Skėnderbeu sipas legjendave popullore

Shko poshtė

Skėnderbeu sipas legjendave popullore

Mesazh  Zattoo prej 18.02.14 10:55

Perceptimet popullore mbi Heroin Kombėtar tė mbledhura nga studiuesi Dhosi Liperi shumė dekada mė parė dhe krahasimi i tyre me faktet e nxjerra nga burimet historike. Si ndodhi robėria dhe rikthimi, nga doli stema…

MITOLOGJIA SKĖNDERIANE

   Ngjarja - Komandanti i ushtrisė turke lajmėroi Sulltanin se nandė vocat e Xhon Kastriotit i preva e ka met sall nji voc, ma i vogėli. Sulltani dha urdhėn: Ma bini kha. Edhe ja ēuen ku ka qanė m’at’ kohė Sulltani

   Kthimi - Prindėrit i dėrgojnė njė letėr Skėnderbeut nė Turqi, duke pėrdorur pėr korrier njė lypės. Letra shkruante: “Tė kėrkon veni kha, prandaj tė vijsh nė Shqipné”. E Skėnderi erth nė Shqipné e ja shkei Turqies

   Stema - Skėndėrbeu, me qėllim qė t’i friksonte Turqit, mblodhi njė tufė tė madhe me dh.. dhe nė brirėt e ēdo dhije vuri nga njė qiri tė ndezur dhe i lėshoi natėn nga mali nė drejtim tė Turqėve, qė ishin nė buzė tė detit




Skėndėrbeu simbas legjendavet ka qėnė sak nė Turqi, i marrė peng prej Sulltanit, bashkė me tė vėllezėrit. Sulltani si e pa kėtė qė ishte i vogėl dhe shumė i shkathėt e i squėt, nuk e prishi si tė vėllezėrit, po e futi nė shkollė dhe e mėsoi dhe e rriti si djalin e tij. Ai ja vuri dhe emrin Skėndėrbe. Kėshtu mė janė pėrgjigjur shumė fshatarė qė kam pyetur, qė para shtatorit 1934 e gjer tani vonė, nė shumė krahina tė Shqipėrisė sė Mesme. Dhe nuk e kuptoj dot origjinėn e kėtij besimi: Ky besim ėshtė sosur gojėpasgoje gjer mė sot, qysh kur Ai ka qėnė gjallė apo ka ndonjė lidhje me variantin pėrkatės tė Barletit. Fjala vjen, tė vėrtetėn, pėr tė cilėn na flet kallėzonjėsi, nga kush e ka dėgjuar? A mund ta ketė marrė nga historia nė atė kohė?

Mbi robėrimin e tij mė ka folur muratori Kamber Sula, nga Tėrnova e Zerqanit tė Dibrės, qė tani banon nė Tiranė. U takova rastėsisht nė Vorė mė 10 tetor 1959, ku ai po kthehej nga Tirana, pėr nė Milot, ku punon. Atje Kamberi pati mirėsinė e mė foli kėshtu fjalė pėr fjalė:

Skėndėrbegju ka qėnė i dheti vėlla, siē e kemi me tė nigjume prej tė vjetrish dhe ka qėnė mė i vogli fare. Tė nandė vėllazėrit e Skėndėrbegjut luftuan randė me Turqnin, ene ja preu nė luftė Turqia. Meti sall Skėndėrbegju qė quhesh matėhere Xherxh Kastrioti, kalamai i vogėl.

Komandanti i ushtrisė turke lajmėroi Sulltanin se nandė vocat e Xhon Kastriotit i preva e ka met sall nji voc, ma i vogėli.

Sulltani dha urdhėn: Ma bini kha. Edhe ja ēuen ku ka qanė m’at’ kohė Sulltani.

Sulltani kur e pa se ai voci ishte i vocėrr 3-4 vjeē, e i zhdėrvjelltė e majti edhe e futi nė mejtep. Ja ndroi edhe emnin edhe ja vuni Skėndėrbe.

Kam dhe pak tė dhėna tė tjera, kėto:

Noel Lazri, nga Bllana e Lezhjes, mė 18.9.1964, mė ka thėnė:

Skėndėrbegun, kur ishte i vogėl e muer Turkia vet i tretė vėlla nė, Stamoll. Dy vllaznit e ti q’ishin ma tė mėdhoj i preu Turku, po kit qi nuk dite me kuptue gja, e la ene e futi nė shkollė. Kur maroi shkollėn e provoi me luftė ene Skėndėrbegu duėl shum’ i fortė; kudo q’e ēonte Mreti, i ecte lufta.



LETRA E S’EMES

Prindrit e Skėndėrbeut e muarėn vesh se i biri i tyre i vetėm qė mbeti gjall, Gjergji, gjėndej nė Edrene, pranė Sulltanit, i cili e mbante si djalė tė vet me gjithė tė mirat; me interes tė madh po dėgjonin dhe pėrparimet e mėdha qė bėnte, pėr fitoret e shkėlqyera qė korrte e pėr famėn e madhe qė mori; po dėshpėroheshin nė vėnd qė tė gėzoheshin, se nuk e besonin qė t’i kujtonte ai mė, tė kishte mall pėr ta e t’i lirte gjithė ato tė mira e tė kthehej nė Shqipėri. Prandaj e ėma vendosi t’i dėrgonte njė letėr e t’i shprehte mallin e saj e dėshirat e flakta; ta pėrgjėronte qė tė kthehej nė vėndin e tij e ta ēlironte kėtė.

Po si t’ja dėrgonte? Kishte frikė se mos zbulohej letra e virte nė rezik jetėn e tij. Prandaj ja nisi me njė njeri, qė s’mund tė birte nė sy, me njė lypės. Ajo grua ishte shum’e zgjuar e guximtare dhe e urtė.

Ja si m’u shpreh Ago Lekaēi, nga Allejbegia e Dibrės sė Epėr pėr kėtė problem, kur e takova nė Topojan tė Dibrės mė 4 gusht 1954:

E ėma e Skėnderit, me njėa njeri qė shkoi tuj lipė derė mė derė njer nė Stamoll, i ēoi nji letėr Skėnderit e i shkruante: “Tė kėrkon veni kha, prandaj tė vijsh nė Shqipné”. E Skėnderi erth nė Shqipné e ja shkei Turqies.

Kjo legjendė ka rėndėsi edhe pėr mėnyrėn e dėrgimit tė letrės, me anėn e njė lypėsi, i cili nuk mund tė binte nė sy pėr keq e tė pikasej kėshtu shėrbimi i tij. Ky mjet dėrgimi tregon fshehtėsin’e lidhjes sė Skėndėrbeut me prindėt e tij e me krerėt e tjerė tė Shqipėrisė.

KTHIMI i SKĖNDĖRBEUT

Rasti qė pritte Skėndėrbeu, erdhi pas ca kohe.

Sulltani e shkeli Shqipėrinė po nuk i shtronte dot shqipėtarėt. Kėta, duke mos duruar robėrinė nuk pushonin sė bėri kryengritje pas kryengritjesh, sidomos nė Dibėr. Ai dėrgonte ushtėri tė forta, po kėto thyheshin e pashallarėt ktheheshin tė turpėruar. Nuk ja dilnin dot Moisiut e Golemit edhe trimavet tė tyre shqipėtarė. Mbreti i turqėvet nuk dinte ē’tė bėnte dhe ishte nė hall tė madh, kur vjen Skėndėrbeu e i thotė:

-Or babė! Mė dėrgo mua nė Shqipėri, se unė do ta shtroj Dibrėn e gjithė arnautllėkun, siē kam shtruar Anadollin dhe Arabistanin. Unė tė kam dhėnė prova tė gjalla tė zotėsisė e besnikėrisė sime.

Sulltani nuk donte nė fillim, po mėsėfundi kandisi, se nuk e besonte qė ky tė mbante mėnt prindėrit e tij e Shqipėrinė, as qė mund tė hidhte poshtė nderet e lavdinė qė kishte nė Turqi. U detyrua dhe nga fakti se vetėm ky ua delte mbanė ndėrmarjeve ushtarake tė vėshtira.

Tani tė shofim si mė tha shoku Kamber Sula mė 10 tetor 1959, nė Milot. Ai ndėr tė tjera mė tregoi:

“Skandėrbegju, u rrit e ba burrė edhe duel i zgjuet shumė edhe u dallote nė luftrat e Sulltanit, gjithėkund kį Arabia e kah s’e di unė. Po nė Dibėr po valote lufta prej Mozeut e prej Golemit tė Dibrės. Sa pashallarė qė i dėrgonte Sulltani nė Dibėr tė tanėt humeshin.

Njė ditė Skėndėrbegju i thotė Sulltanit qė tė mė dėrgosh mua nė Shqypné, se unė i baj istihak, dmth, tarbjet. Edhe Sulltani e dėrgoi me ushtre.

Skėndėrbegju sė pari erth nė Prizren, e manej ra nė Lumėz, e sė mrami ra nė Kastriot. Kur ra nė Kastriot erdhi ke njė krue me ujė. Aty gjeti do gra tue mush’ujė. Nė mes tė atyne grave ka pasė qanė edhe nji plakė. Ato grat e reja e cucat u largjun prej friket tė nizamit turkut. Por ajo plaka nuk u largue prej kronit.

I thotė Skėndėrbegju: Largjoju moj plakė se do tė penė ujė nizami.

Ajo plaka priti e i tha: Nuk largohem prej kronit se nandė djelm m’i preu Sulltani e tė dhetin, voc tė vocėrr, ma muer prej krahnorit tem.

Bani ēudi Skėndėrbegju edhe u bind ene i u ul kalit poshtė edhe i thotė asaj plakės: Hajde pak ma kahnej, u hoq mėnjanė qė tė mos e shifshin; e Plaka iu afrue e u largjuen tė dy prej rreshtit tė ushtresė, qė pente ujė nė kruė. Edhe i thotė plakės:

“Ēfar i ma mėnt ati gjalit qė tė ka marrė Sulltani?”

Unė i maj ment nji pullė tė zezė nė krahin e manjtė.”

M’at ēast Skėndėrbeu u xhvesh dhe i tregoi pullėn q’e kishte nė krahin e manjtė dhe i tha:

“Unė jam gjali yt, unė!”

Ajo priti e i tha:

-Tej je Gjergji gjali em! E i u hoth me lot pėr faqe ene e pėrqafoi. Matėhere e kuptoi Skėndėrbeu se kishte pasė qėnė prej Dibre e se Sulltani i kishte pre tė nandė vllaznit e tij.

Mas kėtyne fjalėve i tha plakės:

-“Shko mė prit ke shpija”. Dhe nizamit i dha urdhėn me kurdisė ēadrat pėr me nejtė aty. Edhe do tė shkoj fullakat tė rtej nė njė kasolle kėtu e do tė kthehem nė mėngjes tu’ dalė drita. Edhe gjithė natėn nejti pa futė gjumė nėr syt me nanėn e me babėn e vet. Edhe filloi tu’ hapė lajmin nė popull se unė jam i jueji e s’jam i Sulltanit ma.

Edhe kshtu ja ktheu Sulltanit e filloi luftėn me ta.

Unė ta kam dėftuar siē’e kam dėgjuar para 40 vjetėsh prej pleqėsh tė qėmoēėm qė kanė qanė 120 vjeē dhe e bisedonin kėt muhabet, e unė kam qanė voc dhetė vjeē.

Shėnim: Ēka na thotė muratori mbi kthimin e Skėndėrbeut nuk pėrkon me historinė nė kėto pika tė rėndėsishme, tė cilat ai po i shpreh kėshtu: Nė Dibėr luftonin Mozeu e Golemi (dy persona dhe jo njė i vetėm); Skėndėrbeu kėrkoi vetė nga Sulltani ta shtronte Dibrėn dhe arriti nė Kastriot me anėn e Prizrenit dhe Lumės; e gjeti t’ėmėn nė krua, i u diftua kėsaj dhe pregatiti kryengritjen; dhe tė jatin e gjeti tė gjallė.

Qėndrimin e s’ėmės sė Skėndėrbeut kundrejt turqve, kur kėta ranė nė Kastriot e paraqet tė pikėllueshme, po trime e sypatrėmbur dhe me rastin e parė i shfryn komandantit turk mėrrin’e saj kundėr Sulltanit, i cili i vrau tė nėntė djemt’e saj e tė dhjetin, voc tė vogėl, ja rrėmbeu nga krahrori.

Po pėrsėritim ē’na thotė malėsori Ali Zejneli nga Urxalla e Macukllit tė Matit pėr kthimin e Skėndėrbeut e pėr shkakun qė e detyroi tė largohet nga Turqia:

Mreti i Stamolles nuk i dha mretllėk ene Skandėrbegju erth teposhtė e ra nė Shqypné. M’at’ here Mreti i Stamolles i u lėshue me luftė e i ra me top e me pushkė e me potere, ēi vloi tok’e truėll, njersa e ēkuli ga gjyteti, e Skandėrbegju ra nė Kruė e zu ven. Mreti i Stamolles mrapa i bediti Lek Dukagjinin, po s’un muni me e kapė, se Skandėrbegju ka qanė evlia ene e ruėte Zoti.

Simbas Noel Lazrit, nga Bllana e Lezhjes; kemi arsye tjetėr pėr kthimin e Skėndėrbeut:

Mrapa mreti i Turkies e ēoi Skėndėrbegun me shtru Shqipninė. Po Skėndėrbegu ra nė Shqipni me ushtrin’e Turkut ene mblodhi bajraktarėt e pleqt e Shqipnisė e i pyeti:

-Or Shqiptarė, a doni me kenė nė vedi a me ju sinu Turku?

-Jo, dona me kenė nė vedi, than’ata.

-E pra tė ngrinha e ti vejmė pushkėn Turkut.

-Po u pėrgjegjėn bajraktarėt e paria.

-A jeni me kėt besė? U tha pėrsėri Skėndėrbegu.

-Po, me emnin e Zotit, jemi!

Ene u ngritėn tė tanė e i vunė pushkėn ene e thenė ushtrinė turke ene e ēliruen Shqipninė.

Shėnim: Ėshtė pėr tė vėnė re se ky kallėzonjės prej Lezhje beson, si dhe Kamber Sula prej Dibre, se Skėndėrbeu u dėrgua prej Sulltanit pėr tė shtruar Shqipėrinė. Kėshtu beson dhe Nue Xhon Markaleka e tė tjerė.

Simbas Nue Xhon Markalekės, Skandėrbegu duel nė Shėngjin:

Skandėrbegu, me shumė daname e ushtri tė Turkies, erdhi nė Shėnjin. Kur mrreni nė Shėnjin, danamet me xhithė ushtrin’e Turkies i thkei dal, se u diftoi urdhnin e Sulltanit. Kėt urdhėn e kishte shkruė vetė Skandri e i kishte vu’ vulėn e Sulltanit. Vetė dul nė tokė e shkoi fill e nė Kruė. Edhe komandantin turk tė Kruės e rajti me njė shkresė qė kishte vulėn e Sulltanit. Komandanti iku dhe fuqin’e mur Skandėrbegu. Ky, me t’ikun komandanti, e ngriti popullin mė kamė edhe e pėrzuni ushtrinė turke. Kėshtu e liroi Shqipninė Skandėrbegu.

Shėnime: 1- Ėshtė pėr tė vėnė re pėrdorimi i emrit tė rrallė Skandri. Kėtė emėr e kam dėgjuar edhe nė Dibėr tė Epėr.

2—Unė besoj se dalja e Skėndėrbeut nė Shėngjin me daname ėshtė motiv i vjetėr, ndėrsa shkresa me vulėn e Sulltanit i ri, tė cilin e ka shpikur, si mendoj unė ndonjė prift, nė bazė tė tė dhėnave tė historisė tė Barletit. Kėshtu kanė hyrė dhe janė njazuar dy a mė tepėr motive tė kohėve tė ndryshme. Po motivi i shkresės me vulėn e Sulltanit…. Nė legjendat popullore, disa elementė tė pakėt kanė hyrė gjer nė ditėt tona. (Kthimi i Skėndėrbeut nė Shqipėri, Luftrat e tij nė Turqi….). Fshatarėt kanė dashur t’u gjejnė legjendave mbėshtetje dhe nė histori, fakt ky qė provon besimin e madh ndaj tyre. Krijimi e ndryshimi, i legjendavet, pra ka vazhduar gjer nė ditėt tona (Mark Llesh Pepa).

Simbas Mėhill Pllumit, nga Gallata e Kurbinit:

I ra asqerit nė pekė tė zhegut ene e theu; e vuni pėrpara nė Breg tė Mates ke Arrat e Vromit njer nė Kala tė Kruės; ene Kalan’e Kruės mat’here e zaptoi Skandėrbegu. Skandėrbegu mat’heret kishte pas’ikė prej Turkiet e kishte pas ra nė Shqipne e bani luftė pėr atdhen’e vet e i zhduku turēit.

Simbas Gjergj Skanės, nė Lurė, takuar nė Lajthizė mė 6 gusht 1955:

Kuajt me potkonj sėprapi, i mbathi Skėndėrbeu, simbas Gjergj Skanės.

“Kur iku Skandėrbegju prej Turqijet, ky i thotė Skandėrbegjut: “Tė dathim kualt e ti mathim opet por me potkojt pėrsėmbrapshti, t’u hipim e t’ikim pėr Shqypné. Ushtria turke do tė na kėrkojė pėrsėmbrapshti e s’ka me na xhetė e kėshtu do t’shpėtojmė ka turqit. Skandėrbegjut i pėlqeu ky mendim ene bani si i tha Xhin Skana ene shpėtuen ka turēit e ranė nė Shqipné”.

Simbas Said Veliut nga Homeshi i Dibrės:

Skėnderi ishte i vokėrr, kur e muer Turqia, ene hipi shkallė u ba xhenerall e i vodhi vulėn sekretarit tė Sulltanit. E bani vetė shkresė ene e vulosi ene ja ēoi komandantit pėrmi ushtrijet e ja ēoi. Skėnderi shkoi nė Bosnjė e mbloth ushtré e duel kha. Ene kėtu bani harp me ēendėr nė xhytet tė Bulēizės. Dibra me atė ka qanė.

Kalaja e Grazhdanit ka qanė e Venedikut para Skėnderit. Ene nė Saf Lukanj ka ba harp po ma fort nė xhytet”.

Ky plak i vjetėr na tėrheq vėrejtjen me konsideratėn e madhe qė ka pėr Bosnjėn e me pėrshkrimin e peripecive tė Kordhėtarit.

Shumica besojnė se Skėndėrbeu ėshtė dėrguar, nė Shqipėri, prej Sulltanit.



PORTRETI I SKĖNDĖRBEUT

Ali Zejneli, njatė ditė qė isha nė shtėpi tė tij, mė 22 gusht 1929, mė dha dhe portretin e Fatosit ose tė them mė mirė mė bėri prosopografinė e tij, e cila ėshtė fort e ēuditėshme dhe afėrmėnēe; e paraqet atė cok si pėrbindėsh e po e parashtroj tekstualisht:

S’ka pasė si Skandėrbegju nė dynja, se i kanė dalė brinja si kaprollit. Ka qėanė nishanlli nė botėt; si Ai asnjėa tjetėr. Skandėrbegju ka qėanė me brinja, me dy brinja nė lule tė ballit. Ka pasė ene fletė pėr nėnė sqetull. Mustaqet e zeza Skandėrbegju, mas fjalės sė vjetėr, i ka pasė mė njėanėn ané katėr pėllamė e mė tjetrėn katėr pėllamė tė mėdhoja, ēi ja kanė maot Skandėrbegjut. Kur luftonte Skandėrbegju i baonte syėt tė pėrxhakun ene ēitte dum prej gojet: ēaq i zoti ēi ka qėanė nė luftė. Ka pasė fuēi sa shtatė evliarė bashkė.

Ndėr kėta tipare tė jashtėzakonėshėm na tėrheqin fort vėrejtjen e madje na ēudisin shumė brirėt nė ballė tė Skėndėrbeut. Si ėsht’ e mundur tė dalin brirė nė ballė tė njeriut? Nė folklorin tonė a ekziston ky motiv absurd? Dhe nė qoftė se ekziston ėshtė i ri apo i vjetėr? Po shohim:

Kuptova se motivi i brirėve nė ballė tė njeriut ėshtė i gjallė nė folklorin tonė dhe u binda sidomos pas vitit 1956, kur dėgjova me veshėt e mij tė flitet pėr njė malėsor injorant, i cili, kur doli partizan, njėrin prej heronjve tė luftės sonė legjendare e pandente se kishte brirė nė ballė… dhe nė janar tė vitit 1962, njė dibran prej sidhne, Ali Suf Krashi, qė erdhi mik nė shtėpinė time, mė tregoi se paskan jetuar edhe tre kreshnikė shqiptarė me brirė nė ballė, pas Skėndėrbėut nė kohė shumė tė vona, e paskan luftuar edhe kėta pėr liri kundėr batalioneve tė Turqisė. Dhe ja ē’mė tha fjalė pėr fjalė:

Lam Daci i Kalisė sė Lumės, kundėr Turkies, ka ēanė me brina nė Ballė; ene Nazif Grezhdani prej Grezhdani, kundėr Turkies, e Zeledin Seferi prej Luznie tė Dibrės, afėr Selishtės, kundėr Turkies, kanė ēanė me brina nė ballė. Jallah, si u dalin kėto brina kėtyne! I mshehin me njė kėsule tė madhe, tė bardhe, e nuk u shifen. Po kur t’u binte njė fashkare (shuplakė) qafės, atėhere vup u dalin brinat e njaten nji pash e me tė kapė me ato brina tė faekin… Dy tjerėt kanė qanė ma vonė, nė kohė tė Sulltan Hamidit….

Simbas fjalėve tė kallėzonjėsit kėta kreshnikė kanė jetuar e vepruar, para dhe pas Lidhjes sė Prizrenit; e kuptojmė se Nazifi e Zeledini kanė luftuar nė kohė tė Sulltan Hamidit. Ėshtė shumė interesante dhe mėshehja e dalja e brirėvet, qė na paraqitet si mekanizėm biologjik, i ngjashėm me atė tė kthetrave tė kafshėve, si fjala vjen luani e tigri. Kreshnikėt i mbanin mėshehur brirėt, po, si duket, i nxirrnin menjėherė, kur pėrlyfyteshin me armiqtė e tyre. Kėtė pėrkuptim do tė kėtė patur sigurisht dhe Ali Zejneli pėr brirėt e Skėndėrbeut.

Ali Zejneli, nė vrullin e entusiazmit tė tij, e imagjinon Skėndėrbenė si pėrbindėsh me brirė nė ballė, po nė tė vėrtetė kėta brirė janė vendosur nė pėrkrenaren e Atij dhe fshatarėt e buzės sė Detit, qė prej Ishmi gjer nė Shėngjin dhe tė Kurbinit dhe tė malėsisė sė Lezhjes me anė tė legjendash tė bukura na tregojnė dhe arėsyet pse Fatosi i ka ngulur ato nė pėrkrejsen e tij tė famėshme. Mė dy legjenda tė kėtilla, pėr fat rashė dhe unė mė 20 tetor 1960. M’i dha shoku Faslli Sinica, prej Devolli, i cili mė 1945 e 1946 ka qėnė komandant i batalionit tė ndjekjes dhe e ka dėgjuar nė katundin Laē tė Krujės tekstualisht:

“Njėherė n’atė kohė Turqit e rrethuan Skėndėrbenė me gjithė ushtrinė nė njė katund. Turqit kishin fuqi tė madhe dhe qė tė ēante rrethimin, Skėndėrbeu, qe e pa mundur.

Atėhere, ky siē ishte i rrethuar brėnda nė katund, mori njė cjap tė math e therri, e rropi dhe e veshi lėkurėn e tija. Katundarėt u thanė Turqėve: “Po na ngordhin bagėtia, na lejoni t’i nxjerrim tė kullosin”. Turqit i lejuan qė t’i nxirrnin bagėtinė, po bashkė me dhitė dolli dhe Skėndėrbeu duke ecur kėmba doras si dh.. me lėkurėn e cjapit veshur e si cjap me brirė. Turqit s’e pikasėn. Mirėpo Skėndėrbeu me tė dalė nga rrethimi pregatiti shpejt njė ushtri tė mirė, u ra turqėve prapa krahėve dhe i detyroi tė largohen. Kėshtu e shpėtoi ushtrin’e tij qė ishte e rrethuar”.

Nė njė katund tė Lezhės ka dėgjuar dhe kėto pėr stemėn e Skėndėrbeut:

N’ato kohė u afruan turqit me anijet e tyre pėr tė zbarkuar nė Shėngjin. Po Skėndėrbeu, me qėllim qė t’i friksonte Turqit, mblodhi njė tufė tė madhe me dh.. dhe nė brirėt e ēdo dhije vuri nga njė qiri tė ndezur dhe i lėshoi natėn nga mali nė drejtim tė Turqėve, qė ishin nė buzė tė detit. Turqit, duke parė gjithato drita qė po u turreshin, u frikėsuan fort dhe ikėn me anijet e tyre nga kishin ardhur. Kėshtu Skėndėrbeu e shpėtoi Shėngjinin dhe pėr kujtim tė asaj fitoreje, vuri pėr stemė brirėt e dhisė, se dhitė u dhanė datėn turqėvet”.

Pėrkrenarja e Skėndėrbeut, me brirėt e dhisė, i jep Heroit tonė, njė bukuri tė veēantė, njė origjinalitet e madhėshti njėkohėsisht, dhe i ka tėrhequr vėrejtjen e i ka ngjallur kureshtėn popullit tonė kurdoherė.

Aliu, nė pėrshkrimin e tipareve tė Skėndėrbeut, mė tha se Fatosi ka patur dhe fletė pėr nėnė sqetull. Kėtu po i biem shkurt, duke pėrfunduar se Skėndėrbeu, ka patur fletė pėr nėnė sqetull, qė hofte e fluturonte mal mė mal, e kep mė kep, me kalė e me mushkė, bile dhe me gomar, simbas njė besimi qė njihet tashmė dhe vėrtetohet me provat materiale tė gjurmėve tė kalit e tė mushkės tė ngulura nė shkėmb. Na bind pėr kėtė edhe Barleti, qė shkruan pėr fluturimet e tij. Na mbushet mėndja se legjendat popullore nė fillim e pėrfytyrojnė Skėndėrbeun si drangua, e kėshtu, mitologjia qė po krijonin, ata pėr Skėndėrbeun ka patur lidhje me mitologjinė e vjetėr shqipe. Kėshtu fshatari i thjeshtė prej Urxallės sė Macukllit tė Matit, po na del mbartės e zbulonjės i besimit popullor shumė tė vjetėr, e kėshtu fjala e tij ėshtė e saktė e ka rėndėsi tė madhe pėr Mitologjinė Skėnderiane.

Legjendat popullore na thonė se Fatosi ka kaluar me kalė e me mushkė nė shumė vėnde tė malėsisė, kep mė kep e ka fluturuar mal mė mal edhe gjurmėt e kafshės sė tij, tė rrasura nėpėr shkėmbenj na kanė mbetur gjer mė sot si prova tė gjalla e tregohen. Po kėto gjeste tė mbinatyrėshme, nė ē’baza i ka mbėshtetur imagjinata popullore; a mos i ka marrė nga feja musulmane? – po shohim:

Jam i bindur se tė parėt tanė, nė etapėn e parė tė krijimit tė legjendave kanė besuar se Ai duhet medoemos tė ketė tė hofme tė mėdha, doemos ka pasur fletė pėr nėnė sqetull, pra ka qėnė drangua, siē e ka parė nė ėndėr e ėma para se ta lindte. Por nė etapėn e dytė “……….. me pėrhapjen e musulmanizmit nė masė, figura e drangoit u zėvėndėsua prej evliarėve e tė dashmėve tė allahut dhe Mitologjia Skėnderiane mori tjetėr drejtim….. si na paraqitet sot. Fluturimet e rrufeshme drangojtė i kryejnė nė sajė tė fletėve qė kanė nėn sqetull. Pra del si rrjedhim qė legjendat e etapės sė parė kanė pas treguar sigurisht se Ai ka patur dhe drangoj si bashkėluftėtarė e kėta drangoj nė etapėn e dytė u zėvėndėsuan prej evliarėsh dhe Fatosi pra, duket tė ketė patur fletė nėnė sqetull, na bind edhe Barleti e Frang Bardhi”.

Por Ali Zejneli ka ruajtur atė tė vjetrėn qė Skėndėrbeu ka patur fletė pėr nėnė sqetull, e pra ka qėnė drangua dhe kėshtu na bind se pushteti i mbinatyrshėm i Kreshnikut arbėror pėr tė hofmet e pėr tė fluturuarat e ka bazėn nė mitologjinė shqipe tė vjetėr e jo nė atė musulmanike siē paraqitet sot, malėsori nė fjalė, qė duhet ēmuar se na ka ruajtur dhe kėtė motiv ndėr saesa tė tjerė.

Pėrgatitur pėr shtyp nga Ylian Liperi
avatar
Zattoo

626


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi