Pse tė gjithė njerėzit e duan muzikėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pse tė gjithė njerėzit e duan muzikėn

Mesazh  Agamemndon prej 17.02.14 13:18



Kohėt e fundit, biologjistėt janė tė interesuar tė thellojnė studimet mbi sjelljet mė tė bukura njerėzore, siē janė tė kėnduarit, tė pikturuarit, tė kėrcyerit etj. “Nėse muzika ėshtė ushqimi i dashurisė, luajeni atė, mė jepni emocionin qė ajo pėrcjell”. Prodhimi dhe konsumimi i muzikės ėshtė njė pjesė e madhe dhe e rėndėsishme e ekonomisė. E para herė kur ėshtė regjistruar muzika njihet fonografi Edison, i cili e ēoi muzikėn nė baret muzikore apo mbrėmje muzikore ku nuk mund tė paguheshin kėngėtarė qė kėndonin live. Nė ditėt e sotme njerėzit pėlqejnė rrymat e ndryshme muzikore dhe blejnė gjithēka tė re qė del nė tregun muzikor. Kėshtu mund tė kenė muzikėn e dėshiruar nė shtėpinė e tyre, punėn, makinėn, etj. Por pse njerėzit e pėlqejnė kaq shumė muzikėn. Cilat janė efektet qė ajo pėrcjell nė gjendjen emocionale dhe a ndihen efektet e muzikės nė shėndetin e njeriut?

Muzika ju shtyn drejt dashurisė

Edhe nė shėnimet e Shekspirit do tė gjenim mendime tė tilla, tė cilat do tė komentonin efektet e muzikės tek tė dashuruarit. E natyrisht edhe nė takimet e dashurisė tė personazheve tė tij nuk mungonte sfondi muzikor, qoftė dhe cicėrimat e zogjve. Tė kėndosh bukur, sigurisht qė ėshtė seksi. Por a ėshtė arsyeja seksuale njė faktor i fortė qė muzika ekziston Kjo do tė na bėnte tė kalonim pak edhe tė psikologjia e Frojdit apo mendimet e Ēarls Darvinit. Ėshtė zbuluar se vendosja nė sfond e muzikės sė lehtė ėshtė shumė efektive nė rritjen e pėrqendrimit dhe tė performancės.

Efektet e muzikės mbi shpirtin dhe mendjen

Muzika ka njė influencė tepėr tė fuqishme mbi trupin, mendjen tonė dhe gjithashtu mbi emocionet tona. Mjafton vetėm njė tingull dhe ai e stimulon te gjithė trupin, ndėrsa njė melodi e fuqishme arrin tė na bėjė tė qajmė pa pushim ose tė gėzojmė dhe tė shpėrthejmė, duke kėrcyer. Muzika ndikon mbi njerėzit nė mėnyra tė ndryshme, madje dhe tek i njėjti person ndikon ndryshe nė kohė tė ndryshme. Kjo ndodh pėr tė vetmen arsye, se njerėzit reagojnė nė mėnyra tė ndryshme ndaj muzikės. Muzika ka njė ndikim shumė tė madh nė proceset ritmike, koordinimin fizik, tė menduarit kritik, nė procesin e tė kujtuarit, tė dėgjuarit dhe nė logjikė. Por ndikim mė tė madh ajo ka nė procesin e tė menduarit. Kjo vjen si rrjedhojė e faktit qė nė muzikė kemi rritje tė aftėsive konjitive dhe mėnyra e lartė e tė menduarit ėshtė nė limitet e saj. Niveli i energjisė qė ėshtė i domosdoshėm nė muzikė, aftėsia pėr tė organizuar kohėn, vetėdisiplinimi, tė menduarit abstrakt luajnė njė rol pozitiv nė procesin e tė menduarit. Muzika luan njė rol shumė pozitiv dhe nė procesin e tė mėsuarit. Ėshtė zbuluar se, vendosja nė sfond e muzikės sė lehtė ėshtė shumė efektive nė rritjen e pėrqendrimit dhe tė performancės. Ekzistojnė hipotezat se disa lloje tė veēanta instrumentesh mė tepėr tė lehta dhe tė mesmet japin njė ndihmesė shumė tė madhe nė procesin e tė mėsuarit.

Shpirti dhe muzika

Ekziston njė raport i thellė dhe ende misterioz, i cili lidh muzikėn me shpirtin dhe mendimet e njeriut. Pse muzika mund tė na shqetėsojė, apo nė tė kundėrt tė na qetėsojė; mund tė na shtyjė drejt njė agresiviteti, apo tė na nxisė drejt njė dashurie Dhe nė ē’mėnyrė muzika mund tė ketė efekte terapeutike dhe tė qėndrojė pėrkrah terapive psikiatrike tė suksesshme Vetėm prej pak vitesh shkenca, veēanėrisht neuroshkenca, i ėshtė dedikuar kuptimit tė fenomeneve qė lidhen me dėgjimin e muzikės. Pikėrisht zbulimet e fundit tregojnė se, muzika dhe shkenca kanė lidhje me njėra-tjetrėn. Madje pėr kėtė arsye ėshtė mbajtur edhe njė konferencė me temėn, “Muzika, shkenca dhe mendimi”. Lidhja racionale mendim-muzikė nuk ekziston vetėm te fėmijėt. Ėshtė provuar se, muzika nuk ėshtė e bezdisshme, por qė zgjidhet me dėshirė nga tė gjithė, veēanėrisht nga dėgjuesit e rinj. Ka efekt mbi vigjilencėn, humorin dhe arsyen pėr tė kryer punė tė ndryshme, tė cilat kėrkojnė njė pėrqendrim tė veēantė. Veē sė tjerash, nėse eksplorojmė nė natyrė dhe etnologji raportin muzikė-mendim, do tė zbulojmė lidhje tė vjetra dhe shumė tė thella. Nė botėn e kafshėve muzika mund tė ketė funksion preciz komunikimi: tė bėrtitura alarmi, ndjenjė rreziku, gėzim fitoreje ose tėrheqje seksuale.

Tė gjithė dėgjojmė muzikė

Nė ēdo ambient mund tė dėgjosh muzikė ose njė melodi qė tė kujton njė situatė tė caktuar, tinguj tė lidhur me imazhe, muzikė nė radio, muzikė nėpėr reklama etj. Por, ēfarė ėshtė muzika Si ėshtė e pėrbėrė nė tė vėrtetė dhe cilėt janė efektet e saj mbi mendjen dhe shpirtin tonė Shumė shkencėtarė dhe neurologė studiojnė efektin e muzikės mbi trupin dhe psikikėn tonė, duke u futur nė njė sferė shumė mė tė veēantė, deri sa kanė arritur nė efektet e mira qė ka muzika mbi trupin, por edhe shpirtin tonė. Ėshtė e ditur qė muzika tė ndihmon tė relaksohesh, sidomos ajo klasike. Pėr kėtė arsye, nė shumė studio dentistėsh vihet muzikė e Moxartit. Muzika gjithashtu mund tė shoqėrojė seancat e masazhit, meditimit ose edhe njė ditė tė zakonshme nė zyrė apo nė shtėpi. E gjithė kjo vlen pėr njerėzit “normalė”, ndėrsa shumicės sė muzikantėve u pėlqen tė dėgjojnė muzikė, por kjo nuk ua ul tensionin. Pėr t’u relaksuar ata preferojnė qetėsinė. Vetėm nė kėtė mėnyrė truri i tyre mund tė qetėsohet me tė vėrtetė. Muzika duket se ka efekte shumė pozitive jo vetėm tek qeniet njerėzore, por edhe tek bimėt. Disa agronomė biologjikė pėrdorin disa tinguj tė veēantė (pėr shembull cicėrimėn e zogjve), tė cilėt favorizojnė ēeljen e stomave. Pėrdorimi i muzikės, i shoqėruar me njė solucion pėr gjethet, duket se ėshtė njė fertilizues shumė i mirė, pasi nė kėtė mėnyrė bima thith njė sasi mė tė madhe ushqyesish. Pėr mė tepėr, muzika ėshtė pėrdorur edhe pėr rritjen e ullinjve nė mėnyrė mė tė shėndetshme dhe tė shpejtė. Mbi muzikėn ka aq shumė gjėra pėr tė thėnė, por mėnyra mė e mirė pėr ta kuptuar ėshtė tė eksperimentosh personalisht efektet mahnitėse tė kėsaj “perėndeshe”. Eksperimentojeni vetė muzikėn! Nuk mund t’iu bėjė asgjė tjetėr pėrveēse mirė!

Provoni tė kėndoni

Arsyeja tjetėr pėr t’u besuar ėshtė se speciet e gjalla e kanė krijuar muzikėn edhe pėr t’u tėrhequr seksualisht. Jo vlen pėr rastin e zogjve, ku me tingujt e lėshuar transmetojnė mesazhe tė caktuara tė seksi tjetėr i species. Pėr disa lloje shpendėsh mashkulli qė kėndon mė gjatė apo lėshon tinguj tė caktuar mund tė jetė mashkulli i kėrkuar. Nė rastin e njerėzve muzika shėrben pėr tė pėrjetuar emocione, shprehur ndjenja, pėr tė shkarkuar tepri emocionesh, ndjesish, etj. Pėr kėtė ėshtė e kėshillueshme qė gjithkush tė kėndojė edhe pse mund tė mos ketė njė zė tė bukur pėr t’u dėgjuar nga tė tjerėt. E rėndėsishme ėshtė qė gjithsecili tė pėrjetojė emocionet qė krijohen gjatė tė kėnduarit.

Fjalėt dhe muzika

Anirudh Patel, nga Instituti i Neuroshkencės nė San Diego, krahason muzikėn mė artin e tė shkruarit, njė fenomen tjetėr i ndėrthurjes sė fjalėve pėr tė pėrcjellė emocione tė pakrahasueshme. Gjuha e vėrtetė, pra ajo e folur, pėrdoret nga tė gjithė njerėzit dhe i jepet tė gjithėve, ėshtė e lindur. Kjo ka tė bėjė edhe me atė qė quhet “baby talk”, por gjuha nė art ėshtė dhunti e njė elite njerėzish. Nė vėshtirėsitė pėr tė mėsuar muzika qėndron diku mes tė folurit dhe tė shkruarit, pasi pėr tė na mėsuar tė shkruajmė prindėrit apo mėsuesit lodhen shumė. Disa persona aftėsinė pėr tė krijuar muzikė apo pėr tė kėnduar e kanė tė lindur. E sigurisht efektet qė jep njė kėngė janė mė tė mėdha kur nė tė janė tė realizuara nė mėnyrė tė madhėrishme tingujt dhe fjalėt. Edhe pse shpeshherė njė muzikė instrumentale mund tė na transmetojė emocione tė paharrueshme.

Muzika manipulon emocionet

Tė gjitha kėto hipoteza kanė tė pėrbashkėt faktin se muzika ėshtė e aftė tė manipulojė emocionet, dhe kjo ėshtė pjesa mė misterioze e tė gjithave. Kjo tingėllon tė largojė ndjenjat e kėqija dhe trishtimin duke ndihmuar edhe nė harmonizimin e gjendjes shpirtėrore. Kėto efekte pozitive japin edhe kėngėt e sidomos baladat e dashurisė, gjė qė ndihmon nė krijimin e njė gjendje tė theksuar emocionale. Sigurisht qė njė pjesė e emocioneve krijohen nė sajė tė tekstit tė kėngės, por ajo qė krijon efektet mė tė forta janė tingujt, pra vetė muzika. Njė pjesė e njerėzve ndiejnė ndryshime nė rrahjet e zemrės, e njė efekt tė tillė e japin edhe kordat instrumentale. Por ky ėshtė vetėm fillimi i investigimeve mbi efektet qė krijon muzika nė gjendjen tonė emocionale, dhe arsyet pse nė e dėshirojmė kaq shumė atė. E vėrteta, sigurisht, ėshtė se askush deri mė sot nuk i njeh arsyet se pse njerėzit i pėrgjigjen nė mėnyra tė caktuara muzikės. Por mė se tė qarta janė efektet qė ajo na krijon dhe gjendjen e kėndshme emocionale qė pėrjetojmė kur dėgjojmė muzikė.

avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


300


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi