Vajza e kasapit e shndėrruar nė kryeministre.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vajza e kasapit e shndėrruar nė kryeministre.

Mesazh  Agamemndon prej 10.02.14 13:54


Drit hijet e zonjes se hekurt.Margaret Thatcher




Vajza e kasapit e shndėrruar nė kryeministren e parė dhe tė vetme femėr tė Britanisė sė Madhe.Ish-Kryeministrja britanike Margaret Thatcher ndėrroi jetė nė moshėn 87-vjeēare pėr shkak tė njė hemorragjie cerebrale. Gruaja e parė Kryeministre nė Britani, kishte probleme me shėndetin e saj prej tė paktėn 10 vjetėsh. Zėdhėnėsi i saj, Lord Bell dha lajmin se zonja Thatcher ndėrroi jetė pėr shkak tė shėndetit tė rėnduar. “Me dhimbje tė thellė fėmijėt e saj Mark dhe Carol Thatcher njoftojnė se nėna e tyre baronesha Thatcher vdiq paqėsisht mėngjesin e tė hėnės”, thotė Bell, duke njoftuar se njė deklaratė e plotė do tė publikohet mė vonė. Kryeministri David Cameron u shpreh: “Me keqardhje tė madhe mėsova se Lady Thatcher ndėrroi jetė. Ne humbėm njė lidere tė madhe, njė Kryeministre tė madhe dhe njė shtetase tė madhe britanike”. Edhe mbretėresha Elisabeth ka shprehur keqardhje tė thellė pėr vdekjen e Baroneshės dhe pritet qė ajo t’i dėrgojė njė mesazh privat familjes sė saj. Kohėt e fundit ish-Kryeministrja pati njė humbje tė pėrkohshme tė kujtesės dhe goditje tė herėpashershme nga hemorragjitė nė tru. Thatcher kaloi 11 vjet nė Downing Street, periudha mė e gjatė qė njė kryeministėr ka qėndruar nė detyrė nė shekullin e 20-tė. Nė vitin 1990, ndryshimet nė lidershipin e asaj kohe, sollėn edhe largimin e saj nga ky post, por dy vite mė vonė ajo mori titullin Baronesha Thatcher e Kesteven. Bashkėshorti i saj Denis, ndėrroi jetė nė vitin 2003, ndėrsa fėmijėt Mark dhe Carol jetuan jashtė Britanisė. Vėmendja pėr jetėn e saj dhe karrierėn politike, rierdhi nė mendjen e publikut, kur Hollywood realizoi njė film pėr tė, me tė madhen Meryl Streep, qė interpretoi rolin kryesor.

Kush ishte

Ėshtė e vėshtirė tė mendosh se si mund tė ndryshonin bindjet politike botėrore pa ndihmėn e Margaret Thatcher, e cila solli idetė novatore nė njė kohė kur qeveritė luanin me pushtetin absolut. Margaret Thatcher ka qenė katalizatori i njė sėrė eventesh tė ndėrthurura me njėra-tjetrėn, tė cilėt i dhanė njė shkundje dy dekadave tė fundit tė shekullit dhe ndihmuan racėn njerėzore dhe mijėvjeēarin, duke i dhėnė mė tepėr shpresė dhe vetbesim. Triumfi i kapitalizmit, afirmimi gati universal i tregut si gjė thelbėsore pėr prosperitet, kolapsi i imperializmit sovjetik, zvogėlimi i pushtetit absolut tė shtetit gati nė tė gjithė kontinentet dhe tė gjithė vendet e botės – Margaret Thatcher luajti njė rol tė rėndėsishėm nė tė gjithė kėto transformime dhe nuk ėshtė e lehtė tė mendosh se si mund tė kishin ndodhur kėto ngjarje thelbėsore pa tė.

E lindur mė 1925, Margaret Hilda Roberts ishte njė vajzė shumė e zellshme. Vajza e njė tregtari Grantham, studionte me anė tė bursave qė fitonte, punoi shumė pėr tė studiuar nė Universitetin e Oxfordit dhe arriti tė merrte dy grada nė kimi dhe drejtėsi. Magjepsja dhe pėrkushtimi i saj pėr politikėn bėri qė tė ishte anėtare e Parlamentit nė moshėn 34-vjeēare. Mendja e saj e mprehtė dhe goja e shpejtė bėri qė tė evidentohej nė zgjedhjet Tory dhe nė moshėn 44-vjeēare ajo fitoi postin e parashikuar pėr gratė nė Kabinet si ministre e Arsimit, gjė qė dukej se ishte kulmi i karrierės sė saj.

Por, Thatcher ka qenė dhe ėshtė, shumė me fat. Rasti i saj ėshtė njė dėshmi e mahnitshme qė tregon rėndėsinė e fatit dhe rastėsisė nė histori. Nė vitin 1975 ajo sfidoi Edward Heath pėr tė qenė kryetare e Tory, thjesht pasi kandidati i krahut tė djathtė braktisi zgjedhjet nė momentin e fundit. Thatcher mori pėrsipėr tė zgjidhte situatėn e tensionuar. Kur ajo u paraqit nė zyrėn e Heath-it pėr t’i komunikuar vendimin e saj, ai nuk denjoi as tė ngrinte sytė pėr ta parė. “Do tė humbėsh”, tha ai. “Ditė tė mbarė”.

Por, siē e ka vlerėsuar edhe Viktor Hygo, asgjė nuk ėshtė aq e fuqishme sa njė “ide tė cilės i ka ardhur koha”. Nga mesi i viteve ’70 tė gjithė ishin mėrzitur tashmė me politikėn e Heath. Ajo i zgjodhi me kujdes ēėshtjet e saj dhe pėr fat tė mirė goditi nė shenjė. Duelet ligjore qė ndėrmori ajo gjatė mandatit si kryeministre e bėnė atė njė lidere tė vėrtetė dhe ndikuan nė reformat e ndryshme tė hapjes sė tregjeve dhe nė aleancat e ndryshme. Ndėr luftrat e saj tė para, mė e rėndėsishmja dhe mė e vėshtira ka qenė unionet tregtare britanikė “jashtė kontrollit”, tė cilat kishin shkatėrruar tre qeveri paraprijėse. Thatcher e ktheu ndjenjėn anti-union nė mazhorancė parlamentare dhe krijoi njė mandat pėr tė kushtėzuar privilegjet e unioneve me anė tė njė sėrė ligjesh, tė cilat fundosėn me efikasitet problemet e unioneve tregtare tė Britanisė njė herė e pėrgjithmonė. Ndėrkohė qė unionet luftonin pėr pushtet, ajo bėnte pyetjen e saj tė famshme “Kush e qeveris Britaninė?” deri nė vitin 1980, tė gjithė e dinin pėrgjigjen: Thatcher.

Pasi u shemb fortesa e unioneve, Thatcher zbuloi shumė shpejt se ēdo sferė e ekonomisė ishte e hapur ndaj reformave gjyqėsore. Edhe nė kohėn kur pjesa tjetėr e Evropės luante me socializmin dhe pronėsinė e shtetit, ajo vendosi tė privatizojė industritė shtetėrore, tė cilat konsideroheshin si tė shenjta edhe pse ishin totalisht inefiēente. Funksionoi. British Airways e cila konsiderohej si thesar i shtetit, por qė nuk arrinte as tė nxirrte shpenzimet e saj, u privatizua dhe u kthye nė linjėn ajrore mė fitimprurėse tė tė gjithė botės. Ndėrmarrja e ēelikut tė Britanisė, e cila kishte humbur mė shumė se njė bilion paund nė vitet e saj tė fundit si shqetėsim shtetėror, u bė kompania mė e madhe e ēelikut nė Evropė.

Nė mes tė viteve 1980, privatizimi ishte njė term i panjohur pėr qeverisjen botėrore. Deri nė fund tė dekadės mbi 50 vende nė tė gjithė kontinentet, kishin mobilizuar sistemin e privatizimit, duke shndėrruar ndėrmarrjet shtetėrore tė padobishme nė kompani private mjaft fitimprurėse. Madje edhe vendet me bindje tė majta, tė cilėt ishin skeptikė pėrsa i pėrket privatizimit, filluan tė zvogėlonin me kalimin e kohės sektorin e tyre publik. Qeveritė e vendeve tė ndryshme dėrgonin nė Britani grupe administrative dhe ligjore pėr tė mėsuar se si bėhej ky proces. Ndoshta ka qenė kontributi mė i madh i Britanisė pėr ekonominė praktike botėrore qė nė kohėn kur J.M. Keynes shpiku “Keynesianizmin” ose kur Adam Smith publikoi Pasuritė e Kombeve.

Por, Margaret Thatcher u bė njė figurė botėrore jo vetėm pėr politikėn e saj. Ajo ndėrthuri fuqinė e saj tė shkėlqyer me feminilitet tė dukshėm. Tėrhoqi vėmendje universale, veēanėrisht kur e ēoi Britaninė drejt njė fitoreje spektakolare ushtarake kundėr Argjentinės nė vitin 1982. Ajo e kuptoi se politikanėt duhet t’u jepnin ushtarakėve urdhra tė qarta pėrsa i pėrket pėrfundimit dhe mė pas t’i lėnė tė arrijnė objektivat e tyre. Megjithatė, ajo nuk donte kurrsesi tė humbte ushtarė ose anije. “Ja pėrse kemi mė shumė anije dhe avionė seē duhet”, detyroheshin t’i thonin asaj admiralėt, “pėr tė mos tė ndjerė humbjet”. Besnikėria, ashtu si dhe kurajo, vendosja dhe pėrkushtimi ishin disa nga virtytet kryesore tė saj, tė cilat i zotėronte nė gradėn mė tė lartė. Njerėz nga e gjithė bota filluan tė studionin mė nga afėr metodat dhe arritjet e saj, duke kėrkuar t’i imitonin. Njė nga admiruesit e saj tė parė ka qenė Ronald Reagan, i cili mori pushtetin 18 muaj pas saj. Ai filloi tė imitonte hapat e saj nė reformat qė ndėrmori nė ShBA duke prerė taksat, duke hapur mundėsi tregjesh mė tė mėdha pėr kompani tė lira. Reagan-it i pėlqente shumė tė dėgjonte leksionet e ndryshme tė Thatcher pėr virtytet e tregjeve dhe ekonomi tė shėndetshme. “Do ta mbaj mend kėtė, Margaret” thoshte ai. Ajo i dėgjonte me vėmendje shakatė e tij, mundohej tė kapte thelbin e tyre dhe qeshte nė momentet e duhura.

Ata e transformuan afeksionin e tyre nė njė partneritet tė fuqishėm tė politikės sė jashtme. Me Reagan dhe Thatcher nė pushtet, aplikimi i njė presioni tė matur kundrejt shtetit sovjetik pėr ta bindur atė tė ndėrmarrė reforma, tė shfuqizohej ose tė shpėrbėnte veten e tij, u kthye nė njė politikė mjaft efikase dhe e lejueshme.

Thatcher inkurajoi fuqishėm Reagan-in pėr t’u riarmatosur dhe pėr tė sjellė Rusinė nė tavolinėn e negocimit. Ajo u bashkua me kėndvėshtrimin e tij qė Moska drejtonte njė “perandori tė ligė” dhe sa mė shpejt tė shkrihej ajo, aq mė mirė do tė ishte. Bashkė me Reagan, ajo shtyu Mikhail Gorbachev qė tė ndjekė politikėn e tij perestroike deri nė fundosjen e elitės sovjetike.

Historianėt kanė debatuar ashpėr pėrsa i pėrket rolit preciz tė luajtur nga figura tė ndryshme politike nė shembjen e Unionit Sovjetik. Megjithatė, ėshtė evidente nga tė gjithė qė Thatcher ka njė vend tė rėndėsishėm nė kėtė ngjarje gjigante. Ishte fillimi i njė epoke tė re historike. Tė gjitha fuqitė e mėdha, tė cilat e kishin bėrė shekullin e XX-tė njė zhgėnjim tė madh pėr idealistėt si, totalitarizmi, pushtetet absolute, shkatėrrimi i zgjedhjes individuale dhe iniciativės, u mposhtėn publikisht dhe nė mėnyrė spektakolare. Pasardhėsit e tyre ishin vlerat tė cilat Thatcher i kishte mbrojtur me aq fanatizėm kundėr ēdo opozicioni: tregjet e lira dhe mendjet e lira. Bota hyri nė shekullin e XXI-tė dhe nė mijėvjeēarin e III-tė me bindje tė reja, mė tė menēura, duke ia detyruar njė pjesė tė madhe tė sukseseve, vajzės sė tregtarit, e cila dėshmoi para botės se asgjė nuk ėshtė mė efektive sesa vullneti i ndėrthurur me disa ide tė qarta, tė thjeshta dhe praktike. Nė fund tė fundit, politika nuk ėshtė edhe aq e vėshtirė.


Si ia vuri nofkėn “Zonja e Hekurt” gazetari sovjetik

Kryeministrja mė jetėgjatė e shekullit XX nė Britani, njė vend me njė histori tė gjatė monarkesh femra, Thatcher ėshtė e para dhe e vetmja qė ka drejtuar ndonjėherė ekzekutivin britanik. Me njė stil drejtimi autoritar, Thatcher mbahet mend pėr njė sėrė reformash tė thella dhe gjithėpėrfshirėse, qė bėnė njė gazetar sovjetik ta mbiquante “Zonja e Hekurt”. Qė prej atėherė, kjo nofkė u bashkangjit pėrjetėsisht me figurėn e baroneshės.


Vajza e kasapit hyn nė politikė

Historia e ngritjes sė Thatcher deri nė krye tė shtetit, ėshtė njė histori e rrallė, e njė njeriu tė zakonshėm, qė pėrballė tė gjithė pengesave dhe pa asnjė pėrkrahje, arriti tė ngjitej deri nė majė dhe tė ndryshonte jetėn e dhjetėra miliona bashkėkohėsve tė saj. E lindur nė vitin 1925, si vajza e njė kasapi, Thatcher kreu studimet e mesme gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. E megjithatė, pavarėsisht kaosit tė asaj kohe, Margaret arriti tė merrte vlerėsime tė shkėlqyera nė aktivitetet jashtėshkollore, midis tė cilave recitimet poetike, piano, noti, ecja dhe hokei nė bar. Nė studimet e larta, Thatcher u diplomua si kimiste, pėrpara se t’i pėrkushtohej njė universiteti tė dytė dhe nė krye tė disa viteve, tė diplomohej edhe si avokate, e specializuar nė fushėn e tatim-taksave. Kontakti i saj i parė me politikėn erdhi nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė vitit 1951, kur ajo u pėrfshi nė listėn e konservatorėve, falė edhe sponsorizimit tė Denis Thatcher, me tė cilin ajo u lidh nė martesė nė tė njėjtin vit.


Lufta me Argjentinėn pėr ishujt Falklands

Ishin cilėsitė e rralla tė “Zonjės sė Hekurt” nė pėrgjigjen ndaj pushtimit argjentinas nė Falklands, nė vitin 1982, ato qė pėrligjėn mė shumė pseudonimin e saj. Me rikthimin e ishujve nėn sovranitetin e kurorės diplomatike, pas njė lufte disa-mujore, pjesė e pėrgjigjes sė vendosur ndaj juntės gjenerale tė Argjentinės, popullariteti i Thatcher u ngjit nė nivele tė panjohura mė parė pėr njė kryeministėr nė Britani.


Marrėdhėnia me Reagan dhe Gorbaēov

Partneriteti i saj me presidentin e Shteteve tė Bashkuara, Ronald Reagan, gjatė viteve 1980, ka siguruar udhėheqje tė njė lėvizjeje tė re konservatore, e cila mbėshteste tregun e lirė, privatizimin dhe reduktimin e rolit tė shtetit. Thatcher nuk e ka mbajtur tė fshehtė admirimin e saj pėr liderin amerikan, e as ai pėr tė. “Ne tė dy kemi ardhur nė pushtet, nė vendet tona respketive, duke besuar nė gjėra tė njėjta, por ne tė dy kemi parė njė popull, i cili nuk ka jetuar mė tė mirėn e asaj qė ka pasur. Amerika ka qenė mjaft e demoralizuar. Kishit incidentet e tmerrshme tė pengjeve nė Iran dhe Amerika nuk jetonte mė tė mirėn e saj. Morali i saj kishte rėnė. Nė Britani, ndėrkaq, kemi pasur dimrin e pakėnaqėsisė e tė tjera. Prandaj, tė dy jemi pėrballur me njė pyetje: Si ta ēojmė kėtė vend nga pesimizmi nė krenari?”, ka thėnė Thatcher. Te Reagani ajo ka parė njė frymė tė afėrt, por ka njohur edhe vlerėn e reformave tė udhėheqėsit sovjetik, Mikhail Gorbachev. Gorbacherv ėshtė bėrė sekretar i pėrgjithshėm i Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik mė 1985. Programet e tij tė reformave kanė vėnė nė lėvizje ndryshimet, qė kanė ēuar nė shpėrbėrjen e Bashkimit Sovjetik.


Reagimet e bashkėkohėsve dhe liderve botėrore


Mikhail Gorbachev, ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik, bashkudhėheqės me Thatcher: “Njė politikane e madhe, do t’i pėrkasė pėrgjithmonė historisė. Ajo ishte njė bashkėpunėtore e fundit tė regjimit sovjetik dhe kalimit tė Rusisė nė demokraci”.


Henry Kissinger, ish-Sekretar i Shtetit nė SHBA: “Njė lidere e madhe dhe njė mike e shkėlqyer e Shteteve tė Bashkuara. Ndryshe nga sa ėshtė portretizuar, ajo ishte njė zonjė e ngrohtė dhe komunikuese, e cila bėhej e hekurt vetėm nė mbrojtjen e ideve tė saj”.


Tony Blair, ish-kryeministėr i Britanisė: “Njė shtyllė nė historinė moderne tė Britanisė. Pak lidera kanė kapacitetin, horizontin dhe aftėsinė pėr tė ndryshuar jo vetėm vendin e tyre, por edhe tė gjithė botėn ku jetojnė”.


avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


231


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi