Kriminele te medhenj qe kane ndikuar ne histori

Shko poshtė

Kriminele te medhenj qe kane ndikuar ne histori

Mesazh  Agamemndon prej 19.02.14 15:51


Terroristi 007 (Irhabi 007)





Pas emrit Terroristi007(Irhabi007) fshihej Younis Tsoulis, lindur nė 1983, i biri i Bachir Tsouli, nėndrejtori i zyrės turistike tė Marokut nė Londėr.

Terroristi007 ose Irhabi007 u shfaq pėr herė tė parė nė faqet e internetit me propagandė fondamentaliste islamike nė fund tė vitit 2003. Ai pretendonte se njihte me saktėsi mėnyrėn se si funksiononte interneti dhe sistemet e sigurisė sė internetit.

Ai shpeshherė mburrej pėr aftėsitė e tia nė hacking, vjedhjen e infromacionit (hyrjen nė sitemet kompjuterike pa tė drejtė) dhe cracking, aftėsia pėr tė depėrtuar nė programet kompjuterike tė mbrojtura. Ai deklaronte se ishte nė gjendje tė mėsonte kėdo si tė operonte nė internet dhe tė mos zbulohej. Irhabi007 pėrdorte si gjuhė tė parė anglishten dhe shkruante dobėt nė gjuhėn arabe.

Shumė shpejt ai do tė tėrhiqte vėmendjen e punonjėsve tė shėrbimeve tė sigurimit dhe ekspertėve tė internetit.

Irhabi007 pėrdorte disa mėnyra pėr tė pėrhapur propagandėn fondamentaliste. Mėnyra e parė ishte thyerja e serverave WWW tė pambrojtur dhe pėrdormi i File Transfer Protocol (FTP), njė protokoll pėr transferimin e fileve nėpėrmjet internetit pėr tė afishuar file me pėrmbajtje fondamentaliste.

Kjo teknikė bėnte tė mundur qė kushdo tė mund tė shfrytėzonte me lehtėsi filet qė Irhabi007 kishte vendosur nė serverat e infiltruar. Mes fileve qė ai shpėrndau nė kėtė mėnyrė ishin video tė udhėheqjes sė lartė tė Al-Qaidas, duke pėrfshirė Osama bin Laden, Ayman al Zawahiri dhe Abu Musab al Zarqawi.

Irhabi007 pėrdorte po ashtu edhe shėrbimet falas WWW, shumica e tė cilėve ishin tė vendosur nė SHBA, pėr tė krijuar faqe tė reja nė WWW. Pėr shkak tė gjerėsisė sė kufizuar tė brezit tė tė dhėnave (sasia dhe shpejtėsia e transmetimit tė tė dhėnave), e cila ofrohet nga shėrbimet falas nė WWW, Irhabi007 i pėrdorte ato pėr tė afishuar vetėm adresat e fileve (materialeve) tė vendosur nė servera tė tjerė, duke pėrfshirė faqe tė ndryshme FTP, tė cilat ai kishte mundur ti infiltronte.

Shumica e adresave nė internet qė ai krijoi ishin variante tė emrit tė tij si pėrdorues, si pėr shembull "erhabi", "007irhabi", and "irhaby007", ai i emėrtoi dy nga faqet e tjera me emrat "alqa3edah" (si Al Qaeda) dhe "deadzionists". Vizitorėt nė kėto faqe kishin mundėsi qė tė merrnin informacion mbi manuale video dhe audio pėr prodhim armėsh si dhe materiale propagandistike tė Al Qaedas, duke pėrfshirė video tė qytetarėve tė SHBA duke u ekzekutuar nė Irak

Shėrbimet me cilėsi tė lartė nė internet janė tė rezervuar pėr klientėt me pagesė. Pėr kėtė arsye, nė verėn e vitit 2005 Irhabi007 filloi tė vjedhė identitetin dhe informacionin mbi kartat e kreditit tė qytetarėve tė ndryshėm.

Njė nga faqet nė internet qė ai krijoi nė kėtė mėnyrė e quajti "alerhaab". Ai deklaroi se kjo faqe pėrdorej nga njė grup terrorrist, por nė regjistrimin e faqes ai pėrdori identitetin dhe tė dhėnat e njė gruaje britanike me banim nė Londėr. Sigurisht qė ajo nuk kishte asnjė dijeni pėr kėtė faqe.

Kjo faqe mund tė lidhet me Irhabi007 sepse adresa e e-malit e pėrdorur gjatė regjistrimit i pėrkiste njė adrese tė pėrdorur nga Irhabi007. Ai pėrdori po tė njėjtin mashtrim edhe shumė herė tė tjera. Pėr shembull "irhaab007" ishte regjistruar nė emrin e njė anėtari tė Rezervės sė Ushtrisė sė SHBA, me banim nė Pennsylvania.

Nė korrik 2004, Irhabi007 filloi tė ndiqet nga FBI, mbasi ai arriti tė infiltrojė njė server FTP tė Departamentit tė Rrugave dhe Transportit tė shtetit Arkansas dhe e pėrdori atė pėr tė shpėrndarė mesazhe tė Al Qaedas. Videot qė ai shpėrndau pėrfshinin edhe pamjet nga sulmet e grupeve fondamentaliste islame nė Arabinė Saudite kundėr banesave tė punėtorėve tė huaj nė nėntor 2003.

Nė gusht 2004, Irhabi007 filloi tė ndiqet edhe nga policia austriake sepse ai shpėrndau njė hartė tė njė garazhi nėntokė nė Vienė. Rreth kėsaj kohe, shėrbimet e sigurimit nė SHBA dhe Mbretėrinė e Bashkuar arritėn tė pėrcaktojne se Irhabi007 vepronte diku nė Angli

Megjithė aktivitetin e dendur, ishte e pamundur tė zbulohej identiteti i vėrtetė i Irhabi007. Identiteti i tij u zbulua mbas arrestimit tė dy tė rinjve nė Sarajevo, Bosnia, nė 19 tetor 2005.

Arrestimi

Nė 19 tetor 2005, policia boshnjake arrestoi Mirsad Bektasevic, 19 vjeē, me origjinė nga Bosnia por me banim dhe nėnshtetėsi suedeze dhe Cesur Abdulkadir, 18 vjeē, me kombėsi turke, sepse dyshohej se ata po pėrgatisnin njė aksion terrorist. Gjatė kontrollit tė banesės atyre iu gjet njė brez bombe vetėvrasjeje, eksplozivė, armė zjarri dhe pajisje tė tjera ushtarake. Nė njė kasetė audio tė gjetur nė apartament paraqiten dy vetė duke deklaruar se ata do tė kryejnė njė sakrificė nė emėr tė zotit. Maskat e gjetura nė apartament janė tė njėjta me ato tė pėrdorura nė video.



Bektasevic kishte njė telefon celular nė tė cilin u gjet edhe numri i telefonit i Younis Tsouli. Policia angleze vendosi qė ta arrestonte 3 ditė mė vonė, me 21 tetor 2005. Nė momentin e arrestimit nė shtėpinė e tij, Tsouli u kap duke punuar nė njė faqe me titullin "Ti Vėri njė Bombė". Ai kishte nė pėrdorim njė kompjuter tė fuqishėm dhe 750 GB informacion nė harddisk. Pėr njohuri, njė DVD ka rreth 4.7 GB.

Po gjatė kėtij aksioni u arrestuan edhe Waseem Mughal, 22, dhe Tariq Al-Daour, 19. Tė tre janė tė akuzuar sipas Ligjit Kundėr Terrorrizmit tė Mbretėrisė sė Bashkuar, pėr 10 vepra penale, duke pėrfshirė planifikim vrasjeje, planifikim pėr pėrdorimin e lėndėve plasėse etj.



Tsouli ėshtė i akuzuar edhe pėr mbajtjen dhe ruajtjen e manualit pėr prodhimin e bombave, vendosjes sė bombave nė automjete dhe brezave tė vetėvrasjes.

Infromacioni qė u gjet nė kompjuter i bindi hetuesat se Tsouli ėshtė i famshmi Irhabi007.
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriminele te medhenj qe kane ndikuar ne histori

Mesazh  Agamemndon prej 19.02.14 16:04


Kasapi ose Xhelati i Lionit,Klaus Barbie.





Klaus Barbie (lindur ne Bad Godensberg 25 tetor 1913-vdes ne Lion 25 shtator 1991), ishte njė ushtarak dhe kriminel nazist. I njohur me pseudonimin Kasapi ose Xhelati i Lionit, ishte komandant i Gestapos nė Lionin e pushtuar. Pasi i shpėtoi Gjyqit tė Nurburingut falė operacionit O.D.E.SS.A, u vendos nė Bolivi, ku punoi si spiun pėr shėrbimin sekret amerikan gjithashtu pas 1955 dhe pėr shėrbimin informativ bolivian.


—Jam krenar pėr atė ē'kam bėrė gjatė luftės sė dytė botėrore. Po tė mos isha unė Franca do ishte njė republikė socialiste sovietike. Klaus Barbie 1974.

Nė vitin 1940 merr gradėn toger nė rradhėt e SS. Mė pas transferohet nė Amsterdam nė Holandėn e pushtuar, ku i ngarkohet detyra e dėbimit tė hebrenjve holandezė. Aty fitoi shpejt famėn si pėrndjekės i pameshirshėm. Njė ditė duke shėtiur nė rrugėt e Amsterdamit vrau me gjak ftohtėsi njė shitės akulloresh hebre, sepse sipas tij nuk e pėrshėndeti siē duhej.

Nė 1942 transferohet nė Lion nė Francėn e pushtuar dhe kishte pėr detyrė kėrkimin dhe dėbimin e hebrenjve francezė. Emėrohet komandat i Gestapos dhe merr gradėn kapiten. Ėshtė pėrgjegjės pėr dėbimin e qindra hebrenjve dhe pėr eleminimin fizik tė qindra partizan e patriotė francezė.

Nė shtator 1944 duke parashikuar njė pėrparim tė Aleatėve, dogji tė gjithė arkivėn e Gestapos sė Lionit, vrau qindra persona tė cilėt e njihnin aktivitetin e tij dhe eleminoi 22 agjentė tė infiltruar qė punonin pėr tė nė rradhėt partizane. Nė muajt e fundit tė luftės nuk dihet asgjė mbi tė.

Nė fillim tė 1946 shėrbimi sekret ushtarak amerikan (CIC) qė merrej me kundra-spiunazhin, mori lajmin qė njė grup ish-nazistėsh ishte i gatshėm tė punontė pėr ta pėr tė luftuar komunizmin. Orgamizata e ish-SS e kishte bazėn nė Assen, fal njė informacioni amrikanėt zbulojnė qė Barbie fshihet nėn njė emėr tjeter Becker. Amerikanėt zbuluan veē ne fillim tė prillit tė 1947 qė ai ishte ish-komandanti i Gestapos, dhe urdhėruan arrestimin e tij. Por Barbie arriti tė arratiset dhe tė fshihet nė Memmingen tė Mynihut.

Nė Memmingen zbulohet krejt rastėsisht nga Taylor njė agjent i CIC i cili i komunikoi arrestimin superiorit tė tij Garvey. Por ēuditėrisht ata nuk e arrestojnė por e marrin nė punė. Ndėrkohė qė tė gjithė e kėrkonin Barbie punonte pėr ata qė e kėrkonin si agjent hetues nė grupet filo-sovietike apo naziste.

Nė tetor 1947 Gravey vendosi tė sqaroj pozitėn Barbiet dhe njofton komandėn, e cila e urdhėron ta arrestojė. Por arrestimi nuk u krye kurrė amerikanėt donin ta shfrytzonin si agjent, ndaj urdhėr-arresti u pezullua. Nė maj 1948 ai u autorizua tė vepronte nė zonėn e Memmingen me detyrėn pėr tu infiltruar nė rradhėt e komunistėve gjerman.

Nė 1949 Barbie transferohet me gjithė famlijen nė Augsburg tė Mynihut me tė njėjtėn detyre. Por qė prej vitit 1948 francezėt kėrkonin kokėn e tij, letra tė shumta tė partizanėve, patriotėve, tė afėerm tė viktimave prej dores sė xhelatit mbėrrinin nė zyrat diplomatike amerikane nė Francė. Por pėrgjigjja e Departamentit ishte po e kėrkojmė, kemi humbur gjurmėt e tij. Ndėrsa Barbie punonte i pa shqetėsuar pėr Shėrbimin sekret ushtarak amerikan njėsia nr.66.

Rreziku pėr tu dekonspiruar ishte ekzistent, ai ishte i super kėrkuar. Pėr kėtė motiv Shėrbimi sekret ushtarak amerikan njėsia nr.66 vendosi qė Barbie duhet tė largohej nga Gjermania nėpėrmjet operacionit tė njohur O.D.E.SS.A. e udhės sė miut e ndihmės sė njė prifti kroat i cili e kaloi nga Austria nė Itali e prej kėndej nė Amerikėn Latine.

Me ndihmėn e Shėrbimeve sekrete amerikane tė cilėt i pėrgaditėn dokumenta false atij dhe familjes ai ndryshoi mbiemrin ne Altmann dhe rezultonte si njė mekanik.U nis nga porti i Xhenova pėr nė Argjentinė mė 16 mars 1951.

Transferohet nė Bolivi mė 1955 dhe nė vitin 1957 me gjeneralitetet false merr nėnshtetėsinė boliviane si Klaus Altmann. Gjatė qėndrimit nė Bolivi pati marrėdhėnie me disa nga dikatorėt bolivian e mori pjesė edhe nė grushtin e shtetit sepse ishte kėshilltar nė ministrinė e brendshme boliviane. Gjithashtu ėshtė marrė dhe mė trafik armėsh e droge.

Sipas disa burimeve ka shėrbyer si kėshilltar i Shėrbimeve sekrete boliviane pėr tė kapur Chč Guevarėn mė 1967.Nė vitin 1971 prokurori i pėrgjithshėm i Munihut e deklaroi tė mbyllur ēėshtjen Barbie pėr mungesė provash.

Por dy gazetarėt hetues Serge dhe Beate Klarsfeld autor tė disa kapjeve tė bujshme nazistėsh e gjetėn Barbien, por qeveria boliviane e refuzoi ekstradimin. Nė vitin 1972 shumė gazetar mbėrritėn nė vend fshehjen e Klaus Barbie, por ai mohonte tė ishte Xhelati i Lionit.

Pas shumė kėmbunguljeve ai pranoi qė ishte Klaus Barbie megjithse arrestimi i tij u bė pėr mashtrim. Pas njė periudhe tė turbullt nė Bolovi ku ranė tre qeveri njėra pas tjetrės, Barbie u ekstradua pėr nė Francė mė 1983.

Gjyqi ndaj tij u hap mė 11 maj 1987. Akuzat ndaj tij ishin :

Masakrra ndaj 22 personave nė bodrumin e Gestapos nė Lion, nė verėn e 1943.
Arrestimi dhe torturimi i 19 personave nė verėn e 1943.
Pushkatimi i 42 personave, 40 prej tyre hebrenj gjatė viteve 1943-1944.
Dėbimi i 650 hebrenjve dhe partizanėve nė Kampin e pėrqėndrimit Aushtviz.
Pushkatimi i 70 tė burgosurve tė burgut tė Lionit Montluc-ą-Bron mė 17-20 gusht 1944, dy prej tė cilėve priftėrinj.
Arrestimi dhe dėbimi i 55 hebrenjve, 52 prej tė cilėve fėmijė nė Izieu.

Mė 4 korrik 1987 ai u dėnua nga trupi gjykues me burgim tė pėrjetshėm pėr krime kundėr njerėzimit.

Vdiq nga leuēemia mė 25 shtator 1991 nė burgun e Lionit aty ku kishte masakrruar shumė viktima dhe kishte fituar pseudonimin Xhelati i Lionit.


avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriminele te medhenj qe kane ndikuar ne histori

Mesazh  Agamemndon prej 19.02.14 16:15


James Buchanan Duke,'krimineli'' mė i madh i tė gjitha kohėrave








Njė kirurg amerikan, Alton Ochsner, rikujton se kur ishte student nė vitin 1919, klasa e tij u thirr tė vėzhgonte autopsinė e trupit tė dikujt qė kishte vdekur nga kanceri nė mushkėri. Nė atė kohė, sėmundja ishte kaq e rrallė sa studentėt mendonin se kishte shumė pak gjasa qė t’i binte sėrish rasti ta vėzhgonin nga afėr.

Duket shumė e padėmshme, e bardhė, 8 centimetra e gjatė dhe mė e hollė se sa gishti i njė foshnje, por cigaret sot kritikohen si asnjė produkt tjetėr. Kush i shpiku ato dhe sa pėrgjegjėsi ka pėr vdekjet e panumėrta qė ka shkaktuar shpikja e tij?

Por nė vitin 2000, vlerėsohej se 1,1 milionė njerėz po vdisnin ēdo vit nga kjo sėmundje dhe 85 pėr qind e tyre qenė sėmurė nga njė faktor i vetėm, duhani.

“Cigarja ėshtė artefakti mė vdekjeprurės nė historinė e qytetėrimit njerėzor”, thotė Robert Proctor i Universitetit tė Stanfordit. “Besohet se ka vrarė rreth 100 milionė njerėz pėrgjatė shekullit tė 20”.

Jordan Goodman, autori i Historisė sė Duhanit, thotė se si njė historian, ai ėshtė i kujdesshėm tė mos i vėrė gishtin njė individi tė caktuar “por nė historinė e duhanit, ai ėshtė shumė i bindur se pėrgjegjėsi kryesor ishte James Buchanan Duke – i njohur shkurtimisht si Buck Duke, njeriu pėrgjegjės pėr fenomenin e shekullit tė 20 tė njohur si cigarja”.

Jo vetėm qė Duke ndihmoi nė krijimin e cigareve moderne, por ai ishte edhe pionier i marketizimit dhe shpėrndarjes qė solli edhe suksesin e kėsaj forme nė ēdo kontinent.

Mė 1880-n, nė moshėn 24-vjeēare, Duke hyri nė atė qė nė atė kohė ishte thjesht njė pjesė e vogėl e biznesit tė duhanit – cigare tė gatshme. Me njė skuadėr tė vogėl nė Durham, Karolina e Veriut, ai filloi me cigaret e gatshme tė pėrgatitura me dorė.

Dy vjet mė vonė ai pa njė mundėsi tė re. Filloi tė punojė me njė djalosh mekanik tė quajtur James Bonsack, i cili tha se mund tė mekanizonte prodhimin e cigareve. Duke u bind se njerėzit do tė dėshironin tė tymosnin kėto cigare tė rrumbullakosura pastėr nė mėnyrė simetrike nga makineria.



Makineria e Bonsack e revolucionarizoi industrinė e cigareve.

“Nė thelb kemi tė bėjmė me njė cigare me gjatėsi tė pafundme, tė prerė nė gjatėsinė e pėrshtatshme”, thotė Robert Proctor. Fundi i hapur nėnkupton qė ishte mundėsia pėr t’u “ėmbėlsuar me shtesa kimike”. Ata shtuan glicerinė, sheqer molash, si dhe kimikate pėr tė ndaluar tharjen.

Por mbajtja e cigareve tė njoma nuk qe sfida e vetme qė shpikja e Bonsack kishte krijuar pėr Duke. Ndėrsa vajzat nė fabrikėn e tij zakonisht arrinin tė prodhonin 200 cigare nė turn, makina e re arriti tė prodhojė 120 mijė cigare nė ditė, ose sa njė e pesta e tė gjithė konsumit tė SHBA-sė nė atė kohė.

“Problemi ishte qė ai prodhoi mė shumė cigare nga sa mund tė shiste”, thotė Goodman. “Atij iu desh tė punonte se si tė kapte tregun”.

Pėrgjigjja u gjet te reklama dhe marketingu. Duke sponsorizoi gara, i dhuroi cigaret e tij nėpėr spektakle bukurie dhe vendosi reklama nė revistat e para qė nė atė kohė sapo kishin filluar tė dilnin. Ai gjithashtu kuptoi se pėrfshirja nėpėr paketa tė kartave tė koleksionueshme ishte njė mėnyrė e mirė pėr ta bėrė ves duhanin. Vetėm nė vitin 1889, ai shpenzoi 800 mijė dollarė nė marketing (rreth 25 milionė dollarė me vlerėn e sotme).

Bonsack e mbajti pėr vete patentėn e makinerisė sė tij, por falė ndihmės sė Duke pėr zhvillimin e saj, i ofroi atij njė ulje prej 30 pėrqindėsh nė ēmimin e qerasė.

Ky avantazh konkurrues – i plotėsuar me promovim masiv dhe tė disiplinuar – ishte ēelėsi drejt suksesit fillestar tė Duke. Siē pati besuar ai, njerėzit e pėlqyen cigaren e prodhuar me makineri. Ato kishin pamje moderne dhe ishin mė higjienike. Njė fushatė reklamash e vuri kėtė nė dukje si avantazh ndaj purove, tė cilat prodhoheshin duke pėrdorur duar njerėzore.

Por megjithėse pirja e cigareve u katėrfishua nė SHBA gjatė 15 viteve deri mė 1900, sėrish kjo mbeti njė pjesė periferike e tregut. Shumica e duhanit pėrtypej apo tymosej pėrmes llullave dhe purove.

Duke ishte vetė njė duhanpirės dhe pa potencialin e cigareve si njė mundėsi pėr t’u pėrdorur nė vendet e njohura tradicionalisht pėr pėrdorimin e llullės apo purove, si dhomat e lojėrave apo restorantet. Lehtėsia me tė cilėn mund tė ndizeshin dhe – ndryshe nga llullat – qėndronin tė ndezura, ishte e pėrshtatshme pėr pushimet e kafesė nė jetėn e qyteteve moderne.

“Cigaret u pėrdorėn me tė vėrtetė nė njė mėnyrė tė re”, thotė Proctor. “Dhe ato ishin njė rrugė e mesme – kjo ėshtė ironia mė e madhe, – besohej se cigaret ishin mė pak tė dėmshme se sa purot pėr shkak se ato ishin thjesht ‘cigare tė vogla’ apo jo?”.

Ne e dimė tani se cigaret shkaktojnė shumė mė tepėr varėsi se sa purot. Fakti ėshtė qė tymi thithet – gjė qė nuk ėshtė tradicionale pėr purot – dhe kjo gjė i bėn mė tė rrezikshme cigaret e holla dhe elegante. Por korrelacioni mes duhanpirjes dhe kancerit tė mushkėrive nuk u zbulua deri nė vitet 1930 dhe lidhja shkakėsore nuk u vėrtetua shkencėrisht deri mė 1957 nė Britaninė e Madhe dhe mė 1964 nė SHBA.

Nė fakt, deri nė kėtė kohė, cigaret reklamoheshin si tė shėndetshme. Ata qenė nė listėn e enciklopedisė farmaceutike deri mė 1906 dhe rekomandoheshin pėr kollė, tė ftohtė dhe tuberkuloz (njė sėmundje qė tashmė Organizata Botėrore e Shėndetėsisė e lidh pikėrisht me duhanpirjen).

Kishte njė lėvizje popullore kundėr cigareve nė fillim tė shekullit, por kjo lėvizje ishte mė shumė e shqetėsuar pėr moralitetin se sa pėr shėndetin. Rritja e konsumit mes grave dhe fėmijėve krijoi shqetėsimin pėr rėnien morale tė shoqėrisė. Cigaret u ndaluan pėr kėtė arsye nė 16 shtete tė SHBA-sė mes viteve 1890 dhe 1927.

Vėshtrimi i Duke u hodh pėrtej detit. Mė 1902 ai themeloi duhanin britaniko-amerikan duke u bashkuar me rivalin e tij tė pėrtej detit, Duhani Imperial. Paketimi dhe marketizimi do tė kryheshin nė pėrshtatje me konsumatorėt e ndryshėm, por cigaret mbetėn po tė njėjtat. Mė shumė se njė dekadė para se tė krijohej makina “Model T” i “Ford”-it, Duke nė fakt kishte krijuar njė produkt universal.


“Model T” i “Ford”

“Pėr tė, ēdo cigare ishte e njėjta”, thotė Goodman. “I gjithė globalizimi me tė cilin ne jemi tashmė tė njohur pėrmes ‘McDonald’s’ dhe ‘Starbucks’, tė gjitha u paraprinė nga Duke dhe cigaret.

Shpėrndarja globale e cigareve po vijon edhe nė ditėt tona. Megjithėse duhanpirja nė pjesėt e pasura tė botės ėshtė nė rėnie, kėrkesa pėr cigare nė vendet nė zhvillim po rritet me 3.4 pėr qind nė vit, duke sjellė edhe rritje tė pėrgjithshme tė duhanpirjes.

Organizata Botėrore e Shėndetėsisė paralajmėron se nė rast se nuk merren masa, mė shumė se 100 milionė njerėz do tė vdesin nga sėmundjet e shkaktuara nga duhani nė 30 vitet e ardhshme, pra mė shumė se sa Sida, tuberkulozi, aksidentet me makina dhe vetėvrasjet tė marra sė bashku.

Duhani dhe lindja e globalizimit

Buck Duke thuhet se eci drejt hartės sė botės dhe e vendosi gishtin mbi Kinė duke thėnė: “Ky ėshtė vendi ku ne do tė shkojmė tė ndėrtojmė perandorinė tonė!”.

Njeriu i ngarkuar pėr ta arritur kėtė gjė ishte James Thomas. Deri sa kompanisė iu kėrkua tė largohet nga Kina mė 1952, ajo kishte kapur 50 pėr qind tė tregut. Thomas u shpėrblye me njė pagė nga 60 deri nė 100 mijė dollarė mė 1912-n, e barasvlefshme me 1.4 deri nė 2.3 milionė dollarė tė sotme. Howard Cox i Universitetit tė Uorcester-it, thotė se Thomas ishte nga tė parėt perėndimorė qė kuptoi mėnyrėn kineze tė tė bėrit biznes, bazuar nė lidhjet dhe favoret e ndėrsjella.

Nė fillim, cigaret u importuan nga SHBA, por prodhimi shpejt u zhvendos nė Kinė. Pėr Cox, ky transferim i teknologjisė sė prodhimit mė shumė se sa tė produktit ėshtė edhe pika e kthesės nga tregtia koloniale drejt epokės aktuale tė globalizimit dhe korporatave shumėkombėshe.

Thomas mori skuadrėn e vet tė shitėsve nga SHBA, por krijoi edhe bashkėpunime me kompani kineze pėr tė shpėrndarė produktin e tij. Kjo mėnyrė e tė bėrit biznes sot ėshtė e zakonshme pėr kompanitė ndėrkombėtare qė kėrkojnė tė hyjnė nė tregun e Kinės.

Por a mund tė akuzojmė Buck Duke pėr tė gjithė kėtė? Nė fund tė fundit, askush nuk detyrohet tė fillojė tė pijė duhan, edhe pse ata qė e nisin e gjejnė shumė tė vėshtirė ta ndėrpresin.

Nė njė ese tė re nė gazetėn pėr Kontrollin e Duhanit, Rober Proctor argumenton se shumė njerėz nė industrinė e duhanit ndajnė sė bashku pėrgjegjėsinė. “Ne duhet tė kuptojmė se reklamat mund tė jenė kancerogjene, sė bashku me dyqanet apo farmacitė qė i shesin. Drejtuesit qė punojnė nė kompanitė e cigareve shkaktojnė kancer, siē bėjnė artistėt qė dizenjojnė paketimet apo kompanitė e marrėdhėnieve me publikun dhe reklamuesit qė menaxhojnė punė tė tilla”, thotė ai.

Ēėshtje ligjore tė ngritura kundėr kompanive tė duhanit kanė tentuar tė argumentojnė se ata e dinin rrezikun qė shkaktonte produkti i tyre, por nuk bėnė asgjė. Buck Duke, i cili vdiq mė 1925, nė fakt nuk e dinte.

“Unė nuk do ta konsideroja atė fajtor pėr konsumimin e cigareve”, thotė biografi i tij Bob Durden, i cili ka tendencėn tė vėrė nė dukje anėt pozitive tė karakterit tė tij. “Ai ishte shumė punėtor dhe e dashuronte punėn e tij”. Ata qė mund ta gjejnė fajtor Duke, ndoshta duhet tė mendojnė edhe pėr punėt e tij tė mira. Ai i dhuroi mė shumė se 100 milionė dollarė Kolegjit tė Trinitetit nė Durham, Karolina e Veriut, universitet qė mori emrin Duke mė 1924 (pėr nder tė James Buchanan Duke, babait tė Buck Duke).

Por nėse nuk do tė ishte pėr Buck Duke, a do tė ishte ende Amerika duke e pėrtypur duhanin edhe sot e kėsaj dite? Goodman beson se bota po ecte nė mėnyrė tė pashmangshme drejt prodhimit tė mekanizuar tė cigareve. Makineria e Bonsack nuk ishte prototipi i vetėm dhe nėse Duke nuk do ta kishte kapur kėtė mundėsi, njė tjetėr do ta kishte zėvendėsuar.

“Ai ishte njėkohėsisht njė hero dhe njė batakēi. Buck Duke ėshtė njė hero pėr shkak se ai e kuptonte tregun, kuptonte psikologjinė njerėzore, ēmimet, kuptonte reklamėn. Ai nuk ėshtė batakēi nė kėtė kuptim”, thotė Goodman.

Megjithatė, sado tė mėdha tė jenė arritjet e Duke si njė arkitekt i prodhimit masiv dhe globalizimit, legjenda e tij do tė vijojė tė eklipsohet nga pasojat e asaj qė krijoi. “Ai e bėri botėn tė pijė cigare”, thotė Goodman. “Dhe ėshtė cigarja problemi mė i madh i shekullit tė njėzetė”.

Gratė janė tė lira! (1929)

Dr. Robert K Jackler i Universitetit tė Stanford-it, Shkolla e Mjekėsisė, shpjegon se si u bindėn gratė tė tymosin nė fillim tė shekullit tė 20.

Industria kishte njė problem. Pirja e cigareve nga gratė konsiderohej nė atė kohė njė veprim shumė i ulėt. Pėr t’i bindur ato, duhej tė ndryshohej mentaliteti kulturor.

Njė grua qė pinte cigare nė njė cep rruge ishte simbol i njė prostitute. Njė grua e denjė nuk mund tė kapej kurrė duke pirė duhan nė publik.

Edward Bernays, i cili ishte njė kushėri i Sigmund Freud, u punėsua nga Kompania Amerikane e Duhanit pėr tė hartuar njė strategji tė marrėdhėnieve me publikun, tė tillė qė tė ndryshonte mentalitetin e grave. Bernays njihet nga disa si themelues i Marrėdhėnieve me Publikun dhe nga tė tjerė, si njė propagandues i neveritshėm dhe i paskrupullt.

Vonė nė vitet 1920, pėr shembull, kompania punėsoi njė grup vajzash pėr tė marshuar pėrgjatė “Fifth Avenue” gjatė Paradės sė Pashkėve, duke mbajtur “pishtarėt e lirisė”, pra duke pirė cigare. Pas kėsaj, duhanpirja u bė simbol i emancipimit tė grave.

Shpikėsit

Tregtarėt e vdekjes

Automatiku i sulmit AK-47 ose Kallashnikovi – ėshtė arma mė popullore nė planet. Besohet se janė rreth 100 milionė kallashnikovė aktualisht nė qarkullim nėpėr botė, por krijuesi i saj, Mikhail Kalashnikov, (majtas), ndjen keqardhje pėr faktin se ėshtė bėrė arma e parapėlqyer pėr ushtritė guerile tė botės.

“Nuk janė dizenjuesit ata qė duhet tė marrin pėrgjegjėsinė finale pėr faktin se ku pėrfundojnė armėt – janė qeveritė qė duhet tė kontrollojnė prodhimin dhe eksportimin”, thotė ai.

J Robert Oppenheimer (qendėr), sė bashku me Enrico Fermi, shihet shpesh si “babai i bombės atomike” pėr rolin e tij nė projektin Manhatan, Programin e Luftės sė Dytė Botėrore qė zhvilloi armėt e para bėrthamore. Pas luftės ai u bė kryekėshilltar i Komisionit tė Shteteve tė Bashkuara pėr Energjinė Atomike dhe kėmbėnguli pėr kontrollin ndėrkombėtar tė fuqisė bėrthamore e u pėrpoq tė ndalonte pėrhapjen e armėve bėrthamore.

Kimisti suedez Alfred Nobel patentoi dinamitin dhe gelinjitin. Mė 1888, kur njė gazetė franceze aksidentalisht publikoi obituarin e tij, ai u trondit kur lexoi: “Tregtari i vdekjes, vdiq… Dr. Alfred Nobel, i cili u bė i pasur duke gjetur mėnyra pėr tė vrarė mė shumė njerėz dhe mė shpejt se kurrė mė parė, vdiq dje”. Besohet se kjo e shtyu atė tė heqė dorė nga 2.69 milionė dollarė kur vdiq mė 1896. (301 milionė dollarė me vlerėn e sotme). Ai la porosi qė kėto para tė pėrdoreshin pėr ēmimet “Nobel”.

Kostot e duhanit

Cigaret shkaktojnė mesatarisht 1 vdekje pėr 1 milion tė tymosura. Njė kontejner 12 metra i gjatė pėrmban 10 milionė cigare, gjė qė nėnkupton se nė ēdo kontejner gjenden rreth 10 viktima. Njė fabrikė si ajo Hongta nė Kinė ėshtė pėrgjegjėse pėr shkaktimin e 25 deri nė 30 mijė vdekjeve nė vit nga kanceri i mushkėrive. Dhe dy herė mė shumė pėr shkak tė sėmundjeve tė tjera.

Prodhuesit e cigareve arrijnė tė fitojnė njė qindarkė pėr ēdo cigare tė shitur, gjė qė do tė thotė se fitojnė rreth 10 mijė dollarė pėr ēdo tė vdekur.


William Kremer, BBC
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriminele te medhenj qe kane ndikuar ne histori

Mesazh  Agamemndon prej 20.02.14 10:55



Pablo Escobar, mbreti i droges..




Pablo Escobar, emri i plotė i tė cilit ėshtė Pablo Emilio Escobar Gaviria lindi nė qytetin industrial Medejin tė Kolumbisė nė 1949. Bir i njė fermeri dhe njė mėsuese tė shkollės fillore, Pablo e filloi karrierėn e tij kriminale nė moshėn 14 vjeēare duke vjedhur gurėt e varrit nga varrezat e qytetit dhe duke i shitur ato. Nė moshėn 16-vjeēare filloi tė pinte marihuana dhe tė vidhte makina, 17 vjeē filloi tė merrej me shpėrndarjen e marihuanės , ndėrsa 18 vjeē kreu vrasjen e parė.

Nė fund tė viteve ’70 Pablo filloi tė merrej me transportimin e pastės sė kokės nga malet e Andeve nė laboratorėt e Medejin ku pasta e kokas kthehej nė kokainė. Pasi asgjėsoi njė nga trafikantėt mė tė mėdhenj tė qytetit, Escobar u morr vetė personalisht me trafikimin e kokainės. Oreksi i Amerikės pėr kokainė, nė fund tė viteve ’70, fillim tė viteve ’80, ēmimi mjaft i lartė i kokainės ( 35 000$ kilja) dhe lehtėsia e transportimit tė saj nė SHBA, e shndėrruan Escobarin nė njė nga trafikantėt mė tė fuqishėm tė qytetit. Escobar pėrdori aeroplanė tė vegjėl tė tipit “Cesna” pėr transportimin e drogės nga Kolumbia nė Bahame, ku kishte ndėrtuar dhe njė aeroport tė vogėl mbi njė ishull artificial.

Escobari ofroi bashkėpunim trafikantėve tė tjerė tė qytetit Medejin, vėllezėrve Ochoa, duke ndarė me ta shpenzimet e shpėrndarjes, rrjetin e trafikimit nė kolumbi dhe SHBA, fitimet dhe riskun e kapjes sė “ngarkesave” nga dogana amerikane dhe policia. Kėshtu u krijua i ashtuquajturi Karteli i Medejin, njė nga kartelet mė tė fuqishme nė Kolumbi dhe nė botė nė trafikimin e kokainės. Nė moshėn 32 vjeēare Pablo Escobar fitonte 500 mije $ nė ditė nga trafikimi i kokainės, ndėrsa 3-4 vjet mė vonė kjo shumė do tė shndėrrohet nė 1 milion $ nė ditė.



I gjendur nga njė vjedhės gurėsh tė varreve dhe makinash nė njė milioner, Pablo Escobar bleu pasuri tė mėdha nė Kolumbi dhe nė Karaibe. Njė nga ranēot e tija, Hasienda Napoles, kishte vlerė 63 milionė $, ndėrkohė qė zotėronte njė flotė tė tėrė helikopterėsh, aeroplanėsh, makinash fuoristrada , njė kopsht zoologjik personal me kafshė nga gjithė kontinentet dhe disa mijėra hektarė tokė nė Kolumbi.

Nė qytetin e tij tė lindjes, Medejin, Escobari bleu njė stadium futbolli, njė skuadėr futbolli, organizoi disa skuadra tė ligave tė reja tė bejsbollit, njė gazetė lokale. Escobar dhe bashkėpunėtorėt e tij e konsideronin veten e tyre si “Robin Hude” bashkėkohorė, njė “Al Kapone i ri”, ndėrkohė qė mburrej se zotėronte njė prej makinave tė Al Kapones.



Escobar organizoi njė sistem privat social duke shpėrndarė rroga dhe pensione, pėr tė ndihmuar tė varfrit, ndėrtoi rreth 2600 apartamente tė reja nė njė lagje tė Medejin, lagje qė sot e kėsaj dite quhet “Pallatet Pablo Escobar”.
Pėrveē trafikimit tė kokainės, Pablo Escobar ishte dhe njė kriminel i paskrupullt dhe i pamėshirshėm.

Duke pėrdoru moton “Argjendin ose plumbin”, Escobar u jepte ryshfete tė majme policėve dhe gjykatėsve qė pranonin tė bashkėpunonin me tė. Nė rast kundėrshtimi, “tė pakorruptuarit” gjendeshin tė vdekur ose me “gravatėn kolumbiane”- ( shpikje e Escobar) ose me njė plumb mbas qafe.

Por megjithėse kishte kaq shumė para, pasuri dhe famė, Pablo Escobar nuk ishte i kėnaqur. Ai synonte tė merrej me politikė dhe ėndėrronte tė bėhej president i Kolumbisė. Pablo gėzonte popullaritet tė madh nė shtetin e tij tė lindjes (Antioquia) dhe nė vitin 1983 u zgjodh si kongresmen nė parlamentin kolumbian. Kongresmeni i vjetėr kolumbian Rodrigo Lara Bonija nė njė debat tė zjarrtė nė parlament kritikoi Kongresin kolumbian qė lejoi njė trafikant ilegal kokaine tė zinte ofiq qeveritar.

Si pasojė e kėtij debati, Pablo Escobar u rrėzua nga posti i kongresmenit nė 30 prill 1984. Bonija u ekzekutua nga njerėz tė Pablo Escobar si raprezalje pėr deklaratat e tija.


Rodrigo Lara Bonija

Ishte momenti kur Pablo Escobar i shpalli luftė shtetit tė Kolumbisė.Vrasja e Bonijas, bėri qė qeveritarėt kolumbianė me nė krye Presidentin Belisario Bentakur, tė merrnin masa tė rrepta ndaj trafikantėve tė kokainės. U krijuan njė repart i veēantė policie me nė krye kolonelin Hugo Martinez, (i ngjashėm me RENEAN shqiptare) me qellim special pėr tė luftuar trafikantėt si Pablo Escobar dhe bashkėpunėtorėt e tij, ndėrsa zyrtare tė lartė kolumbianė deklaruan se po tė kapeshin, trafikantėt e kokainės do tė ekstradoheshin nė SHBA pėr tu gjykuar.

Pėrgjigja e Pablo Escobar erdhi nėpėrmjet dy sulmeve me bomba me telekontrol, e para kundėr drejtorit tė pėrgjithshėm tė Policisė Federale kolumbiane, e dyta ndaj shefit tė skuadrės speciale antinarkotik para ndėrtesės sė Policisė nė Bogota. Nė bombėn e parė u pėrdorėn 150 kg dinamit, ndėrsa nė tė dytėn 250 kg. Numri i viktimave rreth 80 tė vrarė dhe 700 tė plagosur nė tė dyja sulmet, por tė dy shefat e policisė i shpėtuan vdekjes pėr qime. Duke rritur presionin rreth Pablo Escobar, policia arriti tė asgjėsojė disa bashkėpunėtorė tė Escobar nė 1986. Qeveria kolumbiane kėrkoi ndihmėn e qeverisė amerikane pėr kėtė ēėshtje.

Skuadėr speciale e CIA-s qė merrej me pėrgjimet e telefonave u mor me pėrgjimet dhe hartimin e strukturės sė organizatės sė Pablo Escobar, ndėrsa komando tė “Delta Force” trajnonin skuadrėn kolumbiane antinarkotik. Pėr kundėrpėrgjigje, Escobar pagoi guerrilas tė armatosur majtistė tė fraksionit FARC tė sulmonin Pallatin e Drejtėsisė nė Bogota. Gjatė kėtij rrethimi u vranė 90 vetė, midis tė cilėve dhe 11 nga 21 gjyqtarėt e lartė tė Kolumbisė, ndėrkohė qė dogjėn tė gjitha dosjet e kriminelėve tė ishin kandidatė pėr ekstradim nė SHBA.

Por terrori i ushtruar nga Pablo Escobar nuk ndaloi kėtu. Nė vitin 1989, vit zgjedhjesh nė Kolumbi, Escobar ekzekutoi 3 nga pesė kandidatėt pėr President tė Kolumbisė gjatė fushatės elektorale, ndėrsa nė nėntor tė vitit 1989, Pablo hodhi nė erė aeroplanin e kompanisė Avianca duke vrarė 107 persona nė bord. Atentati ishte drejtuar nėnpresidentit kolumbian Gaviria, i cili nuk hipi nė tė nė momentin e fundit.

I gjetur nėn presionin e skuadrės antitrafik tė kolonelit Martinez, Escobar deklaroi se do ti zhbėnte ata brenda 1 jave. Por asnjė nga 600 policėt qė pėrbėnin skuadrėn speciale anti-Escobar (Search BlocK) nuk u vra. Pėr reprezalje Escobar ekzekutonte pėrditė nė Medejin policė tė thjeshtė. Brenda dhjetorit 1989, 60 policė tė thjeshtė qė nuk kishin tė bėnin fare me skuadrėn antitrafik tė Martinezit, u vranė nėpėr rrugėt e Medejin. Ēmimet e vėna nė kokėn e ēdo polici ndryshonin sipas gradės sė tyre!!!!!

Megjithatė fshehurazi, Escobar bėnte negociata me qeverinė kolumbiane pėr tu dorėzuar sipas kushteve tė tij. Pėr kėtė pėrdorte intelektualė, ish kongresmenė, priftėrinj tė cilėt i kishte rrėmbyer. Pablo Escobar e gjunjėzoi shtetin kolumbian.

Kushtet e Pablos ishin:

1) Ndryshimi i kushtetutės kolumbiane dhe heqja e ligjit pėr ekstradim nė SHBA

2) Shpėrndarja skuadrės antitrafik(Search Block) e kolonelit Martinez

3) Pablo do tė burgosej nė burgun qė do tė ndėrtonte vetė.
Pasi u pranuan kėto kushte, Pablo u dorėzua ditėn qė nga Kushtetuta kolumbiane u hoq ligji pėr ekstradim nė SHBA. U ngujua nė njė “burg” tė ndėrtuar prej tij nė periferi tė Medejin, tė ashtuquajturin “La Catedral”. “Burgu” kishte brenda xhakuzi, njė sallė diskoje, disa dhoma gjumi pėr Pablon dhe truprojat e tij, ndėrkohė qė Pablo vazhdonte trafikun i mbrojtur nga konkurrentėt brenda territorit tė “burgut”.

Rojet qeveritare tė armatosura deri nė dhembė nė fakt ishin pėr tė mbrojtur Escobar nga konkurrentėt e jashtėm, ndėrsa truprojat e Pablos e mbronin atė brenda mureve tė “La Catedral”. Padyshim qė Pablo dilte pėr “pushime” sa herė ti donte qejfi nga burgu, ndėrsa nuk mungonin pėrditė prostitutat qė kėnaqnin Pablon dhe bashkėpunėtorėt e tij.

Megjithėse iu plotėsuan kushtet, Escobar i bėri njė atentat tė dytė kolonelit Martinez, atentat qė dėshtoi. Trafikimi i kokainės vazhdoi dhe gjatė kohės qė Pablo ishte nė “burg”, madje arriti deri aty sa tė ekzekutonte brenda burgut tre bashkėpunėtorė tė tij qė ai dyshonte se e vidhnin.

Kur u mor vesh vrasja e tre vetave brenda mureve tė burgut, ministri i Drejtėsisė sė Kolumbisė vendosi ta ēojė Pablon nė njė burg prej vėrteti. Ky vendim u mor vesh nga Pablo, i cili arriti tė rrėmbejė pėr 2 ditė zv/ministrin e drejtėsisė qė kish shkuar nė “La Catedral” ti komunikonte vendimin. Pablo u “arratis” nga burgu duke i shpėtuar ndjekjes sė njė brigade tė tėrė tė ushtrisė kolumbiane(!!!)( shqip tė themi doli jashtė duke ecur si zotni) dhe kaloi nė ilegalitet.

Pas dy ditėsh i dėrgoi qeverisė dhe popullit kolumbian se do tė pranonte tė rikthehej nė “La Catedral” nė paqe -megjithėse qeveria i kishte shkelur kushtet e vėna prej tij, por vetėm nėse roje tė burgut kėsaj radhe do tė ishin jo policė kolumbianė, por ushtarė tė OKB!!!!!



Natyrisht qė kėto kushte nuk u morėn parasysh, qeveria kolumbiane kėrkoi dorėzimin e tij pa kushte dhe riktheu nė detyrė kolonelin Martinez, ndėrkohė qė ftoi pėrsėri skuadrėn Centra Spike tė CIA-s dhe “Delta Force” tė fillonin ndjekjen e Escobar nė bashkėpunim me skuadrėn antitrafik kolumbiane tė rikrijuar (Search Block).Qeveria kolumbiane ndryshoi legjislacionin e kushtetutes duke lejuar trupa tė huaja (amerikane) tė merrnin pjesė nė operacione anti-Escobar.

Kėshtu pra nė vitin 1992, fshehur nė xhunglat e Kolumbisė dhe nė getot e Medejin ku shihej si hero, Escobar rifilloi fushatėn e terrorit. Por kėsaj rradhe nuk kishte tė bėnte vetėm me Search Block-un kolumbian, Centa Spike e CIA-s dhe “Delta Force” te USMC (United States Marine Corps) por dhe me njė organizatė tė re kolumbiane tė krijuar nga persona tė persekutuar nga Pablo Escobar dhe konkurrentė tė tij- LOS PEPES.

LOS PEPES nė spanjisht ėshtė akronim pė “Populli i pėrsekutuar nga Pablo Escobar” pėrbėheshin nga njerėz tė thjeshtė ish tė afėrm tė viktimave tė Pablos dhe ishin tė armatosur mė para tė financuara nga karteli rival i Kalit( qytet nė Kolumbi) si dhe tė informuar pėr strukturėn e Kartelit tė Medejin nga njerėz tė kolonelit Martinez tė Search Block, por dhe agjentė te CIA-s.

Duke pasur liri veprimi tė pakufizuar nga ligji meqė nuk ishin organizatė qeveritare, Los Pepes vepronin me metodat e skuadrave tė vdekjes duke ekzekutuar publikisht tė afėrm, avokatė , bashkėpunėtorė tė Pablo Escobar. Menjėherė mbas shfaqjes sė Los Pepės nė skenė, u hodhėn nė erė njė pallat 5 katesh nė qendėr tė Bogotas –pronė e tė ėmės sė Pablos , prona ėe konfiskuar a tė Pablos, disa ranchovė tė tij iu vu zjarri, makina tė tij luksoze u bėnė shkrumb e hi, si dhe u lanė nė gjak pjesa mė e madhe e tė afėrmve dhe tė bashkėpunėtorėve tė Pablo Escobar.



Los Pepes nuk kursyen as avokatėt e Pablos tė cilėt i masakruan sė bashku me fėmijėt e tyre. Nuk kursyen gjithashtu as bashkėpunėtorėt e e Pablos nė qeverinė kolumbiane si ish drejtorin e Policisė Kombėtare kolumbiane, Karlos Kasadiegon, bashkėpunėtor i deklaruar i Pablos. Kėshtu gjithnjė e mė shpesh, bashkėpunėtorė tė Pablos ose dorėzoheshin tek policia kolumbiane e Martinez, ose gjendeshin tė vdekur me njė tabelė tė nėnshkruar rreth qafės ku shkruante: “Los Pepes. Ky ėshtė bashkėpunėtor i Pablo Escobar. Pablo sė shpejti do tė jetė rradha jote!”

I ndjekur nga policia kolumbiane, CIA, Los Pepes, Pablo Escobar humbi aksesin nė paratė cash, nuk pranonte njeri tė bashkėpunonte me tė dhe aq me tepėr tanimė ishte i frikėsuar pėr jetėn e familjes sė tij, gruas Maria Viktoria, djalit tė vet 16 vjeēar Huan Pablo dhe vajzės sė tij 5 vjeēare Manuela. Me makinacione tė ndryshme ai u nxorri fėmijėve njė vizė amerikane pėr ti dėrguar nė Majami tė ishin tė mbrojtur.

Por nė aeroportin e Bogotas, gruaja dhe fėmijėt u kthyen nga qeveria kolumbiane mbrapsht sepse ambasadori amerikan Morris Busby i kishte konsideruar vizat e fėmijėve tė parregullta pasi ishin nxjerrė pa praninė e tė dy prindėrve tė tyre ( pasi ishin poshtė 18 vjec). Njė pėrpjekje e dytė e Pablos pėr ti dėrguar fėmijėt dhe gruan nė Gjermani, dėshtoi, pasi qeveria gjermane i riktheu ata mbrapsht nga aeroporti i Dortmundit ku arritėn. Tė demoralizuar, Escobarėt u vendosėn nė njė hotel luksoz nė Bogota, hotel i cili ishte boshatisur nga frika se Los Pepes do ta sulmonin pėr tė vrarė fėmijėt e Pablos.

I demoralizuar, i frikėsuar dhe duke ndėrruar banesė ēdo 3-4 orė, Pablo Escobar u bė i pakujdesshėm duke folur me orė tė gjata nė telefon me tė birin pėr ta mėsuar atė se si e kėrkonte mbrojtjen nga presidenti Gaviria. Njė nga kėto telefonata u kap nga oficerė tė Search Block, qė gjetėn kėshtu burimin dhe adresėn ku gjendej Escobar. Duke vepruar me shpejtėsi, oficerė tė Search Block, tė ndihmuar nga snajperė tė CIA-s rrethuan banesėn ku gjendej Escobar. Pas disa shkėmbimesh zjarri pėr disa minuta, Pablo Emilio Escobar Gaviria ra i vdekur i goditur me tre plumba, dy nė kėmbė dhe njė mbrapa veshit tė djathtė. Djali i kolonelit Martinez, anėtar i Search Block, ngriti grushtin lart duke thirrur: “Rroftė Kolumbia, Pablo Escobar vdiq!”


Enlarge this image


Kėshtu pėrfundoi jeta e kriminelit mė tė madh tė tė gjitha kohėrave, tė njeriut i cili i shpalli luftė tė hapur shtetit tė Kolumbisė, qė e gjunjėzoi atė. Pablo Escobar ka vrarė me dorėn e tij mbi 100 persona dhe ėshtė pėrgjegjės pėr vrasjen e mijėra tė tjerėve dhe plagosjen e disa mijėra tė tjerėve. Nė ceremoninė e varrimit, e cila ishte madhėshtore, mijėra vetė, tė varfėr nga rrethinat e Medejin e shoqėruan trupin e kriminelit nė varreza.

Dhe sot e kėsaj dite varri i tij nderohet si hero popullor nė getot e Kolumbisė ėshtė i mbushur me lule, ndėrsa familja e tij, gruaja dhe fėmijėt kanė kėrkuar azil nė Argjentine..



avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriminele te medhenj qe kane ndikuar ne histori

Mesazh  Agamemndon prej 03.03.14 14:50


Alfonso Gabriele Kapone




Al Capone,Al Kapone, emėri i plotė Alfonso Gabriele Kapone, lindi mė 17 janar tė vitit 1899 nė Napoli dhe vdiq mė 25 janar tė vitit 1947, ishte mafioz italo-amerikan, qė sot konsiderohet si njė simbol i mafiės dhe krizės sė ligjit qė pėrfshiu Amerikėn gjatė viteve 20’.

Alfonso ishte djali i dy emigrantėve italianė, Teresa Raiola dhe Gabriele Caponi tė cilėt pas lindjes tė sė birit shkuan nė Amerikė pėr njė jetė mė tė mirė. Nė fakt mbiemri i saktė i familjes ishte Kaponi por pėr shkak tė njė gabimi tė gjendjes civile amerikane u bė Kapone. Alfonso u rrit nė njė ambient tė degraduar dhe qė nė moshė tė vogėl ra nė kontakt me banda hajdutėh tė pėrbėra nga adoleshentė. Nė moshėn 13 vjecare u pėrjashtua nga shkolla pasi ofendoi dhe goditi njė mesues.

Qė nga ajo kohė ai u bė pjesetar i bandės "Five Pointers" e kryesuar nga Frenki Jejl. Pikėrisht nė kėtė periudhė mori nofkėn "Scarface", pėr shkak tė njė shenjė shumė tė madhe nė fytyrė, e cila i ishte shkaktuar nga thika e Frenk Galuēo-s, i cili u thirr nė dyluftim nga Kapone pėr shkak se i kishte ofenduar tė motrėn. Gjatė kohės qė punoi nėn urdhėrat e Frenki Jejl, Kapone u arrestua pėr gjobvėnie dhe 2 vrasje, por nuk u denua kurrė pasi punėdhėnėsit e tij shfrytėzuan njohjet e tyre nė gjykatė dhe polici.

Mė 1919, pasi kishte plagosur rėndė njė anėtar tė njė bande rivale, me urdhėr tė Frenki Jejl, Al u dėrgua nė Cikago, me shpresėn se gjendja do tė qetesohej me kalimin e kohės. Me tė mbėrritur nė Ēikago, Kapone nisi tė punojė pėr Xhoni Torrio, jo vetėm mik i vjetėr i Jejl por edhe nip Big Xhim Kolozimo (mafioz italo-amerikan, kreu i organizatės "Mano Nera" Dora e Zezė). Ishte pikėrisht Torrio qė besoi shumė te Kapone duke i besuar tregun e basteve klandestinė.

Suksesi i arritur nė pak kohė bėri qė Al tė bėhej krahu i djathtė i Torrio-s. Gjatė njė atentati tė organizuar nga banda e Din O'Benion; Torrio u plagos rėndė dhe gjendja e tij mendore u pėrkeqėsua shumė aq sa vendosi qė aktivitetin e grupit qė drejtonte, t'ja beson Kapones. Vendimi i boss-it u pranua, madje edhe nga bandat rivale tė cilat filluan ta quanin Kaponen "the big fellow" (Shoku i Madh). Suksesi erdhi pasi vendosi tė investonte parat e fituara ilegalisht nė aktivitete totalisht tė ligjshme cka bėri tė mundur qė Kapone tė merrej me pastrimin e parave edhe pėr llogari tė bandave rivale.

Pushteti i Kapones mbi qytetin e Ēikagos sa vinte e shtohej. Biznesi i kontrabandės sė pijėve alkolike kishte mjaft fitim, cka i mundėsonte tė korruptonte kėdo, madje edhe kryetarin e bashk Uilliam "Big Bill" Hejl Tompson Xhunior, i cili nė njė moment tė caktuar i kėshilloi Kapones se largohej nga qyteti pėr shkak se e gjithė Amerika e dinte mirė nivelin e kriminalitetit nė kryeqytetin e Illinois-it. Duke qenė se nuk kishte absolutisht ndonje akuzė drejt tij, Al qėndroi.

Nė 1929 Kapone shkoi nė Florida nga ku urdheroi zhdukjen e njė bande rivale qė sot njihet si “Gjakderdhja e Shėn Valnetinit”. Mė 14 shkurt 1929, pesė njerėz tė Kapones, tė veshur si policė shkuan pėr njė kontroll nė bazėn e njė bande rivale. Nėn preteksin e njė kontrolli, ata i rreshtuan tė pranishmit pas muri dhe pasi i ēarmatosėn, i vranė nėn breshėrine e automatikėve. Ky episod edhe sot e kėsaj dite konsiderohet si njė larje hesapesh nė njė mėnyrė mjaft mizore.

Ajo qė ndikoi mė shumė nė mitologjinė e Kapones, ishin iniciativat e tij gjatė krizės ekonomike tė 1929, njė periudhė qė detyroi shumė biznesmen tė falimentonin. Thuhet se nė atė kohė Kapone urdhėroi shpėrndarjen e ushqimit dhe rrobave pėr nevojtarėt megjithatė kjo nuk bėri qė aktiviteti i tij kriminalistik tė pėsonte rėnie. Duke pėrfituar nga kriza Al bleu Forest View, njė vend qė nė pak kohė tė tė mbiquhej "Caponeville", njė vend kur njerėzit e Kapones qarkullonin tė armatosur si tė ishin forca rendi. Nė tetor tė 1929 Kapone arrestohet pėr herė tė parė me akuzėn armėmbajtje pa leje.

Nė 1930 Al Capone, ndodhej nė krye tė listes sė FBI, dhe u cilėsua si "armik publik numer 1" i Ēikagos. Megjithė hetimet e shumta tė kapje ndonje veprim tė paligjshėm tė Kapones ishte e pamundur pasi ēdo levizje parashė apo malli bėhej nė emėr tė ndonjė personi tjetėr, pa harruar ketu edhe njohjet e tij tė shumta nė qeveri qė jo rrallė e ndihmonin tė kishte gjithnjė njė alibi tė pathyeshme. Pas shumė hetimesh u gjet njė dokument qė mbante nėnshkrimin e Kapones, cka shėrbeu pėr ta akuzuar pėr mospagim taksash.

Nė vazhdim u shtuan edhe 22 akuza tė tjera dhe Kapone u pėrball me drejtėsinė. Avokatėt e mafiozit kėrkuan liri me kusht dhe kaucion por pasi kjo pėrpjekje dėshtoi Kapone u perpoq tė korruptonte jurinė popullore duke ja arritur qėllimit. Dikush nga FBI e mori vesh dhe njė mbrėmje para procesit kėrkoi ndryshimin e jurisė, anėtarėt e rinjė tė sė cilės e shpallen Kaponen fajtor dhe si denim i dhanė njė gjobė tė majme plus 11 vjet heqje lirie.

Disa ditė pas gjykimit, Kapone u dėrgua nė Atlanta, Gjeorgjia, burgu mė famėkeq i Shteteve te Bashkuara. Nėpermjet njohjeve dhe korrupsionit, ai mundi qė edhe pse nė burg tė drejtonte me sukses bandėn e tij, ndėrsa brenda hekurave kishte luksin dhe sigurinė e nevojshme. Kur u mor vesh se jetesa e Kapones nuk ishte dhe aq e keqe, ai u dergua nė Alkatraz, ku kushtet ishin mė tė rrepta dhe nuk e lejuan tė mbante kontakt me jashtė.

E vetmja menyrė pėr tė fituar lirinė ishte sjellja e mirė, keshtu Kapone u be njė i denuar model duke mos u perfshirė kurrė nė sherre brenda burgut. Pikėrisht nė Alkatraz i diagnostikuan shenjat e para tė sifilisit dhe pėr kėtė arsye u tranferua nė njė spital pėr tė burgosur. Nė 1939, fitoi lirinė dhe pasi u shėrua shkoi nė Florida, ku pėr shkak tė disa problemeve mendore nuk mundi tė vazhdoje aktivitetin e tij kriminal. Nė 25 shkurt tė vitit 1947 pėsoi njė infarkt, ēka i shkaktoi vdekjen.

Kishte kaluar vetėm njė javė nga pėrvjetori i tij i 48tė. Fillimisht Alfonso Kapone u varros nė varrezat e Malit Olivet, nė pjesėn jugore tė Ēikagos, midis eshtėrave tė tė atit Gabriele dhe vellait Frank. Megjithatė, nė mars tė viti 1950 eshtrat e tre anėtarėve tė familjes u transferuan nė varrezat e Malit Carmel nė Hillside Illinois, nė perėndim te Ēikagos.
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriminele te medhenj qe kane ndikuar ne histori

Mesazh  Agamemndon prej 03.03.14 14:52


La Stidda





Stidda ose La Stidda (“ylli” nė dialektin sicilian) ėshtė mega-organizata e pestė mafioze nė Itali. Njė grupim kriminal i pėrqendruar nė provincat e Agrixhentos, Kaltanisetės, Enas dhe Raguzės, por dhe nė zona mė tė vogla tė ishullit italian.

Origjina e saj ėshtė nė zonėn e Agrixhentos, por nė vitet e fundit ka pėrjetuar njė zhvillim tė shpejtė duke qenė e pranishme nė shumė komuna jugore tė Sicilisė, midis tė cilave janė Agrixhento, Favara, Porto Empedokle, Palma di Montekiaro, Ribera, Likata, Kanikatu, Ravanuza, Kaltanisetta, Butera, Xhela, Maxarino, Nishemi, Riesi, San Kataldo, Somatino, Villalba, Ena, Villaroza, Piaca Armerina, Kalashibeta, Axhira, Katenanuova, Nikozia, Barafranka, Pietrapercia, Akate, Vitoria dhe Komizo. Kriminelėt e Stidės janė tė pranishėm edhe nė Milano, Xhenoa, Trieste dhe Torino. Anėtarėt e mafies “La Stida” janė tė njohur pėr vendosjen e tatuazheve nė formėn e njė ylli.

Ata njihen me emrin lokal, si “stidari” apo dhe “stidaroli” Nė fakt, shumė pak njihet pėr originėn e krijimit tė saj, edhe pse besohet se ajo ėshtė krijuar me tė njėjtin stil si dhe Mafia, madje nė tė njėjtat zona rurale tė Sicilisė. Stida erdhi nė skenėn kur i penduari i Koza Nostrės, Franēesko Marino Manoia, foli rreth saj nė vitin 1989 pėrballė gjykatėsit tė njohur italian, Falkone.

Ish-mafiozi jeton me njė identitet tė ri dhe ėshtė bėrė qytetar amerikan, kjo falė programit pėr tė mbrojtur dėshmitarėt. Manoia ka dėshmuar kundėr mafiozėvė italianė nė SHBA. Mė vonė, njė tjetėr anėtar i mafias, Leonardo Mesina, bėri publike pikėpamjet e tij.

Sipas dėshmive tė tyre, Stida ėshtė njė organizatė qė ishte themeluar nga ish-anėtarė tė Koza Nostrės gjatė tė ashtuquajturės Lufta e Dytė e Mafies, nė fillim tė viteve 1980. Shumė prej tyre ishin pėrjashtuar pėr shkak tė mosbindjes, apo nė njė numėr rastesh, edhe pėr shkak tė martesave me tė afėrt tė policėve vendas.

Shumė nga “stidarėt” ishin ndjekės tė mafiozit tė vrarė, Xhuzepe Di Kristina. Gjithsesi, “Stida” ka ruajtur njė profil tė njė mafie mė shumė vepruese nė zonat fshatare deri nė fund tė viteve 1980, kur dhe ajo filloi tė ishte mė shumė ekspansioniste dhe nisi tė lėvizė drejt qyteteve, duke ofruar edhe skenėn e dy grupeve mafioze siciliane, nė konkurrencė me njėra-tjetrėn.

Mafia Stida dallohet nga grupimi mafioz, Koza Nostra, nga fakti se nuk ėshtė e bazuar mbi sistemin e nderit, por ėshtė e interesuar vetėm nė aktivitetet kriminale dhe nė pėrfitimet materiale apo financiare. Stida ėshtė e fuqishme sidomos nė Sicilinė jugore, nė qytetet e Agrixhentos, Kaltanisetės dhe Xhelės. Liderit e parė i Stidės ishin Xhuzepe Kroce Benvenuto dhe Salvatore Kalafato. Njė atentat me bombė vrau njė nga bosėt e Stidės, Kalogero Lauria.

Nga rivaliteti me Mafian nė fillim tė viteve 1990 solli mė shumė se 300 tė vdekur. Stida nuk ėshtė njė organizatė me drejtim unik dhe shumė klane veprojnė relativisht tė pavarura. Ato janė alete tė njėra-tjetrės edhe kur bėhet fjalė pėr “larje hesapesh” me Koza Nostrėn. Grupet e Stidės kanė tė njėjtat rituale dhe rregulla. Anėtarėt mė tė vjetėr pėrdorin njė gjilpėrė dhe bojė tė zezė dhe blu pėr tė vizatuar njė yll me pesė cepa nė pjesėn e djathtė tė dorės, atje ku ndahet gishti i madh me atė tregues.

Mafia e pestė ka njė karakteristikė tė saj, ky ėshtė kapaciteti pėr tė evoluar dhe ndryshuar rregullat, strukturėn e brendshme dhe raportet midis klaneve tė ndryshme, Sot, Stida dhe tė gjitha grupet qė e pėrbėjnė atė janė tė strukturuara sipas njė skeme tė pėrcaktuar qartė, dhe ajo qė bie nė sy ėshtė rritja e rolit tė kapos.

Ka njė parim tė ndihmės reciproke ndėrmjet anėtarėve tė njė grupimi, apo dhe mes klaneve aleate apo miqve, por dhe individėve tė vetėm, qė mund tė bėhen bashkėpunėtorė tė ardhshėm, e sidomos tė rrinjve me prirje kriminale. Sipas disa vlerėsimeve, efektivi numėron 5 mijė anėtarė, disa prej tyre tė larguar nga Koza Nostra. Aktualisht, edhe nė Palermo dhe Katani, ekziston njė celulė e Stidės, por shtrirja e saj ėshtė edhe nė disa rajone tė veriut tė Italisė.

Hetimet nė Italinė jugore konfirmuan se pėrveē aktiviteteve tradicionale, Strida ėshtė e pėrfshirė edhe nė organizimin e bandave tė vjedhėsve dhe aktiviteteve tė tjera kriminale. Kjo ėshtė njė mafie qė kėrkon tė fusė duart nė ēdo aktivitet ilegal, atje dhe ku fitohet mė shumė.

Nė report me Koza Nostrėn, Stida ėshtė shumė mė e dobėt, mė pak e strukturuar, me e fragmentarizuar nė disa zona si Militelo dhe Lentini. Ka mė pak efikasitet nė raport me tė, mė pak e interesuar pėr infiltrime dhe ėshtė mė e lehtė pėr t’u kontrolluar nga shteti italian, pasi zonat ku ajo operon njihen mė mirė.

Gjithsesi, sipas mediave italiane, ajo ėshtė si njė “leopard” nė territorin e saj e operon shpesh e ndihmuar nga zyrtarė dhe poltikanė tė korruptuar. Mafies Stida i interesojnė shpėrndarėsit e drogės dhe shumė para nga fitimet janė pėrdorur pėr infiltrimin e drejtuesve lokalė.
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriminele te medhenj qe kane ndikuar ne histori

Mesazh  Agamemndon prej 03.03.14 14:54


Roberto Saviano tregon per mafien shqiptare





Ēfarė bėn mafia shqiptare?

Mafia shqiptare ka filluar me prostitucion. Ai ka qenė njė nga elementėt e parė. Punonin prostitutat shqiptare, por edhe ato sllave. Polaket, rumunet, nga Republika Ēeke. Pastaj eci pėrpara. Nga trafiku i drogės tani ka kaluar te ēimento. Kėshtu dhe ata u futėn nė biznesin e madh.

Kur ka filluar kjo lidhje?

Qė nė fund tė viteve ‘80. Nė fund tė viteve ‘80, ėshtė parė prania e shqiptarėve nė Itali, por ka nisur qė nė vitet ‘70 me kontrabandėn. Shqipėria dhe Mali i Zi janė vende nė dorė tė organizatave kriminale.

Bėhet fjalė pėr njė periudhė kur nė Shqipėri kishte diktaturė?
Po.

Edhe nė atė kohė ka pasur mafie?
Sigurisht. Si nė Shqipėri, ashtu dhe nė Republikėn e ish-Jugosllavisė, kanė qenė personazhe tė blerė nga organizatat kriminale.

Kush?

Drejtues komunistė qė paguheshin nga organizatat kriminale. Firma e parė qė investoi nė Rumaninė e pas Ēausheskut, quhej “Albanova Eserel”. Albanova ėshtė emri i vjetėr i Kazal Del Prinēipe, kryeqytetit tė “Kamorrės”. Kjo firmė kishte marrėveshje tė bėra para rrėzimit tė murit me tė gjithė drejtuesit komunistė qė nuk merrnin mė paga nga shteti, por ua jepnin ata. Edhe policia bregdetare shqiptare dhe e Malit tė Zi paguheshin nga Sakra Korona Unita, pėr kontrabandė cigaresh. Kur u rrėzua komunizmi, tė parėt qė shkelėn nė kėto vende ishin organizatat kriminale, qė mė pas ndihmuan dhe sipėrmarrėsit e ndershėm tė huaj tė shkonin aty. Nėse njė napolitan ose milanez shkon nė Shqipėri tė investojė, ka njėmijė probleme me burokracinė. Nėse shkon nėpėrmjet organizatės kriminale italiane, gjithēka ėshtė e zgjidhur. Ata dinė me kė tė flasin pėr tė marrė autorizime, rroga tė qeta. Kjo ėshtė magjia e organizatave kriminale, qė funksionojnė si motor ekonomik.

Kuptoj ēfarė bėjnė shqiptarėt nė Itali. Po mafiozėt e “Kamorrės”, ēfarė bėjnė nė Shqipėri?
Investojnė nė ēfarėdolloj ndėrmarrjeje. Pėr shembull, nė metalurgji, nė ndėrtimin e makinave, qė nuk janė mė nė Itali, rroba, kėpucė dhe investojnė nė hoteleri. Nė ish- vendet komuniste nuk ka traditė tė turizmit, ka humbur. Ata vijnė dhe bėjnė turizėm.

Bėhet fjalė po pėr ata njerėz tė viteve ‘80, apo pėr njerėz tė tjerė?
Ka dhe njerėz tė tjerė. Tani kriminelėt e rinj po investojnė shumė nė Evropėn Lindore.

A keni dokumente pėr tė shkruar njė libėr tė ri pėr mafien shqiptare?
E shoh me kureshtje tė madhe mafien shqiptare, sepse ka njė ėndėrr tė madhe te mafiozėt e mėdhenj shqiptarė. Ta bėjnė Kosovėn Kolumbinė e re tė Evropės. Tė mbjellin kokainė transgjenike, qė tė rritet nė temperatura tė ndryshme nga ato tė Amerikės sė Jugut. Tė mbjellin kokainėn transgjenike nė Kosovė dhe tė lejojnė mafien shqiptare tė ketė monopolin e kokainės. Sot nuk mund tė bėhet, sepse kokaina transgjenike, qė tashmė ekziston nė Kosovė, ėshtė shumė e kushtueshme. Prandaj nuk ka leverdi. Ėshtė mė e leverdisshme ta importosh nga Amerika e Jugut se ta prodhosh. Por pas njėzet vjetėsh, Kosova do tė jetė padyshim Kolumbia e re.

Do tė jetė vėrtet?
Tė gjithė vėzhguesit ndėrkombėtarė mendojnė se do tė ndodhė kėshtu.

Po politikanėt ēfarė bėjnė ndėrkohė? A kanė nevojė politikanėt pėr mafien? Apo ėshtė mafia ajo qė ka nevojė pėr politikėn?

Unė mendoj se ėshtė politika ajo qė ka nevojė pėr mafien. Nė tė shkuarėn, nuk ka qenė kėshtu, kurse sot ėshtė.

Pse?
Sepse organizatat mafioze janė sipėrmarrje. Ėshtė njėsoj sikur njė vend tė hiqte dorė nga BMW-ja, “Microsoft”-i. Faturimi nė Itali i tri mafieve, sipas Prokurorisė Kombėtare Antimafie, ėshtė 100 miliardė euro nė vit. Sipėrmarrja mė e madhe italiane. Si mund tė heqėsh dorė nga njė shifėr e tillė?

Ata janė tė armatosur. Ti ke vetėm fjalėt. Por ata kanė frikė nga ti. Mund tė kihet frikė nga fjalėt?
Vetėm nėse dėgjohen. Unė ekzistoj pėr sa kohė mė dėgjojnė. Kur tė reshtin sė mė dėgjuari, nuk do tė ekzistoj mė.

Atėherė, uroj qė tė shkruani dhe qė t‘ju dėgjojnė.
Faleminderit.

Roberto Saviano ka lindur nė Napoli, mė 22 shtator 1979
Gazetar, bashkėpunėtor i “La Repubblica”, “L‘Espresso”, “Times”, “El Pais”, “Washington Post”
Shkrimtar, autor i librit “Gomorra” 2006
Nė dy vjet, “Gomorra” ėshtė pėrkthyer dhe botuar nė 42 shtete
2006-2008, libri mė i shitur nė Gjermani, Angli, Holandė, Spanjė, Francė, Suedi dhe Finlandė
“New York Times” e ka cilėsuar si njė nga librat mė tė rėndėsishėm tė 2007-ės
“The Economist” e ka pėrfshirė nė 100 librat e vitit

[size=15.6][/size]

avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriminele te medhenj qe kane ndikuar ne histori

Mesazh  Agamemndon prej 03.03.14 14:56


JSO, Njėsia pėr Operacione Speciale(Beretat e Kuqe)





Emri i plotė i njėsitit ishte "Jedinica za Specijalne Operacije" (JSO, Njėsia pėr Operacione Speciale) ose "Crvene Beretke" (Beretat e Kuqe), ishte njė njėsit elite paraushtarak i "Resor Državne Bezbednosti" (RDB, Shėrbimi i Sigurimit Serb). Nė nėntor 2001, anėtarėt e njėsitit organizuan njė protestė publike kundėr RDB dhe u njohėn si repart i pavarur nga RDB.

Njėsia pėr Operacione Speciale u formua nė vitin 2001, si njėsi speciale paraushtarake sekrete. Pėr shkak tė ruajtjes sė sekretit, emri i njėsisė, efektivi etj mbetėn pėr njė kohė gjatė tė panjohur. Njėsia u njoh me emrin "Beretat e kuqe" pėr shkak tė beretave karakteristike tė kuqe. Shumė nga ish-anėtarėt e njėsisė mbajnė njė tatuazh tė njė trėndafili tė kuq nė anėn e djathtė tė qafės. Gjatė procesit gjyqėsor kundėr Milorad Ulemek, ish-anėtarėt e njėsisė i ndoqėn seancat e gjyqit tė veshur me bluza me njė trėndafil tė kuq nė pjesėn e gjoksit.

Njėsia kishte nė pėrdorim Humvees tė blinduar dhe armė dhe pajisje tė prodhuara jashtė ish-Jugosllavisė. Standardi i stėrvitjes ishte tepėr i lartė dhe u pėrgjigjej standardeve perėndimore. Stėrvitja ishte krejt e ndryshme nga ajo tradicionale, edhe duke e krahasuar me njėsitė e tjera speciale serbe. Stėrvitja pėrfshinte ritualin e pranimit nė njėsi, dėnime kolektive dhe stėrvitje me ngarkesė tė plotė. Njėsiti konsiderohej si elita e forcave luftarake serbe dhe pėrdorej si grup sulmi pėr tė shpėrthyer pikat ku qėndresa kundėr forcave serbe ishte mė e fortė.

Njėsia u shpėrnda nė mars 2003 pasi pjesėtarė tė njėsisė organizuan dhe realizuan vrasjen e kryeministrit tė Serbisė, Zoran Gjiingjić.

Komandantėt e njėsisė

Franko Simatović, i thirru shkurt Frenki, ishte komandanti i parė i JSO. Nga emri i tij pjesėtarėt e njėsitit u njohėn edhe me emrin frenkijevci (Djemtė e Frenkit)

Operacionet e Beretave tė kuqe

Bosnia- Njėsia mori pjesė aktive nė luftėn nė Bosnje. Mori pjesė nė pak veprime tė vėrteta luftarake dhe u pėrdor mė shumė pėr tė kryer pastrimin etnik. Njėsia mori pjesė nė Masakrėn e Srebrenicės.
Kosova- Njėsia mori pjesė aktive nė Luftėn e Kosovės

Atentate

Vuk Drashkovic- Me urdhėr tė Sllobodan Milloshevic, njėsia tentoi tė vriste nė njė aksident me makinė Vuk Drashkovic, njė nga udhėheqėsit e opozitės serbe, me datė 15 qershor 2000. Atentati dėshtoi.
Ivan Stambolic- Me urdhėr tė Sllobodan Milloshevic, njėsia kreu grabitjen dhe vrasjen e Ivan Stambolic, me datė 25 gusht. Stambolic u gjend i varrosur shumė vite mė vonė nė Frushka Gora.
Zoran Đinđić- U vra nga pjesėtarė tė JSO nė mars 2003. Vrasja u krye nga Zvezdan Jovanović, snajper i JSO me urdhėr tė Milorad Ulemek, Legija.

Ndėshkimi

Pjesėtarėt e njėsisė nuk janė dėnuar pėr krimet e luftės dhe gjenocidin nė Bosnjė dhe Kosovė.

Me 28 qershor 2006, Gjykata Supreme e Serbisė dėnoi me 40 vjet heqje lirie, Milorad Ulemek, pėr vrasjen e Stambolic dhe tentativė vrasje tė Drashkovic. Bashkė me tė u dėnuan edhe 7 anėtarė tė tjerė tė JSO, me dėnime nga 2 deri nė 40 vjet heqje lirie.
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriminele te medhenj qe kane ndikuar ne histori

Mesazh  Agamemndon prej 03.03.14 14:57


Organizata ish-anėtarėve tė SS(O.D.E.SS.A)




Me termin ODESSA ose me saktė O.D.E.SS.A. (gjermanisht Organisation Der Ehemaligen SS-Angehörigen), shqip (Organizata ish-anėtarėve tė SS), i referohet njė rrjeti e pėrbėrė nga kriminelė lufte tė periudhės naziste tė arratisur.

Ėshtė organizuar rreth fundit tė luftės sė dytė botėrore nga njė grup ish-funksionarėsh tė SS dhe me ndihmė e subjekteve tė tjerė pėr tė ndihmuar nė arratisjen e udhėheqėsve nazistė nė tė shumtėn e rasteve drejt Amerikės Latine. Koncepti i njė strukture organike dhe unitare e pėrkushtuar pėr shpėtimin dhe mbulimin e kriminelėve tė SS e quajtur ODESSA, u bė e njohur nė vitin 1972 fal suksesit tė madh tė arritur nga romani i shkruajtur nga Frederick Forsyth me titullin Dossier ODESSA, realizuar dhe si film nė vitin 1974 me tė njėjtin titull.

Nė pranverėn e vitit 1946 njė ushtarak amerikan i dorėzon Simon Wiesenthal njė zarf tė sekuestruar njė koloneli tė SS, i burgosur nė njė burg austriak. Nė zarf gjendeshin disa dokumenta ndėr tė cilave njė dokument vėrtetonte proēes-verbalin e njė bashkėbisedimi tė bėrė nė gushtin e 1944 nė Hotel Maison Rouge tė Strasburgut.

Nė kėtė bashkėbisedim merrnin pjesė mbreti i qymyrit Emil Kirdof, ai i ēelikut Fritz Thyssen, Georg von Schnitzler i IG-Farben, Gustav Krupp banikeri nga Kėlni dhe zėdhėnsi i Volkswage, ai i Siemens dhe ai i Röchling. Gjithashtu nė kėtė takim ishin dhe delegatėt e Martin Bormann, Albert Speer, Wilhelm Canaris, gjithėsej 77 burrat me tė spikatur dhe mė tė rėndėsishėm tė politikės dhe ekonomisė se Gjermanisė naziste kryen mbajtėn njė mbledhje e cila zgjati dy ditė.

Nė pėrfundim tė mbledhjes u vendos pėr propozimin e Bormann, financimi i arratisjes tė hierarkėve nga bizesmenėt, kėta do tė ruanin e administronin tė gjitha kapitalet. Kjo gjė veē shpėtimin tė jetės sė nazistėve, do tė mundėsonte rikrijimin e Rajhut tė Tretė nė njė vend e nė njė kohe qė do caktohej nė njė moment tjetėr. Gjithashtu evitimin e sekuestrimit tė kapitaleve tė fituara nga kėta bizesmen gjatė periudhės sė luftės e cila dukej qė po shkonte drejt humbjes.

Operacioni ishte i menjėhershėm, shuma tė medha kapitalesh u transferuan nė shtete neutrale si Zvicra, Spanja, Turqia, Argjentina e Paraguai. Me kapitale gjermane u krijuan nė njė kohė shumė tė shkurtėr shumė shoqėri tregtare.

Sipas njė raporti tė vitit 1946 tė Departamentit tė Thesarit tė SHBA shoqėritė qė u krijuan ishin 750, 112 nė Spanjė, 58 nė Portugali, 35 nė Turqi, 214 nė Zvicėr, 98 nė Argjentinė dhe 233 nė vende tė ndryshme tė botės. Nė shumė pak kohė ODESSA ngriti nė kėmbė aktivitetin e saj dhe nėpėrmjet korrierėve tė saj arriti tė kalojė nė mėnyrė klandestine njerėzit e SS.

Ratline (udha e minjve)

ODESSA pėrshkonte rrugėn e manastirėve, njė rrugė e quajtur edhe udha e minjve, pėergjat kufirit italian e austriak gjėndeshin shumė kisha e manastire, kėto shfytzoheshin me ndihmėn dhe tė klerikve tė cilėt ishin anti-komuninist, pėr ti fshehur klandestinėt e SS nė shtėpi tė sigurta klerikėsh. Njė ndihmė tė veēantė kanė dhėnė franēeskanėt tė cilit i fshihnin nga njė manastir nė tjetrin. Vatikani ka patur njė rol tė veēantė nė ndihmėn ndaj kriminelėve nazistė.

Disa nga tė arratisurit

Heinrich Müller drejtuesi i Gestapos dhe shumė tė kėrkuar tė tjerė dyshohet tė jenė arratisur nė kėtė mėnyrė. Disa tė arratisur tė tjerė si Adolf Eichmann, Josef Mengele, Erich Priebke, Klaus Barbie, arritėn tė fshiheshin nė Amerikėn Latine, e u dekonspiruan e arrestuan pas shumė vitesh. Numri i tė arratisurve me ndihmėn e kėsaj organizate mendohet tė jetė 5.000 pjesėtar tė SS.
Disa nga kėta korrierė u infiltruan edhe nė rradhėt amerikane duke punuar si shofer kamionash ushtrie, i fshihnin pas nė rimorkio klandestinėt dhe e kalonin pa vėshtirsi kufirin austriak. Rruga e klandestinitetit ishte e llogaritur nė ēdo detaj dhe me njė siguri tė hekurt, gjatė internerarit kishte disa grupe tė ODESSA tė cilit i prisnin por asnjė nga kėto grupe nuk e dinte se ku ndodhej grupi tjetėr. Destinacioni i tyre ishte Zvicra, nga ku mė pas me aviona linje civile arrinin ne Lindjen e Mesėme ose nė Amerikėn Latine.
[size=15.6][/size]
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriminele te medhenj qe kane ndikuar ne histori

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi