Misteri i skulptures se Skenderbeut

Shko poshtė

Misteri i skulptures se Skenderbeut

Mesazh  Agamemndon prej 20.02.14 12:11

Artan Shkreli : SKENDERBEU i Qaf-Kasharit
shaka, surrealizem apo perdhosje?



Ja nje foto qe flet me shume se 1000 fjale per ata qe duan ta denigrojne kete figure historike te kombit dhe qyteterimit europian..Dje ne Qaf-Kashar te Tiranes disa persona kane lene ne nje vend te dukshem kete skulpture te heroi tone te deformuar.

Fryma antikristiane ne kuadrin e kthimit te Shqiperise ne nje Sherihat, pikerisht nga nje pjese e falangave me te zeza qe gjithmone kane punuar ne dem te Shqiperise, qe nga Beqir Grebeneja, Haxhi Qamili, Shefqet Krasniqi, Fuad Ramiqi dhe plehra te tjere qe ende gjallnijne si vemje...dhe madje i sjellin te na llomotisin ne Televizionet e Tiranes.

Ky indiferentizem e kjo mendje shkurtesi do te na kushtoje shtrenjte nese i leme te vine ne pushtet talibanet.Atehere do ta kuptpjme cfare eshte toleranca me fanatizmin ekstremist fetar.
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Perdhosja e figures se Skenderbeut

Mesazh  Luli prej 21.02.14 10:48

Skėnderbeu i pėrdhosur? Provokim i mbrapshtė!



Gjetja nė Qafė-Kashar pak ditė mė parė e njė shtatoreje tė Skėnderbeut, ku heroi shfaqet gjysmė njeri e gjysmė cjap, ka habitur jo pak njerėz. Pėr ta qartėsuar, objekti nė fjalė nuk ka qenė nė asnjė muze e galeri sikundėr ėshtė thėnė gabimisht, mbasi njė logjikė e thjeshtė sugjeron se njė shtatore e heroit kombėtar tė pėrēudnuar nuk ka vend nė tė tilla institucione kombėtare a lokale qofshin ato.

E ndėrsa askush nuk e sheh kėtė si vepėr tė njė skulptori serioz, shpjegimet pėr tė kėrkohen veēse nė mitologji. Mbase prej aty ka lindur ideja e ndokujt pėr tė fyer e pėrdhosur imazhin e heroit.

Njė prej njohėsve mė tė mirė tė mitologjisė ėshtė studiuesi Moikom Zeqo. Pas kėrkesės sė "GSH", profesori na thotė se, po ta shikonte nga afėr mund tė jepte detaje mė tė sakta, porse nė pamundėsi pėr ta bėrė kėtė, pasi objekti ėshtė nė ambientet e policisė (kjo e fundit ka nisur hetimet), mendimin e tij Zeqo e jep, pasi sheh foton.

"Po gjykoj sipas fotografisė sė shtatores. Nuk ėshtė aspak njė vepėr arti e mirėfilltė, por diēka butaforike - njė pėrdhosje artistike, ku nuk ka as plastikė, as harmoni, asgjė substanciale qė lidhet me artin". Sipas Zeqos, asnjė skulptor shqiptar - dhe ai mė pak i talentuari nuk mund tė bėjė njė marrėzi tė tillė. Tejet i nervozuar nga komentet, thekson me tė madhe se, "objekti nuk ėshtė marrė, as nga Kruja dhe as nga Lezha - delirėt e diletantėve ēfarė nuk arrijnė tė shpikin dhe tė imagjinojnė! Kjo shtatore ėshtė njė provokim - pėr shkak tė hibridizimit gjysmė njeri dhe gjysmė cjap- bėrė me njė qėllim tejet tė mbrapshtė pėr tė reflektuar publikisht njė urrejtje tė verbėr ndaj figurės madhėshtore tė Gjergj Kastriot Skėnderbeut", - thotė Zeqo.

Sipas profesorit, ata ose ai qė e ka ideuar dhe bėrė nė bronz kėtė shėmtirė tė pabesueshme, ndoshta jo brenda Shqipėrisė, e ka ekspozuar si njė kurth publiciteti dhe shprehje tė njė pėrēudnimi ndaj Skėnderbeut, pėr ta karikaturizuar qėllimisht, pėr ta pėrbuzur verbėrisht, idiotisht.

"Ėshtė kėshtu njė motiv grotesk, i qėllimshėm pėr kryesimbolin tonė kombėtar, ėshtė njė turp", -shprehet profesori, duke kujtuar edhe se "njė nga shpifjet mė shoviniste deri nė fillim tė shekullit tė XX nė publicistikėn ballkanike antishqiptare ishte edhe ajo qė thuhej se gjoja shqiptarėt janė qenie gjysmė njerėz dhe gjysmė kafshė, me bisht cjapi apo kali". Nė fund, ai shėnon se pikėrisht sipas kėtij arketipi ėshtė konceptuar edhe ky monstruozitet nė lidhje me figurėn e Skėnderbeut. Prandaj ėshtė shumėfish e shėmtuar nga ēdo anė dhe pikėpamje.

Skėnderbeu si Bafomet?

Njė kritik arti, qė pėr shkak tė pozicionit tė punės nuk del me emėr, e sheh shpjegimin e kėtij objekti ndryshe. Mbasi shėnon se nuk ka skulptor profesionist qė e bėn kėtė, e cilėson provokim nga njerėz shumė keqdashės dhe tė paskrupullt. "Nga fotografia nuk mund tė dalloj shumė prej figurės, por mund tė them se ėshtė pėrēudnim fizik, qė duket si njė pjellė e njeriut me dhinė. Shoh njė prapaskenė dhe njė fakt tė dhimbshėm pėr kėdo qė e ka bėrė, e cila tregon se duan tė dhunojnė figurėn e heroit, duke e kthyer nė njė monstėr me elementė tė vet heroit, dhia, bishti i kalit, koka e madhe, trupi i vogėl", sqaron kritiku nė fjalė.

Pėr tė ėshtė njė figurė e turpshme dhe monstruoze qė nuk ka lidhje as me surealizmin edhe pse pėrfytyrimi ėshtė i tillė.

Veēse imazhi i Skėnderbeut nė statujėn e Qafė-Kasharit, tė kujton njė imazh, aspak tė kėndshėm. Kritiku qė nuk dėshiron tė dalė me emėr, e lidh figurėn e heroit nė kėtė rast me idhullin e Satanait, Bafomet, e kjo duket edhe mė e rėndė. Ēfarė ėshtė dhe ē'nėnkupton Bafomet?

Bafomet ėshtė simbol i dhisė satanike qė zakonisht portretizohet me kokė dhie, gjysmė njeri e gjysmė dh... Shpesh ėshtė keqinterpretuar si simbol i shtrigave por Bafomet ėshtė pėrdorur nga satanistėt.

Origjina e Bafomet ėshtė e paqartė. Historiani Montague Summers ka sugjeruar qė fjala ėshtė bashkim i dy fjalėve greke: baphe dhe metis qė do tė thotė "pėrthithje e dijes". Nga ana tjetėr, Bafomet ėshtė quajtur Dhia e Zezė ose Dhia e Judės. Ndėrsa sipas fjalės latine "baphometh" ose "baffometi" ėshtė njė term i pėrdorur pėr tė pėrshkruar njė idhull ose "perėndi" nė tė cilėn janė akuzuar se besojnė Kalorėsit templarė. Nė kėtė rast, fjala lidhet me tradita okulte e mistike.

Bafometi ėshtė lidhur me satanizmin pėr shkak se ėshtė pėrdorur si simbol i Kishės sė Satanait. Pėrmendim qė Kisha e Satanit, e themeluar mė 1966 nė San Francisko, e ka adoptuar njė interpretim tė Bafometit pėr tė simbolizuar satanizmin. Nė tė, simboli i dhisė shfaqet bashkė me njė gjarpėr tė madh tė lidhur me djallin. Nė Kishėn e ritualeve Satanike, Bafometi ėshtė i varur nė mur pas altarit.

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi