Genjeshtrat me te medha ne historine njerzore

Shko poshtė

Genjeshtrat me te medha ne historine njerzore

Mesazh  Agamemndon prej 10.02.14 14:21

Nga Kali i Trojės, Watergate e deri tek propaganda naziste



E vėrteta gjoja tė liron. Mirėpo, pėr shumėkėnd, gėnjeshtra dhe mashtrimi ėshtė rruga deri te paratė dhe nami, hakmarrja dhe fuqia-forca. Pikėrisht pėr kėtė shkak gjatė historisė janė shėnuar shumė mashtrime mirė dhe hollėsisht tė pėrpunuara si dhe konstruksione tė rreme, qė kanė pas ndikim tė madh tek shumė njerėz. Po sjellim 10 gėnjeshtrat qė konsiderohen mė tė mėdhatė nė histori.


Kali i Trojės


”Gjithēka ėshtė e lejuar nė dashuri dhe nė luftė” thotė njė fjalė e urtė, dhe shumė mirė i pėrshtatet tregimit pėr “Kalin e Trojės”. Nė tė vėrtetė, kur Parisi nga Troja i rrėmbeu gruan mbretit Spartan, filloi edhe lufta e madhe qė zgjati 10 vjet, pas tė cilės trojanėt pėrfundimisht kanė vlerėsuar se i kanė mposhtur e mundur grekėt. Por ata nuk mundėn tė paramendonin se grekėt e kishin “asin nėn mėngė”. Ata ndėrtuan njė kalė gjigant prej druri, nė tė cilin kishin fshehur njė numėr tė madh ushtarėsh, ndėrsa sunduesit e Trojės ishin bindur se bėhet fjalė pėr ndonjė dhuratė nė shenjė paqe. Atė natė, kur banorėt e Trojės ishin nė gjumė tė thellė, grekėt e fshehur nė kalin e drunjtė, zbritėn nė tokė dhe pushtuan Trojėn. Nė kėtė rast, bėhet fjalė pėr trukun mė tė madh dhe mė tė suksesshėm, me ndihmėn e tė cilit ėshtė realizuar fitorja- vetėm e vetėm nėse ėshtė fjala pėr ngjarje tė vėrtetė. Homeri e pėrmend kėtė ngjarje nė “Iliadėn” e tij, ndėrsa dėshmitė tregojnė se Troja me tė vėrtetė ka ekzistuar. Historianėt pėr vite me radhė janė duke hulumtuar pėr tė arritur deri tek historitė dhe faktet e vėrteta tė ngjarjes dhe pėr kalin e Trojės dhe kanė arritur deri nė teorinė se ndoshta ka tė bėjė me ndonjė punim pėr thyerjen e dyerve nė formė tė kalit, pėrmes tė cilit grekėt kanė hyrė nė Trojė.


Falsifikimet e Han van Meegeren


Kjo gėnjeshtėr ėshtė tregim klasik pėr dėshirėn e individit pėr tė kėnaqur kritikėt. Han van Meegeren, ka qenė artist qė ndihej i nėnvlerėsuar e i nėnēmuar, e nga kjo arsye ai “shpiku” idenė pėr tė mashtruar ekspertėt qė tė pranojnė gjenialitetin e tij. Nė fillim tė shekullit tė 20, ekspertėt kanė diskutuar mbi atė se a ėshtė e vėrtetė se piktori Vermeer, ka pikturuar njė sėrė punimesh me skena biblike. Nga kėtu Van Meegeren ka shfrytėzuar rastin dhe ka filluar mjeshtėrisht tė falsifikojė njė pikturė rreth tė cilės ėshtė zhvilluar diskutimi. Ka luajtur nė letrėn e animit tė kritikėve tė cilėt kanė dashur tė besojnė se ajo pikturė ėshtė vepėr e Vermeerit. Lakmia natyrisht nuk mbizotėroi mbi dėshirėn e tij pėr mirėnjohje dhe ai vendosi tė heshtė veprimin e vet tė falsifikimit. Pėrkundėr gjithēkaje, Van Meegereni, i cili ka vepruar gjatė viteve 1930 dhe 1940, bėri njė gabim shumė tė madh. Ai i shiti pikturėn e falsifikuar njė anėtari tė ēmuar tė Partisė nacionalsocialiste nė Gjermani dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore, ėshtė akuzuar nga aleatėt pėr komplot dhe shitjen e thesarit dhe pasurisė kombėtare armikut. Nė njė zhvillim tė ēuditshėm tė ngjarjeve Van Meegereni ėshtė dashur tė dėshmojė se piktura nuk ka qenė pjesė e thesarit kombėtar dhe se tė njėjtėn e ka falsifikuar dhe kopjuar edhe herė tjetėr qė ua ka paraqitur autoriteteve tė ekspertėve. Ėshtė dėnuar me njė vit burgim, por ka vdekur dy muaj pas gjykimit si pasojė e njė sulmi nė zemėr.


 

Mashtrimi i madh i Berni Madoffit

Kur Bernie Madoff pranoi se kompania e tij investuese ishte “vetėm njė gėnjeshtėr e madhe”, as pėrafėrsisht nuk ka treguar se pėr ēfarė mashtrimi bėhej fjalė. Nė tė vėrtetė, Bernie Madoff, nė vitin 2008, pranoi se me mashtrime kishte arritur deri nė mbi 50 miliardė dollar. Fjala ėshtė pėr mashtrimet piramidale, qė zgjatėn mė shumė se njė dhjetėvjeēar, ndėrsa gjatė asaj kohe, pa kursime jetėsore mbetėn shumė njerėz. Edhe pse Madoffi nuk i ka shpikur mėnyrat e mashtrimit piramidal, definitivisht ai e ngritit atė nė njė shkallė tė re. Nė atė mėnyrė, ka arritur tė mbledhė e tė grumbullojė sasi tė mėdha parash dhe njėkohėsisht ka arritur qė mashtrimin ta mbajė gjallė mė gjatė se shumė mashtrues tė tjerė. Mashtrimi i tij i suksesshėm i shumė njerėzve mbėshtetet dhe bazėn e ka edhe nė vetė faktin se Madoffi ka qenė ekspert i njohur dhe i suksesshėm nė botėn afariste.


Anna Anderson, emri i koduar Anastasia

Pas Revolucionit rus, ekzistimi i familjes mbretėrore ka qenė halė nė sy pėr bolshevikėt. Gjatė vitit 1918, ata vranė tėrė familjen mbretėrore Romanov, mbretin Nikollė, bashkėshorten e tij, djalin dhe katėr vajzat, pėr tė qenė tė sigurt se asnjė trashėgimtar i kėsaj dinastie nė tė ardhmen nuk do tė mund ta kthente popullin nė anėn e vet. Shumė shpejt filluan tė dilnin zėrat se disa anėtar tė familjes mbretėrore ishin arratisur dhe kishin mbijetuar nė kėtė tragjedi. Tregimi pėr Anna Anderson ka qenė me e njohura. Gjatė vitit 1920, Anderson ėshtė pranuar nė spital pas tentimit tė vetėvrasjes dhe me atė rast ajo ka pranuar se ėshtė Princesha Anastasia, vajza mė e vogėl e familjes mbretėrore. Ajo dallohej nga tė gjitha vajzat tjera, tė cilat kėtė e kanė pohuar, duke iu referuar edhe ngjashmėrisė me Princeshėn e vėrtetė Anastasia, plus qė ajo kishte shumė njohuri pėr familjen mbretėrore dhe jetėn nė oborrin mbretėror. Edhe pse njė numėr i vogėl i njerėzve i kanė besuar Anna Andersonit, shumica nuk i ka besuar. Gjatė vitit 1927, ish shoqja e saj e dhomės, ka pohuar se emri i saj i vėrtetė ishte Franziska Schanzkoėska dhe se nuk kishte kurrfarė lidhje me familjen mbretėrore Romanov. Por megjithatė kjo nuk e ka penguar Ann Anaderson qė tė futet nė shoqėri tė personaliteteve tė njohura dhe tė tentojė qė ta “investojė” trashėgiminė e vet mbretėrore. Mė nė fund, ajo e humbi luftėn me drejtėsinė nė procedurėn gjyqėsore qė zgjati disa dekada, por ajo i ka qėndruar versionit tė saj deri nė vdekje nė vitin 1984. Disa vite mė vonė, pasi janė zbuluar varret dhe eshtrat e familjes mbretėrore, ADN analiza ka treguar se Anna Anderson ka qenė mashtruese.


Titus Oates dhe deklarata pėr vrasjen e Karlit II.

Deri nė kohėn kur e ka sajuar mashtrimin e tij tė njohur Titus Oates, pas vetes ka pas shumė veprime tė tilla tė suksesshme. Ėshtė larguar-dėbuar nga disa institucione ndėr mė tė mirat nė Britaninė e Madhe, por nuk ka qėndruar gjatė as nė marinėn britanike. Njė herė ėshtė dėnuar pėr pabesi, por ia doli tė shpėtojė nga dora e drejtėsisė. Me insistimin e miqve, ėshtė paraqitur nė dy shkolla fetare katolike, por ėshtė pėrjashtuar nga tė dy shkollat. Kjo nuk i ka paraqitur asnjė problem, sepse nė njė afat tė shkurtėr ka arritur tė mbledhė mjaft informacione dhe emra pėr tė kryer mashtrimin e madh. Gjatė vitit 1678, Oates ka shpikur tregimin se pjesėtarėt e urdhrit Jezuit po pėrgatisin komplotin pėr tė vrarė mbretin Karli II dhe nė vend tė tij tė vendosnin vėllain e tij (tė Karlit II), Jakovin, i cili ishte katolik. Komploti i tij i shpikur shkaktoi tre vjet panik, nė tė cilėn ėshtė nxitur propaganda antikatolike dhe nė atė periudhė janė likuiduar 35 veta. Pas vdekjes sė Karlit II., detyrėn e drejtimit tė mbretėrisė e ka marrė Jakovi dhe Oatesi ėshtė nxjerrė para gjyqit pėr akuza tė pabesisė. Ėshtė dėnuar dhe ėshtė lidhur nė “shtyllėn e turpit” e pastaj ėshtė futur nė birucė. Por, pas revolucionit qė nė Angli nė vitin 1688, pa Jakovin nė pushtet, Oatesi ėshtė shpėrblyer me falje dhe me pension.


 Njeriu nga Piltdoėni

Pas publikimit tė veprės revolucionare tė Charles Darėin mė 1859, “Prejardhja e llojeve”, shkencėtarėt u nisėn nė kėrkimin e fosileve tė paraardhėsve tanė. Ata kėrkuan tė ashtuquajturat hallka qė mungojnė, pėr tė plotėsuar zbrastėsirėn nė evolucionin e llojit tė njeriut. Arkeologu Charkes Daėson, mė vitin 1910 ka gėrmuar dhe ka gjetur atė qė ėshtė konsideruar se ishte hallka qė mungonte, por mė pas u konstatua se ishte njė nga mashtrimet mė tė mėdha nė histori. Fjala ėshtė pėr zbulimin e njeriut nga Piltdoėni, saktėsisht pėr pjesėt e kafkės dhe nofullės qė janė zbuluar nė vendin Piltdoėn nė Angli. Daėson zbulimin e vet ia ēoi paleontologut tė mirėnjohur Arthur Smith Ėoodėardit, i cili e ka fshehur tė vėrtetėn mbi autenticitetin e zbulimit deri nė vdekjen e tij. Edhe pse njeriu prej Piltdoėni po arrinte namin dhe lavdinė botėrore, gėnjeshtra mbi zbulimin dalėngadalė po zbulohej. Nė dekadat e ardhshme, zbulimet tjera tė mėdha kanė treguar se njeriu prej Piltdoėni nuk pėrshtatej nė evolucionin e njeriut. Deri nė vitet e ’50-ta tė shekullit tė kaluar, testimet kanė treguar se kafka kontestuese ėshtė e vjetėr vetėm 600 vjet dhe se nofulla rrjedh nga njė orangutan dhe mė vonė ėshtė “rregulluar”. Bota shkencore ka mbetur e shokuar me mashtrimin e madh dhe edhe sot e kėsaj dite pyeten se kush qėndron prapa kafkės sė rrejshme tė njeriut nga Piltdoėni. Shumė prova dhe dėshmi tė mbledhura deri mė sot tregojnė me gisht nga emri i volonterit gjatė kėrkimeve, Martin A.C. Hinton. Nė fakt, nė arkėn nė tė cilėn ishin inicialet e tija, janė gjetur eshtra qė janė pėrpunuar dhe ngjyrosur nė mėnyrė identike posikur edhe kafka kontestuese.


Afera Dreyfus

Ashtu si edhe nė rastin e Titus Oatesit, edhe ky skandal bazohet nė gėnjeshtra qė nė mėnyrė dramatike kanė ndikuar nė jetėt e shumė njerėz. Alfred Drayfus, ka qenė oficer hebre nė ushtrinė franceze, nė fund tė shekullit 19, kur ėshtė akuzuar pėr krim tė tradhtisė, pėr shitjen e sekreteve ushtarake Gjermanisė. Pas gjykimit tė tij publik, ai u dėnua me burgim tė pėrjetshėm, ndėrsa grupet antisemitiste emrin e tij e kanė pėrdorur si shembull tė debatit kundėr hebrenjve. Mirėpo doli dyshimi se letrat kyēe nė bazė tė tė cilave Drayfusi u dėnua, nė tė vėrtetė ishin falsifikuar dhe se fajtori kryesor dhe i vėrtetė ishtetogeri Esterhazy. Kur autoritetet franceze vendosėn tė mos i zbulonin faktet e reja, atėherė shkrimtari Emil Zola, publikisht akuzoi ushtrinė pėr heshtjen dhe fshehjen e madhe. Skandali u shndėrrua nė njė konflikt ndėrmjet mbėshtetėsve tė Drayfusit, qė dėshironin dhe kėrkonin qė tėrė rasti tė shqyrtohej, dhe atyre qė besonin se Drayfusi ishte fajtori i vėrtetė. Gjatė diskutimit kontravers qė ka zgjatur plot 12 vjet, janė shėnuar protesta tė shumta kundėr hebrenjve, ndėrsa nė tė njėjtėn kohė mbėshtetėsit e Drayfusit kanė ftuar pėr reforma. Pasitogeri Hubert Joseph Henry pranoi se kishte falsifikuar dokumentet kryesore, bėri vetėvrasje mė pas, vetė atėherė pushteti rihapi pėrsėri rastin nė tėrėsi. Gjyqi pėrsėri e dėnoi Drayfusin, por ai mori faljen nga Presidenti. Disa vite mė vonė, gjyqi civil e shpalli tė pafajshėm.


Afera Clinton – Lewinsky

Nė janar tė vitit 1998, gazetari Mat Drugde publikoi tregimin sensacional pėr tė cilėn ėshtė konsideruar se ėshtė tregim i vėrtetė. Presidenti i atėhershėm i SHBA-vė, Bill Clinton kishte njė aferė seksuale me nėpunėsen e Shtėpisė sė Bardhė Monica Lewinsky. Presidenti disa herė para opinionit publik mohoi akuzat, ndėrsa mė pas doli se Clinton kishte gėnjyer mbi aferėn edhe nėn betim gjatė gjykimi,t qė ėshtė njė pabesi mjaft e rėndė dhe ishte mė shumė se e mjaftueshme qė Clinton tė japė dorėheqje. Clinton gjatė gjykimit nė fund megjithatė e ka pranuar aferėn dhe pėrkundėr tė gjithave, ai e ruajti mbėshtetjen e madhe ndėr qytetarėt e SHBA-sė dhe ėshtė ende ndėr presidentėt mė popullorė amerikanė.


Watergate

Dy dekada para skandalit tė Bill Clintonit, edhe njė president amerikan ėshtė kapur nė rrjetėn e gėnjeshtrave dhe rasti ka pas ndikim tė madh nė tėrė Amerikėn. Nė verėn para se Richard Nixon tė zgjidhet pėr tė dytėn herė president i SHBA-ve, pesė amerikanė u arrestuan se kishin thyer dyert e Kėshillit Demokrat Kombėtar, qė ishte i vendosur nė hotelin Wotergate. Nė hetuesinė qė ka pasuar ėshtė bėrė e qartė se nėpunėsit tė afėrm tė Nixonit, i kishin urdhėruar hajdutėve qė tė vendosnin aparatura pėr pėrgjime nė telefona. Nixoni publikisht deklaroi se nuk kishte kurrfarė lidhje me hajdutėt. Para 400 gazetarėve ai publikisht deklaroi: “Nuk jam hajdut”. Kjo ka qenė gėnjeshtra qė do ta ndjekė pėrjetėsisht. Kur ėshtė zbuluar se bisedat e inēizuara private brenda Shtėpisė sė Bardhė lidhur me atė rast, Kėshilli hetues ka kėrkuar qė tu jepen inēizimet. Nixoni e refuzoi dhe tėrė rasti pėrfundoi nė Gjykatėn Supreme, qė urdhėroi qė Shtėpia e Bardhė tė dorėzojė incizimet e kėrkuara. Pas kėsaj u zbulua se Nixon e kishte ditur. Pas kėsaj u ngrit komisioni pėr shkarkimin e tij nga posti i presidentit, por ai vendosi qė tė dorėhiqet.


Gėnjeshtra e madhe: propaganda naziste

Nė kohėn kur nazizmi e “pushtoi” Gjermaninė, gjatė viteve 1930, antisemitizmi nė atė vend ishte bėrė gjė e rėndomtė. Popullata hebreje kaloi nėpėr paragjykime tė ndryshme e tė gjata historike dhe ndjekje. Edhe pse nazistėt pėrsėri e kanė shfrytėzuar gėnjeshtrėn e vjetėr qindravjeēare, kėsaj radhe ajo gėnjeshtėr e ka pas efektin e vet mė tė madh dhe mė tragjik. Si kurrė mė parė, antisemitizmi ėshtė identifikuar dhe ėshtė njohur nė politikėn kombėtare tė njohur si “Zgjidhje pėrfundimtare” qė ėshtė kėrkuar qė tė gjithė hebrenjtė tė fshihen nga faqja e dheut. Pėr tė arritur kėtė, Adolf Hitleri dhe ministri i tij i propagandės Joseph Goebbels, nisėn fushatėn e tyre tė madhe pėr tė bindur qytetarėt e Gjermanisė se hebrenjtė janė armiqtė e tyre. Ata i fajėsuan hebrenjtė pėr tė gjitha problemet gjermane, pėrfshirė edhe disfatėn nga Lufta e Parė Botėrore. Duke pėrdorur hebrenjtė si “qengjat e sakrificės dhe flijimit” (kurban), Hitleri dhe bashkėpunėtorėt e tij shpikėn e sajuan gėnjeshtrėn e madhe, ashtu si e kanė quajtur edhe vetė ata. Fjala ėshtė pėr teorinė sipas tė cilės njerėzit do tė besojnė nė secilėn gėnjeshtėr pavarėsisht e madhe ėshtė, nėse ajo u pėrsėritet nė mėnyrė tė pandėrprerė. “Tė gjithė ofrojnė gėnjeshtra tė vogla, por rrallė ndokush ka guxim ta thotė gėnjeshtrėn gjigante. Pikėrisht pėr atė se gėnjeshtra ėshtė aq e madhe dhe e pazakontė, njerėzit do ta pėrhapin”, ka qenė sqarimi personal i Hitlerit.


avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi