolauduara prej shekujsh, kanė pėr synim pikėrisht tė thyejnė individė psikologjikisht normalė, tė cilėt pėrbėjnė shumicėn. Nė kushtet e terrorit totalitar, tė arrestuarit mbėrrinin nė hetuesi tė dėmtuar dhe pothuajse tė bindur se ē’i priste; prandaj nuk ėshtė pėr t’u habitur qė njė pjesė e mirė e tyre nuk u rezistonin dot presioneve tė gjithanshme.

Nė Bashkimin Sovjetik shumica dėrrmuese e tė hetuarve nė gjyqet e mėdha politike tė viteve ’30 zbatuan verbėrisht vullnetin e hetuesve tė tyre, duke u sjellė nė mėnyrėn mė absurde dhe mė tė pabesueshme deri edhe nė sallėn e gjyqit.


Aktet e heroizmit dhe tė sfidės ndaj persekutorėve kanė qenė mė tipike nė vitet e para tė Pasluftės, kur tė arrestuarit ndiheshin ende “tė garantuar” pėrballė xhelatėve dhe kujtonin se do tė respektoheshin tė paktėn si njerėz, pa e kuptuar ende mirė cinizmin e skajshėm tė komunizmit nė pushtet. (Njė gjė e tillė pohohet se ka ndodhur nė situata tė ngjashme, nė Bashkimin Sovjetik gjatė viteve 1917-1930, ose tė fazės sė parė tė terrorit totalitar).

Mė pas, pėr fat tė keq, populli qė ka jetuar nė kėtė lloj regjimi u gjymtua psikologjikisht – dhe u gjymtua pikėrisht, sepse ishte krejt normale qė tė gjymtohej. Shndėrrimi i njė pjese tė popullatės nė spiunė dhe raportues ka tė bėjė pikėrisht me kėtė dukuri: raportimi konsiderohej si akt i riprodhimit tė indit social – nė kuptimin qė shoqėria totalitare ekzistonte nė atė masė qė elementet e saj raportonin njėri-tjetrin.

Duke pasur kėtė parasysh, mes gjymtimeve psikologjike tė tilla si paranoja, mania e persekutimit, krizat e ankthit e krizat histerike, i duhet bėrė vend edhe sindromės sė Stokholmit, ose pėrgjėrimit tė viktimave ndaj xhelatėve tė tyre.


avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


231


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi