Origjina e Etruskeve rrjedh nga Turqia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Origjina e Etruskeve rrjedh nga Turqia

Mesazh  Agamemndon prej 24.02.14 12:33


Origjina e Etruskeve rrjedh nga Turqia







MISTERI U ZBULUA NGA TEKSTI I DNA-se. STUDJUESIT KISHIN TE DREJTE: ERODOTI NUK GABONTE.

Po mar durimin dhe po perkthej artikullin e plote, (per bashatdhetaret e mij qe nuk dine italisht) qe gazeta italiane ka publikuar mbi kerkimet dhe perfundimet e laboratoreve me DNA per gjetjen e origjines se Etruskeve.
Artikulli i gazetares eshte shkruar nga: ELENA DUSI  ....- Gjergj Anastasi-...

ROME-Gjenetika, jep te drejte Erodotit. Etrusket zbarkuan ne gadishull, mbas nje udhetimi qe filloj i nisur nga Turqia 3.000 vjet perpara. Pika e nisjes kish qene fiksuar ne rajonin anatolik te Lidia-s me faqe nga Egjeu.

Nje etape e mundeshme duhet te kete qene ishulli i Lemnos, ne thellesi te brigjeve te “Greqise”. Analizat e DNA-se zhvilluar ne vitet e fundit, lene pak dyshime mbi tinerarin e Etruskeve. Konfermimi i fundit vjen nga nje studim i Universitetit te Torino-s, mbi nje grup pasadhes te popullit qe jetonte midis Arno-s dhe Tever-it.

Alberto Piazza ka mbledhur detajet e studimeve te tij ne Nizza, ne kongresin e Shoqates Evropiane te gjenetikes njerezore. Kerkuesit te Torino-s, jane nisur nga DNA-ja e disa individeve meshkuj te qyteteve Volterra (116 persone nen kontroll te DNA-se), Murlo (86 persona) dhe ne Valle del Casentino-s (61 persona).

 Te gjithe vullnetaret jetonin te pakten tre breza ne qytezat e tyre dhe kishin nje mbiemer tipik te ketyre zonave. Per sa mund te jete e mundshme, keto kritere sherbenin per te grumbulluar vetem pasardhesit e paster te Etruskeve, eliminuar keshtu ndikimin e emigracionit.

Kodi gjenetik i “etruskeve te tanishem” u vu ne ballafaqim me ato te 1264 persona me prejardheje nga Tpscana, nga Veriu i Italise, nga Ballkani i jugut, nga Sicilia dhe Sardegna, nga Lemnos dhe nga Anatolia. Midis kampioneve te DNA-se mare ne konsiderate per ballafaqim, 5 pergjigjeshin ne menyre identike ne Turqi e ne Lemnos. Ndersa 1 tipik i banuesve te Murlo-s perputhej ne menyre perfekte vetem te anatolikeve. Shume te dobeta, ishin korrispondenca gjenetike midis pasardhesve te tirreneve dhe te italianeve.

“Kampionet e DNA-se qe vinin nga Murlo dhe Volterra- shpjegon Piazza-jane te lidhura me teper me popujt oriental dhe jo te atyre te banuesve te gadishullit. Kerkimet tona konfermojne qe Erodoti kishte te drejte, Etrusket vine ne Itali nga antika Lidia. Por per te qene te sigurte 100% zgjerojme analizat ne zonat e tjera te Toskanes. Provojme te marim material gjenetik edhe ne varezat”.

Me fragmentet e DNA-se te mara nga 30 vare etruske, ishte mare tre vjet perpara nga Guido Barbujani i universitetit te Ferrares. Edhe ai konkludon, se Etrusket vinin nga Anadolia, o nga brigjet orjentale te Mesdheut. Alberto Piazza dhe koleget e tij, ne prill kishin publikuar ne American Jornal of human genetics ne studimin e pare shume te ngjashem me te tanishmin, qe kishte aritur ne te njetat konkluzione te se sotmes.

Por sot gjenetistet kane analizuar fragmentet e kromozomit Y (qe trasmetohet me linjen mashkullore), moren ne shqyrtim 322 vullnetare gra, duke studjuar disa sektore te DNA-se mitocondriale (e trasheguar vetem nga mama ne bije) dhe e kane ballafaquar me 15.000 gra me 55 popullata te ndryshme ne Evrope e Lindjen e Mesme.

 Gjithemon ne fillim te 2007, universiteti Cattolica i Piaēences, kishte zgjeruar kerkimin e DNA-se edhe 4 recave te bagetive te Toskanes. Komplet te ndryshem nga ekzemplaret italiane, te cilat dimostruan ngjashmeri me lopet ballkanike analtolike dhe te mesdheut. Shenje kjo, se ne anijet Tirrene, hypen dhe cope bagetish.
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


231


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi