Praktikimi i Sahaja Yoga-s

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Praktikimi i Sahaja Yoga-s

Mesazh  Flavius prej 11.02.14 0:05

Ēfare eshte Meditimi Sahaja Yoga?

Ndoshta eshte gjeja me e mire qe ju ka ndodhur

"Me meditimin Sahaja, ju zhvilloni  kete sens te pabesueshem …... te asaj cfare eshte e drejte dhe e gabuar "

Imagjinoni te jeni ne gjendje te zgjoni energjine tuaj shpirterore dhe te perjetoni dhe gezoni perfitimet e shumta te meditimit pothuajse menjehere.

Ēfare do te thote Vet-Realizim?

Energjia amesore sheruese e quajtur Kundalini eshte rizgjuar brenda jush. Kjo energji eshte ngritur deri ne vendodhjen  fizike me te larte te qendrave ndjesore te trupit ne Sahasrara. Mund ta keni ndjere kete energji si nje fllad te fresket ne pellembet e duarve dhe mbi koke. Do ti ndjeni me siguri rezultatet e kesaj experience pas disa diteve ose javeve, fizikisht, emocionalisht, shpirterisht. Kjo experience fillestare mund te rritet ose te forcohet me ane te meditimit dhe duke i  kushtuar pak kohe dite pas dite purifikimit te sistemit tuaj ndjesor ne menyre qe Kundalini te rrjedhe lirshem.

Meditimi Sahaja Yoga, ndersa ndajme  shume nga teknikat tradicionale te meditimit, eshte unike per arsye te shpejtesise me te cilen ajo mund t'ju ndihmoje te arrini Vete -Realizmin. Ju mund ta arrini Vete - Realizimin pothuajse menjehere ne saje te teknikes se meditimit Sahaja Yoga.

Shume njerez te cilet praktikojne meditimin Sahaja aktualisht kane patur nje eksperience fizike  qe ne seancen  e tyre te pare. Panvaresisht nese ju do ta keni eksperiencen tuaj fizike qe heren e pare ose jo, ju do te ndiheni te qete, shume me te relaksuar dhe do te keni nje fokus me te mire te  vemendjes sa here qe meditoni. Provojeni dhe do ta shikoni.

Sapo te filloni, ka shume nivele te Meditimit Sahaja Yoga , te ndryshme dhe te thella, te cilat mund tju ndihmojne te kuptoni me shume rreth vetes, qe nga shendeti deri tek spiritualiteti. Ne e quajme kete " zgjimin e vetes tuaj te brendshme " dhe duke e bere kete ju fitoni fuqi personale, vetedije dhe kontroll. Ne meditimin Sahaja  " ne behemi mjeshter te vetvetes "

Meditimi Sahaja eshte i thjeshte per tu mesuar dhe i lehte per tu praktikuar. Nje seance prezantimi zgjat me pak se nje ore. Ju mund ta praktikoni vete ate per rreth 10-20 minuata, nje ose dy here ne dite. Ashtu si edhe ne shume gjera  te tjera  praktika do te permiresoje dhe do te rrise pervojen tuaj duke ju lejuar qe te gezoni perfitime  edhe me te medha.

Teknika e Vete-Realizimit

Uluni me shpinen tuaj drejt por rehat. Duke qene se  Nena Toke perthith negativitetin prej  kembeve tona heqja e kepuceve do te ishte nje ndihme e madhe. Vendosni duart mbi gjunje ne menyre qe pellembet te jene te drejtuara per nga fotografia e Shri Mataji, shikoni fotografine e Shri Mataji , mbyllini syte ngadale duke perqendruar vemendjen brenda vetes.
Me pas ndiqni hapat e meposhtem:


1 - Vendosni doren e djathte mbi zemer. Drejtojuni energjise suaj te brendshme"Kundalini"dhe pyesni 3 here: "Nene a jam une shpirt i paster?"


2 - Vendosni doren e djathte poshte brinjeve. Pyesni 3 here brenda vetes:
"Nene a jam une mesuesi i vetvetes?"


3 - Vendosni doren e djathe mbi ije dhe perserisni 6 here brenda vetes:
"Nene me jep deshiren dhe dijen e paster"


4 - Vendoseni doren e djathte poshte brinjeve.  Perserisni 10 here brenda vetes:
"Nene, une jam mesuesi i vetvetes"


5 - Vendosni doren e djathte mbi zemer. Perserisni 3 here brenda vetes:
"Nene une jam shpirt i paster"


6 - Vendosni doren e djathte aty ku bashkohet supi i majte me koken, ktheni koken djathtas dhe perserisni 16 here:
"Nene une nuk jam fajtor"


7 - Vendosni doren e djathte ne balle, uleni koken lehte perpara dhe perserisni pa fund brenda jush:
"Nene une fal veten dhe te gjithe njerezit"


8 - Vendosni doren e djathte pas kokes shtrini koken pas dhe perserisni me vete:
"Me fal o zot per te gjitha gabimet qe kam bere me apo pa vetedije"


9 - Shtrijeni mire doren e djathte ne maje te kokes dhe nderkohe qe beni 7 here masazh ne drejtim te ores perserisni brenda vetes: "Nene te lutem me jep Vete-Realizimin me jep ndricimin shpirteror"

Tani vendosini duart te hapura mbi gjunje dhe shikoni fotografine e Shri Mataji pa u menduar. Me pas vendosni doren tuaj te majte 10-15 cm mbi koke dhe kontrolloni nese ndjeni ndonje fllad te fresket ose te ngrohte ne pjesen e siperme te kokes. Kontrolloni edhe me doren e djathte. Pas nje kohe te shkurter ne duar dhe mbi koken tuaj do te ndjeni nje fllad te fresket. Do te ndieni se jeni qetesuar dhe se dalengadale mendimet tuaja kane humbur.


Meditimi, si duhet bere?

Vendosni fotografine e SHRI MATAJI ne nje tavoline dhe vendosni nje qiri te ndezur perballe saj. Fotografia rrezaton nje rryme konstante pozitiviteti, vibrime te qeta energjie. Hapni duart dhe  vendosini mbi gjunje me pellembet qe shohin per lart.

Mbyllini syte. Mundohuni te mbani vemendjen te relaksuar  dhe te perqendruar ne pjesen mbi koke (ne Sahasrara).

Meditoni qetesisht per 20 minuta. Gjate kesaj periudhe lejoni mendjen tuaj te jete e qete, nuk eshte nevoja te thoni ndonje nga pohimet  apo te perqendroheni diku. Mendimet tuaja mund te shkojne  sa tek e shkuara sa tek ngjarjet e projektuara te se ardhmes. Behuni vezhgues dhe lerini mendimet te largohen gradualisht.

Ky proces  i rregullt do t`ju ndihmoje te krijoni dhe te mbani nje gjendje paqeje te brendshme  qe do te zgjase gjate gjithe dites ndersa vemendja juaj unifikohet gjithnje e me shume me shpirtin brenda jush.

Gjate praktikimit te Sahaja Yoges ne vazhdimesi ju do te njiheni  me teknika te tjera meditimi per pastrimin e seciles ēaker sipas gjendjes se ēakrave tuaja.
avatar
Flavius

117


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Praktikimi i Sahaja Yoga-s

Mesazh  Flavius prej 11.02.14 0:07

Gjate praktikimit te sahaja joges ne fillim kam pasur si pervoje disa dite dhimbje koke te vazhdueshme.
avatar
Flavius

117


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Praktikimi i Sahaja Yoga-s

Mesazh  Anon prej 11.02.14 1:23

Sikur te gjithe te praktikonin kete,bota do ishte ndryshe! e vlersoj kete postim.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

425


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi