Edhe Tirana prodhon legjenda urbane

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Edhe Tirana prodhon legjenda urbane

Mesazh  Arsenic prej 03.02.14 11:45

Edhe Tirana prodhon legjenda urbane



E keni parasysh shprehjen “ U bė qimja tra”? Vetėm se ky rasti ynė, si duket nuk ka qime fare, ėshtė bėrė direkt tra! Ėshtė lengjenda urbane mė e fundit kėtu nė kryeqytet dhe qė pėrhapja e saj ka kaluar kufinjtė e Tiranės, tė Vlorės, Korēės, por edhe mė tej…deri nė shtetin fqinjė, Kosovė. Njė lengjendė urbane ėshtė njė lloj legjende bashkėkohore, e cila ka tė bėjė me histori tė pazakonta, apo tė pabesueshme tė pėrēuara gojė mė gojė dhe shpesh tė fryra nga mediat.

Bėhet fjalė pėr legjendėn urbane pėr parkun e lojrave “7 xhuxhat”. Sipas “gojėdhėnės” nė kėtė park paska ndodhur njė tragjedi e madhe. Njė fėmijė ka mbetur i vdekur. Asnjė referim nga policia. Viktima nuk dihet kush ka qenė, por “gojėt e liga” dinė shkakun e vdekjes dhe sipas tyre shkaku i vdekjes ėshtė pickimi nga gjarpri.

Ngjarja ka ndodhur para njė muaji. Njė fėmijė i vogėl ka bėrė njė xhiro me trenin qė ndodhet nė parkun e lojrave dhe kur ka mbaruar xhiron, ka dalė qė aty duke qarė. Ankohej se i digjte dhe i dhimbte kėmba. Se ēfarė ka ndodhur, se ku e ka marrė ndihmėn e shpejtė, kjo nuk dihet, dihet vetėm qė pas kėtyre ankesave ka gjetur vdekjen. Shkak ka qenė pickimi i njė gjarpri qė ish fshehur nė vagonin e trenit ku fėmija po luante.

Nuk dihet se si historia mori dhenė dhe brenda pak ditėve kėtė jo vetėm qė e mėsoi i madh dhe i vogėl, por u krijua njė konfuzion i madh.

Njerėz nga Korēa thoshin se ngjarja kishte ndodhur nė kėtė qytet, njerėz nga Vlora gati- gati me “mburrje” thonė qė ngjarja ka ndodhur nė parkun e lojrave “Aulona” nė Vlorė dhe tė tjerė ende, thonė qė ngjarja ka ndodhur nė Elbasan. Nazmi Ogreni, menaxher i kėndit tė lojrave kėtu nė Tiranė, sapo prezantohemi se kush jemi dhe pėrse kemi ardhur, qesh. Futemi brenda dhe kalojmė menjėherė nė temėn e bisedės. Nuk kishte vend as pėr sqarime, as pėr pyetje tė detajuara, pasi ata vetė kanė qenė tė parėt qė kanė mėsuar lajmin. Kur i pyesim se kush mund ta ketė pėrhapur kėtė legjendė urbane, nuk dinė tė japin pėrgjigje.

Janė kapur nė befasi, po aq sa gjithė tė tjerėt. E kanė marrė vesh lajmin nga telefonatat e njerėzve kurjozė tė cilėt donin tė dinin detaje tė tjera pėr ngjarjen. Ashtu si dhe neve, as njerzve nė telefon nuk kanė ditur tu japin njė pėrgjigje tė saktė se ēfarė ka ndodhur…

Kur e pyesim se mbase ka qenė njė thashethem i pėrhapur pėr shkak tė konkurencės, mbledhin supet dhe e pėrjashtojnė si mundėsi, por se si ėshtė hapur ky thashethem nuk dinė tė pėrgjigjen.

Menaxheri vetė na tregon se ngjarja qenka bėrė serioze, aq sa ka kaluar dhe kufijtė e Shqipėrisė.

Njė mik i tij nga Prishtina, sapo e ka takuar e ka pyetur pėr tė njėjtėn ngjarje, e cila sipas mikut ishte e sigurt qė kish ndodhur, vetėm se nuk i kishin shpjeguar qartė nėse ngjarja kish ndodhur nė Tiranė, apo nė Vlorė.

A u ka larguar kjo gjė klientelėn? Sigurisht qė po. Ka dhe nga ata tipat shumė kurjozė qė afrohen vetėm pėr tė pyetur e pėr tė mėsuar diēka mė shumė dhe mė pas largohen.

Ka dhe nga ata pastaj qė tejkalojnė ēdo limit realiteti. Menaxheri duke qeshur na tregon njė histori:

Pasi u hap fjala se nė parkun tonė paska vdekur njė fėmijė nga pickimi i gjarprit. Njė ditė kėtu para kėndit tė lojrave, kalon njė grua plakė qė shiste thana. E frikėsuar pyeti? – O ēun, nga ka kaluar ai gjarpri, nga shkoi pasi pickoi atė fėmijėn? Se dua tė di nga cila anė e rrugės tė kaloj.

Tani nėse kėtė e ka thėnė pėr tė “thumbuar” menaxherin, apo e ka thėnė se e ka menduar vėrtet, nuk e dimė. Njė gjė ėshtė fakt, “lajmi” i kobshėm qė aty paska vdekur njė fėmijė nga pickimi i gjarprit, i paska rėnė nė vesh dhe plakės.

Nė polici ėshtė e kotė tė pyesim, pasi pėrgjigja ėshtė: Jo, nuk kemi raportime pėr asnjė fakt tė tillė. Nė spital, apo nė urgjenca ėshtė e njėjta pėrgjigje, atėherė sa mund tė jetė e besueshme kjo legjendė?

Banakierja me sida qė infektonte klientėt

Ne radhėn e legjendave urbane futet dhe rasti i legjendės sė banakieres, e cila ishte me sida dhe sipas “dėshmitarėve dhe viktimave” ajo ndėrsa u pėrgatiste pijet e porositura klientėve, priste dorėn dhe u hidhte pika gjaku, nga gjaku i saj. Synimi? Tė infektonte sa mė shumė njerėz tė ish e mundur. Ngjarja ka ndodhur nė njė lokal me emrin “Pravda”, i cili qė pas asaj kohe, kujtojmė qė kanė kaluar 7-8 vjet, nuk “e mori mė veten”, ka ndėrruar kushedi sa herė pronar, emėr , staf, por pėr shkak tė njė legjende ėshtė i destinuar tė ngelet bosh.

Maniaku i Don Boskos

Sa shumė filma kemi parė me maniakė…aq shumė sa kemi vėnė nė punė fantazinė tonė dhe krijuam njė maniak, “Maniaku i Don Boskos” nė vitin 2007. Viktimat e maniakut ishin tė shumta, frika e femrave nė lagjen Don Bosko ishte akoma mė e madhe, por vetėm kaq. Asnjė fakt mbi viktimat, asnjė tė dhėnė mbi maniakun, i cili, po sipas “gojėve tė liga” ishte transferuar nė Korēė mė pas.
avatar
Arsenic

83


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi