Drita e Shpirtit te Nje Kombi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Drita e Shpirtit te Nje Kombi

Mesazh  Kybalioni prej 07.02.14 0:40

Perhere kam menduar se ne jemi nje komb dhe popull i bekuar ne gjenezen tone.
Eshte nje ndjesi e brendshme e te qenit qenie me kualitet te larte njerezor dhe humanitar.Atehere pse valle ndodhemi ne kete qerthull te pashpjegueshem hamendesimesh te paqarta si kategorizimi i nje race qe gjithe kohen ka qene per lufte dhe per te mbjelle anarki dhe anti rregull kudo qe ka shkuar.
Marr shkas nga ngjarjet e fundit,ku tirana ,shqiperia dhe gjithe trojet shqiptare kane nje shije jo fort pozitive per antiligjin qe po sundon rrugeve te qytetit.
Cfare po ndodh me ne,pse duhet te nxjerrim ne pah anen me te erret te asaj cka njeriun e ka ndare mijera vite me pare nga endacaku i stepave te afrikes ku qenien e udhehiqnin thjesht instiktet per mbijetese,duke rrendur me ushta neper duar,duke rrokullisur gurre per te vrare mamuthin e stermadh,dhe gjithshka tjeter ne emer te jetes.
Ndoshta ishte me e ndershme dhe morale ajo lloj gjuetie kunder disa kafsheve te pafajshme me qellim sigurimin e ushqimit dhe vazhdimesine e jetes.
Mjaftonte nje gjueti e mbare dhe nje zjarr i paqte ne darken e lendines parahistorike,ku nje qenie jo fort inteligjente si homosapiensi te ndihej aq i sigurt dhe i qete.
Nuk bente plane per te nesermen,sepse aftesite organizuese ndoshta ende nuk kishin arritur kulmin.Por ishte i lumtur,sepse Natyra i kishte dhene edhe per sot mundesine te ekzistonte.
E pra ky ishte njeriu parahistorik nga i cili ne sot po shikojme se kemi avancuar ne shume drejtime.
Po sot ku jemi,ne njerezit e botes,njerezit e ballkanit,njerezit e shqiperise tone te vogel ne raport me homosapiensin e atyre diteve te mjegullta ku diejt ngriheshin dhe perendonin ne rregullin e ligjit te natyres ku me i forti mbijetonte,gjahtari ishte i zgjedhuri ,ndersa preja ,kafsha e gjore ishte mundesia e vetme per te lejuar mbijetesen e gjahtarit.
Shoqeria jone po nxjerr ne dukje instiktet e e saj prehistorike te paraardhesve tane te hershem,por si eshte e mundur valle,kur jemi dhe rrojme ne mes te qyteterimit Evropian?! Si eshte e mundur qe kjo shoqeri me kaq pak njerez ne mesin e saj, krahasuar me vendet e tjera, te pjelle fenomene te tilla,vrasje,rrembime,prostitucion,batakcinj qe marrin dhe lene pushtet, dhe serish jane antishteti qe proklamon shtetin me te madhe.
Ca ikin e ca vine, dhe madje sa marken e kostumeve nuk nderrojne,ndersa ne gjithmone te gatshem per te pare lajmet,politiken e dites qe jep shprese dhe ushqen korupsionin ne mbare nivelet e shoqerise shqiptare.Si eshte e mundur qe ne kemi nje mosbesim kaq te madh te te tjeret,i shohim me dyshim se mos ndoshta pas tyre fshihet ndonje qellim dashakeq madje edhe atehere kur na japin doren ose kur na buzeqeshin perzemersisht.
Ne fund te fundit ,kemi krijuar nje standart per te jetuar ne kete vend ,dhe ky standart eshte standarti i matrapazit.Me vjen keq qe po flas ne kete menyre sepse as vete nuk e di se nga me vijne fjalet,me sa duket ato gjithmonje kane qene aty,qe nje dite te hedhin sa do pak drite.
Them shpirtin se ne jemi nje komb qe 50 vjet kemi qene te koracuar si levozhga e arres ,kundrejt besimeve te ndryshme shpirterore.
Nga analiza ime ,pandjeshmeria qe kemi ndaj njeri tjetrit dhe shpirti i trazuar qe shpesh na ve ne dilema te medha per te qene qytetar te ndershem ne kete vend vjen si rrjdhoje e kesaj levozhge te ashper qe ne 50 vjecarin e komunizmit te dogmes antifetare prishi kisha e xhamia, solli kultin a adhurimit te nje personi te vetem.
Por sot,dielli lind dhe hena eshte e plote,dite te tjera kane ardhur,njerezia del sa andej ketej cepave te botes per te pare dhe per tu kulturuar,per te punuar dhe per te jetuar si qytetar te denje te botes.
Vecse kur kthehet ne vendin ame,ne shqiperine tone te dashur,ky qytetar i denje,sa kemba i ze dhe, ketu,heq frakun e aristokratit qe e ka blere me mund dhe djerse aty larg,dhe paf,ja shkell vrapit ne rrugina me pluhur duke bertitur e duke qene i lire te beje cfare te doje me veten dhe te tjeret. Me makinene e tij luksoze i bie borise si i marre,me stereon moderne ne shtepi hap dritaren dhe zerin ne kulm e ngre per gjithe lagjen,rrekellen dhe pastaj thyen goten e rrakise poshte ne trotuar,se neser aty poshte do kaloje edhe vete, dhe ndoshta do shaje e mallkoje ate tjetrin qe mendon se e ka hedhur,ndersa shkel mbi mbeturinat e tij.
Per tu kthyer aty ku mendoja se duhet ti meshoja me fort idese time ,perfundmisht une kam pershtypjen qe eshte fat i madh per ne si individe dhe jo si shoqeri qe sot kemi mundesine te zgjedhim rrugen e ngritjes shpirterore.
Jo thjesht per tu bere anetar i nje klani ose tjetri ,jo per te bertitur me te madhe dhe mbrojtur njerin ose tjetrin profet,sepse te gjithe kane qene te ndritur dhe secili prej tyre ka meritat e veta ne ate cka bota eshte sot.
Jo per te besuar verberisht, pa arsyetuar ne fakte dhe ndjesi njerezore ,por per te ndjekur nje rruge qe na eshte mohuar dikur dhe per mua personalisht eshte e vetmja menyre per te na bashkuar dhe per te na bere me te afert me njeri tjetrin,sepse i perkasim kesaj bashksie njerezish ku jetojme perdite me shpresen per nje te neserme me te mire.
Besoni,me zemer,me arsye,me trup dhe mendje,me sy dhe veshe,eshte e vetmja mundesi per tu bere me te mire,si njerez dhe si shoqeri.Besoni me shpirt.Cojeni rracen njerezore aty ku e meriton,ne evolucionin e epokave,drejt jo thjesht teknologjise se ftohte dhe tastierave boshe qe po shkruajne keto fjale por drejt ndjenjave njerezore me te larta.
Besoni dhe behuni me sociale,nuk ka rendesi ku besoni,ne Krisht,ne Allah,ne Bude apo kudo tjeter qe e shikoni te arsyeshme se ju ploteson si njerez.
Kur shpirti mbushet me drite ,arsyeja eshte me e shendoshe,trupi eshte me funksional dhe i shendetshem ,gjithashtu ne jemi nje hap me tej ne rrugetimin e e jetes drejt arritjes se nje lumturie me te madhe,jo vetem per vete por per te gjithe.
Besoni,ashtu si dikur ,Homosapiensi besonte dhe ndihej i sigurt rreth zjarrit bashke me familjen e tij,sepse zjarri i ndricoi naten e pasigurt dhe i shpetoi jeten nga kafshet grabitqare qe dalin dhe gjuajne ne erresire.
Sepse drita eshte e vetmja menyre per te mbajtur larg Grabitqaret.Per te jetuar te lire ne diellin e dites se Re.

avatar
Kybalioni

Gjithēka ka nje fillim dhe nje fund.Ne mes ndodhet arsyeja e se teres.
Pluhuri i harreses duhet te shkundet dhe jeta e re te filloje aty ku e kemi lene.

28


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi