Legjenda e kalorėsit pa kokė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Legjenda e kalorėsit pa kokė

Mesazh  Agamemndon prej 16.02.14 13:59


Legjenda e kalorėsit pa kokė



Kur duam tė shkojmė diku nė njė vizitė turistike zakonisht bėjmė “search” nė internet ose na vijnė nė ndihmė miqtė me sugjerimet e tyre . Kėtė radhė sugjerimi erdhi nga ‘Washington Irving’. Pasi kisha lexuar pėrmbledhjen me tregime “Legjenda e Sleepy Hollow-t”, kureshtja pėr tė parė kėtė vend qe e madhe. Sipas shkrimtarit tė madh, lugina e vogėl nė mes tė kodrave tė larta, ėshtė nga vendet “mė tė heshtura nė botė” dhe natyra e veēantė e banorėve tė saj, pasardhės tė holandezėve, i dhanė emrin “Sleepy Hollow”. Vend i ēuditshėm ku ende mbijetojnė legjendat. Hijet e fantazmave tė shekujve tė kaluar kanė zhvilluar supersticionin tek banorėt.

Njerėzit kanė besuar se dėgjojnė zhurma, tinguj e zėra nė ajėr. Diēka magjike nderet mbi luginė. Legjenda mė dominante ėshtė ajo e kalorėsit luftėtar hessian pa kokė. Ai fluturon gjatė natės me kalin e tij nė kėrkim tė kokės sė prerė nė betejė nga njė top. Legjenda thotė se kjo ka ndodhur gjatė revolucionit amerikan. Pas mesnatės dėgjohet troku i kalit i cili nxiton tė kthehet nė varrezat e kishės sė vjetėr pa u thyer errėsira, ku sipas legjendės ndodhet varri i tij. Siluetėn e kalorėsit pa kokė e gjen kudo. Nė kėtė qytet tė vogėl bėhesh pjesė e fantazisė, jeton me fantazmat apo siluetat e sė kaluarės – Si do ta ndjenit veten kur nė restorant t’u zgjasin njė menu nė kapakun e sė cilės u servir tabakanė njė kalorės pa kokė?


“Sleepy Hollow”, ėshtė njė fshat i qetė dhe i bukur nė Westcester, NY, qė mori formė nė luginėn e lumit Hadson, nė gjysmėn e parė tė shek tė 17-tė nga fisniku anglez, Frederik Filips, tė cilit nga mbretėrit e Anglisė, (atė kohė William dhe Mary), iu dhurua njė rrip toke prej 210 km, gjatė lumit Hadson. Pikėrisht aty ku bashkohen lumenjtė Pokantiko dhe Hadson, ai ndėrtoi rezidencėn e vet, e cila mė vonė u zgjerua e u zhvillua nga i biri Adolfi dhe pasardhėsit e tij. Nė 1620 nė bregun verilindor tė Amerikės mbėrritėn pilgrimėt me anijen e vogėl ‘Mayflower’, me qėllim pėr t’u vendosur aty pėrfundimisht. Pilgrimėt shikoheshin me sy te keq nė Angli e quheshin “separatistė”. Ndaj e lanė Anglinė e shkuan fillimisht nė Holandė, e pastaj pėr tė ruajtur tė pastėr besimin e praktikat fetare tė pacėnuara, morėn rrugėn e Botės sė re,ku do tė ishin krejtėsisht tė tė lirė nė ushtrimin e tyre. Banorėt e parė tė kėtij fshati, pra, ishin holandezėt.


Fshatit ‘Sleepy Hollow’, ende nė embrionin e vet, i duhej kisha. Kisha hollandeze e Sleepy Hollow, konsiderohet mė e vjetra nė Nju Jork. Kush e ndėrtoi kishėn e fshatit Sleepy Hollow-t? Nuk ėshtė vėshtirė pėr t’u marrė me mend, qe pikėrisht themeluesi i tij, Frederik Filips.


Ndonėse Frederik Filips e filloi shumė herėt ndėrtimin e kishės holandeze sė fshatit, ngritja e saj eci ngadalė dhe pėrfundoi nga viti 1685. Dhe ja edhe kėtu hyn legjenda. Siē na tregoi Sara, rrėfyesja jonė, aty ku ėshtė kisha sot, Frederiku fillimisht u pėrpoq tė ndėrtonte njė shtėpi, por shtėpia s’arriti tė ngrihej kurrė, pasi muret e saj shembeshin vazhdimisht nga vėrshimet e ujrave. Atėherė i dhanė njė kėshillė: Ndėrto njė kishė. Dhe ai ndėrtoi kėtė kishė. Prej asaj dite nuk pati mė vėrshime. “Shikojeni tavanin e kishės,- na thotė Sara, godina ėshtė ndėrtuar nė formėn e njė varke tė madhe tė kthyer pėrmbys. Tavani ėshtė barku i varkės”.


Qe pikėrisht ashtu. Kisha ishte sa e bukur aq edhe e veēantė nga brenda. Ajo u ndėrtua nė mėnyre tė atillė, me dritare tė vogla qė t’u qėndronte shigjetave tė indianėve .Vonė-vonė dritaret u zgjeruan dhe ambienti brenda u ndriēua mė shumė nga drita e diellit.

Sara na tregon se Frederiku dhe familja e tij janė varrosur nėn godinė e kishės, pikėrisht nėn atė vend ku qėndron prifti gjatė meshės. “Dmth pikėrisht nėn kėmbėt tona”, thashė me vete unė duke vėshtruar dyshemenė. … Matanė dritareve dukesh varrezat … Aty ndodhet edhe varri i kalorėsit pa kokė, siluetės qė rendte nėpėr natė duke nxituar pėr tė hyrė nė varr para se tė thyhej nata…


Meqenėse legjenda e kalorėsit pa kokė ėshtė e pandashme nga shkrimtari qė e pėrjetėsoi atė nė letėrsi artistike le tė themi edhe dy fjalė pėr Washington Irving, (Uashington Ėrving), ėshtė i pari autor amerikan i njohur, nė Evropė. Ai u lind nė 1783, vitin e fundit tė revolucionit amerikan Mė i vogli nga 11 fėmijėt, prindėrit e tij skocezė i dhanė emrin e Xhorxh Uashingonit, heroit tė preferuar tė familjes. Nga historia mėsojmė qė edhe Markezi De Lafajet, pas revolucionit amerikan, kur u kthye nė vendin e tij, nė Francė, djalit qė i lindi ia vuri emrin Uashington, nga dashuria e respekti pėr kryekomandantin legjendar,tė cilin e respektoi dhe e deshi si tė ishte babai i tij.

Edhe pse studioi pėr drejtėsi, Irving iu dha letėrsisė dhe fitoi simpatinė e mbėshtetjen e Uollter Skotit, Bajronit, Merri Shellit dhe Henri Longfellout. Fitoi reputacion tė madh nė Evropė dhe nė tėrė Amerikėn si mendimtar e shkrimtar i madh dhe u nderua me medalje ari nga disa kryeqytete tė Evropės.. Kur u kthye nga Evropa u vendos nė Sunyside ,pranė Terry Town e jetoi pėr 25 vjet me vėllezėrit dhe fėmijėt e tyre.( Pas vdekjes sė tė fejuarės sė tij, Matilda Hofman,(1809) ai nuk u martua kurrė). Veē librave tė tjerė, pėrfundoi biografinė e Xhorxh Uashingtonit nė 1859, nė prag tė luftės civile dhe vdiq atė fund nėntori i rrethuar nga familja e tij. Shtėpia ku ka banuar Washington Irving, ėshtė qendėr turistike dhe vizitohet nga artistė, politikanė e shkrimtarė nga e gjithė bota.

Shkrimtari i madh u varros nė varrezat e Sleepy Hollow, nė kishėn e vjetėr holandeze, nė atė pjesė toke tė veēantė pėr tė gjithė familjen Irving, ku binte nė sy njė flamur amerikan.


Para se ta mbyllim udhėtimin tonė, le tė rikthehemi nė shtėpinė muze tė Frederik Filips.

Pėr mė shumė se tridhjetė vjet ai dhe i biri Adolfi e zgjeruan pronėn e tyre. Ndėrtuan njė plantacion e zhvilluan tregtinė pėrmes Atlantikut. Thuhej se ka qenė shtėpia qė pronėsonte mė shumė skllevėr se tė tjerėt tė cilėt i tregtuan nga Afrika (burra, gra e fėmijė) pėrmes Atlantikut. Ata punonin brenda dhe jashtė shtėpisė nė rritjen e prodhimeve tė plantacionit dhe nė kujdesin pėr shtėpinė e gjėnė e gjallė. Na bėri pėrshtypje tavani i ulėt i katit tė parė tė ndėrtesės, na u desh tė ulnim kokat tek hymė brenda. Oxhaku, ishte ruajtur nė origjinal e rreth e qark pamė voza druri, dybek,tava balte, shporta,etj. Kjo ishte dhoma ku punonin skllevėrit. Pyetėm se pėrse tavani.’ishte kaq i ulėt Pėrgjigja nga rrėfyesja e veshur me rroba tė shekullit tė 17 -tė, ishte: “Atėherė njerėzit nuk ishin kaq tė gjatė sa janė sot(buzėqeshėm) dhe e dyta, duke patur dhoma me tavane tė ulta, nuk harxhohej shumė dru pėr ngrohje. Kjo pėrgjigje na u duk mė e arsyeshme. Nė dhomat lart, tavanet ishin mė tė lartė dhe dhomat mė tė gjera. Dhomat e fjetjes ishin trajtuar me kujdes tė veēantė,

Krevate tė gjerė tė bollshėm, rrethuar me perde, tipike kjo pėr fisnikėrinė e asaj kohe.. Takėmet e kuzhinės, filxhanėt e kafesė, ibrikėt ishin tė njė cilėsie krejt tė veēantė. Na thanė qė ishin tė ardhur nga Evropa-shenja fine, dėshmuese tė pasurisė se tė zotit tė shtėpisė.

Nė njė parvaz dritareje na ranė nė sy njė palė pranga.. Guxonte skllavi tė largohej nga plantacioni? Ku tė vente? A ishte i sigurte se nuk do tė kapej, e tė kthehej nė pranga tek i zoti?

Jashtė shtėpisė tre katėshe syri shijonte njė atmosferė baritore.

Nė natyrė dele qė kullotnin. Nėn njė tendė qe ekspozuar njė kanistėr me lesh, njė furkė, njė ēikrik… Pak mė tutje kulla e barit.. Aparatet fotografike shkrepnin. Na kishte marrė malli pėr mjedis fshati…

Pas revolucionit amerikan, anglezi Filips bashkė me familjen e braktisėn pronėn e tyre dhe u kthyen nė Angli. Prona kaloi nėpėr duar tė tjera, diēka edhe mund tė ketė ndryshuar, shtuar a munguar, gjithsesi origjinalitetit historik iu qėndrua besnikėrisht, duke i dhėnė mundėsinė qytetarit tė sotėm amerikan tė bėjė kėtė udhėtim nė tė kaluarėn e hershme.



Nga Albana M. Lifschin

avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


231


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi