Vdekjet e pazakonta tė biznesmenėve rus anti Putin nė Londėr

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vdekjet e pazakonta tė biznesmenėve rus anti Putin nė Londėr

Mesazh  Agamemndon prej 10.02.14 14:32

Berezovski, viktima e fundit i luftės sė Putin kundėr oligarkėve. Vdekjet e pazakonta tė biznesmenėve rus anti Putin nė Londėr



Misteret e Londongrad-it, siē e quajnė 300 mijė emigrantėt qė erdhėn nga tė ftohtėt rus metropolin evropian mbi lumin Thames – pėrfundojnė nė gjak. Misteri i fundit rrotullohet rreth Boris Berezovski, ish “Padrinoja e Kremlinit”, miliarderi i rėnė nė varfėria nė Angli, atdheu i dytė, qė i ofroi atij strehim dhe azil politik.


Ka kryer vetėvrasje, ishte hipoteza e parė, pasi ai u zbulua i vdekur nė banjėn e njė vile nė Ascot. Apo ndoshta ai kishte pėsuar njė sulm nė zemėr. Ose, siē thotė ish-gruaja, e kanė mbytur me njė shall. Rezultatet e para tė autopsisė flasin pėr vdekje me varje, edhe pse “asnjė provė nuk tregon se ka pasur dhunė.” Kur njė stacion televiziv rus raportoi se FBI ka arrestuar nė Amerikė, Roman Abramovich, oligarkun rival tė Berezosvkij, misteri arriti nė pikėn qė tė bėhet duel, njė tragjedi shekspirjane. Lajm u mohua menjėherė. Por “thrilleri” mbetet ende i pazgjidhur.


Nga Moska vjen edhe njė deklaratė e habitshme e njė njeriu tė njohur pėr deklaratat populiste. Sipas ndihmėsit tė Putin, Sergei Markov, miliarderi Boris Berezovski mund tė jetė vrarė nga agjentėt e Shėrbimit Sekret britanik, nga MI5 apo MI6, pėr ta ndaluar atė t’u tregonte rusėve sekrete shtetėrore. “Frika nė Perėndim se miliarderi po planifikonte tė bėnte paqe me Presidentin rus dhe t’i jepte fund ekzilit tė tij 13-vjeēar nė Britani mund tė ketė ēuar nė vrasjen e tij”, tha Sergei Markov nga Kremlini. Pasi humbi 3 miliardė paundė nė betejėn e Gjykatės sė Lartė me Roman Abramoviē vitin e kaluar, Berezovski thuhet e “ėshtė lutur” pėr faljen e Putinit, duke i kėrkuar nėse mund tė kthehej nė shtėpi. “U bė e qartė se ai ishte i gatshėm t’u tregonte Shėrbimeve Sekrete ruse tė gjitha informacionet mbi aktivitetet e Shėrbimeve Sekrete perėndimore pėr tė rrėzuar Putinin”, tha Markov.

Nga Londra nuk vjen asnjė replikė mbi provokimin. Por nė rezidencat e kushtueshme tė Kensington Road dhe Belgravia, ku tė pasurit e rinj tė Rusisė kanė ndėrtuar njė jetė tė re, po rritet mė shumė frika.

Lufta Putin vs oligarkė

Ky ėshtė akti i fundit i luftės sė gjatė mes Presidentit Putin dhe oligarkėve, klasės sė biznesmenėve tė paskrupullt qė kanė bėrė pasurinė e tyre nė Rusi gjatė viteve tė privatizimit tė egėr, pas rėnies sė komunizmit. Boris Jelcin, pasardhėsi i Gorbaēovit, u kishte lėnė atyre dorė tė lirė nė kėmbim tė mbėshtetjes financiare. Ndėrsa Putin u paraqiti faturėn. Khodorkovsvki shkon nė burg. Gusinski merr strehim nė Izrael. Abramovich i bindet atij nga larg, Deripashka i bindet nga afėr. Por ai qė e vė presidentin mė shumė nė vėshtirėsi ėshtė Berezovski ish-sekretari i Kėshillit tė Sigurisė nė Kremlin, njeriu i cili kishte mbėshtetur Jelcin dhe zgjedhur Putin si pasues, duke menduar se do tė mund ta kontrollonte si njė kukull.

Skena

Fundi i kėtij konflikti tė stuhishėm ėshtė organizuar tė shtunėn nė njė vilė nė Ascot. Njė truproje e Berezovskit deklaroi se njė natė mė parė, pas njė filxhan ēaji me mjaltė nė Hotelin Four Seasons sė bashku me gazetarin rus Ilia Sheguliov, po ashtu njė mik i vjetėr, oligarku dukej i mėrzitur. Nė tryezėn e ēajit tė dhomės luksoze duart e tij ishin duke u dridhur. Pas kthimit nė shtėpi, ai ishte mbyllur nė dhomėn e gjumit. Njėmbėdhjetė orė mė vonė, duke mos e parė tė zbresė, njeriu i fundit i mbetur nė shėrbim shkon tė trokasė nė derėn e dhomės sė gjumit. Asnjė pėrgjigje. Mė tej shkon tė trokasė tek dera e banjės e cila ishte e mbyllur nga brenda. Shpėrthen portėn dhe gjen shefin e tij shtrirė tė pajetė nė dysheme dhe jep alarmin.

Ish bashkėshortja

Ndėr tė parėt qė arrijnė nė vilė, sė bashku me ndihmėn e parė tė padobishme dhe policisė, ėshtė Galina, ish-gruaja e dytė e Berezovskit. Divorci i tyre u finalizua me pagesat mė tė larta tė ushqimeve nė historinė e Britanisė: 150 milion paund. Por, ndoshta pėr shkak tė kėsaj, ēifti ka mbetur nė marrėdhėnie tė mira. Vila nė Ascot tashmė i pėrket asaj. Pėrkufizimi vila nuk bėn drejtėsi: pasi vila ėshtė njė feud, i vendosur nė qoshen mė ekskluzive tė gjithė Anglisė. Hipodromi i famshėm, kalaja e Mbretėreshės nė Windsor, shkolla private e Eton nga ku dalin mbretėr dhe kryeministra, janė fare pranė. Galina i kishte dhėnė ish-burrit lejen pėr tė jetuar atje, pasi e dinte se ishte rrėnuar nga borxhet.

Gjyqi ndaj Abramoviē

Procesi pėr dėmet kundėr ish partnerit nė biznes Abramovich, ishte humbur vitin e kaluar dhe kishte njė kosto prej 100 milion stėrlinash. Gruaja e tij 22 vjet mė e re dhe nėna e dy fėmijėve tė tij, ulur gjithmonė nė krahun e tij gjatė seancave, e la njė ditė pas vendimit tė marrė, duke arritur tė ngrijė nga gjykata 200 milion sterlina pėr marrė pjesėn e saj tė ēekut tė ushqimeve. Nė kėtė mėnyrė Berezovsky, vuri nė ankand tėrė pasurinė e tij dhe shkoi pėr tė qėndruar nė rezidencėn e Ascot, si favor nga ish-bashkėshortja e tij.

Dyshimi

Policia nuk lė Galinėn tė hyjė nė shtėpi, pasi po vazhdon kėrkimet mjeko-ligjore pėr tė gjetur nėse nė rezidencė janė pėrdorur “substanca tė rrezikshme”, tė tilla si poloniumi radioaktiv qė vrau Aleksandėr Litvinenko nė vitin 2006, njė ish-agjent i KGB punėsuar nga Berezovski. “Kjo ėshtė shtėpia ime,” u pėrgjigj gruaja mėrzitur dhe hyn. Ėshtė ajo qė vė re nė banjo, ku trupi i ish-bashkėshortit qėndron ende i shtrirė, njė shall kashmiri. “E kanė mbytur”, thotė ajo mė vonė pėr miqtė. “Nė ēdo rast ajo nuk ishte njė vdekje nga shkaqe natyrore”, ia pret shkurt Nikolai Glushkov, njė familjar i ngushtė.

Vdekjet e pazakonta tė biznesmenėve rus nė Londėr

Vdekje tė pazakonta ka patur plot nga kėto anė. Dy biznesmenė tė pasur rusė kanė humbur jetėn e tyre gjatė vitit tė kaluar nė rrethana misterioze nė zonėn e Londrės. I pari, Aleksandėr Perepilichni, njė informator vendimtar nė rastin e Sergei Magnitsky, avokat, i cili vdiq nė burg nė Moskė para se ai mund tė thoshte atė qė dinte nė lidhje me botėn e krimit politik tė Kremlinit. U largua nga shtėpia pėr tė bėrė vrap nėntorin e kaluar, ra nė tokė dhe nuk u ngrit dot mė. I dyti, Arkady “Badri” Patarkatsishvili, 52 vjeē, pėsoi njė sulm shumė pak bindės nė zemėr nė vitin 2008, dhe shtėpia e tij prej kohėsh u analizua nga policia nė kėrkim tė substancave me radioaktivit. Vetėm rastėsi? Nėse kėtyre rasteve do ti shtonim janė shtuar German Gorbuntsov, njė bankier rus gjetur vdekjen nga tė shtėnat vitin e kaluar nė Londėr, ditė para se tė dėshmonte nė njė gjyq korrupsioni nė Moskė, kuptohet se Londongrad nuk ėshtė mė aq i sigurt pėr tė “pasurit e rinj” tė Rusisė ndoshta as pėr atė qė pėr tė gjithė dukej i sigurt: Abramovich, manjatin e naftės siberiane i cili i bindet Putin, studenti i zgjuar dhe pasuruar mė shumė se mėsuesi Berezovski.

“Perandoria Romake”, Perandoria Romane, siē e kanė mbiquajtur tabloidėt, por qė me tė nuk kanė arritur tė tallen sepse nuk ka dhėnė kurrė asnjė intervistė nė dhjetė vitet qė ai ishte nė Londėr, as edhe njė deklaratė publike. Ai nuk e ngriti zėrin edhe gjatė procesit ku Berezovski kėrkonte 3 miliard sterlina kompensim: u pėrgjigjej pyetjeve tė gjyqtarit nė rusisht, u desh pėrkthyes pėr ta kuptuar. Ndėrsa Berezovski foli me njė anglishte komike, duke bėrė pėr tė qeshur tė gjithė. Ata ishin tė ndryshme nė kėtė. Megjithatė, lajmi se Abramovich arrestohet nė Amerikė nga FBI, shumė shpejt i pėrgėnjeshtruar nga zėdhėnėsi i tij (“por ėshtė e vėrtetė qė e kanė ndaluar dhe pyetur”, kėmbėngul stacioni televiziv nė Moksė), ėshtė vėrtet shqetėsues

E vėrtetė? Fallco? Londongradi i olligarkėve propozon pėrkufizimin qė Churchill i dha Bashkimit Sovjetik gjatė Luftės sė Ftohtė: “Njė gjėzė mbėshtjellė nė njė mister, brenda njė enigmė”. Diku brenda matrioskės sė pyetjeve, mund tė jetė zgjidhja mbi vdekjen e Boris Berezovskit.


avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


231


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi