Vatikani, njė histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje

Shko poshtė

Vatikani, njė histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje

Mesazh  Agamemndon prej 13.02.14 9:50




Histori qe nuk i keni lexuar kurre me pare


Historia


Perandori Kaligula (37-41) nisi ndėrtimin e cirkut nė kėtė zonė, i cili u pėrfundua mė pas nga Neroni “Circus GAii et Neronis”, i quajtur thjesht Cirku i Neronit. Obelisku i Vatikanit fillimisht u mor nga Heliopolis nga Kaligula, pėr tė dekoruar cirkun e tij dhe ėshtė mbetja e fundit e dukshme. Kjo zonė u bė pjesė e martirizimit tė shumė tė krishterėve pas zjarrit tė madh tė Romės nė vitin 64. Ky ėshtė vendi ku u kryqėzua dhe Shėn Pjetri. Pėrballė cirkut ishte njė varrezė e ndarė nga rruga “Cornelia”. Varret dhe mazoleumet, si dhe altaret e zotave paganė tė tė gjitha llojeve u ndėrtuan dhe qėndruan aty deri pėrpara ndėrtimit tė Bazilikės Konstantiniane tė Shėn Pjetrit nė gjysmėn e parė tė shekullit tė katėrt. Mbetjet e kėtij nekropoli tė lashtė kanė dalė nė dritė nė mėnyrė sporadike, gjatė rinovimeve tė ndryshme nga papė tė ndryshėm nėpėr shekuj, me frekuencė mė tė lartė gjatė Rilindjes, deri sa nisėn gėrmimet sistematike me urdhėr tė Papa Piut XII nga viti 1939-1941.

 Nė vitin 326, kisha e parė, Bazilika Konstantiniane u ndėrtua nė zonėn, ku arkeologėt e shquar italianė pranojnė se ėshtė varri i Shėn Pjetrit. Qė atėherė, zona filloi tė bėhej mė e populluar, por mė sė shumti nga shtėpi tė lidhura me aktivitetin e Shėn Pjetrit. Njė pallat qė filloi tė qeveriste rajonet pėrreth dhe nėpėrmjet strukturės papnore qeverisnin njė pjesė tė madhe tė gadishullit italian pėr mė shumė se njė mijė vjet, deri nė mesin e shekullit tė 19-tė, kur pjesa mė e madhe e shteteve papnore u formuan mbretėrinė e re tė Italisė. Nė kėtė kohė, Vatikani nuk ishte banesa e zakonshme e papėve, por pallati “Lateran” dhe mė vonė ai “Quirinal”, ndėrkohė qė rezidenca, nga viti 1309 – 1377 ishte nė Avinjon, Francė. Nė vitin 1870, zotėrimet e papės u pėrballėn me njė situatė tė pasigurt, kur Roma u aneksua nga forcat, tė cilat kishin bashkuar pjesėn tjetėr tė Italisė. Nga viti 1861 – 1929 statusi i papės konsiderohej si “Ēėshtja Romake”.

 Ato nuk shqetėsoheshin nė pallatin e tyre dhe kishin njė farė statusi, duke pėrfshirė tė drejtėn pėr tė dėrguar dhe pritur ambasadorė. Por ato nuk e njihnin tė drejtėn e mbretit italian pėr tė qeverisur nė Romė dhe refuzuan tė largoheshin nga Vatikani derisa ēėshtja u zgjidh, nė vitin 1929. Shtetet e tjera vazhduan ta njohin nė rang ndėrkombėtar Selinė e Shenjtė, si njė njėsi sovrane. Nė praktikė, Italia nuk bėri asnjėherė pėrpjekje pėr tė ndėrhyrė nė ēėshtjet e Selisė sė Shenjtė, brenda mureve tė Vatikanit. Sidoqoftė, shumė prona tė kishės nė vende tė tjera u konfiskuan, duke pėrfshirė dhe pallatin “Quirinal”, dikur banesa zyrtare e papės. Papa Pio IX, udhėheqėsi i fundit i shteteve papnore pretendonte se pasi Roma u aneksua ai ishte “i burgosur nė Vatikan”. Kjo situatė u zgjidh mė 11 shkurt 1929 ndėrmjet Selisė sė Shenjtė dhe Mbretėrisė sė Italisė. Traktati u nėnshkrua nga Benito Mussolini, nė emėr tė mbretit Victor Emmanuel III dhe Sekretari Kardinal i Shetit, Pietro Gasparri si pėrfaqėsues i Papa Pio XI. Traktati pėrcaktonte pavarėsinė e Shtetit tė Vatikanit dhe i jepte katolicizmit status special nė Itali. Nė vitin 1984, njė marrėveshje e re mes Selisė sė Shenjtė dhe Kishės modifikoi disa kushte tė vjetra, duke pėrfshirė pozicionin e katolicizmit si besim shtetėror nė Itali.

Sistemi politik
Qeveria e Vatikanit ka njė strukturė unike. Papa ėshtė sovrani i shtetit. Autoriteti legjislativ zbatohet nga Komisioni Peshkopal i Vatikanit, njė trup kardinalėsh tė caktuar nga Papa, pėr njė periudhė pesė-vjeēare. Pushteti ekzekutiv ėshtė njė duart e presidentit tė kėtij komisioni, i asistuar nga Sekretari i Pėrgjithshėm dhe Zėvendėssekretari i Pėrgjithshėm. Marrėdhėniet e jashtme tė shtetit i janė besuar Sekretariatit tė Selisė sė Shenjtė dhe shėrbimit diplomatik. Sidoqoftė, papa ka pushtet tė plotė ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqėsor mbi Vatikan. Ai ėshtė aktualisht i vetmi monark absolut nė Evropė. Gjithashtu, ka departamente specifike qė merren me shėndetėsinė, sigurinė dhe telekomunikacionin.

Marrėdhėniet diplomatike
Vatikani ėshtė njė territori i njohur kombėtar sipas ligjit ndėrkombėtar, por ėshtė Selia e Shenjtė qė kryen aktivitetin e marrėdhėnieve diplomatike nė emėr tė tij. Vatikani, thuajse nuk ka shėrbim diplomatik vetjak. Ambasadat e huaja nė Selinė e Shenjtė janė tė vendosura nė qytetin e Romės. Influenca e madhe nė ēėshtjet botėrore ėshtė nė pėrpjesėtim krejtėsisht tė zhdrejtė me masėn fizike tė Vatikanit.

Ekonomia
Ekonomia unike, jo komerciale mbėshtetet financiarisht nga kontributet e katolikėve nė gjithė botėn, me shitjen e stampave postare dhe relikeve turistike, tarifave pėr vizitimin e muzeve dhe shitjen e botimeve. Tė ardhurat dhe standardet e jetesės sė punonjėsve janė tė krahasueshme, ose disi mė tė mira se ato tė homologėve tė tyre qė punojnė nė qytetin e Romės. Vatikani ka gjithashtu bankėn e tij “Istituto per le Opere di Religione”.

Popullsia dhe gjuhėt
Thuajse gjithė banorėt e Vatikanit jetojnė brenda mureve tė Vatikanit ose shėrbejnė nė ambasadat e Selisė sė Shenjtė nėpėr botė. Popullsia e Vatikanit pėrbėhet nga dy grupe: kleri, pjesa mė e madhe e tė cilit ėshtė nė shėrbimin e Selisė sė Shenjtė dhe disa zyrtarė tė shtetit, si dhe rojet zvicerane. Shumica e tre mijė punėtorėve, tė cilėt pėrbėjnė forcėn punėtore tė Vatikanit jetojnė jashtė Vatikanit dhe janė shtetas italianė pėrgjithėsisht. Si rezultat, gjithė banorėt e Vatikanit janė katolikė. Vatikani nuk ka asnjė gjuhė zyrtare. Nė legjislacion dhe komunikim zyrtar pėrdoret gjuha italiane. Nė Gardėn Zviceriane pėrdoret gjuha gjermane, ndėrkohė qė faqja zyrtare e internetit tė Vatikanit ėshtė nė italisht,
anglisht, frėngjisht, gjermanisht dhe spanjisht.

Dy kampet qė luftojnė kundėr njėri-tjetrit, pastrimi i parave tė pista nga banka e Vatikanit


Ana e errėt e Vatikanit, njė histori dhe orgji pas mureve tė shenjta



Kisha Katolike numėron 265 Papė nė historinė e saj 2000 vjeēare- por jo tė gjithė pasardhėsit e Pjetrit ishin shenjtorė. 30 vdiqėn si martirė, katėr nė mėrgim ose nė burg, gjashtė u vranė, njėri madje nė krevat nga burri i tė dashurės. Pėrsėri e gjithmonė dėgjojmė pėr thashetheme dhe skandale, madje edhe pėr krime.

Vatikan, Vatikrim, Vatileaks: a ėshtė zemra e Kishės Katolike nė fakt njė gropė gjarpėrinjsh? A janė nė Romė nė pushtet forca tė errėta, qė lajnė duart me ēdo Papė, qė nuk u pėrshtatet atyre? Gjithmonė e mė qartė zbulohet njė betejė e hidhur pėr pushtet nė Kolegjin e Kardinalėve. Ka dy kampe, qė punojnė kundėr njėri- tjetrit- natyrisht tė mbuluar, por tė ndarė nė aleanca dhe intriga.

Edhe gjatė drejtimit tė Papa Benediktit XVI, ato u pėrpoqėn qė tė shtyjnė pėrpara interesat e tyre. Menjėherė pas zgjedhjes, Benedikti vendosi nė postet kyēe njerėzit e besuar, si pėr shembull Tarcisio Bertne. Ai mori pėrsipėr si Sekretar i Shtetit politikėn dhe diplomacinė.

Beteja mes tė besuarve tė Papės dhe kundėrshtarėve tė tij shpėrfaqet hapur nga kriza nė bankėn e Vatikanit, IOR. IOR menaxhon njė pasuri gjigande, rreth 10 miliard euro, mes tyre pasuri tė patundshme nė mbarė botėn. Kaq shumė para janė padyshim tė rrezikshme edhe pėr njerėzit e Kishės. Pas thashethemeve tė kėqija pėr pastrim parash dhe kontakte me mafien, Papa dėrgoi nė vitin 2009 ekspertin e ekonomisė, Ettore Gotti Tedeschi pėr tė rregulluar gjėrat nė IOR. Por mbikėqyrja dhe rregullat e tij pėr transparencė injorohen shpesh dhe nė vitin 2012 ai jep dorėheqjen, pas pėrplasjeve me Bertonen. Ditėn tjetėr fluturon nga detyra mazhordomi Paolo Gabriele. Paolo kishte hyrė vjedhurazi nė dhomėn private duke marrė materiale nga tavolina e Papa Benediktit XVI. Pasi kontrollonte me sy disa herė, futej pa zhurmė brenda, duke bėrė punėn e tij. Lexonte letrat private, studionte dokumentet sekrete, hapte sirtarėt. Dokumentet mė tė rėndėsishme i fotografonte. Pastaj i vendoste sėrish tė gjitha letrat nė vendet e tyre me kujdes dhe largohej nga dhoma.

Paolo Gabriele ėshtė dėnuar, por punėdhėnėsit e tij mbeten tė panjohur pėr publikun deri mė tani. A i ka treguar ai ato pėr policinė? A i njeh Benedikti emrat e tyre? Letrat qė ai kishte vjedhur flisnin kryesisht pėr makinacionet e dyshimta tė Bankės sė Vatikanit. Ajo bankė qė dikur ishte implikuar nė njė komplot tė dyshimtė pėr vrasje. Dhe thashethemet nuk reshtin.

Njė plan pėr tė hetuar pastrimin e parave duket se i ka kushtuar edhe jetėn Papa Gjon Palit tė Parė. Ishte 29 shtator 1978, ora pesė e mėngjesit. Murgesha qė kujdesej pėr Papėn, Motėr Vincenza, futet nė dhomėn e gjumit tė tij. Ajo ishte e shqetėsuar pasi njė natė mė parė, Papa, qė kishte vetėm 33 ditė nė detyrė, ishte ankuar pėr kollė dhe dhimbje. Pėrpara syve i shfaqet Papa, i shtrirė nė krevat, me njė buzėqeshje tė stampuar nė fytyrė dhe me njė dokument nė dorė- por ai ėshtė i vdekur pas njė ataku kardiak. Kėshtu shkruhet nė certifikatėn e vdekjes. Por pėr shkak se familja dhe Vatikani e refuzuan njė autopsi, lulėzuan teoritė konspirative.

Anglezi David Yallop shkruante nė vitin 1984 se Papa ishte helmuar, pasi kishte rėnė nė gjurmė tė makinacioneve tė korruptuara tė Bankės sė Vatikanit. Si vrasės, ai akuzonte kardinalin francez Jean- Marie Villot. Ai e kishte vrarė Papėn, qė donte ta shkarkonte, me njė helm nė pije. Vetė Kardinali do deklaronte mė vonė se Papa kishte marrė mė shumė mjekim nga sa duhej. Ėshtė njė nga kėto krime qė tregon se jo vetėm nė Mesjetė, por edhe sot nė Vatikan ka skandale, afera dhe lojėra pėr pushtet, qė nuk e lėnė tė qetė shtetin e vogėl. Ndoshta janė pikėrisht kėto qė i kanė shterur fuqinė Papa Benediktit XVI. Fuqi qė tani i mungon.


Papa i vrarė nė krevatin e dashnores


Ėshtė errėsirė kur konti kthehet nė kėshtjellėn e tij, dy orė me kalė larg nga Roma. Negociatat me Vatikanin kishin pėrfunduar shpejt dhe konti i devotshėm mezi priste tė kthehej tek gruaja e tij e re. Nė kėshtjellė ėshtė qetėsi, por nga dhoma e gruas dėgjohen rėnkime tė lehta. I alarmuar, i zoti i shtėpisė hap derėn dhe sheh: Bukuroshja e tij nuk ėshtė vetėm nė krevat. I tėrbuar nga zemėrimi, me gjithė fuqinė e tij godet nė kokė personin qė ishte nė krevat.

Kur drita e llambadarit bie mbi fytyrėn e tė goditurit, ai mbetet pa frymė: mėkatari ėshtė vetė shenjtėria e tij, Papa Gjoni XII, sundimtar i Romės, pėrfaqėsues i Zotit nė Tokė dhe kreu i krishterimit. Shėrbėtorėt nxitojnė pėr ta vendosur tė dėmtuarin nė krevat. Njė mjek vjen me shpejtėsi. Por Papa nuk jetoi mė shumė se njė javė. Ndėrsa vetėdija nuk iu kthye as gjatė kėsaj kohe.


***

Sot ėshtė njė sensacion kur njė Papė paraqet dorėheqjen. 1100 vjet mė parė ishte diēka normale- vetėm se shumica e pasardhėsve tė Pjetrit nuk hiqnin dorė vullnetarisht nga detyra: vetėm nė 20 vite mes viteve 896 dhe 916 janė 12 Papė tė zhdukur, tė mbyllur nė manastir ose nėn tokė. Por kėta mėkatarė nuk janė asgjė me periudhėn e Mesjetės. Nė shekullin e 10-tė nė Vatikan ekzistonte njė gjendje qė historianėt e pėrshkruajnė me terma si “pornokraci” apo “regjimenti i kurvave”.

Nė fokus ėshtė e bukura dhe e keqja Marozia (892-932). Ajo kishte tre dashnorė dhe njė nga ta u bė Papė: Serxhio III. Qė nė moshėn 22- vjeēare ajo kishte kontrollin mbi shtetin kishtar. Edhe nėna e motra e saj ishin dashnore tė njerėzve tė fuqishėm. “Ajo filloi me kujdes tė pėrdorte Papėt e madje t’i vriste,” shkruan njė kronist i kohės. Tė gjithė kandidatėt vinin nga familjet e pėrēara fisnike tė Romės. I preferuari i Marozia-s, Serxhio III, vrau tre Papė. Madje vendosi njė rekord tė tmerrshėm: nė pėrplasjet pėr zgjedhjen e Papės, pėrkrahėsit e tij zhvarrosėn Papėn Formosus, tė vdekur pėrpara 11 muajsh, e vendosėn kufomėn e tij nė njė bankė tė akuzuarish, e dėnuan, e gjymtuan dhe e hodhėn nė Tiber. Me vendimin pėr paraardhėsin e tij tė vdekur, Papa vrasės mund tė legjitimonte sundimin e tij.


***

Nė kėtė kohė Vatikani ishte si njė bordello. Kardinalėt bėnin festa dhe orgji. Por kur Marozia kėrkoi qė tė bėhej perandoreshė, i biri i saj, Alberich, nuk e pranoi. Ai nis njė luftė kundėr mamasė sė tij dhe e flaku atė nė burg, ku vdiq nė mjerim, pa i mbushur akoma 40 vjet. Pesė Papėt e tjerė janė marionetat e Alberich. Duke vdekur, ai vendosi djalin e tij 16- vjeē nė fron si Papa Gjoni XII: ai bėhet mė i keqi i tė gjithėve, njė simbol i Papės sė padenjė. Historianėt e quajnė atė njė nga personazhet mė tė mjerueshėm dhe mė tė neveritshėm qė ka luajtur rol ndonjėherė nė Kishė. Papa ftonte miqtė e tij nė orgji masive nė Vatikan dhe paguante qindra prostituta me thesaret e Kishės. Peshkopi Liutprang i Kremonės ka shprehur keqardhje pėr vrasjet, gjymtimet, tradhtitė, incestin, simoninė, bixhozin, dėshmitė e rreme dhe blasfemitė nė kėtė kohė. Uria pėr pushtet e Marozia bėri qė mė vonė tė thuhej se dikur kishte qenė njė Papė femėr, “Xhoana”.


Borgiat- orgji, helmime dhe inceste pas mureve tė shenjta

Vatikani ėshtė nė gjumė tė thellė, por nė banesėn e Papės shkėlqejnė dritat e shandanėve tė ēmuar. Salla e mbingarkuar me vepra arti gjėmon nga tė qeshurat dhe gromėsimat e tė dehurve: kreu i krishterimit ka miq.


Miqtė e shquar janė priftėrinj, peshkopė e kardinalė. Zonjat nė fakt nuk janė dhe aq tė nderuara. Ato vijnė nga bordellot e Romės. 25 prostitutat mė tė bukura janė rezervuar pėr Papėn. Ata ēiftėzohen nė sy tė tė gjithėve duke ndėrruar vazhdimisht partnerėt deri nė orėt e para tė mėngjesit.

Nė kohėt mė tė errėta tė Kishės, Vatikani nuk ėshtė vetėm njė shpellė kusarėsh, por edhe njė ēerdhe e paudhėsisė: Papa Aleksandri VI (1431- 1503) e ktheu vendin e shenjtė tė krishterimit nė vendin mė imoral nė botė. “50 prostituta tė pashme, jo tė zakonshme, por nga ato qė thirreshin kurtizane, ishin aty,” theksonte Johannes Burckard, peshkopi i Ostias, pretonotar i Selisė sė Shenjtė dhe Mjeshtėr i Ceremonive nė kurinė romake. “Pasi hanin darkė, fillimisht ato kėrcenin me rroba nė trup dhe mė pas zhvisheshin. Mė vonė shpėrndaheshin lajthi dhe kurtizanet e zhveshura zvarriteshin nėpėr dysheme dhe i mblidhnin ato me buzė”.

Papa ėshtė mėsuesi i tyre mė me pėrvojė: ai ėshtė fisniku spanjoll Rodrigo Borgia, i derės sė famshme. Bashkėkohėsit e pėrshkruajnė si njė burrė tė pashėm dhe njė pushtues tė papėrmbajtshėm. Ishte i madh, i fuqishėm dhe me sytė e pėrgjumshėm.

Qė nė moshėn 25- vjeēare, Rodrigo u bė kardinal dhe u zhyt nė jetėn e egėr. Pėrmes pasurisė gjigande qė kishte prej tokave, ai u bė i famshėm pėr qejfin e shfrenuar.

Kur ishte 61 vjeē, Rodrigo Borgia kishte grumbulluar mjaftueshėm pasuri sa pėr tė blerė kolegjin e kardinalėve dhe pėr t’u zgjedhur Papė. Rivalėt i heq nga rruga duke i helmuar. Nė kėtė mėnyrė bien edhe bastionet e fundit tė devotshmėrisė dhe moralit.

Menjėherė sapo zgjidhet Papė, nis njė tregti tė fuqishme me objektet dhe parimet fetare. Me shumė dėshirė ai nis qė tė shkėmbejė mėkatet pėrkundrejt pagesės: kėshtu, njė fisniku italian ai i shet pėr 24 mijė copa ari tė drejtėn kishnore pėr tė bėrė seks me tė motrėn.

E dashura e tij, Giulia Farnese ėshtė 16 vjeē, por ėshtė e martuar, kur fle pėr herė tė parė me tė. Si falėnderim, ai ia bėn tė vėllain kardinal. Nė atė kohė romanėt e quanin bukuroshen “gruaja e Krishtit”, kurse vėllain e saj “kardinali i p…”. Ai ngjizi njė numėr fėmijėsh me gratė e panumėrta me tė cilat shkonte.

Tre prej fėmijėve tė tij kanė hyrė nė histori: Cesare, Giovanni dhe famėkeqja Lucrezia Borgia (1480-1519). Djemtė pėrdorin pushtetin e babait pėr tė gjetur bukuroshe. Vajza ia jep veten atij. Mė vonė Lucrezia Borgia shkon nė krevat edhe mė vėllain e saj, Cesare.

Historiani Ferdinand Gregorovius e quan atė femrėn mė fatkeqe nė historinė moderne. Vajza e Papės rritet e bukur mes murgeshave. “Ajo ėshtė mesatare pėr gjatėsi, por ka forma tė kėndshme”, shkruan njė bashkėkohės. “Ka hundė tė prerė bukur, flokėt e artė, gojėn e madhe, dhėmbėt e bardhė dhe tė shndritshėm, qafėn e hollė dhe tė bukur, gjinjtė e formuar mrekullueshėm”. Babai i saj e marton atė tre herė nė mėnyrė tė kalkuluar me njerėz tė fuqishėm. Kur u fejua pėr herė tė parė ishte 11 vjeē. Burri i saj vdes nga helmimi, pėr tė cilin janė tė famshėm Borgiat. Burrin e dytė e vret vėllai Cesare, qė kishte njė fėmijė ndėrkohė me motrėn e tij.

Por Lucrezia nuk ėshtė vetėm e bukur, por edhe e zgjuar. Ajo bėhet pėrfaqėsuesja e Papės dhe drejton Selinė e Shenjtė derisa zhvendoset me burrin e tretė, Dukėn e Este-s nė Ferrara. Fundi i babait tė saj tė pashenjtė ėshtė njėsoj si jeta: Pas njė feste tė tepruar, trupi i tij u fry dhe mė pas u bė i zi. Thashethemet thoshin se ai vdiq ngaqė e mori djalli. Kurse shkencėtarėt thonė se ai ra viktimė e helmit tė tij. Cesare ėshtė po kaq pėrbindėsh sa babai. Ai vret vėllain e tij, Giovanni, nga xhelozia pasi ai kishte gjetur njė bukuroshe ekzotike nga Spanja pėr Papėn. Lucrezia promovon artistėt e shkencėtarėt, jep pėr tė varfrit dhe tė sėmurėt, i jep tė shoqit tetė fėmijė, vdes gjatė lindjes sė tė nėntit dhe mė pas nderohet si njė e shenjtė, ndėrkohė qė vendi pikėllohet.


——–

Historia e Vatikanit pėrmes shekujve, nga teksti i censuruar te templarėt


Vatikani, sekrete pėrvėluese nga dhomat e errėta

Arkivi i fshehtė i Vatikanit ruan njė pasuri unike nė botė. Nė 85 kilometrat e rafteve tė tij, nė fakt, janė vendosur dorėshkrimet origjinalė qė kanė shėnuar historinė e Kishės, por jo vetėm, duke filluar nga shekulli VIII: bėhet fjalė pėr dekrete shkishėrimi, proces verbalė (pėr procese si ai kundėr Templarėve), privilegje perandorakė e shumė tė tjerė.

Ndodh, ndonjėherė, qė tė mundėsh tė rijetosh kohėra tė largėta nga dėshmitarė okularė dhe pa artificin e realitetit virtual. Njė rast i jashtėzakonshėm, pikėrisht nė kėtė kuptim, shfaqet kėto kohė nėpėrmjet dokumenteve sensacionalė tė ekspozuar pėr herė tė parė pėr publikun nė Muzetė Capitolini tė Romės, nė Campidoglio: qė nga Dictatus Papae i Gregorit VII tek dekreti i dėbimit pėr Frederikun II, qė nga aktet e procesit kundėr Templarėve francezė deri tek miratimi i rregullit tė San Francesco d’Assisso, qė nga Privilegium i Ottonit I deri tek origjinali i Concordato di Worms, nga Unam Sanctam e Bonifacit VIII deri tek akti i shkishėrimit tė Martin Luterit.

Ekspozita epokale qė mban emrin Lux in arcana, pėrmban 100 dorėshkrime tė ēmuara me burim Arkivin e Fshehtė tė Vatikanit dhe parashtron ngjarjet e mėdha tė historisė sė Kishės, nga Mesjeta deri nė Nėntėqindėn. Vetėm disa studiuesve tė pėrzgjedhur, pėr qėllime kėrkimesh shkencorė, u ishte lejuar nė tė kaluarėn tė admironin kėta tekste. Askush, nė fakt, nuk kishte mundur ndonjėherė tė konsultonte dokumentet nė tė ashtuquajturėn “periudhė e mbyllu”, pra nga 1939 deri nė ditėt tona, edhe kėta tė shfaqur nė itinerarin e ekspozitės.

Zgjedhja e vendit tė ekspozimit ka njė domethėnie simbolike tė veēantė: Lindja e Muzeve Capitolini nė fakt i detyrohet njė Pape, Sisto IV i cili nė vitin 1471, i dhuroi disa thesare tė rėndėsishme artistike dhe arkitektonikė qytetit tė Romės. Me iniciativė tė vetė Sisto IV papėt kishin filluar tė ruanin nė njė vend tė sigurtė dokumentet e historisė sė Kishės, shumė kohė pėrpara krijimit tė Arkivit tė Fshehtė, duke u lėnė kėshtu pasardhėsve njė pasuri shumė tė madhe dėshmish tė drejtpėrdrejta.

Ekspozita ėshtė e ndarė nė seksione tematikė. Ēdo dorėshkrim ėshtė i shoqėruar nga materiale multimedialė, tė nevojshėm pėr tė inkuadruar kontekstin e gjerė historik. Mund tė thellohesh mė tej me ndihmėn e teknologjive tė reja duke shkarkuar, pėr shembull, njė aplikacion nė smartphone apo nė tablet. Pothuajse tė gjithė seksionet kanė dokumente tė shumtė tė periudhės mesjetare, qė po i paraqesim nė mėnyrė tė detajuar dhe nė mėnyrė kronologjike. Ėshtė si tė shfletosh, qė nga fillimi, faqet e njė libri magjik, autorėt e tė cilit janė aktorėt protagonistė tė historisė sė rrėfehet.

Teksti i censuruar

Analiza e shkrimeve qė i pėrkasin epokės sė Mesjetės fillon me njė formular letrash papnore tė shekullit VIII qė shkaktuan skandal nė mjediset eklesiastike. Teksti, me emrin Liber diurnus Romanorum Pontificus, sjell njė dėnim formal tė shprehur nga Kėshilli i Tretė i Kostandinopojės i vitit 680, kundėr papės Onorio I, i konsideruar pėrgjegjės se kishte favorizuar, ndonėse nė mėnyrė indirekte, pėrhapjen e monotelizmit (tezė heretike qė pohonte praninė nė Krisht tė vetėm vullnetit hyjnor). Ai dėnim pėrbėnte njė pikėmbėshtetje tė rėndėsishme pėr ata qė kontestonin parimin e pagabueshmėrisė sė Papės dhe mbizotėrimin e linjės sė tij politika ndaj vendimeve tė kėshillave. Ja pėrse publikimi i formularit, i transkriptuar nė vitin 1646 nga njė studiues gjerman pas njė serie rrethanash misterioze, u bllokua nga censura eklesiastike. Nė 1700 origjinali gjeti vend nė Arkivin e Vatikanit dhe vetėm nė 1889 u bė i mundur publikimi.

Njė prej “xhevahirėve” tė ekspozitės i pėrket shekullit X dhe sjell njė epokė dobėsie tė papėve kundrejt perandorisė: bėhet fjalė pėr pergamenin shumė tė bukur ngjyrė tė purpurt e me gėrma tė arta qė pėrmban tekstin e Privilegium tė Ottone I. Me kėtė akt Papa, nė njė moment tė parė, mori prej perandorit gjermanik njohjen e parė tė pronave tė Kishės nė gadishullin italian.

Marrėveshje e befasishme

Papa i atėhershėm, Giovanni XII kishte lidhur njė miqėsi tė fortė politike me Ottone, sepse i trembej ekspansionizmit tė Mbretit Berengario II i Ivreas. Por, pak kohė mė vonė, Giovanni bėri njė marrėveshje tė befasishme me tė birin e Berengarios, Adalberto, duke u pėrpjekur qė tė ndėrtonte njė bllok antigjerman me mbėshtetjen e Kostandinopojės dhe mbretėrisė sė Hungarisė. Ottone, i irrituar nga tradhėtia, arriti me nxitim tė madh nė Romė nė vitin 963 dhe dėboi papėn: qė nga ai moment e tutje, perandori do tė mund tė ndikonte nė zgjedhjen e papės, duke rezervuar pushtetin pėr tė vėrtetuar zgjedhjen. Kopja kaligrafike qė kemi sot i pėrket vitit 963.

Mė pas, udhėtimi tė ēon nė njė epokė kur rolet mes Kishės dhe perandorisė duken krejt tė pėrmbysur. Tė paktėn sipas pohimeve tė Dictatus Papae tė Gregiorio VII, kopja e tė cilit qė i pėrket vitit 1075 ndodhet nė seksionin “Tiara e Corona”. Me 27 aksiomat qė pėrmban teksti, papa shpallte supremacinė e tij absolute mbi ēėshtjet spirituale dhe gjithashtu mbi ato tokėsore, duke i rezervuar Kishės sė Romės tė drejtėn pėr tė rrėzuar perandorėt.

Vite tė trazuar dhe vendimtarė

Njė vėllim shumė i trashė pergamenėsh nė lėkurė risjell vitet e trazuar e nė terr tė papatit tė Giovanni VIII. Ėshtė njė kopje e rregjistrit tė tij origjinal, transkriptuar nė shekullin Xi nga dy murgj nė Montecassino tė ngarkuar nga Abati Desiderio, qė nė tė ardhmen do tė bėhej Papa Vittore III. Nga ata shėnime Desiderio kish pėr qėllim tė nxirrte elementė tė dobishėm pėr tė rindėrtuar fakte tė spikatur tė biografisė sė Giovanni VIII, qė sipas tezės sė “Annali” tė Fuldas kish qenė viktimė e njė komploti dhe ishte vrarė brutalisht. Ndjehet ende, nė disa shekuj distancė, atmosfera e ngjarjes sė madhe, po tė vėresh nga afėr pergamenin origjinal tė Concordato di Worms tė vitit 1122, me tė cilin i jepej fund “luftės pėr poste”. Firmosur nga sovrani gjermanik Henriku V dhe nga Papa Callisto II, marrėveshje i jepte vetėm Kishės tė drejtėn e emėrimeve eklesiastikė tė peshkopėve, ndėrkohė qė perandorit i takonte ajo feudale. Dokumenti qė ka mbijetuar deri sot ėshtė kopja qė Henriku V i dėrgoi Callistos.

Plaēkitja e Zara

Shekulli i XIII pėr Kishėn u hap nė mėnyrė tė trazuar. Nė vitin 1202 Papės Innocenzo III iu desh tė marrė masa tė ashpra kundėr besimtarėve qė po merrnin pjesė nė kryqėzatėn e IV. Tė hipur nė anije veneciane, ushtarėt e krishterė kishin kuptuar qė nuk kishin mjaftueshėm para pėr tė paguar udhėtimin nė Tokėn e Shenjtė: kėshtu qė, kishin plaēkitur njė qytet tė Adriatikut, Zara, duke kryer mizori tė parrėfyeshme nė njė qytet qė binte nėn juridiksionin e mbretėrisė katolike tė Hungarisė. Innocenzo III, sapo mori lajmin, nxorri njė dekret shkishėrimi kundėr atyre qė kishin marrė pjesė. Ky regjistėr pergamenik e ruan tė paprekur hieratikizmin e vet dhe tė habit pėr ashpėrsinė e disa rreshtave. Disa vite mė vonė, pasardhėsi i Innocenzo, Onorio III sanksionoi zyrtarisht lindjen e Urdhėrit tė Fretėrve tė Vegjėl tė San Francesco d’Assissi. Dokumentit i shtohet edhe dekreti Solet annuere, qė pėrmbante plot 12 kapituj qė i pėrkisnin jetės sė komuniteteve franceskanė. Dokumenti, edhe ai njė regjistėr pergamenik, ėshtė njė prej dėshmive mė tė rėndėsishme qė pėrmban seksioni fillestar i ekspozitės.

I tė njėjtės periudhė ėshtė njė dokument qė pėrmban njė masė tė ashpėr kundėr heretikėve, i firmosur nga Gregorio IX, statutet Capitula contra Patarenos, botuar nė mars 1236. Papa, viktimė e kundėrofensicės sė mbėshtetėsve tė Frederikut II, ishte detyruar tė largohej nga Roma nė 1228. Por ishte kthyer pak kohė mė pas, nėn brohoritjet e popullit, nė vijim tė disa kataklizmave natyrore qė romanėt i kishin interpretuar si shenjė e njė ndėshkimi hyjnor.


Luftė herezive

Gregorio u gjend menjėherė pėrballė disa emergjencave, mes tė cilave pėrhapja e pakontrolluar e herezive tė patarinėve (lėvizje nė brendėsi tė kishės milaneze). Pėr t’i luftuar, u frymėzua pikėrisht nga njė Kushtetutė e vjetėr e armikut tė tij Frederiku II, Cum ad conservandum, qė jepte dėnim me vdekje pėr herezinė, apo tortura tė tmerrshme. Lindėn kėshtu statutet e pėrmendur tashmė Capitula contra Patarenos qė u jepnin gjykatave laike detyrat e represionit. Kopja e statuteve e ruajtur prej harresės falė Arkivit tė Fshehtė tė Vatikanit mban datėn 7 mars 1236 dhe iu dėrgua prej Papės Urdhėrit Domenikan, shumė aktiv nė atė shekull nė praktikėn e inkuizicionet.

Lufta mes Frederikut II dhe Kishės pėrshkoi papate tė ndryshėm, por nė mėnyrė tė vecantė ajo e Gregorio IX dhe Innocenzo IV. Kėtij tė fundit i takoi tė firmosė rrėzimin e perandorit, qė ishte shkishėruar prej kohėsh. Dhe e bėri nė vitin 1245, nė fundin e Kėshillit tė Lionit I, me dekretin mė tė lashtė papnor qė ka mbėrritur deri nė ditėt tona, edhe ky mes dokumenteve mė pikantė tė ekspozitės.

Pėrpara kremtimit tė Kėshillit francez, Innocenzo IV mblodhi dhe publikoi plot 91 dokumente tė firmosur nga sovranė tė ndryshėm – mes tė cilėve rezultonte edhe emri i Frederikut II – qė vendosnin tė drejtat dhe pushtetet e kishės. Ishte njė mėnyrė pėr tė demonstruar qė perandori kish marrė prerogativa politikė qė nuk ishin konform kompetencave tė tij. Pėrmbledhja e kėtyre dokumenteve, qė mban emrin Transunto di Lione, pėrmbante 17 dekrete. Sot kanė mbetur vetėm shtatė prej tyre, dhe njėri (identifikuar me shenjėn A.A., Arm.I-XVIII 95) paraqet 28 vula. Edhe numri i vulave, fatkeqėsisht rezulton i reduktuar krahasuar me kopjen origjinale qė kishte plot 40 tė tilla.


Nė pragjet e konklavės

Njė letėr e shkruar nė vitin 1250 nga kalifi i Marokut Abu Hfs Umar al-Murtada drejtuar Papės Innocenzo IV dėshmon pėr ekzistencėn e njė marrėdhėnie tė mirė diplomatike mes njėrit prej krerėve mė tė fuqishėm islamikė dhe Kishės sė Romės nė atė periudhė. Pergameni pėrmban njė kėrkesė tė Kalifit sa i pėrket zgjedhjes sė peshkopit tė ri pėr t’u dėrguar nė dioqezėn “e toleruar” marokene nė Fez. Al-Murtada vlerėsonte shumė peshkopin nė ikje, Lope, dhe kėrkonte njė zėvendėsues po aq tė aftė. Papa, pas njė reflektimi tė vėmendshėm, vendosi tė konfirmojė Lopen pėr detyrėn delikate, duke kėnaqur kalifin. Dokumenti pėrfaqėson njė prej kontakteve tė fundit tė ngrohtė mes papatit dhe autoriteteve politike tė Marokut, pėrpara njė periudhe tė gjatė ftohjeje mes dy palėve qė zgjati deri nė shekullin XIX.

Zgjedhja e njė prej pasardhėsve tė Innocenzo IV, Gregorio X ishte shumė e vuajtur dhe solli njė seri tė pafundme votimesh tė kardinalėve qė nė atė rast ishin mbledhur nė Viterbo dhe ishin ndarė mes filofrancezėve dhe italianėve. Konsultimet vazhduan kaq gjatė saqė bezdisėn banorėt e qytetit qė, pasi pritėn disa vite pėr “tymin e bardhė”, vendosėn tė marrin iniciativėn. U futėn me forcė nė Pallatin e Papėve, duke marrė peng disa kardinalė. Pavarėsisht kėrcėnimeve, kėshilli i kardinalėve vazhdoi edhe disa muaj pėrpara se tė orientonte votat e veta tek njė kandidat, kleriku Tedaldo Visconti, qė nė vitin 1271 mori emrin Gregorio X.

Tre vjet mė vonė, Papa i ri, pėr tė shmangur pėrsėritjen e votimeve tė pafund, nxorri Ubi periculum, njė kushtetutė qė reduktonte privilegjet e prelatėve gjatė votimeve. Veē kėsaj vendosi qė konsultimet do tė kryheshin nė njė vend tė mbyllur, nė mungesė tė kontakteve me jashtė. I shpallur gjatė Kėshillit tė Lionit II nė 1274, ky dekret solli praktikėn e konklavės dhe nė momentin e parė hasi nė rezistencėn e kardinalėve. Nė kopjen qė ka mbijetuar deri sot vėrehen 27 vulat qė vėrtetojnė aprovimin e dokumentit nga prelatė tė shumtė tė pranishėm nė kėshillin francez.


Njė patriark jo i lumtur

Njė pergamen i prillit 1277, i firmosur nga arkivisti i patriarkatit tė Kostandinopojės, Joannis Vekkos, tregon njė histori tė ēuditshme. Autori, qė ishte kundėr hipotezės sė njė bashkimi tė ri mes Kishės sė Romės dhe asaj tė Kostandinopojės, pėrfundoi nė burg pėr shkak tė pozicioneve tė tij pėrēarės, qė atėherė kundėrshtoheshin nga perandori Michele VIII Paleologo. Arkivisti, nė burg, ndryshoi qėndrim dhe u bė mbėshtetės i bashkimit tė dy Kishave. Pasi u bė patriark i Kostandinopojės, deklaroi publikisht se Bizanti duhej tė shkrihej sėrish me krishtėrimin perėndimor dhe i shkruajti Papės Giovanni XXI. Nė letėr, qė ka mbėrritur nė gjendje tė mirė deri sot, spikat firma e Vekkos, nė krah tė njė kryqi tė vogėl. Ėndrra e tij u shkatėrrua disa vite mė vonė, kur nė fronin e Bizantit hipi perandori Andronico II, i cili ishte kundėr procesit tė afrimit me papatin. Dhe pėr patriarkun u rihapėn dyert e burgut.

Njė dokument me 11 vula dylli tė kuq i komunikoi Celestino V zgjedhjen e tij si Papė. Letra zyrtare, e dėrguar mė 11 korrik 1294, zgjidhte situatėn e radhės tė impasit nė tratativat mes kardinalėve pėr zgjedhjen e Papės sė ri. Celestino modest, mblodhi kardinalėt qė ia jepnin mesazhin nė gjunjė. Nuk ndihej i gatshėm qė tė merrte pėrgjegjėsi kaq tė madhe dhe e pranoi me shumė hezitim detyrėn. Pas vetėm 4 muajsh, dorėzoi mandatin nė duart e kardinalėve. Krejt ndryshe ishte pasardhėsi i Celestinos, Bonifacio VIII, qė botoi nė vitin 1302 manifestin e teokracisė papnore tė Mesjetės: Unam Sanctam, qė teorizonte nė mėnyrė edhe mė tė vendosur supremacinė e Kishės mbi perandorinė edhe nė cėshtjet e kohės. Nė kopjen origjinale, tė ekspozuar tashmė, shfaqet shpesh herė nė tekst njė frazė me ngjyrė tė kuqe: “Declaratio quod subesse romano pontifici est omni humanae creaturae de necessitate salutis” (nėnshtrimi ndaj papatit roman ėshtė i domosdoshėm pėr shpėtimin e ēdo krijese njerėzore). Bonifacio VIII donte tė theksonte se cila ishte ideja kryesore e argumenteve tė tij.


“Rrėzimi” i templarėve

Seksioni “Heretikė, kryqėzata dhe kalorės” ka si protagonistė dy dokumente tė nxjerrė nga procesi kundėr Templarėve tė Francės. I pari, njė pergamen i vitit 1308 pėrmban proces verbalin e marrjes nė pyetje tė pjesėtarėve mė tė rėndėsishėm tė Urdhėrit, kryer nga tė dėrguarit e Papės Clemente V. Kalorėsit, e arrestuar nga Mbreti Filipi i Pashėm dhe tė mbyllur nė Kėshtjellėn e Chinon, siguruan nė atė rrethanė shfajėsimin, nė kėmbim tė rrėfimit tė krimeve. Papa donte me ēdo kusht nėnshtrimin e Templarėve ndaj gjykimit laik dhe procedurave tė inkuizicionit francez, por hasi nė vullnetin e Filipit qė pretendonte ndėshkime ekzemplarė.

Procesi, nė fund, u mbėshtet nga Papa nė 1309, por megjithatė ai nuk arriti tė shpėtojė tė akuzuarit. Shumė dėshmi shprehnin me vendosmėri qė Urdhėri nuk kish lidhje me krerėt e fajėsuar, duke e pėrkeqėsuar paradoksalisht situatėn. U profilizua nė fakt njė tėrheqje nė masė pėr nga rrėfimet qė templarėt francezė kishin bėrė pėrpara gjykatėsve tė Inkuizicionit dhe tė dėrguarve tė Papės, me rrezikun qė tė ndeshnin nė krimin e rėndė tė Relapsit. 54 kalorės, pėr shkak tė tėrheqjes sė tyre, pėrfunduan nė turrėn e druve, tė dėnuar nga njė kėshill provincial. Ekzekutimi shtyu pjesėtarė tė tjerė tė Urdhėrit qė tė rrėfenin spontanisht pėrpara magjistratėve, duke konfirmuar fajin e tyre mes mijėra dyshimeve. Plot 231 nga kėto deklarata nė njė pergamen tė gjatė 60 metra, shfaqen sot pėrpara publikut nė njė hapėsirė tė madhe.

Njė prej akteve tė lindjes sė Universitetit tė famshėm tė Cambridge ėshtė njė dekret papnor (Inter singula) i vitit 1318, i ruajtur nė mėnyrė tė pėrsosur. Giovanni XXII e nxorri me kėrkesė tė mbretit anglez Eduardi II, qė i kėrkonte kishės njohjen e tė gjithė privilegjeve tė dhėnė nė mėnyrė tė pėrkohshme universitetit, nė mėnyrė tė veēantė statusin e Studium generale (domethėnė i hapur pėr studentėt e tė gjithė botės). Sipas legjendės, Universitetin e Cambridge e themeluan disa studentė nė arrati nga Oxfordi pas dėnimit tė padrejtė me vdekje tė disa shokėve tė tyre tė shkollės, pėr shkak tė njė vrasjeje misterioze.


Simptomat e ndarjes sė Perėndimit

Fillimi i Ndarjes sė Perėndimit, qė mundoi shumė Kishėn duke filluar qė nga shekulli XIV, e pati prologun me dėbimin e Urbani VI nga froni i Pjetrit. I zgjedhur nė vijim tė njė presioni tė fortė popullor, qė kėrkonte zgjedhjen e njė pape italian pas njė serie tė gjatė papėsh francezė, ai humbi pėr disa muaj besimin e kardinalėve pėr shkak tė karakterit tė tij shumė zemėrak. Pėr kardinalėt, ngjitja e papės sė ri ishte favorizuar prej akteve tė dhunės dhe kėrcėnimeve, kėshtu qė duhej zhvlerėsuar. Ekspozita romane pėrmban deklaratėn e anulimit tė zgjedhjs sė Urbano VI. Nė vijim kardinalėt vendosėn qė tė zgjedhin njė tjetėr francez, Clemente VII, i cili pas pak kohėsh u largua pėr nė Avignone. Urbano VI qėndroi nė Romė dhe Kisha pėrjetoi periudhėn e saj mė tė dhimbshme, e ndarė mes papėve dhe antipapėve.

Pėr njė periudhė tė shkurtėr kohe, nė shekullin XV, krishtėrimi perėndimor dhe ai lindor u gjendėn sėrish tė bashkuar. Nė korrik tė vitit 1493, me iniciativė tė perandorit bizantin Giovanni VIII Paleologo, Roma dhe Kostandinopoja u pajtuan, duke firmosur letrėn e paktimit Laetentur coeli. Nė bazė tė marrėveshjes ishte nevoja e Bizantit pėr t’u rrethuar nga aleatė tė fortė kundėr rrezikut otoman. Nė atė kohė u prodhuan 300 kopje origjinale tė kėtij akti, me qėllim qė tė informoheshin shumė shtete tė krishterė pėr ngjarjen e madhe. Sot kanė mbetur vetėm 18 ekzemplarė, njė prej tė cilėve ruhet nė Arkivin e Fshehtė tė Vatikanit.

Nė shekullin XV, pėrpara lindjes sė Arkivit, dokumentet e lashtė papnorė ruheshin nė Bibliotekėn e vjetėr Apostolike. Kur Sisto IV vendosi qė tė transferonte disa privilegje tė rėndėsishėm dhe diploma tė historisė nė Kishėn nė Castel Sant’Angelo, ngarkoi bibliotekarin e tij, Bartolomeo Saēhi, i quajtur Platina, qė t’i kopjonte. Puna zgjati disa vite dhe pėrfundoi nė vitin 1480, me dorėzimin tek Papa tė Liber privilegiorum Romanae Eēlesiae, tre vėllime mė mė shumė se 1000 faqe, njė kryevepėr qė mund tė admirohet nė seksionin “Floriri dhe boja” tė ekspozitės.


Nga Barbarossa tek Lucrezia Borgia

Mes dokumenteve mesjetarė me njė interes tė veēantė, kujtojmė njė diplomė tė Frederico Barbarossa, njė vėllim me aktet mė tė lashtė zyrtarė tė Kishės sė Tivolit tė shekullit XII, regjistrin e hyrjeve dhe daljeve tė Dhomės Apostolike tė shekullit XIII, dokumentin mė tė lashtė nė letėr nė gjuhėn mongole i vitit 1279, njė biografi e vitit 1469 nė gjuhėn romane mbi Santa Francesca Romana dhe letra e Lucrezia Borgia drejtuar babait, papės Alessandro VI.

Pėr Papėn Borgia janė ekspozuar edhe dekreti Inter Cetera, qė vendoste ndarjen e tokave tė Botės sė Re mes spanjollėve dhe portugezėve, dhe njė sistem kompleks pėr tė koduar mesazhet. Meritojnė tė pėrmenden edhe dokumentet modernė dhe bashkėkohorė tė pėrzgjedhur nga organizatorėt e ekspozitės: mes mė interesantėve janė proces verbalėt e gjyqit tė Galileos, akti i shkishėrimit tė Martin Luterit, letra qė shpall konvertimin e perandoreshės Helena e Kinės nė krishtėrim, akti i heqjes dorė nga froni i Kristinės sė Suedisė, si dhe njė letėr zyrtare e “shkruar” mbi njė lėvore mėshtekne nga ana e indianėve tė Amerikės, drejtuar Leonit XIII.



Nga josef Nary,Gazeta Bild
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vatikani, njė histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje

Mesazh  Azazil prej 13.02.14 22:24

esht mese e vertete,,ke 1 histori ku ka bere buje 7 Qershor 2000 ku vajzat qe mesonin per murgesha vrasin nje murgeshe.,BASTABUGIE.IT Dhe dmth rite satanike brenda ne kishe.
LA SUORA UCCISA A COLTELLATE PER ORDINE DI SATANA FORSE SARĄ BEATA. MENTRE NESSUNO Č IN CARCERE...
Suor Mainetti , via libera alla causa per martirio. Il sģ dalla Congregazione delle cause dei santi.
avatar
Azazil

908yughugikgiyguyg


9


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Reagim.

Mesazh  Tonyyy prej 18.02.14 15:56

Do te doja shume te dija nese keni fakte per keto gjera qe thoni, apo thjesht jane disa rreshta qe deshironi te shkruani. si eshte e mundur qe te sillen prostituta brenda vatikanit, e te kete orgji ne kishe! qudi qe shkruhen keto gjera. pse atehere vatikani ben thirrje per paqe ne bote e jo per orgji seksuale. Do te doja shume nga ju qe nese keni fakte te shkruani dhe ti tregoni nese jo atehere ju lutem mos shkruani kot.
avatar
Tonyyy

3


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vatikani, njė histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje

Mesazh  55 prej 19.02.14 9:07

Ja ku i ke faktet me foto po deshe dhe video:
Kerko Ne youtube -vatican secrets by Jordan Maxwell-dhe shume te tjera me titullin Vatican secrets.

Pse nuk postoj dot video dhe foto ne kete forum!
avatar
55



Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vatikani, njė histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje

Mesazh  Admin prej 19.02.14 13:47

Little Professor shkruajti:Pse nuk postoj dot video dhe foto ne kete forum!
Per te postuar nje video apo foto fillimisht kopjohet adresa dhe pastaj gjate postimit ketu duhet te shtypni ne tastere CTRL dhe V duke e kopjuar adresen te simbolet Foto apo Youtube.

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vatikani, njė histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje

Mesazh  gjilanasi prej 16.01.15 20:22

ZOTERINJTE E VATIKANIT - Papati, njė “biografi” e paautorizuar



Nga Shėn Pjetri tek Kėshilli i Vatikanit II, njė “biografi e paautorizuar” e papatit. Mes personaliteteve tė mėdhenj, mjeteve dhe qėllimeve politikė, personazheve tė diskutueshėm dhe paqartėsive qė kanė mbetur ende tė tilla

Jose Francisco Botelho*


Ishte 11 shkurti i vitit 1929, gjysmė ore pėrpara mesditės, kur njė makinė ngjyrė e zezė u ndal pėrpara Palazzo del Laterano nė Romė. Dyert e veturės u hapėn dhe prej aty zbriti njeriu tė cilit nė Itali ia kishin frikėn mė shumė se kujtdo. Ishte Benito Mussolini. Nė pallat – selia e Curia Romana, organi administrativ i Kishės Katolike – Papa Piu XI dhe funksionarėt e tij mė tė lartė e pritėn diktatorin me duarshtrėngime tė ngrohtė.


Kėrkesa

Musolini donte qė Vatikani tė pranonte zyrtarisht fashizmin. Ishte njė tentativė pėr tė neutralizuar Partinė Popullore tė don Sturzo, kundėrshtari i tij. Edhe Kisha kish qenė e qartė, sa u pėrket objektivave tė saj. Tė rimerrte ato ēfarė kishte humbur nė Tetėqindėn me unifikimin e Italisė: njė shtet sovran. Ia doli. Rreth orės njė, Musolini firmosi Marrėveshjet qė i jepnin Papės njė territor tė pavarur nė brendėsi tė Romės. Nė kėmbim, Kisha katolike njihte si legjitime qeverinė e drejtuar nga Duēja.
Pikėrisht nė atė ditė dimri, me miratimin e njėrit prej personazheve mė tiranikė tė shekullit XX, lindi shteti i Vatikanit, ashtu si ėshtė sot: shteti mė i vogėl i pavarur i botės dhe monarkia e fundit absolute nė Perėndim.


Parabolė

Takimi nė Laterano ishte vetėm epilogu i njė historie shumė mė tė gjatė, e cila i ka rrėnjėt 2 mijė vjet mė parė, nė njė kohė kur Papa ishte vetėm peshkop i Romės, njė prej liderėve tė shumtė tė njė feje tė persekutuar. Nė kulmin e pushtetit, papėt vetėshpalleshin “padronė tė botės” dhe nisėn shumė luftėra nė emėr tė Zotit. Sot, papati ėshtė institucioni ndėrkombėtar mė jetėgjatė i historisė. Prej nga buron dhe ku ka shkuar gjithė ai pushtet? Pėr t’u pėrgjigjur nevojitet tė shkojmė pas nė kohė, nė origjinėn e krishtėrimit, kur Roma u bė qendra e njė sekti hebraik i lindur nė mes tė rėrave tė Lindjes sė Mesme.


Kisha e parė

Njė ditė Jezusi po ecte nėpėr Jude, njė prej provincave mė tė varfėra tė perandorisė romake (e cila, nė atė kohė shtrihej nga Anglia e sotme deri nė Irak). Krejt papritur Mesia ia nguli sytė njėrit prej apostujve tė tij, peshkatarit Simon, i njohur edhe si Pjetri. Dhe i tha: “Ti je Pjetri, dhe mbi kėtė gur do tė ndėrtoj njė Kishė… Ty do tė tė jap ēelėsat e mbretėrisė sė Qiejve, dhe ēdo gjė qė do tė lidhėsh nė Tokė, do tė jetė e lidhur nė Qiej”. Pėr doktrinėn katolike, ky hap i Ungjillit sipas Mateut do tė thotė qė Pjetri ishte zgjedhur si pėrfaqėsues i Krishtit nė Tokė. Papa i parė.
Fillimisht, hebraizmi ishte vetėm njė sekt hebraik. Aq e vėrtetė ėshtė sa, pas kryqėzimit tė Krishtit, apostujt vazhduan tė predikojnė nė Jeruzalem. Megjithatė, ideja qė Jezusi ishte Mesia i shumėpritur nuk u pėrqafua asnjėherė plotėsisht nga hebrenjtė. Pėrkundrazi, apostujt u kundėrshtuan kaq shumė, saqė u detyruan tė predikojnė nė Lindjen e Mesme, pėr “veshė” tė tjerė.
Pikėrisht kėshtu Mesia nisi tė pėrshkruhet si Shpėtimtari i tė gjithė njerėzve. Funksionoi, dhe komunitete qė quheshin “kisha” – nga greqishtja ekklesia, “ansambleja” – nisėn tė shfaqen nė qytete tė ndryshėm tė Azisė sė Vogėl, Afrikės veriore dhe Europės. Mbėrritėn pra nė qendrėn politike tė asaj kohe: sipas legjendės, Pjetri u vendos nė Romė rreth vitit 42.


Caput Mundi

Jeta nė kryeqytet nuk ishte e lehtė: tė krishterėt persekutoheshin pėr faktin qė refuzonin tė adhuronin perėnditė romake. Vetė Pjetri u arrestua dhe u dėrgua nė cirkun e Neronit, njė zonė qė pėrdorej pėr garat e karrove dhe ekzekutimet e tradhėtarėve, e ndėrtuar nė njė zonė kėnetore nė periferi tė Romės. Zona njihej me emrin Vaticanus.“
Sipas shkrimtarit latin Aulo Gellio, emri i agro vaticano dhe perėndisė etrusk qė e drejtonte e kishte prejardhjen nga “vaticinii” – hyjni tė kėrkuara”, shpjegon Claudio Rendina, ekspert i historisė sė Vatikanit dhe autor i librit “Papėt: Histori dhe tė fshehta”. “Pėr njė tjetėr historian, Varrone (shekulli I para Krishtit), perėndia etrusk ishte nė fakt mbrojtėsi i “vagiti – tė qarave” tė fėmijėve, prej nga buron edhe emri i zonės”.
Nė kėtė vend misterioz, Pjetri u kryqėzua dhe u varros. Por, i kujdesshėm siē ishte, ai kishte zgjedhur tashmė njė pasardhės, Linin, njė romak i konvertuar nė kristianizėm pėr tė cilin nuk dimė asgjė tjetėr pėrveē emrit. Dhe kėshtu, autoriteti i Pjetrit u transmetua nga njėri brez nė tjetrin, nga njėri Papė nė tjetrin, deri kur ka mbėrritur tek Francesku, papa i 266 i Romės.


Primati

Ja pra, shpjeguar shkurt, “primati i Romės”, nė bazė tė tė cilit peshkopėt romakė ishin pėrfaqėsues legjitimė tė Krishtit. Nė tė vėrtetė, shumė studiues hedhin dyshime qė Pjetri ka qenė kreu absolut, sepse kristianizmi nė fillesė nuk kishte hierarki tė ngurta. “Ai romak ishte qė atėherė njė komunitet i organizuar, pavarėsisht se ekzistonte prej disa vitesh”, thotė Rendina.
“Nė kohėn e Linit mund tė numėronte diakonė, presbiterė dhe peshkopė”. Kur perandori Konstantin, nė vitin 312, u konvertua dhe feja deri atėherė e persekutuar u shndėrrua nė tė preferuarėn e shtetit, hierarkia e Kishės sė Romės u konsolidua, donacionet e perandorėve e pasuruan dhe pushteti nxorri nė krye peshkopin, qė deri atėherė ishte respektuar si i barabartė me krerėt e komuniteteve tė tjerė kristianė. Nė fundin e shekullit III adoptoi emrin Papa, “Atė” nė greqisht, shenjė qė konsiderohej mė lartė se peshkopėt e tjerė. Njė lloj versioni spiritual i perandorit.


Gėnjeshtra e Mesjetės

Nė gjysmėhijen e dhomės, njė burrė shkruan veprėn e tij tė parė. Pėrdor njė penė, bojė shkrimi ngjyrė tė zezė dhe fletė papirusi apo pergameni. Data nuk ėshtė e sigurtė, jemi rreth vitit 750. Njė adresė e mundshme ėshtė Pallazzo di Laterano. Autori mendohet tė jetė njė farė Kristofori, sekretar i Papės Stefani II. E vetmja siguri lidhet me veprėn: Dhurata e Konstantinit, hileja mė e arrirė e historisė.
Pėr tė kuptuar domethėnien e kėtij dokumenti duhet tė kthehemi pas nė kohė. Pėrgjatė shekullit V, pjesa perėndimore e perandorisė romake ishte pushtuar dhe shkatėrruar nga fiset barbarė. Nė vitin 476 Roma ishte pushtuar. Gjatė konfuzionit tė luftės, papati ishte i vetmi institucion i organizuar qė kishte mbijetuar (Papa Leoni I i Madh ka hyrė nė listėn e gjenive diplomatikė pėr faktin qė e ruajti tė paprekur Vatikanin pėrgjatė kėsaj faze shumė tė vėshtirė). Kur situata u normalizua, Kisha u bė pronare pa kundėrshtar e njė prej monopoleve mė tė fuqishėm, dijes.
Nė fillim tė Mesjetės besimtarėt e krishterė ishin tė vetmit europianė qė dinin shkrim e kėndim. Duke furnizuar me kėshilltarė dhe ligjvėnės perandoritė qė po formoheshin, Kisha rriti ndikimin e saj mbi sovranėt barbarė, qė nisėn tė konvertohen nė vitin 508: nė fillim ishte Klodoevi, mbreti i frankėve, qė dėrgoi ushtritė e tij tė pagėzohen me ujin e shenjtė.
Autori i “Dhuratės sė Konstantinit” ndoshta i pėrkiste njė klase speciale tė eruditėve tė klerit: ajo seri falsifikatorėsh qė, mes shekujve VI dhe IX punuan nė zyrat papnore duke ndryshuar dhe sajuar dokumenta pėr tė pėrforcuar pozicionin e peshkopėve romakė. “Dhurata e Konstantinit” ishte diēka e ndėrmjetme, mes njė dėshmie dhe njė testamenti, firmosur gjoja nga Konstantini nė vitin 315.
Teksti thotė qė perandori, i shėruar mrekullisht nga lebra prej lutjeve tė Papės Silvestri, si shpėrblim i emėroi papėt si trashėgimtarė tė tij legjitimė: “Atyre u lė kurorėn perandorake dhe qeverisjen e tė gjithė rajoneve tė Perėndimit, tani e pėrgjithmonė”.


Aleancė perandorake

Pėrgjatė tė gjithė Mesjetė “Dhurata” u pranua si e vėrtetė dhe u pėrdor nga dhjetė papė, pėr tė ushtruar fuqinė e tyre politike. Shumė historianė thonė se hileja mori fund nė 754. Atė vit Stefani II u drejtua tek Pippino, mbret i frankėve. Papa kėrkonte ndihmė pėr tė transformuar Romėn dhe tokat qė e rrethonin nė territore tė Kishės, pasi dy shekujt paraardhės, kryeqyteti i kristianizmit ishte plaēkitur nga erulėt, gotėt, bizantinėt dhe longobardėt. Pipino, ngjitja nė fron e tė cilit ishte kontestuar nga pretendentėt e tjerė, kėrkonte nga ana e tij qė tė legjitimonte pushtetin e vet.
Stefani ia paraqiti veprėn “Dhurata e Konstantinit” Pipinos, dhe mbreti frank e pranoi dokumentin si provė e autoritetit tė papėve. Mund tė duket e ēuditshme, por pushtuesit ushqenin njė frikė dhe pėrnderim kundrejt armikut tė tyre tė vjetėr, perandorisė romake. Mbretėrit barbarė ėndėrronin tė pėrsėrisnin bėmat e perandorėve tė lashtė, dhe mes tyre Konstantini ishte njė prej mė tė adhuruarve.
Pas bekimit tė kurorės nga ana e Papės, Pipino u drejtua pėr nė Itali, dėboi longobardėt qė dominonin vendin dhe transformoi njė zonė tė Italisė Qendrore, me qytetin e Romės, nė territor tė pavarur tė Kishės. Tė gjithė banorėt e atyre rajoneve u bėnė tė nėnshtruar tė Papėve, nisėn t’u paguajnė atyre taksa dhe tė gjykoheshin e qeveriseshin nga Kisha. Kėshtu lindi Shteti Papnor, qė zgjati deri nė 1870.


Padronė tė botės

Nė fundin e vitit 1000, Europa ishte nė gjunjė. Me shpatėn e mbretėrve katolikė dhe zellin e misionarėve, kristianizmi kishte unifikuar kaleidoskopin e Perėndimit nė njė komb tė madh spiritual. Por, nė Azi autoriteti i Papės nuk njihej. Patriarku i Konstandinopojės, Stambolli i sotėm, konsiderohej po aq i rėndėsishėm sa edhe kolegu i tij italian. Veē kėsaj, kishte mosmarrėveshje mbi disa aspekte tė doktrinės dhe tė liturgjisė romane, si beqaria dhe mesha nė latinisht. Grindja shpėrtheu nė 1054, kur Papa Leoni IX dhe patriarku Michele I Cerulario shkishėruan njėri-tjetrin, duke prishur marrėdhėniet. Nė lindje u krijua kisha ortodokse, ndėrkohė qė Kisha romane u vetėshpall unike, e shenjtė, apostolike dhe katolike (nga greqishtja katholikos “universale”).
Kundėrshtari i radhės i Papės u shfaq nė formėn e njė ish aleati. Nė atė kohė, siguria e shtetit papnor garantohej prej trupave tė perandorisė sė shenjtė romane, themeluar nga biri i Pipinos, Karli i Madh (Charlemagne). Nė kėmbim tė mbrojtjes, perandorėt ushtronin njė ndikim tė fortė mbi Papėt. Praktikisht, lideri i kristianizmit ishte njė buratin nė duart e tyre. Por, nė vitin 1073, njė papė vendosi tė ndryshojė lojėn.
Trupvogėl dhe me njė zė tė mprehtė, Gregori VII kishte njė temperament tė vrullshėm, prej tė cilit mori nofkėn “Satanai i Shenjtė”. Nė njė dekret tė famshėm, vendosi qė jo vetėm papėt kishin tė drejtėn tė legjitimonin njė sovran, por edhe ta rrėzonin. Dhe pohoi qė Papa ishte jo vetėm kreu i Kishės, por “Zot i botės”. Kjo gjė zemėroi Henrikun IV, sovran i perandorisė sė shenjtė romane. Pa e zgjatur shumė, Gregori e shkishėroi.
Shkishėrimi ishte njė instrument i fuqishėm. Tė shkishėruarit nuk i lejohej tė hynte nė kishė dhe tė bekohej. Nė njė kohė kur jeta e pėrditshme ishte e mbushur me fenė, ndėshkimi ishte tmerrėsisht shumė i rėndė. Nė dimrin e 1077 Henriku shkoi nė dyert e kėshtjellės sė Canossas, nė Apeninet emiliane, ku ndodhej Papa. “Satanai i Shenjtė” e detyroi tė presė tre ditė nė rrugė, nė mes tė dėborės, pėrpara se ta priste.


Hegjemonia

Me Gregorin VII, papati kaloi nga mbrojtja nė sulm. Nėse mė parė papėt kishin nevojė pėr mbrojtje, tani ishin gati tė pushtonin botėn pėrmes kryqit apo shpatės. Njė provė tjetėr erdhi nė vitin 1095, kur Urbani II kėrkoi qė mbretėrit e krishterė tė marshonin drejt Lindjes sė Mesme pėr tė “ēliruar” Jeruzalemin, i qeverisur prej myslimanėve qė nga shekulli VII.
Afro 25 mijė pelegrinė dhe luftėtarė tė krishterė nisėn tė shkruajnė njė prej faqeve mė brutale tė historisė: kryqėzatat. Pas pushtimit tė Jeruzalemit, nė 1099, pothuajse tė gjithė hebrenjtė dhe myslimanėt e qytetit u masakruan. Nė 200 vitet qė pasuan, tetė kryqėzata tė tjera u drejtuan pėr nė Tokėn e Shenjtė.
Njė shekull pas Gregorit VII, nė 1198, hipi nė fron Innocenzo III, ndoshta papa mė autoritar i tė gjithė kohėrave. Kisha ishte tashmė njė fuqi ushtarake, dhe nė gjendje tė dėrgonte ushtritė e veta, si dhe njė institucion shumė i pasur.
Fshatarė dhe artizanė europianė ishin tė detyruar qė tė derdhnin nė arkat e saj njė tė dhjetėn e tė ardhurave tė tyre. Pasuria e kishės u rrit deri nė atė pikė saqė tė shkaktonte skandal: nė jug tė Francės nisi tė rritet njė lėvizje heretike e quajtur katarizėm, qė nuk pranonte autoritetin e papės dhe e quante atė bir tė djallit. Innocenzo III reagoi me dhunė. Nė vitin 1209 shpalli njė luftė tė shenjtė kundėr Katarėve: fshatra tė tėrė u dogjėn dhe banorėt u masakruan. Pėr tė eleminuar atė qė mbetej nga ata heretikė, Gregori IX, pasardhėsi i Innocenzo, krijoi nė vitin 1233 Inkuizicionin e Shenjtė, njė gjykatė kishtare me kompetencėn qė tė inkriminonte, persekutonte dhe dėnonte armiqtė e Kishės. Me kalimin e kohės, Inkuizicioni u pėrhap nė vende tė tjerė dhe filloi tė persekutojė jo vetėm Katarėt, por edhe tė gjithė ata qė kundėrshtonin fenė katolike (hebrenjtė, shkencėtarėt, homoseksualėt…)


Rėnie me elegancė

E megjithatė, mes shekujve XIII dhe XV, ėndrra e hegjemonisė sė kishės u zbeh. Kryqėzatat pėrfunduan nė njė dėshtim: nė vitin 1291 europianėt u dėbuan pėrfundimisht nga sulltanėt myslimanė. Nė Europė, deliret absolutistė tė Vatikanit provokuan rebelimin edhe tė klerit. Lorenzo Valla, prift dhe filolog, provoi nė vitin 1440 se “Dhurata e Konstantinit” ishte e sajuar. Valla demonstroi se dokumenti ishte i mbushur me gabime historikė dhe papajtueshmėri gjuhėsore.
Prestigji spiritual i Selisė sė Shenjtė u trondit: shkishėrimet humbėn efikasitetin dhe disa mbretėr nisėn tė shkėputen nga papėt. Ndėrkohė, arsimimi nuk ishte mė privilegj vetėm i klerit: lindėn universitete nė tė gjithė Europėn dhe lulėzuan shkencat dhe artet. Kishte mbėrritur Humanizmi.
Ndikimi global i papatit ra, por papėt ishin ende sovranė tė pasur dhe tė pushtetshėm brenda shtetit tė tyre. Dhe pak nga pak, jeta e bukur nisi tė korruptojė zakonet e Kishės. Beqaria u bė njė detaj qė mund tė fshihej dhe Roma u zhyt nė njė “dolce vita” plot luks. Karriera kishtare u shndėrrua nė njė magnet pėr oportunistė tė interesuar vetėm pėr tė mirat e Kishės. Shembulli tipik ishte Rodrigo Borgia, i zgjedhur papė nė 1492 falė tangenteve tė mėdha tė shpėrndara atyre qė e zgjidhnin (vėrtetė tė rėndė: katėr mushka tė ngarkuara me flori). I pashėm dhe joshės, Aleksandri VI kishte tė paktėn dy tė dashura, organizonte festa nė pallatin apostolik dhe kishte shumė fėmijė qė i kish njohur.
Pavarėsisht reputacionit tė keq, papėt e Rilindjes ditėn qė tė pėrdornin pasuritė e tyre edhe pėr tė lėnė njė trashėgimi tė jashtėzakonshme kulturore. Krijuan biblioteka, ngritėn monumente dhe e transformuan Romėn nė njė gėzim pėr sytė. Mė i rėndėsishmi i papėve tė dashuruar pas artit ishte Giulio II. Por ishte pikėrisht ekstravaganca e tij qė shkaktoi krizėn mė tė rėndė nė historinė e Kishės. Nė vitin 1505 Giulio inauguroi kantierin pėr rindėrtimin e bazilikės sė Shėn Pjetrit, e cila po rrėnohej. Pėr tė financuar punimet, fuqizoi tregun e indulgjencave, qė ofronte larjen e mėkateve nė kėmbim tė parave. Ishta pika e ujit qė rrėzoi vazon: qė atė moment, murgu gjerman Martin Luteri publikoi 95 tezat me tė cilat denonconte korruptimin e Kishės. Ishte akti i lindjes sė Reformės protestante. Shumė shpejt tė krishterėt e Gjermanisė, Vendeve tė Ulėt dhe Europės Qendrore mohuan autoritetin papnor dhe supremacinė e Romės. Kontinenti i vjetėr u zhyt nė dy shekuj luftėrash fetare.


Frikė nga moderniteti

Megjithatė, pėr Kishėn ditėt mė tė kėqia ende nuk kishin ardhur. Nė shekullin XVIII Europa pa lulėzimin e Iluminizmit, njė lėvizje filozofike qė vendosi arsyen dhe shkencėn nė qendėr tė botės, si dhe vuri nė dyshim vlerėn absolute tė fesė dhe traditės. Disa mendimtarė, si francezi Volter pohuan se tė gjithė njerėzit lindin tė barabartė dhe ata kanė tė drejtėn tė zgjedhin besimin e tyre fetar.
Kjo mėnyrė e re e tė menduarit kaloi nga intelektualėt, tek masat: nė 1789, revolucioni francez ēoi nė gijotinė disa privilegje (dhe disa koka) tė klerit dhe shpronėsoi pronat e Kishės. Po konsumohej kėshtu, nė mėnyrė tė dhunshme, ndarja mes shtetit dhe kishės nė perėndim. Nga mbrojtės i arteve, papati u shndėrrua nė armik tė progresit, duke hyrė nė njė fazė paniku apokaliptik kundrejt modernitetit (dėnoi madje edhe hekurudhėn dhe ndriēimin me gaz). Nė shekullin XIX, me humbjen progresive tė tė gjithė territoreve, integriteti moral u bė tashmė flamuri i ri i Vatikanit, dhe papa u bė nė sytė e besimtarėve njė shenjt i gjallė, i matur, i pagabueshėm, i veēantė.


Izolimi

Nė vitin 1870 u pėrmbyll unifikimi i Italisė. Edhe zotėrimet e fundit papnorė u shndėrruan nė prona tė shtetit tė ri. Tridhjetė vjet mė vonė, pasardhėsi i Pjetrit ishte nė varfėri dhe i reduktuar nė njė hiēgjė politike, ndėrkohė qė pallatet e Vatikanit po shembeshin. Pikėrisht nė kėto kushte Piu XI firmosi marrėveshjen e Palazzo Laterano, qė pėrveē njė territori sovran parashikonte njė donacion prej afro 90 milionė dollarėsh, qė mjaftonin pėr tė rregulluar financat. Ishte fillimi i njė ndryshimi tė madh: sot Vatikani deklaron fitime vjetorė prej mė shumė se 200 milionė dollarė, pėrfshirė donacionet e dioqezave dhe tė ardhurat nga investimet financiarė. “Piu XI rezultoi njė politikan i madh nė dy momente”, shpjegon Rendina. “Nė fazėn fillestare tė kapjes pas disa aleancave me diktatorė si Hitleri, Franko dhe Musolini dhe nė njė fazė tė dytė kur, pasi arriti qėllimin, u shfaq i gatshėm pėr t’i dėnuar”. Nė fakt, nė muajt e fundit tė jetės sė tij Piu XI punoi pėr njė fjalim pėr dėnimin e ligjeve racialė, antisemitizmit dhe pėrgatitjeve pėr luftė. Por vdiq pėrpara se ta bėnte publik, nė 10 shkurt 1939.

Pėr pasardhėsin e tij, Piu XII, regjimi nazist ishte nė fakt njė e keqe e domosdoshme nė luftėn kundėr rrezikut mė tė madh: komunizmit. “Heshtja e Piut XII filloi nė tetorin e 1939, tė nesėrmen e pushtimit tė Polonisė”, vazhdon Rendina. “Siē thuhet tek Osservatore Romano i 1981, Piu XII “nuk ushtroi diplomacinė e madhe, nuk u bėri thirrje palėve pėr ndalimin e luftės… nuk bėri shkishėrime as nuk bėri njė denoncim solemn me listėn e krimeve nazistė”. Mund tė mbrohet po tė kujtohet shpėtimi i shumė hebrenjve tė internuar pėrmes pėrfaqėsuesve tė tij nė vende tė ndryshėm, por nuk mjafton”.

Nė vitin 1958, vdekjen e Piut XII e pasoi njė konklavė, ndėr mė tė acaruarat e shekullit XX. Pėr tė penguar zgjedhjen e njė konservatori, kardinalėt progresistė votuan nė masė Angelo Roncallin (Gjon Pali XXIII) qė duke qenė njė 80-vjeēar, dukej i padėmshėm. Sapo hipi nė fronin papnor, ai befasoi edhe liberalėt, duke thirrur Kėshillin e Vatikanit II. Kėshillat, apo mė saktė ansambletė universale tė peshkopėve – ishin njė mbetje e demokracisė sė fillimeve tė Kishės. “Por shpesh herė kalonin nė luftėra tė brendshme pa vendime pėrfundimtarė”, shpjegon Alberto Melloni, historian i Kishės. “Kėshilli i Vatikanit II ishte nė fakt konkludues, jo thjeshtė njė zbukurim”. Mes tė tjerave, pranoi tė drejtėn e individėve qė tė zgjedhin besimin e tyre fetar (duke hapur njė kanal dialogu me besimet e tjerė) dhe reformoi liturgjinė, duke e braktisur meshėn nė latinisht.

Fatkeqėsisht, Gjon Pali XXIII ndėrroi jetė prej kancerit nė 1963, duke e lėnė Kėshillin nė duar tė pasardhėsit, mė i maturi Pali VI. “Por pėr reformat pothuajse tė 2676 etėrit e kėshillit ishin dakord”, konkludon eksperti. “Dhe pavarėsisht rehabilitimit kohėt e fundit tė ultrakonservatorėve tė shkėputur atėherė nga Benedikti XVI, qė ka folur pėr “hap prapa”, nė kishė fryma e Kėshillit ėshtė ende e gjallė”.

Focus
avatar
gjilanasi

381


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vatikani, njė histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi