Konspiracionet e fillimit tė Luftės sė II Botėrore

Shko poshtė

Konspiracionet e fillimit tė Luftės sė II Botėrore

Mesazh  Agamemndon prej 09.02.14 9:00

22 Qershor 1941 – Mbrojtja nėpėrmjet sulmit  

Mė 22 Qershor 2013 mbushen 72 vjet nga dita kur ushtria gjermane sulmoi Bashkimin Sovjetik. Botimeve tė deritanishme nė Lindje e Perėndim iu mungojnė tė dhėnat pėr numrin, llojin, madhėsitė e vendndodhjet e armatave sovjetike nė vigjilje tė sulmit tė ushtrisė gjermane kundėr Bashkimit Sovjetik.

Kėto tė dhėna janė akoma sekret shtetėror nė Rusinė e Madhe. Edhe nėpėr dokumentarėt e Luftės II Botėrore kapėrcehen njoftimet pėr numrin dhe vend-ndodhjen e armatave sovjetike tė kėmbėsorisė, pėr numrin dhe llojet e armatave tė tankeve, pėr armatat e parashutistėve, pėr numrin dhe llojet e armatave tė aeroplanėve, si dhe pėr llojin e fortikimeve nė kufinjtė perėndimorė tė BRSS.

Nė Lindje e Perėndim, librat dhe enciklopeditė e Luftės II Botėrore nuk japin as tė dhėna tė tilla dhe as harta tė vendosjes sė trupave sovjetike. Fitimtarėt e Luftės II Botėrore duket se janė marrė vesh jo vetėm pėr ndarjen e zonave tė ndikimit, por edhe si do shkruhej mė pas historia e Luftės II Botėrore.

Shkrimi i mėposhtėm ėshtė mbėshtetur kryesisht nė librin “Krye fajtori: Plani i madh i Stalinit pėr tė filluar Luftėn II Botėrore” tė autorit Viktor Suvorov (Viktor Suvorov, The Chief Culprit: Stalin’s Grand Design to Start World War II, Naval Institute Press, 2008).

Autori ka qenė analist zgjuarsie nė zbulimin ushtarak sovjetik [GRU] dhe ka kaluar nėpėr duar dokumenta tė arshivave ruse qė edhe sot e kėsaj ditė janė tė mbyllura. Ai u arratis nė Perėndim nė vitin 1978 dhe deri mė tani ai ka botuar njė seri librash. Pėr arsye domosdoshmėrie, rrjedha e fakteve dhe ngjarjeve nis qė nga Lufta I Botėrore.

Lufta dhe paqja

Nė fillimvitin e tretė tė Luftės I Botėrore, ushtria gjermane e kishte tė qartė se nuk do mund tė vazhdonte tė luftonte nėse kishte njėkohėsisht edhe Frontin e Lindjes edhe tė Perėndimit. Prandaj, zbulimi ushtarak gjerman arriti njė marrėveshje me Leninin dhe e nisi bashkė me shokėt e tij me tren tė blinduar e tė mbyllur diplomatikisht nga Zyrihu i Zvicrės nėpėr Gjermani, Suedi, Finlandė e deri nė Petrograd tė Rusisė, ku arriti mė 16-04-1917. Paralel dhe i nisur nga Amerika bashkė me 300 shokė, Trocki arriti nė Rusi mė 04-05-1917.

Bolshevikėve iu pėlqyen ndihmat e zbulimit ushtarak gjerman, sepse ato do mund tė pėrfundonin revolucionin bolshevik nė Rusi [mė 07-11-1917]. Mė pas, ato do tė riorganizonin perandorinė e kalbur cariste nė Perandori tė Kuqe duke i vėnė fuqitė e mėdha tė saja nė shėrbim tė Revolucionit Botėror. Nė kėmbim tė ndihmės gjermane, qeveria bolshevike nėnshkroi mė 03-03-1918 nėpėrmjet Traktatit tė Brest-Litovskit daljen e saj nga Lufta. Ky traktat u nėnshkrua edhe nga Perandoria Gjermane, Austro-Hungareze, Bullgaria dhe Perandoria Osmane. Si rrjedhojė, trupat gjermane kaluan nga Fronti i Lindjes nė atė tė Perėndimit, lufta vazhdoi edhe tetė muaj tė tjerė, miliona ushtarė e qytetarė humbėn jetėn apo u plagosėn, ekonomitė e vendeve ndėrluftuese u rrėnuan akoma mė shumė, e nga dhimbje tė tilla shoqėritė njerėzore atje u trazuan shumė.

Me kėtė traktat, Rusia sovjetike lėshoi nga duart pėrkohėsisht 56 milion banorė, 1/4 e industrisė, shumicėn e minierave tė qymyrit, fusha tė pamata, etj. Por pėrfitimet afatshkurtra (iu dha kohė bolshevikėve tė kryenin mė mirė punėt e brendshme tė pėrgjakshme) dhe afatgjate qenė shumė herė mė tė mėdha sepse filluan pėrgatitjet pėr sulmuar sapo tė mbaronte Lufta I Botėrore dhe pėr tė ndezur revolucionin botėror nė vendet e tjera, nė rradhė tė parė nė Gjermani.

Biles qė nė Janar 1918, me urdhėr tė Leninit, krijohet nė Petrograd organizata komuniste gjermane Spartakus dhe shtypen nė miliona kopje e dėrgohen nė Gjermani gazetat Die Fackel [Pishtari], Die Weltrevolution [Revolucioni Botėror] dhe Die Rote Fahne [Flamuri i Kuq]. Fundi i Luftės I Botėrore shoqėrohet nė Rusi nga njė numėr i pafundėm takimesh, kongresesh e konferencash politike ku i mėshohej vetėm njė gjėje: Revolucionit Botėror dhe vendosjes sė komunizmit nė Europė. Kėtij qėllimi i shėrbeu edhe fillimi i pėrgatitjeve pėr mbjelljen dhe vaditjen e farėrave tė njė lufte tė re botėrore, sepse pėr bolshevikėt pas njė lufte tė tillė tė madhe do tė vinte njė revolucion i madh botėror. Dhe nga ky do tė lindnin republikat e bashkuara socialiste sovjetike e shkallė-shkallė do arrihej nė njė qeveri mbarė-botėrore sovjetike me qendėr Kremlinin.

Mė 11-11-1918 nėnshkruhet pėrfundimi i Luftės I Botėrore. Mė 13-11-1918, qeveria ruse urdhėron Ushtrinė e Kuqe tė sulmojė dhe ajo pushton vendet Balltike. Qeveria komuniste e Estonisė formohet mė 29-11-1918, e Letonisė mė 04-12-1918, e Lituanisė mė 08-12-1918. Njė dokument i Ushtrisė sė Kuqe mė 17-12-1918 dallonte Gjermaninė si shėnjestra e rradhės, kurse Lenini ngazėllente: “Ne jemi nė pragun e revolucionit botėror!”. Ushtria e Kuqe nisi sulmin nė drejtimin Poloni-Gjermani qė nė Shkurt 1919, por pėsoi disfatė pėrfundimtare nga ushtria polake nė Betejėn e Varshavės nė Gusht 1920 dhe tėrhiqet. Pėr sovjetikėt ky qe njė mėsim, i cili u tregoi se pėr tė shkuar nė Gjermani nuk duhej tė kishte Poloni ndėrmjet tyre; ashtu siē edhe ndodhi pas 20 vjetėsh.

Thėngjijtė e luftės

Nga ana tjetėr, lufta civile i ndryshoi pak planet bolshevike, sepse Ushtria e Kuqe u tėrhoq pėr tė kositur pėr shumė vjet miliona njerėz nė Rusinė sovjetike. Nė Mars 1919, nėn drejtimin e Leninit dhe Trockit, krijohet nė Moskė Kominterni [Organizata Ndėrkombėtare Komuniste], i cili e quajti veten “Shtab tė Revolucionit Botėror” me qėllim krijimin me ēdo mjet, pėrfshirė edhe forcėn ushtarke, tė “Republikės Botėrore Socialiste Sovjetike”.

Organizatat komuniste nga ēdo vend i botės iu bashkėngjitėn kėtij rrjeti fanatik, i cili financohej nga rezervat e arit tė Rusisė dhe kontrollohej me rreptėsi ushtarake nga Kremlini. Ēdo person qė bėhej anėtar i partive komuniste pranonte me vetmohim t’i shėrbente revolucionit komunist botėror dhe tė luftonte kundėr interesave tė vendit tė vet, fshehtas ose haptas. Spiunazhi sovjetik u bė kėshtu qė nga vitet 1920 e mė pas shėrbimi mė i fuqishėm nė botė, sepse vullnetarė tė panumėrt (e tė tjerė nga larg me gjithė shpirt e mall) nga tėrė bota e vunė veten nė shėrbim tė Kremlinit; detyra e spiunazhit sovjetik qe vetėm t’i klasifikonte, t’i pėrzgjidhte, t’i pėrpunonte dhe t’i emėronte nė detyrė.

Mė 28-06-1919 nėnshkruhet nė Paris Traktati i Versajės, i cili zyrtarisht vendoste paqen nė botė duke gjobitur rėndė Gjermaninė dhe duke vijėzuar kufinj tė rinj pėr shtetet e botės. Gjermania nuk mund ta duronte atė traktat dhe pasojat e tij. Prandaj, ajo qė mbetej ishte vetėm t’i bėje gati thėngjijtė dhe t’i hidhje benzinė zjarrit gjerman.

Nė Mars 1921, me urdhėr tė Zinovievit, kryetar i Kominternit, hungarezi Bela Kun dėrgohet pranė partisė komunistė gjermane me udhėzimin qė tė kapej pushteti. Paralel, nė Gjermani shkojnė zyrtarė tė tjerė sovjetikė dhe oficerė tė shumtė tė zbulimit ushtarak sovjetik [GRU], tė cilėt menjėherė filluan organizimin e forcave ushtarake tė hapta dhe tė fshehta tė partisė komunistė gjermane. Gazeta “Die Rote Fahne” bėnte thirRje pėr revolucion komunist. Mė 24-03-1921 komunistėt sulen dhe marrin kontrollin e godinave qeveritare, bashkive, bankave dhe postave tė policisė nė Hamburg, Laipcig, Dresden e Ēemnic. Ushtria gjermane ndėrhyri dhe e shtypi atė kryengritje komuniste.

Mė 30-12-1922 krijohet Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) qė sipas deklaratės sė themelimit ishte hapi i parė drejt krijimit tė Republikės Botėrore Socialiste Sovjetike. Vetė ndėrtimi i BRSS nuk njihte kufinj shtetėrorė e kombėtarė dhe ishte njė shpallje lufte tėrė vendeve tė tjera tė botės qė nuk ishin brenda BRSS. Biles, shenja shtetėrore e BRSS ishte njė glob bote pa kufinj shtetėrorė i vulosur nga drapėri e ēekani. Rusia nuk ishte nėnshkruese e Traktatit tė Versajės dhe si e tillė ajo ishte e pa penguar tė prodhonte ēfarėdolloj arme dhe e pakufizuar nė numrin e ushtarėve. Nga ana e saj, Gjermania e kishte tė pamundur tė pėrgatitej pėr luftė pėr shkak tė kufizimeve qė iu vunė nga Konferenca e Paqes mė 1919. Por, BRSS ishte gjithmonė gati pikėrisht pėr ndihma tė tilla.

Moska iu dha ushtarakėve gjermanė ēka ata ishin tė ndaluar tė kishin: tanke, artileri tė rėndė, aeroplanė, fusha stėrvitje dhe provash pėr armėt, zyra projektimesh dhe hyrje nė fabrikat ushtarake. Veē marrėveshjes nė Nėntor 1922 pėr prodhimin e aeroplanėve ushtarakė me firmėn gjermane Junkers Flugzeugwerke, dy marrėveshje tė tjera filluan zbatimin nė Korrik 1923 pėr prodhimin e municioneve e pajisjeve ushtarake dhe ndėrtimin e njė uzine kimike. Mė 25-04-1925 nėnshkruhet njė marrėveshje pėr krijimin e njė qendre pėr forcat ajrore gjermane nė qytetin rus Lipetsk ku do stėrviteshin pilotėt gjermane dhe do provoheshin aeroplanėt e rinj.

Qeveria ruse bleu 100 aeroplanė ushtarake D-XIII nga kompania hollandeze Fokker, tė cilėt do tė pėrdoreshin pėr stėrvitjen e pilotėve gjermanė. Pėrgjatė viteve aty u zhvilluan dhe u provuan aeroplanėt gjermanė tė modeleve Heinkel He-45, He-46, He-51, Arado Ar-64, Ar-65, Junkers K-47 e Dornier Do-11. Deri nė fund tė viti 1933, aty u pėrgatitėn 450 pilotė gjermanė. Tė gjitha kėto kryheshin nė fshehtėsi, pėr shembull, pilotėt gjermanė qė stėrviteshin ishin tė liruar zyrtarisht nga forca ajrore gjermane Reichwehr dhe nė Lipetsk mbanin emra tė tjerė.

Adolf Hitleri nė pėrfundim tė Luftės I Botėrore ishte njė piktor i dėshtuar dhe njė ushtar i plagosur qė kthehej nga fronti. Me kėshillėn e njė oficeri tė zbulimit ushtarak gjerman dhe pėr tė pasur njė rrogė tė vogėl, ai i bashkėngjitet nė Shtator tė vitit 1919 Partisė Kombėtare Socialiste tė Punėtorėve Gjermanė [Nationalsozialistische Deutsche Arbeiterpartei, shkurt Partia Naziste] thjesht pėr tė mbledhur dijeni.

Shpejt ai bėhet kryetar i kėsaj partize, e cila thėrriste “Proletarė tė gjithė kombeve, bashkohuni” dhe kėrkonte heqjen e pronės private mbi tokėn, vendosjen e punėtorėve nė drejtimin e fabrikave dhe shtetėzimin e industrisė. Me kalimin e kohės, kjo parti e vockėl komuniste u shumua dhe u fuqizua. Mė 08-11-1923 njė grusht shteti ndizet nė Mynih tė Gjermaninė prej Partisė Naziste. Ai u organizua prej Kominternit dhe u drejtua nė fshehtėsi nga oficerėt e spiunazhit dhe emisarėt politikė sovjetikė.

Edhe kjo pėrpjekje pėr revolucion socialist shtypet nė mėnyrė tė pėrgjakshme; ndėrsa Hitleri plagoset dhe futet nė burg. Kėtu, nėn ndihmėn e dhėnė nga Rudolf Hess, ai shkruan librin “Lufta ime” [Mein Kampf]. Nė kėtė libėr, nė Kapitullin XIV, ai shkruante se Gjermania duhej tė mos shihte nga Jugu e Perėndimi por t’i hidhte sytė drejt territoreve nė Lindje. Kjo shprehje njihej mirė nga politikanėt sovjetikė qėkur u botua libri mė 1925-1926 dhe u pėrdor papushim nė propagandėn sovjetike.

Mė 1925, Stalini shprehej se Lufta II Botėrore ishte e pashmangshme dhe ajo nuk duhej penguar. Sa mė shumė krime tė kryheshin nėn urdhėrat e Hitlerit, aq “mė i arsyeshėm” do ishte dėrgimi i Ushtrisė sė Kuqe pėr “tė ēliruar” Europėn. Sa mė shumė tė rrėnohej e lodhej Europa prej luftės, aq mė tė lehtė do e kishte Ushtria e Kuqe pėrparimin e saj. Sa mė e madhe tė ishte pjesa e Europės sė pushtuar prej gjermanėve, aq mė tė lehtė do e kishte Ushtria e Kuqe pėr “ta ēliruar”.

Nė njė Europė tė pushtuar, popujt e saj do e mirėpritnin njė “ēlirimtar” dhe ushtria gjermane do e kishte tė pamundur tė mbronte tėrė territorin Europian nga ushtria “ēlirimtare” sovjetike. Partia Socialdemokrate ishte kundėr luftės dhe si e tillė “e pengonte” revolucionin botėror tė mėvonshėm. Prandaj, nėn urdhėrat direkte tė Stalinit e Kominternit, socialdemokratėt kudo ku ishin u vunė nė shėnjestėr pėr t’u shkatėrruar plotėsisht. Pra, ajo qė mbetej ishte tė ndihmohej partiza naziste e Hitlerit tė vinte nė fuqi nė Gjermani.

Rasti tjetėr u paraqit nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 1932. Nė Korrik 1932 Partia Naziste mori 13.7 milion vota; kjo pėrbėnte 37.3% tė tėrė votave por nuk mjaftonte pėr tė siguruar shumicėn absolute. Pas kėtij kulmi numri i votave pėr Partinė Naziste fiLloi tė bjerė. Mė 06-11-1932 mbahen zgjedhjet e jashtėzakonshme nga tė cilat doli kjo shpėrndarje pėr partitė kryesore: Partia Naziste 11’705’000 vota, Partia Socialdemokrate 7’231’000 vota, Partia Komuniste 5’971’000 vota.

Pėrsėri shumica absolute pėr tė marrė pushtetin nuk ishte arritur. Po tė bashkohej Partia Socialdemokrate me atė Komunistė arrihej shumica absolute dhe historia botėrore do kishte qenė ndryshe. Por ndodhi e papritura: nėn urdhėrat e Stalinit, Partia Komuniste bashkohet me Partinė Naziste dhe si rrjedhim kjo e fundit merr nė dorė drejtimin e shtetit gjerman. Kėshtu komunistėt gjermanė prenė falas biletat e udhėtimit tė mėvonshėm drejt kampeve tė pėrqėndrimit pėr veten e vet, pėr socialdemokratėt dhe tėrė kundėrshtarėt politikė tė Partisė Naziste.

Industrializimi dhe tufėzimi

Mė 1927, BRSS filloi zbatimin e planeve 5-vjeēare pėr zhvillimin industrial dhe tufėzimin e bujqėsisė, por pa harruar ushtrinė. Mė 1927, Ushtria e Kuqe kishte 79 tanke; mė 1931, ajo kishte 4’538 tanke, kurse vetėm nė vitet 1932-1933 prodhohen 21’573 avionė ushtarakė. Planet 5-vjeēare kėrkonin njerėz tė shumtė me ēmim pothuaj zero dhe ato u gjetėn “tek armiqtė e klasės, kulakėt, sabotatorėt, tradhėtarėt e pėrkrahėsit e tyre”. Mė “tė kėqinjtė” e kėtyre pushkatoheshin pa humbur kohė; tė tjerėt do tė mbushnin armatėn shumė milionshe tė skllevėrve.

Qė nga viti 1928, njėsitė e Ushtrisė sė Kuqe, nė mes tė dimrit, rrethonin rajone tė tėra nga ku kulakėt [fshatarė qė prodhonin mė shumė] bashkė me familjet e tyre i hypnin nėpėr trena dhe i zbrisnin nė fushė tė hapėt nė Siberi, Urale e Kazakistan. Kėto operacione kryheshin me urdhėrin e Stalinit dhe zbatoheshin prej Molotovit. Sipas pohimit tė vetė Molotovit, 20 milion fshatarė u shpėrngulėn nga tokat e tyre dhe u hodhėn nė vende tė pajetueshme.

Mė 27-12-1932, BRSS vuri nė qarkullim letėr-njoftimet vetėm pėr banorėt e qyteteve. Dalja e tyre ndodhi nė kulmin e urisė masive dhe fshatarėt pa njė letėr-njoftim tė tillė nuk iu largoheshin dot rajoneve ku ishte caktuar tė pllakoste uria. Pa njė dokument tė tillė nuk mund tė punoje, nuk mund tė jetoje diku, nuk mund tė lėvizje as brenda e as jashtė BRSS. Si rrjedhojė, miliona fshatarė tė pa shpėrngulur bashkė me familjet e tyre vdiqėn nga tė pa ngrėnėt e tė ftohtit. Edhe sot e kėsaj dite, ukrainasit drithėrohen po tė dėgjojnė fjalėn “Holodomor” [vdekje nga uria]. Nė vitet e “kolektivizimit masiv” 1932-1933, vdiqėn nga uria 3.5 – 5 milion vetė dhe prej tė ftohtit 3 – 4 milion tė tjerė.

Pa armatat e skllevėrve dhe pa popullatat e shpėrngulura mė forcė nuk do ishin ndėrtuar piramidat nė BRSS, nuk do ishte ndėrtuar Metroja e Moskės, nuk do ishte nxjerrė ari i nevojshėm pėr tė mbuluar financat, nuk do ishin ndėrtuar uzinat dhe qytetet e nėndheshėm, nuk do ishin zhvilluar industritė apo minierat e Siberisė dhe tėrė Perandorisė sė Kuqe. Qeveria planifikonte qė mė pėrpara se sa skllevėr do nevojiteshin pėr planet e ardhshme tė zhvillimit. Mė pas Ministria e Punėve tė Brendshme planifikonte arrestimet pėr tė mbushur kampet e pėrqendrimit, tė njohur me emrin e shkurtuar GULAG [Glavnoye Upravlyeniye Ispravityel'no-Trudovih Lagyeryey i koloniy], dhe mė tė kėqinjtė e kėtyre tė njohur me emrin Dal’stroy qė i shėrbenin nxerrjes sė arit.

Nė fund tė viteve 1920 Perėndimin e mbėrtheu njė krizė e paparė ekonomike dhe financiare. BRSS menjėherė filloi tė blejė me ēmime tė ulta linja prodhimi, shpikje inxhinierike bashkė me inxhinierėt, pajisje industriale dhe makineri tė pėrparuara nga vendet e Perėndimit. Rezervat e arit tė BRSS mbulonin edhe blerjet edhe zbatimin e teknologjive tė pėrparuara. Nė fillim tė viteve 1930, inxhinierėt amerikanė projektuan e ndėrtuan nė qytetin Nizhni Tagil fabrikėn Uralvagonzavod [Fabrika e Vagonave Hekurudhorė nė Urale]. Deri nė fund tė viteve 1980, ajo ishte ndėrmarrja mė e madhe industriale nė botė dhe qė kthehej menjėherė pėr prodhime ushtarake. Gjatė katėr viteve tė Luftės II Botėrore, kjo fabrikė prodhoi 35’000 tanke vetėm tė llojit T-34. Po tė njėjtėn origjinė e tipare kishte edhe fabrika e traktorėve e ndėrtuar nė qytetin Ēeliabinsk tė Uraleve.

Pastrimi i skorjeve

Propaganda Lindje-Perėndim ka krijuar pėrrallėn e “pushkatimeve tė 40’000 oficerėve sovjetikė nė vitet 1937-1938, si rrjedhim i tė cilėve shumica e oficerėve tė Ushtrisė sė Kuqe mė 1941 nuk kishin mė shumė se njė vit nė detyrė”. Nė fakt mungesa e pėrvojės ekzistonte nė shumė oficerė, por arsyeja ishte se gjatė viteve 1937-1941 Ushtria e Kuqe u zmadhua nga 1.1 milion ushtarė nė 5.5 milion. Si rrjedhojė, pozitat komanduese u mbushėn shpejt e shpejt me oficerė, tė cilėt gradoheshin po me shpejtėsi. Megjithatė ky faktor nuk ishte themelor nė disfatėn qė pėsoi ushtria sovjetike kur u sulmua mė 22-06-1941 nga ushtria gjermane, sepse ushtria sovjetike kryente manovra ushtarake sulmuese masive tė vazhdueshme, biles edhe mė 21-06-1941. Nė anėn tjetėr, gradime tė shpejta nė rangjet ushtarake ndodhėn edhe nė ushtrinė gjermane qė u zmadhua nė numėr nė ato vite, por kjo nuk vihet nė dukje nė historitė e shkruara zyrtare.

Mė 1937, Ushtria e Kuqe kishte 206’000 oficerė. Nėse do ishin “pushkatuar 40’000 oficerė” mė 1937-1938 (20% e tėrė oficerėve), ėshtė e pamundur tė ndodhė qė “mė 1941 shumica e oficerėve sovjetike tė kishin mė pak se njė vit pėrvojė nė detyrė”. Nė Arkivin Shtetėror Ushtarak tė Rusisė ekziston njė dokument i Zyrės sė Burimeve Njerėzore tė Shtabit tė Ushtrisė sė Kuqe; dokumenti ėshtė nė fondin 37’837, treguesi 10, kutia 142, fleta 93. Sipas kėtij dokumenti mė 1937 u liruan nga ushtria 20’643 oficerė dhe mė 1938 u liruan 16’118 oficerė; domethėnė gjithsej 36’761 oficerė.

Dokumenti e shkruan qartė: “u liruan”; nė dokumenti nuk shkruhet “u arrestuan apo u burgosėn apo u pushkatuan”. Pėr 54 vjet ky dokument u mbajt i fshehur dhe vetėm pak njerėz tė kėqinj e patėn lexuar; pikėrisht kėto mashtrues raportuan pėr “36’761 oficerė tė pushkatuar” dhe ushqyen ēdo botim zyrtar, gazetaresk e shkollor nė Lindje e Perėndim. Biles dokumenti sqaron mė tej se mė 1937 e 1938, nga tė liruarit, u arrestuan pėrkatėsisht vetėm 5811 dhe 5057 oficerė; domethėnė gjithsej 10’868 oficerė dhe nga kėto vetėm 1’654 oficerė u pushkatuan ose u gjendėn tė vdekur nėpėr burgje pa iu filluar gjyQet.

Lirimet e lėvizjet nga detyra janė tė zakonshme nė ēdo ushtri e nė ēdo kohė, pėr arsye nga mė tė ndryshmet. Pėr njė ushtri milionėshe, numri i lirimeve natyrisht ėshtė i madh. Ritmi i lirimeve u rrit qė nė vitin 1935, sepse nė kėtė vit ushtria sovjetike pėrshpejtoi rigrupimet e nevojshme tė forcave pėr sulmin qė do tė ndėrmerrte nė vitin 1941. Sipas njė dokumenti tjetėr ushtarak, 12’461 oficerė nga tė liruarit e viteve 1937-1938 ishin marrė pėrsėri nė ushtri deri mė 01-05-1940.


Edituar pėr herė tė fundit nga Agamemndon nė 09.02.14 9:18, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Konspiracionet e fillimit tė Luftės sė II Botėrore

Mesazh  Agamemndon prej 09.02.14 9:09

LUFTA E SPANJĖS


Mė 18-07-1936, 120’000 ushtarė spanjollė (80% e ushtrisė) nėn komandėn e Gjeneralit Jose Sanjurjo ngritėn krye kundėr Republikės Spanjolle. Gjatė njė udhėtimi me njė avion tė vogėl mė 20-07-1936 ky gjeneral humb jetėn dhe komandėn e ushtrisė e mori Gjenerali Francisco Franco. Nė ndihmė tė kryengritjes, aeroplanė mbartės gjermanė Ju-52 dėrguan pėr tre muaj radhazi ushtarė e material ushtarak nga Maroku nė Spanjė. Deri nė fund tė Gushtit ato mbartėn 7350 ushtarė e oficerė dhe artileri; 5455 ushtarė u dėrguan nė Shtator dhe 1157 ushtarė tė tjerė u mbartėn nė Tetor 1936. Pa kėtė urė ajrore dhe pa ndihmėn e dhėnė nga 150’000 ushtarė italianė, 20’000 portugezė, 90’000 marokenė, 2700 topa, 1150 tanke dhe 1650 aeroplanė, kryengritja nė Spanjė do ishte shtypur-

Mė 1936, Stalini emėroi konsull tė pėrgjithshėm nė Barcelonė veteranin revolucionar V. A. Antonov-Ovseenko. Ky filloi ta kėshillonte qeverinė e Republikės spanjolle tė fshihte pėr arsye sigurie nė Moskė tėrė arin e shtetit spanjoll (mė shumė se 600 ton ar). Si rrjedhim, mė 25-10-1936 anija sovjetike me 510 ton ar spanjoll u nis nga porti spanjoll i Kartagjenės pėr nė Moskė….dhe ky ar nuk u kthye mė kurrė.

BRSS dėrgoi nė ndihmė tė Republikės Spanjolle 2065 oficerė sovjetikė tė rangjeve tė ndryshme, 772 pilotė, 351 tankistė, 100 artiljerė, 222 kėshilltarė ushtarakė, 204 pėrkthyes dhe njė numėr oficerėsh zbulimi e kundėr-zbulimi, komisarėsh, diplomatėsh, etj.; gjithsej ato qenė 3000 sovjetikė. Ndonėse deti spanjoll ishte nėn bllokadė, Stalini dėrgoi nė Spanjė 648 aeroplanė, 347 tanke, 60 makina tė blinduara, 1186 topa, 20’486 mitraloza dhe 497’813 pushkė; pa llogaritur municionet, ushqimet, materialet mjekėsore, pajimet ushtarake, naftėn e benzinėn.

Bujqit e punėtorėt nė BRSS grumbulluan miliona Rubla pėr tė ndihmuar Republikėn Spanjolle. Kudo u organizuan mbledhje pėr t’i shqetėsuar njerėzit e pėr t’iua mbledhur kopekėt (qindarkat). Tre vjet mė parė, pėr shkak tė urisė masive nė Bashkimin Sovjetik gjatė sė cilės vdiqėn miliona njerėz dhe shumė vetė mbijetuan nėpėrmjet kanibalizmit dhe ngrėnies sė trupave tė vdekur, nuk u organizuan grumbullime tė tilla njerėzish. Ndėrsa ajo uri bėnte kėrdinė, BRSS eksportonte miliona ton grurė tė grabitur me forcė nga bujqit e vet. Mė 1936, Spanja nuk kishte kampe pėrqendrimi, kurse nė Bashkimin Sovjetik ato ishin shenjė krenarie.

Pozicioni i krye-kėshilltarit sovjetik nė Republikėn Spanjolle, nė vend qė t’i pėrkiste njė kėshilltari tė mirėfilltė ushtarak, ishte zėnė nga Drejtori i Zbulimit Ushtarak Sovjetik (GRU) Yan K. Berzin. Ky njihet edhe si rekrutuesi dhe stėrvitėsi i agjentit Richard Sorge, njė gjerman me qėndrim nė Japoni gjatė Luftės II Botėrore. Tėrė operacioni sovjetik gjatė Luftės sė Spanjės qe mė shumė operacion i zbulimit ushtarak sovjetik sesa operacion i ndihmės ushtarake pėr Republikėn Spanjolle. Gjatė asaj lufte, mijra fėmijė tė komunistėve spanjollė u dėrguan nė BRSS. Ato nuk u kthen mė nė Spanjė, por u rritėn e u stėrvitėn pėr t’u dėrguar si agjentė tė BRSS nė Amerikėn Latine dhe Afrikė nė vitet e mėvonshme.

Ushtria e Republikės u formua nga pjesa e mbetur e ushtrisė spanjolle dhe nga shtatė brigadat ndėrkombėtare, tė cilat u krijuan me 42’000 vullnetarė nga 54 vende tė botės. Agjentėt e BRSS trazuan popujt e botės pėr tė krijuar vullnetarė e pėr t’i dėrguar nė Spanjė. Shėrbimet e spiunazhit sovjetik mbuluan tėrė shpenzimet qė shoqėronin kėto lėvizje njerėzish nga 54 vende tė botės. Sapo arrinin nė Spanjė, kėtyre vullnetarėve iu merreshin pasaportat dhe tėrė dokumentat e udhėtimit. Ato u kthyen nė skllevėr tė armatosur qė nuk mund tė largoheshin mė nga zotėruesit e tyre. “Ēuditėrisht” herė pas here shpėrthente zjarr nė godinat e makinat ku ishin kėto dokumenta. Zbulimi ushtarak sovjetik pronėsoi kėshtu me dhjetėra mijra pasaporta nga 54 vende tė botės; ajo do ishte njė pasuri e paēmuar dhe e pazėvendėsueshme pėr spiunazhin sovjetik pėr vitet qė do vinin.

Qėllimi i pėrfshirjes sė BRSS nė Spanjė nuk ishte fitorja ushtarake, por loja pėr tė futur nė luftė Britaninė dhe Francėn e kėshtu pėr tė ndezur luftėn midis tyre, nga njėra anė, dhe Gjermanisė, Italisė e Portugalisė, nga ana tjetėr. Propaganda sovjetike e kohės vetėm mallkonte Britaninė e Francėn pėr “indiferencėn e tyre dhe fatin e fėmijėve spanjollė”, ndėrkohė qė mė 07-04-1935 nė BRSS kishte dalė ligji i pushkatimit qė nga mosha 12 vjeē e sipėr. Britania e Franca zgjodhėn politikėn e mos-ndėrhyrjes nė luftėn e Spanjės. Plani i zgjuarsisė sovjetike dėshtoi, sepse Britania e Franca nuk u futėn nė luftė dhe Lufta e Spanjės, e cila pėrfundoi mė 01-04-1939, nuk i kaloi kufijtė e saj; e kėshtu lufta botėrore nuk filloi. Si rrjedhim, zbatuesit e planit, V. A. Antonov-Ovseenko dhe Yan K. Berzin, u thėrritėn nė Moskė ku arrestohen e pushkatohen.

KURTHI I NGRITUR NGA STALINI

Nė fund tė vitit 1938, propaganda sovjetike kundėr Hitlerit u shua menjėherė dhe kurthi i Polonisė filloi tė thurej. Franca e Britania kishin dhėnė garanci pėr sigurinė e Polonisė. Pra, mjaftonte qė tė nxitej Gjermania tė sulmonte Poloninė.

Mė 11-08-1939 Stalini mori vendim pėr tė filluar bisedimet me Gjermaninė pėr ndarjen e Polonisė. Mė 12-08-1939 delegacionet ushtarake tė BRSS, Britanisė dhe Francės fillojnė bisedimet nė Moskė pėr paqen Europiane. Mė 19-08-1939, Stalini urdhėron ndėrprerjen e kėtyre bisedimeve. Po nė kėtė datė, ambasadori gjerman nė Moskė merr idenė e shkruar sovjetike pėr marrėveshjen dypalėshe gjermano-sovjetike.

Po mė 19-08-1939, Stalini urdhėron fillimin e mobilizimit (e fshehtė) tė Ushtrisė sė Kuqe. Po mė 19-08-1939, nėn urdhėrin e Stalinit, Gjenerali Zhukov filloi sulmin rrufe (blitzkrieg) tė Armatės 1 sovjetike kundėr Armatės 6 Japoneze nė lumin Khalkhin-Gol nė Mongoli. Kjo luftė dhe disfata e ushtrisė japoneze nuk u pėrmend nė shtypin e kohės, sepse taktika ushtarake e zbatuar atje nga ushtria sovjetike nuk duhej tė bėhej e njohur. Po mė 19-08-1939 u mbajt njė takim i Byrosė Politike tė Komitetit Qendror tė BRSS; pėr kėtė takim u mėsua vetėm nė vitin 1993.

Nė atė takim Stalini u shpreh: “…Lufta qė do vijė ėshtė midis dy grupeve tė vendeve kapitaliste. Pėr ne ėshtė mirė qė ato tė luftojnė e dobėsojnė njėri-tjetrin. Ndėrkohė, ne do tė shtyjmė njė shtet kundėr tjetrit, luftimi do bėhet mė i rreptė, tė dy krahėt do tė drobiten prej luftės dhe atėherė hyrja jonė nė luftė nė ēastin e duhur do na sjellė shumė pėrfitime. Prandaj marrėveshja me Gjermaninė duhet nėnshkruar dhe pasi lufta botėrore tė shpallet, tė pėrpiqemi qė tė vazhdojė sa mė gjatė”.

Mė 23-08-1939, Gjermania dhe BRSS nėnshkruan marrėveshjen pėr ndarjen e Polonisė. Kjo njihet zyrtarisht nėn emrin Pakti i Mos-Sulmimit Molotov-Ribventrop, por qė emri mė i saktė do ishte “Marrėveshja e Moskės nė vitin 1939 pėr fillimin e Luftės II Botėrore”. Sipas kėsaj marrėveshje, Gjermania e BRSS shkatėrronin shtetin polak dhe secila merrte pjesė tė barabarta tė territorit tė saj. Gjermanisė i interesonte kjo marrėveshje paqeje, sepse nuk do t’i ndėrpriteshin importet e produkteve vajgurore dhe metaleve tė veēantė nga BRSS.

Nga ana e tij, BRSS i interesonte ta furnizonte makinėn ushtarake gjermane me qėllim qė ajo tė ishte e aftė tė pushtonte Europėn (siē edhe bėri). Zbatimi i marrėveshjes u la pėr mė 01-09-1939, datė nė tė cilėn ushtria gjermane sulmoi dhe pushtoi Poloninė. Ndėrsa ushtria sovjetike qėndroi pranė kufirit polak dhe, me gjithė habinė dhe kėrkesėn e vazhdueshme gjermane, sulmoi vetėm mė 17-09-139 pėr tė pushtuar pjesėn tjetėr tė Polonisė. Tėrė faji i fillimit tė luftės ra mbi Gjermaninė. Loja sovjetike doli e mbarė kėsaj here, sepse mė 03-09-1939 Britania e Franca i shpallėn luftė Gjermanisė.

Qė nga kjo datė Gjermanisė iu vendos bllokada tregtare dhe pa materialet e metalet e duhura Gjermania e kishte tė vulosur humbjen e saj. Prandaj njė zgjidhje qė i mbetej Gjermanisė ishte tė pushtonte me luftė rrufe (blitzkrieg) vendet e kontinentit Europian pėr tė kapur sa mė shumė burime minerale (p.sh. minierėn e Trepēes nė Kosovė), burime vajgurore tė pėrpunuara, furnizime tė ndryshme, fabrika industriale e burime ushqimore.

Me kalimin e kohės, lufta e saj u bė gjithnjė e mė e dėshpėruar ndonėse ushtria e saj luftoi nė mėnyrė tė pėrsosur deri nė fund. Britania e Franca nuk i shpallėn luftė BRSS pasi ky pushtoi e kreu krime nė pjesėn tjetėr tė Polonisė. Pėr Britaninė e Francėn, emocionalisht Gjermania ishte armiku i trashėguar dhe zhvillimi i Gjermanisė ishte i papranueshėm pėr to. Pėr shembull, mė 1936, Lojrat Olimpike tė Verės tė mbajtura nė Berlin shiheshin drejtpėrsėdrejti me televizion nga gjermanėt jashtė stadiumeve; televizioni u shfaq nė Amerikė vetėm pas 20 vjetėsh. Amerika ishte nė krah tė Britanisė dhe do i bashkėngjitej luftės (siē ndodhi) dhe herėt a vonė mbarė rruzulli do pėrfshihej nga lufta.

MOBILIZIMI I FSHEHTĖ

Mė 01-09-1939 parlamenti sovjetik zyrtarizoi pėr herė tė parė shėrbimin e detyrueshėm ushtarak. Pėr t’i mbledhur pėrfaqėsuesit sovjetikė nga tėrė cepat e Rusisė sė Madhe urdhėri u lėshua mė 19-08-1939, sepse shumė prej anėtarėve tė parlamentit sovjetik iu duheshin dy javė udhė pėr tė arritur nė Moskė. “Rastėsitė” e zbukurojnė historinė. Ligji i mobilizimit (tė fshehtė) ushtarak kėrkoi edhe pėrgatitjen e 18 milion rezervistėve. Sipas kėtij ligji, koha e shėrbimit nė ushtri do ishte dy vjet.

Nėse BRSS nuk sulmonte deri mė 01-09-1941, atėherė tėrė ato miliona ushtarė duhej tė ktheheshin nė shtėpitė e tyre dhe tėrė njėsitė ushtarake tė posaēme dhe tė stėrvitura (sulmi ajror, tanket, pilotėt, artilierėt, etj.) do duhej tė zhdukeshin. Njė ushtri e tillė mamuthe nuk mund tė mbahej mė gjatė pa kryer luftė dhe vendimi konkret pėr tė kryer njė luftė tė madhe u mor nė Gusht 1939.

Mobilizimi masiv duhej fshehur dhe zgjidhja ishte bėrė gati me kohė. Deri mė 01-09-1939 ushtria sovjetike i pėrzgjidhte ushtarėt dhe mosha e marrjes nė ushtri ishte 21 vjeē. Mė 01-09-1939 u thėrritėn nė ushtri edhe ato qė nuk ishin marrė vitet e shkuara dhe mosha e marrjes nė ushtri u bė 19 vjeē e pėr disa kategori 18 vjeē. Pa llogaritur mė tė rinjtė e mė tė vjetrit dhe pa llogaritur rezervistėt, tre breza tė rinjsh (19, 20, 21 vjeē) u thėrritėn njėkohėsisht nė ushtri. Nė gjysmėn e dytė tė Korrikut 1939, 173’000 rezervistė ishin thėrritur nė ushtri pėr tė fuqizuar Armatėn 1 sovjetike nė Mongoli pėr sulmin rrufe qė do kryente pas tre javėsh kundėr Armatės 6 japoneze. Pa llogaritur trupat e marinės dhe forcat e kufirit, Ushtria e Kuqe numėronte 1’871’600 ushtarė nė fund tė Korrikut 1939 dhe 5’081’000 ushtarė mė 22-06-1941.

Pėrgatitjet pėr luftėn e madh kėrkonin gjithashtu njė industri tė madhe pėr prodhim municionesh. Ministria sovjetike e municioneve u krijua nė Janar 1939 dhe i ngjante njė mamuthi industrial. Nėse parashikohej njė luftė mbrojtėse, atėherė kėto uzina e fabrika duheshin ndėrtuar prapa lumit Vollga, thellė nė prapavijė ku nuk mund tė arriheshin nga aeroplanėt armiq.

Nga ana tjetėr, municionet e prodhuar kėrkonin shumė njerėz e mjete, makina, trena e linja hekurudhore tė lira pėr t’u mbartur nga fabrika e prodhimit nė front. Nėse parashikohej njė luftė sulmuese (siē ndodhte nė tė vėrtetė), zgjidhja e vetme ushtarake ishte qė kėto uzina kimike e fabrika prodhimi municionesh tė ndėrtoheshin nė Perėndim tė BRSS; e mundėsisht pranė kufijve, sepse ndryshe trupat qė ishin nė sulm do ngelnin pa municione. Rrjedhimisht, fabrika municionesh u ndėrtuan nė Zaporozhie, Dnyepropetrovsk, Dnyeprodzerzhinsk, Kharkov, Krvoy Rog e Leningrad.

Ndėrtimi i fabrikave tė muncioneve vazhdoi me ritme tė shpejta sapo hyri viti 1941. Depot e ruajtjes sė municioneve u mbushėn nė kufijtė e lejuar dhe tėrė municioni i tepėrt dėrgohej me vagona treni pranė kufinjve perėndimorė tė BRSS. Nė Prill 1941, ministrisė sė prodhimit tė municioneve i erdhi urdhėri qė municionet e artilerisė tė dėrgoheshin pranė kufirit dhe tė stivoheshin drejtpėrsėdrejti nė tokė; se ē’do tė thotė kjo, ēdo ushtarak e di mirė.

Pas sulmit gjerman, ushtria sovjetike humbi njė sasi tė panumėrueshme predhash artilerie tė stivuara mbi tokė apo nėpėr vagona treni; pa llogaritur kėtu municionet e armėve tė tjera. Vetėm nė Bjellorusi, 4216 vagona plot me predha artilerie u kapėn nga ushtria gjermane vetėm nė stacionet hekurudhorė pranė kufirit. Veē municionit tė gatshėm, ushtria gjermane kapi edhe 303 uzina e fabrika municioni, tė cilat prodhonin 101 milion predha artileri, 32 milion mina, 24 milion bomba aeroplani dhe 3600 ton TNT (tri-nitro-toluen); kėto pėrbėnin 85% tė aftėsisė prodhuese nė municione pėr BRSS.

Nė kėto uzina u kapėn furnizime tė gatshme me plumb, ēelik tė derdhur e kallaj dhe tė gjitha kėto u dėrguan nė Gjermani. Pa njė plaēkė tė tillė lufte Gjermania do e kishte patur tė pamundur tė vazhdonte sulmin e tė arrinte 30 km larg Kremlinit nė Dhjetor 1941. Ndonėse 15% i ngelur jepte pėrsėri njė prodhim tepėr tė madh ushtarak e industrial, nė Bashkimin Sovjetik vėrshoi nga Amerika e Britania njė ndihmė e madhe falas nė armatime, lėndė shpėrthyese, barut, municione, fabrika, ushqime, lėndė djegėse, etj. Pa kėtė ndihmė historia do kishte qenė ndryshe, pavarėsisht se propaganda nė qarkullim rrėfen pėrrallėn e ēmontimit tė uzinave e fabrikave gjatė tėrheqjes sė Ushtrisė sė Kuqe (pėr tre muaj e gjysėm ushtria gjermane arriti Moskėn) dhe ringritjes sė tyre nė prapavijėn e thellė.

Zbulimi sovjetik raportoi se Japonia, ndonėse e uritur pėr lėndė tė para, nuk do tė sulmonte nė drejtim tė Siberisė ku kishte burime shumė tė mėdha minerale. Arsyeja ishte se nxjerrja dhe pėrpunimi i atyre lėndėve tė para me qėllim me i bėrė gati pėr pėrdorim kėrkonte shpenzime tė mėdha, kohė tė gjatė dhe kohė tė madhe pėr t’u mbartur. Japonia kishte nevojė pėr produkte tė gatshme dhe tė shpejta, prandaj qėllimin e kishte tė pushtonte rajonet jugore tė Kinės e Azisė.

Zbulimi ushtarak sovjetik e dinte se industria gjermane punonte nė regjim paqeje dhe nėse Gjermania do sulmonte Poloninė, ajo kishte bomba pėr avionė vetėm pėr 10 ditė. Dokumentat gjermane tė pas-luftės treguan se kėto bomba do zgjatnin jo pėr 10 ditė por pėr 14 ditė. Mė 1939, Komanda e Lartė Gjermane e trupave tokėsore kėrkoi qė tė krijohej njė rezervė municioni pėr katėr muaj luftė; nė fakt, kjo nuk u arrit dhe rezervat e municioneve ishin pėr njė deri nė dy muaj luftė.

Mė 05-12-1941, ushtria sovjetike kundėrsulmoi nė frontin e Moskės. Mė 07-12-1941, avionėt japonezė sulmuan bazėn detare amerikane nė Gjirin e Perlave (Pearl Harbour) nė ishujt Havai, nė Oqeanin Paqėsor. Mė 11-12-1941, Gjermania i shpalli luftė Amerikės, porse industria gjermane nuk u urdhėrua tė kalonte nė regjim lufte. Vetėm nė Janar 1942 ajo e mori urdhrin pėr tė kaluar dalėngadalė nė regjim prodhimi nė shėrbim tė luftės. Prandaj prodhimi ushtarak gjerman arriti kulmin nė fund tė Luftės II Botėrore pavarėsisht nga bombat qė binin nga qielli.


Vijon
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Konspiracionet e fillimit tė Luftės sė II Botėrore

Mesazh  Agamemndon prej 09.02.14 9:26

Pse Ushtria e Kuqe kishte armatim mė special se ushtria gjermane

Njė analizė shifrash ushtarake mes Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisė

KUFIRI DHE SIGURI

BRSS dhe Gjermania nuk kishin kufinj tė pėrbashkėt. Shtetet ndėrmjet tyre ishin shtete asnjanėse. Nėse do sulmohej Gjermania dhe Europa, sė pari duheshin zhdukur kėto shtete tė ndėrmjetme. Me ndarjen dhe pushtimin Polonisė prej Gjermanisė dhe BRSS, kėto dy shtete krijuan njė kufi tė pėrbashkėt prej 570 km. Nėse BRSS kishte qėllim mbrojtės, atėherė duheshin ndėrtuar fortifikime tė fuqishme nė tėrė kėtė kufi dhe nė thellėsi; porse kėto gjėra nuk u kryen jo se nuk dinin.

Pėr tė pėrballuar ushtrinė gjermane nė betejėn e Kurskut nė Korrik-Gusht 1943, ushtria sovjetike ndėrtoi gjashtė linja tė njėpasnjėshme mbrojtėse (gjerėsia e mbrojtjes shkonte 250-300 km) dhe me njė fuqi zjarri e minimi tė paparė deri atėherė. Rripi i tokės (disa qindra kilometra) pėrgjatė e pėrbrenda kufirit perėndimor tė BRSS, i cili nė rast sulmi kundėr BRSS do tė shėrbente pėr mbrojtje, kishte kohė qė ishte zhvilluar e plotėsuar me punime.

Pas pėrfundimit tė Luftės sė Dimrit me Finlandėn nė Mars 1940, komandanti i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė sė Kuqe, Gjenerali K. A. Meretskov, urdhėroi prishjen e rripit tė vjetėr tė sigurisė dhe mos krijimin e rripit tė ri tė sigurisė nė territorin e pushtuar polak. Kėshtu nė brendėsi tė BRSS, u prishėn digat ujore, u hoqėn minat nga fushat e urat, u prishėn linjat fortifikuese, etj. Ndėrkohė, u ndėrtuan rrugė e u pėrmirėsuan tė vjetrat qė tė ēonin drejtpėrsėdrejti nė kufirin gjerman; shumė linja hekurudhorė tė tilla u bėnė dyfishe; u ndėrtuan fusha avionėsh pranė kufirit, kurse urat nė lumenjtė e kufirit dhe nė brendėsi nuk u minuan.

Nė Shkurt 1941, Stalini e zėvendėsoi Gjeneralin K. A. Meretskov, ngaqė ishte i pakėnaqur me ritmin e kėtyre punimeve, me Gjeneralin G. K. Zhukov dhe ritmet e punimeve u trefishuan. Pėr luftė mbrojtėse rrugėt ndėrtohen nė thellėsi dhe paralelel me kufirin. Nė atė kohė, BRSS ndėrtonte rrugė e hekurudha qė tė ēonin m’u nė buzė tė kufirit dhe tėrė urat nė kėtė drejtim ose u ndėrtuan tė reja ose u pėrforcuan. Buza e kufirit u bė njėkohėsisht edhe depo e sasive tė mėdha tė materialeve tė ndėrtimit, shinave e trarėve tė trenit dhe qymyrit pėr lokomotiva, tė cilat do nevojiteshin pėr tė mbėshtetur mėsymjen sovjetike.

Nė Qershor 1941, forcat sovjetike tė kufirit filluan tė hiqnin telat me gjemba, tė cilat vijėzonin kufirin konkret. Pėr trupat sovjetike tė pėrqendruara nė buzė tė kufirit nuk kishte mė pengesa pėr tė filluar sulmin dhe pėrparuar nė thellėsi, sepse edhe ushtria gjermane nė Poloninė e pushtuar po kryente tė njėjtat punime nė mbėshtetje tė sulmit.

Thellė nė rripin e sigurisė ishin ndėrtuar linja mbrojtėse fortifikimi mjaft tė organizuara, me mijra pika zjarri, me mure tė trasha hekur-betoni, me tunele lidhėse me kilometra tė gjatė, me kuzhina e mensa, me depo municioni e furnizim uji, me maskim tė pėrsosur, etj. Mė e spikatura nga kėto ishte rrjeti mbrojtės Stalin me 13 rajone fortifikimi pranė kufijve perėndimorė tė BRSS, i cili u ndėrtua nė fshehtėsi dhe shtrihej nga bregu i Detit Balltik (nė Veri) deri nė Detin e Zi (nė Jug). Linja mbrojtėse Stalin kishte qėllim tė ndalonte edhe kėmbėsorinė edhe tanket armike. Pjesė tė kėsaj linje mbrojtėse ishin edhe fortifikimet e brigjeve lindore tė lumenjve kryesorė nė Perėndim tė BRSS, tė cilėt i bėnin ato lumenj praktikisht tė pakalueshėm. Nė vitin 1938, tė 13 rajonet e fortifikuara u pėrforcuan me artileri tė rėndė dhe 8 rajone tė reja fortifikimi filluan tė ndėrtohen.

Mė 23-08-1939 nėnshkruhet pakti i mos-sulmimit midis Gjermanisė dhe BRSS, Polonia pushtohet nga kėto dy vende dhe kėshtu kufiri i BRSS shtyhet 200 km nė drejtim tė Perėndimit. Nė vend qė punimet e fuqizimet e linjave fortifikuese tė vazhdonin, nė Vjeshtė tė vitit 1939 ndodhi e kundėrta. Garnizonet e rajoneve tė fortifikuara filluan tė tkurren deri sa u zhdukėn fare; materialet pėr ndėrtim fortifikimesh pothuaj u ndėrprenė; armatimet, municionet, pajisjet e vėzhgimit dhe ndėrlidhjes u hoqėn; njė pjesė tė godinave iu dha kooperativave bujqėsore pėr magazinim prodhimi; fortifikime tė tjera u mbuluan me dhe ose u shkatėrruan me dinamit; industria ushtarake ndėrpreu prodhimin e topave 76-mm qė pėrdoreshin kundra-tankeve; pushkėt kundra-tank u hoqėn nga prodhimi, etj.

Megjithatė, njė linjė rajonesh tė fortifikuara filloi tė ndėrtohej nė Verė tė vitit 1940 pikėrisht nė buzė tė kufirit gjermano-sovjetik. Kjo linjė, e cila njihet me emrin Linja Molotov, kurrė nuk u mbarua dhe pati si qėllim qė gjermanėt ta shihnin atė si synim mbrojtės. Pėr nga materialet, organizimi, fuqia e zjarrit, minimet, thellėsia dhe prapavija, taktika e luftimit, aftėsia dhe shpejtėsia e mbrojtjes Linja Molotov i ngjante njė loje fėmijėsh. E njėjta situatė ishte edhe pėr fortifikimet gjermane nė kufirin (e vjetėr) gjermano-polak dhe pėr fortifikimet e reja qė ato filluan nė Poloninė e pushtuar pėrballė Linjės Molotov.

Shumė kohė para fillimit tė Luftės II Botėrore, organizimi i luftės partizane nė BRSS nė kushtet e pushtimit nga ushtritė e huaja ishte i plotė. Njė rrjet i organizuar mirė i tuneleve, depove, forcave paraushtarake, ndėrlidhjes, spitaleve, punishteve tė prodhimit tė armėve e municionit, shkollave tė spiunazhit e luftimit ishte i shtrirė nė Ukrainė, Rusi tė Bardhė, Krime, Leningrad, etj. Stėrvitjet e partizanėve tė ardhshėm bėheshin paralel edhe nga Ministria e Brendshme (Narodnyy Komissariat Vnutrennikh Del – NKVD) edhe nga Zbulimi Ushtarak Sovjetik (Glavnoye Razvedyvatel’noye Upravleniye – GRU). Qė nga viti 1935, tėrė organizimi i luftės partizane filloi tė krasitej deri nė rrėnjė: shkollat e stėrvitjes u mbyllėn, depot e municioneve e lėndėve shpėrthyese u zbrazėn, grupimet ushtarake u shkrinė, etj.

AVIACIONI SOVJETIK

Nėse BRSS do tė dėshironte tė pengonte luftėn qė po vinte, do nevojitej tė prodhoheshin 1000 avionė bombardues strategjikė TB-7, tė cilėt fluturonin mbi 10 km lart dhe udhėtonin 3700 km. Njė aeroplan i tillė, qė vendet e tjera nuk e kishin, ishte i pakapshėm prej artilerisė kundėr-ajrore dhe avionėve ushtarakė tė kohės. Mė pas do tė mjaftonte vetėm njė demonstrim force me kėto aeroplanė pėr ta ndaluar ushtrinė gjermane tė sulmonte. Me kėto aeroplanė mund tė shkohej sa herė tė dojė nė prapavijat e armikut dhe tė derdhje lumė me bomba ku t’i doje.

Me njė aeroplan tė tillė Ministri i Jashtėm i BRSS Vaislav M. Molotov udhėtoi nė pranverė tė vitit 1942 nga Moska nė Britani, mbi Europėn qė digjej nga lufta, i padalluar nga mbrojtja kundėr-ajrore gjermane, mė pas nė Amerikė e u kthye po nga e njėjta rrugė. Bombardimi me avionė tė tillė do tė digjte e do tė prishte ēdo gjė ku do derdhej lumi i bombave. Njė gjė e tillė nuk i interesonte njė ushtrie pushtuese, sepse ajo do dėshironte qė urat, rrugėt, qytetet, fabrikat ushtarake e industritė tė ishin tė pacėnuara. Katėr herė e ktheu Stalini urdhėrin pėr tė prodhuar armatėn e kėtyre avionėve. Deri nė Qershor 1941, u prodhuan vetėm 17 tė tillė.

Pėr luftėn rrufe (blitzkrieg) nevojiteshin aeroplanė tė vegjėl, nė sasi tė madhe, tė cilėt do tė goditnin me saktėsi vetėm shėnjestra tė pėrcaktuara nė tokė, p.sh. aeroplanė nė fushė, tanke, kollona ushtarėsh, makina, pika komandash e ndėrlidhjesh, etj. Rrugėt, urat, fabrikat e uzinat duhej tė qėndronin tė padėmtuara me qėllim qė tė pėrparonte ushtria me shpejtėsi. Me njė taktikė ushtarake tė tillė dhe aeroplanėt Pe-2 and Il-2 Ushtria e Kuqe mundi Armatėn 6 japoneze nė lumin Khalkhin-Gol tė Mongolisė nė Gusht 1939 dhe u bė gati tė sulmonte Europėn. Me njė taktikė tė tillė dhe aeroplanėt Ju-87 e Ju-88  ushtria gjermane pushtoi Europėn Perėndimore e Jugore dhe mė vonė pėr t’u mbrojtur sulmoi BRSS.

Nėse BRSS po pėrgatitej pėr mbrojtje, atėherė nevojiteshin tė projektoheshin e prodhoheshin aeroplanė gjuajtės qė tė mbronin qiejt e BRSS. Si aeroplanė tė tillė ishin modelet I-15 e I-16. Aeroplani I-15, i pa arritur nga aeroplanėt e tjerė nė lėvizjet horizontale, vendosi edhe rekordin e lartėsisė 14’575 metra mė 21-11-1935. Pra mjaftonte qė inxhinieri projektues i tyre tė vazhdonte t’i pėrsoste akoma mė shumė kėto modele. Por Stalini e urdhėroi tė ndėrpritej puna nė kėtė drejtim dhe vuri nė garė zyrat inxhinierike tė projektonin njė aeroplan tė lehtė bombardues (tė quajtur Ivanov, sipas njėrit nga emrat e fshehtė tė Stalinit).

Ky aeroplan sulmi duhej tė ishte i thjeshtė dhe me fuqi zjarri tė madhe. Ai do tė prodhohej nė sasi tepėr tė mėdha (mbi 100’000 copė) dhe, ashtu si hordhitė mongole tė kalorėsve tė lehtė tė Xhenxhis Kanit, do tė jepnin goditje shkatėrruese tė pėrqendruar. Garėn e fitoi inxhinieri Pavel Osipoviē Sukhoy me modelin Su-2.

Me qėllim qė njė sasi kaq e madhe aeroplanėsh tė tillė tė mbahej e fshehtė, gjatė mobilizimit tė fshehtė (Shtator 1939 e deri nė Qershor 1941) u prodhuan vetėm disa qindra tė tillė, sa pėr t’i bėrė gati linjat e prodhimit nė fabrikat pėrkatėse. Aeroplanėt Su-2 qė fluturonin ulėt pėr tė goditur shėnjestra mbi tokė pėrsėri do kėrkonin pėr t’u mbrojtur po aq aeroplanė gjuajtės lart mbi to. Por njė urdhėr pėr tė prodhuar aeroplanė gjuajtės nė sasi tė mėdha nuk u dha. E vetmja zgjidhje pėrdorimi e aeroplanėve Su-2 ishte qė ato tė sulmonin nė sasi tė mėdha tė parėt armikun pėr t’ia shkatėrruar aeroplanėt pa u ngritur nga fushė-qėndrimet.

Po e njėjta situatė qe edhe me projektin e armės automatike pėr kėmbėsorinė PPSh-41 (Pistolet-Pulemyot Shpagina, me 71 fishekė nė karikatorin e rrumbullakėt), e cila u projektua, u provua e u pranua para Luftės II Botėrore. Sapo lufta filloi, kjo armė sulmuese qė derdhte lumė fishekėsh filloi tė prodhohej me miliona nga fabrikat sovjetike. Gjatė periudhės sė mobilizimit tė fshehtė u prodhuan me miliona raketa qė do montoheshin nė aeroplanėt Su-2, etj. Kėto ishin tė njėjtat raketa qė pėrdoreshin pėr “katjushkat” sovjetike. Edhe pse pas sulmit gjerman mė 22-06-1941 BRSS humbi furnizimet me alumin dhe shumicėn e fabrikave tė aeroplanėve e motorrėve, Bashkimi Sovjetik prodhoi gjatė luftės 38’729 aeroplanė Il-2 e Il-10 (mė tė ndėrlikuar se modeli Su-2); pa llogaritur mijra tė tjerė tė modeleve tė tjera mė tė ndėrlikuara.

Avionėt e shumtė tė planifikuar e tė prodhuar kėrkonin po shumė pilotė. Edhe kėta u pėrgatitėn, por stėrvitja e tyre ishte e thjeshtė dhe vetėm pėr qėllim sulmues (ashtu si edhe aeroplanėt qė do pilotonin): ngrije aeroplanin nga toka, fluturo nė formacion, sulmo e mundohu tė kthehesh. Kaq shumė pilotė tė tillė kishte sa atyre iu dhanė edhe pushkė e i bashkuan me kėmbėsorinė nė Stalingrad. Aeroplani Il-2 u projektua posaēėrisht pėr tė sulmuar fushėqėndrimet e aeroplanėve dhe i ngjante njė tanku fluturues, sepse kishte njė mburojė 12 mm tė trashė, xhami i tij ishte 63 mm i trashė, kishte 8 raketa, dy topa automatikė 23 mm, dy mitraloza dhe 400-600 kg bomba.

Nė fillim ky model kishte njė pilot dhe njė mitralier qė mbronte aeroplanin nga mbrapa. Stalini urdhėroi tė mbetej vetėm piloti. Pėrshtatja e modelit tė ri e vonoi prodhimin e kėtij aeroplani dhe nė kohėn e sulmit Gjerman ishin prodhuar vetėm 249 copė. Ushtria gjermane dhe ato tė vendeve tė tjera nuk kishin aeroplan tė ngjashėm nė armatimet e tyre. Projekti i njė aeroplani pėrcaktohet nga strategjia ushtarake; aeroplani Il-2 nuk ishte projektuar pėr luftim ajror mbrojtės. Prandaj nė fillim tė luftės ky aeroplan pėsoi humbje tė mėdha, sepse pa mitralierin e mbrapėm ai ishte plotėsisht i pambrojtur nė ajėr. Vetėm nė fund tė vitit 1942, ky model u prodhua pėr dy njerėz, pilotin dhe mitralierin, e megjithatė nuk u arritėn cilėsitė e projektit origjinal.

Ushtria e Kuqe kishte avionin bombardues Pe-2, i cili ishte 75 km/orė dhe 100 km/orė mė i shpejtė pėrkatėsisht se avionėt bombardues gjermanė Ju-88 dhe He-111. Deri mė 22-06-1941 ishin prodhuar 490 avionė Pe-2, domethėnė mė shumė se tėrė avionėt Ju-88 tė pozicionuar nė frontin gjermano-sovjetik. Ushtria e Kuqe kishte tre modele tė rinj avionėsh gjuajtės: MiG-3, LaGG-3, Yak-1. Aeroplani MiG-3 kishte shpejtėsinė 628 km/orė dhe lartėsinė 7000 metra; mė 1941, kėto nuk arriheshin nga avionėt gjermanė.

Mė 22-06-1941, ushtria gjermane pati gjithsejt 1129 avionė gjuajtės nė frontin gjermano-sovjetik. Ushtria sovjetike kishte 1309 copė vetėm nga modeli MiG-3, plus 399 aeroplanė Yak-1 dhe 322 LaGG-3. Ushtria sovjetike kishte 2769 aeroplanė vetėm tė modeleve tė rinj Il-2, Pe-2, MiG-3, Yak-1, LaGG-3. Veē kėtyre ishin edhe modelet e viteve 1940-1941: Ar-2, Er-2 (bombardues me rreze 4000 km), Su-2, Pe-8, Yak-2, Yak-4, Il-4 (bombardues me rreze 3300 km e lartėsi 11 km)

Veē kėtyre modeleve tė rinj ishin edhe ato pak mė tė vjetėr: bombarduesit e rėndė katėr-motorrik TB-3 e SB, gjuajtėsit I-16 e I-153. Kur filloi lufta ishin 541 aeroplanė TB-3 (nga 819 qė u prodhuan gjithsej), me rreze 2250 km e shpejtėsi 288 km/orė; tė dhėna kėto qė nuk arriheshin nga aeroplanėr e vendeve tė tjera. Ushtria gjermane nuk kishte bombardues tė rėndė dhe as aeroplana me rreze 4000 km. Bombarduesi SB ishte 70 km/orė mė i shpejtė se aeroplani gjerman Ju-87. Mė 22-06-1941, BRSS u sulmua nga 324 avionė Ju-87 ndėrkohė qė ushtria sovjetike kishte 6656 aeroplanė SB.

Mė 22-06-1941, forcat ajrore sovjetike kishin 4226 aeroplanė gjuajtės nė kufijtė perėndimorė tė BRRS, nga tė cilėt 1635 ishin tė modelit I-16, mė i pėrparuari nė botė. Ndėrsa 344 aeroplanė tė tjerė I-16 ishin me flotat e Detit tė Veriut, Detit Balltik dhe Detit tė Zi. Gjithsejt u prodhuan 7103 aeroplanė gjuajtės I-16 gjatė viteve 1934-1942 tė prodhimit tė tij. Ndėrkohė kishte edhe 3437 aeroplanė gjuajtės I-153 me shpejtėsi mė tė vogėl se aeroplani I-16 por me lėvizshmėri tė pėrsosur. Ky aeroplan bėnte dy kthesa tė plota mė shpejt sesa aeroplani i ngjashėm gjerman Me-109 bėnte njė.

Mė 01-06-1941, ushtria gjermane kishte nė pėrdorim nė tė gjitha frontet e saja 6852 aeroplanė ku futeshin 823 aeroplanė zbulimi, 2017 aeroplanė gjuajtės me njė-motorr dhe 232 me dy motorra, 2141 aeroplanė bombardues, 501 gjuajtės-bombardues, 719 transportues, 133 pėr ndėrlidhje dhe 286 aeroplan pėr marinėn. Forcat ajrore gjermane qė sulmuan BRSS pėrbėheshin nga 3520 aeroplanė, plus 307 aeroplanė finlandezė, 393 rumunė, 48 hungarezė; domethėnė gjithsej 4268 aeroplanė. Nga 3520 avionėt gjermanė, 2510 ishin avionė luftimi, pėrfshirė edhe modelin Hs-123 me shpejtėsi 338 km/orė, dhe 1010 tė tjerėt qenė pėr transport, ndėrlidhje e qėllime mjekėsore.

Edhe pse pati sasi e cilėsi mė tė lartė nė aeroplanė luftarakė, ushtria sovjetike humbi fuqinė e saj ajrore nė periudhėn e parė tė luftės. Arsyeja ishte se shumica e pilotėve sovjetikė nuk ishin stėrvitur pėr tė bėrė luftim nė ajėr (dogfight). Strategjia sovjetike e sulmit rrufe (blitzkrieg) e kishte drejtuar stėrvitjen e pilotėve vetėm pėr njė goditje tė pėrqendruar, tė papritur, me njė numėr tepėr tė madh aeroplanėsh, kundėr aeroplanėve armiq nė fushė-qėndrimet e tyre. Pikėrisht pėr qėllim aviacioni sovjetik mė 1941 ishte pėrqendruar pranė kufirit perėndimor tė BRSS. Pėr shembull, fushė-qėndrimi i Regjimentit 123 tė avionėve gjuajtės ishte vetėm 2 km larg nga kufiri gjerman, kurse fushė-qėndrimet e avionėve bombardues nuk ishin mė larg se 80 km nga kufiri gjermano-sovjetik.

TANKET SOVJETIKE

Mė 1933, Ushtria e Kuqe mori tankun T-28 dhe nė vitin 1937 u prodhua modeli T-28 PKh (Podvodny Khod = kalim nėnujor). Tanket T-28 mund tė ecnin 1 km nėn ujė nė thellėsinė 4.5 m kundėr njė rryme uji me shpejtėsi 1 m/s. Nuk kishte nė vitet 1930 ndonjė tank gjerman, britanik, amerikan, francez apo japonez qė mund t’ia kalonte tankut T-28 pėr sa i pėrket armatimit, mbulesės sė ēeliktė dhe fuqisė motorrike. Nė fund tė vitit 1937 gjermanėt filluan prodhimin e tankut Pz-IVA, qė pėr to do ishte tanku mė i fuqishėm nė gjysmėn e parė tė Luftės II Botėrore. Ky tank kishte njė mbulesė ēeliku 15 mm tė trashė, fuqi motorrike 250 kuaj fuqi, njė top me kalibėr 75 mm e shpejtėsi predhe 385 m/s, dy mitraloza. Tanku T-28 kishte mbulesė ēeliku 30 mm tė trashė, fuqi motorrike 500 kuaj fuqi, njė top me kalibėr 76 mm e shpejtėsi predhe 555 m/s dhe katėr mitraloza.

Mė pas Ushtria e Kuqe mori tankun T-34 me cilėsi akoma mė tė mira dhe qė e bėnin tė ishte tanku mė i mirė nė botė pėr sa i pėrket shpejtėsisė, nxitimit, kapėrcimit tė terrenit ranor apo baltor apo me borė, shtypjes sė ulėt mbi tokė, thjeshtėsisė nė projektim, etj. Ky tank u projektua para Luftės II Botėrore dhe jo vetėm nuk u vjetėrua edhe pėr 50 vjet tė tjera por u bė bazė pėr shumė modele tė tjera; nuk ekzistonte ndonjė tank tjetėr nė botė me kėto veti. Oficerėt gjermanė kėrkuan qė tė prodhohej njė tank i ngjashėm, por Gjermania pėr shkak tė mungesave nė pėrbėrėsit metalikė e kishte tė pamundur tė prodhonte aliazhet duhura tė ēelikut si tė tankeve sovjetike.

Mė 22-06-1941, skalioni i parė (pesė distriktet ushtarake perėndimore) sulmues i Ushtrisė sė Kuqe kishte 967 tanke T-34. Skalioni i dytė kishte 433 tanke T-34. Nė gjysmėn e dytė tė vitit 1941, industria sovjetike prodhoi edhe 1789 tanke T-34 dhe nė vitin 1942 ajo prodhoi 12’520 tanke tė tillė. Tanku i ngjashėm gjerman ishte tanku Panther, por ky u duk pėr herė tė parė nė Verėn e vitit 1943 gjatė betejės sė Kurskut.

Tanku T-34 kishte motorr diezel (me naftė), kurse tanku Panther e kishte me benzinė (mė lehtė pėr tė marrė flakė). Tanku T-34 kishte edhe motorrin edhe kutinė e lėvizjes nė pjesėn e prapme; tanku Panther e kishte kutinė e lėvizjes pėrpara. Si rrjedhim, tanku Panther peshonte 44.8 ton kurse tanku T-34 ishte 26.5 ton. Mė 22-06-1941, Skalioni i Parė Strategjik i Ushtrisė sė Kuqe kishte 508 tanke tė rėndė KV-1 (47 ton) e KV-2 (52 ton) dhe Skalioni i Dytė kishte 203 tė tillė; ndėrkohė qė tanke tė ngjashėm nuk egzitonin nė ushtritė e vendeve tė tjera. Ndodhte qė njė tank i tillė tė kishte deri nė 100 shenja goditjesh nga predhat gjermane e pėrsėri shkonte nė luftim.

Kur sulmoi ushtria gjermane mė 22-06-1941, mijra tanke sovjetike u shkatėrruan ose u braktisėn ose nuk arritėn tė lėviznin nga vendi. Mijra nga ato tanke kishte shenjėn “BT” [bystrokhodnyi = shpejtėsi e lartė] dhe i pėrkisnin projektit tė inxhinierit amerikan tė tankeve George Walter Christie. Dy tanke model tė tij u blenė dhe u nisėn fshehtas nga Nju Jorku mė 24-12-1930. Veē modeleve BT-2, BT-5, BT-7, BT-7A, BT-7M qė u zhvilluan nė BRSS prej kėtij tanku amerikan, edhe tanku T-34 lindi prej tij.  Tanket BT kishin njė top me kalibėr 45 mm, i cili shponte ēdo mburojė tė tankeve tė huaja.

Njė top tė tillė amerikanėt dhe britanikėt filluan ta montojnė mbi tanket e tyre nė vitet 1942 e 1943. Tanku BT-2 me fuqi motorrike 400 kuaj fuqi hyri nė Ushtrinė e Kuqe mė 1932; njė tank gjerman me tė njėjtėn fuqi hyri nė ushtrinė gjermanė nė fund tė vitit 1942. Tanket BT jepnin 36.4 kuaj fuqi pėr ton peshė tė trupit tė tyre, gjė qė jepte shpejtėsinė 72-110 km/orė dhe mund tė kapėrcenin hendeqe tė gjerė 15-20 m. Nuk kishte tank nė botė me tė tilla tė dhėna nė atė kohė.

Nė Prill 1941, Gjermania filloi prodhimin e tankut T-IIIJ, i cili jepte 13.9 kuaj fuqi per ton peshė. Tanku BT-7M qė hyri nė Ushtrinė e Kuqe mė 1939 kishte njė motorr diezel me 500 kuaj fuqi dhe ecte 520 km (mbi zinxhirė, rrugė e pashtruar), 630 km (mbi zinxhirė, rrugė e shtruar) dhe 1250 km (mbi rrota, rrugė e shtruar). U deshėn tė paktėn 20 vjet qė ushtritė e vendeve tė tjera tė montonin nė tanket e tyre motorrė diezel kaq tė fuqishėm.

Armatat e kėtyre tankeve, ashtu si hordhitė mongole tė kalorėsve tė rėndė tė Xhenxhis Kanit, me goditje tė pėrqėndruar mund tė ēanin vijat mbrojtėse tė armikut, tė bėnin krahėmarrje e rrethime dhe tė hynin thellė nė prapavijat e armikut. Nė fillim tė Luftės II Botėrore Ushtria e Kuqe kishte 6456 tanke BT, aq tanke sa kishte tėrė pjesa tjetėr e botės. Ky tank nė fushė tė hapėt pėrdorte zinxhirėt, kurse nė rrugė tė shkruar rrotat. Tanket BT ishte njė armė sulmi e shpejtė dhe e projektuar pėr rrugėt Europiane, e sidomos pėr rrugėt e mėdha tė shtruara nė Gjermani. Prandaj vlera e tyre nuk qe e dukshme shumė brenda luftimeve nė BRSS dhe kur sulmoi ushtria gjermane mė 22-06-1941 shumė nga kėto tanke u braktisėn. Tanket BT nuk ishin tanke pėr mbrojtje, por tanke vetėm pėr sulm.

Tanku sovjetik T-37A ishte tank amfib i prodhuar nė vitet 1933-1936. Nė vitin 1941, vendet Europiane dhe Amerika nuk kishin akoma nė ushtritė e tyre tanke amfibe. Nė provat qė u bėnė nė vitin 1935, ky tank mbuloi pėr 11 ditė 700 km, nga kėto 600 km mbi ujė, pa u prishur fare. Tanket amfibe pėrdoren vetėm pėr sulm dhe pėr tė pushtuar territore. Pėr mbrojtje nevojiten tanke mė mburojė tė trashė ēeliku dhe armė tė fuqishme.

Gjatė njė beteje kundėr vijave mbrojtėse dhe kundėr tankeve tė armikut nė fillim nevojiten tanke tė rėndė, me mburojė tė trashė e armė tė fuqishme. Sapo linja mbrojtėse e armikut ēahet, atėhere nevojiten tanke tė lehtė e tė shpejtė pėr tė kryer rrethimet, pėr tė sulmuar shpejt prapavijat e armikut dhe pėr tė kėputur linjat e furnizimit tė tij. Dhe pėr tė kaluar pengesat ujore, me ose pa luftė, nevojiten tanket amfibe. Numri i tankeve amfibe sovjetike tė kohės sė luftės u mbajt i fshehur pėr gjysėm shekulli. Mė 1941, 2627 tanke T-37A ishin nė shėrbim ushtarak. Gjatė viteve 1936-1939 u prodhuan edhe 1’375 tanke amfibe T-38, qė ishin tė njė cilėsie akoma mė tė lartė.

Mė 1933 ushtria gjermane nuk kishte tanke, kurse Ushtria e Kuqe kishte 4’000 tanke. Prodhimi i tankeve gjerman filloi mė 1934 dhe deri nė vitin 1939 u prodhuan 2’683 tanke; pėr tė njėjtėn periudhė fabrikat sovjetike prodhuan 14’283 tanke. Mė 01-01-1939 Ushtria e Kuqe kishte 21’100 tanke gati pėr betejė, kurse ushtria gjermane e filloi Luftėn II Botėrore nė Shtator 1939 me 3195 tanke.

Numri i tankeve sovjetike tė Qershorit 1941 ėshtė mbajtur jo vetėm i fshehtė pėr 60 vjet, por ėshtė shkruajtur (e vazhdon tė shkruhet) se ato ishin tanke mė cilėsi tė ulėt. Nga data 03-09-1939 deri mė 08-05-1945, Britania prodhoi 25’116 tanke. Nė vitet 1939-1945, Gjermania prodhoi 24’242 tanke dhe Japonia 5’085 tanke; shuma e tyre ėshtė 54’443 tanke. Nė periudhėn Shator 1940 – Shtator 1945, BRSS prodhoi 54’853 tanke vetėm tė llojit T-34.

vijon..
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Konspiracionet e fillimit tė Luftės sė II Botėrore

Mesazh  Agamemndon prej 09.02.14 9:35

TRUPAT E SULMIT AJROR

Bashkimi Sovjetik ishte vendi i parė nė botė ku u krijuan trupat sulmuese qė mbarten nėpėrmjet ajrit. Rregullat ushtarake tė Ushtrisė sė Kuqe mė 1936 (ashtu si ēdo ushtri edhe nė kohėn e tanishme) e pėrcaktonin pėrdorimin e kėtyre trupave vetėm pėr qėllime sulmi. Ato u themeluan mė 1930, kurse Gjermania i krijoi mė 1936 dhe Italia para Luftės II Botėrore. Ushtria gjermane mė 22-06-1941 kishte 4’000 parashutistė, kurse Italia 700 tė tillė. Mė 1933, BRSS kishte rreth 10’000 parashutistė dhe mė 22-06-1941 kishte zyrtarisht mė shumė se njė milion (1’000’000) tė tillė; nė fakt ishin afėr 2 milion parashutistė.

Gjatė periudhės Prill 1934 – Shkurt 1936, vetėm nė Ukrainė u stėrvitėn 427’000 parashutistė. Nė vitet 1930, rajonet ushtarake perėndimore tė BRSS u mbuluan nga manovra tė mėdha ushtarake, tė cilat patėn vetėm njė pėrmbajtje: Pykėzim i Thellė. Skenari ishte i thjeshtė: sulm ajror i papritur e masiv kundėr fushė-qėndrimeve tė avionėve, i pasuar nga vala e parė e parashutistėve pėr tė pushtuar bazat ajrore; mė pas vite vala e dytė e trupave ajrore qė zbarkonin bashkė me armatimin e rėndė nė bazat e pushtuara; kurse tanket e kėmbėsoria nė formacione gjigande, nėn mbėshtetjen e artilerisė, sulmonin nė formė pyke vijėn mbrojtėse tė armikut.

Mė 1939, Stalini urdhėroi prishjen e bazave tė stėrvitjes partizane dhe regjimenteve tė saj, tė cilat ishin projektuar nė rast se territori sovjetik pushtohej nga njė ushtri e huaj. Me kėto forca u krijuan trupa sulmuese tė reja paraushtarake. Pesė Korparmata me trupa sulmuese ajrore (secila me 10’419 ushtarė) u krijuan vetėm nė Prill 1941 dhe u vendosėn nė kufinjtė perėndimorė. Tė gjitha kėto Korparmata ishin nė ēdo ēast nė gjendje gatishmėrie tė plotė. Mė 12-06-1941, Ushtria e Kuqe krijon Shtabin e saj Komandues pėr Trupat e Sulmit Ajror.

Qė nga data 13-06-1941, tė gjitha Korparmatat sulmuese ajrore morėn urdhėrat tė kryenin pėrgatitjet pėrfundimtare pėr luftė. Parashutat u palosėn dhe u stivuan gati pėr pėrdorim. Kėtyre trupave iu bashkėngjitėn regjimente artilerie dhe tanke amfibė. Tė gjithė kėto trupa u rigrupuan pranė kufirit, tė fshehur nėpėr pyje dhe mund tė sulmonin pa patur nevojė pėr rigrupim tjetėr. Korparmatat 4 e 5 kishin shėnjestėr Gjermaninė, Korparmata 3 kishte Rumaninė, Korparmatat 1 e 2 mund tė zbarkonin nė Rumani, Ēekosllovaki e Austri pėr tė prerė linjat e furnizimit me naftė qė shtriheshin pėrmes maleve nga Rumania nė Gjermani.

Nė Qershor 1941, Ushtria e Kuqe kishte 10 Korparmata sulmuese ajrore (tre brigada secila), 6 brigada tė veēanta dhe njė numėr regjimentesh tė veēuar. Pėrveē kėtyre, batalionet e parashutistėve ishin pjesė e Korparmatave tė kėmbėsorisė sė Ushtrisė sė Kuqe. Gjithashtu njė numėr Divizionesh pushkatarėsh u stėrvitėn pėr sulm duke u mbartur nėpėrmjet ajrit dhe njė stėrvitje e tillė masive ndodhi pikėrisht mė 21-06-1941.

Nė tė njėjtėn kohė, trupat e sulmit ajror kėrkonin njė armatė avionėsh mbartės dhe rrėshqitės (glider – aeroplan qė tėrhiqet nga njė aeroplan i tjetėr). Aeroplani rrėshqitės G-63 ishte krijuar qė para vitit 1933 dhe nė vitet e mėpasme u krijuan aeroplanėt rrėshqitės A-7 e G-11 pėr tė mbartur tanke e makina.

Mė 1939, kishte 30’000 njerėz tė cilėt njėkohėsisht stėrviteshin pėr t’u bėrė pilotė tė aeroplanėve rrėshqitės. Gjatė njė manovre ushtarake mė 1940, 11 aeroplanė rrėshqitės u tėrhoqėn prej njė aeroplani tė vetėm. Prodhimi masiv i aeroplanėve rrėshqitės filloi nė vitin 1941. Stalini dhe Molotovi drejtpėrsėdrejti urdhėruan qė prodhimi i aeroplanėve rrėshqitės pėr 11 ushtarė tė arrinte kulmin mė 15-05-1941, kurse ai pėr 20 ushtarė mė 01-07-1941.

Mė 16-06-1941, Gjenerali Zhukov urdhėronte industrinė e aviacionit tė prodhonte 7500 aeroplanė rrėshqitės nė vitet 1941-1942. Aeroplanėt rrėshqitės pėr vetė nga natyra e tyre janė tė ndėrtuar me materiale delikate qė nuk i rezistojnė veprimit tė diellit, erės, shiut, borės e ngricės. Prandaj, ato qė prodhoheshin nė pranverė 1941 do tė pėrdoreshin para Shtatorit 1941.

Gjithė kėto trupa tė sulmit ajror bashkė me armėt e tyre ishin pėrgatitur vetėm pėr sulm dhe nuk ishin nė pozicione mbrojtėse. Kėto lloj trupash i ngjajnė gurėve tė ēmuar nė ushtri, sepse pėrbėhen nga ushtarė elitė. Sulmi i papritur gjerman i prishi nė fillim planet ushtarake sovjetike. Tė 150’000 trupat sovjetike tė sulmit ajror qė ishin gati pėr sulm pranė kufirit perėndimor ose u rrethuan e u asgjėsuan prej ushtrisė gjermane ose u dėrguan pėr t’u grirė nė makinėn e mishit tė tankeve, avionėve dhe kėmbėsorisė gjermane. Pjesa tjetėr, qindra mijra e milion trupa tė tjerė tė sulmit ajror, u rigrupuan nė prapavijėn e thellė ku formuan rezervėn strategjike. Kėto trupa formuan Korparmatat e Rojeve dhe vetėm stėrviteshin. Kjo rezervė qe aq e madhe sa pati Korparmata qė iu ra rradha tė futeshin nė luftim nga fundi i luftės.

Nė Pranverė tė vitit 1942, Ushtria e Kuqe pėsoi pėrsėri humbje tė mėdha prej ushtrisė gjermane. Kėshtu, Armata 39 u rrethua e u asgjėsua afėr qytetit Rzhev; Armata 33 u rrethua e u asgjėsua afėr qytetit Vyazma; Armata 2 Sulmuese u rrethua; tė tjerat u dorėzuan dhe u zhdukėn. Fronti i Krimesė u ēa dhe Armatat 44, 47, 51 u asgjėsuan. Nė betejėn e qytetit Kharkov, Armatat 6, 9, 28, 57 u shkatėrruan bashkė me shtatė Korparmata tė veēanta tankesh e kalorėsie dhe njė numėr tė madh Divizionesh, Brigadash e Regjimentesh. Mijra tanke, armė e furnizime u humbėn dhe qindra mijra ushtarė e oficerė u asgjėsuan ose u kapėn robėr.

Fronti i Jugut u ēa aq keq sa mė pas trupat gjermane vetėm ecnin drejt Stalingradit dhe Kaukazit, kurse trupat sovjetike tėrhiqeshin duke vrapuar. Kjo e detyroi Stalinin tė lėshonte urdhėrin Nr. 227, nga i cili lindėn Njėsitė ndėshkuese tė Ministrisė sė Brendshme dhe Batalionet ushtarake tė pushkatimit. Kėto njėsi mitralonin e pushkatonin ushtarėt e oficerėt qė tėrhiqeshin apo nuk jepnin jetėn nė frontin qė zmbrapsej. Megjithatė kjo nuk solli zgjidhjen e dėshiruar, sepse nuk mund tė pushkatohej tėrė ushtria qė tėrhiqej me vrap. Ato qė nevojiteshin ishin rezervat e freskėta. Rezervat e rregullta ishin harxhuar nė sulmet gjatė Dimrit 1941-1942, nė pėrpjekjet e pafrytshme pėr tė ēarė rrethimin e Leningradit si dhe pėr tė vonuar disfatat nė Kharkov e Krime.

Mrekullia ndodhi kur Korparmatat e Rojeve 10 e 11 arritėn dhe formuan njė vijė mbrojtėse pėrballė Armatės 4 tė tankeve gjermanė qė lėvizte drejt Kaukazit. Sulmi gjerman u ndal, trupat qė tėrhiqeshin ndaluan e morėn frymė, pastaj filluan tė tėrhiqeshin me rregull derisa ngulėn njė vijė mbrojtėse qė pėrballoi furinė gjermane. Humbja e Kaukazit dhe naftės qė vinte prej Detit Kaspik do tė thoshte disfatė pėr Ushtrinė e Kuqe.

Rėnia e Stalingradit do sillte tė njėjtėn gjė, sepse do ndėrpriste mbartjen e kėsaj nafte nėpėr lumin Vollga. Deri nė ato ēaste dihej se kishte patur vetėm nėntė Korparmata Rojesh, tė cilat pothuaj ishin harxhuar nė betejat e shkuara. Mrekullia tjetėr ndodhi nė betejėn e Stalingradit ku papritur u dukėn Divizionet Pushkatare tė Rojeve 32, 33, 34, 35, 36; dhe pas tyre, Armata e Parė e Rojeve, me pesė Divizionet e saja pushkatare 37, 38, 38, 40, 41, u gjend nė Stalingrad.

Njė mrekulli e ngjashme ndodhi nė betejėn e Kurskut nė Verėn e vitit 1943. Tanket gjermane sulmuan fort nga tė dy krahėt por nuk e ēanė mbrojtjen sovjetike. Zbulimi ushtarak sovjetik, gjashtė vijat mbrojtėse dhe sasia e cilėsia e armatimit sovjetik bėnė punėn e tyre. Sulmi gjerman nga Veriu u pėrballua nga Armata 13 e Frontit Qendror, ku bėnte pjesė Korparmata 18 Pushkatare e Rojeve e cilėsisė sė lartė; po ashtu, sulmi gjerman nga Jugu u pėrballua nga Divizionet cilėsore tė Rojeve qė u dukėn papritur nė front. Edhe nė Frontin Jugperėndimor, ushtria sovjetike hodhi nė ēastet vendimtare tė sulmit Armatat cilėsore 4 e 5 tė Rojeve.

Nė fillim tė vitit 1945, Ushtria e Kuqe kapi burimin e fundit tė naftės nė rajonin e Liqenit Balaton, nė Hungari. Pėr Gjermaninė kjo nėnkuptonte fundin, prandaj ushtria gjermane ndėrpreu kundėrsulmin nė kodrat pyjore tė Ardeneve (kufiri Francė-Belgjikė) dhe sulmoi me Armatėn 6 SS tė tankeve pėr tė rimarrė rajonin e Liqenit Balaton. Ushtria sovjetike e kishte tė pamundur ta pėrballonte sulmin, por papritur u fut nė betejė Armata cilėsore 9 e Rojeve e pėrbėrė nga Korparmatat 37, 38, 39 Pushkatare tė Rojeve. Vala e betejės u kthye kundėr ushtrisė gjermane dhe Armata 9 e Rojeve, pasi humbi gjysmėn e ushtarėve pėrreth Liqenit Balaton, vazhdoi pėrparimin drejt Vjenės dhe nėpėrmjet Pragės arriti Lumin Elba nė Gjermani ku u takua me ushtrinė amerikane. Armata 9 e Rojeve pėr herė tė parė hyri nė luftim nė Janar 1945.


SPIUNAZHI DHE SULMI

Rrjete tė pavarura agjentėsh tė cilėt vėrtetonin njėri-tjetrin shėrbenin nė Gjermani pėr spiunazhin sovjetik. Njė grup agjenturor nėn emrin “Viking” dhe i pėrbėrė nga shtatė oficerė tė lartė gjermanė ishte pjesė e Komandės sė Sipėrme tė Forcave tė Armatosura gjermane (OKW). Njė grup tjetėr nėn emrin “Alta” punonte nė ambasadėn gjermane nė Moskė, kurse njė agjent tjetėr ishte njė nga ndihmėsit e ngushtė tė Ministrit tė Jashtėm gjerman Ribbentrop. Si agjente sovjetike ishte edhe njė artiste e famshme gjermane dhe njėkohėsisht shoqe e ngushtė me gruan e Herman Gėringut. Rrjetet agjenturore sovjetike arrinin deri aty saqė Stalini tė kishte plane tė komandės sė lartė gjermane njė javė para se ta merrnin pėr zbatim trupat gjermane nė front.

Shumė libra e artikuj magjepsės janė shkruar pėr agjentin Richard Sorge me nofkėn Ramzai, njė gjerman qė punonte pėr spiunazhin sovjetik nė Japoni. Mė 29-07-1938, Moska i kėrkon atij “tė kthehet pėr pushime” dhe ia pėrsėriti kėrkesėn edhe nė vitet nė vazhdim; por ai pa pushim iu pėrgjigj “jam shumė i zėnė”. Drejtori i zbulimit ushtarak sovjetik, Yan K. Berzin, i cili e pat rekrutuar Sorgen u pushkatua. Solomon Uritsky, njė drejtor tjetėr i GRU dhe udhėzues personal i Sorges, u pushkatua. Lev Borovich, me nofkėn Rozental, zėvendės-drejtor i Departamentit II tė spiunazhit sovjetik, i cili kishte qenė kontrolluesi i drejtpėrdrejtė i Sorges, u pushkatua.

Agjenti sovjetik rezident nė Gjermani, Gorev, i cili e nxorri Sorgen nga Gjermania, ishte nė burg. Aino Kuusinen, bashkėpunėtorja e Sorges ishte nė burg. Ekaterina Maksimova, gruaja e Sorges, vdiq nė burg. Karl Ramm, agjenti rezident i GRU nė Shangai dhe ish-zėvendės i Sorges, u thirr “pėr pushime” dhe u pushkatua. Prandaj, Richard Sorge nuk mund “tė kthehej pėr pushime”, sepse e dinte se ēfarė e priste. Edhe pse mbeti komunist nė shpirt, Richard Sorge u bė agjent i dyfishtė dhe tė dhėnat qė ai dėrgonte nė Moskė, pėrfshirė edhe thashethemin se ai rrėfeu kohėn e sulmit gjerman kundėr BRSS, ishin ose tė parėndėsishme ose mashtruese.

Stalini e Hitleri, bashkė me shtabet dhe spiunazhet e tyre, e dinin se Gjermania mund tė fillonte njė luftė kundėr BRSS vetėm pasi Britania tė ishte dorėzuar ngase Gjermania nuk mund tė mbante dy fronte lufte. Hitlerit dhe shtabit tė tij gjithnjė e mė shumė iu bė e qartė se ato praktikisht e kishin frontin e dytė, nė Lindje. Nė ēdo rast, Ushtria e Kuqe do tė sulmonte nė Verėn e vitit 1941. Ajo qė i mbetej ushtrisė gjermane ishte tė mbrohej duke sulmuar para kohe ushtrinė sovjetike; dhe kėshtu ndodhi mė 22-06-1941. Derisa ndodhi ky sulm konkret, Stalini dhe shtabet e tij politike, ushtarake e tė zbulimit nuk e besonin se mund tė ndodhte ai sulm vetėvrasės pėr sulmuesin.

Njė agjent sovjetik kishte arritur tė prekte dokumentat e fshehta tė vetė Hitlerit. Njėmbėdhjetė ditė pasi Hitleri firmosi planin pėrfundimtar tė luftės kundėr BRSS, mė 18-12-1940, kjo e dhėnė bashkė me planin e Komandės sė Lartė Gjermane ranė nė duart e zbulimit ushtarak sovjetik (GRU). Nė fund tė Dhjetorit 1940, Nėn-Gjenerali F. I. Golikov, drejtori i GRU, i raportoi Stalinit se Gjermania do sulmonte BRSS pa e pėrfunduar luftėn nė Perėndim. Stalini dhe pak vetė tė Komandės sė Lartė Sovjetike nuk e besuan tė dhėnėn e zbulimit. Drejtori Golikov kėrkoi qė burimi i kėsaj tė dhėnė tė dihej vetėm prej Stalinit.

Gjithashtu, Golikov shpjegoi se analistėt e zgjuarsisė nė GRU analizonin pėrgatitjet ushtarake tė Gjermanisė nga shumė kėndvėshtrime dhe mund ta dallonin me saktėsi kur pėrgatitjet pėr pushtim do fillonin. Qė nga Janari 1941, nėn-gjenerali Golikov i raportonte vetėm pėr vetėm Stalinit dhe i pohonte se pėrgatitjet pėr pushtim nuk kishin filluar. GRU dinte se trupat e municionet gjermane po pėrqendroheshin nė kufi, se aviacioni gjerman po zhvendosej pranė kufirit; dinte tėrė numrat dhe pozicionet e divizioneve gjermane, emrat e komandantėve tė tyre, etj. E megjithatė deri kur ndodhi sulmi mė 22-06-1941, nėn-gjenerali Golikov raportonte se ushtria gjermane nuk ishte gati pėr sulm.

Gjithė agjentėt e GRU nė Europė ishin urdhėruar tė kishin njohuri konkrete pėr ndėrmarrjet blegtorale dhe ato qė kishin lidhje me to. Numri i deleve, lloji i tyre, fabrikat e therjes dhe pėrpunimit tė lėkurėve tė tyre ishin nė qendėr tė mbledhjes sė tė dhėnave. Golikovi merrte dy herė nė ditė njoftim pėr ēmimin e mishit tė qingjit nė tregjet Europiane. Gjithashtu, agjentėt sovjetikė grumbullonin leckat e mbetura (zakonisht ato digjeshin) me tė cilat ushtarėt gjermanė fshinin e vajisnin armėt e tyre.

Kėto lecka me vaj dėrgoheshin fshehtas nė BRSS dhe analizoheshin kimikisht. Analiza e tė dhėnave pėr delet dhe e leckave me vaj pohonin (dhe kėtė raportonte Golikovi) nė mėnyrė tė pavarur se ushtria gjermane nuk ishte gati pėr sulm kundėr BRSS. Nėse njė ushtri do sulmonte BRSS, ajo duhej tė kishte tė paktėn 6’000’000 veshje me lėkurė delesh pėr t’i mbijetuar dimrit rus. Nėse komanda e lartė gjermane do kėrkonte tė prodhoheshin rroba tė tilla, me miliona dele do thereshin dhe si rrjedhojė ēmimi i mishit tė qingjit do binte. As porosia e as rėnia e ēmimit nuk ndodhi.

Nė kushtet e dimrit rus, vaji nė pėrdorim i makinave e armėve gjermane do tė ngrinte dhe ato do bėheshin tė papėrdorshme; po ashtu edhe benzina e nafta qė pėrdornin makinat e tanket gjermane. Edhe kėto nuk ndryshuan nė ushtrinė gjermane dhe Golikovi raportonte se ushtria gjermane nuk ishte gati pėr sulm. GRU mbante sytė hapur sidomos pėr divizionet gjermane qė kishin nė depot e tyre tė paktėn 15’000 rrobe me lėkurė delesh; por divizione gjermane me lėkurė delesh nė magazina nuk kishte.

Stalini i pranonte kėto tė dhėna dhe nuk e ndėshkoi Golikovin pas sulmit gjerman mė 22-06-1941; biles Golikovi bėri karrierė derisa u bė Marshall i BRSS. GRU dinte ku dhe ēfarė lloj e sasie lėndėsh djegėse e vajrash lubrifikues prodhoheshin nė Gjermani dhe vendet e tjera tė pushtuara. Sasia e lloji i tyre as nuk mjaftonte e as nuk pėrshtatej pėr mėsymje tė thellė e tė gjatė nė BRSS. As kėrkimi shkencor gjerman pėr tė prodhuar produkte vajgurore qė i rezistonin ngrirjes nuk ishte i dukshėm.

Benzeni (benzoli), i cili ėshtė pėrbėrėsi kryesor i benzinės qė pėrdoret nė motorra, ngrin ndėrmjet temperaturave –0.6oC dhe 10.4oC. Benzina sintetike nė Gjermani prodhohej duke trajtuar me hidrogjen qymyret e cilėsive tė ulta. Kjo benzinė sintetike ishte me cilėsi (numėr oktani) tė ulėt dhe pėr t’ia rritur numrin e oktanit asaj i shtohej benzol. Benzina qė pėrftohej e kishte temperaturėn e ngrirjes nga –9.6oC  nė – 14.5oC. Pėr udhėheqjen sovjetike, vetėm njė i ēmendur me kėtė lloj benzine mund tė sulmonte Rusinė e Madhe ku temperatura normale nė dimėr ishte –20oC, pa llogaritur erėn qė e ulte akoma mė shumė kėtė temperaturė.

Zbulimi ushtarak sovjetik i gjykonte gjeneralėt gjermanė jo tė ēmendur dhe prandaj arrinte nė pėrfundimin se ushtria gjermane nuk po pėrgatitej pėr luftė. Ushtarėt gjermanė do kishin nevojė pėr ēizme e rroba tė ngrohta, ēadra tė posaēme, ngrohės, ski e dyll pėr skitė, pelerina maskimi, produkte vajgurore dhe vajra lubrifikues qė nuk ngrinin, ngrohės uji, bateri makinash qė nuk ngrinin; dhe benzinė, naftė e vajgur dimri pėr tanket, makinat e avionėt. Ushtria gjermane kishte nevojė pėr tank me zinxhirė tė gjerė e mijra makina qė mund tė pėrballonin rrugė tė kėqija. Ushtria gjermane nuk pati materiale tė tilla tė posaēme.

Vijon
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Konspiracionet e fillimit tė Luftės sė II Botėrore

Mesazh  Agamemndon prej 09.02.14 9:40

Pse Bashkimi Sovjetik fitoi luftėn kundėr Gjermanisė

Mė 22 Qershor 2013 mbushen 72 vjet nga dita kur ushtria gjermane sulmoi Bashkimin Sovjetik. Botimeve tė deritanishme nė Lindje e Perėndim iu mungojnė tė dhėnat pėr numrin, llojin, madhėsitė e vendndodhjet e armatave sovjetike nė vigjilje tė sulmit tė ushtrisė gjermane kundėr Bashkimit Sovjetik.

Kėto tė dhėna janė akoma sekret shtetėror nė Rusinė e Madhe.

Edhe nėpėr dokumentarėt e Luftės II Botėrore kapėrcehen njoftimet pėr numrin dhe vend-ndodhjen e armatave sovjetike tė kėmbėsorisė, pėr numrin dhe llojet e armatave tė tankeve, pėr armatat e parashutistėve, pėr numrin dhe llojet e armatave tė aeroplanėve, si dhe pėr llojin e fortikimeve nė kufinjtė perėndimorė tė BRSS.

Nė Lindje e Perėndim, librat dhe enciklopeditė e Luftės II Botėrore nuk japin as tė dhėna tė tilla dhe as harta tė vendosjes sė trupave sovjetike. Fitimtarėt e Luftės II Botėrore duket se janė marrė vesh jo vetėm pėr ndarjen e zonave tė ndikimit, por edhe si do shkruhej mė pas historia e Luftės II Botėrore.

Shkrimi i mėposhtėm ėshtė mbėshtetur kryesisht nė librin “Krye fajtori: Plani i madh i Stalinit pėr tė filluar Luftėn II Botėrore” tė autorit Viktor Suvorov (Viktor Suvorov, The Chief Culprit: Stalin’s Grand Design to Start World War II, Naval Institute Press, 2008). Autori ka qenė analist zgjuarsie nė zbulimin ushtarak sovjetik [GRU] dhe ka kaluar nėpėr duar dokumenta tė arshivave ruse qė edhe sot e kėsaj ditė janė tė mbyllura. Ai u arratis nė Perėndim nė vitin 1978 dhe deri mė tani ai ka botuar njė seri librash. Pėr arsye domosdoshmėrie, rrjedha e fakteve dhe ngjarjeve nis qė nga Lufta I Botėrore.

Vetėm nė kufirin perėndimor tė Rusisė sė Bardhė, ushtria sovjetike braktisi 25’000 vagona hekurudhorė plot me municion artilerie, mė 22 Qershor 1941.

DREJT BERLINIT

Prej natyre, lumi i madh Dnepr bllokon lėvizjen nga Perėndimi drejt Lindjes. Para vitit 1939, tė gjitha urat e kėtij lumi ishin minuar. Nė fillim tė viteve 1930 ishte krijuar edhe flotilja ushtarake e kėtij lumi, e cila mė 1941 numėronte 120 anije luftarake dhe mbėshtetej nga fortifikime, artileri me kalibėr 130-mm nė brigjet lindore tė lumit dhe skuadrilje aeroplanėsh. Njė vijė e tillė mbrojtėse nė kėtė lumė pengonte ēdo pėrparim drejt rajoneve industriale tė Ukrainės jugore dhe bazave detare tė Detit tė Zi. Qė nga Maji 1940 kur ushtria gjermane sulmoi Francėn, Stalini urdhėroi prishjen e vijės mbrojtėse tė lumit Dnepr. Minat u hoqėn nga urat dhe flotilja e dėrgua nė lumin Danub, nė kufi me Rumaninė, pėr tė mbėshtetur sulmin e ardhshėm nė kėtė drejtim dhe pėr tė pėrparuar nėpėrmjet Danubit drejt Austrisė.

Armata 9 sovjetike u krijua nė Vjeshtėn e vitit 1939. Njė javė pasi u pozicionua si duhej nė kufi me Finlandėn, ajo sulmoi pėr “ēlirimin” e Finlandės. Pas mbarimit tė kėsaj lufte, kjo Armatė mė 26-03-1940 u fshi nga lista, pėr t’u dukur papritmas nė Qershor 1940 nė kufi me Rumaninė. Pas “ēlirimit” tė Besarabisė dhe Bukovinės Veriore, kjo Armatė mė 10-07-1940 u fshi pėrsėri nga lista. Nė fakt, trupat qėndruan pranė kufirit, porse si ushtarė qė i pėrkisnin njėsive ushtarake tė vogla.

Mė 14-06-1941, Armata 9 mbiu pėrsėri nga dheu nė kufi me Rumaninė dhe filloi tė pėrforcohej me armėt mė tė fundit dhe oficerėt mė tė mirė. Nė kėtė Armatė bėnte pjesė edhe Divizioni 30 Malor Pushkatar Irkutsk, i cili ishte pozicionuar nė krah tė djathtė tė Armatės 9 sovjetike, pėrballė vargmaleve Karpate tė Rumanisė. Pėrbri Armatės 9 sovjetike ishte Armata 12 Malore sovjetike e pozicionuar pėrballė vargmaleve Karpate tė Rumanisė e Polonisė. Kjo Armatė ushtarėt i kishte nga rajonet malore tė Kaukazit dhe ishte pajisur me armatim e mjete pėr luftim malor.

Mė 13-06-1941, Agjensia Telegrafike e Bashkimit Sovjetik (TASS) lėshoi njė njoftim nė radio sipas tė cilit “….Gjermania dhe BRSS po i zbatojnė si duhet kushtet e paktit gjermano-sovjetik tė mos-sulmimit;…..dhe se zėrat e pėrhapura pėr njė sulm tė Gjermanisė kundėr BRSS janė thjesht njė fabrikim propagande nga armiqtė e Gjermanisė dhe BRSS”. Stalini ishte hartuesi i kėtij njoftimi “tė ēuditshėm”. Pėr njė dėgjues radioje tė mefshtė njoftimi ishte njė shenjė qetėsimi; pėr Ushtrinė e Kuqe njoftimi ishte shenjė kushtrimi. Skalioni i Parė Strategjik i ushtrisė sovjetike kishte 170 Divizione tankesh, tė motorizuara, kalorėsie dhe pushkatarėsh.

Nga kėto 56 Divizione ishin vendosur nė buzė tė kufirit dhe 114 Divizionet e tjera ishin pak mė thellė. Mė 13-06-1941, tė 114 kėto Divizione morėn urdhėr tė lėviznin drejt kufirit. Po nė tė njėjtėn datė, Divizione tė rajonit tė maleve Ural morėn urdhėr tė fshehtėsisė mė tė lartė pėr t’u zhvendosur nė “kampe tė rinj” mė nė Perėndim, konkretisht nė pyjet e Rusisė sė Bardhė. Pesė Armata nga thellėsia i ishin afruar kufirit qė nga muaji Shkurt 1941 dhe tre tė tjera ishin nė lėvizje pėr kėtė qėllim. Kėto tetė Armata i pėrkisnin Skalionit tė Dytė Strategjik tė ushtrisė sovjetike, i cili pėrmbante 77 Divizione tankesh, tė motorizuar dhe pushkatarėsh, pa llogaritur dhjetra Regjimente e qindra Batalione tė veēantė.

Mijra vagona nevojiten pėr tė mbartur trupat dhe materialet ushtarake tė njė Armate tė vetme. Kjo ishte arsyeja pse formimi i Skalionit tė Dytė Strategjik kėrkoi pesė muaj. Pasi shkatėrruan Skalionin e Parė Strategjik tė ushtrisė sovjetike, njėsitė sulmuese gjermane papritmas ndeshėn Armata tė reja sovjetike pėr tė cilat komanda e lartė gjermane nuk dinte gjė. Lufta rrufe ishte llogaritur me shkatėrruar trupat sovjetike pranė kufirit, kurse ushtria gjermane u ndesh me njė mur tjetėr Armatash qė kishin ardhur apo ishin duke ardhur nga Kaukazi Verior, Volga, Uralet, Siberia, Trans-Baikali dhe Lindja e Largme. Stacionet e trenave pranė kufirit u kthyen nė magazina gjigande municionesh qė mbaheshin nė vargje vagonash qė s’iu shihej fundi dhe nė gjendje gatishmėrie pėr tė vazhduar rrugėn drejt Perėndimit nė mbėshtetje tė sulmit tė ushtrisė sovjetike.

Njėkohėsisht, 8500 ēisterna hekurudhore plot me naftė e benzinė u grupuan nė stacionet e trenit pranė kufirit. Ushtria sovjetike ishte organizuar nė pesė fronte sulmi nė Perėndim tė Bashkimit Sovjetik. Fronti Jugperėndimor kishte 1500 vagona treni plot me municion vetėm nė stacionin e qytezės Kalinovka. Pas sulmit gjerman, vetėm fronti perėndimor humbi 4216 vagona treni plot me municion. Pėrqėndrimi i trupave dhe materialeve ushtarake tė ushtrisė sovjetike nė tė pesė frontet e sulmit ishte planifikuar tė pėrfundonte mė 10-07-1941.

Trupat sovjetike tė Skalionit tė Parė Strategjik nuk kishin kazerma pėr tė fjetur; ato ishin nė buzė tė kufirit dhe flinin e hanin me ēadra nėpėr pyje. Po ashtu edhe trupat e Skalionit tė Dytė Strategjik flinin nėpėr pyje dhe nuk bėnin ndėrtime pėr stėrvitje ose pėr tė kaluar dimrin aty. Shumė nga lėvizjet e trupave dhe armatimit kryhej natėn, kurse ditėn trupat flinin nėpėr pyje. Nė rajonet pranė kufirit perėndimor nuk kishte fusha stėrvitjeje pėr Ushtrinė e Kuqe dhe ato miliona ushtarė tė pėrqėndruar nuk mund tė qėndronin pėr kohė tė gjatė ashtu.

Pėr mė tepėr, shumė Armata e Korparmata ishin krijuar kohėt e fundit pėr t’u hipur menjėherė nėpėr trena dhe si tė tilla ato nuk kishin njė kazermė ku tė ktheheshin. Edhe nėse do ktheheshin, operacioni do kėrkonte muaj tė tėrė, do bllokonte pėrsėri rrjetin hekurudhor dhe do sillte rrėnim ekonomik pėr tėrė vendin. Gjithashtu, tėrė ato trupa nuk mund tė rrinin pėr njė kohė tė gjatė tė pėrqėndruara nė pyjet pranė kufirit, sepse fshehtėsia e tyre dhe e tėrė operacionit do tė zbulohej.

Nė trupat sovjetike tė Skalionit tė Dytė Strategjik kishte shumė ushtarė tė veshur me rroba tė zeza, tė cilėt ishin nė fakt ish tė burgosurit e kampeve sovjetike tė pėrqėndrimit (GULAG) nė Siberi. Armatat e Skalionit II Strategjik filluan tė krijoheshin nė Qershor 1941 dhe tė burgosurit ushtarė u grumbulluan e u armatosėn pikėrisht nė kėtė kohė. Dėrgimi i tyre nė Perėndim ishte pa kthim, sepse do ishte e pamundur qė ato tė dorėzonin vetė armėt dhe tė ktheheshin mijra kilometra larg, thellė nė gulagėt e Siberisė.

Manovrat ushtarake zakonisht kryheshin nė fillim tė Vjeshtės; kurse ky pėrqėndrim forcash kishte nisur me fshehtėsi qė nga fillimi i vitit 1941 dhe po pėrfundohej nė fillim tė Verės. Zakonisht manovrat me rezervat ushtarake kryheshin pasi tė korreshin tė lashtat (grurė, misėr, etj.); kurse nė atė vit, ky rregull u shkel.

Nė manovra ushtarake, oficerėt e dinin lojėn luftarake qė do zbatonin; kurse nė atė vit, oficerėve iu thuhej se do shkonin pėr stėrvitje, dhe kaq. Paralel me trupat tokėsore sovjetike, Divizionet dhe Regjimentet e aviacionit iu afruan kufirit, biles disa fusha-qėndrimi ishin 10 km larg kufirit. Divizionet ajrore zakonisht kishin 247 aeroplanė tė shėrbimeve tė ndryshme. Me afrimin pranė kufirit, ato u furnizuan me aeroplanėt mė tė rinj MiG-1, MiG-3, Pe-2, Il-2, dhe sasia e avionėve tė tyre u dyfishua e u trefishua.

POZICIONIMI DHE SULMI

Kufiri gjermano-sovjetik nė Poloninė e pushtuar i ngjante njė sharre dhe ushtritė sovjetike dhe gjermane ishin pėrqendruar pikėrisht nė majat e thepave; vetėm dhe gati pėr sulm. Kush ushtri do sulmonte e para do tė rrethonte pėrqendrimet e ushtrisė tjetėr. Mė 1941, trupat gjermane u vendosėn edhe nė territoret e Rumanisė dhe Finlandės me kėrkesėn e kėtyre vendeve pėr t‘u mbrojtur nga sulmi i ushtrisė sovjetike tė pėrqendruar nė kufi.

Mė 16-06-1941, qeveria britanike i kaloi qeverisė sovjetike njė paralajmėrim tė zbulimit britanik pėr njė sulm tė mundshėm tė ushtrisė gjermane. Raporti, i cili ishte i saktė, pėrcaktonte 115 Divizione tė Skalionit tė Parė Strategjik gjerman, nga tė cilėt 80 ishin nė Poloni, 30 nė Rumani dhe 5 nė Finlandė e Norvegjinė veriore; pa llogaritur divizionet e ushtrisė rumune. Mė 22-06-2941, numri i tyre nė buzė tė kufirit arriti nė 125 Divizione dhe dy Brigada. Pėr ushtrinė gjermane, mbartja e avionėve pranė kufirit filloi nė fund tė muajit Maj e mbaroi mė 18-06-1941. Meqenėse ushtria gjermane kishte mė pak trupa se Ushtria e Kuqe, ajo fitoi dy javė kohė pėr mbartjen e tyre dhe pozicionimin e duhur pranė kufirit me BRSS; e rrjedhimisht sulmoi mė herėt.

Fronti Jugperėndimor i ushtrisė sovjetike ndodhej nė rajonin ushtarak tė Kievit. Ky ishte fronti mė i fuqishėm sulmues i Ushtrisė sė Kuqe dhe tre Armatat 6, 12 Malore, 26 ishin pėrqėndruar nė thepin e qytetit Lviv. Mė 22-06-1941, Grupi i Parė i Tankeve gjermane, me fuqi tė vogėl ushtarake, sulmoi nė drejtimin Lutsk-Rovno-Berdichev dhe i rrethoi kėto tre Armata.

Mė pas ky grup tankist me shumė lehtėsi lėroi prapavijėn ushtarake duke shkatėrruar ose kapur nė sasira tė pamenduara fusha avionėsh, spitale, pika komandimi, ushqime, municione e armatime. Ato trupa sovjetike qė i shpėtuan rrethimit lanė ēdo gjė mbrapa dhe morėn vrapin drejt Lindjes. Sulmi i Grupit tė Parė Tankist gjerman rrezikoi tėrė Frontin Jugor Sovjetik, sepse para kėtij Grupi Tankisht shtrihej tani njė hapėsirė e lirė dhe ai mund tė sulmonte ku tė donte.

Grupi i Parė Tankist mund tė shkonte drejt Kievit; mund tė kapte kombinatet metalurgjike tė Ukrainės nė Dnepropetrovsk, Dneprodzerzhinsk, Zaporozhye; pas kėsaj mund tė arrinte nė Krime dhe nė bazat detare tė Deti tė Zi; mund tė kapte hidrocentralin DneproGES, mė tė madhin nė Europė; mund tė kapėrcente lumin Dnepr dhe tė kapte rajonin Donbass, i cili ishte rajoni qymyrguror mė i madh i BRSS; mund tė vazhdonte drejt Kaukazit Verior dhe tė kapte linjat e furnizimit me produkte vajgurore, etj. Por pėr tė gjitha kėto shėnjestra nuk mjaftonte vetėm ky Grup Tankist, i cili kishte 799 tanke tė vjetėr e tė pėrdorur.

Grupi i Parė Tankist gjerman u urdhėrua tė sulmonte nė drejtim tė lumit Dnepr, ku pas betejave tė ashpra e kapėrceu kėtė lumė dhe u bashkua me Grupin e Dytė Tankist gjerman. Si rrjedhim katėr Armata sovjetike u rrethuan dhe dhanė 664’000 robėr, pa llogaritur sasitė e panumurueshme tė armatimit, muncioneve dhe furnzimeve tė tjera. Kjo ndodhi nė Shtator 1941 dhe bėri qė ushtria gjermane tė humbte shpejtėsinė dhe tė vononte sulmin kundėr Moskės; me fillimin e Vjeshtės e cila sillte shira e baltė nuk kishte mė luftė rrufe [blitzkrieg].

Fronti sovjetik Perėndimor nė Rusinė e Bardhė kishte Armatat 3, 4, 10, 13 tė pėrqėndruara nė thepin e qytetit Byelostok. Mė 22-06-1941, dy grupe tankiste gjermane sulmuan nga krahėt, kryen rrethimin e 30 Divizioneve sovjetike dhe pasi u bashkuan vazhduan drejt qytetit Minsk. Mė 03-07-1941, kėmbėsoria gjermane i arriti Grupet 2 e 3 tė tankeve dhe mė pas sulmi i tyre u drejtua kundėr rajonit tė qytetit Smolensk. Ky qytet komandonte rrugėn pėr nė Moskė. Saktėsisht 129 vjet mė parė, ushtria franceze e Napolon Bonapartit pati kryer njė betejė tė ngjashme nė Smolensk para se tė hynte nė Moskė.

Beteja e Smolenskut u krye midis datave 10-07-1941 dhe 10-09-1941. Grupi i Dytė Tankist nėn komandėn e Gjeneralit Heinz Guderian mori krahėt nga Jugu, kurse Grupi i Tretė Tankist nėn komandėn e Gjeneralit Hermann Hoth mori krahėt nga Veriu. Meqenėse shpejtėsia e sulmit nga Veriu qe mė e ulėt sepse tanket e Grupit tė Dytė gjerman lėvizėn nė toka tė pėrbaltura, rrethimi u mbyll me vonesė dhe 200’000 trupa sovjetike i shpėtuan rrethimit. Megjithatė, nė pėrfundim tė betejės 310’000 trupa sovjetike nga Armatat 16, 20 e njė pjesė nga Armata 19 u zunė robėr, kurse tė 700 tanket sovjetike u shkatėrruan. Nga kėtu, busulla shigjetonte drejt Moskės.

Njė ushtri Europiane mund tė sulmojė nė territorin sovjetik vetėm nė periudhėn 15 Maj–15 Shtator. Pjesa tjetėr e vitit ėshtė me shi, borė, baltė, ngrica e ftohėsi. Nė Qershor 1941 dhe pa filluar lufta, ushtria sovjetike numėronte 5.5 milion ushtarė e oficerė. Pas njė jave nga sulmi gjerman, mė 01-07-1941, u mobilizuan nė ushtrinė sovjetike edhe 5.3 milion njerėz tė tjerė dhe mobilizimi vazhdoi edhe nė muajt nė vazhdim.

Gjatė Luftės II Botėrore 20% e popullsisė sė BRSS u vesh ushtar, domethėnė 34.5 milion vetė. Gjermania nuk ishte gati  pėr luftė tė gjatė kundėr BRSS. Hitleri besonte se po tė kapej Moska, atėherė tėrė Rusia e Madhe do kapitullonte. Qėllimi i operacionit Barbarosa (sulmi gjerman kundėr BRSS) nuk ishte i qartė.

Gjeneralėt e Hitlerit planifikuan ta shkatėrrojnė Rusinė e Madhe pėr tre muaj duke patur naftė e benzinė vetėm pėr dy muaj. Lufta rrufe ėshtė njė luftė tankesh tė shpejtė dhe tė fuqishėm. Mė 01-09-1939, Gjermania kishte 2977 tanke (6 Divizione) nga tė cilėt 1445 Pz-I pa top, 1223 Pz-II me top 20-mm, 98 Pz-III me top 37-mm tė papėrdorshėm dhe 211 Pz-IV me top 75-mm me tytė tė shkurtėr i papėrdorshėm kundėr tankeve. Mė 22 Qershor 1941, ushtria gjermane sulmoi BRSS me 3332 tanke tė vjetėr (nė 21 Divizione), pa tanke tė rėndė e pa tanke amfibė. Nga ana tjetėr, ushtria sovjetike kishte 23’925 tanke tė modeleve mė tė mira nė botė, me armatim tė fuqishėm, me motorr diezel, etj.

Mė 22-06-1941, ushtria gjermane kishte nė frontin lindor 750’000 kuaj, shumica pėr mbartje furnizimesh. Kėto kuaj ngordhėn me njė ritėm mesatar prej 1000 kuajsh nė ditė. Nga 153 Divizione gjermane tė tė dy Skalioneve Strategjike qė u derdhėn mbi BRSS, vetėm 17 prej tyre ishin Divizione tankesh (4 Grupe Tankiste). Nuk kishte biles edhe njė tank tė vetėm nė tė 13 Divizionet e motorizuara gjermane nė fillimin e Luftės II Botėrore, ndėrkohė qė secili Divizion sovjetik pushkatarėsh kishte Batalionin e vet tė tankeve T-26.

Njė shembull ishte Armata 20 Malore gjermane e cila kishte 200’000 ushtarė dhe 70’000 kuaj. Ushtria gjermane mbėshtetej shumė nė mbartjen e trupave nėpėrmjet makinave dhe nė sulmin kundėr BRSS u pėrdorėn 500’000 tė tilla. Nė rrugėt e Europės kėto makina e treguan vlerėn e tyre, kurse nė fushatėn kundėr BRSS ato ngecėn nė baltėn e tė ashtuquajturave rrugė sovjetike. Mė 01-06-1941, ushtria gjermane kishte 10’816 armė artilerike tė shpėrndara nė frontet e Afrikės, Europės Perėndimore, Juglindore dhe Lindore; dhe kėto ishin me municione tė pakta. Mė 22-06-1941, Ushtria e Kuqe kishte 15’464 armė artilerike dhe shumė fabrika qė prodhonin municion pėr to.

Hitleri nėnshkroi Urdhėrin e Hapur Nr. 21 mė 18-12-1940, prej tė cilit filloi zbatimi i Operacionit Barbarossa, domethėnė sulmi kundėr BRSS. Sipas kėtij dokumenti, “…..qėllimi i operacionit ėshtė krijimi i njė prite mbrojtėse ndaj Rusisė aziatike pėrgjatė vijės Vollga-Astrakhansk. Rajonet industriale tė mbetura nė Urale do tė paralizoheshin nėpėrmjet aviacionit…..”. Ushtria gjermane nuk kishte bombardues, fusha aviacioni, vajgur, vajra lubrifikues e furnizim me bomba, qė mund tė arrinin malet Urale, tė bombardonin e tė ktheheshin. Ushtria gjermane nuk e arriti lumin Vollga para shirave tė Vjeshtės.

Tanket gjermane e kishin tė shkurtėr kohėn e punės dhe tėrė ushtria gjermane duhej tė ndalonte pėr 2-3 javė me qėllim qė tė riparonte tanket (zėvendėsim motorri, kutije shpejtėsie, pistonash, etj.). Gjithashtu, tanket gjermane ngecėn nė baltėn ruse pėr shkak tė vetė ndėrtimit tė tyre.

Tanku gjerman T-IIIA, mė i miri nė vitin 1941, kishte shtypjen 0.94 kg pėr centimetėr katror sipėrfaqe mbėshtetėse dhe jepte 13.9 kuaj-fuqi pėr ton peshė tė vetėn; pa dyshim ky tank do zhytej nė baltė dhe nuk as krahasohej me tanket sovjetike pėr nga cilėsia e sasia. Veē kėsaj, qė nė Gusht 1941, ushtarėt gjermanė shfaqėn shenja lodhje dhe fuqia e ushtrisė kishte rėnė pėr shkak tė humbjeve e furnizimeve tė pakta. Lufta rrufe e ushtrisė gjermane u shua qė nė Gusht 1941. Gjithashtu, ushtria gjermane nuk mori furnizimet e duhura pėr tė pėrballuar dimrat nė Rusinė e Madhe. Natyrisht, pa njė pėrgatitje tė tillė nuk mund as t’i mbijetohej atje dimrit e as tė pėrparohej ushtarakisht.

Vijon
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Konspiracionet e fillimit tė Luftės sė II Botėrore

Mesazh  Agamemndon prej 09.02.14 9:52

Sekretet e luftės sė Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisė

LUFTA FILLOI

Mė 19-08-1939, gazeta Pravda shkruante se “….nė interes tė mbrojtjes sė BRSS do tė kėrkohen operacione tė mėdha sulmuese nė territorin e armikut dhe se kjo nuk kundėrshton karakterin e luftės mbrojtėse”. Nė Qershor 1941, populli dhe ushtria sovjetike nuk ishin gati pėr mbrojtje, as edhe mendėrisht.

Nė periudhėn 13-20 Qershor 1941, trupat e Ministrisė sė Brendshme Sovjetike larguan me forcė popullsinė qė ishte deri nė 100 km afėr kufirit, qė nga Deti i Bardhė e deri nė Detin e Zi. Njė pjesė e tė zhvendosurve formuan fshatra tė rinj nė Siberi, kurse tė tjerėt i dėrguan nėpėr Gulagėt e Siberisė. Pas largimit tė popullsisė, rojet e kufirit hoqėn tė gjitha telat me gjemba dhe minat e kufirit; dhe mė pas u larguan edhe vetė duke ia dorėzuar kufirin ushtrisė.

Menjėherė, batalionet e zbulimit tė ushtrisė sovjetike u afruan nė buzė tė kufirit. Mė 19-06-1941, Divizioni 164 Pushkatar i saj zėvendėsoi rojet e kufirit nė lumin Prut. Komanda e lartė e ushtrisė sovjetike e dinte se ushtarėt e dėrguar pranė kufirit mendėrisht nuk mund tė duronin pėr njė kohė tė gjatė pa u hedhur nė sulm. Tėrė kėto trupa nuk kishin gėrmuar llogore pėr mbrojtje, por qėndronin gati me fytyrė vetėm drejt Perėndimit.


Midis datave datave 29-05-1941 dhe 05-06-1941, u shtypėn dhe iu shpėrndanė ushtarėve e oficerėve tė rinj sovjetikė pesė milion kopje tė njė fjalori Rusisht-Gjermanisht-Rusisht, i cili pėrmbante pyetje-pėrgjigje nė tė dy gjuhėt, edhe me gėrma latine edhe cirilike. Nė anėn tjetėr, njė libėr tė ngjashėm kishte shtypur edhe ushtria gjermane pėr veten e vet. Pėr tė njėjtin qėllim sulmi ishin edhe hartat tė cilat iu ishin shpėrndarė oficerėve sovjetikė ose ishin magazinuar pranė kufirit duke pritur pėrdorimet e rradhės.

Shumė nga ato harta iu kapėn oficerėve sovjetikė tė zėnė robėr, ndėrsa tė paktėn 100 milion tė tjera ose u kapėn ose u dogjėn nėpėr magazinat pranė kufirit. Veē kėsaj sasie hartash, trupat sovjetike vetėm nė rajonet ushtarake tė Veriperėndimit, Perėndimit dhe Jugperėndimit dogjėn gjatė tėrheqjes 200 vagona treni me mbi 200 milion harta ushtarake.

Mė 22-06-1941, Divizioni 41 Pushkatar i Korparmatės 6 Pushkatare, qė bėnte pjesė nė Armatėn 6 tė ushtrisė sovjetike, pa pritur urdhėrin nga komanda e lartė, filloi zbatimin e planit tė mėsymjes. Ky Divizion sulmoi nė rajonin Rava-Russkaya dhe hyri deri nė 4-6 km thellė nė territorin polak tė pushtuar nga ushtria gjermane. Po nė kėtė datė, komandanti sovjetik i Frontit Veriperėndimor, Gjeneral-Koloneli F. I. Kuznetsov, urdhėroi trupat e tij tė sulmonin sipas planit qytetin gjerman Tilzit nė Prusinė Lindore. Po nė kėtė datė, komanda e lartė sovjetike urdhėroi Frontin Perėndimor tė sulmonin fuqishėm drejt qytetit polak Suvalki.

Mė 23-06-1941, Korparmata e Parė sovjetike e Bombarduesve me Rreze tė Gjatė veprimi kreu sipas planit dhe urdhėrit tė marrė mė 22-06-1941, ora 06:44, njė bombardim masiv kundėr shėnjestrave nė qytetet gjermane Kėnigsberg dhe Danzing. Mė 25-06-1941 dhe sipas planit tė parapėrgatitur, trupat dhe aviacioni sovjetik i Frontit tė Veriut u hodhėn nė sulm kundėr Finlandės. Mė 26-06-1941, Korparmata 4 e Bombarduesve me Rreze tė Gjatė filloi bombardimin e rajonit vajguror dhe rafinerive tė Ploeshtit nė Rumani. Pas disa ditė bombardimi, sasia e pėrftuar e produkteve vajgurore nė Rumani u pėrgjysmua. Nė tė njėjtėn kohė, flotilja ushtarake sovjetike nė lumin Danub filloi operacionet sulmuese nė Deltėn e Danubit.

Sipas dokumentave tė arkivuara tė hapura vetėm pas vitit 1991, vizitori i fundit doli nga zyra e Stalinit mė 21-06-1941 nė orėn 23:00. Ditėn tjetėr, mė 22-06-1941, nė ora 05:45 hyn vizitori i parė. Nė ditėt nė vazhdim Stalini punonte pa pushim me orė tė tėra. Dokumentat e zyrės nuk kanė tė regjistruar takime apo mbledhje pune pėr datat 29 e 30 Qershor 1941. Mė 29-06-1941, Stalinit iu raportuan pėrmasat e vėrteta tė disfatės nė Frontin Perėndimor e Jugor.

I pezmatuar se plani i tij pėr tė “ēliruar” Europėn e botėn u prish, Stalini tėrhiqet nė kėshtjellėn e tij jashtė Moskės. Mė 30-06-1941, tek ai shkojnė anėtarėt e byrosė politike Molotov, Beria, Malenkov, Mikojan, etj. Pėr kėtė vizitė, Mikojani nė kujtimet e tij shkruan: “….Stalini pyeti: Pėr ēfarė keni ardhur?….Ai po priste qė ta arrestonim. Molotovi, nė emėr tė gjithėve tha se fuqia duhej pėrqendruar me qėllim qė tė ngrihemi pėrsėri nė kėmbė dhe se njė Komitet Shtetėror pėr Mbrojtjen duhej krijuar. Ju duhet tė jeni nė krye pėrsėri….”.

Njė nga robėrit qė u kap nga ushtria gjermane ishte edhe Yakov Iosifovich Dzhugashvilli, djali i (Iosif Vissarionovich Dzhugashvili) Stalinit, me detyrėn e komandantit tė Baterisė 5 tė Regjimentit 14 tė Artilerisė tė Divizionit 14 Tankist tė Korparmatės 7 tė Mekanizuar. Atij iu gjet njė letėr-kėmbim i datės 11-06-1941 me njė oficer tjetėr ku pohohej sulmi sovjetik drejt Berlinit; kjo letėr iu raportua Hitlerit, i cili e citoi mė 18-05-1942. Oficerėt gjermanė e pyetėn djalin e Stalinit pse artileria sovjetike, me topat mė tė mirė nė botė dhe me numrin mė tė madh, qėllonte kot dhe nuk qe e frytshme kundėr mėsymjes gjermane.

Ai iu pėrgjigj: “…artilierėt sovjetike kishin harta vetėm pėr territoret matanė kufirit perėndimor tė BRSS”. Kur sulmoi ushtria gjermane, trupat sovjetike nuk kishin as plan e as pozicione pėr mbrojtje dhe si rrjedhojė u rrethuan shpejt prej tankeve gjermane. Hutimi dhe ēorganizimi ishte qė nga Stalini, shtabet ushtarake e politike tė Ushtrisė sė Kuqe e deri tek oficeri mė i thjeshtė. Nė Gusht-Shtator 1941, 665’000 trupa tė ushtrisė sovjetike u rrethuan e u kapėn robėr nė rajonin e qytetit Kiev dhe 310’000 tė tjerė ė rajonin e Smolenskut. Mė 1942, Frontit sovjetik tė Jugut (tė Krimesė) nuk i numėroheshin ushtarėt e rrethuar, tė kapur rob ose tė asgjėsuar, pa llogaritur humbjet nė armatime e materiale. Kėto ndodhi nuk pėrmenden nėpėr rrėfimet apo librat e historisė.

Po ashtu nuk pėrmendet nėpėr historitė zyrtare tė Lindjes e Perėndimit edhe pushtimi i Iranit prej ushtrisė sovjetike dhe asaj britanike nė verėn e vitit 1941. Njė ndodhi e tillė ndodhte nė kulmin e mėsymjes tė ushtrisė gjermane nė BRSS kur miliona ushtarė sovjetikė rrethoheshin e ziheshin robėr.

Njė ndodhi e tillė nuk jepet sepse do lindte nevoja me emėrtuar kush ishte i keqi (pushtuesi) e kush i miri (i pushtuari). BRSS dhe Britania, nė marrėveshje tė ngjashme me atė midis BRSS e Gjermanisė pėr pushtimin e ndarjen e Polonisė, sulmuan Iranin asnjanės mė 25-08-1941 dhe pėrfunduan pushtimin e tij mė 17-09-1941. Forcat ushtarake tė perandorisė britanike qė sulmuan nga Jugu pėrbėheshin nga Divizionet 8, 10, 21 tė Kėmbėsorisė Indiane, Brigada 2 e Blinduar Indiane dhe Brigada 9 e Blinduar Britanike. Trupat e Ushtrisė sė Kuqe qė sulmuan nga Veriu pėrbėheshin nga Armatat 44, 47, 53 tė Kėmbėsorisė tė Frontit sovjetik Trans-Kaukazian. Operacionet ushtarake nė tė dy drejtimet u mbėshtetėn edhe nga forcat detare e ajrore sovjetike dhe britanike.

Ajo qė jepet nė historitė zyrtare ėshtė vetėm ndodhia e datės 22-06-1941, e ditės sė sulmit tė ushtrisė gjermane dhe aleatėve tė saj kundėr BRSS. Dhe ajo qė jepet tjetėr ėshtė pėrralla se sovjetikėt ishin tė papėrgatitur pėr luftė, tė pėrgjumur, tė pa mbrojtur, me armė tė vjetra, pa tanke e avionė, tė veshur e ushqyer keq, pa oficerė e pa ushtarė tė mjaftė. Dhe ajo qė jepet ėshtė pėrralla se lufta ktheu nė kahun e ushtrisė sovjetike vetėm prej baltės, tė ftohtit, dimrit rus dhe hapėsirave pa fund. Dhe ajo qė nuk jepet ėshtė njė ushtri sovjetike me miliona ushtarė e pėrqėndruar nė buzė tė kufirit, gati pėr sulm kundėr Europės, me armatim tė ri, sasior e cilėsor.

PUSHTIMI SOVJETIK I MANĒURISĖ

Mė 13-04-1941, BRSS dhe Japonia nėnshkruan njė pakt mos-sulmimi midis tyre. Politikisht, kjo ishte njė goditje pėr Gjermaninė dhe fitore pėr Bashkimin Sovjetik. “Dhurata” pėr japonezėt do jepej pas katėr vjetėsh. Kėshtu mė 1945, BRSS filloi tė rigrupojė ushtrinė nga Europa nė Lindjen e Largėt pėr tė goditur trupat japoneze nė Manēuri tė Kinės. Largėsia e mbartjes sė trupave ishte 9000-12000 km. 135’756 vagona treni u pėrdorėn pėr tre muaj pėr tė pėrqendruar trupat nė tre fronte.

Forca sovjetike pėrbėhej nga 11 Armata kėmbėsorie, tre Armata tė Mbrojtjes Ajrore, tre Armata tė Sulmit Ajror, njė Armatė tankesh, 4 Korparmata tė veēanta tė forcave ajrore; kėsaj i shtoheshin flota sovjetike e Oqeanit Paqėsor, flotilja e lumit Amur, trupat kufitare sovjetike dhe forcat e armatosura tė Mongolisė. Fuqia nė tokė pėrbėhej nga 1’747’465 ushtarė e oficerė, 29’835 topa e mortaja, 5250 tanke dhe 5171 aeroplanė. Flota e Oqeanit Paqėsor pėrbėhej nga 339 anije lufte, 78 nėndetse dhe 1618 aeroplanė.

Flotilja e lumit Amur kishte 126 anije lufte dhe 68 aeroplanė. SHBA dėrguan furnizime pėr kėtė fushatė tė Ushtrisė sė Kuqe kundėr ushtrisė japoneze, ku pėrfshiheshin aeroplanė, makina tė blinduara, radio ndėrlidhėse, materiale mjekėsore dhe pėr ndėrlidhje, lėndė djegėse, ushqime, etj.

Sulmi do ishte rrufe (blitzkrieg), me forca tė grupuara fshehtas, zjarr tė pėrqendruar dhe krahėmarrje; ashtu si ushtria sovjetike kishte sulmuar nė Gusht 1939 forcat japoneze nė Mongoli dhe ashtu si ushtria sovjetike u bė gati tė sulmonte Europėn nė Verėn e vitit 1941. Fronti Trans-Baikal dhe Fronti i Parė e Lindjes sė Largėt do sulmonin nga krahėt; nė qendėr do pėrparonte Fronti i Dytė i Lindjes sė Largme me synim kryerjen e rrethimit.

Tė tre frontet sulmuese duhej tė pėrparonin njėkohėsisht pėrgjatė njė vije 5130 km tė gjatė. Mė 06-08-1945 ushtria amerikane hodhi bombėn atomike mbi qytetin japonez Hiroshima dhe mė 09-08-1945 edhe mbi qytetin Nagasaki. Mėsymja e Ushtrisė sė Kuqe nė Manēuri filloi mė 09-08-1945 dhe mbaroi mė 02-09-1945. Nė pėrfundim, ushtria sovjetike kishte pushtuar Manēurinė, Mongolinė e brendshme, Korenė e Veriut, pjesėn jugore tė ishullit Sakhalin dhe ishujt Kuril.

Tėrė Armatat i kryen veprimet nė harmoni tė plotė dhe me shpejtėsi rrufe; pėr shembull, Armata 6 Tankiste e Rojeve pėrparoi 810 km pėr 11 ditė. Kjo fushatė mėsohet nė akademitė ushtarake sovjetike si njė luftė model. Me rreth tre javė fushatė ushtarake, qindra milion njerėz ranė nėn kontrollin sovjetik. Ushtria komuniste kineze mori sasi shumė tė mėdha armatimesh, paisjesh e furnizimesh ushtarake. Mė 02-09-1945, lindi Republika Demokratike e Vietnamit nėn udhėheqjen e Ho Shi Minit; mė 12-10-1945, komunistėt nė Laos bėnė tė njėjtėn gjė.

Plani operacional i kėsaj fushate ushtarake u hartua nga Marshall Vasiljevski, i cili kishte qenė Zėvėndės-Drejtor i Operacioneve tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė sė Kuqe  nė periudhėn Maj 1940 – Qershor 1941. Gjatė asaj periudhe ai kishte hartuar planin operacional tė pėrqėndrimit tė forcave sovjetike nė Frontin Verior (Karelian), Veriperėndimor (Balltik) dhe Perėndimor (Rusia e Bardhė). Pikėrisht nė kėto Fronte ushtria sovjetike u godit mė fort nė Verėn e vitit 1941. Ēarja e Frontit Verior i solli trupat finlandeze nė Veri tė qytetit Leningrad, kurse thėrrmimi i Frontit Veriperėndimor i solli trupat gjermane nė Jug tė Leningradit.

Ndėrsa trupat sovjetike tė Frontit Perėndimor u rrethuan dhe ose u asgjėsuan ose u kapėn robėr, duke lėnė tė hapur rrugėn pėr nė Moskė. Gjeneral-Majori Vasiljevski jo vetėm qė nuk u dėnua prej Stalinit pėr planifikimin e tij, por pėr njė vit e gjysėm hipi shkallėt e karrierės deri sa u bė Marshall i BRSS. Stalini i besoi Marshall Vasiljevskit planifikimin e rrethimit tė trupave gjermane nė Stalingrad, operacionin e betejės sė Kurskut, operacionin nė Rusinė e Bardhė dhe sė fundi operacionin kundėr ushtrisė japoneze nė Lindjen e Largme.

Deri nė Shkurt 1941, Gjenerali K. A. Meretskov ishte komandanti i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė sė Kuqe dhe mbante pėrgjegjėsinė mė tė lartė pėr planet e luftės. Rrjedhimisht,  pėrgjegjėsia e disfatės sė ushtrisė sovjetike kur sulmoi ushtria gjermane mė 22-06-1941 binte mbi tė. Porse ai nuk u dėnua nga Stalini, vazhdoi ngjitjen nė karrierėn ushtarake dhe nė vitin 1945 mbante titullin e Marshallit tė BRSS dhe komandantit tė Frontit tė Parė tė Lindjes sė Largme.

Nėn-Gjenerali M. A. Purkaev nė vitin 1941 ishte komandanti i Shtabit tė Ushtrisė sė Kuqe tė Frontit Jugperėndimor (rajoni i Kievit). Ai ishte drejtpėrsėdrejti pėrgjegjės pėr planet e luftės sė ushtrisė sovjetike. Me sulmin e ushtrisė gjermane mė 22-06-1941, Armatat sovjetike tė kėtij fronti u asgjėsuan. Megjithatė, edhe ky ushtarak nuk u dėnua nga Stalini por vazhdoi karierėn dhe mė 1945, me gradėn e Gjeneralit, ishte komandant i Frontit tė Dytė tė Lindjes sė Largme. Mė 1941, Gjeneral-Majori R. Ya. Malinovsly komandonte Korparmatėn 48 Pushkatare tė pozicionuar pėr sulm nė kufirin Rumun. Mė 1945, ai ishte bėrė Marshall i BRSS dhe komandant i Frontit Trans-Baikal tė Lindjes sė Largme.

Pra tė njėjtėt ushtarakė qė hartuan planet e sulmit rrufe kundėr ushtrisė japoneze nė Mongoli nė Gusht 1939, kundėr Finlandės nė Nėntor 1939, kundėr Besarabisė nė Qershor 1940, kundėr Europės nė verėn e vitit 1941, kundėr Iranit nė Gusht 1941, hartuan e zbatuan edhe planet e sulmit rrufe kundėr ushtrisė japoneze nė Manēuri nė Gusht 1945. Ushtria japoneze e shihte pėrqėndrimin e trupave sovjetike dhe armatimit nė tėrė frontin dhe priste qė njė sulm i madh, tė cilit nuk do i bėnte ballė, do tė ndodhte herėt a vonė.

E vetmja zgjidhje pėr ushtrinė japoneze ishte qė tė sulmonte para kohe (nė fund tė Korrikut 1945) dhe tė arrinte njė fitore si tė ushtrisė gjermane nė Qershor 1941. Tėrė armatimi sovjetik, avionėt, artileria, produktet vajgurore, municionet, etj., qėndronin tė stivuar mbi dhe nė buzė tė kufirit ose nėpėr vagonat hekurudhorė pranė kufirit. Pikat e komandimit dhe linjat e ndėrlidhjes ishin pozicionuar nė buzė tė kufirit. Ushtria e Kuqe edhe kėtė herė pėrgatitej vetėm pėr sulm dhe jo pėr mbrojtje; pra do mjaftonte qė ushtria japoneze tė sulmonte e para dhe ndodhia do ishte e ngjashme si me ushtrinė gjermane nė Qershor 1941. Por ushtria japoneze nuk sulmoi, sepse asaj i kishte ardhur fundi.

LUFTA MBAROI PĖR DISA

BRSS e filloi dhe e mbaroi Luftėn II Botėrore si pushtues (agresor). BRSS ishte i vetmi vend qė u zgjerua si rrjedhim i Luftės II Botėrore duke bėrė pjesė tė vetėn Estoninė, Lituaninė, Letoninė, Bukovinėn e Veriut, Besarabinė, Poloninė Lindore (Ukrainėn Perėndimore dhe Rusinė e Bardhė Perėndimore), pjesėn e Prusisė Lindore me qytetin Kėnigsberg, Ukrainėn Trans-Karpate (Carpathian Ruthenia), ishujt Kuril dhe Jugun e ishullit Sakhalin (nė Veri tė Japonisė).

Stalini pjesėn veriore tė Iranit e bėri pjesė tė Republikės sovjetike tė Azerbajxhanit dhe, mė 23-07-1945, kėrkoi baza ushtarake nė Ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve territoret turke tė rajoneve Karsdhe Ardagan.

Nėn flamurin e “luftės sė madhe patriotike”, popuj e kombe tė tėrė nė BRSS pėsuan dhunim e genocid. Nėn urdhėrat e Stalinit, Ēeēenėt, Ingushetėt, Tatarėt e Krimesė, Gjermanėt e Vollgės, e popuj tė tjerė u morėn me forcė dhe u braktisėn nė mes tė stepave tė thata e tė ngrira, thjesht pėr t’u “vetshfarosur”. Popullsia Kalmyk e Mongolisė Perėndimore, e cila nė mėnyrė natyrale jeton nėpėr stepa, u mor me forcė nga aty dhe u lėshua nė tajgat e Siberisė.

Mbi njė milion polakė u shpėrngulėn me forcė nga Polonia Lindore. Miliona gjermanė tė Prussisė, Silezisė e Sudetėve qė ranė nėn nėn sundimin sovjetik ose u dėbuan nga shtėpitė e tyre ose nuk u lejuan tė kthehen pas pėrfundimit tė luftės. Nė vitin e fundit tė Luftės II Botėrore Ushtria e Kuqe filloi tė marrė ushtarė djem nėn moshėn e lejuar dhe i mbante ushtarė 7-8 vjet. Kjo bėri qė tė mos kishte njerėz tė mjaftueshėm pėr tė mbjellur e tė korrur produktet bujqėsore. Njė gjė e tillė shkaktoi urinė masive tė viteve 1946 e 1947 nė BRSS, si rrjedhim i sė cilės vdiqėn njė milion vetė. Prandaj regjistrimi i popullsisė nė BRSS u bė vetėm nė vitin 1959 me qėllim qė tė mos tėrhiqej vėmendja tek humbjet e mėdha nė njerėz pėr shkak tė terrorit tė brendshėm dhe luftrave.

Ndėrsa udhėheqėsit nazistė gjykoheshin nė Gjyqin e Nyrembergut, kampet nazistė tė pėrqėndrimit nė Buchenėald, Saksenhausen, Mühlberg, Furstenėalde, Liebe-Roze, Bautzen, etj. qė u pushtuan nga ushtria sovjetike nuk u mbyllėn. Ato u bėnė pjesė e rrjetit sovjetik tė kampeve tė pėrqėndrimit GULAG nėn urdhėrat e Ministrisė sė Brendshme Sovjetike.

Pėr shembull, ish-kampi nazist nė Mühlberg  mori emrin “Kampi i Posaēėm Nr. 1”, ai nė Buchenėald mori emrin “Kampi i Posaēėm Nr. 2”; dhjetė kampe tė tillė tė numėruar kėshtu ishin nė pėrdorim deri nė vitin 1950. Nė “Kampi i Posaēėm Nr. 2” pati 28’000 tė burgosur gjatė viteve 1945-1950. Nga kėta vdiqėn 7000 vetė ose 25% e tė burgosurve; nė kėtė kamp, nėn nazistėt, nė periudhėn 1937-1945 vdiqėn 20% e tė burgosurve.

Nėn flamurin e “ēlirimtarit”, ushtria  sovjetike pėrparoi deri nė Europėn Qendrore ku ndėrtoi Perden e Hekurt dhe futi brenda vathės sovjetike Poloninė, Ēekosllovakinė, Gjermaninė Lindore, Hungarinė, Rumaninė, Bullgarinė, Jugosllavinė, njė pjesė tė Austrisė dhe Shqipėrinė. Shplarja e trurit, “lufta e klasave”, pėrmbytja me kulturė sovjetike, shkrirja e ekonomive dhe e ushtrive bėri qė popujt e kėtyre vendeve tė ndjehen “vėllezėr tė lindur tė njėri-tjetrit”. Nė Lindjen e Largėt, Mongolia, Kina, Korea e Veriut dhe Vietnami ranė gjithashtu nėn kontrollin sovjetik.

KUJTESĖ

Ajo qė vazhdon tė jepet pėr 22 Qershorin 1941 ėshtė pėrralla e njė Ushtrie tė Kuqe tė papėrgatitur, tė fjetur, me armatim tė vjetruar dhe tė pakėt, e pangrėnė dhe e veshur keq, pa oficerė qė ta komandonin e organizonin. Dhe pėrralla vazhdon me Stalinin qė e besoi verbėrisht Hitlerin dhe se pas sulmit tė ushtrisė gjermane Stalini iku e u fsheh. Hap pas hapi, pėrralla ka ndėrtuar “turpin” e Bashkimit Sovjetik qė ra “viktimė” e sulmit tė Gjermanisė naziste. Ky ėshtė njė “turp” i dobishėm qė “tė turpėruarit” e pėrhapin nė mėnyrė tė paturpshme, sepse iu mbulon tė vėrtetėn e njė Ushtrie tė Kuqe qė gati sa nuk sulmoi pėr tė “ēliruar” tėrė Europėn. Disa nga gjėrat qė kjo pėrrallė “harron” t’i rrėfejė janė:

1) Mė 11-11-1938, Ministria e punėve tė Brendshme e BRSS dhe Policia e Fshehtė e Shtetit gjerman (Geheime Staatspolizei – Gestpo) nėnshkruan marrėveshje bashkėpunimi, tė firmosur pėrkatėsisht nga L. P. Beria dhe H. Müller. Ajo marrėveshje u pasua nga tre konferenca tė pėrbashkėta mė 27-09-1939, fund Nėntori 1939 dhe mė 20-02-1940. Qendra e bashkėpunimit ishte “qetėsia dhe pastrimi” i Polonisė sė pushtuar nga ushtria gjermane dhe ajo sovjetike. Nė Konferencėn e Jaltės mė 4-11 Shkurt 1945, Stalini ia paraqiti Berian Presidentit amerikan Franklin D. Roosevelt duke e quajtur “Himleri ynė”; kuptohet duke qeshur.

2)    Nė Qershor 1939, Ushtria e Kuqe kishte dy Armata kėmbėsorie tė vendosura jo nė Perėndim tė BRSS. Nė Qershor 1941, Ushtria e Kuqe kishte 31 Armata kėmbėsorie, nga tė cilat 26 pranė kufinjve perėndimorė tė BRSS.

3)    Mė 11-03-1941, Marshall Timoshenko dhe Gjeneralėt Zhukov e Vasilevsky, drejtuesit e Ministrisė sė Mbrojtjes sė BRSS, i paraqitėn Stalinit planin e pushtimit tė Gjermanisė. Mbas dy vjetėsh tė dy kėta gjeneralė u bėnė Marshallė tė BRSS. Tė 16 faqet e kėtij dokumenti ndodhen nė Arshivin Qendror tė Ministrisė Ruse tė Mbrojtjes me kėto tė dhėna: CA MD RF, Rafti 16, Regjistri 2951, Kutia 241, faqe 1-16.

4)    Disfatat e Ushtrisė sė Kuqe nė Korrik-Tetor 1941 nė Smolensk, Kiev, Uman dhe Vyazma dhe nė vitin 1942 nė Krime, Kharkov, Leningrad dhe Rzhev.

5)    Kėmbėnguljen e Stalinit nė Konferencėn e Jaltės dhe plotėsimin e dėshirės sė tij prej Kryeministrit britanik Churchill dhe Presidentit amerikan Franklin D. Roosevelt pėr ta sulmuar Berlinin vetėm Ushtria e Kuqe. Sulmi sovjetik pėr tė pushtuar Berlinin filloi mė 20-04-1945 e mbaroi mė 02-05-1945. Dhurata e parė qė “ēlirimtarėt sovjetikė” i bėnė popullsisė sė Berlinit ishte pėrdhunimi masiv.

Ushtria gjermane bashkė me aleatėt e saj sulmoi BRSS pikėrisht 72 vjet mė parė, mė 22 Qershor 1941, dhe pushtoi njė pjesė tė madhe tė territorit tė tij. Ushtria e Kuqe kundėrsulmoi, e rimori territorin e humbur dhe mė pas vazhdoi sulmin e pabėrė kundėr Europės; por pushtoi vetėm gjysmėn e saj sepse i dolėn pėrpara armatat amerikane e tė aleatėve perėndimorė.

Meqenėse BRSS kishte lindur pėr qėllim lufte dhe pushtimi tė botės, ai u mbajt gjallė vetėm prej Luftės sė Ftohtė. Gjermania humbi Luftėn II Botėrore, por sot ajo ėshtė shteti mė i fuqishėm nė Europė dhe sė cilės tė gjithė i lypen. Tensioni i lindur nė Europė prej pushtimit sovjetik, ngarkesa e stėrmadhe e shpenzimeve ushtarake sovjetike dhe shuarja e Luftės sė Ftohtė e dhanė pasojėn e tyre: fitimtari i madh i Luftės II Botėrore, Bashkimi Sovjetik, u thėrrmua dhe nuk ekziston mė. Kush do ta donteatė lloj fitoreje?

FUND
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Konspiracionet e fillimit tė Luftės sė II Botėrore

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi