Edi Rama eshte nip i Ahmet Zogut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Edi Rama eshte nip i Ahmet Zogut

Mesazh  Zattoo prej 04.02.14 18:32

EDI RAMA ĖSHTĖ NIP I AHMET ZOGUT, GJYSHJA E TIJ ISHTE E DASHURA E MBRETIT



Gazetari Kastriot Myftaraj, i njohur pėr teoritė e konspiracionit, ka shkruar njė artikull pėrmes tė cilit pretendon se hedh dritė mbi tė bėmat e Ahmet Zogut, tė dashurat e tij dhe dokumentin e CIA’s pėr tė.

Por pjesa mė interesante nė kėtė shkrim ėshtė ajo pėr prejardhjen e Edi Ramės, Kryeministrit tė Shqipėrisė.

Myftaraj pretendon se Rama ėshtė nip i Ahmet Zogut, dhe kėtė e lidh me faktin se gjyshja e Kryeministrit kishte punuar nė kuzhinė te Zogut.

Lexojeni tė plot artikullin.

Mbi dokumentin sekret tė CIA-s pėr incestin e Mbretit Zog me motrėn

Dokumenti i CIA-s i publikuar sė fundi nė gazetėn “Dita”, ku njė informator nė rrethin familjar tė Zogut informon nė 1949 CIA-n se Zogu bashkėjetonte si burrė e grua me motrėn e tij, ka ngjallur njė kureshtje tė madhe. Nuk ka dyshime pėr vėrtetėsinė e dokumentit tė botuar nė shqip, se atij i ėshtė bashkėngjitur edhe fotokopja e dokumentit nė anglisht. Ky dokument se ėshtė njė provė tjetėr pėr vėrtetėsinė e disa gjėrave tė cilat unė i kam i kam thėnė nė shtyp dhe nė televizion.

CIA duket se ka qenė shumė e interesuar pėr personin e Zogut nė atė kohė, se ishte duke nisur operacionin pėr pėrmbysjen e regjimit komunist nė Shqipėri, me ē’ rast Zogu shihej si njė nga opsionet pėr tė drejtuar Shqipėrinė paskomuniste. Prandaj CIA ėshtė shumė e interesuar edhe pėr jetėn intime tė Zogut. Motra e Zogut, pėr tė cilėn informatori i CIA-s thotė se kryente incest me vėllain e saj, nė dokument del me emrin Xeneia (Ksenia).

Nė tė vėrtetė kjo ėshtė Princesha Sanije, e cila e kishte oksidentalizuar emrin e saj nė Ksenia, qėkurse pas martesės sė saj nė 1936 me djalin e Sulltan Abdyl Hamidit shkoi tė jetonte nė Paris, ku burri i saj u bė i ngarkuari me punė i Shqipėrisė nė Francė. Mė pas, kur Mbreti Zog iku nė mėrgim, edhe kjo motėr me burrin e saj u bashkuan me “oborrin mbretėror” nė Egjipt. Njė tjetėr provė qė tėrthorazi vėrteton ato qė thuhen nė dokument ėshtė se nė 1951, pra dy vite pasi informatori i CIA-s bėn kėtė raportim, Mehmed Abidi e divorcoi gruan e tij Sanijen, apo Ksenian.

Ėshtė shumė interesante qė tė bėhet pyetja se pėrse ky dokument u deklasifikua, pra u lejua qasja tek ai. Vėrtet mund tė thuhet se kaloi afati i klasifikimit dhe u lejua qasja te dokumenti.

Por nuk ėshtė nė praktikėn e shėrbimeve tė fshehta serioze qė tė deklasifikojnė dokumente mbi ēėshtje veēanėrisht delikate tė jetės intime tė ish-kryetarėve tė shteteve tė cilėt kanė bashkėpunuar sinqerisht dhe duke marrė pėrsipėr kosto tė lartė personale, me vendin tė cilit i pėrket ky shėrbim i fshehtė. Nė vitin 1949 CIA i kėrkoi Ahmet Zogut qė tė pėrdorte autoritetin e tij si ish-kryetar i shtetit pėr tė bindur sa mė shumė emigrant politikė shqiptarė antikomunistė qė tė merrnin pjesė nė operacionin amerikano-britanik pėr pėrmbysjen e regjimit komunist nė Shqipėri.

Shumė njerėz nga emigracioni politik antikomunist shqiptarė nguronin qė t’ i hynin kėsaj aventure, se dyshonin shumė te amerikanėt dhe britanikėt, tė cilėt i ngarkonin me pėrgjegjėsi pėr fitoren e komunizmit nė Shqipėri, prandaj i trembeshin tradhtisė.

Vetė Zogu para se t’ u kėrkonte shqiptarėve qė tė merrnin pjesė nė operacion u kėrkoi amerikanėve fjalėn e nderit se ishte e sigurt se nuk kishte tradhti nga brenda shėrbimeve tė fshehta amerikano-britanike.

Vitet e mėrgimit nė Britaninė e Madhe i kishin mėsuar shumė gjėra Zogut. Pasi e mori kėtė siguri Zogu i ftoi emigrantėt politikė shqiptarė qė tė marrin pjesė nė operacion. Fjala e Zogut pati peshė dhe bindi shumė njerėz qė tė merrnin pjesė nė operacion.

Siē doli mė pas operacioni dėshtoi pėr shkak tė tradhtisė sė Kim Philby-t, qė informonte Tiranėn nėpėrmjet Moskės mbi desantimet nė Shqipėri. Zogu u ndje i tradhtuar nga CIA dhe SHBA. Ndaj kėtij njeriu CIA dhe SHBA kishin njė detyrim qė tė mos e poshtėronin pas vdekjes. Unė besoj se CIA nuk do ta kishte bėrė kėtė gjė nėse nuk do tė kishte njė arsye tė fortė. Arsyeja nuk ėshtė se nė Shqipėri ka ndonjė rrezik qė tė kthehet monarkia me nipin e Ahmet Zogut, Leke Zogun e ri.

Nuk ėshtė rastėsi qė dokumenti bėhet publik vetėm katėr muaj pasi Edi Rama u bė Kryeministėr i Shqipėrisė. Nga dokumenti kuptohet se CIA e ka nė praktikėn e vet qė tė interesohet edhe pėr detajet mė intime tė jetės sė shtetarėve me tė cilėt bashkėpunojnė SHBA, duke pėrfshirė edhe ata tė cilėt qenė rrėzuar nga pushteti, siē ishte Ahmet Zogu.

Mund tė merret me mend lehtė se CIA tė njėjtėn gjė vazhdon e bėn edhe sot e kėsaj dite me shtetarėt shqiptarė, tė cilėt janė pushtet, pra edhe me Kryeministrin Edi Rama. Nga ky dokument mund tė merret me mend lehtė ato qė shkruan CIA nė raporte: Kryeministri Edi Rama ėshtė nė pushtet sot falė aleancės me Ilir Metėn i cili publikisht para kamerave televizive e ka ironizuar Edi Ramėn pėr akuzat qė i ka bėrė tė atit nė gjyqin e divorcit me gruan e tij, se nuk e njihte atėsinė e tė birit pasi ai kishte lindur nga incest i gruas sė tij me vjehrrin e saj, domethėnė me tė atin.

Nė raportin e CIA-s pėr kėtė ēėshtje me siguri qė pėrmendet dhe emri i Mero Bazes mbi ato qė ka shkruar ky nė vitin 2000 kur Edi Rama, qė nė atė kohė ishte ministėr i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, u detyrua qė tė shkonte nė gjykatė si i paditur nga ish-gruaja e tij pėr shkak se ai nuk i paguante asaj detyrimin financiar qė kishte si prind ndaj tė birit.

Nė atė kohė Mero Baze botoi proces-verbalin e seancės gjyqėsore ku Edi Rama pėrsėriti akuzat e tij ndaj ish-bashkėshortes se ajo e kishte pasur djalin nga incest me tė atin e tij, vjehrrin e saj. Ishte, siē ka thėnė vetė Edi Rama, “koha e sopatės’, kur ai dilte rrugėve me sopatė nė dorė.

CIA, qė kishte edhe dosjen e Zogut, nuk mund tė mos i shikonte deklaratat e Edi Ramės pėr incestin e tė atit tė tij me nusen e djalit, domethėnė tė Edit, nėn dritėn e fakteve qė kishte pėr incestin e Zogut. Them incest se marredheniet seksuale mes vjehrrit dhe nuses se djalit te tij nuk jane incest ne kuptimin biologjik, por ne traditen familjare shqiptare konsiderohet keshtu se ne familjen shqiptare nusja i drejtohej dhe ende i drejtohet vjehrrit me fjalen "baba" dhe "vjehrres' me fjalen "nene".

Se nė dosjet e CIA-s duhet tė jetė edhe njė e dhėnė tjetėr, ajo se babai i Edi Ramės, Kristaqi, djali i gjatė i babait tė shkurtėr, siē e quanin me ironi nė rrethet e artistėve nė Tiranė, ishte djali ilegal i Ahmet Zogut.

CIA nuk mund tė mos ketė regjistruar edhe atė qė ka thėnė Edi Rama nė librin “Kurban” se Mbreti Zog ishte njė hamshor, qė do tė thotė se ishte njė mashkull qė kryente marrėdhėnie seksuale me shumė femra, siē quhen ata kuajt e racės qė i mbajnė pėr tė mbarsur sa mė shumė pela. Por nė oborrin e Mbretit hamshor punonte dhe gjyshja e Edi Ramės, Veronika-Maria Kolombi, e cila ishte njė nga femrat mė tė bukura shqiptare tė kohės.

Mbreti hamshor e martoi kėtė zonjushė me shoferin e tij, Vlash Ramėn, babain zyrtar tė Kristaqit, qartėsisht pėr tė fshehur gjurmėt e ushtrimit tė hamshorisė tė tij mbretėrore mbi kėtė zonjushė. CIA e cila paska shumė kureshtje pėr histori tė tilla, me siguri qė ka bėrė dhe analizėn gjenetike tė Edi Ramės dhe Leka Zogut pėr tė vėrtetuar nėse Mbreti Zog ka pasur lidhje me gjyshen e Edi Ramės.

Me mjetet qė ka CIA, mjafton njė filxhan kafe i pirė nė ambasadėn amerikane nga Edi Rama dhe Leka Zogu, ku ata kanė lėnė njė sasi tė vogėl pėshtyme duke e vėnė filxhanin nė buzė (aq mė tepėr tė dhėnat e pasaportės biometrike) pėr tė nxjerrė me saktėsi nėse midis tyre ka afėrsi gjenetike.

Fakti qė ky dokument del pikėrisht tani, ėshtė njė provė e tėrthortė se CIA e ka bėrė testin gjenetik dhe Edi Rama ka rezultuar tė jetė nipi i Ahmet Zogut. Incesti sot trajtohet nga shkenca si i ardhur nga njė anomali e trashėguar gjenetike.

Kjo provohet dhe nė rastin e Ahmet Zogut dhe nipit tė tij Edi Ramės. Edi Rama, si trashėgimtar i denjė i gjyshit tė tij incestuoz, akuzoi babain e tij pėr incest. Kėtu gjėrat nisin e marrin njė rrjedhė tė ēuditshme nėse do tė pėrdoret logjika e CIA-s, se atėherė del qė Edi Rama ka pasur tė drejtė dhe Ilir Meta nuk e ka tepruar me ato qė i tha Edi Ramės publikisht. A mos na ka dhėnė dokumenti i CIA-s edhe ēelėsin e misterit pėr vdekjen e Kristaq Ramės, babait tė Edit, nė kohėn qė ky u bė ministėr.

Edi Rama kur u kthye nė Tiranė nga Parisi nė 1998, e manipuloi me mjeshtėri median, pėr t’ i paraqitur gjėrat sikur ai u bė ministėr me rastin e kthimit nė Shqipėri nga Parisi pėr vdekjen e tė atit, por e vėrteta ėshtė se i ati vdiq nė natėn kur Edi Rama u kthye nė Shqipėri pėr t’ u bėrė ministėr. Fatos Nano, njeriu qė nė atė kohė ishte Kryeministėr, ka bėrė njė aluzion shumė tė hollė pėr kėtė gjė, nė njė intervistė tė tij, duke thėnė se e gjeti Edi Ramėn nė Paris dhe e ftoi tė kthehet nė Shqipėri pėr tė marrė njė portofol ministror, dhe nuk ia ofroi kėtė kur Edi Rama ishte kthyer tashmė nė Shqipėri. Nė ēdo rast, dokumenti i CIA-s ėshtė pėrgjigjia mė e mirė pėr ata qė thonė se ėshtė gabim tė flitet pėr jetėn intime tė politikanėve, pėrtej njė kufiri.

Dokumenti nė fjalė tregon se CIA nuk i ve vetes asnjė kufizim nė ēėshtje tė tillė, duke qenė se thotė qė Zogu kishte dashnore motrėn e tij. Ky ishte dokument sekret, mund tė thotė dikush. Ashtu ėshtė, por shėrbimet e fshehta mbledhin informata mbi politikanėt e huaj me qėllim qė t’ ua japin zyrave shtetėrore tė vendit tė tyre tė cilat merren me politikėn e jashtme. Pra, qėllimi tekefundit ėshtė politik. Prandaj askush nuk duhet tė habitet me kėtė mėnyrė tė shkruari. Kjo ėshtė praktikė zyrtare amerikane.

Kastriot Myftaraj
avatar
Zattoo

676


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi