Mitet e krijimit tė Tokės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mitet e krijimit tė Tokės

Mesazh  Agamemndon prej 07.02.14 9:53


Mitet e krijimit tė Tokės





Historia dhe evoluimi i qenies njerėzore si dhe vetė krijimi i gjithėsisė, ndėr shekuj e mijėvjeēarė ka dominuar nė mendjen dhe mendimet e qenieve inteligjente. Si u krijuam, apo mos vallė nuk u krijuam, por erdhėm nga diku? Nėse po, atėherė nga ku erdhėm? Pse erdhėm? Cili ėshtė misioni ynė? Tė gjitha kėto pyetje dhe dilema do mbeten ndoshta enigma mė e pa zgjidhur e njerėzimit. Edhe pse nė etapa tė ndryshme tė evoluimit, qenia njerėzore ėshtė munduar ta zgjidhė kėtė mister me tė gjitha mėnyrat dhe format, por deri mė sot nuk ka mundur t’ia arrijė qėllimit. Qenie tė lashtėsisė shpėrthejnė nga hapėsira e lashtėsisė, Perėndi dhe Pėrbindėsha, qė shpeshherė ziheshin me njėri-tjetrin dhe shumė herė bashkėpunojnė pėr tė krijuar batalione ushtrish tė pa vdekshme. Nė disa mite tė tjera, njeriu shfaqet si njė para-produkt i kėsaj procedure, ndėrsa nė tė tjera thuhet se Bota u krijua vetėm pėr njeriun. Nė vazhdim, iu paraqesim 10 mitet mė dominuese tė krijimit tė Botės dhe tė qenies njerėzore, tė trashėguara nga civilizimet mė tė mėdha qė kanė ekzistuar ndonjėherė nė Tokė.


 


10. Ēekiēi i Perėndive: Mitologjia norvegjeze


Me njė bollėk me Perėndi tė fuqishme sė bashku me Perėndesha joshėse, feja e lashtė norvegjeze dhe vendeve Skandinave, sė bashku dhe me vendet gjermane, ofron legjendėn ideale tė Krijuesit pėr adhuruesit e pėrleshjes/mundjes, por dhe tė muzikės Heavy Metal. Sipas traditės norvegjeze, para se tė ekzistonte Toka (Midgard) ekzistonte Musepell, njė vend i pėrfshirė nė flakė, me roje, tė cilėt pėrdorin shpata flake, me gjithėsinė e pafund boshe (Ginnungagap) dhe Niflheim, qė ishte njė zonė e mbuluar me akull. Kur i ftohti i Niflheim preku flakėt e Muspell, gjiganti Ymir dhe lopa vigane Auehumla u shfaqėn nga akujt e shkrirė. Nė vazhdim, lopa vigane lėpiu Perėndinė Bor dhe bashkėshorten e tij, duke i sjell kėshtu ata nė jetė. Ēifti solli nė jetė, Buri-n, qė dhe ajo me radhė bėri tre djem, Odin, Vili dhe Ve-n. Tre djemtė kur u rritėn vranė Ymir dhe nga trupi i tij krijuan: me mishin Tokėn, nga kockat Malet, nga flokėt pemėt dhe me gjakun e tij lumenj, liqene dhe detin. Nė fund, nga kafka e tij, perėnditė krijuan qiellin bashkė me yjet.


9. Zoroastrianizėm, feja e Persisė sė lashtė


Sipas besimeve tė epokės sė mesme tė Persisė, bota u krijua nga perėndia Ahura Mazda. Mali i madh, Albuz, vazhdoi tė rritej pėr 800 vjet rresht, derisa ai mundi tė prek qiellin. Atėherė ra shi, i cili krijojė detin Vourukasha dhe dy lumenj tė mėdhenj. Kafsha e parė, qė ishte njė Dem i bardhė, jetoi nė shtratin e Veh Rod. Por, shpirti i keq, Angra Mainyu, e vrau atė. Sperma e tij u transferua nė Hėnė, ku aty u pastrua dhe mė pas prej saj u krijuan shumė kafshė dhe bimė. Pranė lumit, jetonte dhe njeriu i parė Gayomard, i cili ishte i ndritshėm si Dielli. Por, Angra Mainyu e vrau dhe atė. Dielli atėherė pastrojė spermėn e tij pėr 40-vjet ku prej andej mbolli bimėn Raveni. Bima u rrit dhe u transformua nė Mashya dhe Mashyanag, qeniet e para njerėzore. Madje, nė vend qė Angra Mainyu t’i vriste, i mashtroi ata dhe i “detyrojė” qė ta adhurojnė atė. Mbas 50-vjetėsh lindėn binjakė, por kėta binjakė mbajnė nė shpinė mėkatet e prindėrve tė tyre. Pas shumė kohėsh, lindėn dhe dy binjak tė tjerė, prej tė cilėve kanė prejardhjen tė gjithė njerėzit e kėsaj bote, e aq mė tepėr Persėt.


8. Nga lumenjtė e Babilonisė


Miti i krijuar i Babilonisė, Enuma Elish, fillon me perėndit e ujit, Apsus (freski) dhe Tiamat (kripėsirė), tė cilėt krijuan breza tė shumtė perėndish me nė krye Ea-n dhe vėllezėrit e tij tė shumtė. Por kėta perėndi tė rinj apo tė reja bėnė kaq zhurmė saqė si Apsu dhe Tiamat nuk mund tė flinin dot gjumė. Kėshtu, Apsu ngriti njė planė pėr t’i vrarė, por para se Apsu tė realizonte planin, Ea ia arriti t’i vriste ata. Tiamat u betua tė hakmerrej dhe krijojė njė sėrė pėrbindėshash, ndėrmjet tyre ishte Qeni i tėrbuar dhe njeriu Akrep. Ea dhe perėndesha Damkina, krijuan Marduk, njė perėndi gjigante me katėr sy e katėr vesh qė tė kujdesej pėr ta. Murduk, kur u pėrlesh me Tiamat, pėrdori erėrat, si armė tė tij dhe lėshoi njė stuhi tė keqe nė grykėn e saj, si rezultat ta eliminojė atė. Atėherė e vrau atė me njė shigjetė tė veēantė, tė cilėn ia nguli nė zemėr. Mė pas, ndau trupin e saj mė dysh dhe i pėrdori pėr tė krijuar qiejt dhe Tokėn. Mė vonė krijoji njeriun qė tė bėnte punėt e vėshtira, punė qė perėndit refuzonin t’i bėnin, siē ishte mbjellja e tokės dhe blegtoria.


7. Shpirtrat e Egjiptit tė lashtė


Egjiptianėt e lashtė, kishin njė shumėllojshmėri mitesh e legjendash. Tė gjithė ata fillonin me ujėrat e trazuar dhe kaotik tė Nun. Atum, erdhi nė jetė dhe nė vazhdim krijoji njė mal, me qėllim qė tė kishte njė vend ku tė qėndronte. Nuk kishte bashkėshort dhe dispononte njė Sy me tė cilin mund tė shikonte gjithēka. Lindi njė djalė, me emrin Shu, i cili ishte perėndia e erės. Nė vijim, ai lindi njė vajzė, Tefnut, e cila ishte perėndesha e lagėshtisė. Roli i tyre ishte tė krijonin njė rend nga kaosi. Shu dhe Tefnut, krijuan Geb-in dhe Nut, qė ishin homologėt e Tokės dhe tė Qiellit. Nė fillim ata ishin tė bashkuar dhe tė njėjtė, por nė vazhdim Geb e la Nut tė ngrihet mė lartė se ai. Gradualisht u krijua rendi kozmik, por Shu dhe Tefnut humbėn nė errėsirėn qė kishte mbetur. Ndėrsa Atum, nxori syrin e tij qė shihte gjithēka dhe e dėrgojė pėr t’i kėrkuar. Kur Shu dhe Tefnut u kthyen pėr shkak tė syrit, Atum u pėrlot nga gėzimi. Nė vendin ku ranė lotėt e Atum, mbinė njerėzit.


6. Meksikė, Aztecs (Azdekėt)


Nėma e Azdekėve nė tokė, Coatlicue (fustan gjarpėrinjsh) pasqyrohej nė njė mėnyrė tė atillė saqė shkaktonte tmerr e frikė, duke mbajtur veshur njė gjerdan me zemra dhe duar njerėzish, si dhe me njė fustan gjarpėrinjsh, ashtu siē dhe tregon emri i saj. Coatlicue mbeti shtatzėnė prej njė thike e krijuar me xham vullkanik dhe lindi Coyolxauhqui, perėndeshė e Hėnės dhe 400 djem tė cilėt u shndėrruan nė yjet e qiellit jugor. Mė vonė, prej qiellit ra njė sferė e pėrbėrė prej krahė dhe Coatlique e mblodhi dhe e fshehu atė nė brezin e saj, kėshtu ajo mbeti pėrsėri shtatzėnė. Por, si Coyolxauhqui dhe vėllezėrit e saj, u kthyen kundėr tė ėmės sė tyre, tė mėrzitur, tė irrituar, tė zemėruar ngaqė e ėma e tyre mbeti pėrsėri shtatzėnė pėr herė tė dytė, gjė qė ata nuk e dini se si ndodhi. Ndėrkohė, fėmija qė gjendej nė barkun e saj, Huitzilopochtli, perėndia e luftės dhe e Diellit, shpėrtheu prej barkut tė saj, i rritur tashmė dhe i armatosur. Ai sulmoi Coyolxauhqui dhe e vrau atė edhe me ndihmėn e njė zvarraniku tė flakėt. I preu kokėn dhe ia hodhi nė qiell, prej tė cilės u krijua Hėna, gjė qė ēlirojė dhe mėmėn nga ankthi.


5. Kinė, Mbretėria e Mesme


Njė vezė kozmike po fluturonte nė universin e pa ngjyrė dhe kishte fuqitė e kundėrta tė Yin dhe tė Yang. Pas shumė shekujsh inkubacioni qenia e parė, Pan Gu erdhi nė jetė. Copėzat e rėnda tė vezės (Yin) u transferuan pėr poshtė duke krijuar Tokėn. Copėzat e lehta (Yang) u ngritėn sipėr dhe krijuan qiellin. Pan Gu, i frikėsuar se mos copėzat e vezės do tė bashkoheshin pėrsėri, qėndroi mbi tokė dhe mbajti qiellin me dorė. Kėshtu, rritej 3 metra ēdo ditė pėr 18,000 vjet deri kur qielli shkoi nė njė distancė prej 30,000 miljesh sipėr. Kur mbaroi misioni i tij, vdiq. Organet e trupit tė tij, u shndėrruan nė pjesė tė botės, disa prej tyre u shndėrruan nė kafshė, disa nė fenomene atmosferike dhe trupa qiellor. Disa thonė se pleshtat tė cilėt qėndronin sipėr tij, u transformuan nė njerėz, por ekziston dhe njė version tjetėr. Perėndesha Nuwa ndjeu vetmi dhe kėshtu ajo krijojė njerėzit prej baltės qė gjeti nė Lumin e Verdhė. Kėta njerėz tė parė, fituan simpatinė e saj, por ngaqė i duhej shumė kohė pėr t’i krijuar ata, vendosi tė shpėrndaj pika balte nė gjithė botėn dhe ēdo njėra prej tyre u shndėrrua nė njė njeri tė ri. Kėshtu, kėta njerėz tė krijuar shpejt e shpjet, u bėnė njerėzit normal, ndėrsa ata tė cilėt u paraprinė atyre ishin njerėzit e zgjedhur.


4. Japoni, Toka si njė ishull


Perėnditė krijuan dy perėndi vėlla e motėr, Izanagi dhe Izanami, tė cilėt qėndruan mbi njė urė, e cila lundronte nė oqeanin e lashtė. Duke pėrdorur logjikėn e artė tė perėndive trazuan ujėrat dhe kėshtu u krijua ishulli i parė me emrin Ongoro. Qė tė dy, vėllai dhe motra, u martuan nė ishull dhe lindėn katėr trashėgimtar, tė cilėt ishin tė deformuar. Perėndit ia dedikuan kėtė anomali, shkeljes tė njė protokolli. Gjatė procesit tė ceremonisė martesore, Izanami foli e para. Nė ceremoninė e martesės sė tyre, ty dy vėlla e motėr, dedikonin krijimin e ishujve tė Japonisė, si dhe krijimin e disa perėndive tė tjera. Ndėrkohė, gjatė lindjes tė Kagutsuchi Kami, perėndi e zjarrit, Izanami vdes. I dėshpėruar prej humbjes sė saj, Izanagi, e ndoqi atė nė Yomi, nė vendin e tė vdekurve. Izanami, e cila kishte ngrėnė ushqimin e Yomi nuk mund tė kthehej pas. Por, kur Izanagi pa trupin e saj tė zhbėhej, u tmerrua dhe ia mbathi me tė katėrtat. Ndėrkohė, Izanami u zemėrua jashtė mase shumė dhe e ndoqi atė bashkė me shumė femra tė zemėruara. I ndjekur prej tyre, Izanagi u detyrua t’u hedh sipėr tyre sende tė tija, tė cilat u konvertuan nė shqetėsime. Kur u largua nga shpella ku ishte hyrja e Yomi e mbylli atė me njė shkėmb tė madh dhe kėshtu u nda njėherė e pėrgjithmonė jeta nga vdekja.


3. Kozmologjia e Indisė, takim me Brahma


Kozmologjia e Indisė, pėrfshinė shumė mite krijimi dhe protagonistėt fillestar janė ngritur dhe kanė zbritur nė rėndėsi gjatė shekujve. Tekstet e vjetra Vedic, ose Rig Veda, i referohet njė qenie gjigante, Purusha, e cila kishte njė mijė kokė, sy dhe kėmbė dhe mundej tė pėrqafonte tokėn. Kur perėndit e bėnė kurban, trupi i saj prodhonte gjalpė tė pastėr prej tė cilit u krijuan shpendėt dhe kafshėt. Organet e trupit tė tij u transferuan nė elementėt e botės dhe te perėnditė Agni, Vayu dhe Indra. Gjithashtu, nga trupi i tij u krijuan katėr kastat e shoqėrisė sė Indisė: priftėrinjtė, luftėtarėt, qytetarėt dhe shėrbėtorėt. Mė vonė nė histori, treshja Brahma, (krijuesi), Vishnu (mirėmbajtėsi) dhe Shiva (shkatėrruesi) pėrfituan njė post serioz nė kozmologjin e Indisė. Brahma shfaqet sipėr njė zambak uji, i cili shfaqet nga kėrthiza e tė fjeturit Vishnu. Brahma ėshtė krijuesi i gjithė. Mė pas, Shiva shkatėrron gjithėsinė dhe cikli rifillon pėrsėri.


2. Grekėt dhe titanėt


Poetėt nė Greqinė e lashtė, kanė thėnė shumė kozmogoni. Por, ajo qė ėshtė ruajtur mė sė miri dhe ka dominuar mbi sė gjithash ėshtė teogonia e Hesiodit. Nė kėtė epos, brenda kaosit fillestar erdhėn perėndit e para, siē Gaia (nėna Tokė). Gaia krijojė qiellin pėr t’u mbuluar. Lindėn njė ushtri tė tėrė perėndish dhe pėrbindėsh, ndėrmjet tyre ishin dhe njėqind dorėsit, 3 pėrbindėsha me 50 kokė dhe 100 duar qė u quajtėn Vriareos (fuqishėm), Cotto (i ēmendur), Gyis (ai i ēili ka pjesė qė nuk munden kurrė) dhe Ciklopėt tė cilėt kishin vetėm njė sy nė qendėr tė ballit tė tyre. Mė vonė erdhėn Titanėt, 6 djem dhe 6 vajza. Qielli i trajtoj me pėrbuzje fėmijėt pėrbindėsha dhe i burgosi ata nė Tartar, brenda nė thellėsi tė tokės.


1. Lindja e Judo-krishterimi dhe feve islame


Zanafilla, ėshtė libri i parė hebraishtes Torah dhe tė Zanafillės Kristiane. Zanafilla pėrmbledh dy histori krijimi, tė cilat sot janė mė shumė tė pranueshme nga Hebrenjtė, tė Krishterėt dhe Myslimanėt. Nė historinė e parė thotė qė Zoti tė bėhet Dritė dhe shfaqet drita. Pėr gjashtė ditė krijon qiellin, tokėn, bimėt, diellin, hėnėn, kafshėt dhe ēdo qenie tjetėr sė bashku me njerėzit. I uron qė tė shtohen sa mė shumė, gjė tė cilėt dhe ata me radhė e kryejnė. Ditėn e shtatė Zoti ēlodhet dhe mendon veprėn e tij. Nė historinė e dytė, Zoti krijon njeriun e parė, Adamin nga vetė toka. I krijon atij kopshtin e Edemit, por i ndalon atij qė tė hajė nga Pema e Njohjes tė sė Mirės dhe tė Keqes. Adami merret intesivisht duke pagėzuar kafshėt, por ndihej shumė i vetmuar. Kėshtu, Zoti e vė nė narkozė atė, duke marrė kėshtu njė brinjė tė tijėn dhe krijon femrėn e parė, Evėn. Por, njė gjarpėr qė flet, e bind atė qė ajo tė provojė nga frutat e pemės sė ndaluar dhe nė vazhdim Eva bind dhe Adamin qė dhe ai tė bėjė tė njėjtėn gjė. Kur Zoti zbulon kėtė gjė, i internon larg kopshtit dhe i kthen ata nė njerėz.


 


avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


261


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi