Legjenda urbane pėr Haki Tahen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Legjenda urbane pėr Haki Tahen

Mesazh  Arsenic prej 03.02.14 11:43

Legjenda urbane pėr Haki Tahen



Haki Taha, poet e intelektual nga Normalja e Elbasanit, i pėrcaktimit tė djathtė, ishte ndėr emrat mė tė pėrfolur dhe mė tė mistifikuar tė historisė sė re shqiptare. Pėr breza tė tėrė ai u bė sinonim i rezistencės kundėr okupimit, guximit tė pashoq, por edhe i kundėrvėnies dy shteteve: Jugosllavisė e Shqipėrisė, qė kishin dal nė gjah kundėr shqiptarėve. Bėri luftė tė pavarur, apo fati e zgjodhi pėr tė krijuar mitin e qėndresės? Doli nė sipėrfaqe papritmas si maja e ajsbergut e njė rezistence tė organizuar qė u shua nė mėnyrė tė pėrgjakshme, ku morėn pjesė sė bashku shėrbimi sekret jugosllav dhe shėrbimi sekret shqiptar. Ndėrkaq, e paraqitėn individualist tė rastit, si shumė shqiptar tė tjerė qė luftonin dhe humbnin, sepse ishin tė vetmuar, ndėrsa herėn tjetėr si vrasės (propaganda e Enver Hoxhės), sepse shoi jetėn e njė proletari jugosllav, themelues tė Partisė Komuniste Shqiptare.

As sot e kėsaj dite nuk e ēmbėshtollėn asnjėra palė lėmshin e kėsaj enigme. Askush nga bashkėkohanikėt e tij politikan, andej dhe kėndej kufirit nuk thanė shumė pėr te, as nė kohėn, kur s’kishte fije dyshimi qė s’guxonin tė flisnin ndryshe nga versioni zyrtar, por as mė vonė kur patėn mundėsi. Diē mė shumė pėr personalitetin e tij na rrėfejnė miqtė. Prenk Gruda, pėrtej Atlantikut, tregon pėrcaktimin e tij politik e kombėtar, vendosmėrinė e gjakimin. Dhe, me dashuri e pietet tė veēantė pėr Haki Tahen rrėfen Lasgush Poradeci!

Imazhi pėr Haki Tahėn sa herė e kujtoj me duket mė i mistifikuar se herėn e parė kur e dėgjova nė fėmijėri. Pėrpjekjet e mėvonshme pėr tė ndriēuar kėtė personazh tragjik me dalin edhe mė tė mjegullta, mė tė largėta, me rrėshqasin dhe mė bėheshin edhe mė misterioze, sidomos kur dėgjoja rrėfimet gojore. Sa mendoja qė e kapja imazhin e fėmijėrisė, kur me dilte ndonjė rrėfimtar tjetėr, i cili me shpinte rrugėve tė pėrbaltura, apo dhiarėve gati tė pashkelura mė pak romantike e mė shumė tragjike, mė pak epike e mė shumė konfuze.

Sa mė shumė qė kalojnė vjetet aq mė shumė mė errėsohet pamja e tij dhe bėmat qė i kishim dėgjuar. Miti pėr te me duket po aq interesant sikurse nė fėmijėri, kur e pėrmendnin aq shpesh, duke shikuar mė frikė se mos hynte dikush qė ka pėrgjuar prapa derės.

Brezi i ri, mbase se ka idenė kush ėshtė Haki Taha, atė kohė i barabartė me Oso Kuken. Brezi ynė dhe ai para nesh, pra brezi i baballarėve tanė e ngriti nė mit, simbol tė guximit, fanar tė luftės pėr rezistencė kundėr pushtuesit, njeriu qė nuk lejoi ta torturonin e tė shkelnin mbi dinjitetin e tij, patriot qė para se tė vriste vetėn, u mbėshtoll me flamurin kuq e zi dhe thirri Shqipėrinė etnike.

Aq na duhej neve. Por rrėfimi vazhdonte nė gradacione. Nė duar tė armikut, nuk donte tė binte. Ne dėgjonim me bebėza tė zmadhuara, mrekulloheshim me guximin e tij dhe qanim pėr fundin tragjik. Sepse, heroi nuk duhej tė vdiste. Megjithatė ai vdiq. Secili nga ne, netėve tė gjata tė dimrit tė ftohtė, para se ta zinte gjumi fantazonte tė bėnte trimėri tė ngjashme.

Sipas rrėfimit, Haki Taha, vrau Miladin Popoviqin, njeriun i cili kishte bėrė krime nė Shqipėri kundėr nacionalistėve, i ndihmuar nga komunistėt e Enver Hoxhės. Ai, pra Miladini i cyti komunistėt shqiptar tė vrisnin njerėzit mė tė zotė, duke e shkaktuar luftėn civile ndėr shqiptarė. I vrari pastaj ishte edhe shkaktar i shumė vrasjeve tė tjera nė Kosovėn e copėtuar tė Haki Tahės, prandaj e mbushi kupėn. Dhe derisa e dėgjonim aktin e vrasjes rrėqetheshim, fėrgėllonim jo nga tmerri i vrasjes sa nga guximi i shkrepjes sė atyre plumbave.
Asnjėherė nuk kėrkova mė shumė sqarime nga tė mėdhenjtė. Babai apo miqtė e tij tė pasdarkeve shqiptare, rrėfenin njėri njė detaj, tjetri e plotėsonte me detajin tjetėr, duke krijuar mozaikun e kėtij heroi tė pashembullt.

Pėrderisa Oso Kuka mė dukej disi ndryshe, sepse ai i priste armiqtė, ai s’priste besė nga ta, Haki Taha, nė psikologjinė e fėmijės shtatė vjeēar, mbronte besėn e shkelur. Thjeshtėzimi i dialogut nė mes tė Tahės dhe tė vrarit, shkaut Miladin dukej aq i kapshėm dhe aq fluror njėkohėsisht: “Ku i ke fjalėt pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė?” (Ku e ke besėn qė ma dhe, do tė kėndonte rapsodi popullor mė vonė fshehurazi), - e pyet me mllef Haki Taha, Miladinin e Komitetit Krahinor tė Kosovė-Metohisė qė kishte ngrėnė nė njė ēanak me Enver Hoxhėn gjatė luftės.

Miladini i buzėqesh dhe i kėnaqur me atė qė ishte dhe me atė qė kishte arritur, ia kthen shqip: “Ato ishin fjalė mali, po eja tė pimė nga njė raki tė fortė kumbulle”.

Haki Taha, sipas rrėfimeve tė fėmijėrisė, ngjashėm me kėngėt e rapsodit plotė mllef dhe i zhgėnjyer me fjalėt e tij, ia kthen: “kėshtu e mbanė fjalėn ti?

Miladini i pamėsuar me kėtė gjuhė, pėrpiqet ta shndėrroj nė humor: “Leje Shqipėrinė ti, jam marr vesh me Enver Hoxhėn unė, po eja ta shtrojmė me raki”.

Taha nė kulm tė hidhėrimit i drejtohet me mllef: “shka i pabesė”, dhe ia shkrep shtatė plumba. Roja tė dera, duke menduar se i ka kapur nostalgjia e shkrepjeve, sepse krisma revolesh nė zyre kishte ēdo ditė, nuk shqetėsohet, vazhdon tė bėjė gjumė nė karrigen para dyerve tė hyrjes.

Me tė mbaruar punė Haki Taha, me gjakftohtėsi tė mahnitshme, e mbyll derėn, ndėrsa i drejtohet rojės: “Mos e shqetėso shokun Miladin se po bėnė gjumė”, - dhe vazhdon shkallėve teposhtė.

Se kur u dha alarmi i vrasjes dhe kush e mori vesh i pari, askush nuk e di me saktėsi, nuk e thotė as tregimtari popullor, i rrėfyer nga mijėra gojė. Disa thonė se roja priti sa priti, dikur deshi t’ia kujtonte shokut Miladin se, ishte bėrė koha e drekės. Por me tė hapur dyert sheh se Miladini ishte i larė nė gjak dhe pa pikė shpirti. Kėtu pėrfundon episodi i fundit tė Miladin Popoviqit, njėrit ndėr figurat mė tė errėta serbo-malazeze qė rėndon aq shumė mbi shqiptarėt. Kėtu vazhdon drama e Haki Tahės, heroit urban me kollare e kostume gri, pa mustaqe dhe i dobėsuar nga tuberkulozi. Nga t’ia mėsyj? Ku tė fshihet? Nė Shqipėri do ta vrisnin, ashtu sikurse i vranė apo i burgosėn shokėt e grupit tė Tahės pas vrasjes se Miladinit. Tė shkonte tė ndonjė i afėrm, shok apo mik e dinte se vetėm do t’i merrte nė qafė. Ai megjithatė vazhdoi i qetė xhadesė kryesore, i vetėm dhe pa mbėshtetjen e askujt.

Nė pritė i dolėn forcat jugosllave tė sigurisė...
Rrėfimi i fėmijėrisė thotė se ai niset drejt Prizrenit dhe kufirit shqiptar...

Dėshmitė thonė se ai nuk doli nga Prishtina. E vranė nė rrugė. Kur e rrethuan ushtarė tė shumtė, ndėrsa me njė revole s’mund tė bėnte gjė, nxjerrė flamurin nga kraharori, e mbėshtjell trupin me te dhe lėshon njė zė tė thekshėm: “Rrnoftė Shqipėri dhe Kosova e bashkuar me Shqipėrinė”, duke ia shkrepur vetės!

Shuhet jeta e tij, por merr dhėnė bėma pėr trimėrinė e tij.

Si pėr ta shuar zjarrminė e euforisė pėr guximin e tij, krrokaste burizani i Enver Hoxhės nga Tirana qė e mbronte kriminelin Miladin, kinse dashamirės tė shqiptarėve dhe e njolloste trimin Taha. Por kėto krrokama sa krijonin huti, shiheshin mė mosbesim e pėshtirosje.
Rrėfimi qė e kisha dėgjuar nė fėmijėri, sikurse mijėra bashkėmoshatarė ishte rrėfimi i njerėzve tė nėpėrkėmbur e tė okupuar nga forcat serbo-malazeze. Ėshtė ky rrėfimi qė ata e kanė ndjerė apo qė e kanė dashur. Por nuk ėshtė edhe rrėfimi i atyre qė Miladinin donin ta paraqisnin sikur i digjej zemra pėr shqiptar! Njė gėnjeshtėr cinike qė fshihte brenda krimin dhe diktaturėn, qė hutonte njerėz dhe pėrpiqej tė shlyente nga kujtesa mesazhin e Haki Tahės.

Legjenda urbane e krijuar menjėherė pas vdekjes sė Haki Tahės, ishte e kundėrta e legjendave me shumė shokė e mė shumė beteja. Ishte njė luftė vetmitare, mbase e njeriut mė tė dėshpėruar nė vend. Legjenda thotė se ndėrsa kureshtarėt e panė me frikė e tė mrekulluar njėkohėsisht, pėrderisa flamuri i pėrgjakur ia mbulonte trupin e shtrirė nė kalldremin e njė rrugice tė Prishtinės; armiqtė qė kishin shpresuar shumė ta zinin tė gjallė e shihnin me sy tė ēakėrritur.

Njė javė para bėmės heroike ai u kishte premtuar shokėve se do ta ndėshkonte pabesinė dhe tradhtarin, pra e dinte detyrėn qė e priste, ndėrsa armiku i tij me t’u ballafaquar me te, shpresonte se do ta hutonte me debate shterpe pėr premtimet qė i anashkalonte, apo qė ua kthente me arrogancė: “Ta q... Shqipėrinė etnike!”. Thua t’i ketė thėnė tė njėjtėn gjė edhe Haki Tahės si Enver Hoxhės? Apo nuk arriti ta nxirrte nga goja kėtė pisllėk, sespe ia preu sharjen nė grykė.

Heroizma e Tahes me ka ndjekur gjatė gjithė fėmijėrisė dhe rinisė sė hershme. Mė vonė me ndiqte kureshtja: Kush ishte Haki Taha? Mjegulla vetėm sa e mistifikonte, sepse ne ishim tė prirė qė heshtjen publike ta kuptonin si mungesė guximi pėr ta bėrė hero kombėtar, derisa u kėndohej partizanėve me trimėritė e tė cilėve nė lagjen time shqyheshin gazit.

Edhe pasi i lexova shumicėn e shkrimeve pėr Haki Tahėn, mistifikimi pėr kėtė burrė tė pazakonshėm dhe tė jashtėzakonshėm njėkohėsisht, mė bėhet edhe mė e madhe. Shumė mė vonė e mora vesh kush ishte ai, ku lindi, ke e pati shok e mik, ēka lexonte dhe ēka shkruante, por askush ende nuk ma qartėsoi aktin e tij mė tė madh burrėror nė shekullin XX: ndėshkimin e tė pabesit dhe vetėvrasjen qė tė mos binte nė duar tė armikut qė do ta zhburrėronin, duke e torturuar sikurse dinin vetėm ata.

Ai nuk pati tirqi me gajtan e xhamadan vija-vija, as kobure tė gjatė nė brez, nuk kishte as mustaqe vesh e m’vesh, por ishte heroi urban i qyteteve tona provinciale e katundeve tė varfra.
Me te e mbajtėm gjallė shpirtin e qėndresės...

Gani MEHMETAJ
avatar
Arsenic

83


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi