Aparati Kirlian

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Aparati Kirlian

Mesazh  Admin prej 01.11.08 15:52

APARATI KIRLIAN



Semion Davinovic Kirlian dhe Valentina Krisafovna Kirlian, nga Krasodari i Rusise, jane personat qe zbuluan menyren e fotografimit te Aures, nje metode domethene, stampimi te saj ne film, duke filluar qe nga Aura e sendeve, bimeve e deri dhe tek njerezit. Parapsikologet kete e quajten Bioenergji.

Ai ishte mekanik dhe e shoqja ishte mesuese, por qe sherbente si ndihmes i tij. Ishin gjithmone shume te dhene tek eksperimentet e tyre. Dhe kjo duket pasi, Valentina vdiq nga shembja e sistemit te saj nervor, si arsye e nje kohe te gjate nenshtrimi ne rryma me volt te larte.

Pas vdekjes se se shoqes, Kirliani, filloi te besonte ne jeten pas vdekjes. Kete e kuptoi atehere kur, pas vezhgimesh te gjata, te ndricimit te nje bime qe po thahej. Ishte i bindur se bioenergjia qe krijon Aurat e qenieve embrione, nuk humbet kurre. Pra Shpirti ishte i Pavdekshem.

Kirliani filloi si nje mjeshter lokal, nje riparues i vetemesuar me nje prekje magjike. Pavaresisht se kishte mbaruar vetem kater klase shkolle, riparonte gjithcka dhe ato qe nuk i njihte i imagjinonte. Keshtu, kur u ndertua nje spital i ri, ne qytetin e tij, dhe aparatet nuk funksiononin, ishte Kirliani ai i cili shkonte dhe i riparonte.

Aftesia e tij u perhap dhe keshtu u be ndertuesi periodik i cdo instituti mjekesor te atij qyteti. Pas shume vitesh, dhe pasi u u stabilizua ne punen e tij, u martua.

Nje pasdite, ndersa po riparonte nje motor te frekuencave te larta, te nje aparati elektrik qe bente masazh, rastesisht e godet nje rryme elektrike. Nuk i dhembi, por pa fishekzjarre te bukura dhe mendoi se keto fishekzjarre meritonin te regjistroheshin. Por, si do te mund ti fotografonte?

Duhej te ishte nje erresire absolute, pllaka xhami dhe te bindej objekti qe duhej te regjistrohej, te bindej qe te qendronte mbi pllaken. Dhe sigurisht, objekti fillestar do te ishte ai. Ate qe pa nga fotografia qe nxori ishin kockat e dore dhe nje auer misterioze qe rrethonte gishtat e tij.

Kerkimet e tij do te fillonin sistematikisht ne vitin 1940, dhe Kirlian kuptoi se dhe bimet shprehnin te njejten Auer. Nuk dihej se cfare ishte, por ndjente sikur po preknin jeten. Keshtu filluan te shqyrtonin cifte gjethesh. Ne nje rast njera nga gjethet, dha elemente te tjera, pavaresisht se dinin se , gjethet qe vinin nga e njejta dege jepnin te njejtat rezultate.

Atehere zbuluan se njera gjethe ishte nenshtruar nga disa mikrorganizme. Keshtu, u lind dhe shkalla e dyte e kerkimit te tyre, diagnoza. Atehere per fat te keq, shpertheu lufta dhe kerkimet u ndaluan, per te rifilluar pas pese vjetesh. Vetem ne vitin 1948 Kirlianet, arriten te ndertonin nje model te aparatures se tyre , e cila u dergua ne Moske per tu aprovuar.

Duke bere nje kthese, kundrejt filmit me ngjyre, qe solli shume mundesi, ndryshuan proceduren e vezhgimin nen teleskop, figura mbi siperfaqen e ndricuar te llampave qe u zevendesuan me procedura te padukshme. Gjithe keto vite pervoje, i shenderruan ne shkencetare dhe shpikes te nje shkalle superiore.

Por kjo nuk do te thote se fituan fame dhe pasuri. Sepse ne ate kohe ekzistonin dhe njerez te tjere qe benin zbulime te ngjashme. Keshtu u njohen zyrtarisht nga shume perfaqsues zyrtare te shkencave vetem ne vitin 1960.

Ne pergjithsi ishin njerez me nje dedikim te madh, me shpirt luftarak dhe me besim ne rendesine e zbulimit te tyre. Me konkretisht, Semioni ishte nje njeri i thjeshte dhe mjaft i turpshem, por me nje dinjitet te qete ne sjelljen e tij. Jipte te kuptohej se ishte njeriu i vogel i cili perpiqet te shpetoje boten.

Ishte nje njeri krenar, por jo nje njeri qe i pelqente te ekspozohej, per bemat e tij. Ndjente se nuk ishte ai i rendesishem, por ishin arritjet e tij. Ishte nje shkencetar, mekanik, nje shpikes i mrekullueshem.

Me vone, u aprovua nje hetim i pergjithshem i fenomenit dhe te zbatimeve te tij praktike. Ajo qe ishte me e cuditshmja ishte se sipas gjendjes natyrale te organizmit, madhesia dhe shkelqimi ndricues kane prirje per tu ndryshuar.

Lekura e njeriut kur fotografohet me filmin me ngjyra, zbulon se pjeset e ndryshme dallohen nga ngjyra te ndryshme. Gjithashtu, ndjenja sikur frika dhe dhimbja, provokojne nje ndryshim te menjehershem te ngjyres.

Aparati Kirlian u perdor ne nje menyre te gjere nga shume sektore, si per shembull ne teknologjine kozmike, gjeologjine, metalourgjine, ne kontrollin e sigurise se cdo industrie.

Gjithashtu , u provua dhe ne ceshtje gjyqesore per kontrollin e armeve vdekjeprurese. Gjithashtu u perdor dhe ne terapine e njerezve alkolike dhe narkomane. Aparati Kirlian mund te tregoje dhe nese nje person eshte i dashuruar me nje person tjeter apo jo.

Nje ndihme te madhe ka dhene ky aparat dhe ne mjekesi per diagnozen dhe parandalimin e e semundjeve. Qelizat qe jane pushtuar nga kanceri, dallohen nga ngjyrat e turbullta qe nxjerrin ne fotografi.

Me kete menyre mund te zbulohet se cilet njerez ndodhen ne nje nivel fillestar te semundjes, dhe keshtu mund tu jepet nje mundesi shume njerezve te shpetohen nga kjo kjo semundje.

Gjithashtu , ndihmon rendesisht ne perballimin e fillimit te tretjes se trupit, por edhe te mendjes. Shume semundje mendore, dhe sidomos skizofrenia mund te diagnozohen kur ndodhen ne nje nivel fillestar.

Nje tjeter sektor ku ndihmon shume eshte edhe ne gjendjen fillestare te pacienteve qe do te ndjekin terapi me rreze, kunder tensionit te larte, semundjeve te kyceve, enderitit. Perdoret per te vleresuar objektivisht ndikimi i rrezatimit.

Ajo qe eshte mjaft shpresedhenese dhe e rendesishme, eshte se aparati Kirlian, na dhe mundesine te shikojme njeriun dhe te gjitha qeniet jo vetem nga ana materiale e tyre, por edhe si dicka tjeter. Viktor Injusin thote: shikoj njeriun si nje sfere rrufehedhese .

Nje organizem i gjalle nuk asgje tjeter pervec se nje kristal gjigand i rrjedhshem, nje gjysemkanal i perbere nga nje sistem i nderlikuar kanalesh te shkalleve te ndryshme kanalizimi.

http://dituri.wordpress.com

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Aparati Kirlian

Mesazh  xhenifiordi prej 26.07.12 23:08

Shum interesante per tu lexuar .
avatar
xhenifiordi

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi