Fakte tė rralla pėr jetėn e Napoleon Bonapartit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fakte tė rralla pėr jetėn e Napoleon Bonapartit

Mesazh  Agamemndon prej 19.02.14 14:39


Fakte te rralla per jeten e Napolon Bonapartit




Njeriu qė ėshtė cilėsuar si strategu mė i madh ushtarak qė ka pasur bota. Por edhe si njė njeri qė ndryshoi rrėnjėsisht rendin dhe historinė e Evropės. Ėshtė njeriu vizionar, luftėtar, ndonjėherė dhe kontrovers, qė sipas historianėve ka aftėsinė tė joshė turmat dhe tė sfidojė rendin ekzistues.


1. Napoleon Bonaparti lindi nė Ajacio tė Korsikės, nė njė familje aristokrate tė ardhur nga Toskana e Italisė. Ishte djali i dytė i Sharl Mari Bonopartit dhe i Maria Leticie Ramolinos. Ardhja e Napoleonit nė jetė erdhi vetėm njė vit pasi Korsika u pushtua nga francezėt. I ati i tij, avokat me profesion, ishte kundėr okupimit francez tė Korsikės.


2. Napoleon Bonaparti jetoi 51 vjet e 10 muaj e 11 ditė. Ai lindi mė 15 gusht 1769 nė Ajacio dhe vdiq mė 5 maj 1821 nė ishullin e Shėn Helenės, nė Britaninė e Madhe. Edhe pse pati njė jetė mjaft tė shkurtėr, ai ka qenė nga njerėzit qė ndryshoi rrėnjėsisht rendin evropian politik dhe social.


3. Napoleon Bonaparti ishte i gjatė vetėm 1. 52 metra, duke qenė kėshtu njė ndėr perandorėt mė tė shkurtėr nė historinė e Evropės. Por kjo ishte edhe njė tjetėr arsye e famės sė tij tė madhe.


4. Kur lindi perandori francez e kishte emrin Napoleone di Buonaparte, por mė pas ai e ndryshoi mbiemrin, duke e kthyer nė Bonaparte. Kėtė e bėri pėr t’i dhėnė mbiemrit tė tij njė theks sa mė francez.


5. Napoleoni kishte njė familje tė madhe dhe shumė femėrore. Pasi ai kishte njė vėlla mė tė madh se vetja dhe gjashtė motra. Vėllai i tij quhej Joseph, kurse motrat e vogla quheshin Lucien, Elisa, Louis, Pauline, Caroline dhe Jerome.


6. Atentatet ndaj Napoleonit nė atė kohė nuk ishin gjė e rrallė. Historianėt francezė si cilėsojnė si atentatet mė tė rrezikshme ndaj tij 16. Por gjatė gjithė karrierės sė tij, Napoleoni ka qenė nė shėnjestrėn e armiqve. Nė krye tė klasifikimit ėshtė atentati i vitit 1800, nė prag tė Krishtlindjeve, ku njė sasi e madhe eksplozivi shpėrtheu pranė karrocės sė tij, ku mbetėn tė vdekur disa njerėz.


7. Beteja e Vaterlosė ishte ajo qė i dha fundin Napoleonit. Nė qershorin e 1815-s, nė Vaterlo tė Belgjikės, dy fuqitė mė tė mėdha tė kohės, Anglia dhe Franca, u pėrgatitėn pėr betejėn finale. Dhe humbja nuk erdhi si rrjedhojė e strategjisė sė Napoleonit, por pėr shkak tė paaftėsisė sė gjeneralit francez, Grushi.


8. Napoleon Bonaparti gjatė karrierės sė tij drejtoi 72 beteja nė vende tė ndryshme tė Evropės. Njė numėr rekord ky duke pasur parasysh se vetėm njė numėr i vogėl betejash u humbėn. Ndėrsa fatale ishte vetėm njė ajo e Vaterlosė. Nėse Napoleoni shquhet si vizionar politik, e njėjta gjė mund tė thuhet dhe pėr artin e tij tė luftimit. Pėr teoricienėt e artit tė luftės, Bonaparti bėri revolucion dhe nė luftė.


9. Napoleoni ka qenė dy herė Perandor i Francės. Fillimisht ai drejtoi Perandorinė Franceze nga 20 maji i vitit 1804 deri nė 6 prill 1814. Dhe pėr herė tė dytė, ai e udhėhoqi Francėn nga 1 marsi 1815 deri nė 22 gusht 1815.


10. Napoleoni ėshtė cilėsuar si strategu mė i madh ushtarak qė ka pasur bota. Por edhe si njė njeri qė ndryshoi rrėnjėsisht rendin dhe historinė e Evropės. Ėshtė njeriu vizionar, luftėtar, ndonjėherė dhe kontrovers, qė sipas historianėve ka aftėsinė tė joshė turmat dhe tė sfidojė rendin ekzistues.


11. Nė dhjetor 1807 nė ushtrinė e Napoleonit u krijua regjimenti i shqiptarėve me 3254 luftėtarė, tė cilėt iu bashkėngjitėn atij duke e siguruar pėr besnikėri dhe nerv nė luftė. Arsyeja pėrse kėta luftėtarė u bėnė pjesė e ushtrisė sė Napoleonit ėshtė se ata kishin armiq edhe Perandorinė Osmane, por edhe Ali pashė Tepelenėn.


12. Historiani A.Bopp nė librin e tij “Napoleoni dhe shqiptarėt” tregon dhe pėr marrėdhėniet e Napoleonit me Ali Pashėn. Megjithatė, fakte tė reja tregojnė se Napoleoni i vlerėsonte shqiptarėt dhe tregonte njė interes tė veēantė pėr pozicionin gjeografik e strategjik tė Shqipėrisė. Madje pėr njė periudhė mjaft tė shkurtėr, vetėm nė muajin qershor 1806, ekzistojnė shumė letra tė shkruara prej Napoleonit rreth Shqipėrisė.


13. Pjesė tė rėndėsishme nga letrat e tij bėjnė fjalė pėr besimin ndaj Ali pashė Tepelenės. Napoleon Bonaparti shkruan: “Mbi dhuratat, pėr tė cilat kam akorduar 60 mijė franga, tė bisedohet me Marescalshi. Pėr kėtė shikoni dhe Pukėvilit dhe i theksoni, se, nėse Korfuzi bie nė duart e tij, nuk mund t’ia besonte mė mirė se sa Ali Pashės. Duhet qė letra dhe instruksionet e mia tė bėhen tė tilla qė tė mos kuptohen qartė nėse bie nė duart e agjentėve. Besoj se Ali Pasha shumė gjėra i bisedon dhe me Portėn e Lartė”.


14. Njė nga faktet mė interesante tė kohės ėshtė njė letėrkėmbim i gjerė mes letrash tė Napoleon Bonapartit dhe Ali pashė Tepelenės. Sipas studiuesve, korrespondencat mes tyre ishin ngrohta. Bonaparti i ofron atij ndihmėn ushtarake dhe njerėzore, por edhe kėmbimet ekonomike, diplomatike. Nga ana e tij edhe Aliu, i ofrohet Bonapartit qė do tė qėndrojė besnik nė marrėdhėnie, qė do tė jetė shumė i afėrm, qė do tė plotėsojė dėshirat e tij.


15. Thėnie mė e rėndėsishme pėr Ali pashė Tepelenėn dhe Napoleon Bonapartin ėshtė ajo e shkrimtarit tė madh francez, Viktor Hygo. “Si tigri pranė luanit, si shqiponja pranė skifterit, ashtu qėndronte dhe Ali Pasha pranė Napoleonit”, shkruan nė librat e tij njė nga shkrimtarėt mė nė zė francez tė tė gjitha kohėrave.


16. Pas miqėsisė vjen armiqėsia mes Napoleon Bonapartit dhe Ali pashė Tepelenės. Pasi pushtoi Italinė dhe kaloi mė nė Jug, Bonaparti pushtoi shtatė ishuj grekėt dhe nisi synimet pėr tė sulmuar Ballkanin. Kėtė e kuptoi Pashai i Janinės dhe veprimin e parė ishte kapja rob e njė gjenerali francez tė cilin e ekzekutoi.


17. Pija e preferuar e Napolonit ka qenė kafeja. Sipas historianėve pinė gjithmonė nė drekė dhe nė mbrėmje. Ndėrsa alkool shumė pak. Kishte vetėm njė lloj vere tė preferuar, “Lo chambertin”, nga e cila merrte sasi tė mėdha edhe kur ishte nė fushime ushtarake. Ndėrsa urrente ēdo lloj ilaēi qė mund t’i jepnin mjekėt edhe kur duhet t’i pinte pėr t’u shėruar.


18. Nė jetėn bashkėshortore Bonaparti cilėsohet nga historianėt si njė tradhtar i lindur. Kish njė filozofi ndryshe pėr besnikėrinė. Ai e cilėsonte si tė ligjshme pėr njė sovran qė kishte aventura me zonjusha dhe gra tė shoqėrisė sė lartė tė Francės. Nė kėtė pikė kishte vetėm njė kusht. Nė asnjė mėnyrė gruaja e tij e ligjshme nuk duhet tė merrte vesh asgjė pėr tradhtitė e tij.


19. Napoleoni u martua me Josephine de Beauharnais nė vitin 1796, kur ai ishte 26 vjeē. Ai adoptoi djalin e saj Eugene dhe pasi u kurorėzua mbret, edhe kushėririn e saj Stephanie. Mė pas ai i martoi kėta me vajza nga familjet mbretėrore tė Evropės. Napoloni i njohur si njė njeri qė i donte shumė femrat, u nda nga Josephine me konsensus dhe nė vitin 1810 u martua me princeshėn e Austrisė, Marie Louise. Ēifti pati njė djalė, qė u quajt Napoleon Francis Joseph Charles (1811–‘32), i njohur qė nė lindje si Mbret i Romės. Djali i Napoleonit nuk pati pasardhės.


20. Por Napoleoni ka pranuar edhe se ka pasur dy djem tė paligjshėm. Njėri quhej Charles Leon dhe vdiq nė vitin 1881. Kurse tjetri ishte konti francez, Alexandre Colonna-Ėaleėski, (1810-‘68), tė cilin e kishte lindur kontesha Marie Ėaleė. Por veē kėtyre, Napoleoni ka pasur tre fėmijė tė tjerė tė paligjshėm.


21. Napoleoni njihej si njė adhurues i femrave dhe i dashurisė. Veē dy grave ka pasur edhe pesė tė dashura tė njohura botėrisht. Me kėto gra ai veē historive tė dashurive kanė lėnė pas edhe disa pasardhės. Janė gjetur shumė nga letrat qė Napoleoni u dėrgonte tė dashurave tė tij. Njė ndėr dashuritė mė tė mėdha tė jetės sė Napoleonit ishte Marie Walewska, njė konteshė e bukur polake qė Napoleoni e takoi kur pushtoi Varshavėn, mė 1807. Ata patėn njė djalė, Aleksandrin, i cili nė vitin 1810 u njoh legjitimisht nga Napoleoni. Nga tė gjitha tė dashurat e tij, vetėm Walėska e vizitoi Napoleonin nė ekzilin nė Elba.


22. Historianėt dhe ushtarakėt e kanė cilėsuar si strategun mė tė madh ushtarak qė ka jetuar ndonjėherė, duke e vėnė atė mbi Jul Ēezarin dhe Aleksandrin e Madh. Kur Wellingtoni ėshtė pyetur se cili ka qenė strategu mė i madh, ai ėshtė pėrgjigjur: “Nė kėtė kohėn, nė kohėn e lashtė, nė ēdo kohė, Napoleoni”.


23. Qysh nė moshėn nėntėvjeēare Napoleoni u regjistrua nė kolegjin nė Francė, nė tė cilin u arsimua dhe u edukua sipas sistemit francez, megjithatė, kjo nuk ndryshoi gjė nė temperamentin e tij korsikan. Pesė vjet mėsoi nė kolegjin ushtarak nė Brien, pastaj njė vit nė Akademinė Ushtarake nė Paris. Nė moshėn gjashtėmbėdhjetė vjeēare ai kreu Akademinė si njė ndėr mė tė mirėt, dhe nė kėtė mėnyrė iu dha grada e nėntogerit artilerik. Ai lexonte vazhdimisht dhe po ashtu merrej intensivisht me materiale nga fusha e strategjisė dhe taktikės.


24. Qysh kur ishte nėntoger ai u bė shok i afėrt me Augustin Robespierin, ithtar besnik dhe anėtar i masonėve. Augustini e lidhi atė me vėllanė e tij mė tė vjetėr, diktatorin e njohur Maksimilian Robespierin. Mė pas Napoleoni filloi shumė shpejt tė pėrparojė: U bė komandant batalioni, pastaj kryeadjutant, komandant brigade dhe gjeneral brigade.


25. Bonaparti ėshtė sa njė figurė historike aq edhe njė legjendė e vėrtetė. Ėshtė e vėshtirė t’i ndash kėto tė dyja nga njėra-tjetra. Jeta e kėtij gjeniu ushtarak, por edhe burrė i madh shteti, bėnė qė tė shpėrthejė imagjinata e shumė shkrimtarėve, regjisorėve tė prodhimit tė filmave dhe dramaturgėve tė mėdhenj, tė cilėt nėpėrmjet veprave tė tyre kanė krijuar legjendėn e Napoleonit.


26. Qė nė kohėn kur ishte kapiten i artilerisė, Napoleoni u dallua si strateg i madh. Falė talentit tė tij, kėshtjella nė qytetin e Tulonit, qė ishte rrethuar nga ana e forcave tokėsore e detare britanike, tė binte shumė shpejt nė duart e francezėve. Pėr artilerinė Bonopart ishte fitorja e parė nė karrierėn ushtarake qė sapo kishte nisur.


27. Idhulli i Napoleonit ishte Jul Ēezari. Nėn shembullin e perandorit romak, perandori i Francės do tė pushtonte mė pas mė shumė se gjysmėn e Evropės. Napoleoni kishte njė art tė veēantė nė bėrjen e ushtrisė pėr vete. Hipur mbi kalin e tij, ditėn dhe natėn, ai luftonte pėrkrah ushtarėve nė sheshbeteja pėr tė arritur gjithmonė fitoren, por edhe pėr t’u dhėnė zemėr dhe moral ushtarėve.


28. Nė rininė e tij njė ndėr fushatat e tij mė tė suksesshme ishte ajo nė Itali, megjithėse pas saj ai u arrestua dhe u burgos. Menjėherė pas lirimit nga burgu, Napoleoni duke qenė se nuk kishte ndonjė detyrė, mendoi qė t’u bashkohej forcave turke apo ndonjė ekspedite detare qė shkonte nė Australi. Nė fillim ai u pa me dyshim, me syrin e mosbesuesit, por duke u mbėshtetur nė aftėsitė ushtarake tė gjeneralėvė tė vjetėr, filloi tė arrinte sukses pas suksesi.


29. Ngjitja e tij, si njė meteor i vėrtetė, bėri qė tė shokohej jo vetėm Franca, por tėrė Evropa. Fushatat e tij ushtarake bėnė qė tė trembej bota dhe tė tronditej stabiliteti i saj. Napoleoni ka qenė njė ndėr komandantėt mė tė mėdhenj nė histori. Ai ėshtė portretizuar si njė pushtues qė kurrė nuk ndjente tė ngopur, megjithėse kurrė nuk ėshtė pranuar nga ai vetė.


30. Shpesh Napoleoni ka argumentuar se ishte duke ndėrtuar njė federatė tė njerėzve tė lirė nė njė Evropė tė Bashkuar. Sipas tij, kjo e fundit duhej tė qeverisej nga njė qeveri liberale. Nėse ky ishte qėllimi i tij, ai synoi qė ta arrinte kėtė, duke e pėrqendruar pushtetin vetėm nė duart e tij.


31. Duhet theksuar se nė krijimin e shteteve Napoleoni mbėshtetej, sė pari, nė hartimin e kushtetutės sė tyre, nė ligjet pėr funksionimin sa mė tė mirė tė shtetit, zhdukjen e feudalizmit, krijimin e njė qeverie eficiente, zhvillimin e arsimimit, shkencės, letėrsisė dhe arteve. Kodet e rinj ligjore tė miratuara nga ana e tij, 7 nė numėr, pėrfshijnė edhe disa nga liritė e fituara nga populli francez gjatė revolucionit.


32. Pjesa mė e famshme e kodeve tė hartuar nė kohėn e Bonapartit, ėshtė Kodi i Napoleonit, ose i quajtur ndryshe Kodi Civil. Pėr t’u theksuar ėshtė se, aktualisht po ky kod formon bazat e ligjit civil francez. Pėr herė tė pare, nė fushėn administrative, ai krijoi prefekturėn si pjesė e qeverisė.


33. Opinioni i vetė Napoleonit pėr karrierėn e tij cilėsohet mė mirė nė kėtė citat: “Unė mbylla gjirin e anarkisė dhe solla rregull. Unė shpėrbleva meritėn, pavarėsisht prejardhjes sė gjakut, ose pasurisė, kudo ku e gjeta. Unė e rrėzova feudalizmin dhe solla barazinė pėr tė gjithė, pavarėsisht besimit fetar dhe pėrpara ligjit. Unė luftova monarkinė e vjetėrsuar tė Regjimit tė Vjetėr, sepse rruga tjetėr ishte shkatėrrimi i gjithė vlerave tė Revolucionit. Unė dlirėsova Revolucionin.”


34. Ndėr luftėrat qė Napoleonit i kushtoi mė rėndė se tė gjitha ishte lufta e tij me Rusinė. Pasi cari rus, Aleksandėr, nuk pranoi bllokadėn franceze pėr Anglinė, Napoleoni i shpalli luftė Rusisė. Ai arriti deri nė Moskė, tė cilėn e dogji tė gjithėn, por kur u kthye nė Francė ushtria e tij ishte e pėrgjysmuar. Arsyeja kryesore e kėtij dėshtimi ishte dimri i acartė rus.


35. Napoleoni u kurorėzua si Perandor i Francės mė 2 dhjetor 1804. Ai mbretėroi nga 20 marsi 1804 deri nė 6 prill 1814. dhe pėr herė tė dytė nga 1 marsi i vitit 1815 deri nė 22 gusht 1815. Ai ka mbajtur edhe titullin si Konsull i Parė i Francės.


36. Kundėr Napoleonit, shtetet evropiane kanė ngritur, jo pak, por plot gjashtė koalicione. Duke parė edhe kohėn e shkurtėr tė mbretėrimit tė tij, ky numėr koalicionesh ėshtė konsideruar mjaft i madh.


37. Napoleoni kulmin e suksesit tė tij e arriti nė vitin 1810, kur pothuajse e tėrė Evropa u bė e tij. Tė gjitha shtetet e nėnshtruara i qeveriste familja e tij. Gjatė kėtij viti ai u mor mė shumė me hartimin e ligjeve tė reja pėr perandorinė dhe planet ushtarake tė mėtejshme.


38. Napoleoni nė ujdhesėn Shėn-Elena pati kohė tė mjaftueshme qė tė mendojė dhe ta vlerėsojė tėrė jetėn, si dhe tė gjitha aktivitetet e tij. Pėrfundimin e kėtyre mendimeve e shprehu nė testamentin e vet, ku i jep kėshilla dhe mėsim djalit tė tij, tė sintetizuar nė fjalinė vijuese: “Tė sundosh, kjo do tė thotė t’i lartėsosh dhe tė pėrhapėsh moralin, arsimin dhe lumturinė”.


39. Napoleoni e donte shumė shtypin, por edhe aq shumė ia kishte frikėn atij. Nė njė shprehje lapidare ai ka thėnė: “Mė shumė frikė kam nėse mė vihen tre gazeta kundėr, se sa njėmijė bajoneta”.


40. Figura e Napoleon Bonapartit ka frymėzuar gjatė kohėrave mjaft njerėz tė kulturės e artit, tė cilėt shihnin tek ai mishėrimin e lirisė sė popujve apo njė tiran tė egėr, njė strateg tė pamundshėm apo njė njeri tė mundur nga historia.


41. Napoleoni, jo vetėm tan,i por edhe gjatė perandorisė sė tij u kthye nė njė mit letrar. Pėr asnjė personazh historik transformimi nė njė mit letrar nuk qe kaq i shpejtė e insistues. Mjaft intelektualė evropianė i pritėn me entuziazėm fushatat ushtarake tė Napoleonit, pasi shihnin tek ato pėrmbushjen e idealeve tė revolucionit, vendosjen e lirisė e drejtėsisė.


42. Fillimisht raporti i Bonapartit me intelektualėt e botėn e kulturės qe i mrekullueshėm, pasi ai pati aftėsinė tė bashkėjetonte si me ideologjinė imperiale ashtu dhe me trashėgiminė e Robespierit. Napoleoni joshi inteligjencėn e kohės e po nė tė njėjtėn kohė u kthye nė njė persekutor tė tyre, sapo ata zbuluan arsyet e ambiciet e tij pėr pushtet.


43. Ludvig Van Bethoven mė 1804 pėrfundon Simfoninė e tij tė Tretė e ia dedikon Napoleonit, nė dorėshkrimin origjinal nėnshkruan “Bonaparte”. Po mė 1804 Napoleone proklamohet “Perandor i Francės” e kompozitori i madh reagon mjaft i indinjuar: “As ky nuk ėshtė gjė tjetėr veē njė njeri i zakonshėm… Tashmė do tė shkelė tė gjitha tė drejtat e njerėzimit e do tė ndjekė vetėm atė tė ambicies …do tė vihet mbi tė gjithė e do tė kthehet nė njė tiran…”.


44. Mjaft i veēantė ėshtė imazhi i Napoleonit nė veprėn e Tolstoit “Lufta e Paqja”, mbaruar mė 1869, e publikuar mė 1878. Leon Tolstoi pėrmbys mitin e romantik tė njeriut tė jashtėzakonshėm duke e konsideruar Napoleonin njė “marionetė” nė duart e fatit e zvogėlon lavdinė e tij tė themeluar nga padrejtėsitė e nga mohimi i ēdo tė drejte njerėzore.


45. Testamentin e tij Napoleoni e mbyll nė kėtė mėnyrė: “Pas vdekjes sime, e cila nuk ėshtė shumė larg, dėshiroj ta hapni trupin tim… Dėshiroj ta nxirrni zemrėn time, ta vini nė shpirto dhe ta ēoni nė Parmė te e dashura ime Maria Luiza… Ju preferoj ta kontrolloni barkun tim shumė me kujdes. Pėr kėtė tė bėni raport tė saktė dhe tė hollėsishėm dhe t’ia jepni djalit tim… Ju porosis qė tė mos lėshoni asgjė nė kėtė shqyrtim”.


46. Napoleoni vdiq mė 5 maj 1821 nė duart e priftit Ange Vignali. Ai kishte kėrkuar tė varrosej nė brigjet e Senės, por u varros nė “luginėn e shelgjeve” tė ishullit tė Shėn Helenės nė njė varr tė pashėnuar.


47. Vetėm nė vitin 1840 Franca mori nga Britania eshtrat e Napoleonit, duke i bėrė mė 15 dhjetor tė atij viti njė varrim madhėshtor dhe njė varr ashtu siē e meritonte. Varrin e tij deri tani e kanė vizituar me qindra milionė njerėz.


48. Pėr vdekjen e Napoleonit tashmė ka njė debat tė madh mes historianėve. Shumica e tyre, duke u bazuar nė faktet e reja qė kanė dalė nė dritė, janė tė mendimit se ai u helmua nga anglezėt duke u hedhur sasi tė vogla arseniku ēdo ditė nė ushqim, gjė qė solli dhe vdekjen e parakohshme.


49. Trupi i tij u soll nė Francė vetėm nė vitin 1840. Ceremonia e funeralit tė tij mbahet si njė nga mė tė mėdhatė e kohės. Trupi i tij u ruajt me solucionet tė veēanta, u vesh uniforma dhe u ekspozua disa ditė. Ndėrsa mė pas u vendos nė Panteon.


50. Napolon Bonaparti edhe pse njeri i madh, sipas studiuesve, ishte shumė larg tė qenit aristokrat. Nė shumė prej kujtimeve sillen momente kur ai ishte me miq tė ndryshėm nė tavolinė. Nuk i pėlqenin rregullat e ngrėnies dhe njė vakt i tij shkonte deri nė 10 minuta. Ndėrsa jo gjithmonė preferonte pirunin pėr tė marrė ushqimin.


avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


231


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi