Mė 20 shkurt nė Tiranė do kete trazira

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mė 20 shkurt nė Tiranė do kete trazira

Mesazh  Agamemndon prej 15.02.14 18:40


Fotografi serb: Nė 20 shkurt do jem nė Tiranė, “It’s gonna be hell…”




Nuk ėshtė normale qė nė shėnimin kryesor tė njė gazete t’i flasėsh lexuesit me gjuhė tė huaj. Por janė dy fjali nė gjuhėn angleze ato qė japin indicie pėr njė pėrpjekje pėr trazira nė 20 Shkurt. Ėshtė fiks data kur PD-ja ka paralajmėruar njė protestė, qė sipas fjalimit tė Berishės dje nė Kuvend do tė jetė “protesta mė e fuqishme qė ka parė Tirana ndonjėherė”.

Gazeta DITA ka informacione qė orientojnė vėmendjen drejt njė skenari tė mundshėm dhune nė protestėn e paralajmėruar nga PD-ja mė datėn 20 Shkurt. Janė dy korridore informacioni tė ndryshme nga njėri-tjetri.

I pari vjen nga njė grupim foto-reporterėsh “freelance” ndėrkombėtarė. Janė fotografė qė shkojnė vetėm nė zona ku ka trazira dhe protesta , shkojnė atje me shpenzimet e tyre dhe mė pas fotot qė realizojnė i shesin pėr agjencitė ndėrkombėtare tė lajmeve. Ky grup fotoreporterėsh, i cili nė javėt e fundit ka qenė nė Ukrainė dhe nė Bosnje, ku janė regjistruar protesta tė dhunshme, sė fundmi ka prerė biletat pėr nė Tiranė dhe madje ka prenotuar dhe hotelet ku do tė qėndrojnė.

Njė prej tyre, foto-reporter serb gjatė interesimit fillestar pėr tė bėrė prenotimet, ka zhvilluar njė bisedė me njė vajzė shqiptare, me tė cilėn ėshtė njohur mė parė dhe e ka pyetur nėse do ishte nė Tiranė rreth datės 20 shkurt, sepse i duhej dikush qė njihte qytetin.

Vajza i ėshtė pėrgjigjur qė nuk ndodhej nė Shqipėri nė ato data dhe menjėherė mė pas e ka pyetur se “ē’ne njė fotograf lufte, i zonave tė rrezikshme do tė ishte nė Tiranė mė 20 Shkurt”? Pėrgjigja e foto-reporterit serb ishte: “Its gonna be hell, seems more likely to be a military coup”. (do bėhet ferr atje, ka mundėsi pėr njė skenar prej grushti shteti”.

Duhet tė kuptojmė qė kėta lloj foto-reporterėsh operojnė zakonisht me informacione qė ia pėrcjellin njėri tjetrit dhe nuk vijnė asnjėherė nėse nuk kanė arsye pėr ta besuar informacionin sepse shpenzimet janė tė vetat dhe duhet mė pas tė shesin foto-dhune pėr t’i nxjerrė ato. Zakonisht janė tė sigurt qė nuk do dalin “bosh”. Ndaj dhe informimi i tyre e pėr mė tepėr prerja e biletave dhe prenotimi i hotelit, pra atashimi i tyre nė Tiranė, jep sinjale, se ata dikush i ka orientuar pėr njė skenar dhune nė Tiranė mė 20 Shkurt.

Korridori i dytė ėshtė njė korridor shqiptar. Nė rangje deputetėsh tė Partisė Demokratike (bėhet fjalė pėr deputetė tė pa-preferuar nga linja Basha dhe nga Berisha) kanė nisur tė shfaqen hapur dilemat pėr mėnyrėn se si do tė veprojė PD-ja, organizatorja e protestės mė datėn 20 Shkurt. Nė kėto tryeza ata kanė shfaqur hapur dyshimet e tyre se “diēka po lėviz nėn rrogoz”, e qė sipas informacioneve qė ata kanė konstatuar njė mobilizim tė disa personave problematikė tė kontrolluar direkt nga Berisha. Ky shqetėsim i tyre mėsohet se ėshtė bėrė prezent dhe nė kanale diplomatike.

Nga ana tjetėr ėshtė interesant qėndrimi i Presidentit Nishani nė lidhje me kėto informacione intensive qė po qarkullojnė nė rrethe tepėr tė ngushta kėto 48 orėt e fundit. Si rregull, Presidenti, ėshtė i mirinformuar si nga Shėrbimi Informativ, si nga kėshilltari i tij personal Gjergj Lezhja, ndėrsa dihet se prej kohėsh ky i fundit ėshtė njė ndėr pikat kyēe tė sistemit organizativ tė strukturave nė hije tė PD-sė
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


271


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mė 20 shkurt nė Tiranė do kete trazira

Mesazh  Agamemndon prej 15.02.14 19:56

Fijet e padukshme tė bandės sė tritolit, me ēerdhe nė Vlorė, po zgjaten drejt familjes sė Sali Berishės, njeriu qė, mė shumė se kushdo tjetėr, po flet kėto ditė pėr lidhjet e politikės me mafien e C4 dhe me killerat e botės sė krimit. Zbulimi i rastėsishėm i celulės sė terrorizmit nga strukturat e Policisė sė Shtetit dhe seancat hetimore me atentatorėt me pagesė, ka alarmuar porositėsit e shpėrthimeve me tritol, disa prej tė cilėve fshihen pas figurave tė larta publike dhe familjeve qė kanė dominuar politikėn shqiptare nė dy dekadat e fundit. Zbėrthimi i serial killerit nė hetuesi ėshtė pasuar me arratisjen urgjente tė shumė personave tė dyshimtė, tė cilėt duket se kanė porositur hedhjen nė erė tė rivalėve tė tyre nė biznes. Menjėherė pas zbulimit tė bandės sė tritolit, njė bashkėpunėtor i ngushtė i familjes sė Sali Berishės ėshtė arratisur familjarisht nga Shqipėria.

Burime tė pakonfirmuara bėjnė me dije se njė personazh, me lidhje tė ngushta me familjen Berisha, ėshtė larguar me shpejtėsi nga Shqipėria, fill pas dekonspirimit tė aksionit tė policisė pėr izolimin e anėtarėve tė grupit tė tritolit. Pėrpos emrave tė bėrė publik tashmė nga policia, qė janė arratisur pėr t’i shpėtuar prangave, jashtė vendit ėshtė larguar familjarisht edhe bashkėpunėtori i ngushtė i familjes. Ndonėse nuk dihet ende roli i tij me mafien e ekzekutimeve me tritol dhe me mėnyra tė tjera mafioze, largimi me shpejtėsi ėshtė pasuar me shumė dyshime dhe pikėpyetje. Bėhet fjalė pėr njė bashkėpunėtor tė ngushtė tė Shkėlzen Berishės nė biznes, nė afera pronash dhe nė pazare tė tjera me pasurinė e pėrbashkėt shqiptare, gjatė kohės kur nė pushtet ishte Sali Berisha. I arratisuri ėshtė lakuar shpesh herė me mediat shqiptare, sa herė fėmijėt e Sali Berishės janё pėrfshirė nė afera korruptive. Ndėrkaq, veprimtaria e bandės mė tė tmerrshme tė bombave nė Shqipėri po zbardhet dhe zbėrthehet me shpejtėsi nga organet ligjzbatuese shqiptare. Tashmė interesi, nga emrat e ekzekutuesve, ėshtė zhvendosur tek ata qė kanė porositur atentatet.

Panik nė selinė blu

Ndėrsa misteri i hedhjes nė erė tė biznesmenėve dhe politikanėve me tritol, tashmė ka marrė pėrgjigje nga shteti ligjor, nga ana tjetėr, paniku ka pushtuar ata tė cilėt kanė paguar atentatet me tritol, emrat e tė cilėve po zbardhen njėri pas tjetrit. Makthi ka pushtuar edhe kupolėn blu, e cila synonte destabilizimin e vendit me valėn e shpėrthimeve me tritol, me shpresė pėr t’u ngjitur aty ku u rrėzuan me votė nė zgjedhjet e 23 Qershorit. Ndėrkaq, ka njė pėrpjekje tė pazakontė nga kupola blu pėr tė relativizuar dhe mjegulluar aksionin mė tė rėndėsishėm tė Policisė sė Shtetit nė 22 vitet e fundit. Shpėrthimi i fundit nė Tiranė dhe alarmi i rremė pėr bombė ditėn e djeshme, ishin njė tjetėr pėrpjekje pėr tė sfumuar rėndėsinė e aksionit policor, qė ēoi nė zbardhjen e grupit tė tritolit. / Adriatik Doēi gazeta sot
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


271


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mė 20 shkurt nė Tiranė do kete trazira

Mesazh  Niko_ prej 15.02.14 23:00

Askush nuk ka interes qe te kete trazira dhe as grushte shteti. Artikujt e mesiperm duken shume te papergjegjshem dhe me tendence per te nxitur njerezit per gjera te tilla.

Niko_

127


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi