Civilizimet qė janė zhdukur nė rrethana misterioze

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Civilizimet qė janė zhdukur nė rrethana misterioze

Mesazh  Agamemndon prej 14.02.14 14:11



>Civilizimet kemi filluar ti humbim gati nga momenti kur janė krijuar. Ekzistojnė dokumente mbi hulumtimet qė janė zhvilluar para 100 vjetėve kur edhe janė gjetur tempuj tė mėdhenj qė janė ndėrtuar nė xhungėl ose thesare tė mėdha pėrplot me fosile, qė dikur kanė qenė pallate tė mėdha. Pse njerėzit kanė braktisė kėto qytete dikur shumė tėrheqėse, qendra bujqėsore dhe rrugė tregtare? Shpesh pėrgjigja ėshtė e panjohur. Mė poshtė ju njohim me 10 civilizime tė mėdha, zhdukja e tė cilave mbetet mister.



Civilizimet nga lugina Indasve

Para njė mijė vjetėve, ky civilizim ka arritur numrin e njė popullsie mbi 5 milion banorė, tė shpėrndarė nėpėr regjione qė sot mbulojnė territoret e Indisė, Pakistanit, Iranit dhe Afganistanit. Mirėpo, rrugėt dhe trotuaret e tyre grandioze, me ujėmbledhėsit e sofistikuar anash, metalurgjinė e zhvilluar, tregtinė dhe shtėpitė masive me tulla nė disa kate, ata i braktisėn para 3 mijė viteve. Ndryshimet klimatike kanė shkaktuar mungesė tė ushqimit dhe me kėtė edhe zhdukjen e civilizimit.


Caltalhoyuk

Shpesh i quajtur qyteti mė i vjetėr nė botė, Catalhoyuk ka qenė pjesė e pallatit tė madh dhe civilizimit bujqėsor qė ka ekzistuar ndėrmjet viteve 9000 dhe 7000 para epokės sė re. Sot, ky rajon ėshtė nė Turqinė qendrore. Ajo qė ėshtė interesantė te Caltalhoyuku, ėshtė struktura e tij qė ka formė shumė tė veēantė, asnjė qytet tjetėr tė ngjashėm. Nuk kanė ekzistuar rrugė tė cilat ne i njohim, por ka qenė i ndėrtuar nė formė tė kosheres sė bletėve. Shtėpitė kanė qenė njėra pranė tjetrės dhe nė to ėshtė hyrė pėrmes vrimės sė hapur nė ēati. Besohet se ky civilizim jashtė mureve tė qytetit ka kultivuar gjithēka, duke filluar nga drithėrat e deri tek lajthitė. Nė qytet ėshtė hyrė pėrmes shkallėve dhe platove qė kanė ndėrlidhė ēatitė e shtėpive. Shpeshherė ato ēati kanė qenė tė zbukuruara me kokė demi, ndėrsa eshtrat e tė vdekurve i kanė groposur nė dyshemetė e shtėpive tė tyre. Ky civilizim ka ekzistuar para epokės sė hekurit dhe paraqitjes sė shkrimit, por megjithatė pas vetes kanė lėnė dėshmi tė njė shoqėrie tė sofistikuar qė e ka dashur artin dhe ka pas rituale tė veēanta. Besohet se nė njė moment ky civilizim ka arritur njė popullsi prej 10 mijė banorė, gjatė 2000 vjetėve tė ekzistimit tė kėtij civilizimi. Pse kėta njerėz e kanė braktisur qytetin e tyre, edhe sot e kėsaj dite mbetet enigmė e panjohur.

Cahokia

Shumė mė parė se evropianėt tė arrijnė nė Amerikėn veriore, nė luginėn e lumit Mississippi, ka ekzistuar njė qytet i madh i rrethuar me piramida tė mėdha prej dheu dhe konstruksioni prej druri, tė ngjashėm me Stonehengeun, qė ka shėrbyer pėr pėrcjelljen e yjeve. Nė Illinois janė edhe sot tė dukshme mbetjet e kėtij civilizimi tė quajtur Cahokia. Ndėrmjet viteve 600 dhe 1400, nė kulmin e zhvillimit, qyteti ėshtė shtrirė nė gati afro 16 km katror. Ka pas njė popullatė prej rreth 40.000 banorė. Banorėt e kėtij qyteti, qė ėshtė qyteti mė i madh i zbuluar deri mė tani nė Amerikėn veriore, kanė qenė artistė brilante, arkitektė dhe bujq, tė cilėt kanė krijuar vepra tė pabesueshme, duke pėrdorur guacat, gurin dhe bakrin. Edhe lumenjtė, degė tė lumit dhe tė vetė Mississippit dhe Illinois i kanė riorientuar dhe adaptuar nevojave tė veta pėr ujitje. Akoma nuk ėshtė e njohur se ēka i ka shtyrė kėta njerėz ta braktisin qytetin e tyre, ndėrsa disa arkeolog pohojnė se qyteti vazhdimisht ka luftuar kundėr sėmundjeve tė ndryshme dhe urisė, duke pas parasysh se nuk kanė pas tė zhvilluar asnjė sistem shėndetėsor dhe si pasojė ata e kanė braktisur qytetin dhe janė vendosur nė luginat e gjelbėruara tė luginės sė lumit Mississippi.


Mali i Tirkizit

Minarja, ndėrtesė e mrekullueshme arkitektonike e ndėrtuar nė shekullin e 11, si pjesė e qytetit nė Afganistan, paraqet mbetjet e njė rajoni kozmopolit, ku janė shumė religjione, pėrfshirė atė ēifute, krishtere dhe myslimane, qė kanė jetuar nė harmoni me qindra vjet. Mund tė supozohet se minarja ka qenė pjesa e kryeqytetit mesjetar tė zhdukur tė Afganistanit, qė ėshtė quajtur Mali i Tirkizit.

Niya

Tani vend i braktisur nė shkretėtirėn Taklamakan, ku para 1.600 vjetėve, Niya ka qenė qytet pėrparimtar dhe avangardė nė oazin pėrgjatė “Rrugės sė mėndafshit”. Arkeologėt gjatė 200 vjetėve tė kaluara kanė zbuluar thesar nė gėrmadhat e mbeturinave tė qytetit. Shumė kanė udhėtuar “Rrugės sė mėndafshit”, duke filluar nga tregtarėt e pasur dhe pelegrinėt religjioz e deri tek nxėnėsit dhe shkencėtarėt, tė cilėt kanė kėmbyer ide dhe kanė krijuar kulturė komplekse pėrgjatė “Rrugės sė mėndafshit”. Akoma nuk dihet rėnia dhe zhdukja e kėtij civilizimi.

Nabta Playa

Nė Egjipt, nga viti 7000 e deri nė vitin 6500 para Krishtit, ėshtė krijuar njė bashkėsi e madhe urbane. Njerėzit qė kanė jetuar aty, kanė zbutur kafshėt, kanė qenė bujq tė mirė, kanė prodhuar qeramikėn dhe pas vetes kanė lėnė rrathė prej guri, si dėshmi se janė marrė edhe me astronomi. Arkeologėt besojnė se njerėzit e Nabta Playa kanė qenė paraardhėsit e civilizimit qė ėshtė paraqitur nė luginėn e lumit Nil, njė mijė vjet mė vonė.



Ishulli i Pashkėve

Civilizimi nga Ishulli i Pashkėve paraqet edhe njė shembull klasik tė civilizimit tė humbur e tė zhdukur. Mė tė njohur janė pėr nga statujat e mėdha prej guri tė quajtura Moai, qė janė tė rreshtuara nė bregun e ishullit. Si ėshtė zhdukur ky civilizim polinezik, pas njė shekulli tė ndėrtimit tė ndėrtesave monumentale dhe lundrimit prej mijėra miljeve nėpėr oqean? Jared Diamond, i ka bashkuar rezultatet e hulumtimeve tė tija nė librin “Kolaps”, libėr tė cilit i besojnė dhe i referohen shumė shkencėtar. Ajo qė ai ka zbuluar ėshtė se banorėt e Ishullit tė Pashkėve, kanė qenė sipas tė gjitha gjasave mė bashkėkohorėt, por metodat e tyre nuk kanė qenė aq tė qėndrueshme. Gjatė kohės qė e kanė kaluar nė Ishullin e Pashkėve, sipas tė gjitha gjasave ndėrmjet viteve 700 dhe 1200 tė epokės sė re, banorėt kanė prerė tė gjithė drunjtė dhe kanė pėrdorur e shfrytėzuar gjithė burimet bujqėsore dhe si pasojė e kėsaj kanė qenė tė detyruar tė braktisin ishullin.
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


230


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi