Reinkarnimi - Rimishėrimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Reinkarnimi - Rimishėrimi

Mesazh  Luli prej 06.02.14 19:34

REINKARNIMI



Shprehja reinkarnim, e pėrkthyer nuk quhet ndryshe pos ringjallje. Reinkarnimi/ringjallja funksionon shumė mė thjeshtė se sa mendojmė ne. Posa tė vdesė njė njeri, ai gjindet sėrish nė hapėsirėn astrale. Hapėsira e tillė astrale, gjegjėsisht bota a rrethi tjetėr ku gjendet ai njeri tani, del si rezultat i meritave tė tij gjate jetės sė mėparshme (para se tė vdes).

Gjate qėndrimit tė tij nė hapėsirėn astrale (nė botėn tjetėr) do tė pėrgatiten pėr ringjallje nga krijesa tė larta shpirtėrore tė asaj bote. Kėta janė ndihmės pėr reinkarnacion/ringjallje qė i gjasojnė engjujve. Ky njeri testohet me pėrpikėri tė madhe se me ēfarė pėrpikėrie i pėrshtaten atij prindėrit e tij tė ardhshėm, tė cilėt do ta lindin atė. Mirėpo, tė zgjedhurit e prindėrve tė ardhshėm nuk bėhet vetėmse nga pikėpamja e gjeneve tė trupore dhe vetive tė karakterit tė tyre por edhe nga pikėpamja e detyrės jetėsore qė ka pėr ta realizuar ai person i cili do tė ringjallet.

Siē e dini ndoshta edhe ju vetė, sejcili njeri e ka pėr detyrė qė tė kryejė njė detyrė tė caktuar gjatė jetės sė vet. Pėr fat tė keq, numri mė i madh i njerėzve nuk janė tė njohur me kėtė gjė. Pėr kėtė arsye, shumė njerėz, kur tė mplaken dhe t’i jenė afruar vdekjes, vijnė nė konkludim se kanė jetuar pėr hiēgjė. Njerėzit e tillė nuk kanė lėnė kurrfarė gjurmėsh nė rėrėn e jetės sė tyre. Supozoj se tani e keni mė tė qartė se pėr ēfarė arsye ringjallemi.

Arsyeja qėndron nė atė se ne duhet ta realizojmė detyrėn e jetės sonė, detyrėn qė duhet ta kryjmė deri nė fund tė jetės. Por ekzistojnė edhe arsye tjera. Gjat jetės nė tokė njeriu lėngon nga vuajtje tė shumta dhe goditje tė riskut, gjė kjo, e cila duhet tė pranojmė se tingėllon keq pėr ne dhe nuk na pėlqen. Goditjet e riskut (vuajtjet e ndryshme) prejardhjen e vet e kanė nga karma, tė cilėn e kemi shkaktuar neve vetė gjatė disa prej jetėrave tona tė mėparshme.

Sqarim: Karma ėshtė grumbullim fajesh/mėkatesh e cila na mbetet barrė deri sa ta shlyejmė plotėsisht.

Karma e tillė, faji i tillė duhet tė shlyhet dalėngadalė kėtu nė tokė. Atė pjesė tė karmės qė nuk mund ta shlyejmė gjat kėsaj jete na mbetet pėr ta shlyer gjat njė apo mė shumė jetėrave tjera. Kjo varet nga madhėsia/pesha e karmės qė ka grumbulluar njė njeri. Dikush ka bėrė/grumbulluar mė shumė e dikush mė pak faj/karmė.

Ē’kuptim ka risku?

Ndonjėri nga ne mund ta shtrojė pyetjen se pėr ēfarė arsye na duhen goditjet e riskut nė tė vėrtetė. Goditjen e riskut mund ta pėrkthejmė si njė lloj sprove gjat jetės, tė cilėn duhet ta marrim si mėsim kėshillim e jo si diēka e keqe ngadoqoftė qė ne vjen. Nga kjo jo vetėm qė mund por edhe duhet patjetėr tė mėsojmė, me qėllim qė kėto tė na ndodhin gjithė e mė rrallė.

Nga ēdo goditje na jipet mundėsia pėr t’u bėrė mė tė pjekur dhe pėr tė mėsuar edhe mė shumė.Provoni t’i zbuloni gabimet tuaja ashtu qė tė mund t’i mėnjanonit. Nė kėtė mėnyrė do tė keni mundėsi tė shlyeni (hiqni) diē mė tepėr nga karma juaj (ta shkarkoni fajin) dhe, nė kėtė mėnyrė do tė mund tė pėrjetoni njė kėshillim ku do tė ndjeheni mė tė lirė e mė tė lumtur.

Njė shembull figurativ shumė i bukur:

Kush ka qenė p.sh. mendjemadh (nė jetėn e mėparshme), nėpėrmjet vdekjes sė ndonjėrit nga mė tė dashurit apo mė tė afėrmit do tė kthehet pėrsėri nė materializėm. Herėdokur, ky person do tė fillojė tė mendojė thellė jo pėrmes intelektit por pėrmes mendjes dhe shpirtit. Do tė fillojė tė mendojė pėr atė se ē’kuptim ka jeta, a jeton apo ē’u bė me me mė tė dashurin/afėrmin e tij qė e ka dashur aq shumė?

Tani pra, pas vdekjes qė i ka ndodhur nė familje, atij i interesojnė tema krejtėsisht tjera (p.sh. jeta pas vdekjes, religjioni a tė ngjashme) dhe i kėshilluar (mėsuar) kėshtu ėshtė nė gjendje tė shikojė pėrpara pėr ta vazhduar jetėn e vet. Nė kėtė mėnyrė, kur t’i ndodhė dikujt tjetėr rast i njėjtė vdekjeje, ai pėrmenjėherė ėshtė nė gjendje t’i kuptojė vuajtjet e tė tjerėve.

Mu rastet e vdekjes sė personave tė afėrm e nxisin njeriun pėr tė menduar mė thellė dhe pėr ta pėrmbajtur veten. Nė kėtė mėnyrė do tė jemi tė nxitur pėr tė menduar mė thellė pėr atė se ēfarė kuptimi ka jeta dhe cila ėshtė arsyeja pėr tė jetuar. E kjo ėshtė DETYRA JONĖ E JETĖS, tė cilėn duhet ta kryejmė/realizojmė gjat njė jete.

Gjithashtu edhe sėmundjet e rėnda tė ndonjėrit nga tė afėrmit tonė mund tė na nxisin pėr tė menduar mė thellė e pėr tė mėsuar, gjegjėsisht pėr ta pėrshpejtuar zhvillimin tonė shpirtėror sa mė shumė e sa mė lart. Mu sėmundjet, qė e kapin ndonjėrin nga ne, janė ato qė na nxisin tė mendojmė me mendje (kokė) e me shpirt dhe pėr tė marrė njė rrugė tė re.

Shumė nga sėmundjet janė tė shkaktuara nga karma (fajet/gabimet tona tė mėparshme). Kėto (sėmundje e goditje tjera tė riskut) janė mbetjet tona tė karmės, por njeriu do tė jetė i kursyer, meqenėse njeriut nuk i ngarkohet karmė e tepėrt (gjat njė jete) por vetėmse aq sa mund tė jet i ngarkuar dhe ėshtė ne gjendje pėr tė bartur, me qėllim qė zhvillimi i tij shpirtėror tė mos shkajė rrėshqasė) edhe mė thellė. Zhvillimi ynė shpirtėror, gjegjėsisht kthimi ynė te Zoti nuk guxon tė na humbasė kurrė.

Kėshillimet apo mėsimet nga tė cilat marrim kėshillė, gjegjėsisht tė menduarit e thellė mbi jetėn tonė na sjellin pėrparėsi tė shumta:Sė pari, do tė mund tė shlyejmė njė pjesė tė karmės (fajeve) e do tė bėhemi mė tė lirė/liruar. Sė dyti, do tė nxitemi pėr tė menduar shumė mė thellė, pėr t’u pėrmirėsuar, pėr t’u menduar e pėrmirėsuar para sė gjithash nė aspektin e etikės (moral) dhe karakterit tonė.

Nė kėtė mėnyrė do tė mund tė pėrmirėsohemi nė tė menduarit tonė, nė sjelljet tona, nė tė folurit tonė dhe nė punėt/veprimet tona. Me ndihmėn e pėrparimit tonė shpirtėror kemi gjithashtu gjasa mė tė mėdha pėr tė pėrparuar nė aspektin ezoterik, mistik e magjik. Pastaj, nė kėtė mėnyrė kemi bėrė njė nisje tė re pėr tė filluar njė zhvillim tė fortė shpirtėror dhe ngjitje sa mė tė lartė nė kėtė aspekt.

Mirėpo, kėshtu nuk do tė zhvillohemi vetėmse pėr nga aspektet qė i pėrmendem pak mė lart por edhe nė mėnyrė praktike, kėtu nė kėtė botė, nė truallin e realitetit, nė KĖTU dhe TASH do tė jemi mė tė vetėdijshėm, mė bujar, mė tė menēur, mė dinamik, jemi nė gjendje pėr t’i vėshtruar gjėrat mė thellė, do tė kemi mė shumė energji, mė tepėr raste tė mira me qėllim qė tė dalim nga varfėria dhe pėrkufizimet e ndryshme nė mėnyrė tė plotė.

Tė gjitha kėto mund t’i arrijmė posaēėrisht me ndihmėn e magjisė sė bardhė. Me ndihmėn e saj nuk do tė shkaktojnė karmė tė re, pra nuk do tė bėjmė asgjė tė keqe as nė tė menduar, as me fjalė e as me punė/vepra por vetėmse do tė mendojmė pėr gjėra tė bukura e tė arsyeshme.

Nė kėtė mėnyrė do tė kemi, ashtu tė themi, njė mėnyrė tė tė ēliruarit vetanak nga karma (fajet) pa bėrė thuajse asnjė investim. Kjo ėshtė edhe arsyeja se pėr ēfarė arsye unė e pėrdori mė shumė ezoterinė dhe magjinė e bardhė se sa astrologjinė, meqenėse vetėm pėrmes magjisė dhe sistemeve tė ngjashme, ku bėjnė pjesė edhe lutjet drejtuar Zotit, mund tė arrijmė sukses mė tė madh apo tė tėrheqim kah vetja lumturi mė tė madhe.

Ēfarė dobie kemi ne nga kjo njohuri?

Njohuria jonė mbi reinkarnimin (ringjalljen) na e mundėson kontrollin mė tė mirė tė jetės sonė. Shikuar nė pėrgjithėsi, ne tashmė nuk jemi aspak kah fundi i udhėtimit tonė tė paparamendueshėm nėpėr reinkarnacione. Pėrse? Meqenėse nga 288 000 inkarnacionet qė janė krejt, nuk na kanė mbetur mė aq shumė. Ne pra, po tė shikonim nga ky kėndvėshtrim, jemi njerėz tė vjetėr me miliona vite, megjithėse kėtė nuk e kemi ditur. Mė heret, nė fillim kemi qenė zotėra. Tani jemi, nėse duam tė themi kėshtu, zotėra tė rrėshqitur thellė nė materie duke i humbur tė gjithat, madje edhe njohurinė tonė pėr atė se ēka kemi qenė mė parė. Tash kemi vetėm pėrkufizimi e pėrkufizime nga cila do anė tė drejtohemi.

Mė heret, para miliona e miliona vitesh e madje edhe mė heret, kur planeti i Tokės ka qenė ende vend pėr pushime, ne kemi qenė tė inkarnuar (ringjallur) si njerėz nga gjithėsia. Kishim ardhur nga planetet mė tė larta. I gjithė njerėzimi qė jeton nė tokė, rasat dhe popujt e ndryshėm, tė gjithė kėta jemi tė ardhur nga planete tė ndryshme prej thellėsive tė univerzit (gjithėsisė). Toka, planeti ku jetojmė tash, ėshtė planet pėrmirėsimi, planet kėshillimi.

Nė fillim kishin qenė lojėrat. Nga mėrzia, zotėrat kanė lozur gabimisht qė nga kohėrat arkaike (nga mė tė hershmet). Nė kėtė mėnyrė kanė rezultuar lojėra tė pamoralshme duke dashur qė ēdonjėri ta sundojė tjetrin. Masa e zotėrave (njerėzit) kishte mbetur mu nė mes tė rrugės. Shikuar nė pėrgjithėsi, edhe sot e kėsaj dite ėshtė po e njėjta gjė: Njėri nga ne ėshtė hyzmeqar e tjetri ėshtė zotėri. Prandaj, ne nuk kemi arritur pėr hiēgjė nė materien mė tė thellė qė ka ekzistuar ndonjėherė mė parė duke i gjindur nė fund tė gjithėsisė. Nė planetin e Tokės e kemi pėr detyrė qė tė pėrmirėsohemi...

Pas sejcilit inkarnim (ringjallje) njeriut i behet dicka me mire, perderisa te mos jete teper i ngarkuar me Karme (faje te meparshme). Pas cdo reinkarnimi njeriu behet pak me i madh nga shtati, me i forte, me i rezistueshem, me i moralshem nga aspekti shpirteror dhe me i vetedijshem nga aspekti mendor. Njerezit, pasi p.sh. t'i kene lexuar shkrimet e mia, zgjohen befas dhe me shpejtesi te rrufeshme u shkon neper koke: "Aha, keshtu na qenka puna, po pra keshtu ishte". Keshtu hiqet nje pengese qe kemi pasur per shkak te mosditurise se ketyre gjerave.

VLEN NJE FORMULE E PERGJITHSHME EZOTERIKE PER RINGJALLJEN:
Pa Karme s'ka trup dhe, pa trup s`ka Karme! Per shkak se ne rreshqasim gjithnje e me teper nga persosshmeria jone hyjnore, atehere ne duhet te dendėsohemi gjithnjė e mė tepėr.


NĖ KĖTĖ MĖNYRĖ MUND TA SHLYENI KARMĖN (FAJIN) MĖ SHPEJT.

Ėshtė e vetėkuptueshme se ne kemi mundėsi ta shlyejmė mė shpejtė Karmėn. Kjo mund tė bėhet mė sė miri duke i lexuar artikujt e "AB"-sė (inicialet e fletushkės sė autorit tė kėtij shkrimi)ku rrahen tė gjitha temat nė kėtė aspekt duke marrė shembuj nga tė gjitha religjionet dhe mėsimet tjera nė kėtė drejtim...

Nė kėtė mėnyrė do tė jeni i pranuar nga mirėsia hyjnore, dashuria, mėshira mė e dėlirė dhe dhimbsuria e Zotit. Nė kėtė mėnyrė do tė mund ta arrini pėrsosshmėrinė tuaj hyjnore, ashtu qė tė mos vuani mė shumė por tė dilni jashtė nga vendnumrimi nė vend (ripėrsėritja) i Karmės, vuajtjeve, zgjėnjimi dhe iluzioni i kėsaj bote materiale. NĖ TĖ VĖRTETĖ, ZOTI DON QĖ JU TĖ JENI TĖ LUMTUR DHE SE KARMA NUK DUHET TĖ TRASHĖGOHET DHE TĖ VUJTET, MEQENĖSE KUR TA SHIHNI GABIMIN TUAJ KARMA JUAJ DO TĖ JETĖ E LEHTĖSUAR (ME PAK E NGARKUAR).

Kėshtu nuk ka qenė mė herėt. Kjo ėshtė mėshirė e pastėr hyjnore.Por koha nuk pret dhe bota ėshtė duke u bėrė gjithnjė e mė ēmendur e mė e vėshtirė. Nga Zoti vjen vetemse e mira, pėr kėtė arsye Ai na sjell ndihmė, me qėllim qė tė mund tė dalim nga ky mjerim dhe kėto vėshtirėsi.

Kurse njėra nga ndihmat e Tij pėr ju tė gjithė jam unė, gjė e cila ėshtė dėshirė e Zotit, qė unė, si megafon i Tij tė ndihmoj dhe shėrbej nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė. Nėse dėshironi ta pastroni (shlyeni) Karmėn tuaj mė shpejtė e mė sigurtė, atėherė duhet tė mirreni doemos me mėsimet dhe pėrmbajtjet e shkrimeve tė mia nė "AB".

Mirėpo, nuk ėshtė me rėndėsi vetėmse ndjekja dhe praktikimi i vlerave tė transmetuara kėtu porse ju duhet qė edhe mė tutje tė mos keni mendime tė kėqia (liga), tė mos thuani fjalė tė kėqia e tė mos bėni kurrfarė veprash tė kėqia. Me kėto nuk nėnkuptojmė vetėmse rritjet e mėdha nė vjedhje e mashtrim por edhe fjalėt fyese (sharjet) dhe dėshirat e kėqia ndaj ndonjė personi tjetėr. Andaj, ju kisha lutur qė gjithmonė tė mendoni mirė pėr ju dhe pėr tė tjerėt dhe mos e ulni (poshtėroni) kurrė ndonjė njeri.

Nėpėrmjet magjisė sė bardhė jashtėzakonisht tė vlershme nga aspekti moral do tė mund t'i afroheni Zotit me hapa mjaft tė mėdhenj. Me ndihmėn e magjisė sė bardhė (por edhe lutjeve tė sinqerta, tė pėrshtatshme ndaj Zotit) do tė keni edhe mė pak inkarnacione (ringjallje) dhe nuk keni nevojė tė vini edhe disa herė nė Tokė dhe tė pėrparoni shumė mė shpejtė, ngjashėm me njė raketė. Zhvillimin tuaj mendoro-shpirtėror do ta pėrshpejtoni me shumė sukses nė KĖTU dhe TASH.

Nė kėtė mėnyrė do t'i hetoni gabimet tuaja dhe nuk keni nevojė tė vuani edhe mė tutje nėse ju ka mbetur diēka nga Karma (faji) pėr tė vuajtur. Kėshtu, pėrsosshmėria ėshtė arritur mė shumė mė pak inkarnime (ringjallje). Atėherė nuk ka nevojė pėr mijėra e mijėra inkarnime,rikthime nė Tokė, tė ribėrjes nė mish (njeri), meqenėse jemi bėrė mė herėt tė pėrsosur, ashtu siē kemi qenė nė epokat mė tė hershme. Ky ėshtė ēlirimi total nga materia, pėrgjithmonė dhe shkuarje kah drita hyjnore.

Rimisherimi

Kur psikologėt, kah fundi i shekullit XIX filluan ta hulumtojnė,(studiojne) dukurinė e mediumėve, disa prej tyre i njohėn mediumet tė cilėt nė trans qenė tė "xhindosur" prej shpirtave tė personave prej sė kaluarės.

Ndonjėherė ishin ata persona tė njohur tė periudhės sė njohur. Psikologu zviceran Theodore Flournoy, nė mėnyrė kritike por edhe me kuptueshmėri, vėzhgoi njė femėr-mediume dhe konstatoi se nė rastin e saj jetat i kishte kryesisht iluziore; mirėpo, ajo me vetėdije nuk i trilloi personalitetet nga e kaluara. Ishte me tė vėrtetė e "xhindosur".

Qė atėherė u paraqitėn disa raste tė cilat dukshėm tregonin nė reinkarnimin. Psikiatri dr Arthur Guirdham nė disa botime tė veta detalisht pėrshkroi rastin. Sipas tij, njė grup prej tetė njerėzve, tė gjithė nė jetėn e kaluar, nė shekullin e trembėdhjetė, jetuan si katarė(anetare) (sektė askete e besimit tė krishterė) nė Provansė, ndėrsa nė shekullin e njėzet nė rrethinėn e Bristolit nė Angli.

Tė dhėnat mbi jetat e tyre tė kaluara u gjetėn nė dokumentet e inkuizicionit, dhe ēdonjėri prej tyre ka qenė personalitet i njohur. Nė kėtė lidhshmėri tė pazakonshme mes tė kaluarės dhe tė tashmes na tregon edhe ndikimi i jetave tė tyre tė shekullit tė XIII, tė cilat nxitėn ankthet dhe sėmundjet trupore nė jetėn e tashme tė tyre.

Nė ēfarė mėnyre jetat e kaluara ndikojnė nė jetėn e tashme

"Hapi i parė qė na pret si njerez ėshtė njohja sa mė e mirė e ndikimeve tė psikės tė robėruar nė materie", thekson dr Guirdhami nė librin e vet "We are one another" (Ne jemi njė). Kujtimet nė pėrjetimet e jetave tė kaluara janė tė lidhura ngusht me simptomet e jetės sė tashme". Pavarėsisht prej gjurmimeve tė Guirdhamit, nė Shtetet e Bashkuara u shfaq njė terapi e cila themelohet nė hipotezėn se simptomet, nė tė cilat nuk veprojnė metodat e mjekimit tė mjekėsisė, mund tė jenė pasojė e ndikimit tė jetės sė kaluar nė tė tashmen. Metoda e tillė filloi tė pėrhapet edhe tej Atlantikut.

Principet e terapisė sė tillė i pėrshkruan psikologu Morris Netherton nga L. A., themelues i "Institutit pėr vetėdijėsimin mbi jetat e kaluara" edhe Nancy Schiffrin nė librin Past lives therapies (Terapia e pėrjetimeve tė jetave tė kaluara). Nethertoni, natyrisht, ėshtė i vetėdijshėm pėr faktin se shumė njerėz nuk do tė besojnė se njeriu pa dijen e vet mund t'i thėrrasė ngjarjet prej jetave tė kaluara, dhe ē'ėshtė mė tepėr, se ato ngjarje tė kaluara mund tė nxisin sėmundje serioze.

Reinkarnimi tek ne duhet tė dėshmohet si fakt, i thonė shpesh tė sėmurėt skeptikė. Nethertoni nuk i hudh poshtė dyshimet e pacientėve; pėrkundrazi, ai vet dyshon se reinkarnimi mund tė dėshmohet. Fjala ėshtė vetėm pėr njė hipotezė tė pėrshtatshme, shpjegon ai, nė mėnyrė qė tė shpjegohet se pse disa njerėz nė transe bėhen personalitete tė tjera, flasin sikur qė kanė jetuar nė ndonjė shekull tjetėr duke sjellė mjaft fakte nė llogari tė reinkarnimit. Nuk ėshtė e nevojshme as tė dėshmohet vėrtetėsia e pėrjetimeve tė jetave tė kaluara, sepse nė tė vėrtetė ėshtė i rėndėsishėm vetėm fakti se a vepron mirėsisht terapia e kėtillė, do tė thotė a i zgjedh problemet e individit nė sjelljen e tij.

Shiritat e Bloxhamit

Rasti i regresionit nėn hipnozė, qė e pėrshkruan Arnall Bloxhami, hipnoterapeuti prej Cardiffit, ndoshta ėshtė shembulli mė i mirė i pėrjetimeve tė jetės sė kaluar. Jane Evansi, nė gjendjen hipnotike u bė Rebeka, hebreje e cila kishte jetuar nė York nė shekullin e dymbėdhjetė dhe ishte njėra prej viktimave tė persekutimit mė 1189.

Rasti ishte i pazakonshėm sepse njėra prej pamjeve tė cilėn Jane Evansi "pėrsėri e pėrjetoi" ndodhi nė kriptėn kishtare pėr ekzistencėn e sė cilės u muar vesh tek pas njė emisioni televiziv, kėshtu qė Jane Evansi nuk ka mundur tė dijė pėr atė. Bloxhami inēizoi pėrjetimet e saj, ndėrsa shiritat qenė tė lėshuara nė njė emision tė BBC-sė. Mirėpo, terapeutėt tė cilėt pėrdorin metodėn e pėrjetimeve tė jetave tė kaluara shpesh theksojnė se nga aspekti i tyre ėshtė sporadike se a ėshtė frika qė e tregoi Jane Evansi nėn hipnozė rezultat i kthimit nė jetėn e kaluar apo jo. Kjo ka mundur tė jetė edhe pjellė e imagjinatės, ose ankth qė mbeti nė nėndijen e saj. Terapeutėt psikologe pohojnė se ajo pėrmbajtje e "groposur", pa marė parasysh prejardhjen e saj, mund ta shkatėrrojė jetėn nėse nuk "ēgroposet", nėse nuk nxjerret nė sipėrfaqe.

Morris Nethertoni citon rastet (siē bėri edhe Guirdhami) kur pacientėve iu paraqitėn djegiet ose vendet e nxira nė trup si reaksion i "kujtimeve" prej jetave tė kaluara. Ndonjėherė mund tė ndėrlidhet edhe lidhja reale me historinė, sikur te katarėt Guirdhamit qė pėsuan nga inkvizicioni. Simptomet janė shpesh nė lidhje me pėrjetimet specifike (disa pacientė, pėr shembull, pėrjetojnė se janė munduar si robėr) tė cilat zakonisht nuk janė tė shėnuara nė dokumentet e shkruara. Mirėpo e gjitha kjo nuk ėshtė e rėndėsishme pėr terapinė dhe psikologjine; qėllimi kryesor ėshtė sjellja e kujtesės nė nivelin e vetėdijes dhe atėherė tė kalohet nė mjekim-sherim. Rastet e kėtilla mund t'i krahasojmė me ankthet, tė cilat nxisin frikė momentale, por qė kalojnė kur jemi krejtėsisht tė zgjuar.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Reinkarnimi - Rimishėrimi

Mesazh  gjilanasi prej 24.02.14 20:22

Do te kete Ringjallje apo Rimisherim?



Ndodhesha ne nje qytet. M'u afrua prane nje burre: ishte musliman. Por une nuk e dija, nuk isha i sigurte. Dhe ai ishte veshur ne menyre te tille sa ngjante si hindu. Jo vetem qe ngjante me nje hindu, por edhe e folmja e tij ishte tipike hindu. Me beri nje pyetje. Tha: "Muslimanet e Kristianet thone se ekziston nje jete e vetme. Hindute, Budistet e Xhanitet thone se ekzistojne shume jete-nje zinxhir i gjate jetesh, e qe, derisa sa te jete Cliruar, njeriu do vazhdoje te rilindet shume e shume here. Kesisoj, do te doja te dija se c'mendon ti?

Nese Jezusi ishte i Ndricuar, besoj se duhet ta dinte kete. E edhe Muhamedi, apo Moisiu, nese kane qene te Ndricuar, duhet ta kene ditur se ekzistojne shume jete e jo vetem nje. E nese ti thua se ata kane te drejte, cfare duhet te themi atehere per Mahaviren, Krishnen, Buden apo Sankaren? Nje gje eshte e sigurte, nuk mund te jene te gjithe te Ndricuar.

Nese ka te drejte Krishterimi, atehere Buda e ka gabim, Krishna e ka gabim, Mahavira e ka gabim. E nese kane te drejte Mahavira, Krishna e Buda, atehere e kane gabim Muhamedi, Jezusi e Moisiu. Me sqaro atehere. Jam shume i pavendosur; jam i corientuar-i turbulluar. E nuk mund te kene te drejte te gjithe. Si mund te kene te gjithe te drejte. Si mund te kene te gjithe te drejte? "Ose ka shume jete, ose eshte nje e vetme." Ishte njeri shume inteligjent dhe kishte studiuar shume gjera, prandaj tha: "Nuk eshte e mundur ta shmangesh kete pyetje e te thuash se kane te gjithe te drejte. Nuk mund te kene te gjithe te drejte. Logjikisht eshte keshtu. Nuk mund te kene te gjithe te drejte".

Por une i thashe: "Nuk ka pse te jete doemos keshtu. Qasja juaj eshte absolutisht e gabuar. Te gjitha jane artifice. Asnje prej ketyre grupimeve nuk ka te drejte e asnjeri prej tyre nuk e ka gabim. Te dyja keto grupime religjionesh jane artifice. Pashe se e kishte te pamundur te kuptonte se cfare kisha ndermend une me fjalen artific.

Muhamedi, Jezusi e Moisiu flisnin per nje lloj mendesie te caktuar, ndersa Buda, Mahavira e Krishna per nje menyre te menduari shume te ndryshme. Ne te vertete ka dy religjione qe jane burimi i te tjerave- ajo hindu dhe ajo hebraike. Kesisoj te gjitha religjionet e lindura ne Indi, te gjitha religjionet e lindura prej hinduizmit, besojne ne ringjalljen, ne shume jete, kurse te gjitha religjionet e lindura prej mendimit hebraik- Islami, Krishterimi- besojne ne vetem nje jete. Keto jane artifice. Mundohuni ta kuptoni. Nisur prej faktit qe mendjet tona jane te palevizshme, ne i marrim gjerat si teori dhe jo si artifice. Prandaj, shume here njerezit vine tek une e me thone: "Nje here thua se eshte e drejte kjo, nje here tjeter thua se eshte e drejte ajo, nuk mund te jene te drejta te dyja gjerat". Natyrisht, nuk mund te jene te verteta te dyja gjerat, por askush nuk po thote se ato jane. Une nuk merrem me c'eshte e drejte e c'nuk eshte e drejte. Me intereson vetem te di se cili artific funksionon.

Ne Indi perdoret artifici i shume jeteve. Pse? Ka shume arsye. Te gjitha religjionet e lindura ne Perendim, vecanerisht nga mendimi hebraik, ishin religjione njerezish te varfer. Profetet e tyre nuk ishin te kulturuar. Jezusi nuk ishte i kulturuar, Muhamedi nuk ishte i kulturuar, Moisiu nuk ishte. Ishin te gjithe mjaft pak te kulturuar, jo te koklavitur, te thjeshte, dhe u flisnin masave te gjera qe nuk ishin aspak te koklavitura, qe ishin te varfer. Nuk ishin te pasur.

Per nje njeri te varfer, nje jete eshte me se e mjaftueshme- me se e mjaftueshme! Ai eshte duke vdekur nga uria. Nese i thua qe ekzistojne shume jete, qe do vijoni te rilindni shume here, qe do te vertiteni ne rroten e njemije e nje jeteve, ai i gjore do te ndjehet krejtesisht i deshperuar per kete ceshtje. "Cfare po thua keshtu!?" do te pyese ai i gjore: "Nje jete dhe eshte teper, prandaj mos na fol per nje mije e nje jete, per nje milion jete. Mos na e thuaj kete. Na e jep menjehere Parajsen mbas kesaj jete".

Zoti behet nje realitet vetem nese mund te mberrihet mbas kesaj jete- ne menyre te menjehershme. Buda, Mahavira, Krishna u flisnin nje shoqerie shume te pasur. Sot eshte bere e veshtire per t'u kuptuar se perse e tere rrota ka ndryshuar. Tashti ndodh e kunderta: Perendimi eshte i pasur, Lindja eshte e varfer. Por aso kohesh Lindja ishte e pasur dhe Perendimi i varfer. Te gjithe Avatara-t hindł, te gjithe Tirthamkara-t (Mjeshtra te Botes) Xhainite, te gjithe Buda-t (Te Rizgjuarit) ishin pricer. U perkisnin familjeve mbreterore. Ishin te kulturuar, te edukuar, te perpunuar ne te gjitha menyrat e mundshme. Nuk mund te krijoni nje Bude me te perpunuar. Ishte absolutisht fin, i kulturuar, i edukuar. Nuk mund t'i shtoje me asgje tjeter. Edhe nese Buda do te shfaqej ne ditet tona, nuk do mund t'i shtoje asgje.

Prandaj ata u flisnin nje shoqerie te pasur. Kini parasysh, ne nje shoqeri te pasur ekzistojne probleme te tjera. Per nje shoqeri te pasur, kenaqesia nuk ka kuptim, parajsa nuk ka kuptim. Per nje shoqeri te varfer parajsa ka shume kuptim. Nese shoqeria eshte duke jetuar tashme ne parajse, parajsa nuk ka me kuptim. Prandaj nuk mund t'ua propozosh serish parajsen. Nuk mund te krijoni nje ngacmues per te bere dicka ne emer te parajses: tashme jane aty- e te merzitur. Prandaj Buda, Mahavira, Krishna nuk flasin per parajsen. Flasin per lirine. Nuk flasin per boten e kendshme te pertejjetes. Flasin per nje bote transhendentale ku nuk ka as dhimbje e as kenaqesi.

Parajsa e Jezusit, sigurisht qe nuk kishte per t'u bere pershtypje. Kane qene tashme aty. E ne plan te dyte, problemi i vertete per nje njeri te pasur eshte merzia. Nje njeriu te varfer propozojini kenaqesine e ardhme. Per nje njeri te varfer problem eshte vuajtja. Per nje njeri te pasur vuajtja nuk eshte problem. Per nje njeri te pasur, problem eshte merzia. Eshte i neveritur nga te gjitha kenaqesite. Mahavira, Buda e Krishna e perdoren tere kete merzi, e u thane "Nese nuk beni asgje do te rilindni gjithnje e serish. Kjo rrote do te vertitet. Kini parasysh, do te perseritet e njejta jete. I njejti seks, e njejta pasuri, i njejti ushqim, te njejtet pallate gjithnje e serish: per nje mije e nje jete do te vertiteni ne rrote". Per nje njeri te pasur qe i ka njohur te gjitha kenaqesite, kjo perseritje nuk eshte nje perspektive e mire.

Problemi eshte perseritja. Per te, vuajtja eshte pikerisht kjo. Kerkon dicka te re dhe Mahavira e Buda thone: "Nuk ka asgje te re. Kjo bote eshte e vjeter. Nuk ka asgje te re nen qiej. Cdo gje eshte vetem e vjeter. Tashme i keni shijuar te gjitha keto gjera e do vazhdoni t'i shijoni. Jeni ne nje rrote qe vertitet. Kaloni pertej saj; beni nje kercim jashte rrotes". Nje njeri i pasur mund te orientohet kah meditacioni vetem nese arrini te krijoni nje artific qe e shton ndjenjen e tij te merzise. Nese i flisni per merzine nje njeriu te varfer, jeni duke i thene gjera pa kuptim. Nje njeri i varfer nuk eshte kurre i merzitur-kurre! Vetem nje njeri i pasur merzitet.

Nje njeri i varfer nuk merzitet kurre: eshte gjithnje duke menduar per te ardhmen. Dicka do te ndodhe e te gjitha gjerat do shkojne ne vendin e vet. Njeriu i varfer ka nevoje per nje premtim, por nese premtimi do shume kohe per t'u bere realitet, humbet kuptimin. Duhet te jete i menjehershem. Tregohet qe Jezusi te kete thene: "Gjate jetes sime, gjate jetes juaj, do ta shihni Mbreterine e Zotit". Ky pohim e ka persekutuar Krishterimin per njezet shekuj- sepse Jezusi ka thene: "Gjate jetes SUAJ, menjehere, do te shihni Mbreterine e Zotit". E Mbreteria e Zotit ende nuk ka ardhur, pra per cfare e kishte fjalen? E ka thene: "Se shpejti do te vije fundi i botes, prandaj mos humbisni kohe! Koha eshte e paket". Jezusi ka thene: "Ka mbetur shume pak kohe. Eshte marrezi ta humbisni.

Menjehere do te vije fundi i botes e do t'ju duhet te pergjigjeni per veprimet tuaja, prandaj pendohuni". Nepermjet konceptit te nje jete te vetme, Jezusi krijoi nje ndjenje menjehershmerie. Ai dinte, sic dinin edhe Buda e Mahavira. Por gjithcka qe ata dinin, prapeseprape nuk u tha kurre. Mbeti e njohur ama, vetem ajo qe ata arriten Ky ishte nje artific qe kishte si qellim krijimin e menjehershmerise , urgjences, ne nje menyre te tille qe njerezit te fillonin te leviznin. India ishte nje vend antik, i pasur. Per ngutje nepermjet premtimesh per te ardhme, as nuk mund te flitej. Per te krijuar ngutje kishte vetem nje menyre, duke krijuar edhe me teper merzi.

Nese nje njeri e ndjen se do te duhet te rilinde gjithnje per se pari, pafundesisht, ad infinitum, vjen menjehere e te pyet: "Si- si mund te clirohem nga kjo rrote? Kjo eshte teper. Tashti nuk mund te vazhdoj me: kam njohur gjithe c'ishte e mundur te njihej. Nese kjo duhet te perseritet, eshte ankth i vertete. Nuk dua ta perseris. Dua dicka te re". Prandaj Buda e Mahavira thone: "Nuk ka asgje te re nen qiell. Cdo gje eshte e vjeter dhe perseritje. Dhe e keni perseritur per shume, shume jete e do te vijoni ta perserisni per shume, shume jete. Ikni prej kesaj perseritjeje. Ikni nga merzitja dhe beni nje kercim".

Artifici eshte i ndryshem, por qellimi eshte i njejte. Beni nje kercim! Levizni! Transformojeni vetveten! Cfaredo qe te jeni, transformojeni veten nga ajo qe jeni. Nese i marrim pohimet religjioze per artifice, atehere nuk ka kurrfare kontradikte. Atehere Jezusi e Krishna, Muhamedi e Mahavira synojne te gjithe te njejten gje. Krijojne rruge te ndryshme per njerez te ndryshem, teknika te ndryshme per mendje te ndryshme, joshje te ndryshme per qendrime te ndryshme. Por te gjitha ato nuk jane parime per te cilet duhet te luftojme e te debatojme. Jane artifice qe duhen perdorur, kapercyer dhe hedhur menjane.

Marre nga: Libri i sekreteve te Osho Rajneesh

Perktheu: Shpetim Kelmendi
avatar
gjilanasi

414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi