Toka dhe e ardhmja e saj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Toka dhe e ardhmja e saj

Mesazh  Agamemndon prej 27.02.14 19:58

Toka dhe e ardhmja e saj







Me ekonominė qė po del nga recesioni qė ka pėrfshirė tregjet botėrore gjatė disa viteve tė fundit, komuniteti botėror ka tani pėrballė disa sfida tė reja. Por cilat janė kėto sfida qė ka mė shumė tė ngjarė tė ndikojnė mjedisin, qendrushmėrinė dhe zhvillimin ndėrkombėtar? Kjo ėshtė tema e studimit tė Institutit tė Burimeve Botėrore pėr 2014.
 
Grupi pėr kėrkimet globale po pėrqendrohet nė politikat e mbrojtjes sė mjedisit dhe aftėsinė e tij pėr tė suportuar rritjen e popullsisė. Presidenti i Institutit tė Burimeve Botėrore, Andrew Steer, thotė se nė 2014, shtresa e mesme do tė luajė njė rol gjithnjė e mė tė rėndėsishėm, duke vėnė nė dukje se popullata ėshtė rritur nga njė miliardė banorė nė 1990 nė tre miliardė banorė nė vitin 2010. Popullta botėrore pritet tė kapė tetė miliardė banorė nė vitin 2030, me njė shtresė tė mesme prej pesė miliardė njerėzish. Lidhur me kėtė prirje, Steer shtron pyetjen:
 
“A mund tė gėzojmė begati nė tė njėjtėn kohė qė na duhet tė ruajmė qendrueshmėrinė? Ne besojmė se pėrgjigja ėshtė ‘po’, por kėtė vit duhen marrė disa vendime tė rėndėsishme pėr mėnyrat tona tė veprimit”.
  
Steer e quan 2014 vitin e qyteteve. Ēdo ditė, thotė ai, 270 000 njerėz ngrihen ekonomikisht dhe vendosen nė qytete.
 
“75 milionė kėtė vit, 75 milionė vitin e ardhshėm, 3/4 e miliardit kėtė dekadė, 3/4 e miliardit dekadėn e ardhshme”.
  
Ndėrsa qytetet nxisin ekonominė botėrore, ato janė pėrgjegjėse pėr 70 pėrqind tė gazeve qė ndikojnė nė klimėn botėrore. Ajri i ndotur ėshtė faktoi qė ka ka sjellė njė milionė vdekje tė parakohėshme. Prandaj Steet thotė se qytetet po ristrukturohen pėr tė patur kushte mė tė mira banimi. Ai pėrshkruan se si Brazili, ku 85 pėrqind e banorėve jetojnė nė qytet, ka hyrė nė rrugėn e ndryshimeve.
 
“Brazili ka tani njė ligj tė ri tė shkėlqyer qė parashikon plane pėr qarkullimin nė tri mijė qytete, si do tė shkojnė njerėzit nė punė dhe si do tė lėvizin pėr nevojat e tjera tė pėrditėshme. Ėshtė Brazili qė filloi transportin e shpejtė urban Curitiba. Tani, mė shumė se 12 milionė banorė pėrdorin kėtė sistem ēdo ditė. 300 qytete nėpėr botė qė po rriten me shpejtėsi kanė transporte tė shpejta urbane”.
 
Ja edhe njė parashikim tjetėr pėr 2014, ndėrkohė qė bota po humbet pyjet me njė ritėm prej 50 fushash futbolli nė minutė.
 
“Dy miliardė hektarė nėpėr botė do tė transformohen”.
  
Kjo ėshtė njė sipėrfaqe toke dy herė sa Kina qė ėshtė degraduar, por qė ėshtė e gatshme pėr restaurimin e pyjeve apo fermave. Qeveritė botėrore kanė premtuar tė pėrtėrisin 150 milionė hektarė deri nė vitin 2020. Steer thotė se kjo ėshtė si tė mbyllėsh 350 mijė uzina energjetike qė punojnė me qymurguri. Megjithatė, Kina qė ėshtė ndotėsi mė i madh i mjedisit nė botė, thotė se do tė shtojė 363 uzina energjetike me qymyrguri. Megjithatė Steer vė nė dukje se Kina po merr masa tė forta pėr tė ulur ēlirimin e gazeve, duke i kushtur njė buxhet prej 277 miliardė dollarėsh pastrimit tė ajrit tė ndotur.
 
Po ashtu nė vitin 2014, Shtetet e Bashkuara pritet tė vėnė rregulla tė reja pėr uljen e ēirimit tė gazeve ndotės nga uzinat ekzistuese tė energjisė. Kombet e Bashkuara do tė mbajnė njė takim tė nivelit tė lartė pėr ndryshimet klimatike, vendet do tė shpallin masat e tyre pėr ēlirimin e gazeve qė ndikojnė nė ndryshimin e klimės dhe negociatat do tė vazhdojnė pėr njė traktat nė vitin 2015. Andrew Steer thotė se ēėshtja kryesore qė duhet tė trajtohet kėtė vit ėshtė se si tė ulet niveli i bioksidit tė karbonit nė tė ardhmen dhe si tė ndihmohet ekonomia.
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


261


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi