Falsifikimi i Historisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Falsifikimi i Historisė

Mesazh  Berti69 prej 03.02.14 23:46

Falsifikimi i Historisė



Pėrse tė gjitha shtetet nė botė janė “tė interesuara”, qė Historia tė mos zbardhet, qė falsifikimi i Historisė tė mbulohet? Ky “interesim” nė kėtė botė me “kontradikta” mes tė gjitha shteteve ėshtė njė paradoks, paradoksi mė i madh qė ne jetojmė sot!

Interesi, qė shtetet e mbarė botės kanė pėr tė mbajtur tė pandryshuar versionin e Historisė, nuk ėshtė aspak interesi i tyre. Nė shumicėn e shteteve tė botės, qeveritė shkojnė dhe vijnė, dhe pushteti nuk u takon politikanėve.

Interesi pėr moszbardhjen e Historisė ėshtė vetėm i njė grushti njerėzish, Monarkėve dhe Kryeklerikėve, tė vetmit qė kanė Pushtetin tė mbrojnė Interesin e tyre tė Sundimit mbi Botėn. Kėtij Interesi i janė nėshtruar, po i nėnshtrohen dhe do t’i nėnshtrohet kushdo, qė kėrkon tė hipė shkallėt e Pushtetit nė ēdo vend tė botės, edhe tani qė ka mėsuar se si qėndron e vėrteta e Historisė!

Ky paradoks, nė dukje, shpjegon shumė, shumė mė shumė se ē’thamė ne tani, ky paradoks shpjegon gjithēka qė ndodh nė shoqėrinė njerėzore.

Ēlirim Xhunga
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


495


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falsifikimi i Historisė

Mesazh  Berti69 prej 04.02.14 0:00

Falsifikimi i realitetit dhe tė vėrtetės

Figura e Vėllait tė Madh, ėshtė mė e frikshmja. Ai ndodhet nė maje tė piramidės. Ai ėshtė i pagabueshėm dhe i plotfuqishėm. Vėllanė e Madh, nuk mund ta shohė askush. Ai ėshtė fytyra e afisheve, zėri i teleekraneve. Vėllai i Madh, ėshtė figura me tė cilėn Partia pėrfaqėsohet pėrpara botės.


Xhorxh Oruelli u lind nė Indi nė vitin 1903. Emri i vėrtetė i Xhorxh Oruellit ėshtė Eric Artur Bleir. Ai ėshtė padyshim njė ndėr shkrimtarėt mė namėmėdhenjė tė letėrsisė moderne angleze. Ai studimet i bėri nė Kolegjin Eton nė vitin 1917, ku filloi tė shkruante pėr disa revista tė kolegjit.

Nga viti 1922 deri nė vitin 1927 Oruelli shėrbeu nė Policinė imperiale indiane. Pas kėsaj atė e kishte pllakosur njė krizė e rėndė financiare. Shkrimtar u bė nė vitin 1935. Ndėrkaq, nė vitin 1936 ai luftoi dhe u plagos nė Luftėn e Spanjės, duke luftuar nė anėn e Republikanėve. Ai mori pjesė nė Luftėn e Dytė Botėrore si pjesėtar i Gardės pėr Siguri tė Britanisė dhe njėherėsh gjatė viteve 1941 deri nė vitin 1943 punoi pėr Shėrbimin e Lindjes sė BBC-sė. Njė kohė punoi edhe si redaktor i rubrikės sė letėrsisė nė gazetėn Tribune dhe njėherėsh punoi edhe pėr gazeta tė tjera tė mirėnjohura tė asaj kohe si: Observer dhe Manchester Evening News.

Nė letėrsi Xhorxh Oruelli njihet si njė ndėr romansierėt mė tė spikatur tė letėrsisė angleze. Dy romanet mė tė njohura, qė i sollėn popullaritet janė “Ferma e kafshėve”, tė cilėn e botoi nė vitin 1945 dhe “1984”, qė doli nė dritė nė vitin 1949 dhe ėshtė padyshim kryevepra e tij dhe njė ndėr kryeveprat e letėrsisė moderne angleze. Ai vdiq nė Londėr nė vitin 1950. Nė vitin 1949, mbaroi romanin e tij 1984, me tė cilin fitoi famė tė pėrbotshme, duke u bėrė njė ndėr shkrimtarėt mė tė spikatur tė letėrsisė botėrore. Ėshtė interesant se gati nė tė gjitha veprat e tij, frymėzimi dhe inspirimi kryesor i tij janė pikėpamjet dhe qėllimet e tij politike.

Madje ai ishte i mendimit se letėrsia nuk mund te shkėputet nga politika. Sipas tij, shkrimtari qė shkėputet nga politika, nuk ėshtė shkrimtar. Ai nė eseun e tij me titull: Pėrse shkruaj, tė botuar nė vitin 1947, kishte paralajmėruar se do tė shkruante edhe njė libėr tė ri dhe tė fundit. Ky libėr i ri dhe i fundit ishte romani 1984. Po nė kėtė ese ai kishte shkuar: “Gjatė dhjetė vjetėve tė fundit mė sė shumti kam lakmuar ta shndėrroj shkrimin politik nė art”, duke paralajmėruar kėsisoj romanin politik 1984, qė u botoi njė vit para shuarjes sė tij.

Paralajmėrimi i totalitarizmit

1984 ėshtė roman politik dhe ėshtė shkruar me qėllim tė paralajmėrimit tė shoqėrisė perėndimore nga rreziqet e totalitarizmit. Oruelli ishte dėshmitar i drejtpėrdrejtė i tmerreve dhe katrahurave, qė shkaktonin regjimet totalitare nė Spanjė dhe Rusi, me qėllim qė ta mbanin dhe forconin pushtetin e tyre.

Ndaj, ai shkroi veprėn 1984 pėr t’i alarmuar vendet perėndimore, nga rreziku i totalitarizmit, ndonėse ende nuk ishte i sigurt se si t’i qasej komunizmit. Kjo pėr faktin se nė vitin 1949, kur e shkroi kėtė vepėr, Lufta e Ftohtė ende nuk kishte marrė pėrmasa tė mėdha. Pėrveē kėsaj, njė numėr jo i vogėl i intelektualėve amerikanė e mbėshteste komunizmin. Sė kėndejmi, marrėdhėniet diplomatike midis shteteve demokratike dhe komuniste ishin mjaft tė paqarta dhe konfuze. Pėr mė tepėr, atėbotė nė shtypin amerikan, Bashkimi Sovjetik shpeshherė pėrshkruhej si eksperiment i madh moral.

Megjithatė, Oruelli ishte tejet i shqetėsuar nga pėrhapja e persekutimeve dhe shtypjes nė vendet komuniste, madje ai ishte ēmeritur dhe lemeritur nga keqpėrdorimi i teknikės dhe teknologjisė tė vendeve komuniste pėr t’i kontrolluar, etiketuar, shpifur, denigruar, sunduar dhe shtypur qytetarėt e tyre. Vlen tė vihet nė dukje se ky autor nuk ėshtė i vetmi shkrimtar qė ka bėrė pėrēapje pėr ta parashikuar ardhmėrinė. Vepra tė ngjashme, kanė shkruar edhe shkrimtarė tė tjerė anglezė, si fjala vjen Alldos Haklli, Herbert Xhorxh Uellsi, etj.

Ngjarjet e romanit ndodhin nė vitin 1984 nė Londėr, pjesė e Oqeanisė, njė superfuqi e kontrolluar me dorė tė fortė nga Partia qė udhėhiqet nga “Vėllai i Madh”. Figura e Vėllait tė Madh, ėshtė mė e frikshmja. Ai ndodhet nė maje tė piramidės. Ai ėshtė i pagabueshėm dhe i plotfuqishėm. Vėllanė e Madh, nuk mund ta shohė askush. Ai ėshtė fytyra e afisheve, zėri i teleekraneve.

Vėllai i Madh, ėshtė figura me tė cilėn Partia pėrfaqėsohet pėrpara botės. Figura e tij, ndjell frikėn, dashurinė dhe respektin. Ka pak figura nė letėrsi qė pėrshkruhen aq tė plotfuqishme, madje as Mbinjeriu i Niēes nuk ėshtė i tillė. Shteti nė veprėn 1984 paraqitet si shtet qė nuk ka ligje, ai ka vetėm njė synim: bindje dhe nėnshtrim tė verbėr dhe tė plotė ndaj Partisė.

Shoqėria e Oqeanisė ėshtė e ndarė sipas shtresave shoqėrore nė: besnikė tė Partisė, servilė apo anėtarė tė thjeshtė tė partisė dhe masės qė pėrbėhet nga proletarėt. Protagonisti Uinston Smith, ėshtė njė anėtar i thjeshtė i partisė, i cili punon nė Ministrinė e sė Vėrtetės (qė nė tė vėrtetė ėshtė Ministria e Gėnjeshtrave dhe e Propagandės), si falsifikues i zakonshėm i arkivave.

Ndonėse, zyrtarisht shtiret se e respekton pushtetin, ai nė tė vėrtetė fshehurazi punon kundėr Partisė. Ndėrkohė, Uinston Smithi, njoftohet me njė vajzė tė quajtur Xhulia, e cila ishte njė zyrtare e nivelit mė tė ulėt dhe e cila po ashtu ishte e interesuar tė luftonte kundėr Partisė. Ata dashurohen dhe kalojnė ēaste tė lumtura nė vende ku nuk mund tė diktoheshin nga syri i Vėllaut tė Madh. Ata kėrkojnė nga O’Brajėni, njė anėtar i lart i besnikėve tė Partisė, qė t’i vejė nė kontakt me organizatėn e quajtur Vėllazėria. Kjo forcė opozitare luftonte kundėr Partisė. Thuhej se udhėhiqej nga armiku kryesor i Partisė, Emanuel Golldshtajni. Mirėpo, e gjitha del njė mashtrim i madh, qė kishte pasur pėr qėllim futjen nė kurth tė Uinston Smithit dhe Xhuliės. Si rrjedhojė, ata arrestohen, ndahen dhe torturohen brutalisht. Nė fund, Uinstoni kupton se nuk ka mėsuar ta dojė dhe respektojė Vėllaun e Madh.

Shpėrdorimi i teknologjisė pėr mbajtjen dhe ruajtjen e pushtetit

Nė tė vėrtetė nė romanin 1984 pėrshkruhet nė mėnyrė brilante funksionimi i njė shoqėrie totalitare, ku qeveria ka pushtet absolut. Titulli i librit 1984 kishte pėr qėllim qė t’i alarmonte shoqėritė perėndimore se ekzistonte rreziku qė, brenda tridhjetė e pesė viteve, njė variant i ngjashėm i pushtetit me atė tė pėrshkruar nė kėtė vepėr, mund tė dalė nė shesh dhe tė instalohet, nėse diktatura nuk do tė kundėrshtohej dhe luftohej me kohė, energjikisht, efektivisht dhe si duhej.

Nė tė vėrtetė nė kėtė vepėr Oruelli pėrshkruan nė mėnyrė origjinale, por edhe tė trishtė shtetin, qė mbikėqyr, pėrgjon dhe pėrndjek ēdo aspekt tė jetės njerėzore, nė atė masė saqė madje edhe njė mendim i lirė ndaj pushtetit, konsiderohej si shkelje e rėndė e ligjit. Protagonisti i romanit Uinston Smithi pėrēapet ta sfidojė pushtetin, por nė kėtė aventurė tė rrezikshme ai zhgėnjehet dhe nė fund dėshton dhe pėson.

Mirėpo, ėshtė interesant se pėrmes veprimeve, ecejakeve, aventurave dhe torturave tė Uinstonit, qė shpallet nga Partia ai armik i popullit dhe tradhtar, lexuesit zbulojnė dhe kuptojnė metodat, teknikat dhe teknologjitė nga mė tė ndryshmet qė pushteti i pėrdorė pėr t’i vėnė nėn zap dhe pėr t’i kontrolluar qytetarėt e tij.

Manipulimi psikologjik apo goditja psikologjike ėshtė njė nga metodat qė Partia pėrdorė pėr ta reduktuar dhe madje zhdukur aftėsinė e qytetarėve pėr tė menduar nė mėnyrė tė pavarur. Kėtė e arrin pėrmes njė teleekrani tė madh, qė ėshtė i vendosur nė dhomėn e ēdo qytetari dhe ku nė mėnyrė tė pandėrprerė zhvillohet propaganda me qėllim qė ēdo lėshim, gabim dhe dėshtim i Partisė tė paraqitej si arritje, rezultat, sukses dhe fitore.

Njėherėsh, ekranet e mėdha vėzhgojnė dhe pėrgjojnė edhe sjelljet e qytetarėve dhe i frikėsojnė qytetarėt, ngado qė tė shkojnė dhe lėvizin, pėrmes njė fjalie qė shfaqet vazhdimisht nė ekran e qė thotė “Vėllai i Madh po ju shikon”. Madje Partia shkon aq larg saqė i pėrdorė edhe fėmijėt pėr tė spiunuar dhe pėr t’i denoncuar prindėrit e tyre.

Nė tė vėrtetė Partia kishte themeluar njė organizatė qė quhej Spiunėt e rinj (Zhbiruesit e rinj) dhe tė cilėve ua kishte shpėrlarė trurin dhe i kishte nxitur dhe detyruar tė spiunojnė kundėr prindėrve tė tyre sa herė qė ata tė vėrenin apo diktonin ndonjė shenjė pabesnikėrije ndaj Partisė tek prindėrit apo familjet e tyre.

Pėrpos kėsaj, Partia ishte pėrkujdesuar qė t’i “disiplinojė” edhe marrėdhėniet seksuale, duke e reduktuar dhe shndėrruar seksin nė njė obligim, detyrė dhe mėnyrė pėr tė krijuar anėtarė tė rinjė tė Partisė. Nė kėtė mėnyrė, Partia ishte pėrkujdesur qė t’i kanalizojė dhe transformojė shfrimet, emocionet dhe frustracionet e qytetarėve nė urrejtje ndaj armiqėve tė Partisė. Kėtė e kishte arritur, duke trilluar dhe sajuar armiqė dhe tradhėtarė tė saj. Kontrolli fizik ėshtė njė metodė tjetėr qė pėrdor Partia pėr t’i mbikėqyrur qytetarėt.

Kėshtu ajo pėrherė i vėzhgonte lėvizjet e qytetarėve pėr tė parė se mos ka ndonjė shenjė tė pabesisė apo tradhėtisė. Kėto vėzhgime ishin aq rigoroze, saqė madje vetėm njė nervozė mė e vockėl e shfaqur nė fytyrėn e njė qytetari, mund tė pėrfundonte me arrestimin e tij. Sė kėndejmi, shpeshherė sistemi nervor i qytetarit mund tė bėhej armiku mė i madh i tij.

Pos kėtyre, partia i detyronte anėtarėt e saj qė tė bėninė gjimnastikė dhe tė punojnė deri nė orėt e vona nėpėr agjencitė qeveritare, duke i mbajtur qytetarėt gjithnjė tė rraskapitur e tė molisur. Kushdo qė pėrpiqej ta kundėrshtonte Partinė, dėnohej me “riedukim”, pėrmes torturės sistematike dhe brutale. Kėshtu ndodh edhe me protagonistin e kėtij romani politik Uinstonin.

Pas ushtrimit sistematik tė dhunės ndaj tij, ai kandiset dhe bindet se nuk ka asgjė mė tė fuqishme se dhembja fizike. Kėsisoji, duke i shtrėnguar qytetarėt e saj qė ta pranojnė dhe t’i nėnshtrohen autoritetit tė saj pėrmes dhunės sė shfrenuar, Partia ishte nė gjendje ta kontrollonte, ta shtrembėronte dhe falsifikonte realitetin. Kjo bindje e dhunshme shkonte aq larg saqė Partia pėrmes dhunės i shtrengonte dhe detyronte qytetarėt qė tė binden se 2 + 2 = 5 (dy plus dy bėjnė pesė).

Partia pėrcjellte dhe kontrollonte ēdo burim tė informatave, pėrmes monitorimit dhe rishkrimit (apo falsifikimit) tė pėrmbajtjeve tė tė gjitha gazetave dhe historisė pėr qėllime tė saja. Po kėshtu, Partia nuk lejonte qė qytetarėt tė mbanin shėnime, tė dhėna, fotografi apo dokumente nga e kaluara. Kujtesa bėhej e paqartė, e vagulltė, e dyshimtė dhe e pasigurtė dhe kėsodore qytetarėt ishin tė gatshėm tė besonin ēfarėdo qė u servirte dhe u thoshte Partia.

Duke e kontrolluar tė kaluarėn ata do tė ishin nė gjendje ta kontrollonin edhe tė ardhmen. Njėherėsh, duke e kontrolluar tė kaluarėn, Partia mund t’i pėrligjte tė gjitha veprimet e saj nė tė tashmen. Pėrmes teleekraneve tė mėdha dhe mikrofonėve tė fshehur nėpėr gjithė qytetin, Partia ia kishte dalur mbanė qė tė vėzhgonte pothuajse ēdo lėvizje tė qytetarėve.

Pėr mė tepėr, Partia pėrdorte mekanizma dhe teknologji tė sofistikuar dhe komplekse pėr tė ushtruar kontroll nė vetėdijen e qytetarėve, nė shkallė tė gjerė, duke filluar qė nga tė dhėnat pėr prodhimtarinė ekonomike, burimet e informacionit e duke shkuar gjer te teknologjia apo makineria pėr torturimin e atyre qė Partia i konsideronte si armiqė tė saj.

Kjo vepėr ėshtė njė rrėfim paralajmėrues pėr rreziqet politike nga regjimet diktatoriale, e shkruar nga njė mjeshtėr i rrallė i prozės. Ndėrsa, proza e fillimit tė shekullit tė XX-tė, orvatej t’ia sqaronte lexuesve se ēfarė mund tė bėjė politika e drejtė dhe demokratike si dhe shkenca dhe teknologjia pėr progresin dhe emancipimin e shoqėrisė njerėzore, ky autor rropatet t’i paralajmėrojė lexuesit se ēfarė pasojash tė rrezikshme mund tė ketė keqpėrdorimi dhe abuzimi i pushtetit politik dhe i arritjeve teknike dhe teknologjike pėr njerėzimin.

Spekulimi me gjuhėn pėr qėllime politike

Njė nga mesazhet mė tė rėndėsishme tė romanit 1984 ėshtė se gjuha ėshtė njė nga mjetet apo elementet kruciale pėr formimin e opinionit publik. Prandaj, Partia ishte i mendimit se nėse gjuha kontrollohet nga njė agjenci politike, atėherė struktura e saj do tė mund tė ndryshohej dhe modifikohej nė aso pėrmasa saqė do ta bėnte tė pamundur formulimin dhe artikulimin e ndonjė ideje apo mendimi tjetėr kundėr Partisė.

Sipas pushtetit totalitar tė pėrfaqėsuar nga Vėllau i Madh, kjo mund tė arrihej pėrmes krijimit tė njė gjuhe tė re qė do ta zėvendėsonte gjuhėn angleze. Nė tė vėrtetė, gjuha e re ishte gjuha zyrtare e Oqeanisė dhe ishte krijuar me qėllim tė pėrmbushjes sė nevojave ideologjike tė AngloSoc (Ingsoc), apo Anglishtes sė Socializmit. Nė vitin 1984, nuk kishte ende tė tillė qė mund ta pėrdornin gjuhėn e re, ndonėse artikujt kryesorė nė gazetėn The Times (Dhė Tajms) shkruheshin vetėm nga specialistėt e kėsaj gjuhe.

Mirėpo, shpresohej se gjuha e re do ta zėvėndėsonte nė tėrėsi gjuhėn e vjetėr (apo anglishten standarde) deri nė vitin 2050. Ndėrkohė, anėtarėt e partisė gradualisht kishin filluar ta pėrdorinin dhe ta mėsonin gjuhėn e re, duke pėrdorur mė dendur fjalė, terma, neologjizma dhe konstrukte gramatikore tė kėsaj gjuhe. Sipas tyre, deri nė vitin 2050, mbase edhe mė herėt, pothuajse e gjithė gjuha e vjetėr do tė zhdukej. Si rrjedhojė, edhe e gjithė letėrsia e krijuar nė kėtė gjuhė do tė zhdukej.

Veprat e shkrimtarėve famėmdhenjė si Ēoserit, Shekspirit, Miltonit, Bajronit, etj, do tė ekzistonin vetėm nė versionin e gjuhės sė re. Me kėtė rast, veprat e kėtyre shkrimtarėve jo vetėm qė do tė pėsonin ndryshime, por do tė shndėrroheshin nė diēka krejtėsisht tė kundėrt me atė qė kanė qenė. Le tė na kujtohet se shumė ide tė Oruellit rreth gjuhės si mjet pėr kontrollimin e opinionit publik janė pėrdorur mė vonė, ndonėse nė mėnyrė pak tė modifikuar, edhe nga shkrimtarė tė tjerė pėr tė kritikuar, fshikulluar dhe satirizuar kolonializmin.

Nga Prof. As. Dr. Lirak Karjagdiu
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


495


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi