Djalli

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Djalli

Mesazh  Odin prej 03.02.14 13:51

Djalli dhe Dyshimi

Pikepamje Islamike



Djalli dhe funksioni i tij.

Para se ta kundėrshtonte Zotin, djalli merrte pjesė sė bashku me engjėjt dhe bėnte punėn qė bėnin edhe ata. (Kehf, 18:50) Ndėrkaq, meqė nuk ishte si engjėjt e krijuar prej drite, nuk ndo­dhej nėn garanci. Siē ėshtė thėnė edhe mė parė, engjėjt nuk kundėrshtojnė, nuk ngrenė krye, por bėjnė atė qė u urdhėrohet. (Tahrim, 66:6) Natyra vėrtetė e djallit, entiteti i vėrtetė i tij doli nė shesh pasi iu propozua t'i pėrulej njeriut tė parė, Ademit, pėr ē'shkak embrioni i mendjemadhėsisė dhe fara e revoltės tė pra­nishme nė qenien e tij, por tė pashfaqura gjer atėherė, plasėn dhe u zhvilluan me vrull.

Djalli tha duke iu drejtuar Zotit me mendjemadhėsi: "Unė jam epror ndaj tij sepse atė e krijove nga balta, kurse mua prej zjarri!" (Sa'd, 38:76) Sipas deklaratės sė ajetit kur'anor dhe, ashtu siē thotė edhe imam Shibliu, gjersa ngriti krye, djalli quhej Iblis, pastaj u quajt shejtan, djall, dhe iu dha mundėsia tė rronte gjer nė kiamet. Pas kėsaj, djalli iu betua Zotit kėshtu: "Do t'u futem njerėzve nga e djathta e nga e majta, nga para e nga prapa dhe do t'i prapėsoj!" (A'raf, 7:17)

Kėtu duam ta sqarojmė me pėrparėsi kėtė specifikė: Nė luftė, para se tė merret vendim pėr ta sulmuar armikun ose pėr t'u mbrojtur prej tij, nuk studiohen njė e nga njė tė gjithė individėt-ushtarė tė armikut, por pėrbėrja dhe fuqia ushtarake e reparte­ve dhe nėnreparteve, armatimi dhe rezervat luftarake, aftėsitė e manovrimit, epėrsia nė armatim, pozicioni ose pozicionet qė ka zėnė, etj. Studimi dhe njohja e ngjyrės sė flokėve dhe syve tė oficerėve dhe ushtarėve, tipi i veshjeve dhe veēori tė tjera per­sonale s'vlejnė pėr kurrgjė. Kėshtu qėndron puna edhe me xhi­ndet.

Lidhur me kėtė ēėshtje, e rėndėsishme dhe themelore pėr ne ėshtė tė pėrcaktojmė rrugėt nga mund tė na afrohet djalli, mė­nyrat dhe dredhitė e tij pėr tė na goditur nė besimin tonė qė ėshtė garancia e jetės sonė tė amshuar, dhe tė gjejmė rrugė­zgjidhjet e duhura.

Cila ėshtė urtėsia e krijimit tė djallit dhe e lejimit tė tij pėr t'i prapėsuar njerėzit?

Po tė mos krijohej djalli, krijimi i njeriut s'do tė kishte as­njė kuptim. E para, zoti ka shumė krijesa si engjėjt qė kurrė nuk bėjnė mėkat dhe qė nuk ndikohen pėr tė keq nga djalli. Ashtu siē ka krijuar ndryshe nga njeriu, bimėt dhe kafshėt, zoti ka dėshiruar tė krijojė njerėzit si pasyra qė i pasqyrojnė artet hyjnore ndryshe nga engjėjt. Ndėrkaq u ka kundėrvėnė njerėzve djallin dhe shpirtrat e kėqinj si elementė provokimi dhe nxitjeje dhe pretekst zhvillimi me qėllim pėr tė zhvilluar dhe nxjerrė nė shesh mundėsitė dhe aftėsitė qė pėrmbahen nė naty­rėn dhe entitetin e njerėzve, qenien esenciale tė tyre. Djalli qė e reflekton jashtė mendjemadhėsinė dhe shtysėn e rebelimit, ve­pron nė mėnyrė tė vetėdijshme.

Djalli ėshtė si njė maratonist kundėrshtar qė e ndjek njeriun nga pas. Pėr tė arritur nė finish, pėr tė dalė fitues, pėr t'u shkėputur nga ky kundėrshtar i pėrjet­shėm qė s'i ndahet, njeriut i duhet ta lėrė pas, tė jetė gjithmonė nė krye dhe shumė para tij. Po qe se njeriu nuk do tė kishte njė kundėrshtar dhe armik qė do tė mund tė bėhej pėr tė element provokimi dhe nxitjeje, njeriu kurrė nuk do ta bėnte kėtė garė serioze dhe t'i zhvillonte mundėsitė dhe aftėsivė e veta; mė sak­tė, njeriu nuk do tė gjente dot terrenin pėr t'i zhvilluar mundėsiė dhe aftėsitė tė cilat, mė nė fund, do tė atrofizoheshin sė bashku me njeriun. Njeriu e ka arritur nivelin mė tė lartė njerėzor dhe pozitėn e njeriut tė pėrsosur me anė tė luftės kundėr kėtij armi­ku tė pėrjetshėm. Nė tė njėjtėn kohė, kur i ka munguar forca, dėshira dhe vullneti i duhur, njeriu e ka humbur kėtė garė duke rėnė nėn nivelin mė tė ulėt tė qenieve!

E keqja nuk qėndron te krijimi i djallit, por te ndjekja e tij dhe kryerja e tė keqes. Ashtu siē ndodh qė nė njė krim, si shkak i vėrtetė i krimit tregohen jo thika apo arma e zjarrit tė pėrdo­rura nė atė krim, por duart qė i pėrdorėn, pra, njeriu, nė tė njėj­tėn mėnyrė, edhe djalli ėshtė njė vegėl e pėrgjakur e pėrdorur nė aktet e kėqija apo kriminale tė kryera nga njeriu dhe fajtori i vėrtetė, dora e pėrgjakur qė e pėrdori atė vegėl.

Sigurisht, nuk ėshtė djalli shkaku i vėrtetė i pėrfundimeve tė kėqija tė arritura nga kryerja e disa akteve tė kėqija prej egos te njeriu dhe vull­netit tė hyrė nėn urdhrin e egos. Djalli dhe tė kėqijat janė nga njė shkak banal mė vete; shkaktari i vėrtetė ėshtė vullneti i nje­riut. Njerėzit bėjnė tė kėqija jo se ėshtė djalli, por me anė tė vu­llneteve tė veta.

Njeriu ėshtė i prirur ta vlerėsojė ēdo gjė nė kuadrin e vet tė ngushtė dhe sipas rezultateve tė vogla qė ka nė dorė, kurse akti krijues i Zotit sheh kah rezultatet dhe dobitė e pėrgjithshme. Pėr shembull, po ta fusim dorėn nė zjarr, do tė na digjet; megji­thėkėtė, a mund tė themi qė zjarri ėshtė krejt i dėmshėm? Zjarri ka njė sėrė vetish dhe cilėsish. Jemi ne qė e bėjmė atė tė keq e tė dėmshėm apo tė mirė e tė dobishėm. Dhe, po t'i shohim re­zultatet e pėrgjithshme tė pėrdorimit tė zjarrit, do tė arrijmė nė pėrfundimin se ai ėshtė shumė i dobishėm e i nevojshėm.

E tillė ėshtė energjia elektrike. I tillė ėshtė shiu. I tillė ėshtė edhe djalli. Duke u bėrė pjesė e dėshirave dhe vullnetit tė njeriut tė keq, djalli e shtyn atė pėr nė xhehennem, skėterrė. Kurse duke e nxi­tur vullnetin e njeriut tė mirė pėr t'u larguar prej tij, si vrapuesi qė pėrpiqet t'i shkėputet nė vrapim kundėrshtarit qė e ndjek nga pas, djalli bėhet shkaktar pėr lartėsimin moralo-shpirtėror tė njeriut tė mirė, pėr fitoren parajsore tė tij. Ky ėshtė funksioni i djallit.

A mund tė themi pėr zjarrin, rrymėn elektrike apo shiun, "mė mirė tė mos ishin" duke i konsideruar tė kėqinj vetėm duke parė disa rezultate negative tė pjesshme e jo rezultatet e tyre tė pėrgjithshme? Jo! Nė tė njėjtėn mėnyrė, s'mund tė themi se "pse u krijua djalli". Ashtu siē ndodh qė, bie fjala, pėr njė gisht tė gangrenuar nuk e vrasim trupin e shėndoshė, por vetėm gish­tin e vdekur e presim, po ashtu, nuk duhet tė kundėrshtojmė ekzistencėn e djallit qė na sjell dobi tė mėdha, pėr shkak tė njė sėrė gjėrash tė kėqija.

Meqė nė shėrbimin ushtarak apo nė luftė ka vrasje dhe vdekje, a mund tė themi qė tė mos shkojmė ush­tar ose nė luftė? Si kjo, dėmet qė mund t'i shkaktojė besimit djalli duke ia zbukuruar tė keqen njeriut, janė apo s'janė njė me njė mijė nė raport me dobitė qė i sjell besimit profeti. "Si mund tė ndodhė" – do tė thoni. Nuk mund tė thuhet se "a nuk shkoj­nė nė xhehennem mijra njerėz nėn mashtrimin e djallit?" Sepse cilėsia te besimtari ėshtė edhe mė e rėndėsishme se sasia te mohuesi, edhe mė me epėrsi. Kush ka mė shumė rėndėsi, jeta e njė njeriu, apo jeta e njė mijė insekteve? Ndėrsa nga njė mijė fara hurmaje, vetėm 11 arrijnė tė mbijnė dhe bėhen pemė, a ėshtė mė mirė tė kesh njė mijė fara, apo 11 pemė hurmaje?

Ē'ėshtė dyshimi?

Dyshimi ėshtė ndjenja e lėkundjes dhe pasigurisė sė plotė qė shkakton djalli nė zemrėn e besimtarit duke ia ēoroditur imagji­natėn me njė sėrė kujtimesh, portretesh dhe pamjesh. Dyshimi ėshtė loja e fundit dhe arma e fundit qė luan djalli kundėr njė njeriu, veēanėrisht kundėr besimtarit. Duke ia lėkundur bindjet, besimin, qėllimet dhe synimet e shėndosha, duke ia ēoroditur imagjinatėn me pamje iluzive qė e largojnė nga realiteti, djalli ia lėkund njeriut besimin dhe sigurinė nė vetvete.

Ē'ėshtė shenja e djallit?

Shenja e djallit ėshtė njė pikė e rėndėsishme nė zemrėn e njeriut, veēanėrisht besimtarit, ku djalli drejton topin, pushkėn, shigjetėn, ajo pikė e zemrės tė cilėn e merr nė shenjė djalli. Nė zemrėn e njeriut, veēanėrisht, tė besimtarit, ėshtė pika ku vijnė e mblidhen frymėzimet engjėllore, si dhe pika e djallit. Krejt si po­let minus (-) dhe plus (+) tė njė baterie elektrike!

Cilėt njerėz dyshojnė mė shumė?

Te muslimanėt fillestarė, te ata qė e fillojnė punėn sė pari nuk ndodh dyshim. Dyshimi shfaqet mė shumė te disa musli­manė qė ia kanė dhėnė zemrėn fesė, qė ia kanė shkėputur dja­llit nga dora tė gjitha lidhjet dhe frerėt me tė cilat ai kėrkon t'i pengojė ose t'i shmangė nga feja pėr t'i drejtuar atje ku do vetė, qė i kryejnė pak a shumė detyrat dhe adhurimet ndaj Zotit dhe qė bėjnė pėrparime nė besim.

Besimtarėt qė janė nė rrugėn e pėrparimit me aftėsitė e zemrės nė botėn e tyre tė brendshme, qė janė nė ngjitje tė vazhdueshme drejt nivelit tė njeriut tė pėr­kryer, pėrballen nė pikat e vėshtira tė rrugės sė tyre me dyshi­min si armė e djallit. Po, ndėrsa njeriu ėshtė duke u lartėsuar nė qiejt e shpirtit, djalli i ngre nga njė kurth nė ēdo etapė dhe pret. Kur e sheh tė pėrshtatshme, e hedh shigjetėn e dyshimit duke marrė shenjė atė pikėn e ndjeshme tė zemrės sė besimtarit, dhe pret rezultatin. Kjo do tė thotė se thellėsia nė besim shkakton smirė dhe reaksion te djalli.

Dyshimi shfaqet disa herė te shpirtrat e ndjeshėm dhe nervo­zė, kurse, disa herė, te ata qė hanė shumė ose janė tė dhėnė pas trupit. Dyshimi te besimtari nuk ka format e turbullirave dhe depresioneve, por tė shqetėsimeve tė zakonshme. Sado i pėrpa­ruar tė jetė besimtari nė besim, mund t'i shfaqet dyshim. Madje, ka ndodhur qė edhe personaliteti mė i madh pas sahabeve, shokėve tė Profetit, imam Rabbaniu, ka pėsuar dyshim. Ashtu siē nuk ėshtė kusht qė njeriu i prekur nga dyshimi ose i vėnė nė shenjė pėr kėtė gjė, tė jetė njė besimtar i shquar nė besim, nuk ėshtė kusht qė njeriu i paprekur nga dyshimi ose qė nuk vihet nė shenjė, tė jetė i qetė.

Te mohuesi nuk shfaqet dyshim. Mohimi i mohuesit ėshtė, mbase, njė mohim i llogaritur, i planifikuar, kryeneē, kundėrvė­nės, armiqėsor. Te mohuesi mund tė shfaqen turbullira dhe kriza shpirtėrore, pakėnaqėsi e shqetėsime tė cilat e bėjnė atė agresiv dhe pėrdhunues. Djalli i fryn atij filozofi tė reja e origji­nale, i jep ide tė reja mohuese dhe, mė nė fund, e bėn mohue­sin ta mohojė edhe atė vetė, djallin!

Sigurisht, djalli nuk u jep dyshim atyre qė janė regjistruar te ai, qė ia kanė lėnė frerėt e vetes atij dhe qė i shkojnė pas si qengj atij. Djalli nuk merret me ata qė rrinė urtė e butė brenda atmosferės, brenda fushėn magnetike tė tij, me symbyllurit qė numėrojnė nė vend, me ata qė i kanė trutė te sytė, kurse ze­mrėn, te stomaku! Ata janė viktima gjahu tė tij tė lidhur kėmbė e duar nė kafazin e tij, tė urtė aq sa kurrė s'u shkon ndėrmend tė zgjidhen, tė ikin e tė shpėtojnė. Kėshtu bashkėjetojnė tė dy palėt: ata tė kėnaqur nga djalli dhe djalli, prej tyre, gjer ku mund ta ēojnė...

Cili ėshtė qėllimi i djallit pėr tė shkaktuar dy­shim?

Djalli nuk mund tė hyjė nė zemrėn e besimtarit tė pėrgatitur nė besim e qė i plotėson detyrat adhurimore, nuk mund ta shty­jė atė nė mohim. Dhe kurrė nuk e zė dot nė zemrėn e tij vendin e afėrsisė dhe dashurisė pėr Zotin, e mendimit pėr sunnetin, traditėn e Profetit, kurrė nuk arrin dot ta bėjė besimtarin t'i bra­ktisė adhurimet. Sepse, pavarėsisht nga ēdo gjė, besimtari pėr­paron vazhdimisht, fiton afėrsi ndaj Allahut dhe, me shpirtin, ndjenjat dhe trupin, ngjitet lart nė njė spirale drite. Nė kėto ku­shte, djalli mendon kėshtu: "Tė paktėn, t'i hedh njė gur tė fun­dit, t'ia turbulloj zemrėn me shigjetat e dyshimit dhe tė pėrpi­qem t'ia prish qetėsinė dhe kėnaqėsinė qė ndjen nė adhurimet.

Ndoshta arrij ta preokupoj, ta mėrzis dhe ta bėj tė mendojė se kjo apo ajo gjė s'ėshtė ashtu siē e ka ditur ai. Atėherė, ai fillon tė dyshojė!.." Dhe besimtarit dyshues tė qėlluar nga kėto shigje­ta, fillojnė t'i vijnė nė namaz mendime qė s'i kanė ardhur ndo­njėherė mė parė. Pasi merr abdest, mendon se kėtė apo atė gjy­mtyrė s'e ka larė mirė ose e ka harruar pa larė, etj. Dhe merr abdest pėrsėdyti. Gjėra tė tilla vazhdojnė gjersa adhurimet t'i duken tė rėnda dhe, na ruajttė zoti, t'i braktisė! Mė nė fund, ai bėhet lodėr e djallit qė ia ka arritur qėllimit!

Dyshimet mund tė jenė tė lidhura si me adhurimet, ashtu dhe me vetė besimin. Pėrtej kėsaj, djalli mund t'i stolisė mėkatet duke e turbulluar imagjinatėn, mund t'i provokojė ndjenjat dhe mund ta sjellė njeriun nė gjendjen e njė fantazisti qė nuk do t'ia dijė pėr arsye, logjikė, gjykim!

Ē'do tė thotė qė djalli i afrohet njeriut nga e dja­thta, nga e majta e nga drejtime tė tjera pėr ta goditur?

Afrimi i djallit te njeriu nga anė tė ndryshme ka kuptimin e paralajmėrimit nė dimensione tė ndryshme tė njeriut ndaj tė kė­qijave sipas situatave tė ndryshme ku ndodhet ai. Njeriu, i cili paraqet njė kuptim dhe pėrmbajtje shumėdimensionale, duke i zhvilluar dimensionet e veta, pavarėsisht dhe nė kundėrshtim me pėrmbajtjen lėndėsore tė tij, mund tė bėhet i denjė pėr xhe­nnetin, parajsėn.

Nė antagonizėm me kėtė, djalli pėrqėndro­het pėr t'i vėnė nė punė dhe zhvilluar te njeriu cilėsitė lėndėsore jo vetėm pėr ta penguar lartėsimin e njeriut, por edhe pėr ta shmangur dhe kthyer pas. Pa dyshim, po qe se secila prej disa mundėsive me tė cilat ėshtė pajisur njeriu pėr tė siguruar disa dobi dhe urtėsi, siē janė epshi, ndjenja e dhunės, agresiviteti, zemėrimi, furia, arsyeja, ambicja dhe kryeneēėsia, nuk zbuten ose nuk bėhen tė rregullueshme e tė kontrollueshme me anė tė besimit, mund tė vihen nė punė kundėr mekanizmit tė ndėr­gjegjes dhe kėtė vėnie nė punė e bėn djalli.

Pėr shembull, pėr sa kohė qė njeriu tė mbetet nėn mekaniz­min e egoizmit frymor (vetiak, sensual), do tė thotė se ndėrgje­gjja, domethėnė mekanizma engjėllore, ėshtė dhe vazhdon tė jetė e shtypur sė bashku me tė gjitha vlerat dhe atributet e saj tė shquara. Kurse, kur zhvillohet dhe del nė pah mekanizma en­gjėllore dhe engjėlloriteti, egoizmi frymor me tė gjithė mekaniz­mėn e vet hyn nėn urdhrin e ndėrgjegjes.

Megjithėse djalli e gjen esencėn e njeriut, pėrdor kundėr tij vetėm mekanizmėn e egoizmit frymor. Djalli nuk afrohet ose nuk mundet tė afrohet te mekanizma e ndėrgjegjes ose, siē mund tė shprehemi ndryshe, te pikat e shquara dhe jetike tė ndėrgjegjes sepse atje ka vullnet, vitalitet hyjnor dhe vetėdije. Po tė dijė njeriu ta pėrdorė vullne­tin, djalli s'i afrohet dot; me flatrat e vetėdijes e tė vitalitetit hyj­nor, ngjitet dhe qėndron nė qiejt e kulturės shpirtėrore pa nge­cur nė pengesat djallėzore. Prandaj, njeriu i kėtij brezi qė e ka zemrėn tė mbushur me Zotin, ia mbyll gjithmonė dyert djallit dhe duhet t'ia mbyllė. Atėherė, tė gjitha zhurmat, bubullimat dhe furtunat qė shkakton djalli, mbeten jashtė njeriut, kufizohen duke qarkulluar vetėm nė fushėn e vetė djallit!

Fushat djallėzore dhe engjėllore ndodhen, nė entitetin e nje­riut, aq afėr njėra-tjetrės, saqė mund tė ndikohen gjithmonė nga njėra-tjetra. Pėr shembull, efektet radioaktive tė njė shpėrthimi nė anėn djallėzore e fusin nėn ndikimin e tyre edhe anėn engjė­llore. Siē e prekėm edhe mė lart, djalli pėrdor epshin dhe e shtyn me forcė njeriun nė sensualitet; ia pushton mendjen dhe ia rrokullis nė dhelpėri; po kėshtu, ia provokon ambicjen, ze­mėrimin, mendjemadhėsinė dhe pangopėsinė pėr kėtė botė. Ai kėrkon t'ua turbullojė botėt ndjesore dhe shpirtėrore njerėzve qė i fut nė rrjetė dhe t'i largojė nga vetvetja!

Por djalli nuk na sulmon vetėm duke na bėrė qė tė ndjejmė tė kėqijat e tij dhe tė bėjmė edhe vetė tė kėqija. Ashtu siē na er­dh.. nga e majta, na vjen edhe nga e djathta, nga para e nga pas. Vetė Kur'ani tregon pėr armiqėsinė e egėr tė djallit kundėr Allahut dhe pėr pohimet e tij tė paturpshme pėr mėnyrėn se si ka pėr t'ua marrė mendjen njerėzve pėr t'i shmangur nga rruga e drejtė. (A'raf, 7:17) Djalli i del njeriut para dhe ia thyen shpre­sat pėr tė ardhmen, e bėn qė ta mohojė ringjalljen. Ai e bėn njeriun tė mendojė se "feja islame e mbaroi detyrėn e saj dhe s'ka pėr t'u ringjallur mė kurrė"! Ai hedh zi mbi zemra duke e treguar tė ardhmen tė errėt e kaotike.

Djalli i del njeriut nga pas dhe ia pret lidhjet me tė shkuarėn, me dritėn profetike duke e bėrė tė mendojė se "kohėt ndryshuan, kurse ato gjėra mbetėn pas". Ai i bėn njeriun ta shajė tė shkuarėn e vet dhe t'i mohojė rrėnjėt e veta, ta mohojė prejardhjen e vet. Nė kėtė mėnyrė, du­ke na i mbyllur tė gjitha dritaret dhe kalimet pėr nė tė shkuarėn e pėr nė tė ardhmen dhe pasi na i kėput tė gjitha lidhjet me tė djeshmen e tė nesėrmen, na ofron neve njė mėnyrė tė mendua­ri me pėrmbajtje plot helm dhe njė filozofi jete me stoli tė rre­me: "E kaluara dhe e ardhmja janė pėrrallė, s'ke pėr tė ardhur mė nė kėtė botė, prandaj mos u merr me atė qė iku se s'kthehet mė, por shih ta shijosh jetėn e jo ta shkatėrrosh kot..."

Djalli i vjen njeriut nga e majta dhe e tėrheq nė rrjedha tė njohura e tė hapura tė mėkatit. Veprimtaritė e kolonės sė pestė janė veprimtari qė i bėjnė ndihmėsit e djallit, tė cilėt i rekruton ai duke u ardhur nga e majta. Tė gjitha rrugėt e haramit (akteve dhe veprimtarive joligjitime, tė ndaluara, tė pabekuara e tė dė­nueshme), tė pėrhapura gjerėsisht nė ditėt e sotme, janė rezultat dhe pėrfundim i goditjes ssė njeriut nga djalli nga ana e majtė. Por nuk duam tė bėjmė kėtu njė pėrshkrim tė shėmtuar duke i pėrmendur kėto njė e nga njė.

Njė formė dhe mėnyrė tjetėr e afrimit dhe e goditjes sė djallit ėshtė paraqitja e tij me figurėn e tė drejtės dhe tė vėrtetės duke ia treguar njeriut gjėrat e kėqija si tė mira dhe kjo ėshtė gjėja mė e rrezikshme pėr besimtarin. Duke i shkuar nga e djathta besim­tarit qė ua ka mbyllur derėn mėkateve e qė ėshtė dhėnė me gji­thė shpirt pas adhurimit, djalli e bėn atė t'i pėlqejė vetja, t'ia de­dikojė sukseset vetes, kurse tė metat, tė kėqijat dhe humbjet, tė tjerėve. Kėshtu, djalli arrin ta bėjė atė tė shijojė humbjet mė tė hidhura sikur tė ishin suksese. Sigurisht, po qe se me ato qė bėj­mė dhe tregojmė, synojmė tė na lavdėrojnė dhe ngrenė nė qiell tė tjerėt, do tė thotė se djalli na godet nga e djathta. Njė njeri i tillė, pastaj, nuk ka vlerė as kur bėn Qaben tavaf, as kur lufton nė radhėt e para!

Omer bin Abdylazizi i shkruan dikujt njė letėr monument shprehjeje. Pastaj, duke e dalluar se ka pėrdorur ca shprehje formale, tė zbukuruara e tėrheqėse, nga tė cilat e kupton se i ėshtė pėrkėdhelur egoja, e gris. Po qe se nė ego na vjen njė en­tuziazėm e njė gėzim si rrjedhojė e punėve, detyrave dhe shėr­bimeve qė kemi bėrė e bėjmė, duhet tė mendojmė se nė kėtė mes mund tė jetė pėrzier djalli dhe, me kėtė mendim, t'i drej­tohemi Zotit duke e pėrtėrirė fjalėn e dhėnė. Ajo qė na duhet neve, ėshtė tė mos tregojmė konsideratė pėr gjėrat qė i pėlqejnė egos sonė. Gjėrat qė bėjmė, t'i bėjmė sepse i ka urdhėruar Zoti, kurse kėnaqėsitė qė i ka tė nevojshme akti, t'i lėmė pėr nė jetėn tjetėr.

Ēdo njeri ėshtė i detyruar t'i mendojė favoret e Zotit pėr tė dhe, nė ēfarėdo posti qė tė ndodhet, tė falėnderojė pėr faktin qė Zoti e ka bėrė tė merituar tė favoreve tė Tij. Ai do tė ēojė nė vend pėrgjegjėsinė ndaj Zotit dhe detyrėn pėr ta falenderuar Atė, kurse Zoti, si rrjedhojė imediate tė mėshirės sė Tij tė gjerė, do t'u japė njė thellėsi tė veēantė favoreve sipas qėllimit dhe sinqeritetit tė njeriut.

Veē kėtyre, nė kuptim tė pėrgjithshėm, mund tė mendoni edhe kėtė: djalli vjen nga e djathta dhe i tregon ēėshtjet e mė­dha, si tė vogla, kurse tė voglat, si tė mėdha. Nė ēdo komė mund tė hasni njė njeri tė tillė: ėshtė musliman, haxhi dhe njė nga ndjekėsit e rregullt tė xhamisė. zoti mos e ndaftė nga adhurimi! Mirėpo nė shtėpi ka fėmijė qė s'falin namaz. Ndėr­kaq, nuk i plas zemra pėr kėtė, por pėr gjėra tė vogla, pėr tė cilat grindet vazhdimisht nė xhami!

Rrugėt janė plot me tė rinj tė mjerė, mes tė cilėve janė edhe djali, vajza apo nipi i tij, mirė­po ec e shih se, nė vend qė t'i mendojė kėto e tė dėshpėrohet, nė vend qė tė kėrkojė zgjidhje pėr kėto, ngrihet dhe grindet pėr tė meta ose mangėsi tė vogla. Njerėz si ky nuk i lėnė t'u shpė­tojnė pa ia bėrė tė vdekurit tė shtatat, tė dyzetat, gjashtė muajt dhe motmotin dhe ju zėnė me top po s'i bėtė edhe ju kėto dhe ceremoni si kėto. Nė shtėpitė e tyre, nė vendin mė tė zgjedhur ėshtė njė Kur'an qė askush nga pjesėtarėt e asaj familjeje s'e di se ē'thotė! Ja, pra, situata si kėto janė "kroshé nga e djathta", mė tė rėnda se goditjet e djallit nga e djathta!

A ka dyshimi anė tė dobishme?

Nė fakt, siē e prekėm edhe mė lart, nė esencėn e shumė ve­tėve, veēanėrisht tė natyrave tė ndjeshme, dyshimi ėshtė njė ze­mberek qė do t'u shėrbente pėrjetėsisht si shtytje nė zhvllimin e tyre. Krejt si zembereku i orės, edhe zemra e tyre punon pa pu­shim nėse ėshtė e kurdisur me dyshim dhe i ēon pėrpara, sepse nė sajė tė tij, prova dhe lufta vazhdojnė gjer nė vdekje. Nė njė besimtar me besim tė shėndoshė dhe punė me vend qė e ka shtėnė nė dorė egon e vet, burimi qė e detyron tė zhvillojė tė ashtuquajturėn "Luftė tė madhe"[4] dhe i pėrfton shpėrblimin e fitimtarit, ėshtė dyshimi.

Me njė tjetėr aspekt tė tij, dyshimi e mban njeriun vazhdi­misht tė zgjuar e syēelė. I qetė dhe i kėnaqur si rrjedhojė e suk­sesit nė detyrė dhe zotėrimit tė situatės, muslimani duhet tė rrijė vazhdimisht i zgjuar si ushtari me gishtin nė kėmbėz pėr tė mos rėnė nė ndonjėrėn prej gropave tė armikut djall qė s'di ē'ėshtė gjumi. Ashtu si i sėmuri qė i lutet e i pėrgjėrohet Zotit se ėshtė i sėmurė, edhe njeriu i lėkundur, para ēdo shenje dyshimi thotė "aman, o Zot!", e tendos veten para rrezikut, mbyllet brenda njė kalaje ku s'mund tė hyjnė mėkatet, dhe shpėton. Mjafton qė, siē do ta theksojmė, tė mos e zmadhojė dyshimin duke e bėrė tė rrezikshme.

Masat parandaluese pėr tė shpėtuar nga dyshimi

Dyshimi rrjedh nga fuqia e besimit.

Nė fillim le ta bėjmė tė qartė se dyshimi nuk ėshtė ndonjė gjė shumė e frikshme, sepse ėshtė besimi pra shfaqet dyshimi. Kur njė nga shokėt i pati shkuar Profetit dhe i qe ankuar se e kishte zėnė dyshimi, ai i qe pėrgjigjur: "S'ka gjė pėr t'u shqetėsuar, ai ėshtė vetė besimi, rrjedh nga fuqia e besimit!" Djalli zhvillon pi­ratėri ndaj jush dhe ju sulmon pikėrisht pse jeni tė pasur, pse keni margaritarin e besimit, thesarin e adhurimit, pasuritė e na­mazit dhe shėrbimit ndaj fesė. Piratėria ndoshta ka kaluar dhe ėshtė mbyllur nė faqet e historisė me formėn e saj tė grabitjes nė det, por, me aspektin e saj djallėzor, ka filluar me njeriun dhe profetin e parė, Ademin, dhe do tė vazhdojė gjer nė kia­met.

Ashtu si piratėt e detit qė i grabisnin me dhunė anijet tregta­re tė pasura ose me mallra tė ēmuara si dhe sulmonin ishujt ku ndodheshin thesare, ashtu dhe djalli e sulmon zemrėn e besim­tarit qė bart me vete margaritarin e besimit. Fundja, djalli nuk merret me zemrat e thara, boshe e tė pandjeshme, nuk u hedh shigjeta dyshimi. Edhe vjedhėsit e zakonshėm, nuk hyjnė nė shtėpitė e varfra, por nė tė pasurat. E ē'kanė pėr tė vjedhur nė shtėpitė e varfra, pa gjė? A s'ėshtė kėshtu si nė Lindje, ashtu dhe nė Perėndim?

Besimtari qė bie nė dyshim, duhet tė mendojė kėshtu: "Djalli u mund nė tė gjitha frontet, prandaj tani kėrkon tė mė pre­oku­pojė mua me dyshime mbi besimin dhe Islamin, tė vėrė dorė mbi thesarin tim, por nuk ka pėr tė shkėputur dot gjė prej meje. Kėto janė pėrpjekjet dhe pėrpėlitjet e tij tė fundit. Do tė vijė njė ditė qė, kur ta kuptojė se s'ka pėr tė shkėputur dot gjė prej me­je, do tė largohet, ashtu siē largohet lypsari qė vjen disa herė te dera, por, kur sheh se nuk i del gjė, ikėn pėr tė mos u kthyer mė kurrė. Edhe nė qoftė se kėmbėngul pėr tė mos ikur, duhet t'i mbyllen dyert. Kalanė unė e kam tė shėndoshė, prandaj, me lejen e Allahut, s'mė bėn dot asgjė!"

Dyshimi nuk ėshtė pjesė pėrbėrėse e zemrės.

Nuk i duhet ngarkuar dyshimi zemrės vetėm pse zemra ėshtė e shqetėsuar. Dyshimi nuk ėshtė pjesė pėrbėrėse e zemrės, ndryshe, zemra nuk do tė ndjehej e shqetėsuar dhe e acaruar prej tij; nga ana tjetėr, edhe djalli nuk do tė merrej me njė ze­mėr tė tillė!

Shqetėsimi dhe acarimi i zemrės ka kėtė shkak: zemrės nuk i pėlqen dyshimi dhe dyshimi nuk ėshtė i zemrės. Meqė mes dy­shimit dhe zemrės nuk ka ndonjė lidhje kuptimore, pėrmbajtė­sore e cilėsore, zemra ndjehet e shqetėsuar dhe e acaruar prej dyshimit. Reaksionin qė tregon dikush ndaj dikujt, diēkaje ose ndonjė situate, e kuptojmė nga ndryshimet qė ndodhin tek ai: i hipėn temperatura dhe skuqet, vetullat i ngrihen pėrpjetė, koka i dhemb, i hiqet oreksi, nuk i shijojnė gjėrat, etj., ashtu siē i ngri­het temperatura dikujt si rezultat i reaksionit fiziologjik tė trupit ndaj mikrobeve.

Edhe zemra kundėrvepron ndaj iluzioneve, mendimeve tė huaja dhe dyshimeve tė dėrguara nga djalli; stru­ktura jonė moralo-shpirtėrore, potenciali ynė besimor prodho­jnė "antikorpe" kundėr "mikrobeve" qė na kanė hyrė nė zemėr dhe atėherė temperatura na ngrihet, zemra na shqetėsohet dhe na rreh me forcė. Por po qe se trupi nuk tregon ndonjė qėndru­eshmėri dhe dorėzohet menjėherė si demi qė, kur sheh gjar­pėrin, bėhet si kec i urtė, atėherė, ashtu si antikorpet qė dorė­zojnė armėt para virusit tė AIDS-it, edhe puna jonė ka marrė fund. Po qe se zemra dhe besimi ynė nuk tregojnė qėndresė ndaj dyshimit qė na ka hyrė, atėherė s'ka shqetėsim dhe acarim dhe me kėtė i thuhet djallit "eja e bėj ē'tė duash"! Dhe djalli kė­tė do!

Zemra e goditur nga dyshimi i pėrngjet pusit tė pa­stėr ku dikush ka hedhur papastėrti.

Ēėshtjen mund ta mendojmė edhe kėshtu: Kemi njė pus me ujė tė pastėr e tė kulluar. Ka edhe veti shėronjėse, aq i mirė qė ėshtė! Nami i kėtij pusi ka marrė dhenė. Mirėpo, njė ditė, njė njeri i keq hedh nė pus papastėrti, gjėra tė huaja e tė ndyra. Ju e shihni dhe thoni: "Bobo, m'u fėlliq pusi, uji i tij s'pihet mė!..." Por s'ėshtė e vėrtetė. Uji i pusit vjen nga njė burim i rrjedh­shėm. Ai nuk ėshtė ujė i ndenjur, prandaj dhe ėshtė aq i mirė. Rrjedha e ujit ka pėr t'i marrė me vete papastėrtitė dhe lėndėt e huaja dhe pusi do tė bėhet pėrsėri i pijshėm e shėrues. Tur­bullira qė pėsoi pusi nuk ishte e tij. Kėshtu ėshtė edhe me zem­rėn qė e turbullon dyshimi...

Po qe se dyshimi nuk ėshtė i vullnetshėm dhe nuk reflektohet nė praktikė, njeriun s'e bėn pėrgjegjės.

Siē e dini, qė njeriu tė quhet pėrgjegjės dhe i pėrgjegjshėm, duhet tė ketė vetėdije dhe vullnet. Veē kafshėve, edhe njerėzve me tė meta mendore dhe vetėdije tė ērregulluar ose tė sėmurė mendorė dhe tė pavetėdijshėm nuk u bėhet propozim; ata nuk ngarkohen me pėrgjegjėsi dhe nuk janė tė pėrgjegjshėm pėr ve­primet qė bėjnė. Nisur nga kjo, po qe se dyshimi ynė nuk ėshtė i vullnetshėm dhe po s'ia hapėm vetė dyert dyshimit, nuk quhe­mi pėrgjegjės.

Mjafton qė dyshimin tė mos e reflektojmė, tė mos e vėmė nė praktikė. Vullneti e gjen veten pėrballė dyshimit qė vjen kėshtu, vetvetiu, dhe nuk i bėn dot qėndresė se ka ardhur i paftuar. Veēanėrisht, njeriu, me anė tė bashkėshoqėrimit tė ide­ve, duke u nisur nga gjėrat qė dėgjon e lexon, mund tė bjerė nė mėnyrė tė pavullnetshme nėn ndikimin e njė sėrė kujtimesh, ilu­zionesh dhe mendimesh. Nė tė vėrtetė, shpesh ėshtė e pa­mu­n­dur pėr tė shpėtuar nga ky fenomen, sepse kjo ėshtė nė natyrėn e njeriut.

Dyshimi ėshtė si njė rrjetė merimange qė nuk e pengon dot njeriun tė shkojė mė tutje.

Me paqėndrueshmėrinė e vet karakteristike, dyshimi nuk ėshtė i dėmshėm kur njihet. Kur'ani konkludon: "Pa dyshim, dredhia e shejtanit ėshtė e dobėt!" (Nisa, 4:76) Pra, djalli ka dredhi, por tė dobėt, sikur tė mos e kishte. Pėr shembull, ju duhet tė kaloni pėrmes njė korridori tė ngushtė mes dy muresh, mirėpo, mu nė mes tė korridorit, njė merimangė ka thurur njė rrjetė nga muri nė mur duke e zėnė rrugėn. Por a mund tė jetė ajo pengesė qė ju tė shkoni mė tej? Pa dyshim qė jo. Ju s'e shihni si pengesė rrjetėn e merimangės dhe kaloni duke e pri­shur atė.

Profeti na thotė se nuk ėshtė djalli qė i detyron njerėzit pėr tė mohuar, pėr tė bėrė tė kėqija dhe mėkate. Ai nuk e kap dot nje­riun pėr dore pėr ta ēuar ose detyruar nė mėkat. Puna qė bėn djalli ėshtė vetėm stolisja dhe zbukurimi i tė kėqijave, kamuflimi i tyre si tė mira e tėrheqėse. Eshtė zoti qė i krijon edhe tė mi­rėn, edhe tė keqen, qė edhe orienton, edhe ēorienton. Dyshi­met e djallit janė si pallate ngjyra-ngjyra prej fllucke sapuni. Ato duken tė bukura nga jashtė, por brenda janė bosh, janė njė gro­pė e rrezikshme!

Dyshimi nuk shkakton dėm kur dihet se ėshtė kalimtar, i pėr­kohshėm. Dyshimi ėshtė i dobėt si njė pupėl qė e merr me vete edhe flladi mė i lehtė. Dyshimi u pėrngjet reve qė mblidhen pėr njė ēast, por pastaj menjėherė shpėrndahen pa lėnė pas as shi, as fllad. Dyshimi ėshtė si gropa ajrore ku bie pėr njė ēast avioni; as duhet bėrtitur, as duhet vajtuar!

Dyshimi nuk shkakton asnjė dėm po qe se nuk qėndrohet shumė mbi tė dhe nuk bėhet ēėshtje serioze.

Dyshimi nuk bėhet i dėmshėm kur e dini se s'ka pėr t'iu ngji­tur mendimit tuaj pėr ta fėlliqur atė. Dyshimi ėshtė, nė pasqyrėn e imagjinatės, njė gjurmė e pėrkohshme dhe e dobėt qė shuhet shpejt, njė pamje qė s'ka pėr tė lėnė njollė dhe njė reflektim shumė i lehtė. Po qe se gjėrat qė vijnė nė mendje dhe ima­gjinatė janė me burim tė dobishėm, u japin njė farė drite me­ndjes dhe mendimit, kurse po qenė njė dyshim me burim tė ke­qeje dhe intrige, prapėseprapė nuk ndikojnė mbi mendjen, me­ndimin dhe zemrėn, nuk lėnė papastėrti dhe nuk shkaktojnė dėm. Ju mbani nė dorė njė pasqyrė dhe ja tek reflektohet nė tė njė gjarpėr. A mund t'ju dėmtojė ju gjarpėri i reflektuar mbi pas­qyrė?

Gjithashtu, a mund t'jua ndyjė duart njė papastėrti qė ref­lektohet nė pasqyrė? A mund t'jua djegė duart flaka qė reflekto­het nė pasqyrė? Po si kjo, produktet e katabolizmit qė bartim pėrkohėsisht nė trup, nuk na e prishin namazin, pluhuri pėrreth njė cope diamanti, nuk ndikon mbi tė ose mbi vlerėn e tij. Po si kjo, edhe sikur djalli tė ketė njė prani esenciale dhe individuale tė brendshme ose tė jashtme tek ne, shigjetat qė hedh, pamjet qė dėrgon nuk janė tė qena dhe nuk shkaktojnė asnjė dėm.

Dyshimi nuk shkakton asnjė dėm nėse nuk pėrqėndrohemi mbi tė, nėse nuk e mendojmė me kėrshėri e shqetėsim, nėse nuk e pranojmė e nuk i dalim pėr zot, nėse, duke e nėnvlef­tėsuar, nuk i japim mundėsi tė fryhet dhe nėse nuk e bėjmė ēė­shtje shqetėsuese. Atė do ta shihni gjithmonė nga maja dhe do tė thoni me vete: "Me lejen e Allahut, do tė godas nga poshtė e do ta mund!"

Dyshimi bėhet i dėmshėm kur pėrfytyrohet si i dė­mshėm.

Po tė veprohet nė kundėrshtim me ato qė treguam gjer kėtu, dyshimi mund tė shkaktojė dėm. Nėse nuk dihet se dyshimi ėshtė i padėmshėm, pėr pasojė, pėrfytyrohet si i dėmshėm, bė­het i dėmshėm. Dyshimi ėshtė i dėmshėm kur pėrqėndrohet mbi tė dhe trazohet me kėrshėri e shqetėsim. Sa mė shumė tė vlerėsohet, sa mė shumė tė zmadhohet, aq mė shumė fryhet ai dhe, duke u kthyer nė njė ballon, na thith pėrbrenda. Nė rrugėn tuaj ndodhet njė koshere bletėsh. Brenda saj ka me qindra bletė qė, po i ngacmove e tė sulmuan, tė shkaktojnė vdekjen. Pran­daj ti kalon i qetė pranė kosheres dhe s'tė ndodh asgjė. Kėshtu duhet vepruar edhe me dyshimin.

Djalli na hedh nė imagjinatė kuadrin e njė pamjeje tė dobėt dhe kalimtare. Po qe se na duket tėrheqėse dhe e zhvillojmė mė tej, ajo pamje e dobėt e pėrbėrė prej vetėm njė kuadri, shndė­rrohet nė njė shirit filmik disaorėsh, madje pa i rėnė ne mė tė! Sidomos kur njeriu mbetet vetėm dhe kur ky njeriu ėshtė njė i ri dhe pamjet kanė karakter sensual... Ai e merr kuadrin dhe e kthen nė njė film aventuresk. Ndėrkaq, i djallit ėshtė vetėm ai kuadri i dobėt. Prandaj, i duhet shmanguar atij grepi, nuk duhet t'ia lejojmė vetes tė biem nė atė grep, nė mėnyrė qė djalli, pas­taj, tė mos ketė mundėsi tė na vėrė nė punė pėr tė na i kthyer pėrfytyrimet nė realitet duke na bėrė tė biem viktimė e asaj pa­mjeje prej njė kuadri...

Shpirtrat e ndjeshėm e nervozė nuk duhet t'i japin rėndėsi dyshimi tė djallit pėr tė mos u kapur pas ilu­zi­o­neve.

Mė shumė nė shpirtrat e ndjeshėm dhe nervozė, dyshimi mund tė kthehet nė njė sėmundje tė dėmshme dhe nė njė shqi­sė tė brendshme mė vete. Kur i vjen dyshimi, njė njeri i tillė, du­ke patur frikė se mos dyshimi do t'i shkaktojė dėm, shqetėsohet, e zė paniku dhe e lėshon veten pas iluzioneve. Pastaj, nė vijim, duke e zmadhuar kėtė me mendje, me zemėr dhe duke e parė nga kėndvėshtrimi i besimit, ia ngarkon vetes dhe, me kohė, e kthen nė shprehi dhe njėsohet me tė, gjė qė do tė thotė tė biesh nė pesimizėm para djallit dhe tė dėmtohesh plotėsisht.
avatar
Odin

602


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Djalli

Mesazh  excommunicated prej 01.05.15 12:51

Djalli (Satanai) nuk ekziston, por eshte thjesht nje fjal hebreje qe do te thot Kundershtar dhe simbolizon personazhin antagonist
E keqja (erresira) ne nje menyre ose ne nje tjeter nuk ekziston por ekziston vetem kur egoja nuk eshte e balancuar me personalitetin
Ka shpirtra te tjere te lig qe ekzistojn por qe nuk kane shef i binden vetem vullnetit te tyre
avatar
excommunicated

A te pelqejne Lepurat?

Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


418


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Djalli

Mesazh  the world wide prej 01.05.15 16:34

Une i kisha thene atij qe e ka postuar krejt kete material qe te ceke emrin e burmit.Me pengon se ne kete forum postohen materiale por nuk ceket emri i burimit me kete zbeh vertesine e artikullit apo dikush qe shenon vete ta ceke se e ka shenuar vete.
Per te njohur njeriu armikun e vet shejtanin duhet te paiset me dituri rreth fese islame,po qe se nuk u paise nuk do ta njohesh kurre ate,dhe ai do te sulmoje panderpre edhe pse ti nuk e di.

the world wide

Feed your soul: Faith :: Nourish your body : Food :: Feed your brain : Reading
Simplicity is the key
Muslim till i die with the permission of ALL-LLAH

8


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi