Kulisat e errta te B.E-se dhe influencat e lobisteve ...

Shko poshtė

Kulisat e errta te B.E-se dhe influencat e lobisteve ...

Mesazh  Agamemndon prej 13.02.14 9:17


Ana e errėt e Bashkimit Europian, ja ēfarė ndodh pas kulisave



Nė BE kryetarėt e shteteve dhe qeverive marrin vendimet mė tė rėndėsishme. Por prapa kulisave tė BE-sė, mijėra lobiistė pėrpiqen tė influencojnė politikėn. Tani ata janė qendėr tė kritikave.


Pamjet e lodhjes sė skajshme tė politikanėve tė lartė evropianė, mbizotėronin pak muaj mė parė emisionet e lajmeve. Pas njė maratone negociatash 25-orėshe dhe shumė polemikash, kryetarėt e shteteve dhe qeverive ranė dakord pėr buxhetin e BE-sė 2014 deri 2020, nė samitin e tyre nė Bruksel. Njė vendim strategjik, i marrė nga pėrfaqėsues tė popullit nė njė procedurė shumė larg transparencės dhe publikut. Gazetarė tė shumtė nga 27 vendet anėtare tė BE-sė raportuan me hollėsi mbi ngjarjen. Pėrballė spektaklit mediatik si shtetas i BE-sė tė krijohej pėrshtypja se ishe edhe vetė atje dhe gjithnjė i informuar pėr linjat e konfliktit.


Por BE-ja ka edhe njė anė tė errėt nė tė cilėn vendimet merren jashtė konferencave zyrtare dhe diskutimeve nė podium. Vendime, tė cilat nė rastin mė tė keq nuk merren nė tė mirė tė tė gjithėve, por sipas interesave individuale. Fjala ėshtė pėr botėn e hijeve tė lobiistėve, kėshilltarė nė pjesėn mė tė madhe anonimė tė tė pushtetshmėve.


Skena si kėto tregojnė se sa larg shkon influenca e kėtyre pėrfaqėsuesve tė interesave: nė njė restorant elegant nė Bruksel njė burrė tregon me vetėkėnaqėsi pėr punėn e tij si lobiist. Ai pėrfaqėson interesat e pesė klientėve dhe pėr kėtė merr njė shpėrblim vjetor prej 100.000 eurosh, i tregon ai njė gruaje tė ulur pėrballė tij. Por burri qė ka njė pamje aq serioze me kėmishė tė bardhė dhe xhaketė tė zezė, nuk ėshtė me profesion lobiist, por Ernst Strasser, kryetar i grupit parlamentar tė konservatorėve austriakė nė Parlamentin Evropian.


Zbulimet e kameras sė fshehtė


Biseda ėshtė filmuar me kamera tė fshehtė. Regjistrimi ėshtė njė nga shumė skena tronditėse tė filmit dokumentar “Biznesi i Brukselit” (“The Brussels Business”), i transmetuar nga stacioni gjermano-francez ARTE. Katėr vjet me radhė regjisori dhe producenti austriak Friedrich Moser dhe partneri i tij Matthieu Lietaert, kanė punuar pėr atė qė ata e quajnė “vėshtrim nė kutinė e zezė Bruksel”. Ata duan tė dinė se nga vijnė idetė pėr ligje tė reja nė Evropė, kush i iniciion ato, kush i tėrheq vėrtet fijet. A janė qeveritė e zgjedhura nė mėnyrė demokratike dhe pėrfaqėsuesit e tyre? Apo janė menaxherėt dhe makinat e mendimit tė koncerneve tė mėdha? Nė rastin Strasser situata u bė shpejt e qartė: nė mars 2011 ai u detyruara tė jepte dorėheqjen. Europarlamentarėt e kanė tė ndaluar aktivitetin lobues. Por pjesa mė e madhe e sistemit tė lobiimit nė Bruksel ėshtė plotėsisht e ligjshme dhe prej shumė kohėsh aktive.


Pushim mes filmimeve: Friedrich Moser dhe Matthieu Lietaert Pressebild:


Influenca e lobiistėve nė Bruksel ėshtė shumė e madhe, shprehet nė bisedė me Deutsche Welle-n, regjisori Moser. Pasi lobiistėt janė shpesh ata qė sjellin ekspertizėn pėr tema tė caktuara. “Institucionet evropiane, e para sė gjithash Komisioni por edhe Parlamenti kanė mungesė personeli nė krahasim me qeveritė kombėtare. Kjo do tė thotė qė kanė shumė pak personel pėr t’i kryer ekpertizat vetė”, shpjegon Moser. Qė kėtej buron njė lloj varėsie nga “think tanks” apo furnizuesit e ideve politike. Thrilleri dokumentar “The Brussels Business” tregon edhe se si idetė e lanēuara nga grupe lobiiste pėr orientimin strategjik tė BE-sė, rishfaqen thuajse fjalė pėr fjalė nė dokumentet zyrtare tė BE-sė.


Fqinjėsi e ngushtė mes lobiizmit dhe politikės


Sipas vlerėsimeve, dhjetė deri njėzet mijė lobiistė nė Bruksel pėrpiqen tė kenė akses tek pushteti, influencojnė hapur ose fshehurazi vendimet pėr orientimin strategjik tė BE-sė. Pas Uashingtonit, Brukseli ka dendėsinė mė tė madhe tė lobiistėve. Afėrsia e tyre me politikėn ėshtė proverbiale.


Nė njė territor prej tre deri katėr kilometrash katrorė pėrreth sheshit Robert-Schumann nė Bruksel, ndodhen zyrat e Komisionit tė BE-sė, Kėshillit tė Ministrave dhe Parlamentit, farė pranė zyrave tė organizatave lobiiste qė punojnė pėr llogari tė British Petroleum, gjigantit tė duhanit Philip Morris apo atij tė industrisė kimike BASF. Grupi “Corporate Europe Observatory” qė merret me studimin e lobiizmit, vlerėson se pėr lobiizmin nė favor tė koncerneve aktualisht shpenzohen mė shumė se njė miliard euro.


Thjesht ndėrmjetėsues?


Atė qė lobiistėt e shohin si ndėrmjetėsim tė nevojshėm interesash, organizatat joqeveritare e kritikojnė si konkurrencė dinake pėr vėmendje dhe influencė. Meqenėse konkurrenca e interesave sipas tyre pėrcaktohet gjithnjė e mė shumė nga fuqia financiare, ata shohin nė aktivitetin lobiist njė rrezik pėr demokracinė. Tė enjten e kaluar (14.02.2013) i ngarkuari i BE-sė pėr qytetarėt, Nikiforos Diamandourus, nisi njė procedurė hetimore kundėr Komisionit tė BE-sė pas njė ankese tė organizatave joqeveritare  Lobby Control, Corporate Europe Observatory, Greenpeace dhe Spinwatch. Shkak pėr ankesėn janė bėrė ndryshimet e shumta tė pozicioneve nga funksionarė tė BE-sė, tė cilėt janė punėsuar nė sektorin e lobiizmit dhe anasjelltas, lobiistė qė kanė hyrė nė aparatin e Komisionit tė BE-sė.


Vetė lobiistėt e shohin pozitivisht punėn e tyre tė palodhur. Ajo qė ėshtė e mirė pėr koncernet ėshtė e mirė edhe pėr qytetarėt, ėshtė bindja e Pascal Kerneis. Ai ka punuar dy vjet nė Komisionin e BE-sė dhe sot ėshtė drejtor ekzekutiv i grupit lobiist “European Services Forum” (ESF). Kerneis ėshtė njė nga lobiistėt mė tė suksesshėm nė Bruksel, tregojnė nė dokumentarin e tyre “Biznesi i Brukselit”, Friedrich Moser dhe Matthieu Lietaert. Kerneis punon pėr biznese qė pėrfaqėsojnė tre tė katėrtat e ekonomisė evropiane. Ai ėshtė krenar qė ka akses tek 100 vendimmarrėsit mė tė rėndėsishėm nė BE. “Unė jam njė ndėrmjetėsues”, tregon Kerneis nė film. Ky ėshtė pėrshkrimi mė i mirė, thotė ai. “Lobiizmi kuptohet shpesh si punė e pisėt. Por nuk ėshtė gjė tjetėr veēse krijim rrjeti, pra thjesht kontakte mes njerėzve.”



SHBA si shembull pozitiv


Edhe regjisori  Moser beson se lobiizmi ėshtė pjesė e procesit demokratik, por ai bėhet atėherė i rrezikshėm kur lidhet me korrupsionin: kur nė lojė futen flukse parash, kur nuk respektohen rregullat e lojės sė pastėr dhe transparenca.


“Brukseli ka njė problem me kėtė. Nė SHBA ku lobiizmi ėshtė prej njė kohe shumė mė tė gjatė pjesė e procesit politik se sa nė Evropė, ka rregulla mė tė ashpra.” Atje publikohen raporte tremujore nga tė cilat mund tė mėsohet se cilėt politikanė ka takuar cili grup lobiist, si financohet ky grup lobiist, kush janė financuesit e tij dhe ēfarė aktivitetesh kanė ndėrmarrė nė fushėn e punės me publikun. Gjithēka ėshtė publike dhe tė interesuarit mund tė gjejnė informacione nė internet. “Ky ėshtė njė model tė cilin duhet ta ndjekim patjetėr edhe ne nė Evropė”, kėshillon Moser. Lobiizmi nuk mund tė eliminohet, por duhet tė ketė rregulla tė qarta pėr transparencė dhe ndershmėri.



Nga Ralf Bossen, DW
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi