Zbulohet harta e rrallė e kufijve tė Shqipėrisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Zbulohet harta e rrallė e kufijve tė Shqipėrisė

Mesazh  Agamemndon prej 24.02.14 10:07


Zbulohet harta e rrallė e kufijve tė Shqipėrisė



 Shqipnija e Vėrtetė
 


Pėr herė tė parė del nė dritė dosja e njė studimi tė panjohur i vitit 1941 pėr territoret reale gjeografike dhe historike tė Shqipėrisė, punuar prof. Ahmet Gashi, Prishtinė

Shqipnija ethnike edhe vuajtjet e shqiptarėvet nė Shqipnin e robnueme
 
Nė Arkivin Qendror tė Shtetit, Tiranė, nė Fondin 144 – Koleksioni i hartave, gjendet dosja nr. 3, me afat ruajtje tė pėrhershėm, me 42 fletė, e cila pėrmban hartėn e Shqipėrisė sė Vėrtetė, punuar nga prof. Ahmet Gashi, si dhe njė studim tė tij me titull “Shqipnija ethnike edhe vuajtjet e shqiptarėve nė Shqipnin e robnueme”, pėrgatitur mė 1941.
Prof. Ahmet Gashi (1988-1977) – Veprimtar i lėvizjes dhe i arsimit, gjeograf dhe historian, Mėsues i Popullit, lindi nė Prishtinė nė njė familje me tradita patriotike.

Pasi mbaroi Normalen e Shkupit, u diplomua Profesor i Historisė e Gjeografisė nė Universitetin e Stambollit (1910). Nga viti 1910 – 1964 ka punuar si mėsues nė Normalen e Prishtinės, Normalen e Elbasanit, Institutin Femėror “Nana Mbretneshė”, Gjimnazin “Sami Frashėri” Prishtinė, nė shkolla tė niveleve tė ndryshme nė Tiranė.

Ahmet Gashi ka dhėnė ndihmesė si autor i njė sėrė veprash shkencore nė fushėn e studimeve dhe tė teksteve tė gjeografisė. Ahmet Gashi ishte i pari gjeograf shqiptar i pranuar si anėtar i Shoqatės Nacionale Gjeografike (The National Geographic Society, Washington D.C.) mė 1936; ėshtė dekoruar me “Urdhrin e Lirisė” tė kl. I, me Urdhrin “Pėr veprimtari patriotike” tė kl.I. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, botimi i ri, Tiranė, 2008, f. 754-755) Pėrpiloi dhe botoi disa harta gjeografike dhe historike, ndėr to hartėn “Shqipėria nė vitet 1878-1881”, “Kryengritjet shqiptare pėr pavarėsi nė vitet 1909-1912”, “Lėvizja kombėtare shqiptare e vitit 1908”.

Harta paraqet shtrirjen etnike tė shqiptarėve, me titull “Shqipėria e vėrtetė” nė shkallėn 1: 200 000. Kjo hartė shoqėrohet me studimin e prof. A. Gashit: Shqipnija ethnike edhe vuajtjet e shqiptarėve nė Shqipnin e robnueme, tė cilin po e paraqesim (jo tė plotė) pėr lexuesin, duke ruajtur gjuhėn origjinale tė dokumentit. Kujtojmė se pas kapitullimit tė Jugosllavisė, nė prill 1941, Mbretėria Shqiptare pėrfitoi njė pjesė tė trojeve shqiptare tė Kosovės, Dibrės, Strugės, Ulqinit etj., ku shtriu edhe veprimin e pushtetit politik, ushtarak dhe administrativ.
 
Kufijt e Shqipnis Ethnike
 
1. Kufini perėndimuer.
 
Nė kėtė anė Shqipnija Ethnike laget me detin e Jonise dhe me atė tė Adriatikut, qysh prej Prevezės (38057’ gjenėsi Veriake) e deri te sqepi i Luftės sė Zezė (Crnirat) mbi gjiun e Spizzes (4208’ gjenėsi Veriake). Gjatėsia e brigjeve nė kėtė anė ėshtė 651 km.
 
2. Kufini veri-perėndimuer
 
Ky kufi fillon tė sqepi i Luftės sė Zezė (Crnirat) nė bregun e Adriatikut dhe mbaron te maja e Jankovit (43020’ gjenėsi veriake dhe 37056’ gjatėsi lindore prej Ferro-s) … Gjatėsia e kufinit veri-perėndimuer ėshtė 170 km, me vija ajrore dhe afėr 220 km, tue shkue mbas vijave tė shtrembta tė kufinit. Kjo vijė pėrmbledh krahinat shqiptare tė humbuna mė 1878 tė Ulqinit, tė Tivarit, tė Podgoricės (Zetes-s), Hotit, Grudės, Kuēit, Triepshit, Piprit, Plavės, Gucines, Beranes, Bistricės, Pejės, Rugovės, Rozhajės, Peshterit e Pomerenikut.
 
3. Kufini veri-linduer
 
Kjo pjesė e kufinit tė Shqipnisė Ethnike shtrihet prej majės sė Jankovit deri nė Gradnja (42042’ gjanėsi veriake edhe 39032’ gjatėsi lindore prej Ferro-s).
Nė rast se nuk do tė kėrkohen tokat shqiptare tė krahinave tė Kurshumlis, tė Prokupjes e tė Leskovces, tė ish-vilajetit tė Nishit, qė na kanė marrė serbėt mė 1878, vija e kufinit ndjek, nja 230 km, deri nė Trstene (952), vijėn e kufinit tė vjetėr turko-serb para luftės Ballkanike tė 1912-ės; kjo gjatėsi e kufinit turko-serb nuk po shpjegohet kėtu, mbasi edhe dihet prej tė gjithėvet.

 Kjo vijė pėrmbledh kufinin me Serbinė tė prefekturave tė Jenipazarit (Novipazarit) e tė Prishtinės, ose Dukagjinit (shih fjalorin e Bardhit shkruar mė 1650) simbas tė ndameve tė perandorisė otomane. Trstene, vend ku ndahet vija e kufinit tė Shqipnis ethnike prej kufinit tė vjetėr turko-serb, ndodhet 46 km, nė lindje tė Prishtinės me vijė ajrore ose 36 km nė veri-lindje tė Gjilanit…

Kjo vijė e kufinit veri-linduer pėrmbledh tė tanė krahinėn e ish-prefekturave tė Jenipazarit e tė Prishtinės tė humbuna mė 1912 edhe njė pjesė tė kazasė sė Vranjės tė humbuna mė 1878, me qytetet e Jenipazarit, tė Mitrovicės, Vuēiternit, Prishtinės, Podujevės, Ferizoviqit, Gjilanit etj.

Nė rast se kanė me u kėrkue tokat shqiptare, tė humbuna mė 1878, tė krahinave tė Kurshumlis, tė Prokupjes e tė Leskovces (sikundėr po kėrkohen krahinat e Tivarit, tė Ulqinit, tė Podgoricės, tė Vranjės etj., atėherė kufini veri-linduer ndėrron trajtė … Kjo vijė e kufinit pėrmbledh qytetet e Kurshumlis, tė Prokupjes, tė Leskovces e tė Vranjės, bashkė me katundet e kazavet tė tyne.
 
4. Kufini linduer
 
Kufini linduer i Shqipnisė Ethnike fillon nė Gradnja (42042’ gjanėsi veriake edhe 39032’ gjatėsi lindore prej Ferro-s) edhe mbaron nė kandin ku bashkohet lumi i Venetiko-s me lumin e Vistrices (39011’ gjatėsi lindore prej Ferro-s edhe 4003’ gjanėsi veriake), me gjatėsi afėr 342 km … Kjo vijė e kufinit linduer tė Shqipnis ethnike pėrmbledh krahinat lindore shqiptare tė humbuna mbas luftės sė Ballkanit mė 1912. Kėto krahina kanė kėto qytete bashkė me kazatė e tyne: Jakovėn, Prizrenin, Kaēanikun, Vranjen (humbur mė 1878), Gostivarin, Tetovėn, Shkupin, Kumanovėn, Presheven, Dibren, Kerrēoven, Strugen, Ohrin, Krusheven, Perlepin, Resnen, Manastirin, Folorinen, Kosturin, Naseliēen dhe Grebenen.
 
5. Kufini jug-linduer
 
Vija e kufinit jug-linduer nis qysh prej vendit ku bashkohet lumi i Bistrices me kamben e vetv tė Venetiko-sve dhe mbaron te goja e lumit tė Artės (38042’ gjatėsi lindore 3901’ gjanėsi veriake) me njė gjatėsi pothuajse 180 km. Kjo vijė e kufinit prej vendit qė u pėrmend shkon me lumin e Venetiko-s deri nė majėn 549, mbasandej, tue shkue drejt jugės mbas rrjedhės sė njė pėrroni qė ėshtė degė e Venetiko-s, kalon nga lindja e Kipurjos e shkon gjithnjė nga juga mbas atij prroni deri nė Fonike (1288), ku pjek me kufirin e vjetėr turko-grek tė para 1912-ės, tė cilin e ndjek deri te goja e Artės.

Kjo vijė pėrmbledh krahinat shqiptare juge-lindore tė humbuna mė 1912. Kėto krahina kanė pėr qendra qytetet e Konicės, tė Janinės e tė Meēovės.
 
6. Kufini juguer
 
Kjo pjesė e kufinit tė Shqipėrisė ethnike pėrbahet prej brigjeve tė gjiut tė Artės. Kėto brigje tė pėrthyeme tepėr kanė njė gjatėsi pothuajse 93 km, qysh prej gojės sė lumit tė Artės e deri te qyteti i Prevezės.
Kjo vijė pėrfshinė krahinėn e Pogonit me qytetin e Voshtinės edhe krahinat e Sulit e tė Ēamėris me qytetet e Filatit, tė Ajdonatit, tė Margėlliēit, Pargės, Lurosit, Filipiodhes e tė Prevezės.
 
Vendi gjeografik i Shqipnis Ethnike
 
Mbrenda kufijvet qė u pėrmenden pėrmblidhen tokat e Shqipnis ethnike, tė cilat shtrihen nė anėn juge-perėndimore tė gadishullit tė Ballkanit, mbi brigjet lindore tė detnevet tė Jonis e tė Adriatikut, prej juge nė veri, ndėrmjet shkallėvet tė gjanėsis veriore 38057’ (Prevezė) dhe 43020’ (maja e Jankovit nė V.P. tė Novipazarit) edhe prej perėndimit nė lindje dėrmjet shkallėve tė gjatėsisė lindore prej Ferros, 36040’ (Sqepi i Luftės sė Zezė=Crnirat) mbi Spizze-n edhe 39038’ (Kumarevo nė lindje tė Vranjes).

Pėr kėtė flet edhe dijetari Georg von Hahn nė veprėn e vet “Albanesische Studien”, Vjenė 1854. Nė faqen e parė tė kėsaj vepre ai thotė: Shqipnija shtrihet ndėrmjet shkallėve tė gjanėsisė veriore 390 dhe 430, qė do me thanė prej Prevezes deri nė Novipazar.

Nė rast se ka me u ba rivendikimi i plotė i vendevet tė humbuna nė veri-lindje, mė 1878, atėherė shenji veriak shėnon shkallėn e gjanėsisė 43024’ (nė Krivirt 1205 afėr Karakoll Turska-s) edhe shenji linduer shėnon 39052’ nė Romanovcin e Sipėrm nė lindje tė Mesurices. Tė gjitha krahinat qė pėrmblidhen me qytetet e Kurshumlis, Prokupjes dhe tė Leskovces, do me thanė e tanė lagjeja e lumit tė Toplicės, deri afėr mbarimit tė shekullit 19-tė, kanė qenė tė banueme me popullsi shqiptare.

Kėtė e vėrtetojnė tė gjithė shkrimtarėt e dijetarėt e paanshėm qė i kanė shetitun ato anė. Vėrtetimin mė tė mirė tė kėsaj qė thamė e ban konsulli i pėrgjithshėm i ish-monarkis Austro-Ungare, Lipich-i. Shkrimet e kėtij janė raportuem prej Karl Sox-it nė studimin qė ky ban nė “Erleuterunq zu der ethnographische Karte der Evropaische Turkci”, botue nė Mitteilungen der K.U.K.Geogr. Gesellscheft in Ėien, Bd.XXI, 1878, faqe 177-183.

Kėto vende me tė vėrtetė nuk kanė sot mė njė popullsi shqiptare (veē njė pakic shumė tė vogėl), pse barbarizmi, shovinizmi i qeverive serbe i ka shfarosė mė njė sistem e metodė qė njifet edhe sot mbasi edhe nė kohėt e tashme ėshtė tue i zbatuem po ato masa pėr zhdukjen e racės shqiptare nėpėr viset e Kosovės e tė Shqipnisė lindore.
Gjinden edhe sot shumė plaka e pleq tė atyne viseve tė humbune mė 1878, qė rrojnė si emigrantė nė viset e ndryshme tė Kosovės e qė mbajnė ndėr mend edhe vuajtjet qė kanė pasė prej serbvet, kėto vuajtje ata ua kallxojnė me mallėngjim nipėrvet e stėrnipėrvet tė vet.

Pėrgatiti Veli Haklaj
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


231


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi