Fenomenin Fatima sipas pikepamjeve Ufologjike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fenomenin Fatima sipas pikepamjeve Ufologjike

Mesazh  Luli prej 26.02.14 10:50



Binomi ufologji dhe fe eshte kthyer ne mode. Kisha kohet e fundit ka deshmuar nje hapje te konsiderueshme ndaj hipotezes jashtetokesore. Ne fakt per aq sa mund te duket e cuditshme ne syte e profaneve, feja dhe alienet kane qene frut i nje studimi krahasues mes tyre dhe ky fakt eshte gjeresisht i dokumentuar.



Disa mendojne se pas shfaqjeve mariane (shembelltyres se Maries), hipoteza keto te mbeshtetura nga deshmi, filmime, fotografi, matje instrumentale te anijeve klasike aliene, te shfaqura gjate shfaqjeve mariane.

Rasti me i famshem eshte ai i Fatimes. Ne 1917, ndersa Lufta e Madhe pergjakte Europen, ne Fatima, nje fshat ne rajonin e Leirias rreth 60 milje nga Lisbona (Portugali), ndodhen nje seri faktesh qe ne periudhe te shkurter paten nje rendesi per karakterin e tyre ne dukje mrekullues per autoritet e kishes. Ufologet u interesuan ne vecanti per “Mrekulline diellore”.Gjithcka kaloi ne histori si “shfaqjet e Fatimas”… po sikur te kishte patur dicka tjeter?

Dy studiues, Fernandes dhe D’Armada, sugjerojne nje version shpjegues te tyren mbi fenomenin Fatima sipas pikepamjes ufologjike, duke nenvizuar analogjine e fenomeneve te vezhguar ne Fatima dhe fenomeneve UFO. Ky eshte “shpjegimi” i dhene nga dy studiuesit portugeze:

Faza e pare.

Nje “re” e vecante shfaqet ne qiell, qe vjen nga lindja. Nga ajo, brenda se ciles fshihet nje anije-meme, leshohet ne mes te drejtimit lindje dhe jug (pozicion ku ndodhet Dielli) nje glob i argjendte, nga e cila del nje rreze drite e cila transporton entitetin qiellor deri ne pemen e vogel.

Faza e dyte.

Ndersa zhvillohet dialogu midis vegjenteve dhe “Zonjes”, njerezit vezhgojne me intervale prej 3 ose 4 minutash globin e argjendte qe duket e zhduket ne “re”.

Faza e trete.

Me te mbaruar dialogu, Entiteti “terhiqet” me te njejten procedure qe u dergua, dhe hyn serish ne globin e argjendte. Atehere “reja” zhvendoset ne qiell deri ne pozicionimin e saj perpara Diellit. Nje nga deshmimtaret thote se ka pare nje “shkalle” ne afersi te yllit:spontanisht, ai pershkruan ate qe ne fakt eshte anija-meme, pra nje UFO ne forme “cigareje” me dritare ne forme oblo (te rrumbullaket ose vezake).

Faza e katert.

Duke ardhur nga anija, e cila kontrollon te gjithe fenomenin, UFO-t fillojne te shperndajne rete qe rrethojne Diellin, vecanerisht ato ne kuote te ulet dhe te mesme. Fillon shiu. Masa e reve, e ndricuar here pas here nga rreze drite qe depertojne nder to, cahet duke lene te duket nje disk fluturues, ndoshta i njejti qe u pa me pare.

Faza e peste.

Ky disk apo glob shkeputet nga sfondi i qiellit pergjate vertikales Diell-Cova da Iria (vend ku mblidhen pelegrinet), dhe fillon dhe vertitet sipas levizjeve qe deshmojne njerezit e ndryshem.

Faza e gjashte.

Disku ulet deri afer 30 metra nga toka, gjithmone duke ruajtur trajektoren jug-veri, dhe leshon mbi turmen e njerezve valen e ngrohtesise e cila u than rrobat dhe token dhe provokon sherimin e disa prej te semureve.

Faza e shtate.

UFO-ja ringrihet ne kuote dhe rimerr shkelqimin e tij; ndoshta behet dhe i padukshem, nese do te pranojme deshmite e disa personave qe besojne te kene pare, brenda tij, disa krijesa qe duken sikur pershendetin njerezit.

Faza e tete.

Pseudo-Dielli rifutet brenda anijes-meme, qe largohet nga vertikalja e Diellit te vertete.

Floke Engjelli.

Duhet thene qe perpara ketij episodi ne fazen e peste ndodh dicka tjeter.

Nje fenomen vertet “i habitshem” ne prezencen e mbi 20.000 personave, menjehere pas kalimit te globit te drites u verifikua nje “shi” i perbere nga pjeseza te imeta ne ngjyre te bardhe te ngjashme me floket e debores te cilat u shkrine ne ajer para se te preknin token.

Nje fenomen ky qe u quajt i mistershem ose sidoqofte me karakter hyjnor, por qe sot fale studimit te fenomenit UFO eshte klasifikuar me termin e flokeve te engjellit ose bambaxha silicea (e perbere nga silici) qe haset shpesh me kalimin e UFO-ve (mund te kerkoni ne internet dhe do te gjeni shpjegime te shumta, qe nga teknologjia per modifikimin e atmosferes tokesore nepermjet eksperimenteve ushtarake, tek ajo e UFO-ve). Analogjite ketu behen dhe me te thella.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi