Legjenda e Beratit

Shko poshtė

Legjenda e Beratit

Mesazh  Berti69 prej 20.02.14 0:37



Mijėra e mijėra vjet mė parė jetonte njė Zanė shumė e bukur. Njė ditė ajo u takua me dy vėllezėr viganė, Tomorin dhe Shpiragun.

Sikurse ndodh shumė herė ndėr legjenda dhe shpesh nė tė vėrtetė, tė dy vėllezėrit ranė nė dashuri me Zanėn e bukur. Kaq fort ua trazoi zemrat tė dy vėllezėrve dhe kaq thellė u hyri grindja pėr tė, sa qė shpėrtheu lufta vėllavrasėse.

Tomorri, duke pasur njė shpatė tė shkėlqyeshme, i ra vėllait tė vet mė tė vogėl brinjėve, ndėrsa ky i fundit, i armatosur me njė topuz shumė tė rėndė, iu turr me furi duke e goditur sa mundte mė fort.

Zoti, qė shihte ēdo gjė, u trishtua dhe u zėmėrua prej pamjes aq tė dhimbshme, grindjes aq tė pėrgjakshme midis vėllezėrve. Ata duheshin ndėshkuar pėr kėtė mynxyrė qė shkaktuan. Prandaj, Ai i ktheu fajtorėt nė gur dhe i dėnoi tė mbajnė ndėr shekuj nė trup gjurmėt e kėtij luftimi tė tmerrshėm.

Qė nga ajo kohė e lashtė e deri sot vėllai i madh, Tomori, i tregon diellit hapėsirat e veta gropa – gropa dhe plasa tė panumėrta. Ndėrsa, vėllait tė vogėl, Shpiragut, kushdo qėnė kėto treva, i sheh brinjėt e copėtuara e tė thelluara vija-vija.

Shkaktarja e kėsaj mynxyre, Zana e bukur hirplotė, nuk duhej t’i shpėtonte zemėrimit tė Zotit, ndaj Ai e ktheu nė njė kodrinėzė shkėmbore, mbi tė cilėn njė ditė filluan tė vendosen gurė mbi gurė dhe u ndėrtua njė kėshtjellė e madhe, e bukur, qė qėndron edhe sot madhėshtore mbi qytetin e Beratit.

Zana e bukur, qė i donte vėllezėrit, po jo zemėrimin e tyre tė derdhur mbi njeri-tjetrin, qau e qau pa masė.

Ai lumė, qė tani mban emrin Osum, sipas legjendės, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse rrėkeja e lotėve, qė lagu gurė e shkėmb dhe u derdh mes dy vėllezėrve prej Zanės hyjneshė, pėr t’u treguar se dhimbja pėr kėtė fatkeqėsi asnjėherė nuk do t’i shterė lotėt.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda e Beratit

Mesazh  Berti69 prej 20.02.14 0:43

LEGJENDA E BERATIT

BERATI PLAK ME NAM
CUP' TE VETME KA KALANE
TOMORI ME SHPIRAG
DY MALE VELLEZER JANE
ME KALANE'HODHEN SEVDANE
BENE SHER E BEN'HATANE
ME NJERI-TJETRIN U VRANE
SHPIRAGU''BUM!''ME COMANGE
NE TRUP I HAPI PLAGE
TOMORI ME JATAGANE
FIJE.FIJE BRINJET I NDAN
NGA HELMI DHE HATAJA
GUR'E SHKEMB U BE KALAJA
TOMORI KOKEN TE QIELLI
SHPIRAGU NGA FSHIHET DIELLI
KALAJA DIT'E NETE QAJ
OSUMIN BEN LOTET E SAJ



Legjenda e Kalase se Beratit mbart permes shekujve lashtesine e tij dhe na con ne fillimet e jetes tij.

Vendi ku u ngrit Kalaja ne lashtesi ,do te kete qene e kerkuar nga fiset ilire, qe shtriheshin ne afersi te Tomorit dhe ne ate te Shpiragut.Midis tyre, per ta zoteruar do te jene ngritur edhe konflite, qe do te kene qene te dhimbeshme ndaj i ngriten dhe legjende.

''Nje gojedhene thote qe Tomori ka luftuar me malin Shpirag kundrejt tij nga perendimi,dhe i ka rene me shpate ku e ka bere vija-vija,po dhe mali Shpirager i ka rene me gure,meqense se arinte dot me shpate dhe e ka bere Tomorin me gropa.Tomori atehere ka prere  kodren e Beratit,dhe i ka cuar lumin Osum Shpiragerit per ta rrezuar,por ate e mbajten nje buall e nje mushke:prandaj dhe sot jane te permendura nje vrime briri bualli dhe nje gjurme mushke prane fshatit Sinje mbi faqen juglindore te malit te Shpiragut (TEK URA E THELLE??)
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi