Qyteti Ilir antik 'Narona',nje sit arkeologjik afer Dubrovnikut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Qyteti Ilir antik 'Narona',nje sit arkeologjik afer Dubrovnikut

Mesazh  Agamemndon prej 06.02.14 19:34


Qyteti Ilir antik 'Narona',nje sit arkeologjik afer Dubrovnikut




1-Narona ilire.
Ėshtė e vėshtirė tė thuhet me siguri i cilit fisi ILIR i perkiste nė kohėn parahistorike, qe jetonte nė luginėn e Naron-ės. Ndoshta ishin, nė fillim, Daorsi, te cilet ishin gjahtare, pastaj nga Ardiei e me pas nga Delmati. Fortifikimi ILIR, apo qyteti ngritur jashtė mureve tė kalasė, ishte nė majė tė kodrės me pamje Vidi.


2-Gjetjet numismatike.
Nė Narona janė gjetur shembuj tė shumtė tė monedhave, nga dhrahmi ILIRIKE Dyrrachium (Durazzo) dhe Apollonia, monedha te epokės romake republikane, deri nė monedha ari, argjendi dhe bakri pothuajse tė tė gjithėve perandorėve. E rėndėsishme dhe shume e vlefshme ėshtė, thesari i artė i Urbika-sit, ku mbi nje unaze shkruhet pikerisht; “Urbika”, qė daton nga shekujt e V dhe tė VI para Krishtit.






3- Kulte pagane.
Nė Narona mori rrėnjė dhe u nderuan shumė kulte pagane: Jupiteri, Merkuri, Marsi, Diana, Ceres, Neptuni, Mitra e te tjere, te gjitha Perendi ILIRE. 


4- Periudha e fundit e antikitetit dhe rėnia e Naron-es.
Historianėt besojnė se rėnia e Naron-es e ka fillimin nė shekullin e VII-te mbas Krishtit. Te gjithe e dime se ē’ndodhi ne gadishullin ILIRIK ne kete shekull, eshte pikerisht dyndja e barbareve-sllave, te cilet shkateruan qyteterimin ILIR kudo qe shkelen. Megjithatė, njė vazhdimėsi tė caktuar tė jetės ndodhi akoma pėrgjatė shekujve tė VIII-tė dhe tė IX-tė, ndoshta nė periferi tė Naron-es, akoma dhe me gjate.
5- Kerkime dhe zbulime nga Carl Patsch.


Arkeologu i parė qė filloi tė eksploroje dhe te studjoje sistematikisht vendodhjen e Naron-es, ishte arkeologu austriak Karl Patsch, nė mes te shekujve XIX-te dhe i XX-te. Zbuloj ekzistencėn mure, forume, (sheshe-obore te medhenj) rrugė qė shkonin drjet qytetit antik Narona, (qe deri me ate kohe ishte i pa njohur, i mbuluar nga velloja e kohes). Carl Patsch zbuloi akoma shumė monumente epigrafik, si monedha, objekte dhe sende ushtarake, anfora dhe shumė reperte te tjera. Pėr kėtė temė, ai shkroi njė libėr tė titulluar “HISTORIA DHE TOPOGRAFIA E NARON-es” Vjenė, 1907.






6- Topografia dhe arkitektura e Naron-es, nga shek. i I-re deri nė shekullin e III-te.
Narona ndoshta shtrihej nė 25 hektarė, qė ėshtė, nė njė pjesė tė mirė tė rajonit kėnetore. Qyteti kishte njė rrjet rrugor qė e lidhte me Salon-in dhe Epidaurus-in. Ndėrtesat, janė realizuar me mur guri dhe tulla, ndersa tjegullat per ēatite, ishin importuar nga Italia (Pansiana, Ambrosiana, etj.).


7- Romakėt mbėrrijnė nė rajonin e Naron-es.
Romakėt stabilizohen ne Narone, si rezultat i luftėrave ROMAKE - ILIRE. Nė Narone, apo afėr saj, aty u ngrit njė kamp ushtarak romak (castro), e cila shėrbente si bazė pėr legjionet e angazhuar nė luftėrat kundėr Delmateve ILIRE. Ne kete menyre, mureve tė qytetit u zgjeruan.


8- Organizimi dhe struktura e pushtetit.
Narona u bė koloni romake (Colonia Julia Narona), ndoshta nė kohėn e Ēezarit nė shekullin e I-re para Krishtit. Qyteti drejtohej nga quadrumvirs (Kėshilli i katėr), pastaj nga bordi duumviri (dyte), i zgjedhur nga radhėt e kėshillit tė qytetit (ordo decuriorum). Nė qendėr tė qytetit u ndėrtua njė shesh (forum) me ndėrtesa publike - tempull, e me vone Kisha dhe me shumė ndertesa te tjera civile dhe publike, ndėrsa amfiteatri ėshtė ndėrtuar, ndoshta, jashtė mureve tė qytetit.







9- Conventusi i Naron-es.
Narona ishte, nė provincėn e Dalmacisė ILIRIKE, conventus NARONITANUS - domethėnė, procedurat administrative dhe gjyqėsore tė njė rajoni. Kjo shtrihej nė tokėn e shumė fise ILIRJANE, duke shkuar nga bregdeti Adriatik nė perėndim deri sa Cetina brenda Bosnjė-lindje tė Vrbas, ndėrsa nė lindje pėrgjatė Drinės, pėrfshinte sot Malin e Zi dhe njė pjese tė mirė te bregdetit te Shqiperise te tanishme.


10- Monumentet Epigrafik.
Nė Narona u zbuluan mė shumė se treqind monumente romake: arkitektonike shenjtė, objekte varimi, civile dhe private. Mbi to pėrmenden anėtarė tė zyrtarėve te larte publikė, ushtarakė, si governatorin e provincės sė Dalmacisė P. Cornelius Dolabella. Pėrveē atyre tė pėrfshira nė koleksion arkeologjik te Vid-it, dyzet reperte te tjera janė gjetur nė Kullėn e Eres, ndėrsa tė tjera janė nė Muzeun Arkeologjik tė Splitit dhe gjetkė.

11-Ecclesia Naronitana (Dioqeza e Naron-es).
Narona, nė shekullin e V-te dhe tė VI-te mbas Krishtit, u bė selia e dioqezės, pasi ne shekullin e IV pėrmendet peshkopi i tij, Marsel (Marcellus, episcopus ecclesiale Naronitanae). Narona kishte tė paktėn tre kishat te epokės sė hershme tė krishterė (paleocristiane).

PERMBLEDHJE: Ky qyteterim ILIR, ishte nje qyteterim qe ne periudhen e tij te lavdishme, percjell nje kulture ILIRE dhe ne qofte se do ta shikojme ne nje vizjon akoma me te gjere, ishte nje pike sigurie, civilizimi dhe kulture e evoluar. Midis ikonografive te ndyshme qe jane gjetur ne kete qytet ILIR, ku une po paraqis nje pjese te mire te saj, do me pelqente qe te veēoja diēka mrekullueshme, nje basoreliev qe paraqet dy LIFTETARE ILIRE me PLISINA-QELESHE. Eshte e pa shmangshme qe ne nje menyre apo tjetren, ne te gjitha germimet arkeologjike qe jane bere dhe vazhdojne te behen ne rajonet e gadishullit ILIRIK, PLISI-QELESHJA do jete nje simbol i pa ndare.
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


231


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi