Pervojat pas vdekjes...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pervojat pas vdekjes...

Mesazh  Explorer prej 05.11.08 19:47

Pervojat pas vdekjes...

Studim mbi pėrvojat e prag-vdekjes

Doktorė nga 25 spitale britanike dhe amerikane do tė studiojnė 1500 tė mbijetuar pėr tė kuptuar nėse njerėzve tė cilėt nuk u punon zemra ose truri (nė njė moment tė caktuar) mund tė kenė pėrvoja jashtė trupit.

Disa persona thonė se shikojnė njė tunel apo njė dritė tė shndritshme, tė tjerė shprehen se e shikojnė stafin mjekėsor nga tavani.

Studimi, i cili do tė zgjasė pėr tre vjet dhe do tė bashkėrendohet nga Universiteti i Sauthemptonit, do tė pėrfshijė edhe vendosjen nė dhoma tė imazheve qė mund tė shihen vetėm nga sipėr.

Pėr tė testuar kėtė, kėrkuesit kanė realizuar sektorė tė veēantė nė reanimacion. Kėta sektorė kanė nė to figura tė cilat mund tė shihen vetėm nga tavani.

Dr. Sem Parnia, qė po kryeson studimin, u shpreh: “Nėse mund tė provohet se pėrgjegjshmėria vazhdon edhe pasi truri nuk punon mė, do tė vėrtetojmė se ndėrgjegjja ėshtė e ndarė.

Jemi tė vetėdijshėm se do tė kemi shumė raste kur kjo do tė ndodhė, por duhet tė jemi tė hapur pėr t’i pranuar ato. Dhe, nėse askush nuk i sheh ato piktura, atėherė do tė arrijmė tė provojmė se kėto pėrvoja janė iluzione ose kujtime jo tė vėrteta. Ky ėshtė njė mister tė cilin tashmė e kemi pėrfshirė nė njė studim shkencor.

Dr. Parnia punon si njė terapist intensiv dhe detyrat e tij tė pėrditshme e ēuan tė mendonte se shkenca nuk ka gėrmuar nė ēėshtjen e pėrvojave tė personave qė kanė qenė nė prag tė vdekjes.

Ai u shpreh: “Nė kundėrshtim me mendimin e pėrgjithshėm, vdekja nuk ėshtė njė moment i veēantė. Ėshtė njė proces qė nis kur zemra ndalon sė rrahuri, mushkėritė pushojnė dhe truri nuk funksionon mė, i cili nė gjuhėn mjekėsore cilėsohet si arrest kardiak. Gjatė arrestit kardiak kėto tre kritere janė tė pranishme.

Mė pas vijon njė periudhė kohe, e cila mund tė zgjasė nga pak sekonda nė njė orė a mė shumė nė tė cilėn ndihma emergjente mjekėsore mund tė realizojė me sukses futjen nė punė tė zemrės dhe ta kthejė mbrapsht procesin e vdekjes.

Ajo qė ndiejnė njerėzit gjatė periudhės sė arrestit kardiak siguron njė dritare unike tė tė kuptuarit se ēfarė provojmė tė gjithė gjatė procesit tė vdekjes”.

Dr.Parnia dhe kolegėt e tij do tė analizojnė aktivitetin e trurit tė 1500 tė mbijetuarve pas njė arresti kardiak dhe do tė shohin nėse ata mund tė risjellin ndėrmend imazhet e pikturave.

Spitale qė pėrfshihen nė studim janė edhe Adenbruks nė Kembrixh, Spitali Universitar nė Birmingam dhe Morriston nė Svansi, si dhe nėntė spitale nė SHBA.

Shekulli

Explorer

1171


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pervojat pas vdekjes...

Mesazh  Explorer prej 31.03.09 22:50

C'fare ndodh pas vdekjes

Doktor Sem Parnia, profesor i qendrės mjekėsore “Weill Cornell” tė Nju Jorkut, ėshtė njė prej ekspertėve mė tė njohur nė studimin shkencor tė vdekjes. Javėn e shkuar, Parnia dhe disa nga kolegėt e tij shpallėn nisjen e sipėrmarrjes sė tyre tė parė me pėrmasa madhore: eksplorimin trevjeēar biologjik tė pėrvojave “jashtė trupore”.

Studimi i njohur si “AWARE” (AWAreness during REsuscitation), “Ndėrgjegjshmėri pas Ringjalljes”, pėrfshin 25 qendrat mė tė rėndėsishme mjekėsore tė Evropės, Kanadasė dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

Do ekzaminojnė 1500 njerėzit qė kanė arritur t‘u mbijetojnė atakėve kardiakė. Nė njė intervistė me revistėn amerikane “Time”, doktor Parnia flet pėr zanafillėn e projektit, skeptikėt dhe ndryshimin mes mendjes e trurit.

Ēfarė metodash do pėrdorė ky projekt pėr tė verifikuar ato qė njerėzit i quajnė pėrvoja “pranė vdekjes”?


Kur zemra ndalet, nė tru nuk mbėrrin mė gjak. Kėshtu qė aktiviteti i trurit ndėrpritet, siē mund edhe ta merrni vetė me mend.

E megjithatė, paradoksalisht 10 ose 20 pėr qind e njerėzve qė janė rikthyer nė jetė pas periudhės sė ndaljes sė zemrės- qė mund tė zgjasė disa minuta deri pak mė shumė se njė orė -tregojnė se kanė qenė tė ndėrgjegjshėm. Ēėshtja kyēe ėshtė: Ndodh vėrtet kėshtu, apo ėshtė veē njė lloj iluzioni? E vetmja mėnyrė pėr ta zbuluar ėshtė vendosja e fotove nė tavanin e dhomės ku gjenden dhe askund tjetėr, pasi ata tregojnė se janė nė gjendje tė shohin gjithēka.

Kėshtu, nė rast se arrijmė tė studiojmė njė seri prej 200 apo 300 njerėzish qė kanė pėrjetuar vdekje klinike e janė kthyer sėrish nė jetė, duke qenė nė gjendje tė na tregojnė ē‘ndodhte nė dhomė e nėse kanė qenė nė gjendje t‘i shohin ato fotografi, marrim konfirmimin se ata vazhdojnė tė mendojnė edhe pse truri nuk u funksiononte.

Si lidhet ky projekt me perceptimin qė ka shoqėria jonė pėr vdekjen?

Njerėzit nė pėrgjithėsi e perceptojnė vdekjen si njė ēast tė vetėm: je i vdekur ose i gjallė. Ky ėshtė pėrkufizimi shkencor qė kemi. Por, sipas pėrkufizimit klinik qė kemi ne, kur zemra ndal sė rrahuri, mushkėritė ndalojnė sė punuari dhe pėr pasojė edhe truri rresht sė funksionuari. Kur mjekėt hedhin njė rreze drite nė syrin e njė pacienti, e bėjnė pėr tė vėrtetuar se nuk ekziston asnjė lloj refleksi. Refleksi nė sy ndėrmjetėsohet nga qafa e trurit, qė ėshtė zona e cila na mban gjallė. Nėse ajo nuk funksionon, do tė thotė se vetė truri nuk funksionon. Nė kėtė pikė unė thėrras nė dhomė njė infermiere, e cila mbush certifikatėn qė vėrteton vdekjen e pacientit. Para 50 vjetėsh njerėzit nuk mbijetonin pasi qe kryer ky veprim.

Sa ėshtė e aftė teknologjia tė sfidojė perceptimin qė vdekja ėshtė njė ēast?

Nė ditėt e sotme kemi nė dorė teknologji tė reja, falė tė cilave jemi nė gjendje t‘i kthejmė njerėzit nė jetė. Nė fakt tani po zhvillohen disa medikamente - nuk mund tė thotė njeri me siguri se do hidhen ndonjėherė nė treg - nė gjendje tė ngadalėsojnė procesin e dėmtimit tė qelizave tė trurit dhe vdekjen.

Imagjinoni sikur pas dhjetė vjetėsh tė keni njė pacient, zemra e tė cilit ka ndalur, dhe falė kėtij medikamenti tė hatashėm tė arrini tė ngadalėsoni gjithēka, duke bėrė qė ajo ēfarė ndodh gjatė njė ore, tė zgjasė dy ditė. Me progresin e mjekėsisė na duhet tė pėrballemi me njė mori pikėpyetjesh etike.

Por ēfarė ndodh me individin gjatė asaj kohe? Ēfarė ngjet nė tė nė vėrtetė?

Pėr shkak tė mungesės sė furnizimit me gjak, qelizat hidhen nė njė lloj eksitomi pėr tė mbajtur veten gjallė. Dhe brenda pesė minutave nisin tė dėmtohen apo tė ndryshojnė. Me kalimin e njė ore dėmi ėshtė aq i madh, sa edhe nėse e vėmė pėrsėri zemrėn nė punė dhe pompojmė gjak, njeriu nuk mund tė kthehet nė jetė, pasi qelizat kanė ndryshuar shumė. Pas kėsaj, qelizat vazhdojnė tė ndryshojnė, kėshtu qė brenda dy ditėsh trupi nis tė dekompozohet. Ndaj, nuk kemi tė bėjmė me njė ēast tė vetėm.

Ėshtė njė proces qė nis me ndalimin e zemrės dhe arrin kulmin e humbjen e plotė tė trupit, dekompozimin e tė gjitha qelizave. Gjithsesi, ēėshtja pėrfundimtare ėshtė: Ēfarė ndodh me mendjen e njeriut? Ēfarė ndodh me mendjen dhe ndėrgjegjen gjatė vdekjes? A rresht sė funksionuari menjėherė me ndaljen e zemrės? Rresht sė funksionuari qė 2 sekondat e para, 2 minutat e para? Sepse e dimė qė qelizat pėsojnė ndryshime nė atė kohė. A rresht pas 10 minutash, pas gjysmė ore, pas njė ore? Dhe lidhur me kėtė nuk dimė asgjė.

Si ka qenė intervista juaj e parė me dikė qė ka pėrjetuar njė pėrvojė “jashtė trupit”?

Tepėr e fortė dhe tepėr modeste. Pasi, para sė gjithash, duhet mbajtur parasysh se janė njerėz krejt tė sinqertė, qė nuk kėrkojnė tė tėrheqin vėmendje apo famė mbi vete. Nė shumė raste as qė i janė rrėfyer njeriu tjetėr pėr tė, pasi i druhen asaj qė mund tė mendojnė tė tjerėt. Janė rreth 5 qind rastet qė kam intervistuar qė kur nisa kėtė lloj studimi dhjetė vjet mė parė.

Ajo qė tė lė mbresa ėshtė ngjashmėria mes rrėfimeve, realizmi i asaj qė pėrshkruanin. Kam folur me mjekė e me infermiere tė cilėt mė kanė rrėfyer se pacientėt u kanė treguar pikė pėr pikė atė qė ndodhte nė dhomė gjatė vdekjes klinike. I kam dokumentuar disa prej kėtyre rrėfimeve nė librin tim, “Ēfarė ndodh kur vdesim”, pasi doja qė lexuesit tė njiheshin me tė dyja qėndrimet - jo vetėm tė pacientėve, por edhe tė mjekėve - dhe tė kuptonin si ndihet njė mjek nė ēastin kur njė pacient rikthehet nė jetė dhe i tregon gjithēka ka ndodhur nė ato ēaste.

Nė libėr kam sjellė rastin e njė kardiologu, i cili mė tha se nuk i kishte treguar asnjeri, pasi nuk kishte njė shpjegim pėr faktin qė pacienti i vdekur e i ringjallur i kishte pėrshkruar me detaje ēfarė kishte thėnė e kishte bėrė gjatė kohės qė ishte klinikisht i vdekur. Kjo e kishte ēuditur aq shumė, sa mori vendimin as tė mos e sillte mė nė mendje.

Pėrse mendoni se ka njė lloj rezistence ndaj studimeve si ky i juaji?

Pasi po shtyhemi pėrtej kufijve tė shkencės, po punojmė mbi hamendėsime dhe perceptime qė nuk janė saktėsuar kurrė mė parė. Shumė njerėz i qėndrojnė idesė se, epo, kur vdes, vdes; kjo ėshtė arsyeja. Vdekja ėshtė njė ēast i vetėm: je ose i gjallė ose i vdekur.

Tė gjitha kėto nuk bazohen nė prova shkencore, por janė perceptime shoqėrore. Nė rast se kthehemi nė shekullin XIX, fizikanėt mbėshteteshin te ligjet e Njutonit pėr lėvizjen dhe ndjenin se i kishin tė gjitha pėrgjigjet pėr gjithēka lidhur me universin. Kur shohim botėn pėrreth, fizika njutoniane ėshtė tėrėsisht e mjaftueshme. Arrin tė shpjegojė shumė prej atyre gjėrave qė i kemi para syve ēdo ditė.

Por mė pas u zbulua se kur e vėren lėvizjen tė ndarė nė nivele shumė tė vegla - pėrtej niveleve tė atomit - ligjet e Njutonit nuk vlejnė mė. Kishte ardhur nevoja pėr njė fizikė tė re, gjė qė na drejtoi te fizika kuantike. Shkaktoi shumė kundėrshti, as edhe vetė Ainshtaini nuk e besonte.

Nė rastin tonė, po tė shohim mendjen, ndėrgjegjen dhe trurin, supozimi se mendja dhe truri janė e njėjta gjė vlen nė shumė rrethana, pasi nė 99 pėr qind tė rrethanave nuk jemi nė gjendje tė veēojmė trurin nga mendja; punojnė qė tė dy ekzaktėsisht nė tė njėjtėn kohė. Por ekzistojnė disa shembuj ekstremė, si nė rastet kur truri ndal sė funksionuari, qė na bėjnė tė mendojmė se ai supozim mund edhe tė mos jetė i vėrtetė. Kėshtu, kjo shkencė ėshtė po aq e nevojshme, sa fizika e kuanteve.

Pėrshpejtuesi i grimcave atomike “CERN” mund tė na shpjerė prapa deri te rrėnjėt tona. Mund tė na shpjerė te ēastet mė tė para tė Big Beng-ut, tamam te zanafilla. Me studimin tonė, pėr herė tė parė kemi nė dorė teknologjinė dhe mjetet pėr tė hetuar diēka shumė tė rėndėsishme. Tė shohim ēfarė na ndodh kur na vjen ēasti i fundit. Mos ndonjė gjė vazhdon?

Time

Explorer

1171


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pervojat pas vdekjes...

Mesazh  Explorer prej 23.04.09 12:18

Dėshmi tė vazhdimit tė jetės edhe pas vdekjes

Shkencėtarėt, duke hetuar pėrvojat e njerėzve qė kanė qenė pranė vdekjes, thonė tė kenė gjetur dėshmi tė cilat sugjerojnė se ndėrgjegja mund tė vazhdojė sė qėnuri edhe pasi truri ka pushuar sė funksionuari.

Kėrkimi i cili i iu paraqit shkencėtarėve nė Institutin e Teknologjisė nė California, ringjalli debatin mbi temėn nėse do tė kishte jetė pas vdekjes.

"Studimet janė shumė domethėnėse nė atė qė ne kishim tė bėnim me njė grup njerėzish truri i tė cilėve nuk funksiononte mė…, tė cilėt kishin proēese 'mendimesh tė lėngeta' me arsyetime dhe njė kujtesė mbi ngjarjet tė cilat kishin ndodhur nė kohėn kur truri i tyre nuk funksiononte mė.’

Kėshtu deklaroi doktor Sam Parnia nė njė intervistė, i cili ėshtė njė nga dy doktorėt e Spitalit tė pėrgjithshėm tė Southampton nė Angli, tė cilėt kanė studiuar rastet e pėrjetimeve pranė vdekjes.

“Ne kemi nevojė pėr tė bėrė studime mė tė gjėra nė kėtė fushė por mundėsia ėshtė qė shpirti i njeriut tė vazhdojė tė mendojė dhe tė arsyetojė edhe pasi zemra e njeriut tė ketė pushuar sė rrahuri dhe kur ai nuk merr mė frymė dhe veprimtaria e trurit tė jetė zero".

Doktor Parnia tregonte mbi studimet e tij fillestare tė cilat ai i kishte kryer sė bashku me kolegėt e tij. Rrezultatet e kėrkimeve ishin publikuar nė revistėn ‘Journal of Resuscitation’. Rrezultatet e studimit tė tyre kishin qenė aq premtuese sa qė ishin mbledhur fonde pėr tė bėrė kėrkime tė reja dhe pėr tė vazhduar mbledhjen e dėshmive.

Shkencėtarėt e Spitalit tė Pėrgjithshėm tė Southampton gjatė studimit tė tyre kishin marrė nė pyetje 63 pacientė brenda javės sė cilės ata kishin pėsuar infarkt. 7 prej tyre mbanin mend ēfarė kishin pėrjetuar. Katėr prej pėrjetimeve ishin tė kategorisė pranė-vdekjes. Bėhet fjalė pėr ndjenja tė prehjes dhe gėzimit, kohe qė ecėn me tė shpejtė pėrpara, rritje tė aftėsisė tė sė shquarit, humbje tė vetėdijes mbi pasjen e trupit, parje tė njė drite tė bardhė, hyrje nė njė botė tjetėr, takim me njė qenie tė panjohur dhe mbėrritjen nė njė pikė nga e cila nuk ka kthim prapa.

Njė pacient kishte moshėn 2 vjeē e gjysėm kur zemra i pushoi sė rrahuri. Pas njė kohe doktorėt mundėn ta ringjallnin atė. Prindėrit e tij lajmėruan doktor Parnia-n pasi i biri kishte vizatuar veten e tij tė lidhur fort pas njė tollumbaci prej nga ku shikonte trupin e tij tė pa jetė tė shtrirė nė shtratin e spitalit.

Kur e kishin pyetur se ēfarė kishte dashur tė tregonte me tollumbacin, ai kishte treguar qė “kur vdisje shikoje njė dritė dhe kishe njė lidhje tė fortė pas saj”. Edhe pasi kaluan 6 muaj pas asaj ngjarjeje, djali vazhdonte te vizatonte te njėjtėn skenė.

Asnjėri prej kėtyre pacientėve nuk ka pasur ulje tė nivelit tė oksigjenit nė trup qė mendohet tė shkaktojė pėrjetimin e gjėrave tė mėsipėrme.

Udhėheqėsi i kėtyre studimeve Dr Sam Parnia thotė se askush nuk e kupton plotėsisht se si arrijnė qelizat e trurit tė formojnė mendimet.

Ai thotė se ndoshta mendja apo ndėrgjegja janė tė pavarura nga truri. Se qelizat e trurit janė si tė gjitha qelizat e tjera tė trupit, ato kanė aftėsi pėr tė prodhuar proteina dhe kemikale, por nuk janė nė gjendje tė prodhojnė dukurinė subjektive tė mendimit qė gjendet tek ne. Truri pėr ndėrgjegjen duhet tė jetė njė lloj pėrēuesi i cili po ashtu si aparati televiziv kap valėt dhe i kthen ato nė pamje dhe zė.

Por kėto pėrfundime janė kundėrshtuar nga neurologėt. Dr Chris Freeman, psikiatėr dhe psikoterapist nė Spitalin Mbretėror tė Edinburg-ut thotė se nuk ka prova qė vėrtetojnė se pėrjetimet pėr tė cilat flitet kanė ndodhur kur truri kishte pushuar sė funksionuari.

Ai thotė se dihet qė kujtesės nuk mund t'i besohet kryekėput. Kur pėrjetojmė diēka ne e dimė me siguri tė lartė qė ajo ka ndodhur por nuk jemi aspak tė sigurtė kur ėshtė fjala pėr tė treguar se kur ka ndodhur.

Kėshtu mund tė jetė qė pėrjetimet tė kenė ndodhur gjatė kohės sė marrjes sė vetes, apo pak pėrpara infarktit.

Explorer

1171


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pervojat pas vdekjes...

Mesazh  Jon prej 23.06.09 15:16

NDE (Near Death Experience) apo PAV (Pervoja Afer Vdekjes)

Fenomenin e NDE apo PAV ka filluar ta studjoi Doktori Raymond A. Moody i cili diku ne fillim te viteve te ’70 shkon ne nje spital te madh te SHBA dhe prej arkivave mjeksore i merre te gjitha rastet e vdekjeve klinike dhe mandej e viziton secilin person qe ka pasur nje pervoje te tille.

Ne baze te ketyre pervojave ai edhe e shkroi librin “Jeta pas Jetes”. Libri e ka shkruar diku kah fundi i viteve te ’70 (me duket ne 1978?). Libri bene fjale per pervojat e personave qe perjetojne vdekje klinike dhe prape kthehen ne jete. Vdekja klinike mund te zgjase per disa minuta deri ne disa ore (ka edhe te atille qe kane vdekur nga disa dite).

Sipas statistikave deri ne 40% te tyre qe perjetojne vdekje klinike i kujtohet se cka ka ndodhur gjate asaj kohe. Eshte interesant se pervoja te tilla kane edhe femijet dhe cka eshte me e cuditshmja personat qe kane lindur te verber gjate asaj kohe (vdekjes klinike) ata arrijne te shohin per here te pare ne jeten e tyre!

Ka disa stade te vdekjes klinike, si psh nderpritet fryemarrja dhe te rrahurrat e zemres, por stadi me i vonshem ishte kur truri me nuk emiton edhe asnje lloje vale(as ato alfa), pra eshte ne gjendjen vegjetive dhe njeriu eshte sipas te gjitha standardeve i vdekur!

Kjo i hudhe poshte pohimet e skeptikve qe me heret u munduan ta sqarojne fenomenin duke thene qe ne momentin kur njeriu ballafaqohet me vdekjen ajo eshte nje traum e madhe per te dhe si mekanizem mbrojtes truri e gjeneron nje “film” per gjeja se ka jete edhe pas vdekejs me kusht qe te lehtesohet procesi i vdekjes! Por kjo bie poshte pasi qe ka raste sic e ceka qe truri eshte plotesisht i vdekur, nuk ka edhe asnje aktivitet (dmth zemra, fryemarrja e ndalur dhe truri nuk emiton asgje)!

Ne fillim komuniteti shkencor e ka perqesh Dr. Moody por tani pas studimeve te bera nga nje numer i madhe si dhe pervojave te shumta te raportuara duke i falenderuar aparateve moderne qe e mundesojne ta ringjallin personin nga vdekja klinike ky fenomen pranohet ne shkence por ende nuk ka sqarim!

Megjithese pervojat nuk jane plotesisht identike une do ta jape nje pashqyre te asaj se cka kane treguar shumica e ketyre personave, vlen te ceket qe pa marre parasysh a kane qene ateist apo religjionit qe i perkasin, pervojat e tyre kane qene pak a shum e njejte (ka ndryshime se gjate asaj kohe disa persona religjioz pohojne qe i kane pare figurat e tyre religjioze por kete e sqaron Dr. Michael Newton me vone ne librat e tij se kemi te bejme me “mesuesin” i cili shfaqet ne ate forme me kusht qe te lehtesohet trauma e vdekjes).

Perjetimi:

Ne momentin e vdekjes klinike personat e ndiejne se dicka i terhjek jashte trupit. Per nje moment e shohin “veten” jashte trupit te tyre dhe Moody e citon filozofin Grek (Platonin apo Aristotelin – kam harruar) “Po mendoj prandaj jam i gjalle” por trupi i tij eshte atje i shtrire ne shtratin e spitalit i palevizeshem!

Ne ate gjendje ata mund ti lexojne mendimet e mjekeve, nese mendojne per ndonej te aferm te tyre ata menjehre shkojne ne shtepine e tij/saj dhe mund ti lexojne mendimet e tyre.

Ata e shohin nje tunel dhe ne fund te tunellit nje drite, atje i “takojne” nje qenje te drites se paster, ajo qenje , plot dashuri dhe mirekuptim dhe eshte e ngrohte emocionalisht dhe atyre personave ju kujtohet e gjithe jeta e tyre, cdo sekond dhe ne rastet kur kane bere keq i vie keq nga drita (edhe pse ajo nuk te gjykon).

Mandej e ndien prezencen e te pareve qe i kane vdekur me heret, ata nuk i shohin por e ndien ngrohtesine emocionale qe kane pasur me ta kur kane qene te gjalle.

Askush nuk deshiron te kthehet ne realitetin fizik, por drita i tregone qe ende nuk eshte “koha” e tyre per te vdekur dhe se duhet te kthehehen ne boten fizike. Kur te kthehen i ndiejne te gjitha dhimbjet e trupit fizik dhe ju duhet nje kohe per tu adaptuar plotesisht ne realitetin fizik.

Jeta ndermjet jeterave apo jeta ne boten e pertejme

Dr. Michael Newton ėshtė njė hipnoterapeut i cili merret me studimin e jetės ne mes jetėrave, dmth cka pohon ai ne baze te tregimeve te pacienteve te tij qe ndodh me vetedijen apo shpirtin qe e mbijeton vdekjen fizike.

Dr. Michael Newton ėshtė autor i tri librave ne kėtė temė. Librat e tij janė: “Journey of Souls: Case Studies of Life Between Lives”, “Destiny of Souls: New Case Studies of Life Between Lives” dhe “Life Between Lives: Hypnotherapy for Spiritual Regression”.

Dy te parat janė pėr personat e zakonshėm kurse e treta ėshtė e shkruar si udherrefim hap-pas-hapi pėr hipnoterapeutet profesional se si pėrmes hipnozės pacienti te “dėrgohet ne jetėn e shpirtrave apo ne jetėt e mėparshme te jetuara.

Dy librat e para te tij i kam lexuar dhe mund te pėrpiqem te pėrgjigjem ne ndonjė pyetje eventuale nga te interesuarit. Besoj qe sqarimet e tij nėse janė pėr ti besuar hedhin drite me tepėr ne lidhje me fenomenin e fantazmave pėr te cilat po debatohet ne kėtė forum?

Hipnoterapia ėshtė pėrdorimi i hipnozės pėr qėllime psikoterapeutike qe pėrdoret prej psikologeve te licencuar.

Pėrmes hipnoterapise psikologet mundohen ti ndihmojnė pacienteve te ndryshėm qe vuajnė nga fobite (frikat) e ndryshme, problemet me gjumė , problemet me ushqim, depresioni, i ndihmojnė atyre qe kane sjellje jo-sociale, mandej ndihmojnė atyre qe dėshirojnė ta lėnė pirjen e duhanit, ngrėnieje e tepruar dhe dobėsimin si rezultat, hipnoterapia ka dhe aplikime tjera (temė tjeter).

Vlen te ceket se nese personit nen hipnoze i sugjerohet qe i ka 7 vite, vetedija e tij do te kthehet ne kohen kur ai ka qene vetem 7 vjecar dhe do te sillet sikur nje i tille!

Per hire te informimit te balansuar ne postimin e ardheshem do te mundohem te ju percjelli se cka pohojne skeptiket ne lidhje me regresionin hipnotik si dhe faktet e tyre.

Mandej ne postimin tjeter do te ju percjelli intervisten me nje autor tjeter ne kete lami, te nje Doktori nga Universiteti i Harwardit i cili si duket ka filluar te shkruaj per fenomenin para Dr. Newton dhe per dallim nga ky ai ne disa raste e verifikon nese personat historik qe pacientet e tij pohojne qe kane qene ne jeterat e meparshme me te vertet kane ekzistuar?

Ne fillim Dr. Neton sqaron se si ka filluar te merret me studimin e tij ne kėtė drejtim dhe tregon qe ka qene njė hipnoterapeut tradicional me orientim akademik qe ėshtė marre me trajtime te ndryshme te pacienteve.

Njė dite tek ai vjen njė pacient qe ėshtė ankuar pėr njė dhimbje ne trup dhe i cili i ka qenė tek shumė mjek, ka bėrė fotografime te ndryshme por mjeket nuk kane zbuluar asgjė fizike ne lidhje me dhimbjen e tij dhe e kane kėshilluar atė ta vizitoj njė psikolog me mundėsi qe dhimbja e tij ka te beje me sėmundje psikosomatike.

Per shkak te dhimbjes nuk ka pasur mundėsi te flije si duhet! Ka kėrkuar nga Dr. Newton qe pėrmes hipnozės te u mundohet ta gjej problemin, si psh mos ėshtė lėnduar ne fėmijėri por ka harruar pėr atė lėndim por i ka mbete trauma psikike dhe dhimbja si rezultat etj

Pėrmes hipnozės duke e kthyer pacientin ne fėmijėrinė e tij Dr. Newton nuk ka pasur mundėsi te gjej asgjė qe do ta shkaktonte kėtė dhimbje! Dikur Dr. Newton i ka thėnė pacientit te shkoj tek burimi i dhimbjes dhe ti tregoj se kur ėshtė lėnduar?

Dr. Newton tregon se papritmas pacienti fillon ti tregoi se ishte ushtar ne luftėn e parė botėrorė ne France si ushtar Britanik i cili ishte ne baltė duke vdekur prej plagės te marrė mu ne vendin ku tani kishte dhimbje!

Ne atė kohė Dr. Newton kishte vėshtrim skeptik ndaj kėsaj ēėshtje, por e pyet pacientin nen hipnoze te japė me tepėr sqarime ne lidhje me betejėn sepse nuk beson qe njė gjė e tille po ndodh. Pacienti fillon ta sqaroj betejėn dhe kjo e ēuditi Dr. Newton pasi qe edhe ai vete ishte njė historian amator dhe ato cka pohonte pacienti pėrputheshin me njohuritė e tij ne lidhje me atė betejė.

Prej atij rasti Dr. Newton kupton qe regresioni ne jetėt e kaluara ėshtė shume realistik por prapė mbet skeptik dhe fillon te eksperimentoj me tepėr me paciente te ndryshėm. Pas njė kohe i lajmėrohet edhe njė paciente tjetėr njė zonjė e cila ankohet pėr ndjenjėn e vetmisė dhe izolimit nga shoqėria e cila gjithashtu ndiente qe nuk ėshtė pjesė e kėsaj bote, ndihej aq dizorjentuar me jetėn dhe me njerėzit te cilėn e jetonte dhe mendonte pėr vetėvrasje!

Edhe me kėtė pacient Dr. Newton mundohet ta zgjedhė problemin duke u kthyer pacienten pėrmes hipnozės ne fėmijėri me shpresė se do ta gjejė shkakun e mos kėnaqėsisė me kėtė jetė, por pa ndonjė sukses? Mandej sikur me pacientin e mėparshėm kėrkon nga pacientja te shkoj tek burimi i vetmisė dhe kohen kur ka pasur shoqėri.

Pėrnjėherė ajo ju ėshtė pėrgjigjur qe i shihte te gjithė shoqėrinė e saj dhe te gjithė ata ishin atu pranė saj! Dr. Newton e pyeti mos ėshtė ndonjė klub apo dicka e tille, se kush janė kėta njerėz? Ajo i pėrgjigjet : “jo, jo kėta janė shpirtrat e mi bonjak dhe janė 8 veta.

Dr. Newton tregon qe ethe te ftohta i kalojnė nėper shpinė dhe se e kupton qe po bisedon me dikend prej jetės ne mes jetėve (botes se pėrtejme) pėr te cilen Dr. Newton nuk kishte pėrvojė dhe nuk kishte lexuar asgjė ne lidhje me te!

Prej atij momenti Dr. Newton fillon ta studioj fenomenin me seriozitet akademik dhe ka filluar te punoj me njerėz te cilėt kan shpreh dėshirė te mėsojnė me tepėr pėr pavdekshemrine e tyre si shpirt, njerėzit qe kane pasur dėshirė ete dine me tepėr se kush janė ata ne te vėrtet, kush janė shpirtrat bonjak, pse janė ne kėtė botė te realitetit fizik etj.

Ne kėtė mėnyrė ai filloj punėn e tij. Dr. Newton tregon qe shoqata profesionale e pranon hipnozėn si terapi ne vitin 1958, ai tregon qe njerėzit nuk kane halicunacione gjate hipnozės, ne ate gjendje vetėdija nuk ėshtė ndėrdije dhe qe pacienti ėshtė i vetėdijshėm se cka ndodh rreth tij gjatė gjithė kohės, nuk ėshtė as si ne gjumė, gjate hipnozės je ne gjendjen alfa apo theta (vale qe emiton truri gjate kėtyre gjendjeve) dhe vetėdija e pacientit ėshtė ne gjendje te ndihmoj te nxjerrėn informata nga nderdija.

Ai tregon qe ishte skeptik ne kėtė lami por e ndėrrojė mendjen pasi qe kishte aq shumė pėrputhje (konsistence) ne mes te tregimeve te pacienteve nėn hipnozė ne lidhje me jetėn e pėrtejmė dhe nuk varej nga ajo se a ishte pacienti ateist apo njė njeri religjioze i pėrkushtuar ose cfardo bindje filozofike ndėrmjet kėtyre dy lloj skajshmėrive dhe pasi janė hipnotizuar te gjithė kanė treguar gjerat e njėjta ne lidhje me jetėn e pėrtejmė apo jetėn ndėrmjet dy jetėve (dmth pas renarnacionit te shpirtit) ne realitetin fizik ne te cilin jetojmė!

Jon

1313


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pervojat pas vdekjes...

Mesazh  Jon prej 23.06.09 15:16

Cka ndodh pas vdekjes:

Pasi qe kane vdekur shpirti del prej trupit sikur ne pėrshkrimet e NDE (pėrvojės afėr vdekjes –shih postimin e mepareshėm ne kėtė temė ) por e keni parasysh se ne kėto raste kemi te bėjmė me personat qe “vdesin”: vetėm pėr disa minuta kurse tek rastet e Dr. Newton ai i pyet pacientet e vete deri ne tri ore ne lidhje me pėrvojėn e tyre gjatė kėsaj kohe.

Ata gjate kėsaj kohe janė ne gjendje te relaksuar. Michalei e sqaron qe ekzistojnė shpirtat “fillestar” dhe ata me te “avancuar” (ka edhe lloje tjera por ai flet pėr kėto dy raste).

Shpirtrat fillestar nuk kane jetuar shume jetera ne realitetin fizik dhe ata kane vėshtėrsi te ndahen nga trupi dhe nuk shkojnė menjėherė ne boten e pėrtejme ata kane dėshirė te shkojnė ta shohin varrimin e trupit te tyre dhe dėshirojnė te shohin se kush shkon ne funeralin e trupit te tyre, kush sjellė lule, sa respekt i tregohet trupit te tyre etj pra kemi te bėjmė me shpirtra qe janė pake te dezorientuar dhe nuk janė te gatshėm ta len boten fizike ne te cilėn kanė jetuar(ndoshta kjo e sqaron me mire se cka janė fantazmat).

Kurse ata qe kane vdekur e jetuar shume jetera shkojnė menjėherė ne boten e pėrtejme(rrafshet tjera astrale). Njė gjė e kane te pėrbashkėt te dy llojet e shpirtrave, ne mendjet e tyre e mundohen ti ngushėllojnė te afėrmit qe I kane lėne mbrapa (te gjallėt).
Pjesa2(vazhdim nga pjesa e pare – shih postimin tim nr 179 ne kėtė forum):

Shpirtrat do te mundohen te arrijnė tek mendja e te dashurve me kusht qe ti ngushėllojnė ata dhe te ju tregojnė qe janė te “gjallė“ ne njė forme tjetėr, por nganjėherė mendjet e atyre qe mbesin pas (te gjallėt) janė te mbyllura nga dhimbja ndaj porosive te atyre qe kane kaluar pėrtej! Ndoshta kjo mund te ndodh pas ca javėsh apo muajsh, por ky mbetet qėllimi i shpirtrave te atyre qe vdesin!

Pasi qe te largohen shpirtrat shohin drita te ndritshme, tunelin etj ashtu siē raportoje ata qe pėrjetojnė vdekje klinike( pra NDE apo PAV) etj.

Tani me lejoni te sqaroj qe personat qe pėrjetojnė vdekje klinike raportojnė qe kane pare figura te ndryshme religjioze (Jezhu Krishtin etj), mirėpo me duhet te ju tregoj qe gjate pėrvojės sime shume vjeēare te shume atyre rasteve te shqyrtuara nuk ka ndodhur qe edhe njė here dikush prej klientėve nen hipnoze te me thotė njė gjė te tillė!

Atė ēka ata shohin janė udhėheqėsit tanė shpirtėrorė te cilėt vijnė tek ta pėr ti udhėhequr te bota e shpirtrave. Gjithashtu ata qe kane kaluar pėrtej, si shokėt me te mirė, vėllezėr e motra etj do te ju presin dhe te ju dėshirojnė mirėseardhje qe ėshtė njė pėrvojė e kėndshme.

Si duken shpirtrat?

Kur personi posa i vdekur i sheh shokėt, udhėheqėsin apo te afėrmit e tije/saj te shpirtrave binjak ai/ajo zakonisht e sheh projektimin e fetares e cila ėshtė familjare (e afėrte e njohur) pėr ta, pra shpirtrat qe na presin mund ta marrin pamjen e njė personi te dashur qe sapo ka vdekur (psh fetaren e babait apo motrės etj).

Personat nen hipnoze kėta i pėrshkruajnė sikur fantazma te cilat vijnė ne drejtim te tyre, ndoshta nga kjo rrjedh edhe pikėpamja ynė ne lidhje me fantazma. Zakonisht ata nuk shohin pjesėn e poshtme te trupit (prej kukave apo belit e teposhte) deh duken ne njė forme te mjegulluar por kur te ofrohen ata bėjnė projektimin e veēorive ne baze te cilave personi sapo i vdekur mund ti njohė!

A ka Ferr (xhehnem) ?

Asnjeri prej atyre qe e kam venė nėn hipnozė nuk ka parė asnjė figurė demoni apo ferri te ēfarėdo lloji! Kėto raportime kane ardhur prej disa personave qe kanė pasur pėrvojė afėr vdekjes (NDE)!

Teoria ime ne lidhje me kėtė ėshtė se kėta persona qe kanė dėgjuar klithma qe demonėt i kane tėrhequr mėkatarėt te tjerė pėr ti gjykuar etj kanė qenė persona shumė religjioz dhe kanė qenė persona qė gjithmonė e kane kultivuar friken ne zemrat e tyre, mirėpo asnjė mendim i tillė nuk ka qenė ne mendjet e klientėve te mi!

Kur personat qe kane pėrvoja afėr vdekjes (NDE) mendojnė qe kanė parė gjėra te tilla unė mendoj se pjesa e vetėdijshme e mendjes se tyre ėshtė ne gjendje me parakushte( e influencuar nga religjionet e tyre) dhe kėta persona nuk janė nen hipnoze por vetėm sa janė goditur nga ndonjė makinė, veture, kerr apo janė te shtrirė ne sallėn e operacionit duke derdhur gjak dhe shumė gjera te tjera i ndodhin trupave te tyre fizik qe shkaktojnė trauma te ndryshme.

Sipas kėndvėshtrimit tim mendoj qe vetėdija e tyre ėshtė e tej ngarkuar, kėshtu qe te gjitha frikat qe i kane pasur sa kane qene shėndoshė e mire ne lidhje me jetėn pas vdekjes do ti shfaqen ne ato momente dhe do ti torturojnė ata.

Klientėt e mijė me thonė qe bota e shpirtrave ėshtė vend i dashurisė, i kėndshėm ku te falen mėkatet. Pa marre parasysh se ēfarė kane bėrė ne tokė (realitetin fizik) ne kuptimin pėr te bėrė keq pėr tu dėrguar ne ndonjė vend qe duket sikur ferri; kjo thjeshte nuk ndodhe sipas klientėve te mijė!

Ajo ēfarė ndodh me kėta persona (keqėbėrsit, te liget)ėshtė se ata dėrgohen ne vend te izoluar te cilėve ju sqarohet se ēfarė kanė bėrė dhe si e kanė bėrė, mandej e bėjnė ri-formimimin e energjive te tyre ashtu siē e sqaroj ne librin tim ne lidhje me kėtė proces.

Gjithashtu dua te theksoj qe kėta njereze qe kane bere gjera te liga do te bėhen vullnetar qe herėn tjetėr kur te kthehen ne kėtė bote te reinkarnuar ne njė trup tjetėr do te zgjedhin trup te tille qe te jene viktimė e krimeve apo te kėqijave te njėjta qe ja kane bere dikujt ne jetėn e mėhershme.

Ēfarė ėshtė tribunali apo gjykimi?

Pas vdekjes ne do te dalim para atyre qe unė i quaj kėshillit te qenieve te urta, apo te lashtėve, te tjerėt i kane quajtur si kėshilli i te shenjtėve si dhe emra te tjerė te ngjashėm.

Anėtaret e kėtij kėshilli janė disa qenie te urta dhe te avancuara qe do ta bejne shqyrtimin e jetės se dikujt qe sapo ka vdekur, te njėjtėn pune e bejne edhe udhėheqėsit tanė mu ne momentin kur ne kalojmė ne botėn e pėrtejme ne njė vend privat mė te qetė ku ne mund te mbushem me energji dhe mandej shkojmė ne “shtėpitė” tona, ne vendin te cilit i takojmė e boten e shpirtrave pėr te cilėn do te ju flas me vone.

Ky kėshill i te lashtėve pėrbehet prej ti quaj ashtu mėsues me te avancuar qe janė me te larte se sa udhėheqėsit tanė apo mėsuesit tanė ne boten e pėrtejme, me te larte ne kuptimin e pėrvojės, njohurive te kuptuarit.

Prej klientėve kam kuptuar qe zakonisht pasi qe vdesim dėrgohemi ne njė vend te qete ku mund te flasim me kėtė kėshill.

Numri i anėtareve te kėshillit mund te jete prej 3 deri ne 10 apo 12 e kjo varet prej shpirtit i cili do te dal para tre, sa ėshtė ai shpirt i avancuar, a ka pėrvojė ne jetėn fizike, cilit grup i takon etj.

Kėto qenie do ta pyesin sapo te vdekurin ne mėnyrė shume te bute, gjentile ne lidhje me jetėn qe e kane jetuar, si ndihen se sa mire kane jetuar jetėn e tyre, apo nėse keni pasur dėshtime, mandej ata dėshirojnė te flasin pėr sukseset e juaja.

Ne pėrgjithėsi te gjithė ne shkume neper kėtė proces ne mes jetėrave dhe atė pasi qe te vdesim ne jetėn fizike kurse disa prej nesh do te shkojmė para tyre para se te lindim me kusht qe te shqyrtohet jeta qe do ta jetojmė me kusht qe te arrijmė rezultate me te mira herėn tjetėr ne jetėn tone te ardhshme.

A ekzistojnė shpirtrat e rinj dhe ata te vjetėr?

Kjo shkakton konfuzitet, ta sqaroj: ti mund te jesh i vjetėr dhe te kesh jetuar ne kėtė bote qysh prej epokės se gurit mirėpo nuk i ke mėsuar leksionet tua mire dhe shpejte dhe mund te jesh njė shpirt fillestar deri ne mesatar ne vend se te jesh me i pėrparuar dhe kjo thjeshte pėr arsyen se te duhet me tepe kohė pėr te bėrė atė qe duhet pėr ta bere!

Kam pasur klient qe shpirtrat e tyre kane pėrparuar shume shpejte, si shembull ka qene njė zonje qe brenda 4000 viteve te ringjalljes ne toke (qe nuk ėshtė kohe e gjate pėr njė shpirt) ka lėvizur prej nje shpirti fillestar tek njė shpirt mesatar.

Gjithashtu mund te ju them qe aurorat te cilat disa njerke ne toke mund ti shohin rreth njerėzve tjerė nuk kane asgjė te bejne me ngjyrat e shpirtrave qe paraqesin nivelin e avancimit te shpirtit ne boten e pėrtejme.

Ne baze te ngjyrės se energjisė te secilit shpirt unė mundem ta pėrcaktoj avancimin e atij shpirti ne ē’nivel gjendet.

Pėr ta kuptuar kėtė si dhe gjerat tjera ne lidhje me boten e pėrtejme me ėshtė dashur te punoja shume se njerėzit (fjalėn e ka pėr klientėt e tij) nuk te dhėnė informata ne mėnyrė vullnetare, pėr ti mbledhur informatat pėr te cilat kam shkruar me janė dashur shume vite.

Gjithashtu dua te ceku qe kur klientėt i kam nen hipnoze unė i pyeti ata “se ēfarė shohin ne botėn e pėrtejme” e jo “a e shihni kėtė apo atė” , pra gjithmonė duke bere pyetje te hapura ashtu qe ata vetė ta formojnė pėrgjigjejen e tyre ne mendjet e tyre.

Ēfarė janė fantazmat:

Njerėzit e zakonshėm mund te marrin keqkuptime nga fantazmat, unė mendoj se ka qenie te tilla qe ende nuk kane shkuar ne rrafshet tjera astrale, pra ne boten e shpirtrave, ko ndodh pėr shkak ata nuk janė te gatshėm pėr njė gjė te tille, nuk janė te kėnaqur me gjera, ndoshta janė vrarė dhe kėrkojnė hakmarrje etj.

Kėta shpirtra nuk dėrgohen me force ne boten e shpirtrave, zakonisht “merren pėr dore” (dmth shkojnė me vullnet) dhe dėrgohen ne boten e shpirtrave kur te janė te gatshėm.

Nėse mundem gjithashtu te them se ėshtė edheje element tjetėr siē ėshtė dualiteti i shpirtit i cili ka aftėsi te jetojė jetė paralele pra te ndahet ne dy pjesė dhe njėra pjesė gjithmonė mbetet ne boten e shpirtrave, kėshtu qe ju mund ta shihni njė fantazme e cila pėrbėhet prej grimcave te shpirtit te te njėjtit personi cili ėshtė i gjallė duke jetuar mirėpo ka imazhin holografik te egos se shpirtit shprehem ashtu ne boten e shpirterave ne te njėjtėn kohė! Prandaj ne asnjėherė nuk pushojmė se mėsuari dhe ne te vėrtet ne asnjėherė nuk ndahem nga bota shpirtėrore.

Jon

1313


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pervojat pas vdekjes...

Mesazh  Jon prej 23.06.09 15:17

Ēfarė janė “grupet e shpirtrave”(grupi i shpirtrave binjak)

Grupet e shpirtrave janė njėra prej aspekteve me interesante te punės sime.

Arsyeja pėr kėtė ėshtė se klientėt te cilėt pėrmes regresinot hipnotik i kthej ne boten e shpirtrave te cilėt me tregojnė se avancimi i tyre ne nivele me te larta varet edhe nga avancimi i anėtarėve tjerė te grupit si dhe nga vete avancimi.

Kjo me sjelle ne njė perspektive me te gjere pėr te kuptuar se ku gjendet ky person pėr nga zhvillimi.

Ne secilin grupe ke anėtarė te ndryshėm, ka te tille qe janė shpirtra guximtar, shpirtra pasiv, shpirtra joegoist, shpirtra egocentrik , shpirtra te qetė, te tillė qe bėjnė shaka etj.

Nga nje informate e tille unė jam ne gjendje ta pėrcaktoj shume nga ana psikologjike se prej fare lloje grupi vjen klienti im dhe si jam ne gjendje ti ndihmoj ne lidhje me mėsimet jetėsore te cilat ai/ajo duhet ti mėsoj si dhe pėr arsyen e jetesės.

Por ėshtė fascinuese edhe prej njė kėndvėshtrimi tjetėr, sepse jo te gjithė ne pėrparojmė me shpejtėsi te njėjtė, ne mėnyrė te njėjte apo ne fusha te njėjta.

Si shembull po e marre njė njeri te cilit ju janė dashur deri ne 5000 vite pėr ta mposhtur xhelozinė, ai nuk ėshtė xheloz ne kėtė jetė, ėshtė shume jotolerant dhe ėshtė duke punuar ne ate drejtim pėr tu pėrmirėsuar, derisa ne grupin e tij ka shpirtra qe janė shume tolerant dhe gjithmonė janė munduar ti ndihmojnė sa ka qene ne mes jeterave.

Me kete kam menduar qe shpejtėsia e pėrparimit varet prej tjerėve dhe i gjithė grupi gjendet pak a shume ne nivelet e njėjta te pėrparimit dhe te gjithė do te pėrparojnė pothuajse njėjte, ndoshta disa pak me shpejte disa pak ma ngadalė por ne esence te gjithe jane ne nivel te njėjtė.

A ėshtė qėllimi i jetės te mėsojmė nga vetvetja dhe te tjerėve?

Esencialisht ne fillim te shume e shume ekzistenceve tona qėllimi i jetės ėshtė pėr te mėsuar leksione pėr pėrmirėsim, pėr te kuptuar se ku jemi per nga zhvillimi yne shpirtėror dhe ku duhet te shkojmė.

Arsyeja se pse kjo ėshtė njė pyetje e rėndėsishme ėshtė se shume njerke me te cilėt kam punuar rinkarnohen (jetojnė prape ne njė trup tjetėr) ne borėra dhe dimensione tjera pėrveē tokės(planetit tone).

Toka e ka nje specifik sepse ne qe lindemi kėtu e kemi njė bllok te amnezise (harrese, bllokim i kujtesės) qe nuk mbajmė mend asgjė ne lidhje me boten e shpirtrave apo ne lidhje me udhėheqėsit tanė. Interesant ėshtė se femet nje vjeēar nuk e kane kėtė harrese se mund ti shihni duke lozur ne rėrė dhe duke biseduar me shokun / shoqen e tyre imagjinare e cila edh nuk ėshtė aq imagjinare!

Mirėpo deri sa ata fillojnė te shkojnė ne klasėn e pare ata do ti harrojnė gjerat ne lidhje me boten shpirtėrore dhe blloku i harresės ėshtė i vendosur.

Vete planeti toke ėshtė njė vend i vetėzbulimit, sikur ne teste nėse nuk i dine paraprakisht rezultatet ti do te pėrpiqesh qe ato ti zgjidhesh sipas mėnyrės sate, ne kohen tende aq sa ty duhet, ne ambientin tėnd dhe ne trupin tėnd!

Nuk mund te themi se nuk kemi probleme gjenetike me trupin qe e zgjedhim sic ėshtė sjellja agresive (sidomos trupat shqiptare) , ka trupa te tille qe kane njė jobalans kimik qe shkaktojnė probleme tjera qe ata duhet ti mposhtin dhe ti tejkalojnė problemet e atij trupi me kusht qe ta arrijnė qėllimin pėr cfare kane ardhe ne kėtė bote dhe ta mėsojnė leksionin.

Njė gjė e tille ėshtė bere me qellim dhe secili para se te vij ne ketė bote e din ne pika te vrazhda se fare e pret ne atė trup dhe e zgjedhin ate trup me kusht qe ta mėsojnė njė leksion te caktuar.

Por te njėjtit njerke mund te rilindin ne planetė tjera ku nuk ka bllokim te kujtesės, ku ata mund te jene qenie nėnujore , apo qenie qe fluturojnė deh ate shume inteligjente, mund te jene hije nderdimenzionale, mund te jene krijesa zjarri (xhindet?) apo krijesa prej uji apo ne forme gasi.

Pra ka mėnyra te ndryshme se si mund te mėsojmė dhe pėrparojmė, te kuptojmė pėr fuqinė e energjisė tone, pra toka ėshtė vetėm njė shkollė!

Ēfarė ėshtė qėllimi themelor pėrfundimtar i shpirtrave ?

Pėr mua ėshtė vėshtirė ta them fjalėn zot, perėndi unė kam hyre ne ketė pune si ateist , nuk kam besuar ne perėndi dhe as qe kam besuar qe ka dicka pas vdekjes , por por klientėt e mi me futen e kėtė “aheng” dhe vetėm pas shume viteve dhe perputheshmerise se raportimeve, duke ditur gjera ne lidhje me hipnozėn, duke i bere hulumtimet personale me sollėn ne piken qe ta kuptoj se ka njė fuqi me e madhe se sa unė, pra nje burim i gjithė jetės dhe inteligjencės.

Prandaj i gjithė ky koncept ka te beje me arritjen e nje niveli te tille te persoshmerise ku ne do te mund ti bashkohemi atij burimi (perėndisė) prej nga edhe erdhėm (sikur te budistėt qe mundohen ta arrijnė nirvanėn).

A ka mundėsi qe bota e shpirtrave te jetė zbavitėse?

Sipas mendimit tim duhet te behet e ditur qe bota e shpirterave eshte vend i humorit dhe zbavitjes. Nuk eshte krejt biznes apo dicka serioze sic e kam sqaruar ne kapitujt e ndryshėm te librave qe i kam shkruar ne kėtė tematik.

Gjithashtu i kemi vendet per pushim dhe rekreacion . Kam pasur shume klientė qe me kane treguar se luajnė lojėra, si psh kur ndahen ne dy grupe dhe ndeshen ne mes veti si makinat ne parkun zbavitės dhe bejne njė pėrzierje te energjive dhe inteligjencave te tyre, ose loja tjetėr duke ja hedhur nje topth te energjisė njeri tjetrit.

Ka dhe loja tjera asi ezoterike, si ato kur shkojnė neper botera tjera ku nuk ka jetesa humane per te luajtur njeri me tjetrin.

Ēfarė mund te tregoni pėr boterat tjera?

Ajo cfare ėshtė interesant te flitet me klientėt qe janė ringjallur ne planetė tjera ėshtė ngjashmėria me ne kėtu. Ata njerze qe ringjallen ne toke si duket ju pėlqen qe te ringjallen edhe ne boterat tjera ne njė ambient te ngjashėm.

Pėr shembull kur mbaje ligjėrata para njė audience me te madhe shpeshherė unė i pyes njerėzit se sa prej tyre ju kujtohet se kane pare ėndrra ne te cilat kane mundėsi te fluturojnė – zakonisht deri ne 75% prej tyre do ti ngrinin duart ne shenje pohimi?

Mandej e pyes audiencėn se sa prej jush ju kujtohet qe keni pare ėndrra qe mund te notoni nen ujė dhe te jeni ne gjendje te merrni ajėr dhe qe jeni njė forme e jetesės shume inteligjente- diku me se gjysma do te konfirmojnė njė ėndėrr te tille.

Mandej i pyes se sa prej tyre kane qene gjigante ne ėndrrat e tyre dhe ēdo gjė tjetėr ka qene me e vogėl se sa ata- vetėm disa do te konfirmojnė njė ėndėrr te tille.

Mandej i pyes se prej tyre kane pare ėndėrr qe janė shume te vegjėl – dhe vetėm njė apo dy veta do te pohojnė kėtė prej njė grupi prej 100 vetave. Kjo tregon se ėndrrat tona na tregojnė shume pėr pėrvojat tona te mėparshme ne boterat tjera.

Kam pasur mjafte klient qe me kane thane se kane qene krijesa shume inteligjente qe mund te fluturojnė ne boterat tjera si dhe te tille qe me kane treguar se kane notuar nen ujė dhe si i kane qytetet nėnujore apo nje element i ngjashėm me ujin dhe ata nuk duken si balena apo delfin edhe pse ka edhe te tille por me tepėr duken si krijesa mitologjike.

Pėr mua janė interesant kėto gjera se unė mendoj qe nje numėr i madh i mitologjive qe ne i njohim mund te kane prejardhjen prej kėtyre kujtimeve ne kėto botera tjera. Me duhet te ju them se ka klient qe nuk kane pėrvoja tjera te ringjalljes ne planetė tjera pėrveē kėtyre ne tokė.

Skeptiket ne lidhje me regresionin hipnotik dhe rimesherimin

Me qellim qe te kemi njė shqyrtim te balancuar te fenomenit te kujtesave te jeterave me te hershme ne ketė postim do te ju pėrcjelli ate cfare thonė skeptiket si dhe faktet e tyre ne lidhje me kėtė fenomen.

Regresioni ne jetėt e kaluara

Sipas skeptikeve ėshtė mundėsia e madhe qe ata persona qe nen hipnoze i kujtojnė jetėrat e kaluara ne te vėrtet kane te bėjnė me njė kujtese te rreme.

Kėto kujtime janė njė produkt i pastėr i imagjinatės qe ėshtė shkaktuar nga sugjerimet e hiponotistit qoftė ne mėnyrė te qėllimshme apo te paqėllimshme! Kujtimet e tilla ne te vėrtet mund te jenė nga jeta e tyre e hershme te cilat vetėdija e tyre i ka harruar?

Psikologu Robert Baker ka demonstruar se besimi ne ringjallje (reinkarnim) rimesherim ėshtė tregues se a do te kėtė subjekti (pacienti apo klienti ne rastin konkret) njė kujtesė te jetėrave te jetuara me pare deri sa ju ehte nėnshtruar regresionit hipnoterapeutik. Me tej Bakeri ka dėshmuar qe ajo ēfarė beson klienti do te kėtė ndikim te rėndėsishėm ne seancėn e regresionit hipnotik.

Ja eksperimenti i tij ne kėtė drejtim. Prej njė grupi prej 60 studenteve ai i ka ndare ata ne tri grupe. Grupit te pare i ke thėnė se ata do ta pėrjetojnė pėrvojėn me njė terapi te re e cila do te mund te ju ndihmoj ne kujtimin e jeterave tjera te jetuara me parė.

Pas regresionit hipnotik deri ne 85% te studenteve ne kėtė grup kane arrite ti kujtojnė jeterat e tyre te mėhershme! Grupit te dyte i ka thėnė se ata do te mėsojnė pėr njė terapi te re e cila mund te ketė sukses ose mos te ketė sukses ne kujtimin e jeterave te kaluara. Ne kėtė grup deri ne 60% te tyre kane arrit ti kujtojnė jeterat e tyre te mėhershme!

Grupit te trete i ka thėnė qe teoritė ne lidhje me kujtimin e jeterave te kaluara ėshtė marrėzira dhe qe njerėzit normal ne pėrgjithėsi nuk i kujtojnė jeterat e kaluara. Vetėm 10% nga ky grup ka pasur kujtime te jeterave te mėhershme!

Rasti i njohur si Bridey Murphy qe rezultuan ne kujtesa te rreme

Bridey Murphy ishte nje grua qe kishte jetuar ne shekullin e 19 ne Cork ne Irlandė. Virginia Tighe ne Pueblo te Kolorados ne vitin 1952 deri sa ishte nen hipnoze gjate njė regresioni hipnotik ju kujtua qe ne jetėn e mėparshme ishte Bridey Murphy dhe fliste me theksin irlandez!

Deri sa ishte nen hipnoze ajo kėndonte kėngė irlandeze te asaj kohe dhe tregonte tregime irlandeze! Pasi qe rasti u be shume i njohur gazetat i dėrguan raportuesit e tyre ne Irlandė pėr ta hulumtuar rastin.

Nuk dihet se a ka ekzistuar ndonjehere zonja Bridey Murphy qe ka jetuar ne irlande ne shekullin e 19.

Mirepo , nje gazete e quajtur “Chicago American” e gjeti nje zonje me ate emer ne Wisconsin (ShBA) qe jetont ene shekullin e 20! Bridey Murphy Corkell jetonte ne njė shtėpi matanė rrugės ku ishte rritur Virginia Tighe (ajo qe e kujtonte jetėn e kaluar me emrin Bridey Murphy).

Atė ēfarė kishte raportuar Virginia Tighe gjate hipnozės nuk ishin kujtimet nga jeta e kaluar por kujtime nga fėmijėria! Pra kujtimet e saj ishin njė imagjinate, kujtime konfuze, mashtrime apo kombinim i te triave.

Shiritat Bloxham

Shiritat Bloxham jane nje grupazh e me teper se 400 incizimeve te sesioneve te regresionit hipnotik ne jeterat e kaluara te bėra nga hipnoterapeuti Arnall Bloxham. Pėrmbajtja e shiritave ėshtė botuar ne gazetėn “Sunday Times” (gazete Britanike) ne vitin 1970.

Ne atė kohe Jeffrey Iverson , njė producent i BBC i zgjodhi disa tregime nga shkrimet e bėra nga kėta shirita me qellim te shqyrtimit te tyre pėr te verifikuar se a mund ta kalojnė testin e kohės. Ai ne shqyrtim e morri rastin e Ann Evans (pseudonimin e njė zonjė 30 vjeēare e cila kur ju ishte nėnshtruar regresionit hipnotik i kishte kujtuar 6 jetesa te mėhershme).

Zonja Evans nen hipnoze ishte kujtuar se ne jeten e pare (atė me te e hershme) kishte qenė nje zonje me emrin Livonia, bashkėshortja e Titus qe ishte tutor i njerit prej djemve te Constantiusit njė guvernatori Romak ne York gjate shekullit te 3-te.

Ne vitin 1189 ajo ishte Rebecca bashkėshortja e njė jahudie te pasur qe i huazonte te holla te tjerėve, gjithashtu ne York. Ne vitin 1450 ajo ishte Alisoni, njė shėrbėtore egjiptiane ne njė shtėpi te njė francezi me emrin Jacques Coeur.

Ne shekullin e 16 ishte Anna. Ne vitin 1702 ishte Ann Tasker qe jetonte ne Londėr. Ne fillim te shekullit te 20 kishte qene Motra Grace, njė murgeshe qe jetonte ne Iowa.

Producenti i BBC, Iversoni beri hulumtimin e te dhėnave neper arkivat e shteteve pėrkatėse dhe arriti te gjente njė numėr te fakteve qe pėrputheshin me tregimet e Ann Evans! Ai u pajtua me pėrmbajtjen e shiritave Bloxham se kėta shirita japin njė prove te fuqishme ne lidhje me ringjalljen (reinkarnimnin) apo rimesherimin.

Gjithashtu edhe Melvin Harris beri hulumtimin e kėtyre shiritave pėr ta dėshmuar hipotezėn e mashtrimit. Ai beri ekzaminimin e letėrsisė artistike si dhe historisė se njohur dhe arriti te gjej disa fakte interesante, duke pėrfshirė edhe ato qe e kontradiktonin tregimet e zonjės Evans.

Sipas Harris-it Lavonia (kujtesa e pare e znj Evans) bazohej ne novelen e Louis de Wohl te vitit 1947 te titulluar “Pylli qe jeton”. Personazhet e kėtij libri shfaqen me regresionet e zonjės Evans se bashku me figurat historike. Novela ne fjale tregon tregimin e njėjte me zonje Evans, a ishte kjo rastėsi?

Tregimi i Rebecces (kujtimi pėr jetėn e dyte te znj Evans) si duket ishte bazuar ne njė radio shfaqje ne lidhje me masakrėn e York-ut. Tregimi i Alisonit (kujtimi pėr jetėn e trete) bazohej ne novelėn e Jasques Coeur te titulluar “Njeriu i te hollave”.

Timianonim

Jon

1313


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pervojat pas vdekjes...

Mesazh  Jon prej 23.06.09 15:25

Hulumtimet "shkencore" per boten e pertejme

Fenomenin e NDE - near death experince ka filluar per here te pare ta studjoi Doktori Raymond A. Moody.

Disa persona (diku reth 40%) qe perjetojne vdekje klinike per disa minuta kur kthehen ne jete tregojne se gjate asaj kohe vetedija (apo shpirti) e tyre ka dale jashte trupit dhe i ka ndegjuar mjeket duke folur si dhe farefisin qe ka pritur jashte spitalit etj si dhe qe e kane pare nje drite ne fund te tunellit, atje e kane pa nje drite te ngrohte emocionalisht, ju eshte kujtuar e gjithe jeta si dhe e kane ndier prezencen e te pareve te vet qe kane vdekur me heret dhe me vone ju eshte then qe duhet te kthehen ne jete prape.

Pa marre parasysh peraktesin fetare te individit qe pėrjeton vdekje klinike apo edhe nese eshte ateist pėrjetimet e atyre qe ju kujtohet kjo pervoje jane te ngjashme!

Ne fillim mjeket skeptik kete e kane injoruar kategorisht kurse sot e pranojne qe ekziston si fenomen dhe mundohen te japin sqarime te ndryshme (teme tjeter).

Ne lidhje me kete (vetem qe shkon pak ma larg ) jane edhe dy librat e botuara ( Journey of Souls , Destiny of Souls - ) nga Dr. Michael Newton hipnoterapeut i cili permes regresionit hipnotik te klienteve te vet zbulon se shpirterat tone jane pjese e burimit (apo perendise) dhe mua me eshte dukur mjafte bindese (edhe pse po duken peralla per te rritur) dhe se secili prej neve ka jetuar dhe vdekur disa here qofte ne toke, ne nje planet tjeter apo dimenzion tjeter me nje mision per te evoluar shpirterisht, mandej e sqaron edhe se si duket bota e pertejme.

Atje absolutisht respektohet vullneti i lire dhe ka vetem dashuri. Sipas tij edhe atje shkojme ne shkolle, mund ta studjojme jeten e secilit individ qe ka jetuar ne toke apo ne planete tjera apo dimenzione tjera.

Varesisht prej asaj se per cka kemi nevoje te mesojme per te evoluar shpirterisht ne nivele me te larta per ne edhe zgjedhet nje trup adekuat ne kete jete(kot meson teori asgje nuk e zavendeson pervojen).

Zakonisht te jepet mundesia te zgjedheesh ne mes dy-tre personave para se te lindesh ne reaitetin fizik, por mesuesi personal apo udheheqesi i yt te rekomandon se cili do te ishte me i pershtateshem per ty- mirpo nese nuk je gati nuk je i detyruar te kthehesh ne kete jete fizike.

Para se me lind i sheh jeten qe do ta jetosh (vetem ngjarjet kryesore) si ne film vetem se tani ne 3D. Kur te kthehesh ne boten e shpirterave veprimet e tu ne kete jete fizike shqyrtohen nga paneli i te moshuarve(mosha nuk ekziston atje por ashtu quhen shpirterat e evoluar ne nivele me te larta).

Atje jeton ne grupe prej 5-25 shpirterave qe njihen si shpirtera binjak dhe kur lindeni ne kete jete zakonisht jane te aferm, psh bashkeshorti apo bashkeshortja shoku me i mire, vellau apo motra por jo nena dhe babai(keta zakonisht jane prej grupit tjeter por qe eshte i afert me tendin) dhe rolet dhe gjinite i nderron sa here qe kthehesh ne kete realitet fizik.

Nese kthehesh para kohe atje (vetevrasje) atehere nuk e ke kalu provimin dhe duhesh te kthehesh prape por tani do te jete me veshtire - ka te bej me karmen sikur ne budizem.

"Xhehnemi" apo "ferri" nuk ekziston, por per shpirtat qe jane te kqinje duhet te mbesin ne nivelet me te poshtme se ata do te mund te shkaterroheshin per shkak se oscilimi i energjive te tyre i ulet nuk perputhet me oscilimet e shpirterave ne nivele me te larta! me disa shume te kqinje - energji negative punojne gjeja se qenjet shpirterore me te ngritura per "rregullimin" e tyre. sipas sqrimeve te tij vetem ne raste shume shume shume te rralla mund te ndodh qe burimi (perendia) ta shkaterroj ate energji!

Zbulimet e tij perputhen me ate cka pohojne edhe mediumet qe gjeja mund te komunikojne me te vdekur(James Van Praagh ), si dhe ate cka pohojne mistiket , metafizika, deri diku budistat etj por tani per tani kjo mbetet vetem nje teori edhepse ne kohen e fundit po verej qe shume shkencetar merren me kete tematik, psh Dr. Brian Weiss, Dr. Gary E. schwartz etj.

Sot institututi i Michael Newton ka me qindra Doktor neper bote (hipnoterapeute) qe ofrojne sherbimet e tyre klienteve te cilet permes regresionit hipnotik deshirojne te dijne me teper per jeterat qe i kane jetuar me pare ne kohra tjera dhe trupa tjere.

Deshmite per jeten e tyre ne boten e pertejme perputhen dhe njohurit ne lidhje me ate realitet tjeter cdo here rriten. Por kjo tani per tani mbetet vetem spekulim dhe shkenca nuk ka gjasa ta vertetoj nje gje te tille se nuk ka fakte porvec pohimeve apo deshmive te personave nen hipnoze!

Nese me duhet te besoj ne dicka si nje rruge me e shkurte ne vend se ta pres shkencen e ngadalshme (edhepse me e preferuara) atehere me teper do ti besoja Dr. Michael Newton qe i bazon sqarimet e tij ne me se 3000 deshmi apo me teper duke i perfshi edhe deshmite e hipnoterapeuteve tjere se sa pohimeve te vetequajturve “profet”. Por per mua, ne mednjen time kjo mbetet ne mes imagjinates dhe te vertetes

Vizionet ne shtratin e vdekjes (DBV- death bad vision)

Po vazhdoj me pėrvojat pozitive me fantazma. Sipas hulumtimeve te bėra Vizionet ne shtratin e vdekjes apo ne Anglisht - death bad vision (DBV) shfaqen kur dikush ėshtė shumė afėr vdekjes dhe ata shohin vizione te te dashurve te tyre qe kanė vdekur me herėt te cilėt i pėrshėndesin dhe ju ndihmojnė atyre qe ta kenė me te lehtė procesin e kalimit pėrtej ne boten tjetėr!

DBV mund te shfaqen edhe disa ditė para vdekjes fizike. Gjithashtu kėto vizione i shfaqen edhe anėtareve te familjes qe janė afėr atyre qe janė duke vdekur pėr ti siguruar ata se i dashuri i tyre qe po vdes do te jete i sigurt dhe do te jetoj ne botėn tjetėr.

Sipas studimit te bere nga Dr. Karlis Osis dhe Erlenddur Haraldsson qe hulumtimet e tyre i kane publikuar librin “Ne orėn e vdekjes”.

Ne kėtė libėr janė pėrfshi raportet e me se 1000 mjekeve dhe motrave medicinave nga India dhe SHBA. Kėto studime janė pėrputh me studimet e bere me herėt nga Dr. Robert Crookal. Rezultatet e studimit janė dhėnė me poshtė:

- Vetėm 10% te pacienteve janė te vetėdijshėm para vdekjes
- Prej kėtij grupi gjysma apo 2/3 kane pasur vizione ne shtratin e vdekjes(DVB)
- Kėto vizione kane qene paraqitja e te dashurve qe kane vdekur me pare ose ne vėshtrim i shpejte i botes se pėrtejme.

Dr. Karlis Osis kur ka filluar studimin ka supozuar qe fjala ėshtė pėr halucinacione qe janė si rezultat i efekteve biokimike te trurit qe ėshtė duke vdekur. Mirėpo pas studimit te bere ai ishte i bindur se kėto pėrvoja janė aq te jashtėzakonshme dhe aq bindėse qe nuk mund te sqarohen me gjendjen shėndetėsore te pacientit apo me efektin e medikamenteve te pėrdorura.

Ne librin e saj Dr. Carla Wills Brandon (psikologe) fillon te interesohet pėr fenomenin kur djali i saj 3 vjeēar ka vizione te tilla. Sipas saj djali i saj e kishte pare njė qenie jashtė kėsaj bote fizike i cili i kishte thėnė se ka ardhur ta merre gjyshin e tij me vete.

Djali ishte shume konfident qe gjyshi tani ishte mire. Llibrin e saj te titulluar “ Njė pėrqafim i fundit para se te shkoi – Misteri dhe kuptimi i vizioneve para vdekjes” .

Ne kėtė libėr ajo jo vetėm qe e bėn njė ri-ekzaminim ne lidhje me hulumtimet e Dr. Osis dhe Dr. Haraldson por ajo gjithashtu mbledh dhe raste me te reja.

Raste te tjera janė raportuar nga shoqata pėr hulumtime psikike, siē janė:

Ne njė rast te dokumentuar mire paraqitjet ne shtratin e vdekjes i kane pare njė grua e quajtur Hariet Pearsion qe ka qene duke vdekur si dhe tre te afėrm te saj (botuar ne revistėn e kėsaj shoqate ne Shkurt 1904, 185-187).

Ne rastin tjetėr kur ishte duke vdekur njė djalė i ri, dy dėshmitar e kane pare nenen e tij pranė shtratit te tij. Nena e tij kishte vdekur me pare(vėllimi 6, faqe 20)

Pėrvoja te tilla kam dėgjuar edhe tek populli ynė, mirėpo jo te dorės se parė , zakonisht ka qenė lidhje pas lidhje qe dikur ėshtė humbur burimi.

Por populli ynė zakonisht nuk i tregon kėto pėr shkak se mendon se janė halucinacione pėr shkak te gjendjes shėndetėsore dhe nuk dėshirojnė qe dikush ta pėrqesh te ndjerin.

Timianonim

Jon

1313


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pervojat pas vdekjes...

Mesazh  Jon prej 23.06.09 16:11

A ekziston jeta pas vdekjes ?

Qendra mė e rėndėsishme pėr ndikimin fetar nė tė gjithė Azinė ka qenė India.

India ka lindur besime tė shumta si hinduizmin, budizmin, jainizmin, sikizmin, etj. dhe njėri prej tyre, budizmi, ka ndikuar pothuajse nė gjithė Azinė Lindore.

Nga kjo, shumė kultura aziatike e mbajnė ende Indinė si vendlindjen e tyre frymore.

Nė tė njėjtėn kohė (Pitagora) nė shekullin e gjashtė p.k..si dhe nė Indi( rreth Indit dhe Gangit)shumė dijetarė hinduistė, po pėrpunonin teorinė e transmigrimit tė shpirtrave.

Shfaqja e njėkohshme e kėsaj bindjeje nė Greqi dhe nė Indi, sipas shkencės, vjen nga lėvizjet e popujve indo-europianė, tė cilėt nė shtegtimet e tyre nga njė kontinent nė tjetrin, bartnin me vete dhe idenė e transmigrimit.

Hinduizmi si fe nė Indi zė fill po me shfaqjen e arianėve rreth vitit 1500 p.k.
Bindja induiste qė nga fillimet ishte se shpirti ėshtė i ndryshėm nga trupi dhe se shpirti i mbijeton vdekjes. Ata adhuronin tė parėt dhe u ofronin ushqime shpirtrave tė tė vdekur...

Shekuj mė vonė, tė diturit hinduistė qė ndesheshin me problemet universale tė sė keqes dhe tė vuajtjeve midis njerėzve, i kombinuan kėto me ligjin e Karmės (ligj i shkak-pasojės, i pėrzierė me fatin) dhe zhvilluan teorinė e rimishėrimit, nėpėrmjet tė tė cilit meritat dhe fajet nė njė jetė shpėrblehen a ndėshkohen nė jetėn tjetėr.

Shpirti nga njė trup i vdekur rimishėrohej, lindte prapė nė njė trup njeriu tjetėr, por mund tė rimishėrohej edhe te njė kafshė, sipas meritės, sipas sjelljes shoqėrore nė jetėn e mėparshme.
Mė vonė, shkallė-shkallė, do tė marrė formė dhe njė koncept tjetėr filozofik, koncepti Brahman-Atman.

Atmani, esenca e ēdo gjėje mbi tokė, e ēdo njeriu, pas sa e sa rimishėrimesh, bashkohet me Brahmanin (realiteti mė i lartė, mė i pėrjetshėmi, mė i fundit) dhe arrihet Nirvana: bekimi, shenjtėrimi dhe njėkohėsisht, lirimi nga cikli i transmigrimit. Ky ėshtė dhe synimi mė i lartė, mė pėrfundimtar i hinduizmit.

Ideja e metempsikozės, transmigrimi i shpirtrave nė njė jetesė tė mėpasshme, pėrbėn bazėn e brahmanizmit, po dhe tė budizmit.

Pavdekėsia, duke kaluar provėn e gjatė nėpėr rimishėrime e transmigrime, pėr hinduizmin ėshtė njė e drejtė e lindur e tė gjithėve, jo privilegj i njė pakice tė lumtur. Pėr fetė monoteiste njė jetė e vetme pėrcakton fatin pėrfundimtar tė shpirtit, parajsėn a ferrin, pėr hinduizmin shpirti e arrin shėnjtėrimin pas shumė e shumė rilindjesh.

Floart

Jon

1313


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pervojat pas vdekjes...

Mesazh  Jon prej 23.06.09 16:18

Enigma e vetėdijes

Aktiviteti i trurit mund te vėrehet pėrmes pajisjes pėr skanimin e trurit siē janė MRI (shqip IRM - Imazheve te Rezonancės magnetike) dhe PET. Te cilat bazohen ne rrjedhjen e gjakut neper qelizat e trurit (gjegjėsisht furnizimin e tyre me oksigjen) apo ne regjistrimin e konsumimit e glukozės (sheqernave) nga ana e qelizave te trurit (nuk do te hy ne detaje teknike te kėtyre pajisjeve).

Pėrmes vrojtimeve te konsumimit te oksigjenit si dhe sheqernave studiuesit kane vėrejtur se cilat pjese te trurit (apo cilat qeliza nervore -neuronet) janė me tepėr aktive gjate ndonjė procesi te te menduarit apo te pėrpunimit te te dhėnave te cilat i marrim nga bota e jashtme pėrmes 5 shqisave tona.

Si shembull, pjesa e mbrapse e trurit qe njihet si okipital lobe ėshtė pėrgjegjėse apo ėshtė qendra pėr pėrpunimin e te informatave vizuale qe truri i merre pėrmes syve – mirėpo ne “pėrpunimin” e te dhėnave vizuale aktivizohen deri ne 30 qendra te ndryshme te trurit.

Lobi temporal ėshtė qendra pėr pėrpunimin e impulseve te nuhatjes dhe zėrit etj. Lėndimi ndonjėrės se kėtyre qendrave (si rezultat i lėndimit te kokės) apo ndonjė tumor i trurit shkakton probleme ne perceptimin e stimulit relevant, psh lėndimi i lobit okipital shkakton te verbrit etj. Gjithashtu mendimet e kategorive te ndryshme shkaktojnė aktivitete te caktuara te pjesėve te trurit.

Ne bazė te kėtyre vrojtimeve disa teori te studiuesve pohojnė se edhe vetėdija e njeriut nuk ėshtė asgjė tjetėr veē se aktivitet i rrjetit te qelizave te trurit. Kėto qeliza njihen si neurone dhe truri i njeriut i pėrmban deri ne 100 miliard te tilla dhe secili neuron ka lidhje (synapsa) me 1000 deri ne 10000 neurone tjera duke e krijuar njė rrjete te neuroneve me te cilat shkėmben impulse dhe sipas disa teorive si rezultat i proceseve elektrike dhe atyre kimike te neuroneve kemi vetėdijen apo uni-in tone (apo id-in, egon dhe superegon sipas Frojdit).

Te jemi me specifik, teoritė e tilla supozojnė se vetėdija ėshtė si rezultat i aktivitetit te sinkronizuar te rrjetave te neuroneve ne trurin tone dhe si njė veēori e re qe fitohet si rezultat i kalkulimeve te komplikuara ndėrmjet qelizave te trurit.

Mirėpo kėto teori hasin ne shume vėshtirėsi pėr tu vėrtetuar. Shembull, vullneti i lire pėrmes se cilit ne sjellim vendime te rėndėsishme ne jetėn tonė (qe janė te papėrcaktuara-varen prej shume rrethanave dhe shume informatave qe i kemi apo nuk i kemi ne dispozicion) sipas kėsaj teorie nuk do te duhej te ekzistonte, pasi qe aktiviteti specifik i trurit do te duhej te jepte gjithmonė rezultat te pėrcaktuar me parė?

Aktiviteti i disa pjesėve te trurit gjatė njė procesi te menduarit vetėm tregon se neuronet pėrkatėse te asaj pjese te trurit janė te pėrfshira ne atė proces por nuk do te thotė psh qe ai mendim, vendim te jete rezultat i atij aktiviteti?

Ka edhe teori te tilla te cilat thonė se truri ėshtė vetėm njė pranues i njė lloji te energjisė te cilėn shkenca ende nuk e njeh derisa burimi i asaj energjie ėshtė diku tjetėr (perėndia, shpirtrat individual?)! Si analogji trurin e krahasojnė me njė televizor! Televizori nuk ėshtė burim i sinjalit te cilin e pranon dhe e shfaq ne ekran, burimi i sinjalit ėshtė diku tjetėr.

Nėse dikush qe nuk ka njohuri ne lidhje me televizorin por vendosė ta studioi atė (sikur studiuesit trurin) dhe e hape atė, ai/ajo do te vėrej aktivitete elektrike te qarqeve te ndryshme elektronike te televizorit dhe mund te konkludoj qe fotografia (themi vetėdija si analogji) ėshtė aktiviteti i qarqeve te TV-se!

Si analogji me studiuesit e trurit nėse shembull e godasim me ēekan dhe e shkatėrrojmė qarkun elektrik pėrgjegjės pėr reproduktimin e zėrit (si lėndimi i njė pjesė te trurit qe rezulton me humbjen e njė aktiviteti te tij) te TV-se ai nuk do te ketė zė dhe ja me kėtė kėta studiues “ vėrtetuan” se burim i zėrit ka qenė qarku elektrik, por siē e dimė kjo ėshtė gabim, se ai qark ėshtė pėrgjegjės vetėm pėr reproduktim te zėrit, derisa zėri i vėrtet mund te jetė i njė aktori i regjistruar gjate xhirimit te filmit!

Problemi tjetėr ėshtė se ēfarė ne te vėrtet ėshtė “realiteti” te cilin ne e perceptojmė me 5 shqisat tona, te cilat janė te limituara.

Shembull syri mund ti pėrpunoj vetėm njė brez te ngushte frekuencor te rrezatimit elektromagnetik (gjegjėsisht frekuencat e ndėrmjet 400THz-800THz i cili ne natyre shtrihet prej 1Hz – 10( ne fuqinė e 19)Hz ), apo veshi i njeriut i detekton vetėm oscilimet akustike ndėrmjet 20Hz – 20000Hz etj. Pėr shkak te limitimit te shqisave tona besoj qe edhe perceptimi i realitetit ėshtė i limituar?

Prandaj enigma e vetėdijes dhe realitetiti vazhdon si dhe shtyhet pėrgjigjja e shkencės se a ka jetė pas vdekjes...

Timianonim

Jon

1313


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pervojat pas vdekjes...

Mesazh  Berti69 prej 11.02.12 12:34

Jashtė Trupit - Vdekje Klinike

Ėshtė e zakonshme qė shumica nga ne, nė tė shumtėn e rasteve, identifikohemi me trupat tonė fizikė. E pranojmė gjithashtu se kemi “mendje”.Por tek shumica e njerėzve “mendja” jonė duket tė jetė shumė me jetė-shkurtėr sesa trupi.

“Mendja” fundi fundit mund tė jetė jo mė shumė se efektet e aktiviteteve elektrike dhe kemikale, qė ndodhin nė tru, ku truri ėshtė pjesė e trupit fizikė. Pėr shumicėn e njerėzve ėshtė njė gjė e pamundur madje edhe tė paramendohet si do tė ishte tė ekzistoje nė ndonjė mėnyrė tjetėr, pėrveq trupit fizikė me tė cilin jemi mėsuar.

“Ne nuk jemi qenie njerėzore qė po bėjmė njė pėrjetim shpirtėrorė. Ne jemi qenie shpirtėrore qė po bėjmė njė pėrjetim njerėzorė”.
Dr. Wayne W. Dyer

Para pėrjetimeve tė tyre, personat qė i kam intervistuar nuk kanė qenė, si grup, nė ndonjė mėnyrė ndryshe nga njė person mesatarė sa i pėrket pikėpamjeve nė lidhje me kėtė cėshtje. Prandaj, pas kalimit tė shpejtė pėrmes tunellit tė errėt, njė person duke vdekur shpesh pėrballet me njė befasi tė jashtzakonshme. Sepse, nė kėtė stazė, ai mund ta gjen veten duke e shikuar trupin e tij nga jashtė, sikur tė ishte “spektatorė” apo “personi i tretė nė dhomė” apo duke shikuar figurat dhe ngjarjet “duke luajtur nė skenė” apo “nė film.” Let ti shikojmė tani disa pjesė tė kėtyre tregimeve ku pėrshkruhen pėrjetimet jasht-trupit.

Isha shtatėmbėdhjet vjecarė, vėllai im dhe unė po punonim nė njė park dėfrimi. Njė mbasdite, vendosėm tė shkojmė pėr tė notuar, dhe kishte edhe kogja tė rinjė tė tjerė qė erdhėn me ne. Dikush tha, “Tė notojmė matanė liqenit. E kam kapėrcyer not liqenin disa herė, por atė ditė pėr ndonjė arsye, u shyta, kur mbėrriva gati nė mes tė liqenit . . . Her fundosesha poshtė her ngrihesha lartė, dhe papritur, ndjeva sikur isha jasht nga trupi im, dhe larg nga tė gjithė, nė njė hapėsirė i vetėm. Edhe pse qėndroja stabil nė njė nivel tė njėjtė, e pash trupin tim brenda nė ujė, pėrafėrsisht njė metėr mė tutje, duke shkuar her poshtė her lartė. E shikoja trupin tim nga prapa, pak nė tė djathtė. Ende ndjeja sikur kisha njė formė tė tėrėsishme tė trupit, edhe gjatė kohės kur isha jashtė trupit tim. E kisha njė ndjenjė hapėsire qė ėshtė gati e papėrshkrueshme. Ndihesha sikur njė pendėl.

Pėrafėrsisht para njė viti, mė pranuan nė spital sepse kisha probleme me zemrėn, dhe tė nesėrmėn nė mėngjez, e shtrirė nė shtratin e spitalit, fillova tė kisha dhimbje tė mėdha nė gjoks. E preka pullėn pranė shtratit pėr ti lajmėruar motrat, dhe ato erdhėn dhe filluan tė shikojnė se cfarė kisha. Nuk bėhesha rehat e shtrirė nė shpinė, prandaj u ktheva anash, dhe si u ktheva mu ndėrpre frymėmarrja dhe zemra mė ndaloi sė rrahuri. Mu nė atė moment, i dėgjova motrat duke bėrtitur, “Kodi vjollce! Kodi vjollce!”

Derisa po i flisnin kėto fjalė, e ndjeva veten duke lėvizur jasht nga trupi im dhe duke rrėshqitur poshtė nė mes tė dyshekave dhe ramit mbrojtės (anash) tė shtratit – nė fakt u duk sikur kalova pėrmes ramit tė shtratit – poshtė dhe nė dysheme. Mandej, dalngadalė fillova tė ngrihem lartė. Duke u ngritur lartė, pash mė shumė motra qė erdhėn duke vrapuar nė dhomė – duhet tė kenė qenė pėrafėrisht dymbėdhjetė motra.

Nė atė kohė mjeku im po i bėnte vizitat nė spital, e thirrėn dhe e pash atė gjithashtu kur hyri brenda. Mendoja, “A thua c’farė po bėn ai kėtu.” U ngrita mė lartė se llampa e dritės – e pash nga anash dhe atė shumė cartė – dhe mandej u ndala, duke qėndruar nė ajėr pranė murit tė tavanit, duke shikuar poshtė. Ndihesha sikur tė isha njė copė e letrės qė dikush i dha njė tė fryrė gjer nė tavan.

I shikoja nga atje lartė se si mundoheshin pėr tė mė ripėrtėrirė mua! Trupi im rrinte i shtrirė nė shtrat, nė pamje tė cartė, dhe tė gjithė po qėndronin pėrreth. E dėgjova njė motėr tė thotė: “O Zoti im! Ajo shkoi!,” pėrderisa njė motėr tjetėr u pėrkul pėr tė mė dhėnė ajėr gojė pėr goje. Po e shikoja kokėn e saj nga prapa derisa e bėnte kėtė. Kurr nuk e harroj si dukeshin flokėt e saja; i kishte prerė disi shkurtė. Mu atėherė, i pashė kur e sollėn njėfarė mjeti aty, dhe i vėnė dy pedalet elektrike nė gjoksin tim. Kur e bėnė kėtė, e pash tė gjithė trupin tim tė kėrcejė lart nė ajėr nga shtrati, dhe i dėgjova tė gjitha eshtrat e trupit tim tė kėrcasin. Ishte gjėja mė e tmerrshme!

Po mendoja, derisa po i shikoja poshtė duke ma rrahur gjoksin dhe duke mi ngjeshur kėmbėt dhe krahėt, “Pėrse janė duke e lodhur veten kaq shumė? Unė ndihem shumė mirė.”

Ndodhi pėrafėrsisht dy vite mė parė, sapo i kisha mbushur nėntėmbėdhjetė vjetė. Po e dėrgoja njė shok timin nė shtėpi me makinėn time, dhe kur arritėm tek njė udhėkryq i vecantė nė qendėr tė qytetit, e ndala makinėn dhe shikova nė tė dy anėt pėr ndonjė makinė, por nuk pash asnjė qė po vinte. I dhash gaz makinės pėr tė kaluar udhėkryqin dhe nė atė moment e dėgjova shokun tim kur piskati saq mundi. Kur shikova e pash njė dritė qė ti merrte sytė, dritat e njė makine qė po shpejtonte nė drejtimin tonė.

E dėgjova njė zė tė tmerrshėm – ana e makinės duke u shtrydhur pėrbrenda – dhe ndjeva vetėm njė castė pėrmes tė cilit mu duk vetja sikur po kaloja nėpėr njė errėsirė, njė hapėsirė tė mbyllur. Ndodhi shumė shpejtė. Mandej, disi po qėndroja nė ajėr pėrafėrsisht njė metėr e gjysmė mbi rrugė dhe nja pesė metra largė nga makina, dhe e dėgjova ekon e pėrplasjes tė shuhet ngadalė.

I pash njerėzit qė erdhėn me vrapė dhe u grumbulluan pėrreth makinės, dhe e pashė shokun tim tė dalė nga makina, kuptohet i tėri i shokuar. Mund ta shihja trupin tim tek vendi i pėrplasjes nė mes tė gjithė atyre njerėzve, dhe mund ti shihja duke u munduar ta nxjerrin jashtė. Kėmbėt mu kishin dredhuar tėrėsisht dhe kishte gjak kudo.

Ashtu si mund njėri ta imagjinoj, disa mendime dhe ndjenja tė paparalelshme kalojnė pėrmes mendjeve tė personave qė e gjejnė vet-veten nė kėtė lloj situate. Shumė njerėz e kanė shumė vėshtirė pėr ta pranuar dhe u duket e paparamendueshme nocioni i tė qenurit jashtė trupit tė tyre, saqė edhe gjatė pėrjetimit, ndihen shumė konfuz pėr tė tėrėn c’farė ka ndodhur dhe nuk e lidhin me vdekje pėr njė kohė tė konsiderueshme. Ata mahniten se c’farė po ndodhė me ta; pse pa pritur e kujtuar e shohin trupin e tyre nga distanca, sikur tė ishin spektatorė?

Pjesė nga: "Jetė pas jete" - Rejmond Mudi

Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


423


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pervojat pas vdekjes...

Mesazh  Zattoo prej 06.06.13 22:05

Pėrtej Vdekjes ose Udhėtim Pėrmes Dritės

Pėrshkrimi i eksperiencės sė njė tė vdekuri klinik



Mellen-Thomas Benedict, nė fazė terminale tė njė kanceri, pėrjetoi nė vitin 1982 njė vdekje klinike . Ai vdiq pėrgjatė njė ore e gjysmė, kohė gjatė sė cilės pėrjetoi njė eksperience mistike tė pazakontė. Tregimi qė i bėn eksperiencės sė tij ėshtė i pasur nė mėsime, nė kuptimin e gjerė tė fjalės.

Dr. Kenneth Ringu, profesor i psikologjisė nė Universitetin e Connecticut-it, qė i ka kushtuar njė pjesė tė punės sė tij kėtyre eksperiencave nė portat e vdekjes, vlerson se "historia e tij ėshtė njė nga mė tė veēantat pėrmes tė gjitha atyre qė kam hasur gjatė kėrkimeve tė mia tė gjata mbi eksperiencat e vdekjes klinike.

Nė vitin 1982 vdiqa nga njė kancer nė fazė terminale. Kanceri ishte i paoperueshėm dhe tė gjitha kimioterapitė e mundshme do tė mė kishin lėnė nė gjendje vegjetative. Mjekėt mė jepnin afėr 6-8 muaj pėr tė jetuar.

Gjatė viteve 70 mė kishin rėnė nė dorė gjithėfarė informacionesh tmerruese dhe kisha filluar tė bėhesha tej mase i ndjeshėm ndaj problemeve bėrthamore, ekologjike e tė tjera si kėto. Dhe, duke mos patur asnjė bazė fetare, kisha filluar tė besoja se natyra duhet tė kishte bėrė njė gabim pakthyeshėm dhe qė ne duhet tė ishim njė organizėm kancerigjen pėr planetin. Nuk shihja mė asnjė zgjidhje pėr tė gjitha kėto probleme qė i kishim krijuar vetė ne.

Njerėzit mė dukeshin tė gjithė si kancer dhe po kėtė i ndolla vetes. Cfarė do tė mė vdiste.

Bėni kujdes ndaj mėnyrės se si e shikoni botėn. Ajo mund tė kthehet kundėr jush, sidomos nėse ėshtė pikėpamje negative. E imja ishte vėrtetė e tillė dhe si e tillė, mė shpinte drejt e nė varr.

Po provoja gjithė farė metodash alternative shėrimi, por asnjėra s'po mė ndihmonte.

Vendosa kėsisoj tė kėrkoja se ē'kishte nė tė vėrtetė mes meje dhe Zotit. Sepse, deri atėhere nuk e kisha gjykuar tė udhės tė kisha tė bėja me Tė. Nė atė kohė, isha shumė larg fesė.

E fillova rrugėtimin me studimin e feve. Vendosa tė lexoja tė gjithė literaturėn rreth kėtyre subjekteve, sepse nuk kisha dėshirė tė pėrballesha me tė papritura kur tė mbėrrija nė botėn tjetėr.

Kėshtu pra, lexova gjith ē'kishte tė bėnte me fetė e filozofitė e ndryshme. Qe shumė interesante dhe e gjithė kjo mė dha shpresėn se diku, diēka kishte nė anėn tjetėr.

Afėr fundit kisha njė infermiere roje. Mė kujtohet qė u zgjova njė ditė nė shtėpi rreth orės 4:30 dhe e dita qė aty pėrfundonte pėr mua. Mė kishte ardhur dita e vdekjes. U telefonova disa miqve dhe u thashė lamtumirė. Zgjova infermieren nga gjumi. Bashkė kishim rėnė dakord qė tė mė linte vetėm tė paktėn 6 orė pasi tė vdisja, sepse kisha lexuar qė gjithfarė gjėrash mund tė ndodhnin pas vdekjes. Dhe mė zuri gjumi.

Ajo qė mė kujtohet pas kėsaj ėshtė tipike e fillimit tė njė eksperience afėr vdekjes (ang. NDE). Papritur, po qėndroja totalisht i vetėdijshėm dhe nė kėmbė, por trupi im qe i shtrirė. Kishte njė lloj qartėsie rreth e rrotull meje. Duke qenė jashtė trupit mė dukej vetja edhe mė i gjallė se gjatė jetės sė zakonshme. Ishte aq e gjallė sa mund tė shihja ēdo dhomė tė shtėpisė nė tė njejtėn kohė, mund tė shihja ēatinė, mund tė shihja rreth e rrotull shtėpisė, mund tė shihja poshtė shtėpisė.

Kishte njė Dritė verbuese. U ktheva drejt Dritės. Drita qe shumė e ngjashme me atė qė pėrshkruanin shumė njerėz nga eksperiencat e tyre NDE. Ishte aq e mrekullueshme. Ishte e prekshme, mund ta ndieje. Eshtė aq tėrheqėse sa ke dėshirė tė shkosh drejt saj po aq sa do tė kishe dėshirė tė shkoje drej krahėrorit tė babait ose nėnės tėnde ideale.

Ndėrkaq qė zhvendosesha drejt Dritės, kuptova me intuitė se po ta prekja, do tė vdisja. Atėhere, gjithė duke vajtur drejt Saj, thashė "Tė lutem, prit njė minutė, ndalemi pak kėtu tani. Dua tė mendohem, do tė doja tė flisja me ty pėrpara se tė nisem." Pėr ēudinė time mė tė madhe, nė atė moment, ēdo gjė ndaloi. Sepse pas vdekjes kemi kontrollin e jetės sonė, nuk jemi nė rėnie tė lirė.

Kėrkesa ime u dėgjua dhe pata biseda tė numėrta me Dritėn. Drita nuk reshtte sė shfaquri nė formėn e fytyrave tė ndryshme, si Jezusi, Buda, Krishna, nė formė mandalash, figurash e shenjash arketipale. E pyesja Dritėn "Cfarė po ndodh kėtu? Tė lutem, a mund tė mė sqarosh? Kam njėmend dėshirė tė di tė vėrtetėn rreth situatės." Dhe Drita mė pėrgjigjej. Nuk mund ta pėrsėris fjalė pėr fjalė ēfarė mė thoshtė, se ishte si njė lloj komunikimi telepatik.

Ajo qė kuptova ishte se gjatė NDE-sė marrim pėrgjigje tė pėrshtatura ndaj besimeve qė kemi pėrpara takimit me Dritėn. Nė qoftė se jeni Budist, Katolik apo Fondamentalist, ju merrni pėrgjigje nė trajtėn e imazheve qė keni pėrftuar nga besimi juaj. Ju jepet mundėsia ta ekzaminoni mė nga afėr, po pjesa mė e madhe e njerėzve nuk e shfrytzojnė kėtė mundėsi. Ndėrkohė qė Drita po mė zbulohej gjithnjė e mė tepėr, po kuptoja se ajo qė po shihja nė tė vėrtetė ishte matrica e Vetes sonė tė lartė.

Ne kemi tė gjithė njė Vete mė tė lartė, dmth njė pjesė tė qenies sonė qė ėshtė si njė shpirt superior. Mua m'u shfaq nė formėn e saj energjetike mė tė pastėr. Mund tė pėrshkruhet nė tė vėrtetė jo si njė tunel, por mė tepėr si njė lidhje e drejtpėrdrejtė me Burimin. Burimin, me tė cilin secili prej nesh ėshtė i lidhur. Kėshtu Drita po mė tregonte matricėn e Vetes sime tė lartė.

Meqense nuk isha i pėrfshirė nė asnjė fe nė veēanti, vazhdova tė ushqehesha prej saj edhe pas NDE-sė. Duke i kėrkuar Dritės tė vazhdonte tė mė sqaronte, kuptova se ēfarė ishte matrica e Vetes sonė tė lartė: ne kemi njė rrjet rreth e rrotull planetit, nė tė cilin tė gjitha Vetet tona tė larta janė tė lidhura. Eshtė si njė vllazėri e madhe, njė rreth energjie subtile shumė afėr nesh, niveli shpirtėror mund ta quajmė.

Pastaj, pas disa minutash kėrkova tė dija vėrtetė ēfarė ishte Universi dhe thashė: "Jam gati, merrmė!"

Atėherė Drita u transformua nė gjėnė mė tė bukur qė kisha parė ndonjėherė: njė mandala shpirtrash njerzorė mbi Tokėn tonė. Kisha akoma njė pikėpamje negative pėr sa i pėrket gjithė asaj ēfarė po ndodhte nė Tokė. Atėherė, siē po kėrkoja tė sqarohesha mė tej, pashė nė kėtė mandala tė mahnitshme se sa tė bukur ishim nė thelb, nė bėrthamė. Ne qenkemi krijimi mė i mrekullueshėm! Shpirti njerzor, matrica njerzore qė formojmė sė bashku qenka absolutisht fantastike, elegante, ekzotike, njė shumicė mrekullish. Nuk mund as vetė ta shpreh se si mendimi im pėr njerėzimin mundi tė ndryshonte nė ēast, nė atė moment. Dhe thirra: "O Zot, nuk e dija sa tė bukur qė ishim!" Nė tė gjitha nivelet, nga mė i larti tek mė i ulti, nė ēfarėdo forme qofshi, ju jeni krijimi mė i mrekullueshėm i Dritės, dhe pėrsėri e pėrsėri e pyesja: "A do tė thotė kjo qė lloji Njerzor do tė shpėtohet?" Atėhere, nė njė shpėrthim daullesh dhe me njė dush yjesh marramendėse, Drita e Madhe m'u pėrgjigj: "Mbaje mend dhe mos e harro kurrė:ju shpėtoheni, ju shlyheni dhe ju shėroheni vetė. Ju mundeni gjithnjė. Ju jeni krijuar me kėtė mundėsi qė pėrpara fillimit tė kėsaj bote."

Nė atė ēast, botėkuptimi im u zgjerua edhe mė shumė. Kuptova se NE TĖ SHPĖTUAR ISHIM QĖKUR. Ne ishim tė destinuar tė shpėtonim vetė-veten sikurse gjithė pjesa tjetėr e krijimit hyjnor. Prandaj na jepet gjithmonė njė shanc i dytė.

E falenderova Dritėn e Zotit me gjithė zemėr. Nuk mund tė shprehja gjė tjetėr veē njė vlersimi total: "Oh, Zot i dashur, Univers i dashur, Vete e Madhe e dashur, E DUA Jetėn Time!".

Drita sikur mė thithte gjithmonė e mė tepėr. Ishte sikur po shkrihesha krejtėsisht nė Tė. Ende sot nuk mund t'i gjej fjalėt pėr ta pėrshkruar atė Dashuri-Dritė.

Po hyja nė njė mbretėri tjetėr, mė tė thellė akoma dhe vetėdija ime u zgjerua gjithmonė e mė shumė.

Njė lumė i pamatė Drite, i gjerė e i zhytur nė Zemrėn e Jetės. Pyeta se ēfarė ishte. Drita m'u pėrgjigj: "Ėshtė Lumi i Jetės, pi deri sa tė mos kesh mė etje nga ky lėng." Dhe kėshtu bėra. Piva njė herė tė mirė dhe pėrsėri e pėrsėri... Tė pish Jetėn vetė! Ekstazė!

Atėhere Drita mė tha: "A ke ndonjė dėshirė?". Drita njihte ēdo gjė mbi mua. Njihte tė shkuarėn, tė tashmen e tė ardhmen time. "Po", pėrshpėrita.

I kėrkova tė shihja pjesėn tjetėr tė Universit, pėrtej sistemit tonė diellor, pėrtej gjithė iluzioneve njerėzore. Drita mė tha atehere qė mund tė shkoja me Lumin. Kėshtu bėra dhe u transportova, i MBYTUR nė Dritė deri nė Fund tė Tunelit. Ndieja dhe dėgjoja nė tė njejtėn kohė zhurmime gurgullimesh tė ėmbla. Cfarė udhėtimi i ēmendur!

Papritur, gjithmonė mbi kėtė Lumin e Jetės, mu duk sikur u propulsova si rraketė jashtė planetit. E pashė Tokėn duke pluskuar sė largu. Sistemi diellor, me gjithė madhėshtinė e tij, u largua e u zhduk. Mė shpejt se shpjetėsia e dritės, rryma mė ēonte nėpėr galaksi dhe thithja mė shumė dituri se anjėherė. Kuptova se kjo galaksi si dhe tė gjitha tė tjerat gėlonin nga forma tė ndryshme
JETE. Zbula botė e botė tė tėra. Lajmi i mirė ėshtė qė nuk jemi vetėm nė Univers!

Ndėrkohė qė kalėroja mbi kėtė lumė vetėdije qė pėrshkonte galaksinė, lumi u ēa nė valė energjish tmerruese. Rrezet e mahnitshme tė galaksisė me gjithė urtėsinė e tyre antike po largoheshin. Nė fillim kujtova se po shkoja gjėkundi, qė po udhėtoja. Por nė fund kuptova se ndėrkohė qė lumi pėrzgjatej, vetėdija ime zgjerohej pėr tė kuptuar ēdo gjė mbi Universin. I gjithė krijimi po shpalosej pėrpara meje. Qe njė mrekulli e paimagjinueshme. Isha vėrtetė njė Fėmijė i mrekulluar: njė bebe nė botėn e ēudirave!

Pikėrisht nė atė moment, u ndjeva nė Paqe tė thellė, pėrtej heshtjes. Mundesha tė shihja dhe tė ndjeja GJITHNJĖNĖ, pėrtej Pafundėsisė.

Ndodhesha nė BOSHLLĖK. Ndodhesha nė pėrpara-krijimin, pėrpara Big-Bangut. Kisha kaluar Fillimin e Kohrave / Fjalėn e Parė/Vibrimin e Parė. Ndodhesha nė Syrin e Krijimit. Ishte njėsoj si tė prekja Fytyrėn e Zotit. Nuk ishte ndjenjė fetare. Thjeshtė, bėja NJĖ me Absoluten, Jetėn, Ndėrgjegjen.

Kur them qė mundja tė shihja e tė perceptoja GJITHNJĖNĖ, dua tė them qė mund tė eksperimentoja tė gjithė krijimin qė gjenerohej vetėvetiu. Ishte pa fillim e pa fund. Njė ide qė ta hap gjerėsisht mendjen, apo jo?

Shkenctarėt e shohin Big Bangun thjeshtė si ngjarja qė krijoi Universin. Gjatė jetės sime pas NDE-sė kuptova se Big Bangu nuk ishte veē njėri prej Big Bangjeve tė shumta qė krijojnė Universe tė tjera nė tė njejtėn kohė. Tė vetmet imazhe qė i afrohen paksa janė ato tė krijuara prej super-kompiuterave duke pėrdur ekuacione gjeometrike fraktale.

Tė moēmit e dinin kėtė. Ata thoshin qė Zoti krijonte periodikisht Universe tė reja duke nxjerrė frymė dhe tė tjera duke marrė frymė. Kėto cikle manifestimi u quajtėn Juga. Shkenca moderne e quajti Big Bang.

Ndodhesha pra nė vetėdije tė pastėr, nė Absoluten. Mund tė shihja dhe tė perceptoja tė gjitha Big Bangjet apo Jugat duke u krijuar e rikrijuar vetiu. Nė ēast dhe njėkohėsisht hyja nė to. Shikoja se secila nga parcelat mė tė vogla tė krijimit kishte vetinė pėr tė krijuar. Ėshtė shumė e vėshtirė pėr t'u shpjeguar. Jam akoma pa fjalė rreth kėsaj ēėshtje.

M'u deshėn vite pėr t'a asimiluar kėtė pėrvojė tė Boshkllėkut. Mund t'jua them tani: Boshllėku ėshtė mė pak se Hiēi, e megjithatė mė shumė se Gjithėshkaja. Boshllėku ėshtė Zeroja Absolute, ėshtė kaosi nga i cili tė gjitha mundėsitė shfaqen. Ėshtė vetėdija Absolute, qė ėshtė shumė mė tepėr se Inteligjenca e Pakufizuar.

Boshllėku ėshtė agjėja ndėrmjet tė gjitha manifestimeve fizike: HAPSIRA midis atomeve dhe pėrbėrėsve tė tyre. Shkenca moderne ka filluar ta studiojė kėtė hapsirė midis pjesėzave. E quajnė Pika Zero. Instrumentet e tyre tė matjes janė tė tejkaluara. Nuk kanė asnjė mjet pėr ta matur pafundsinė me saktėsi. Ka mė shumė hapsirė zero nė trupin tuaj dhe nė Univers se ē'ka gjź tjetėr!

Ajo qė mistikėt quajnė Boshllėk, nuk ėshtė bosh.Ėshtė plot e pėrplot me energji, njė lloj energjie e ndryshme qė ka krijuar ēdo gjė qė jemi. Cdo gjė qė prej Big Bangut ėshtė vibrim, qė prej Fjalės sė parė, qė ėshtė vibrimi i parė. Termi biblik "Unė jam" mbart vėrtet njė pikėpyetje "Unė jam - Kush jam?" Kėshtu, krijimi ėshtė Zoti qė zbulon vetėveten nė tė gjitha mėnyrat e mundshme e tė
imagjinueshme, nė njė eksplorim tė vazhdueshėm dhe tė pamatė pėrmes secilit prej nesh. Po filloja tė kuptoja, gjatė NDE-sė, qė ēdo gjė qė ėshtė, ėshtė nė fakt Vetja, Vetja juaj, Vetja ime. Cdo gjė ėshtė Vetja e Madhe. Ja se pse Zoti e di edhe kur bie njė gjethe. Ėshtė e mundur sepse, kudo qė tė jeni, ėshtė qendra e Universit. Kudo qė tė jetė ēdo atom, ėshtė qendra e Universit. Aty ėshtė Zoti, dhe Zoti ėshtė nė kėtė Boshllėk.

Pėrgjatė esksperiencės sime jashtė trupit, kur provoja Boshllėkun, Jugat dhe tė gjitha krijimet, isha komplet jashtė kohės dhe hapsirės siē e dimė ne.

Nė kėtė gjendje zgjerimi zbulova se krijimi ėshtė Vetėdija e Pastėr Absolute, ose Zoti, qė hyn nė eksperiencėn-Jetė qė njohim ne. Boshllėku vetė ėshtė i "pa-pėrvojė". Ėshtė para-Jeta, pėrpara vibrimit tė parė. Zoti ėshtė shumė mė shumė se Jeta dhe Vdekja. Domethėnė nuk ka vetėm Jetė dhe Vdekje pėr tė eksperimentuar nė Univers!

Kur u ndėrgjegjsova pėr kėtė, kisha mbaruar punė me boshllėkun. Dėshirova tė kthehesha nė kėtė krijim ose nė kėtė Juga. Atėhere papritur, u ktheva pėrmes dritės dytėsore ose Big Bangut, nėpėr njė zhurmė tė shurdhuar buēimesh. Kalėrova sėrish mbi lumin e vetėdijes pėrmes gjithė krijimit dhe ēfarė kalėrimi! Rrezet e galaksisė mė pėrshkuan edhe mė me mprehtėsi. Pėrshkova qendrėn, e galaksisė qė ėshtė njė vrimė e zezė. Vrimat e zeza janė pėrpunuesit ose ricikluesit e Universit.

A e dini se ēfarė ka nė anėn tjetėr tė njė Vrime tė Zezė? Ne, galaksia jonė, ricikluar nga njė univers tjetėr. Gjithė energjia, nė kėtė anė tė Big Bangut ėshtė dritė. Cdo nėn-atom, ēdo atom, ēdo yll, planet, vetė ndėrgjegjia ėshtė e pėrbėrė nga drita dhe ka njė frekuencė dhe/ose njė pjesėz. Drita ėshtė njė substancė e gjallė. Cdo gjė pėrbėhet nga drita, edhe gurėt. Cdo gjė ėshtė e
gjallė. Cdo gjė ėshtė bėrė nga drita e Zotit. Cdo gjė ėshtė inteligjente.

Ndėrkohė qė lundroja mbi lumin tej e mė tej, pashė tė vinte njė dritė tė fortė. E dita qė ishte Drita e Parė; Matrica e sistemit tonė diellor, Vetja jonė e Ndritshme e lartė. Nė atė moment, gjithė sistemi diellor u shfaq pėrmes dritės, shoqėruar nga kėto zhurmat e mbytura.

Mund tė shihja tė gjithė energjinė qė prodhonte sistemi ynė diellor, dhe ishte njė shfaqje e pabesueshme, mund tė dėgjoja Muzikėn e Sferave. Sistemi ynė diellor, siē bėjnė tė gjithė trupat qiellor, prodhon njė matricė unike drite, tingujsh e energjish vibratore. Qytetėrimet e pėrparuara tė ardhura nga sisteme tė tjera yjore munden, siē e dimė, tė lenė gjurmėn e njė matrice energjetike ose vibratore pėr tė shenjuar kalimin e tyre nė univers. Ėshtė si njė lojė fėmijėsh. Tė mrekullueshmit fėmijėt e Tokės (qeniet njerzore) prodhojnė nė kėtė moment njė mori tingujsh, si fėmijė qė lozin nė oborrin e kopshtit tė Universit.

Drita mė shpjegoi qė vdekja nuk ekzistonte. Ne jemi tė pavdekshėm. Ne kemi qenė qėkur tė pėrjetshėm. Ne jemi pjesė e natyrės, e kėtij sistemi tė gjallė qė vetė-riciklohet pafundėsisht.

Nuk mė thanė asnjėherė qė duhej tė kthehesha. Por tani e di qė e doja vetė. Ishte krejt e natyrshme pas asaj qė kisha parė gjatė kėsaj eksperience.

Nė kohė njerzorė, nuk e kisha aspak idenė se sa kohė kisha kaluar me Dritėn. Por kisha marrė pėrgjigje pėr tė gjitha pyetjet qė kisha dhe kthimi qe i afėrt. Kur them qė tė gjitha pyetjet mė kishin gjetur pėrgjigje nė anėn tjetėr, dua tė them vetėm kėtė. Tė gjitha pyetjet mė kishin marrė pėrgjigje. Cdo qenie njerėzore ka njė jetė tė ndryshme dhe njė dorė pyetjesh pėr tė eksploruar. Disa nga pyetjet tona janė universale, por secili prej nesh eksploron nė mėnyrė unike atė qė ne quajmė Jetė. Sepse ēdo formė jete qė nga malet e deri tek gjethja mė e vogėl e ēdo peme ėshtė e veēantė.

Dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ne nė kėtė Univers. Sepse Gjithshka merr pjesė nė Tablonė e Madhe, nė plotėsinė e Jetės. Secili prej nesh ėshtė Zot, nė kuptimin e parė tė fjalės, Zot qė eksploron vetė-veten nė njė Valle Jete pa fund. Veēantia juaj kontribuon nė zhvillimin e Sė Gjallės.

Po rikthehesha nė jetė. Nuk ma kishin thėnė asnjėherė dhe nuk ma kishte marrė mendja pėr asnjė ēast qė do kthehesha nė tė njejtin trup. C'rėndėsi? Kisha njė besim tė plotė tek Drita dhe tek proēesi i Sė Gjallės. Ndėrkohė qė Lumi derdhej drej dritės sė madhe, kėrkova vetėm qė tė mos harroja kurrė tė gjitha kėto qė kisha zbuluar dhe ndjesitė qė kisha provuar nga ana tjetėr.

Pati njė "PO". Ndjeva si njė puthje mbi shpirtin tim.

Po mė shpinin drejt rrugės sė kthimit pėrmes Dritės nė mbretėrinė vibratore. Po merrja gjithmonė e mė shumė informacione. Po kthehsha nė shtėpi dhe po mė jepnin mėsime nga eksperienca ime NDE, rreth mekanizmit tė rimishėrimit. Merrja pėrgjigje pėr tė gjitha pyetjet e mia tė vogla: Si funksionon? Si mund tė funksionojė? E dija qė do rimishėrohesha.

Toka ėshtė njė prodhues i madh energjie dhe vetėdija individuale lind e zhvillohet nė secilin prej nesh. Pėr herė tė parė po e mendoja veten si njė qenie njerėzore dhe po ndihesha i lumtur si i tillė. Pas gjithė asaj qė kisha parė, do isha i lumtur sikur tė isha edhe njė atom i vetėm nė kėtė univers. Thjeshtė njė atom. Eshtė njė bekim pertej projektimit mė tė ēmendur tė asaj ē'mund tė jetė njė bekim. Pėr secilin prej nesh, tė jesh pjesa njerzore e kėsaj eksperience ėshtė njėkohėsisht tmerruese dhe magjepsėse. Kushdo qofshim, kudo qofshim, tė ēmendur apo jo, secili prej nesh dhe ne tė gjithė, jemi njė bekim pėr planetin, pikėrisht nė vendin ku ndodhemi.

Po prisja tė rimishėrohesha nė njė bebe tė vogėl, kudo qė tė ishte. Por m'u dha njė mėsim mbi evolucionin e vetėdijes dhe identitetit individual. Cfarė surprize kur hapa sytė! Qe krejt e papritur tė gjeja prapė kėtė trup, tė ndodhesha pėrsėri nė dhomėn time. Nuk e di pse megjithse e kuptova.

Dikush po mė shikonte duke derdhur lotė. Ishte infermierja ime. Njė orė e gjysmė pas vdekjes sime, ajo kishte hequr dorė. Trupi im ishte i ftohtė e i ngurtė. Ajo kishte vajtur nė njė dhomė tjetėr. Kur u zgjova, pashė dritė pėrjashta dhe u pėrpoqa tė ngrihesha pėr tė vajtur drejt saj, por rashė nga shtrati. Ajo dėgjoi njė zhurmė tė fortė dhe vrapoi drejt dhomės ku mė gjeti pėrtokė.

Kur u bėra mė mirė, qesh shumė i befasuar dhe madje i terrorizuar nga gjithė ēfarė mė kishte ndodhur gjatė vdekjes klinike. Nė fillim nuk mė kujtohej aspak. Kujtesa mė erdhi mė vonė.

Kisha shpėtuar prej asaj bote dhe vazhdoja tė pyesja veten: "A jam gjallė?" Bota reale mė dukej mė shumė si njė ėndėrr. Pas tre ditėsh iu riktheva normales, perceptimi im po bėhej mė i qartė, megjithse shumė i ndryshėm nga ai qė kisha ndjerė gjithmonė nė jetėn time. Nuk shikoja mė asgjė tė keqe tek askush, sikundėr mė parė kur isha duke gjykuar gjithė kohėn. Mė pėrpara mendoja se tė gjithė ishin tė ēmendur. Nė fakt, mendoja se tė gjithė ishin tė ēmendur pėrveē meje. Tani, po shihja qartė.

Afėrsisht tre muaj mė vonė, njė mik mė tha qė duhej tė vizitohesha. Atėhere shkova dhe mė bėnė njė skaner. Ndihesha mirė e megjithatė kisha frikė se mos dėgjoja ndonjė lajm tė keq. Mė kujtohet doktori i klinikės qė shikonte skanerat e mė pėrpara dhe tė mė pasmet duke mė thėnė: "Mirė, s'ka asgjė tani.". Thashė: "Vėrtetė, duhet tė jetė njė mrekulli!" Ai mė tha: "Jo, edhe ndodh, quhet shėrim i vetvetishėm." Nuk i bėnte aspak pėrshtypje. Megjithatė, qe njė mrekulli dhe qesh i habitur, megjithse askush tjetėr pėrveē meje nuk qe.

Zattoo

647


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi