Zbulohet se si ti mbajmė mend ėndrrat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Zbulohet se si ti mbajmė mend ėndrrat

Mesazh  gjilanasi prej 21.02.14 19:18

Neuroshkencėtarėt zbulojnė se si i mbajmė mend ėndrrat



Arsyeja se pse ėndėrrojmė ėshtė ende njė mister pėr shkencėn. Por dallimet nė aktivitetin e trurit mund ta japin njė pėrgjigje se pse disa njerėz shpesh i mbajnė mend ėndrrat e tyre, ndėrsa tė tjerėt rrallė herė, sipas neuroshkencėtarėve nė Francė.

Perrine Ruby, hulumtuese nga Inserm nė Lyon Neuroscience Research Center, dhe kolegėt e saj, raportojnė gjetjet e tyre nė revistėn “Neuropsychopharmacology”.

Nė punimin e mėparshme ata kishin konstatuar se kujtuesit e lartė tė ėndrrave (njerėzit qė i mbajnė mend ėndrrat e tyre pothuajse ēdo ditė) zgjohen natėn dy herė mė shpesh se sa kujtuesit e ulėt tė ėndrrave (njerėzit qė rrallė herė i mbajnė mend ėndrrat e tyre). Ata gjithashtu konstatuan se truri i kujtuesve tė lartė tė ėndrrave ėshtė mė reagues ndaj tingujve gjatė gjumit dhe gjendjes sė zgjuar.

Pėr shembull, ata zbuluan se kujtuesit e lartė tė ėndrrave reaguan mė fuqishėm kur dėgjuan emrin e tyre. Mė shumė periudha tė zgjimit mund t’i japin trurit njė shans pėr t’i memorizuar ėndrrat Hulumtuesit sugjeruan se pasja e trurit qė reagon mė shumė ndaj tingujve mund tė shkaktojė periudha tė zgjimit gjatė natės, dhe pikėrisht gjatė kėtyre periudhave truri i memorizon ėndrrat.

Siē thekson Ruby, "truri nė gjumė nuk ėshtė i aftė ta memorizojė informacionin e ri, ai ka nevojė tė zgjohet qė tė jetė nė gjendje ta bėjė kėtė." Nė kėtė studim tė ri, ata provuan t’i identifikojnė rajonet e pėrfshira tė trurit dhe mėnyrėn se si ato dallonin midis kujtuesve tė lartė tė ėndrrave dhe kujtuesve tė ulėt tė ėndrrave. Ata i angazhuan 41 vullnetarė - 21 kujtues tė lartė tė ėndrrave tė cilėt i kujtonin ėndrrat e tyre mesatarisht pesė mėngjese nė javė, dhe 20 kujtues tė ulėt tė ėndrrave qė i kujtonin ėndrrat e tyre mesatarisht vetėm dy herė nė muaj.

Duke pėrdorur PET Scan (Po­sitron Emission Tomography) ata e monitoruan aktivitetin e trurit tė kėtyre dy grupeve gjatė gjumit dhe gjendjes sė zgjuar. Ata zbuluan se kryqėzimi temporo-parietal (KTP) dhe korteksi medial paraballor treguan aktivitet mė spontan tek kujtuesit e lartė tė ėndrrave, si gjatė gjumit ashtu edhe nė gjendje tė zgjuar.

Studimet e mėparshme tė neuroshkencėtarit nga Afrika e Jugut, Mark Solms, treguan gjithashtu se lezionet nė kėto dy fusha tė trurit i pengojnė njerėzit qė t’i kujtojnė ėndrrat. Ky studim i ri ėshtė i rėndėsishėm sepse ai thekson se si gjatė gjumit ashtu edhe gjatė gjendjes sė zgjuar, kujtuesit e lartė dhe tė ulėt tė ėndrrave kanė nivele tė ndryshme tė aktivitetit tė trurit nė kėto rajone.

KTP-tė mė aktive do tė mund t’i shpjegonin nivelet mė tė larta tė zgjimit Hulumtuesit sugjerojnė se nėse KTP - pjesa e trurit qė vepron si njė qendėr e pėrpunimit tė informacionit - ėshtė mė aktive tek kujtuesit e lartė tė ėndrrave, atėherė kjo do tė mund t’i bėjė ata mė tė vėmendshėm ndaj stimujve tė jashtėm, gjė qė si rezultat i bėn ata tė jenė tė zgjuar mė shumė gjatė natės, duke i dhėnė trurit tė tyre mė shumė mundėsi pėr t’i kodifikuar ėndrrat nė kujtesė.

Megjithatė, ata nuk e pėrjashtojnė mundėsinė qė prodhimi i ėndrrave, nė krahasim me memorizimin e ėndrrave, mund tė dallojė midis dy grupeve, dhe konkludojnė: "Rezultatet tona sugjerojnė qė kujtuesit e lartė dhe tė ulėt tė ėndrrave dallojnė nė memorizimin e ėndrrave, por nuk e pėrjashtojnė mun­dėsinė qė ata gjithashtu dallojnė nė prodhimin e ėndrrave.

Nė fakt, ėshtė e mundur qė kujtuesit e lartė tė ėndrrave tė prodhojnė njė sasi mė tė madhe tė ėndrrave se sa kujtuesit e ulėt tė ėndrrave".
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi